Shqipëria nën ujë/ Nga Kadastra e Ujit te arkitektura institucionale, masat që duhet të merren
Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim.
Alarmet pĂ«r reshje intensive u dhanĂ« me ditĂ« pĂ«rpara. Njoftimet pĂ«r âkujdes tĂ« shtuarâ u pĂ«rsĂ«ritĂ«n, ndĂ«rsa mĂ« pas u vu nĂ« lĂ«vizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje tĂ« Shtabit tĂ« Emergjencave Civile, ministra dhe deputetĂ« nĂ« terren, deklarata periodike dhe raportime pĂ«r situatĂ«n.
Një ritual që përsëritet pothuajse identik sa herë natyra na vë në provë.
Pastaj vjen faza tjetër, ajo më e heshtura: një ngjarje e re e zëvendëson të vjetrën në ciklin e lajmeve, ndërsa në terren mbeten kronikat e paralajmëruara të përmbytjeve dhe familjet e prekura që detyrohen të rindërtojnë jetën, edhe një herë nga e para.
PĂ«rmbytjet e janarit ishin atipike, si pĂ«r zonat qĂ« u prekĂ«n, ashtu edhe pĂ«r shkallĂ«n e dĂ«meve. Ădo rast mbart specifikat e veta: herĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me âzemĂ«riminâ e natyrĂ«s, herĂ« me neglizhencĂ«n njerĂ«zore dhe institucionale, e shpesh me njĂ« kombinim tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« tĂ« dyjave.
Në një bilanc si ky, disa pyetje bëhen të pashmangshme: A janë respektuar kërkesat ligjore për zbrazjen e digave bujqësore, të cilat duhej të ishin realizuar që në muajin tetor?
A janë lartësuar dhe mirëmbajtur argjinaturat në përputhje me shpeshtimin e fenomeneve ekstreme vit pas viti?
Sa funksionalĂ« janĂ« kanalet parĂ«sorĂ« dhe sekondarĂ« tĂ« kullimit, deri edhe ata mĂ« periferikĂ«? Dhe, mbi tĂ« gjitha, çfarĂ« roli ka luajtur papĂ«rgjegjshmĂ«ria jonĂ« si shoqĂ«ri, me ndĂ«rtime pa leje dhe sa herĂ« kjo ka qenĂ« âe leverdishmeâ?
Këtë herë, në qendër të debatit u rikthyen edhe digat e energjisë. KESH njoftoi për shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa Statkraft për shkarkime në digën e Banjës.
Por pyetja kyçe mbetet: sa ndikim real patën këto shkarkime në bilancin total të përmbytjeve?
NĂ« njĂ« vend ku pĂ«rmbytjet po shndĂ«rrohen nga âemergjencĂ«â nĂ« normalitet, debati nuk mund tĂ« ndalet mĂ« vetĂ«m te reshjet âapokaliptikeâ. Ai duhet tĂ« zhvendoset te pĂ«rgjegjshmĂ«ria, planifikimi, parandalimi dhe kostoja ekonomike e mosveprimit.
Eksperti, digat e energjisë kanë frenuar ndikimin real që do të kishte prurja natyrale
Arjan Jovani, President i ICOLD European Club (EURCOLD), si ish Kryetar i Komitetit Kombëtar të Digave të Medha ne vend, me profesion inxhinier hidroteknik shprehet se roli që kanë digat në pasojat e përmbytjeve duhet të shikohet pozitiv.
Sipas tij, tĂ« paktĂ«n digat e energjisĂ« nuk duhet tĂ« shihen si âarmiqtĂ«â por si partnerĂ«t qĂ« zbusin nĂ« shumĂ« raste efektin real tĂ« zemĂ«rimit tĂ« natyrĂ«s.
Ai sjell si shembull Vjosën që ka një rrjedhje natyrore dhe ndikimin e saj e jep menjëherë, ndërkohë që në Kaskadën e Drint, pavarësisht se prurjet natyrale ishin 3800 m3 sekondë shkarkimet ishin vetëm 1200 m3 ujë në sekondë.
âPĂ«rgjigjja ime Ă«shtĂ« JO. NĂ« situatĂ«n e ditĂ«ve tĂ« fundit nuk kanĂ« qenĂ« shkarkimet nga digat e hidroenergjetikes arsyeja e kĂ«tyre pĂ«rmbytjeve.
Bazuar në të dhënat e regjistruara, rezulton se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin arritën 3800 m³/sek, në një kohë që sasia e shkarkuar nga HEC i Vaut të Dejës nuk ishte më e madhe se 1200 m³/sek.
Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, problemi kryesor për rezervuarin e Fierzës ishin prurjet e ujit që erdhën nga Drini i Bardhë, i cili është një lumë i parregulluar dhe mbi të cilin nuk është ndërtuar asnjë digë.
Nga Drini i BardhĂ«, qĂ« vjen nga Kosova, nuk ka diga dhe reshjet e mĂ«dha qĂ« bien nĂ« atĂ« zonĂ« krijojnĂ« prurje tĂ« mĂ«dha qĂ« shkarkohen direkt, brenda 24 orĂ«ve, nĂ« rezervuarin e HEC FierzĂ«â, nĂ«nvizon z. Jovani.
Sipas tij, menaxhimi i koordinuar i prurjeve në Fierzë dhe Komani minimizoi ndjeshëm përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Drin në zonën e Nënshkodrës.
Lidhur me kaskadën e Drinit, ai nënvizon se ndoshta ka ardhur koha që rregullorja bazë e vitit 1988, mbi të cilën funksionon ajo, të rishikohet pasi kanë ndryshuar kushtet.
Së pari, sipas tij, ka ndryshuar saktësia e të dhënave pasi tani merren në kohë reale dhe të sakta falë teknologjisë dhe matjeve; së dyti kemi një vlerësim real të baseneve, të cilët me matjen e hartave të vjetra rezultonin më të mëdhenj, por tashmë nga sedimentet dhe matjet e sakta me harta të reja kanë vëllime të rifreskuara.
Pse janë problem digat bujqësore dhe projekti me BB
Teksa digat e energjisë monitorohen në mënyrë sistematike, kanë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe të dhëna të sakta, ato që mbeten rrezik real në vend janë digat bujqësore.
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha pak kohë më parë zhvilloi një studim, ku rezultoi se 50 diga në vend kanë rrezik të lartë dhe 100 të tjera të moderuar
Në total, për 150 diga ka risk për njerëzit që ndodhen në zonat urbane poshtë këtyre digave. Në këto diga dhe zonat urbane poshtë tyre, është e domosdoshme instalimi i sistemeve të alarmit për të pasur njoftim në kohë reale për rritjen e nivelit të ujit mbi nivelin e lejuar dhe deri te njoftimi për rastin e dëmtimit apo prishjes së mundshme të digës.
Në këtë drejtim, theksojmë se problemi i mungesës së këtyre sistemeve ekziston te digat e ujitjes dhe digat furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa digat që përdoren për prodhim hidroenergjetik janë relativisht të monitoruara.
Digat e ujitjes qĂ« shfrytĂ«zohen dhe janĂ« nĂ«n administrimin e pushtetit vendor kanĂ« mĂ« shumĂ« probleme nĂ« drejtim tĂ« mirĂ«mbajtjes dhe monitorimit tĂ« tyre, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« kapaciteteve teknike, njerĂ«zore dhe financiareâ, thotĂ« z. Jovani.
Aktualisht Shqipëria po mbështetet nga Banka Botërore me një fond 1.6 milionë dollarë sa i takon optimizimit të sigurisë së digave dhe sisteme ujore në kuadër të ndryshimeve klimatike.
Në shpjegimin e projektit më herët vlerësohej se qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim.
Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarësh tokë bujqësore e vendosur, kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200 mijë ferma.
Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jostrukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.
Nga Kadastra e Ujit, tek arkitektura institucionale, masat që duhet të merren
Shqipëria përjetoi përmbytjen më shkatërruese të saj në vitet 1962-1963 kur zona të tëra mes disa lumenjve u mbuluan nga uji.
Pavarësisht shirave dhe intensitetit ndër vite, me një situatë si ajo Shqipëria nuk është përballur më sërish deri më tani.
Por për ekspertët ishte ai moment që ndryshoi tërësisht qasjen e shtetit dhe masave që duhet të merreshin.
Së pari, u ngritën institucionet teknike projektuese përkatëse.
Filloi krijimi dhe ngritja e Institutit të Projektimit për veprat e hidroenergjetikes dhe Institutit të Projektimit për veprat kulluese dhe bonifikuese.
âKĂ«to u mbĂ«shtetĂ«n nga institutet e GjeologjisĂ«, GjeodezisĂ«, SizmikĂ«s, HidrometeorologjisĂ« dhe Laboratori i KĂ«rkimeve Hidraulike.
Kjo punĂ« e specializuar dhe nĂ« ekipe tĂ« organizuara sipas eksperiencave mĂ« tĂ« mira tĂ« kohĂ«s çoi nĂ« sistemimin e zonave problematike pĂ«r pĂ«rmbytjet, si zona e kĂ«netĂ«s sĂ« DurrĂ«sit dhe KaravastasĂ«, zona e NĂ«nshkodrĂ«s, si dhe shumĂ« zonave tĂ« tjera kĂ«netoreâ, shprehet z. Jovani.
Sipas tij, bazuar në këtë përvojë, por edhe në atë të vendeve europiane, një ndër masat kryesore afatgjatë që duhet të merren janë forcimi i institucioneve teknike dhe një riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe përcaktuar qartë detyrat e secilit, si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
âMinimizimi i pasojave qĂ« shohim sot mund tĂ« arrihet vetĂ«m duke pasur njĂ« organizim institucional tĂ« koordinuar dhe me detyra tĂ« qarta.
MinistritĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« politikat, ndĂ«rsa zinxhiri i institucioneve teknike duhet tĂ« kryejĂ« studime, tĂ« hartojĂ« programe afatgjata dhe projekte konkrete nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«â, vlerĂ«son ai.
Një tjetër element është rritja e kapaciteteve njerëzore të kualifikuara, e cila duhet të nxitet si në universitete edhe përmes trajnimeve.
âNjĂ« problem tjetĂ«r qĂ« akoma nuk ka gjetur zgjidhje Ă«shtĂ« mungesa e KadastrĂ«s sĂ« Ujit. PlotĂ«simi i kĂ«saj kadastre me bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave pĂ«r sipĂ«rfaqet ujore dhe volumin e ujit nĂ« 650 rezervuarĂ«ve Ă«shtĂ« njĂ« urgjencĂ« qĂ« duhet tĂ« fillojĂ« sa mĂ« shpejt.
Plotësimi i kësaj kadastre ujore është mjaft i rëndësishëm për menaxhimin real të këtyre rezervave ujore të krijuara, si dhe për zbatimin e planeve të menaxhimit të burimeve ujore, mjaft të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, energjisë, urbanizimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.
Investimi nĂ« kĂ«tĂ« sektor, mendoj se duhet tĂ« fillojĂ« te âtruriâ, pra tek ekspertiza, evidentimi profesional i problematikave dhe gjendjes aktuale pĂ«rmes njĂ« monitorimi bashkĂ«kohor, dhe mĂ« pas tek investimet fizike.
Prioriteti është riorganizimi i institucioneve ekzistuese që lidhen me këtë fushë. Më pas, në bazë të studimeve dhe konsulencave të duhura, duhet të planifikohen investimet.
Informacioni i saktĂ« Ă«shtĂ« baza pĂ«r investime tĂ« drejta dhe efikaseâ, â shprehet z. Jovani./Monitor
The post Shqipëria nën ujë/ Nga Kadastra e Ujit te arkitektura institucionale, masat që duhet të merren appeared first on Albeu.com.


