Lewandowski konfirmon qëndrimin te Barcelona, refuzon oferatat nga Arabia Saudite
Robert Lewandowski ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona deri në fund të sezonit 2025-26, duke refuzuar disa oferta të mëdha nga Arabia Saudite, sipas gazetarit Kerry Hau.
Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar skadon më 30 qershor 2026, duke përmbyllur vitin e fundit të marrëveshjes së tij me klubin katalanas.
Barcelona kishte përfshirë një klauzolë në kontratën e tij që mundësonte zgjatjen automatikisht, dhe pasi Lewandowski ka përmbushur kërkesat e minutazhit, kontrata e tij tashmë është e siguruar deri në verën e vitit 2026.
Pavarësisht spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së tij, Barcelona nuk ka nxituar të hapë bisedime për një rinovim të ri, duke preferuar të presë zhvillimet e pjesës së mbetur të sezonit përpara se të vendosë nëse do t’i ofrojë sulmuesit një kontratë përtej vitit 2026.
Raportet sugjerojnë se është diskutuar mundësia e një zgjatjeje njëvjeçare, por asgjë nuk është finalizuar ende dhe situata pritet të qartësohet më afër verës.
Nga ana e tij, Lewandowski mbetet i përqendruar te sezoni aktual dhe synon një përfundim të fortë me Barcelonën, pa u nxituar për vendime afatgjata.
Kjo vjen në një kohë kur ai është përfolur për një transferim të mundshëm jashtë Evropës, përfshirë Major League Soccer apo kampionate të tjera, por sulmuesi veteran duket i vendosur ta përfundojë kontratën e tij në Spanjë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Lewandowski konfirmon qëndrimin te Barcelona, refuzon oferatat nga Arabia Saudite appeared first on Sinjali.


Cristiano Ronaldo will not feature in tomorrow’s match between Al Nassr and Al Riyadh.