Hyn nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare gjykimi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ«, nĂ« shkurt nisin deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se

Nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt 2026 në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30 dhe mund të ndiqen përmes transmetimit në faqen zyrtare të gjykatës me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët zyrtare: shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë.
DHSK njofton se për shkak të interesimit të madh, pjesëmarrja fizike në seanca kërkon regjistrim paraprak.
âPĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« seancat nga galeria publike nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e gjykatĂ«s nĂ« HagĂ«, regjistrimi paraprak Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«mâ, thuhet nĂ« njoftim. Afati pĂ«r regjistrim Ă«shtĂ« deri mĂ« 30 janar nĂ« orĂ«n 17:30.
Sipas rendit të ditës, deklaratat përmbyllëse do të nisin me Prokurorinë më 9 shkurt, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve do të paraqesë qëndrimet e saj në ditët pasuese. Më 18 shkurt janë paraparë përgjigje nga palët dhe deklarata nga të akuzuarit.
Në njoftim rikujtohet se aktakuza në këtë çështje u konfirmua fillimisht më 26 tetor 2020 dhe u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual është dorëzuar më 27 shkurt 2023.
âSecili prej tĂ« akuzuarve akuzohet mbi bazĂ«n e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale individuale pĂ«r gjashtĂ« akuza pĂ«r krime kundĂ«r njerĂ«zimit dhe katĂ«r akuza pĂ«r krime lufteâ, thuhet mĂ« tej.
Sipas aktakuzĂ«s, krimet dyshohet se janĂ« kryer nga marsi deri nĂ« shtator 1999 nĂ« disa lokacione nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« veri tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Prokuroria pretendon se kĂ«to vepra janĂ« kryer nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« UĂK-sĂ« kundĂ«r civilĂ«ve dhe personave qĂ« nuk merrnin pjesĂ« nĂ« luftime.
Gjykimi ka filluar më 3 prill 2023, ndërsa Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025. Në total, në këtë proces kanë dëshmuar 134 dëshmitarë, ndërsa janë pranuar edhe 164 deklarata vetëm në formë të shkruar.
Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të nisë kuvendimet për aktgjykimin.
âAktgjykimi duhet tĂ« shpallet brenda 90 ditĂ«sh nga mbyllja e paraqitjes sĂ« provaveâ, bĂ«n tĂ« ditur DHSK, me mundĂ«si zgjatjeje edhe pĂ«r 60 ditĂ« tĂ« tjera nĂ«se rrethanat e kĂ«rkojnĂ« kĂ«tĂ«. /Telegrafi/






































