Pas Haxhi Shalës, lirohen me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu

Pas lirimit me kusht të Haxhi Shalës, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur lirimin me kusht edhe të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut.
Sipas njoftimit zyrtar, mĂ« 10 shkurt 2026, Smakaj dhe Fazliu u liruan me kusht dhe u kthyen nĂ« KosovĂ«, pas rishikimit tĂ« fundit tĂ« paraburgimit nga GjykatĂ«si i VetĂ«m nĂ« çështjen gjyqĂ«sore tĂ« Prokurorit tĂ« Specializuar kundĂ«r Hashim Thaçit dhe tĂ« tjerĂ«ve, e njohur si âĂĂ«shtja gjyqĂ«sore 12â.
Në vendimet e marra më 3 shkurt 2026, gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se vazhdimi i mbajtjes së tyre në paraburgim nuk ishte më i arsyeshëm dhe proporcional.
Edhe pse u vlerësua se ende ekziston një rrezik i kufizuar për pengim të procesit gjyqësor, gjykatësi arriti në përfundimin se e drejta themelore për liri peshon më shumë se këto rreziqe.
Si faktorë shtesë, u mor parasysh se koha e kaluar në paraburgim nga Smakaj dhe Fazliu tejkalon dënimin minimal që do të mund të shqiptohej në rast të shpalljes së fajësisë.
Po ashtu, gjykata theksoi se faza e paraqitjes sĂ« provave nĂ« procesin gjyqĂ«sor ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ« tashmĂ« ka pĂ«rfunduar, duke vlerĂ«suar se çdo tentativĂ« eventuale pĂ«r pengim tĂ« procesit do tĂ« ishte e zbulueshme.
Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ekziston rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar nga të akuzuarit, e cila do të konfiskohej në rast shkeljeje të kushteve të lirimit.
Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe lirimi i tyre me kusht shoqërohet me një sërë masash dhe kufizimesh. Versionet e redaktuara publike të vendimeve janë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nga DHSK-ja u rikujtua se, në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe Kushtetutën e Kosovës, paraburgimi para shpalljes së fajësisë lejohet vetëm kur ekzistojnë rreziqe konkrete dhe se këto rreziqe rishikohen çdo dy muaj nga gjykata. /Telegrafi/






































