Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

EMRI/ Kush është shqiptari që u godit me thikë në burgun grek, lidhjet me botën e krimit

GREQI– 46-vjecari nga Labova e Gjirokastrës, Dhimitër Meci, është plagosur rëndë ditën e sotme në burgu e Malandrinos në Greqi. Ai është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek E. Nousi, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht sot, kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino. Që prej arrestimit të tij në fillim të dhjetorit 2025, Meci mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos.

Dhimitër Meci alias Dhimo Meci, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin nga Lezha si dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi. Ata akuzohen për tëntativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025. Lala në fakt u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Pas arrestimit të tij, gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe në banesën e tij në Shqipëri, u gjet arsenal armësh.

Dhimiter Meci, 46 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë.

Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.

Viktima Ali Saeed, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të “udhëheqësit” rival të Haidarit. Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.

Vitkima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte “ekzekutuesi” i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.

Viktima I.T., i njohur si “Pitsila” , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një “tërheqje” e një bashkëpunëtori që dinte shumë.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Mecit i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.

Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat. Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

“Territorialja”, Mazniku: Reforma e vitit 2014 uli burokracinë dhe rriti shërbimet, tani duhet t’iu përgjigjemi sfidave të reja

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit Arbjan Manziku, i ftuar në “Real Story” tha se reforma territoriale e 2014 ka qenë efektive, sepse hoqi kostot e panevojshme dhe shtoi numrin e shërbimeve për qytetarët.

Ai theksoi se nga të gjitha treguesit, rezulton se është ulur burokracia dhe janë shtuar shërbimet në terren. Nga buxheti i të gjitha bashkive dhe komunave të vendit në 2014, çdo 100 lekë që kishin, 78 lekë shkonin për të paguar stafin, ndërsa sot shkojnë më pak se 44 lekë.

Së dyti, u shtuan në 2014 një seri shumë e madhe funksioneve, që më parë bashkitë nuk i kishin. Fjala që bie, deri atëherë bashkitë nuk kishin ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shkollave.

Nuk e kishin mirëmbajtjen e depove të rezervuare bashkisë, kur u kaloi kjo kompetencë u rritën dhe stafet përkatëse, Në pjesë e rritjes së stafit vjen si pasojë e rritjes së kompetencave. Është ulur burokracia dhe janë shtuar shërbimet.

Një pjesë e madhe të bashkive nuk shkojnë tek niveli që duhet të shkojnë. Reforma ishte shumë e mirë, ishte hapi që duhej marrë në atë kohë”, tha ai.

I pyetur pse po ndryshohet reforma e 12 viteve më parë, Mazniku tha se kjo vjen si përgjigje e sfidave që kemi, pasi Shqipërisë synon të behët anëtare me të drejtë të plotë në BE, brenda 2030.

“Ka nevojë për thellim dhe analizë të re si rrjedhojë e sfidave të reja që kemi. Prandaj është Komisioni, që të gjejmë mënyrën se si të rrisim shërbimin afër njerëzve. Duhet të bëjmë diskutim publik se si duhet t’i zgjidhim.

Të ruajmë demokracinë vendore, por edhe krijojmë struktura në një territor mjaftueshëm të madh që t’i kryejnë këto shërbime”, tha ai./abcnews.al

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri tha në “Real Story” se reforma territoriale e pak viteve më parë ka dështuar, sepse nuk u bë në interes të qytetarëve, por të interesave politikës.

“Mua më duket se problemi i madh është që rëndësi që i është dhënë efektit politik, interesave që lidhen me reformën territoriale, e kanë nxjerrë në plan të dytë nevojën që kanë qytetarët.

Pyetja e parë është se pse po ndryshohet. Pse po ribëhet? Kjo do të thotë se ka dështuar e para”, tha ai.

Ai theksoi se territori i vendit është ndarë deri tani në bazë të parimeve elektorale dhe jo të interesave bazike të qytetarëve.

“E para ka dështuar, sepse nuk është parë në funksion të qytetarëve, por në funksion të interesave për të ndarë votat në terren, ku marrim një deputet më shumë apo një më pak.

Qëllimi është ta ndajmë territorin në atë mënyrë, që të marrim më shumë vota”, theksoi ai./abcnews.al

 

Përpjekjet për paqe në Ukrianë/ I dërguari i Trump: Kemi bërë shumë përparim

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, tha se negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë kanë shënuar përparim të rëndësishëm dhe pritet të vazhdojnë javën e ardhshme.

“Besojmë se kemi bërë shumë përparim”, tha Witkoff gjatë një takimi të kabinetit.

Deklaratat e tij vijnë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan konsultime të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një raund i ri pritet të mbahet të dielën, përsëri në kryeqytetin Abu Dhabi.

“Bisedimet do të vazhdojnë për rreth një javë, por shumë gjëra të mira po ndodhin mes palëve që diskutojnë marrëveshjen për tokën”, tha Witkoff.

Ai shtoi se negociatorët kanë përfunduar kryesisht dy komponentë kyç të një marrëveshjeje më të gjerë: një protokoll sigurie dhe një kuadër për prosperitet, i cili synon të mbështesë stabilitetin dhe rindërtimin pasluftës të Ukrainës.

“Kemi një marrëveshje për protokollin e sigurisë që kryesisht është përfunduar, një marrëveshje për prosperitet që kryesisht është përfunduar. Dhe mendoj se populli i Ukrainës tani ka shpresa dhe pret që së shpejti të kemi një marrëveshje paqeje”, shtoi ai.

“Bojkoti, strategjia e Berishës”, Minxhozi: Reforma territoriale ka rëndësi për standardin e jetesës së shqiptarëve

TIRANË- Pas kërcënimit të socialistëve për ndryshimin e formulës konsensuale të Komisionit të Reformës Territoriale dhe heqjen eventuale të vetos për demokratët, Gazmend Bardhi thotë se janë keqkuptuar dhe se PD nuk ka bojkotuar komisionin.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist i jep sërish afat deri të hënën. Fjala e fundit tani i mbetet Berishës, të cilit i duhet të zgjedhë mes tërheqjes pas kërcënimit të Ballës ose vazhdimit të bojkotit.

Analisti Skënder Minxhozi, u shpreh në “Tirana Live” se reformat e rëndësishme, Shqipëria gjithmonë i kemi kaluar në minutat e fundit dhe me praninë e ambasadorëve të huaj në tryezën e diskutimeve.

Veprimet e opozitës tha Minxhozi nuk janë serioze.

“Në këto reforma i kemi bërë me dy ambasadorët të huaj në të ulur, natën e fundit dhe orën e fundit. Veprimet e opozitës tregojnë mungesë serioziteti, dhe tregon që ndryshe flet Bardhi dhe ndryshe flet Berisha, dhe pastaj detyron palën tjetër të vazhdojë e vetme”, tha ai.

Ai theksoi se Sali Berisha është politikani, i cili përfaqëson më së miri “markën e konfliktit” në skenën politike të vendit. Sipas Minxhozit, Berisha i ka urryer gjithmonë këto tryeza, të cilat në thelb kanë rëndësi kryesore për vetë standardin e jetës së qytetarëve.

“Është një nga etapat e asaj platforme thellësisht të gabuar dhe që ka vulën e vetme të Sali Berishës, sepse ai vetëm kështu di të sillet. Ai ka që në 1991, që imponon një strategji tensioni.

Ai ka qenë arkitekt i konfliktit politik. Ai ka dashur t’i bëjë gjërat sipas formës së tij. I ka urryer këto tryeza dhe është marka e tij dalluese.

Është një politikan ndarës. Pjesëmarrja e PD do ishte shenjë konstruktivitetit. Po kërkohet një reformë e re, që kërkon për të plotësuar të metat që kanë dale me kalimin e viteve. Reforma ka rëndësi për standardin e jetesës së shqiptarëve”, tha ai/abcnews.al

Rasmussen: Bisedimet me SHBA për Groenlandën i janë rikthyer normalitetit

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen ka përshëndetur sot bisedimet shumë konstruktive të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës, duke theksuar se procesi diplomatik është rikthyer në binarë.

Deklaratat u bënë në Bruksel, përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në një moment kur tensionet për ishullin arktik kanë qenë në rritje javët e fundit.

Bisedimet në Uashington, ku morën pjesë përfaqësues të SHBA-së, Danimarkës dhe Groenldës,an synuan të zbusnin krizën diplomatike të shkaktuar nga deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi marrjen e kontrollit të Groenlandës.

Rasmussen tha se takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe se janë planifikuar takime të tjera për të vazhduar dialogun.

“Gjërat kishin filluar të përshkallëzoheshin, por tani jemi sërish në rrugën e dakordësuar dy javë më parë në Uashington”, u shpreh ministri danez, duke shtuar se megjithëse ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare, ai është më optimist se një javë më parë.

Sipas tij, rikthimi te dialogu institucional është një hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Qëndrimi më i moderuar vjen pasi Trump, javën e kaluar, u tërhoq nga kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane dhe për herë të parë përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë Groenlandën/abcnews.al

Kancelari i Gjermanisë: Hyrja e Ukrainës në BE vitin e ardhshëm është e pamundur

Kancelari i Gjermanisë,  Friedrich Mertz tha se nuk e sheh mundësinë e një anëtarësimi të shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi më 1 janar 2027 është jashtë diskutimit. Është e pamundur”, tha Mertz, i cili është gjithashtu kreu i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), pas konsultimit me zyrtarët e lartë të koalicionit Partia Social Demokratike (SPD) në Berlin, raporton Tag24.

Mertz tha se çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet së pari të përmbushë të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit, një proces që zakonisht zgjat disa vjet./abcnews.al

Popullsia e Gjermanisë vitin e kaluar shënoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

Popullsia e Gjermanisë ka shënuar rënie vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 2020, për shkak të një hendeku në zgjerim mes lindjeve dhe vdekjeve dhe rënies së imigracionit, sipas të dhënave paraprake zyrtare të publikuara të enjten.

Sipas të dhënave zytare nga Destatis, popullsia e vendit u ul me 100 mijë persona vitin e kaluar, duke arritur në 83.5 milionë Në vitet 2023 dhe 2024, popullsia u rrit përkatësisht me 340 mijë dhe 100 mijë persona, falë një rritjeje të ndjeshme të migrimit neto.

Si në të gjitha vitet që nga ribashkimi i Gjermanisë, numri i vdekjeve tejkaloi numrin e lindjeve në vitin 2025. Megjithatë, ndryshe nga vitet e mëparshme, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve u zgjerua vitin e kaluar.

“Rëniet e fundit të popullsisë ndodhën midis viteve 2003 dhe 2010, si dhe në vitin 2020, viti i parë i pandemisë COVID-19. Midis viteve 2011 dhe 2024, popullsia u rrit çdo vit, me përjashtim të vitit 2020”, tha Destatis.

Për herë të parë që nga viti 2020, migrimi neto nuk arriti ta mbyllë hendekun mes lindjeve dhe vdekjeve, duke rezultuar në rënie të popullsisë.

Në Gjermani vlerësohet se vitin e kaluar ndodhën mes 640 mijë dhe 670 mijë lindje dhe pak më shumë se 1 milion vdekje. Kështu, parashikohet një hendek mes lindjeve dhe vdekjeve prej 340 mijë deri në 360 mijë për vitin 2025.

Migrimi neto vitin e kaluar parashikohet se ishte mes 220 mijë dhe 260 mijë persona. Migrimi neto drejt vendit në vitin 2024 u regjistrua në 430.183 persona. Theksohet se migrimi neto pritet të shënojë rënie me të paktën 40 për qind krahasuar me vitin 2024.

Migrimi neto mbeti në një nivel të ngjashëm të ulët (220.251) edhe në vitin 2020, viti i parë i pandemisë COVID-19. Mesatarja vjetore e migrimit neto nga viti 1990 deri në vitin 2024 ishte 356 mijë persona.

UPS do të pushojë nga puna 30 mijë punonjës të tjerë këtë vit për shkak të rënies së Amazon

United Parcel Service (UPS) njoftoi të martën se do të eliminojë 30.000 pozicione shtesë këtë vit, në një përpjekje për të shkurtuar bashkëpunimin e saj me Amazon dhe për të zbatuar një plan shumëvjeçar rimëkëmbjeje

Pas raportit tremujor të fitimeve të kompanisë, drejtori financiar Brian Dykes u tha investitorëve se UPS synon të shkurtojë orët e përgjithshme të punës me rreth 25 milionë për shkak të reduktimit në Amazon.

“Sa i përket kostove të ndryshueshme, ne presim të shkurtojmë pozicionet operative deri në 30.000,” tha Dykes i cili shtoi se “Kjo do të arrihet përmes largimit nga puna dhe ne presim të ofrojmë një program të dytë vullnetar për shoferët me kohë të plotë”.

Për më tepër, sipas UPS, 24 objekte do të mbyllen në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe më shumë mbyllje mund të ndodhin më vonë gjatë vitit. UPS riafirmoi të martën se ka mbyllur 93 ndërtesa vitin e kaluar.

Sipas Dykes, firma gjithashtu synon të “vendosë më tej automatizimin” në të gjithë rrjetin e saj.

Shkurtimet e propozuara vijnë pas eliminimit të 48.000 pozicioneve nga UPS vitin e kaluar, nga të cilat 14.000 ishin në menaxhim dhe 34.000 ishin në operacione. Biznesi kishte parashikuar më parë se shkurtimet e kombinuara do të arrinin në rreth 20.000.

Furgoni del nga rruga në Tepelenë, dyshohet për një viktimë

TEPELENË- Një mjet tip furgon ka dalë nga rruga në aksin rural malor Salari-Lopës, në territorin e njësisë administrative Kurvelesh.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake, patrullat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Burg kush prek gazetarët/ Gjyli: Legjislacioni po përfarohet me atë të BE, profesioni i gazetarit duhet institucionalizuar

TIRANË- Dhuna ndaj gazetarëve do të dënohet me burg. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime për cilindo person, i cili ushtron dhunë ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story” theksoi se ky ligj po “standardizon” mbrojtjen e gazetarëve.

“Kjo po përpiqet të standardizojë një formë të re të mbrojtjes së gazetarëve, pretendohet se kanë qenë një “grup i margjinalizuar” sa i takon shpeshherë janë atakuar nga politikanët”, tha ajo.

Ajo theksoi se kjo masë vjen si një direktivë e Bashkimit Evropian, e cila i kategorizon gazetarët dhe i mbron sipas normave të unionit.

Kjo vjen edhe si direktivë e BE për përafrimin e legjislacionin e plotë. Nuk ka më marzh gabimi. Nga BE të imponohet që duhesh të bëhesh mbrojtës i kategorisë së gazetarëve. Ligji mbron gazetarët me kontratë”, u shpreh Gjyli.

Gjatë diskutimit në studio, Gjyli theksoi se profesioni i gazetarit duhet institucionalizuar.

“Ky ligj, jo vetëm që i kategorizon gazetarët, por profesioni i gazetarit duhet institucionalizuar”, tha ajo./abcnews.al

Aksioni i madh me EUROPOL-in, ky është kosovari i dyshuar për krim financiar!

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar të këtij viti në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias. Aksioni, i zhvilluar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka të bëjë me piratërinë televizive.

Klan Kosova ka mësuar se i dyshuari që është objekt hetimi është Petrit Bahtijari.

Sipas njoftimit të PSRK-së, aksioni ka pasur të bëjë me verifikimin, identifikimin dhe sekuestrimin e provave relevante.

“Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë”.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B”, tha PSRK-ja në njoftim.

Tutje u tha se me urdhër të PSRK-së, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Cenim i të drejtave të autorit” dhe “Shpëlarja e parave”.

“Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kanadaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe”, tha PSRK-ja në njoftim. /Klankosova.tv

Burg kush prek gazetarët/ Avokati Hoxha: Mbrojtja ligjore e gazetarëve forcon pushtetin e medias

TIRANË- Dhuna ndaj gazetarëve do të dënohet deri në 5 vite burg. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime të ashpra për këdo që ushtron dhunë ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas ndryshimeve të reja, edhe kërcënimi ndaj gazetarëve do të dënohet deri në 3 vite burg. Ndryshimet u miratuan me 85 vota të mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Po ashtu, shpifja ndaj gazetarëve është dekriminalizuar.

I ftuar në emisionin “Tirana Live”, avokati Arbër Hoxha u shpreh se përfshirja e gazetarëve si subjekt i posaçëm në Kodin Penal rrit dhe forcon pushtetin e medias, si dhe rolin e gazetarëve në shoqëri.

Sipas tij, në draftin e ri duhet të përcaktohet qartë se mbrojtja nuk duhet të përfshijë vetëm gazetarët, por edhe të gjithë punonjësit e medias.  Avokati theksoi se duhet një rikonceptim i plotë ligjor, duke bërë subjekt të posaçëm në Kodin Penal edhe punonjësit e medias, jo vetëm gazetarët.

Ai shtoi se media nuk mund të etiketohet apo të konsiderohet pjesë e pushtetit, pasi ajo është një institucion i pavarur.

“Mbrojtja e gazetarëve si subjekt i posaçëm nëpërmjet Kodit Penal rrit dhe forcon pushtetin e medias, por edhe të gazetarëve. Në draftin e ri duhet të përcaktohet që duhet të mbrohen jo vetëm gazetarët, por edhe të gjithë punonjësit e medias.

Duhet të ishte kryer prej vitesh, por më mirë vonë sesa kurrë. Kjo e fuqizon rolin e medias. Duhet të ketë një rikonceptim, edhe punonjësit e medias duhet të jenë subjekt i posaçëm në Kodin Penal. Media nuk duhet të cilësohet pjesë e pushtetit, ajo është e pavarur”, tha ai./abcnews.al

Rikthehen reshjet/ Ministria e Mbrojtjes: Të rritet vëmendja dhe gatishmëria nga strukturat e Mbrojtjes Civile

Bazuar në informacionet e IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Ministria e Mbrojtjes thotë se bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Përplasjet në Minneapolis/ Gjermania paralajmëron qytetarët e saj që udhëtojnë në SHBA

GJERMANI- Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për qytetarët e saj që vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duke përmendur mundësinë e “përplasjeve të dhunshme” me autoritetet.

Paralajmërimi përmend konkretisht Minneapolis dhe “qytete të tjera”, raporton CNN.

“Në Minneapolis dhe qytete të tjera, demonstratat ndonjëherë mund të shndërrohen në përleshje të dhunshme me autoritetet e imigracionit dhe të sigurisë. Kini kujdes dhe qëndroni larg turmave ku mund të ndodhë dhunë”, thuhet në paralajmërim./abcnews.al

Trump kërkon marrëveshje nga Teherani: Një “armatë masive” është nisur për në Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se një “armatë masive” është nisur drejt Iranit si dhe ka shprehur shpresë se Teherani do të “ulet në tavolinë” dhe do të negociojë me Washingtonin.

“Një armatë masive është nisur drejt Iranit. Ajo po lëviz shumë shpejtë, me fuqi të madhe, entuziazëm dhe qëllim”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Ai theksoi se flota është më e madhe se ajo që ishte dërguar në Venezuelë dhe është e gatshme “të përmbushë misionin e saj me shpejtësi dhe dhunë nëse është e nevojshme”.

“Shpresojmë që Irani shpejt të ulet në tavolinë dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë, pa armë bërthamore, një (marrëveshje) që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, kjo me të vërtetë është thelbësore”, tha ai.

“Siç i thashë Iranit edhe një herë më parë, bëni një marrëveshje. Ata nuk e bënë dhe ishte ‘Operacioni Çekani i Mesnatës’, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq. Mos e bëni të ndodhë përsëri”, shtoi Trump.

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në qytetet iraniane për shkak të pakënaqësive ekonomike, gjë që e nxiti Trumpin të paralajmërojë për ndërhyrje të SHBA-së nëse qeveria iraniane do të vazhdon të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve “paqësorë”, megjithëse më vonë ai e zbuti retorikën pasi pretendoi se vrasjet e protestuesve kishin ndaluar dhe Teherani kishte anuluar planet për ekzekutime masive.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se një sulm amerikan do të provokonte përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”. Më vonë, Trump duke folur në shtetin amerikan Iowa tha se një “armatë tjetër e bukur” po niset drejt Iranit tani.

“Pra, do të shohim. Shpresoj që ata të bëjnë një marrëveshje. Duhej ta kishin bërë marrëveshjen herën e parë. Do të kishin një vend”, u tha ai mbështetësve.

Irani vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të angazhohet në bisedime nën presion, ndërkohë zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar hapje të kushtëzuar ndaj diplomacisë, duke e lënë të pasigurt perspektivën e negociatave në afat të afërt.

Sfidat e bizneseve eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, bizneset të investojnë në burime njerëzore

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm në tryezën e zhvilluar mes qeverisë dhe bizneseve eksportuese u shpreh se bizneset duhet të përthithin instrumentet instrumentet financiare.

Ai u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burimet njerëzore, sepse vetë kështu i përgjigjen sfidave që ka sektori.

“Duhet të kemi një rrjet të konsoliduar të agro-përpunimit. Synojmë të ulim kostot e transportit. Duhet të kuptojmë se ku është pika e dobët pasi kemi vendosur instrumente të reja financiare posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, gjithsesi thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët krahasimisht me atë që do donim të ishte. BE është hapësirë mundësish, por dhe sfidash. Duhet investim në burimet njerëzore”, tha ai.

Gjatë fjalës, Rama foli dhe për platformën “ExportOn”, ndërsa shpalosi objektin e punës ë saj.

“ExportOn” është një platformë, e cila prezantohet para jush sot, por që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që do vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë edhe raportin e vet, për se si kanë lëvizur volumet eksportuese. Një raport që do t’i vlejë qeverisë, por edhe ju, për të kuptuar se si lëviz eksporti.”, tha ai.

 

 

❌