Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Më 19 janar rikthehet Parlamenti. Janë dy reforma në vështirësi

Dy reforma të rëndësishme, zgjedhorja dhe territorialja janë pezull dhe priten që të kalojnë këtë sesion parlamentar që rinis më 19 Janar. Demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen. Socialistët nuk i zhvillojnë dot votat të vetme, sepse këto dy tryeza i kanë karriget e barabarta si për PS, ashtu edhe për PD. Bashkëkryetarët gjithashtu janë një element që pengojnë të…

Source

Rama: Do të ndërtojmë 2 kampuse të reja universitare, si dhe një kompleks rezidencial studentor

Kryeministri Edi Rama në tryezën me 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, tha se do të ngrihet një grup pune për të konstatuar dhe hartuar ndryshimet e nevojshme, me synimin që baza e tyre të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar. Kryeministri njoftoi gjithashtu ngritjen e kampusit të madh të Tiranës dhe hapjen e procesit për kampusin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në…

Source

Të dyshuarit për vr*sjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës: Do t’i dj*g me benzinë!

Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila la në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e të birit. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi u krye nga persona që tashmë janë identifikuar dhe kanë dhënë edhe deklarime për ngjarjen, por që sot po përfitojnë nga lehtësimi i masave të…

Source

Çfarë lejoi arratisjen e Altin Ndocit? Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja

Gazetarja Klodiana Lala jep detaje për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit para dy ditësh, duke vënë në dukje probleme të mëdha në menaxhimin e të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë. Për të personat që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk duhet të vendosen në paraburgime të zakonshme dhe duhet të shoqërohen me masa sigurie më të forta. ”Kur persona të tillë…

Source

Thirrja për shqiparët: Të shpëtojmë Silvjan

Jeta e Silvjas ndodhet në rrezik të menjëhershëm. Ajo ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale jetike, kostoja e së cilës arrin në 100.000 euro – një shumë e papërballueshme për familjen e saj. Familjarët dhe të afërmit bëjnë apel për ndihmë, duke ftuar qytetarët që të kontribuojnë sipas mundësive. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën dhe t’i japë Silvjas shansin për të…

Source

”Alba ka të drejtë, Limi po gënjen”, befason me qëndrimin Bia: Kur të dal…

Alba dhe Bia kanë vendosur të ulen dhe të sqarojnë situatën mes tyre. Përplasja e javës së kaluar, e cila kishte tërhequr vëmendje të madhe brenda shtëpisë, duket se ka marrë një kthesë më të qetë, me të dyja vajzat që kanë reflektuar mbi atë që ndodhi. Gjatë bisedës, Bia u shpreh e penduar për debatin dhe pranoi se përplasja kishte ardhur për një histori që tashmë i përket së kaluarës.

Source

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

Ervin Salianji thotë se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013. Ai e lidh me në mënyrën e funksionimit, që ka mungesë në përzgjedhjen e lidershipit dhe që nuk ka gjuhë politike. Sipas tij jemi në vitin 2026, por shumica e figurave që garojnë dhe drejtojnë PD-në janë të njëjtët emra që kanë qenë aktivë edhe në vitin 2013. I ftuar në ”A2cnn”, Salianji pranoi se edhe ai…

Source

Samiti me SHBA-të për Groenlandën, ministri i Jashtëm danez: Ka ende mospajtim

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po mbajnë një konferencë për shtyp në ambasadën daneze në Uashington. Ai thotë se Danimarka është entuziaste të bashkëpunojë me SHBA-të dhe se janë të përgatitur të shkojnë edhe më tej. Danimarka kërkonte mirëkuptim nga bisedimet e sotme, shton Rasmussen. Më tej e përshkruan takimin e…

Source

Gjin Gjoni tregon tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka shpjeguar arsyet pse opozita ka intensifikuar kërkesën për një qeveri teknike. Ai theksoi se janë tre faktorë kryesorë që e kanë shtyrë PD-në drejt këtij qëndrimi. ”Aty janë faktuar të gjitha shkeljet dhe thuhet hapur se zgjedhjet ishin të parregullta. Ndryshe nga raportet e mëparshme, të cilat gjithmonë evidentonin një përmirësim krahasuar me…

Source

Arratisja e bujshme, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, disa të paraburgosur në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit dhe IEVP të tjera. Mësohet se zhvendosjet po bëhen nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të paraburgosurit janë ata që akuzohen për krime të rëndë. Arsyet e kësaj lëvizje ende nuk dihen, por kjo vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të drejtorit të kësaj IEVP-je, pas arratisjes së Altin Docit.

Source

Sesioni i ri parlamentar, dialog politik dhe llogaridhënie qeveritare në Kuvend

Sesioni i ri parlamentar nis më 19 janar, dhe kryetari i Kuvendit ka bërë gati një plan veprimi të institucionit që drejton, duke marrë parasysh edhe rekomandimet e KE-së. Niko Peleshi synon të rrisë dialogun politik. Sjellja e deputetëve jo pak ka shqetësuar mazhorancën qeverisëse, prandaj Peleshi mendon se ka ardhur koha për të ndryshuar Kodin e Sjelljes që lidhet me takimet e deputetëve apo…

Source

”Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë”, Rama tregon për nismën e re në Berat: Lehtësojmë ngarkesën e prindërve

Në shkollat e Beratit po zhvillohet me sukses programi “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, një nismë që synon përvetësimin më të mirë të dijes nga nxënësit, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mësuesve. Kryeministri Edi Rama thotë se programi synon gjithashtu të lehtësojë ngarkesën e prindërve dhe të forcojë marrëdhëniet shkollë-prindër-komunitet, duke krijuar një model bashkëpunimi të frytshëm dhe…

Source

Kryeministri Kurti takim me ambasadorin William Walker në prag të përkujtimit të Masakrës së Reçakut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij. Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin historik të ambasadorit Walker në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të së vërtetës dhe…

Source

Amerika pezullon shqyrtimin e vizave, Flamur Noka akuzon qeverinë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e fajësuar për një goditje të rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Për të Shqipëria ndonëse është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, sot është përfshirë në listën e vendeve për të cilat DASH ka ndaluar procedimin e vizave. ”Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende…

Source

”F*rkohesh me femrat”, Flori i kthehet Mirit: Të gjithë e dimë si ndihet një mashkull kur…

Flori dhe Miri kanë patur një bisedë ditën e sotme në “Big Brother VIP 5”, ku kanë folur për raportin e këngëtarit me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas Florit, Miri nuk duhet të bëjë disa gjeste për shkak të moshës që ka si dhe për familjen që ka jashtë. Nga ana tjetër, banori i përgjigjet se nuk po bën asgjë të keqe dhe se nuk dëshiron që t’i përmendin njerëzit që nuk janë në…

Source

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka ofruar dorëheqjen e tij, duke thënë se ky është “hapi më moral që një kryetar mund ta marrë”. Ai bëri të ditur se pas një diskutimi prej 5 orë e gjysmë me anëtarë dhe struktura të partisë, është arritur një qëndrim i përbashkët, që sipas tij pasqyron vullnetin e “shumicës dërmuese”, raporton KosovaPress. Abdixhiku tha se nuk i shmanget…

Source

Haki Çako: Përmirësim gradual i situatës së përmbytjeve, problematika nga çarja e argjinaturës së Semanit

Situata e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile, pushteti vendor dhe institucionet e tjera vijojnë punën në terren për menaxhimin e emergjencës, rehabilitimin dhe evidentimin e dëmeve. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako bën një…

Source

Dolce në krahët e Limit, reagon me një kunj të fortë Edi

Puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar reagime të shumta, por duket se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-partnerit të saj, Edit. Vetëm pak javë më parë, Edi ishte protagonisti kryesor i romancës me Dolcen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Pas rikthimit të Dolces nga Grande Fratello dhe afrimitetit të saj të ri me Limin…

Source

❌