❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbi 8% e votave të numëruara, 10 më të votuarit e PDK-së



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar qysh nga ora 12:00 numërimin e votave për kandidatë për deputetë.

Kur janë numëruar mbi 8 për qind e votave, në listën e PDK-së befason Arian Tahiri i cili po radhitet i dyti pas Bedri Hamzës, me plot 6235 vota, derisa i pari i PDK-së ka 12,584 vota.

Përparim Gruda, 5,907 vota.

Uran Ismaili, 4,361 vota.

Sala Jashari, 4,269 vota.

Vlora Çitaku, 3,506 vota.

Arben Mustafa, 3,280 vota.

Enver Hoxhaj, 2,865 vota.

Rrahman Rama, 2,339 vota.

Ganimete Musliu 2,296.

Eman Rrahmani, 2,273 vota.

Gara për Mitrovicën, Supremja thotë se brenda pesë ditësh do të vendosë për ankesën e PDK-së



Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte refuzuar kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Antigona Uka-Latifi, tha për Telegrafin se ankesa është pranuar sot dhe se brenda një afati prej pesë ditësh pritet të merret vendimi për këtë çështje.

"Lidhur me kĂ«rkesĂ«n tuaj, ju njoftojmĂ« se ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e KosovĂ«s – PDK, e ushtruar kundĂ«r vendimit tĂ« Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa - PZAP, Ă«shtĂ« pranuar sot (18.11.2025) nĂ« GjykatĂ« Supreme, pĂ«rmes postĂ«s. PĂ«r kĂ«tĂ« çështje do tĂ« vendoset brenda afatit ligjor, prej pesĂ« ditĂ«sh", ka thĂ«nĂ« ajo.

Ndryshe, PDK vlerĂ«son se vendimi i PZAP Ă«shtĂ« i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive tĂ« evidentuara nĂ« qendrat e votimit nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas partisë, provat e paraqitura gjatë procesit të ankesës kanë treguar se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.

PDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme një shqyrtim të plotë të çështjes dhe një vendim që do të garantonte integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.

Në njoftimin e PDK-së, theksohet se partia do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore deri në përfundimin e çështjes, për të siguruar korrigjimin e parregullsive dhe për të mbrojtur proceset demokratike në vend.

“Partia Demokratike e KosovĂ«s thekson se do tĂ« vazhdojĂ« me vendosmĂ«ri rrugĂ«n ligjore deri nĂ« sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votĂ«n e lirĂ« dhe proceset demokratike nĂ« vend NĂ« MitrovicĂ«, vetĂ«m rivotimi u bĂ«n drejtĂ«si qytetarĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, PDK nuk do tĂ« ndalet!”, thuhet nĂ« njoftim.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e votave./Telegrafi/

Përfundon verifikimi i plotë i votave në Mitrovicë, Faton Peci mbi 2 mijë vota para Arian Tahirit



Pas një ndalimi të përkohshëm dhe rifillimit të procesit të verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur me sukses numërimin dhe verifikimin e të gjitha 105 vendvotimeve në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53.44% të votave apo 17,834 vota, duke u pozicionuar përpara kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili ka marrë 46.56% apo 15,541 vota.

Procesi i verifikimit ka përfshirë shqyrtimin e të gjitha votave për të siguruar saktësinë e rezultateve përfundimtare, pas shqetësimeve të ngritura së fundmi lidhur me disa parregullsi në fletëvotime.

Kujtojmë se procesi i verifikimit të votave në këtë qendër rifilloi të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Themelore, pasi ky institucion fillimisht kishte urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të këtij procesi.

Rifillimi i numërimit me urdhër të Prokurorisë nisi pasi kompania CETIS që shtypi fletëvotimet shpjegoi se problemi i numërimit ndodhi te njëra nga pllakat e printerëve me ngjyrë.

Zhvillimet nga procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë kanë nxitur shumë reagime.

PDK-ja ka kërkuar rivotim në këtë komunë. /Telegrafi/

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Gjatë fushatës unë kam qenë gomë origjinale, Peci gomë rezervë



Kandidati i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK) pĂ«r kryetar tĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut, Arian Tahiri, ka komentuar fyerjet t kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, gjatĂ« njĂ« tubimi elektoral tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje nĂ« palestrĂ«n “Minatori”.

Kurti kishte pĂ«rdorur shprehjen “gomĂ« rezervĂ«â€ pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar garĂ«n e PDK-sĂ«, duke argumentuar se partia nuk po garonte me kryetarin aktual, Bedri Hamza, dhe se Tahiri ishte zgjedhja e dytĂ« e partisĂ«.

Tahiri i ka dhënë një përgjigje në Debat Plus.

“GomĂ« rezervĂ« nuk e di saktĂ« çka e ka menduar. Por, unĂ« kam qenĂ« gomĂ« origjinale. Pari kam ecĂ« vetĂ«m. Dhe kam veç me njerĂ«z tĂ« MitrovicĂ«s. Dyert nĂ« shtĂ«pitĂ« e njerĂ«zve tĂ« mire e tĂ« ndershĂ«m nĂ« MitrovicĂ«s, i kam hap vet. Kam trokaik vetĂ«, i kam hap vetĂ«. NdĂ«rsa kandidatit tĂ« tij, ia ka hapur dyert ky. Ai ka shkuar Ă«shtĂ« ulur si gomĂ« rezervĂ« e tij. Pra ky Ă«shtĂ« realiteti qĂ« ka ndodh nĂ« fushatĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Tahiri.

Tahiri: Procesi zgjedhor në Mitrovicë është dëmtuar



Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka thënë se ka shqetësime serioze për parregullsi në zgjedhjet e balotazhit të mbajtura më 9 nëntor.

Ai tha se nĂ« disa vendvotime janĂ« gjetur fletĂ«votime me numra serikĂ« qĂ« nuk pĂ«rputhen me vendin ku janĂ« hedhur, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« fenomen “tĂ« organizuar dhe shumĂ« shqetĂ«sues”.

Tahiri shtoi se janë evidentuar raste kur fletët që duhej të ishin në një klasë të caktuar përfundonin në vendvotime të tjera, madje kilometra larg nga qendra origjinale.

Sipas tij, këto parregullsi e kanë dëmtuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor dhe kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultatit final.

“Ajo çka jemi duke parĂ« nĂ« MitrovicĂ«, nĂ« qĂ«ndron e numrit tĂ« votave Ă«shtĂ« njĂ« fenomen shumĂ« shqetĂ«suese, e pa parĂ« mĂ« herĂ«t. NjĂ« nur i madh i fletĂ«votimeve janĂ« hasur se kanĂ« dallim tek numri serik, qĂ« Ă«shtĂ« pjesa mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e fletĂ«votimit pĂ«r integritetin e fletĂ«s. Pra ajo qĂ« Ă«shtĂ« vota e qytetarit. Ka dhejtra raste, qĂ« numri serik nuk pĂ«rputhen me vendin e votimit.

Secila flet e ka numrin serik, në bazë të klasë që është duke votu qytetari. Dhe patjetër duhet të jetë në atë kuti, në atë klasë. Ka raste që ato fleta që duhet të ishin në klasën 1, përfundojnë diku tjetër, në një shkollë tjetër, me kilometra larg. Si është e mundshme kjo?

KĂ«tu Ă«shtĂ« njĂ« organizim i pĂ«rgjithshĂ«m sepse Ă«shtĂ« njĂ« fenom shumĂ« i theksuar gjithandej qytetit tĂ« MitrovicĂ«s. TĂ« cilat e kanĂ« dĂ«mtuar procesin zgjedhor, e kanĂ« dĂ«mtuar integritetin e procesit zgjedhor. Dhe rrjedhimisht e kanĂ« humbur besueshmĂ«rinĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Tahiri.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në balotazhin e 9 nëntorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53,47% të votave (17,837 vota), ndërsa Arian Tahiri nga PDK ka marrë 46,53% (15,522 vota).

Krasniqi: Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se menjëherë pas njoftimit nga komisionerët në Mitrovicë për shqetësimet rreth integritetit të procesit zgjedhor atje, kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se PDK do të dorëzojë, brenda afatit ligjor, edhe ankesën e saj zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

“Prej mbrĂ«mĂ«, menjĂ«herĂ« pas njoftimit nga komisionerĂ«t tanĂ« nĂ« MitrovicĂ« pĂ«r shqetĂ«simet rreth integritetit tĂ« procesit zgjedhor atje, kemi ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjithĂ« hapat e nevojshĂ«m pĂ«r mbrojtjen e vullnetit tĂ« qytetarĂ«ve. ShqetĂ«simet e paraqitura janĂ« serioze dhe, si tĂ« tilla, po i adresojmĂ« nĂ« tĂ« gjitha instancat dhe adresat pĂ«rkatĂ«se. Sot, Partia Demokratike e KosovĂ«s do tĂ« dorĂ«zojĂ«, brenda afatit ligjor, edhe ankesĂ«n e saj zyrtare nĂ« Panelin Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, në ora 12:00, në selinë e partisë do të ketë një konferencë për media për të bërë të ditura detajet dhe veprimet tona lidhur me këtë çështje.

“Ne besojmĂ« se çdo votĂ« Ă«shtĂ« zĂ«ri i qytetarit dhe themeli i demokracisĂ« sonĂ«. Prandaj, kur ekzistojnĂ« dyshime apo paqartĂ«si nĂ« proces, Ă«shtĂ« e drejtĂ« dhe detyrĂ« ligjore qĂ« ato tĂ« shqyrtohen me kujdes dhe plotĂ«sisht nga institucionet pĂ«rkatĂ«se. Pa paragjykuar rezultatin pĂ«rfundimtar, PDK kĂ«rkon qĂ« çdo procedurĂ« tĂ« trajtohet me transparencĂ«, drejtĂ«si dhe nĂ« pĂ«rputhje me ligjin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« besimi i qytetarĂ«ve nĂ« procesin zgjedhor tĂ« mbetet i plotĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

Tutje ai ka shkruar se: “Vota Ă«shtĂ« e shenjtĂ« nĂ« demokraci dhe PDK Ă«shtĂ« e vendosur ta mbrojĂ« integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e vĂ«rtetĂ« tĂ« votuesve me pĂ«rgjegjĂ«si, qetĂ«si dhe bindjen e plotĂ« se e vĂ«rteta do tĂ« dalĂ« nĂ« dritĂ«â€. /Telegrafi/


Krasniqi: Respekt për yllin e kësaj fushate Arian Tahiri, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror bëri një garë të fortë dhe dinjitoze



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas zgjedhjeve të djeshme ka thënë se PDK-ja e ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës demokratike të vendit tonë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me 187,526 vota, PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë.

Tutje ai tha se PDK ka 206 asamblistĂ« tĂ« zgjedhur e qĂ« sipas tij “mbetĂ«m forca me pĂ«rfaqĂ«simin mĂ« tĂ« gjerĂ« lokal nĂ« vend”.

“Dhe me gjashtĂ« komuna tĂ« fituara, Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit, PDK dĂ«shmoi se suksesi ndĂ«rtohet mbi punĂ« me rezultate dhe pĂ«rfaqĂ«sim me dinjitet. NĂ« katĂ«r prej ballafaqimeve direkte nĂ« balotazh me pushtetin qĂ«ndror, ne i fituam tri prej tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Siç u shpreh i pari i PDK-së, disa gara kanë qenë më të vështira, madje edhe të pabarabarta.

“Por pĂ«r ne, çdo pĂ«rpjekje e ndershme Ă«shtĂ« fitore nĂ« vetvete, sepse PDK nuk e mat suksesin vetĂ«m me numra, por me qĂ«ndresĂ«n, qetĂ«sinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« me tĂ« cilat e pĂ«rfaqĂ«son qytetarin nĂ« çdo rrethanĂ«. Sot dua tĂ« falĂ«nderoj nga zemra tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t tanĂ« pĂ«r kryetarĂ« komunash, nĂ« çdo qytet tĂ« KosovĂ«s, pĂ«r angazhimin, dinjitetin dhe energjinĂ« qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« gjatĂ« kĂ«tij procesi. PĂ«r shumĂ« prej tyre, koha do tĂ« vijĂ«, sepse puna, karakteri dhe pĂ«rkushtimi qĂ« kanĂ« dĂ«shmuar janĂ« garanci pĂ«r tĂ« ardhmen”.

Krasniqi po ashtu ka shprehur mirĂ«njohjen dhe respektin e veçantĂ« pĂ«r mikun e tij apo siç e quajti “yllin e kĂ«saj fushate, Arian Tahirin nĂ« MitrovicĂ«, i cili, i vetĂ«m pĂ«rballĂ« tĂ«rĂ« aparatit shtetĂ«ror, bĂ«ri njĂ« garĂ« tĂ« fortĂ«, dinjitoze dhe tĂ« ngushtĂ« deri nĂ« fund”. /Telegrafi/


Pas numërimit të votave në Mitrovicë, Tahiri uron Pecin për fitoren



Pas numërimit të votave në Komunë të Mitrovicës, kandidati për kryetar në Mitrovicë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri ia ka uruar fitoren kundërkandidatit të tij, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ishte privilegj të ishte pjesë e një procesi demokratike që dëshmoi pjekurinë e tij politike dhe kulturën e lartë qytetare.

“QytetarĂ« tĂ« MitrovicĂ«s, Ju falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«ve pĂ«r besimin dhe pĂ«rkrahjen qĂ« mĂ« dhatĂ« nĂ« garĂ«n pĂ«r Kryetar tĂ« MitrovicĂ«s. Ishte njĂ« privilegj i madh tĂ« jem pjesĂ« e njĂ« procesi demokratik qĂ« dĂ«shmoi pjekurinĂ« tonĂ« politike dhe kulturĂ«n e lartĂ« qytetare. Rezultati i zgjedhjeve Ă«shtĂ« shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketĂ« gjithmonĂ« respektin tim”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar “Urime kundĂ«rkandidatit tim pĂ«r fitoren! I uroj suksese nĂ« punĂ«n e tij pĂ«r MitrovicĂ«n”.

Tahiri tha se do të vazhdoj të mbetet në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri e përkushtim. /Telegrafi/


Arian Tahiri uron Faton Pecin: Rezultatin e pranoj si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës



Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për komunën e Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka folur pas përfundimit të procesit të votimit dhe publikimit të rezultateve të para preliminare.

Tahiri ka deklaruar se rezultatin e sheh si shprehje të vullnetit të qytetarëve, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që ka marrë gjatë fushatës.

“UnĂ« e kam parĂ« si vullnet tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« MitrovicĂ«s, pĂ«r çka i vlerĂ«soj dhe u shpreh mirĂ«njohje,” tha Tahiri.

Ai bëri të ditur se ende nuk ka pasur komunikim me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, për shkak të numrit të madh të telefonatave, por theksoi se do ta urojë publikisht.

“Nuk kam pasur komunikim me z. Peci pĂ«r shkak tĂ« telefonatave tĂ« shumta, por unĂ« do ta uroj edhe atĂ« dhe qytetarĂ«t. Po e uroj edhe pĂ«rmes kĂ«tij emisioni,” shtoi Tahiri.

Sa i përket ankesave të mundshme për procesin zgjedhor, Tahiri tha se ekipet përkatëse janë duke mbledhur të gjitha faktet.

“PjesĂ«n e ankesave dhe tĂ« fakteve janĂ« ekipet qĂ« janĂ« duke i grumbulluar,” theksoi ai.

Faton Peci ka dalë fitues në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut, duke marrë 53.53% të votave (17,542 vota).

Kurse Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 46.47% të votave (15,228 vota). /Telegrafi/

telegrafi.com

Arian Tahiri: Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre



Në Kosovë sot është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Sipas rezultateve të exit-pollit nga UBO Consulting, Arian Tahiri nga PDK, ka fituar Mitrovicën.

Pas kësaj, një reagim e ka bërë Arian Tahiri, duke shkruar se "Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre".

"Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas", tha ai.

Mes tjerash, ai shkroi "Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat. Faleminderit, Mitrovicë"./Telegrafi/


Krasniqi: Arian Tahiri pĂ«rfaqĂ«son gjithĂ« qytetarĂ«t e MitrovicĂ«s pĂ«r njĂ« qytet qĂ« zhvillohet​



Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Kosovë, që do të zgjasë deri më 9 nëntor, në orën 07:00.

Gjatë ditës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar Mitrovicën për të dhënë mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Gjatë aktivitetit, Krasniqi ka theksuar se Mitrovica është bashkuar për të mbështetur Arian Tahirin, duke u angazhuar për një Mitrovicë që punon, bashkon dhe beson. Ai theksoi se Arian Tahiri tashmë përfaqëson të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim, dhe se ai është një kandidat që ka edukatën dhe vlerat e duhura për të udhëhequr këtë qytet drejt zhvillimit.

“Ariani, me edukatĂ«n dhe vlerat e tij, mishĂ«ron drejtimin pĂ«r tĂ« cilin ky qytet qĂ«ndron. Ai pĂ«rfaqĂ«son vazhdimĂ«sinĂ« e njĂ« Kryetari tĂ« mirĂ«, si Bedri Hamza, qĂ« besimin e qytetarĂ«ve e ka tĂ« shenjtĂ« - ndĂ«rsa punĂ«n e ka valutĂ«,” shkruan Krasniqi nĂ« Facebook.

Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë mitrovicasit që të votojnë për një qytet që zhvillohet dhe që beson, duke u angazhuar për një Mitrovicë që fiton sërish.


Zyrtarizohet marrëveshja për koalicion mes PDK dhe AAK në Mitrovicë



Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar sot (3 nëntor) marrëveshjen e koalicionit për balotazhin në Komunën e Mitrovicës.

Qazim Nimani nga AAK kishte konfirmuar pĂ«r Telegrafin se kjo parti do ta mbĂ«shtes kandidatin e PDK-sĂ«, Arian Tahiri, nĂ« garĂ«n pĂ«r kryetar tĂ« MitrovicĂ«s, qĂ« do tĂ« zhvillohet mĂ« 9 nĂ«ntor, pĂ«rballĂ« Faton Pecit nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje – Guxo.

"Po kemi marrëveshje, derisa marrëveshja për koalicion do të nënshkruhet në ora 13:00", tha kreu i AKK-së në Mitrovicë.

Tani është zyrtare marrëveshja mes dy partive, pasi kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar të kësaj komune nga PDK, Arian Tahiri.

"Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen!Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës.9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike", ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se PDK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me LDK-në në Mitrovicë, ndërsa AKR dhe KDTP kanë bërë të ditur mbështetjen e tyre për kandidatin Tahiri në këtë balotazh. /Telegrafi/


Reagimi i Pecit pas koalicionit PDK-LDK në Mitrovicë



Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë.

Peci, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social Facebook, ka thĂ«nĂ« shkurt: “Mitrovica ka tregu qĂ« nuk thyhet”.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Faton Peci doli i pari me 47.94 për qind, pasuar nga Arian Tahiri me 47.57 për qind, ndërsa Gëzim Plakolli i LDK-së përfundoi i treti me 3.71 për qind.

Dallimi mes Pecit dhe Tahirit ishte 122 vota.

Peci e Tahiri do të përballen më 9 nëntor në balotazh për Mitrovicën e Jugut.

PDK dhe LDK lidhin koalicion për balotazhin në Mitrovicë



Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrovicë.

Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua nga Arian Tahiri kandidat për kryetar nga PDK dhe Gëzim Plakolli ish kandidat i LDK-së për kryetar.

"Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë", ka njoftuar Tahiri.


"Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike", shtoi ai.

Të pranishëm në këtë moment ishin edhe përfaqësues të AKR-së, partner koalicioni i PDK-së që para 12 tetorit, si dhe Safet Kamberi, ish nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe ish kandidat i LDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017.


Veç me LDK-në, PDK ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në karshi Faton Pecit të VV-Guxo.


KDTP dhe Arian Tahiri nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për balotazh



Komuniteti turk në Mitrovicë ka vendosur ta përkrahë Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës. Ky është cilësuar nga Tahiri si një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës.

Arian Tahiri si Kandidat pĂ«r Kryetar tĂ« MitrovicĂ«s dhe Ergin Kani si Kryetar i Kosova Demokratik TĂŒrk Partisi (KDTP) nĂ« MitrovicĂ«, sot e kanĂ« nĂ«nshkruar edhe marrĂ«veshjen e koalicionit pĂ«r zgjedhjet e 9 nĂ«ntorit.

Sipas kĂ«saj marrĂ«veshjeje, Kosova Demokratik TĂŒrk Partisi (KDTP) nĂ« MitrovicĂ« do ta mbĂ«shtes Arian Tahirin pĂ«r Kryetar tĂ« MitrovicĂ«s. PĂ«r nĂ«nshkrimin e marrĂ«veshjes sĂ« koalicionit me Kosova Demokratik TĂŒrk Partisi (KDTP) nĂ« MitrovicĂ« ka njoftuar edhe vetĂ« Tahiri nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« rrjete sociale.

“NjĂ« hap tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen e MitrovicĂ«s. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik TĂŒrk Partisi (KDTP) nĂ« MitrovicĂ«, sot nĂ«nshkruam marrĂ«veshjen e koalicionit dhe mbĂ«shtetjes pĂ«r mua nĂ« zgjedhjet e 9 nĂ«ntorit pĂ«r Kryetar tĂ« MitrovicĂ«s. Koalicioni katĂ«rvjeçar do tĂ« jetĂ« njĂ« angazhim i pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« çdo qytetar i MitrovicĂ«s tĂ« ketĂ« mundĂ«si tĂ« barabarta dhe njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« qytetin tonĂ«. Faleminderit tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« MitrovicĂ«s pĂ«r besimin dhe mbĂ«shtetjen! Mitrovica Ă«shtĂ« shtĂ«pia jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t! ”, ka shkruar Tahiri.

Garë e ngushtë mes Tahirit dhe Pecit në Mitrovicë, diferencë e vogël votash



Numërimi i votave me postë në Komunën e Mitrovicës ka përfunduar, por rezultatet tregojnë se kandidatët për kryetar ndahen nga një diferencë shumë e ngushtë votash.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci, ka siguruar 47.96 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 47.60 për qind.

Nga ana tjetër, sipas rezultateve preliminare, Arian Tahiri i PDK-së ka dalë përpara me 47.89% të votave, ndërsa Faton Peci i LVV-së ka marrë 47.80 për qind.

Duke u bazuar në këto rezultate, gara për kryetar të Komunës së Mitrovicës do të vazhdojë në balotazh, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025. /Telegrafi/

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Mitrovicë, Peci në epërsi



Pas numërimit të të gjitha votave nga diaspora, në Mitrovicë ka ndryshim në vendin e parë.

Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit.

Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.

Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë 392 vota, ndërsa ai i PDK-së 236.

NĂ« total, Peci tash ka 15.745 vota, kurse Tahiri 15.629.

Me këtë rezultat Faton Peci kryeson me 116 vota.

Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.

Numërimi i votave të diasporës sjell ndryshime në Mitrovicë, Peci radhitet i pari



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ më 18 tetor, nga 75% e votave të numëruara, Faton Peci nga LVV ka marrë 302 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Arian Tahiri nga PDK, ka marrë 175 vota, transmeton Telegrafi.

Numërimi i votave të diasporës ka ndikuar në ndryshimin e renditjes së kandidatëve, ku tashmë Peci renditet i pari, ndërsa Tahiri i dyti.

Në total, Peci ka grumbulluar 15,655 vota, ndërsa Tahiri 15,568.

Pra, Peci kryeson Tahirin me 87 vota deri më tani.

Numërimi i votave po vazhdon./Telegrafi/

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, garë tepër e ngushtë mes Tahirit dhe Pecit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta të hedhura në vendvotimet e komunës së Mitrovicës.

Sipas rezultateve preliminare, gara për kryetar komune është jashtëzakonisht e ngushtë midis kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili ka marrë 47.91% të votave (15,393 vota), dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, me 47.78% (15,353 vota).

Në vendin e tretë renditet Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 3.57% (1,146 vota), ndërsa Qazim Nimani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 0.74% (238 vota).

KQZ ka bërë të ditur se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e ardhura nga diaspora, të cilat mund të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar në këtë komunë.

❌