Presidenti Begaj përkujton 27-vjetorin e masakrës së Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë të paarmatosur. Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan: “Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.