❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rion Zejnullahu kalon te Cluji nga Llapi



Mesfushori Rion Zejnullahu i është bashkuar skuadrës rumune CFR Cluj nga klubi futbollistik Llapi.

Zejnullahu kaloi njĂ« periudhĂ« tĂ« shkurtĂ«r te skuadra kosovare, ndĂ«rsa tani i Ă«shtĂ« bashkuar Clujit – aty ku kishte luajtur edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

Cluji përmes një komunikate zyrtare e ka prezantuar mesfushorin, i cili do të bëhet bashkëlojtar me Meriton Korenicën.

“MirĂ« se rikthehesh Rion Zejnullahu. 22-vjeçari rikthehet nĂ« Gruia pas njĂ« periudhĂ« te klubi i KosovĂ«s, Llapi”.

“I urojmĂ« mĂ« tĂ« mirat dhe shumĂ« arritje sĂ« bashku te Cluji”, njofton klubi rumun.

Cluji përndryshe këtë edicion po luftojë që të ngjitët në pjesën e epërme të tabelës, ku aktualisht zë pozitën e nëntë me 32 pikë, katër më pak se Otelul që ka vendin e gjashtë./Telegrafi

Zyrtare: Ardit Tahiri, lojtar i ri i Kolos Kovalinka



Klubi ukrainas, Kolos Kovalinka ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit nga Kosova, Ardit Tahiri, i cili ishte nën pronësi të Llapit.

Pas gjashtë muajve të kaluar në Finlandë si huazim, Tahiri ka vendosur të ndryshoj ambient dhe tashmë është transferuar në Ukrainë.

ËshtĂ« vet klubi ukrainas, Kolos Kovalinka, i cili ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrĂ«veshjes me Llapin pĂ«r transferimin e Tahirit.

“Klubit tonĂ« i Ă«shtĂ« bashkuar njĂ« qendĂ«rsulmues nga Kosova, Ardit Tahiri. Ai Ă«shtĂ« 23 vjeç (i lindur mĂ« 06.10.2002), 190 cm i gjatĂ« dhe peshon 80 kg”.

“Sezonin e kaluar, Tahiri luajti pĂ«r klubin e Llapit, dhe nĂ« verĂ«n e vitit 2025 u huazua te klubi i kampionatit finlandez HIK”, thuhet nĂ« njoftimin e Kolosit.

Te Kolosi, Tahiri do ta gjejë yllin tjetër kosovar, Albin Krasniqi, i cili u transferua në verë nga Prishtina. /Telegrafi/

Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus



Klubi nga Podujeva, Llapi ka njoftuar zyrtarisht shitjen e sulmuesit Axel Gnapi te klubi rus, FC Fakel Voronezh, i cili bën pjesë në nivelin e dytë të futbollit rus.

Gjatë ditës së sotme (e premte), Llapi ka njoftuar marrëveshjen e transferimit të Gnapit te rusët e Fakel Voronezh.

“KF Llapi njofton opinionin dhe tifozĂ«t se ka arritur marrĂ«veshje me klubin FC Fakel Voronezh pĂ«r transferimin e sulmuesit, Axel Gnapi”, thuhet fillimisht nĂ« njoftimin e Llapit.

“Pas interesimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« klubit rus, KF Llapi ka rĂ«nĂ« dakord pĂ«r kushtet e ofruara dhe ka vendosur ta lirojĂ« futbollistin”.

“KF Llapi e vlerĂ«son maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatĂ« kĂ«tyre muajve dhe i uron atij shumĂ« suksese nĂ« vazhdim tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij profesionale”, mbyllet njoftimi pa specifikuar shifrat e transferimit.

Ndryshe, Gnapi iu bashkua Llapit në korrik të vitit të kaluar nga FC Prishtina, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi llapjan u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Fakel Voronezh zĂ« vendin e parĂ« nĂ« LigĂ«n e DytĂ« Ruse, pasi pas 21 xhirove tĂ« zhvilluara ka mbledhur plotĂ« 48 pikĂ« dhe Ă«shtĂ« pretendenti kryesor pĂ«r t’u ngjitur nĂ« SuperligĂ«. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Zyrtare: Llapi përforcon mbrojtjen me Ahmed Domazet



KF Llapi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin defensiv, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Ahmed Domazet, i cili nga tani do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër.

Domazet është formuar te ekipi i Strugës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e disa klubeve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Karaormanin, Ohrin dhe Vardarskin, ku ka fituar përvojë të rëndësishme në futbollin vendor.

Me mbrojtësin është nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, në përputhje me objektivat dhe projektin sportiv të klubit.

Njoftimi i plotë i Llapit:

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ahmed Domazet, i cili i bashkohet klubit tonë si përforcim në repartin defensiv.

Qendërmbrojtësi i fomuar në ekipin e Strugës, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Maqedonisë së Veriut si Karaormani, Ohri dhe Vardarski, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin vendor.

Me Ahmed Domazet është nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për sezonin e dytë, në përputhje me objektivat dhe projektin sportiv të klubit.

Domazet vjen te Llapi si një futbollist me potencial zhvillimi, duke shtuar opsionet dhe konkurrencën në fazën mbrojtëse të skuadrës sonë për vazhdimin e sezonit.

KF Llapi i uron mirëseardhje Ahmedit dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër./Telegrafi/

Zyrtare: Llapi dhe Muhamed Useini ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme



KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Muhamed Useini, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi mes palëve.

Sipas komunikatës së klubit, marrëveshja për ndarjen e rrugëve është arritur me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë, duke mbyllur kështu një kapitull pozitiv për të dyja palët.

Llapi e ka falënderuar publikisht Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për fanellën e klubit dhe i ka uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.

Njoftimi i plotë i Llapit:

KF Llapi njofton se, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm, ka arritur marrëveshje të dyanshme me futbollistin Muhamed Useini për përfundimin e bashkëpunimit.

Gjatë kësaj periudhe, Useini u dëshmua si një sportist i jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të çmuar për klubin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai u veçua për sjelljen korrekte, përkushtimin maksimal dhe profesionalizmin e lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të klubit.

Me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mbyllur një kapitull pozitiv të bashkëpunimit të tyre.

KF Llapi e falënderon Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive./Telegrafi/

Zyrtare: Kushtrim Shabani i bashkohet Ferizajt



Ferizaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani, duke forcuar repartin e mesfushës së skuadrës bardhekaltër.

Shabani, i cili më parë ka qenë pjesë e Gjilanit, ka luajtur së fundmi për Llapin, ku ka treguar eksperiencë dhe stabilitet në lojën e tij.

Me këtë transferim, Ferizaj synon të shtojë cilësi dhe siguri në mesfushë për sezonin aktual.

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani.

Kushtrimi ka qenë më herët pjesë e SC Gjilanit, ndërsa së fundmi ka luajtur për KF Llapi.

Ai sjell me vete eksperiencë, stabilitet dhe cilësi në repartin e mesfushës.

I urojmë mirëseardhje Shabanit në Ferizaj dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltë./Telegrafi/

Formacioni i vitit 2025 në Superligën e Kosovës - Drita dominon me gjashtë futbollistë



Futbolli për vitin 2025 në Kosovë ka marrë fund dhe tanimë skuadrat janë në pushim të merituar pas angazhimit 12 mujor.

Drita është kampione e Kosovës të shpallur në maj për sezonin 2024/25, derisa në stinorin e ri 2025/26, në pozitën e parë e ka mbyllur Ballkani dhe dimëron si lider.

Redaksia e Telegrafi Sport vazhdon të zgjedh formacionin e vitit si gjithmonë dhe këtë e ka bërë edhe për vitin 2025, duke përzgjedhur 11 futbollistë që kanë lënë gjurmë gjatë 12 muajve në futbollin kosovar.

Përkundër se ka pasur konkurrencë të madhe në të gjitha pozitat, Telegrafi Sport ka zgjedhur 11 futbollistë që kanë dhënë kontribut të madh për skuadrat e tyre, kanë pasur arritje personale dhe ato ekipore.

Portieri:

Faton Maloku ka qenë fantastik këtë vit me Dritën. Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

34-vjeçari ishte disa herë edhe i grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtja:

Në krahun e djathtë të mbrojtjes është Besnik Kransiqi, i cili vazhdon të shkëlqejë përkundër moshës. 35-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm gjatë vitit 2025 ku në 48 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Qendra e mbrojtjes pĂ«rbĂ«het nga Egzon Bejtullai i DritĂ«s dhe Ardian Limani i PrishtinĂ«s. Bejtullai ka qenĂ« njĂ« “Mur i pakalueshĂ«m”, ku zhvilloi 50 paraqitje nĂ« tĂ« gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesĂ« asistime.

Partner i Bejtullait është Ardian Limani, që ka qenë lojtari që ka shkëlqyer te Prishtina gjatë gjithë vitit. Limani zhvilloi 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 3 asistime, ku njëri nga ta ishte në finalen e Kupës së Kosovës, e ku Prishtina arriti të fitonte trofeun.

Mbrojtja kompletohet me anësorin kongolez të Dritës, Raddy Ovouka i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje e i pandalshëm në sulm. 26-vjeçari zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar tetë asistime.

Mesfusha:

Albert Dabiqaj Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« mesfushĂ«s falĂ« njĂ« viti fantastik ku shkĂ«lqeu si nĂ« kampionat ashtu edhe nĂ« EvropĂ«. KĂ«tĂ« edicion pĂ«r “IntelektualĂ«t”, “Dabi” zhvilloi plot 53 paraqitje, ku kontribuoi me shtatĂ« gola e dy asistime.

Së bashku me Dabiqajn në mesfushë është Etnik Brruti, i cili ishte lojtari kryesor i Malishevës. 21-vjeçari ishte motor në mesfushën e Malishevës, derisa në 38 ndeshje gjatë vitit 2025 kontribuoi me katër gola e gjashtë asistime.


telegrafi.com

Në krahun e djathtë të mesfushës është talenti i Llapit, Arianit Hasani që ishte edhe zbulimi i këtij sezoni. Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.


Ndërkohë në të majtë të mesfushës është Almir Kryeziu i Ballkanit, i cili mbajti ritmin gjatë gjithë sezonit. 27-vjeçari në 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 9 asistime.


Sulmi:

Në qendër të sulmit janë dyshja Arb Manaj i Dritës dhe Senad Jarovic i Gjilanit.

Duke zhvilluar plot 48 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.


“Ndeshje e vĂ«shtirĂ«, ritmi mĂ« i madh nĂ« EvropĂ« se nĂ« SuperligĂ«â€, Arb Manaj flet pas barazimit ndaj Omonoian telegrafi.com

Përkrah lojtarit më të mirë të viti 2025 në Kosovë, është Senad Jarovic i Gjilanit. Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.


Senad Jarovic 2024/05/Senad-Jarovic.jpg telegrafi.com

Trajneri i Vitit:

Trajneri më i mirë i vitit 2025 në Kosovë është padyshim Zekirija Ramadani i Dritës. Shkupjani u shpall kampion me Dritën, derisa arriti ta fus në grupe të Ligës së Konferencës, madje edhe kaloi në fazën 'Play-Off'. /Telegrafi/

Llapi dhe Kushtrim Shabani ndajnë rrugët - lojtari ka kërkuar largimin



Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Kushtrim Shabani për përfundimin e bashkëpunimit.

Vendimi është marrë me mirëkuptim të ndërsjellë, pavarësisht se klubi llogariste në shërbimet e lojtarit edhe për vazhdimësinë.

Megjithatë, drejtuesit e KF Llapit kanë respektuar dëshirën e Shabanit për të ndërruar ambient dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kushtrim Shabani ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës ndër vite, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm me fanellën e KF Llapit. Së fundmi, ai arriti shifrën e 200 ndeshjeve zyrtare me klubin, një tregues i qartë i përkushtimit dhe profesionalizmit të tij.

KF Llapi e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij. /Telegrafi/

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë: Ballkani dimëron si lider



ËshtĂ« mbyllur stinori vjeshtor nĂ« SuperligĂ«n e KosovĂ«s me ndeshjen Drita - Prishtina qĂ« pĂ«rfundoi 2-0 nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vendasve.

E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.

Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma e fundit e kryeqytetasve ka qenë luhatëse, çka i ka kushtuar me humbjen e kreut.

Në vendet pasuese, Dukagjini dhe Drita ndajnë nga 29 pikë secila, duke qëndruar shumë pranë zonës së kreut dhe duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.

Malisheva (27 pikë) dhe Gjilani (26 pikë) janë gjithashtu në garë për zonën e Evropës, falë një serie rezultatesh pozitive në javët e fundit.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi me 21 pikë ende nuk është i qetë, ndërsa presioni është shumë më i madh për Drenicën (20 pikë), Ferizajn (19 pikë) dhe Prishtinën e Re, e cila mbyll tabelën me vetëm 15 pikë dhe golaverazh -11.

Lufta për mbijetesë pritet të jetë tejet e ashpër në pranverë.

Skuadrat tani do të shfrytëzojnë pushimin dimëror për rikuperim dhe përforcime, por një gjë është e qartë: Ballkani e mbyll vjeshtën në maje dhe do të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit me epërsi, por edhe me presionin e madh për ta mbrojtur pozitën e parë. /Telegrafi/

PĂ«rditĂ«sohen vlerat e futbollistĂ«ve nĂ« SuperligĂ«n e KosovĂ«s – Arb Manaj dhe Giovanni mĂ« tĂ« vlefshmit



Faqja e specializuar e statistikave Trasfermarkt ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e martë) vlerat e klubeve dhe lojtarëve në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi i Dritës ka skuadrën më të vlefshme në kampionatin elitar të Kosovës me 29 futbollistë që vlejnë 7.50 milionë euro, i pasuar nga Ballkani me 22 futbollistë që vlejnë 6.25 milionë euro dhe Prishtina e treta me një vlerë ekipi prej 5.68 milionë euro.

Por, kush janë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës pas përditësimit të fundit të vlerave?

Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, mesfushori i Ballkanit, Giovanni dhe sulmuesi i Dritës, Arb Manaj janë lojtarët më të vlefshëm me vlerë prej 800 mijë eurosh.

Giovanni pati rritje prej vetëm 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit, ndërsa Manaj pati një ngritje të madhe prej 350 mijë eurosh, pasi më parë vlerësohej vetëm 450 mijë eurosh.

telegrafi.com

Pas tyre vjen Muhamet Hyseni i Llapit i treti me 650 mijë euro, ndërsa Senad Jarovic (Gjilani), Raddy Ovouka (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Valentin Serebe (Ballkani) kanë vlerë prej 600 mijë eurosh.

Pozita e tetë dhe nëntë mbahet nga Etnik Brruti (Malisheva) dhe Rron Broja (Drita) me vlerë prej 550 mijë eurosh, ndërsa Mario Ilievski (Prishtina), Arlind Aliu (Malisheva), Egzon Bejtullai (Drita), Almir Ajzeraj (Drita) dhe Almir Kryeziu (Ballkani) vlerësohen nga 500 mijë euro.

Në pozitën e 15-të renditet Laurent Xhylani (Malisheva) me vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlen edhe Walid Hamidi (Ballkani). /Telegrafi/

Transfermarkt përditëson vlerat e klubeve në Superligë: Drita skuadra më e vlefshme



Mediumi i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar vlerat e futbollistëve dhe klubeve në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë me vlerën që i është rritur nga 6,5 në 7,5 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i Dritës është sulmuesi Arb Manaj, vlera e të cilit ka pasur rritje të jashtëzakonshme nga 450 mijë në 800 mijë euro.

Drita fluturon nĂ« renditjen e LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s – lĂ« pas emra nga La Liga, Serie A dhe Liga Premier telegrafi.com

Skuadra e dytë me vlerën më të madhe është Ballkani, ku nga Transfermarkt vlerësohet 6,25 milionë euro, derisa Prishtina është e treta me 5,68 milionë euro.

Në pozitën e katërt është Gjilani me vlerë 5,39 milionë, derisa Malisheva është e pesta me vlerë prej 5,2 milionë euro.

Llapi ka vlerë prej 4,85 milionë euro, Drenica prej 3,75 ndërsa Dukagjini prej 3,33 milionë euro. Top 10-shja e skuadrave në Superlië mbyllet me Ferizajn që është vlerësuar 3,29 milionë euro dhe Prishtinën e re prej 2,67 milionë euro.

Total vlera e klubeve të Superligës ka shkuar në 47,89 milionë euro nga Transfermarkt. /Telegrafi/

Arianit Hasani, "Talenti i vitit 2025" nga Telegrafi Sport



Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit nĂ« portalin mĂ« tĂ« madh vendor Telegrafi, duke qenĂ« gjithmonĂ« pranĂ« ndeshjeve dhe raportimit tĂ« pĂ«rditshĂ«m tĂ« ndeshjeve tĂ« futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajĂ« pĂ«rsĂ«ri çmimet pĂ«r futbollistĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vitit 2025 nĂ« SuperligĂ«n e KosovĂ«s nĂ« futboll.

Arianit Hasani – Talenti i vitit 2025

Mesfushori Arianit Hasani ka fituar çmimin “Talenti i vitit 2025” pasi zhvilloi paraqitje tĂ« vazhdueshme pozitive pĂ«r Llapin si dhe KosovĂ«n U21.

Arianit Hasani, "Talenti i vitit 2025"Foto: Ridvan Slivova

Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.

Shkumbin Pireva dhe Arianit HasaniFoto: Ridvan Slivova

/Telegrafi

Ballkani kampion vjeshtor, mbetet edhe njĂ« ndeshje – interesant pĂ«r kreun dhe mbijetesĂ«n



Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.

Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1.
Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.

Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1.
Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.


Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.

Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2.
Edi Basa shĂ«noi dy herĂ«, ndĂ«rsa njĂ« gol e shtoi Senad Jarović. MysafirĂ«t reaguan me dy gola, tĂ« Gomes dhe Astrit BerishĂ«s, por nuk ia dolĂ«n tĂ« marrin pikĂ«.

Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor

Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.

Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.

Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.

Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.

Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.

Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Ferizaj merr tri pikë të mëdha ndaj Llapit, Haxhimusa hero me dy gola



Ferizaj ka fituar ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Ujqit” kanĂ« arritur t’i rikthehen fitores nĂ« kampionat pas gjashtĂ« ndeshjeve, duke marrĂ« tri pikĂ« tĂ« mĂ«dha ndaj Llapit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes me anë të Betim Haxhimusës, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, mysafirĂ«t filluan mirĂ« duke gjetur golin e barazimit, por nĂ« fund vendasit shĂ«nuan pĂ«rsĂ«ri pĂ«r t’i marrĂ« tri pikĂ« shumĂ« tĂ« vlefshme.


Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me anë të Muhamet Hysenit, i cili shënoi për 1-1, ndërsa në minutat shtesë përsëri goli në skenë Haxhimusa, i cili vulosi fitoren e Ferizajt me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Ferizaj e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë, teksa Llapi i shtati me 21 pikë. /Telegrafi/

Ferizaj dhe Llapi duan ta mbyllin sezonin vjeshtor me fitore, formacionet zyrtare



Ferizaj dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizajasit janĂ« nikoqir tĂ« llapjanĂ«ve nĂ« ndeshjen e fundit tĂ« edicionit vjeshtor, e cila pritet tĂ« zhvillohet nĂ« “Stadiumin e Qytetit”nga ora 13:00.

Ekipi i Nevil Dedes nuk di pĂ«r fitore qĂ« gjashtĂ« ndeshje dhe synon t’i marrĂ« tri pikĂ« para tifozĂ«ve tĂ« vet pĂ«r t’i ikur fundit tĂ« tabelĂ«s.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, ekipi i Tahir BatatinĂ«s nuk ka fituar nĂ« tri ndeshjet e fundit dhe imperativ i vetĂ«m Ă«shtĂ« rikthimi te fitorja pĂ«r t’u ngjitur nĂ« tabelĂ«.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Topalaj, Neziri, Peposhi; Ramusa, Shabani, Nafiu; Berisha, Haxhimusa, Selmani;

Llapi: Coric; H.Hyseni, Useini, Rama, Blakçori; Sadriu, Peci, Ramadani, Hasani; M.Hyseni, Gnapi;

/Telegrafi/

Sot fillon xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës, dy ndeshje në orar



Sot (e shtunĂ«) janĂ« nĂ« program pĂ«r t’u zhvilluar dy ndeshje tĂ« vlefshme pĂ«r xhiron e 18-tĂ« nĂ« Albi Mall SuperligĂ«n e KosovĂ«s.

E shtuna dhe e diela janë ditët kur zhvillohet xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në ligën elitare të futbollit në Kosovë, para se ekipet të shkojnë në pushim.

KĂ«shtu gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme janĂ« nĂ« program pĂ«r t’u zhvilluar dy ndeshje interesante, me ekipe qĂ« nuk janĂ« nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ« dhe duan pikĂ«t.

Në ndeshjen e parë, Ferizaj pret Llapin në shtëpi dhe tri pikë do të ishin shumë të nevojshme për të mos mbetur fare në fundin e tabelës.

NĂ« ndeshjen tjetĂ«r, Prishtina e pret DrenicĂ«n dhe synon t’i kthehet fitores pas gjashtĂ« ndeshjeve dhe tĂ« mbetur nĂ« hap me Ballkanin e vendit tĂ« parĂ«.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së fundit të edicionit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës



Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.

NĂ« ndeshjen e dytĂ« tĂ« sĂ« shtunĂ«s, Ferizaj e pret Llapin nĂ« “Stadiumin e Qytetit”.

Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.

TĂ« dielĂ«n, ndeshja kryesore Ă«shtĂ« ajo nĂ« mes tĂ« Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparĂ« tĂ« luhet nĂ« stadiumin “18 qershori”.

Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndeshje interesante e kĂ«saj dite Ă«shtĂ« ajo nĂ« mes tĂ« MalishevĂ«s dhe DritĂ«n, e cila do tĂ« luhet nĂ« stadiumin “Liman Gegaj”.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.

Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.

Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala. /Telegrafi/


Llapi me një lojtar më shumë dështon ta mposhtë Malishevën



Edhe pse me njĂ« lojtar mĂ« shumĂ«, Llapi ka dĂ«shtuar t’i fitojĂ« pikĂ«t e plota nĂ« shtĂ«pi ndaj MalishevĂ«s.

Vendasit pjesën më të madhe të kohës ishin më kërkues, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-0.

Llapi tentoi tĂ« krijonte aksione tĂ« shumta qĂ« assesi s’i konkretizojĂ«, derisa Malisheva provoi me disa kundĂ«rsulme dhe topa tĂ« gjatĂ«, qĂ« gjithashtu nuk rezultuan efektive.

Mysafirët në fakt ishin edhe me një lojtar më pak si pasojë e një kartoni të kuq në minutën e 63-të.

SidoqoftĂ«, me njĂ« mbrojtje solide, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha arriti ta fitonte njĂ« pikĂ« midis “Zahir Pajaziti”.

Malisheva kësisoj ruan pozitën e katërt me 26 pikë ndërsa Llapi qëndron në vendin e shtatë me 21 sosh./Telegrafi/

Llapi synon këndelljen ndaj Malishevës, formacionet zyrtare



KF Llapi është nikoqiri i skuadrës në formë fantastike, Malishevës, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës synon këndellje pasi nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit në elitë.

Ndërkohë, Malisheva në krye me Elon Berishën kanë qenë të mrekullueshëm në katër xhirot e fundit, duke pasur një rekord 100 për qind në fitore andaj duan të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë.

Formacionet zyrtare:

Llapi:

Malisheva:

Përballja do të nis me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e Suharekë



Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre super përballje në kuadër të Superligës së Kosovës.

VĂ«mendja padyshim do tĂ« jetĂ« tĂ« derbi lokal Drita – Gjilan, por pĂ«rballje tejet interesante pritet edhe mes Ballkanit e PrishtinĂ«s.

Në anën tjetër, Llapi do ta presë skuadrën që po kalon një formë të shkëlqyer, Malishevën.

PĂ«rpos Llapit, tĂ« gjitha skuadrat janĂ« nĂ« diferencĂ« tĂ« vogĂ«l pikĂ«sh prandaj do tĂ« provojnĂ« t’i arkĂ«tojnĂ« vetĂ«m pikĂ«t e plota.

Kujtojmë, të tre takimet do të nisin me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

❌