Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Liderët evropianë pro Groenlandës, ndërsa SHBA rrit kërcënimet për ta marrë ushtarakisht si vend

Liderët evropianë janë bashkuar fuqishëm në mbështetje të Danimarkës dhe Groenlandës, pasi një nga ndihmësit kryesorë të Donald Trump sugjeroi se SHBA mund të ishte e gatshme të merrte kontrollin e territorit Arktik me forcë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaruan se Groenlanda – një territor gjysmë…

Source

Ukraina siguron garanci të forta nga aleatët, Britania dhe Franca gati për dislokim trupash

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të martën mbrëma arritjen e një marrëveshjeje thelbësore midis Ukrainës dhe aleatëve të saj për “garanci të fuqishme sigurie”. Ky zhvillim erdhi pas përfundimit të takimit kyç të “Koalicionit të të Gatshmëve” në Paris, ku u miratua “Deklarata e Parisit”. Sipas Macron, kjo deklaratë shënon një hap domethënës drejt vendosjes së një paqeje të qëndrueshme në…

Source

22:59 Kosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.

“Ky zhvillim rrit ndjeshëm fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë sonë”, ka deklaruar Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s./mxh

22:45 Situatë kritike në Romë, përmbyten lagjet pranë lumit Aniene

Që nga mëngjesi i sotëm, emergjencat e bashkisë së kryeqytetit italian janë në terren për të menaxhuar motin e keq, duke ofruar ndihmë për banorët për shkak të tejmbushjes së lumit Aniene.

DIsa rrugë të qytetit janë mbyllur përkohësisht për trafikun.

Sasia e shiut që ra në këto dy ditë ka tejkaluar sasinë e reshjeve të të gjithë muajve janar të viteve të mëparshme.

Komunat më të prekura janë e 4-ta, e 5-ta dhe e 6-ta”, thekson Giuseppe Napolitano, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Romës.

“Nga pasditja e së dielës deri më sot, mund të them se e gjithë strukturat bashkiake dhe departamenti i zjarrfikësve po i rezistojnë kësaj periudhe të përkohshme me mot të keq’’, theksoi ai.

Kanalet e lumit Aniene në Romë, pranë Ponte Mammolo, janë të tejmbushura.

Lagjja e komunës së 4-të është përmbytur plotësisht ndërsa një pjesë e rrugës Alberini përfundoi nën ujë./mxh

22:36 Von der Leyen nga Parisi: Takimi i “Koalicionit të të Gatshmëve” dërgon sinjal uniteti për Ukrainën

Takimi i nivelit të lartë i vendeve mbështetëse të Ukrainës dërgon një sinjal të fortë uniteti, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Deklarata e përbashkët e dakordësuar dërgon një mesazh të qartë”, shkroi ajo pas diskutimeve në Paris.

Von der Leyen tha se kolektivisht, ata mbështesin Ukrainën, e cila vazhdon të kundërshtojë pushtimin e plotë rus që ka zgjatur pothuajse katër vjet.

“Vendi ka një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë përpara”, shtoi ajo.

Sipas qeverisë franceze, përfaqësues nga më shumë se 30 vende, si dhe BE dhe NATO, morën pjesë në takimin e nivelit të lartë të të ashtuquajturit “Koalicion i të Gatshmëve” në Paris./mxh

22:27 Moti i keq përfshin Rumaninë, alarm i verdhë në gjysmën e vendit

Administrata Kombëtare Meteorologjike rumune (ANM) lëshoi ​​sot paralajmërime për kod të verdhë për reshje të konsiderueshme shiu, reshje dëbore, breshër si edhe intensifikim të erës në gjysmën veriore të vendit deri të premten në mëngjes

Sipas parashikimit të specializuar, gjatë periudhës nga datat 6-8 janar do të ketë
kod të verdhë për reshje të konsiderueshme, kryesisht në formën e reshjeve të dëborës, fillimisht në Banat, Crisna dhe Maramures dhe më pas edhe në Transilvaninë veriore dhe perëndimore.

Në këto zona, do të ketë reshje të konsiderueshme për gjysmën veriore të vendit, deri të enjten në mëngjes.

Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike, do të ketë reshje të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të grumbullohen sasi uji prej 10-40 litra/m2.

Këto do të jenë të përziera dhe do të ketë reshje bore gjatë 6 janarit në Banat, Crisana, Maramures, Transilvaninë veriore dhe perëndimore, pastaj gradualisht do të mbizotërojnë reshjet e borës dhe do të depozitohet një shtresë e qëndrueshme bore prej 15-30 centimetrash./mxh

22:14 Zelensky: Çdo ditë më afër paqes, por lufta ende nuk ka mbaruar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshkruar njoftimin e sotëm si një “hap të madh përpara” në rrugën drejt paqes.

“Një vit më parë nuk mund ta imagjinonim këtë dhe tani kemi arritur këtë hap,” tha Zelensky në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se çdo ditë e afron pak më shumë zgjidhjen, por “ende nuk është e mjaftueshme.”

“Do të jetë e mjaftueshme kur lufta në Ukrainë të marrë fund,” theksoi ai.

Përmes rrjeteve sociale, Zelensky falenderoi të gjitha udhëheqësit dhe shtetet që vërtet dëshirojnë të jenë pjesë e një zgjidhjeje paqësore, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arritjen e stabilitetit në rajon./mxh

22:06 I dërguari amerikan: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje të fuqishme për Ukrainën

I dërguari i veçantë i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se presidenti Donald Trump dëshiron paqe në Ukrainë.

“Ne jemi të vendosur, në emër të tij, të bëjmë gjithçka të mundshme për të arritur këtë paqe,” tha Witkoff.

Ai përmendi progresin e arritur në takime të mëparshme, përfshirë ato në Berlin dhe në resortin Mar-a-Lago të Trump në Florida.

“Ne mendojmë se kemi përfunduar kryesisht me protokollet e sigurisë,” shtoi Witkoff, duke theksuar gjithashtu se negociatat për një marrëveshje prosperiteti janë shumë afër përfundimit.

“Por gjithashtu mendojmë, dhe kjo është thelbësore, se jemi shumë, shumë pranë për të finalizuar një marrëveshje prosperiteti po aq të fuqishme sa asnjë vend nuk e ka parë ndonjëherë pas konflikteve të tilla,” tha ai, duke nënvizuar përpjekjet për të siguruar stabilitet dhe rikthim ekonomik në rajon.

Ngjarja tregon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore dhe ekonomike në Ukrainë pas viteve të konfliktit./mxh

22:03 Zjarr në një banesë në Xibër të Klosit, flakët lokalizohen në katin e dytë

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, Bashkia Klos. Banesa është në pronësi të shtetasit Behar Musta.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja e banorëve dhe reshjet e shiut kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit vetëm në katin e dytë të banesës, duke shpëtuar katin e parë. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët, të cilët kanë tentuar ta shuajnë flakët me mjete rrethanore./mxh

21:58 Iu nënshtrua ndërhyrjes estetike, humb jetën influencuesja e njohur!

Influencuesja italiane Yulia Burtseva ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, pas ndërhyrjeve kirurgjikale estetike të kryera në Moskë. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga mediat e huaja dhe ka rikthyer edhe një herë në vëmendje rreziqet që shoqërojnë operacionet plastike.

Detajet e ngjarjes
Sipas informacioneve paraprake, Burtseva kishte udhëtuar drejt Rusisë për të kryer disa procedura estetike. Pas ndërhyrjes, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, influencuesja nuk arriti t’u mbijetonte komplikacioneve që pasuan operacionin.

Reagimet në rrjetet sociale
Vdekja e saj ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram dhe TikTok, ku ndjekësit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen. Një pjesë e madhe e komenteve kanë ngritur shqetësimin për presionin që u ushtrohet figurave publike për të arritur standarde të paarritshme bukurie përmes bisturisë. Shprehje si “Jo edhe një tjetër” janë bërë simbol i frikës dhe trishtimit për rastet e përsëritura të humbjeve të jetës pas operacioneve estetike.

Kush ishte Yulia Burtseva
Yulia Burtseva ishte e njohur për stilin e saj të jetesës, përmbajtjet mbi modën dhe udhëtimet, si dhe ndikimin që kishte te ndjekësit e saj në Itali dhe më gjerë. Ajo ndante rregullisht momente nga jeta personale dhe profesionale, duke krijuar një komunitet të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe fansat, duke hapur një debat të gjerë mbi sigurinë e procedurave estetike dhe nevojën për më shumë ndërgjegjësim mbi rreziqet që ato mund të mbartin./mxh

21:46 AKSHI sjell vështirësi te institucionet/ E-Albania jashtë funksionit

Portali e-Albania është jashtë funksionit për shkak të mospagesave nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndaj kompanive të internetit.

Bllokimi i pagesave nga AKSHI ka sjellë një kolaps për shkak të ndërprerjes së lidhjes së internetit në këtë institucion, duke bërë kështu të paaksesueshëm portalin e-Albania. Si rezultat janë krijuar vështirësi në shumë institucione të tjera.

Kujtojmë se kjo situatë vjen pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Kjo e fundit, e cila jep miratimin për çdo pagesë që kryhet, akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, grup kriminal dhe kryerje e veprave penale nga grupi i organizuar kriminal.

Ndërkohë të njëjtën masë sigurie për të njëjtat akuza GJKKO ka vendosur edhe për zëvendësuesen e Karçanajt, Hava Delibashi./mxh

21:38 Alba e akuzoi për drogë, reagon vajza e Fjolla Morinës!

Pas deklaratave të rënda që u hodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku ndaj Fjolla Morinës u ngritën akuza për përdorim të lëndëve narkotike, ka ardhur një reagim i fortë dhe prekës nga vajza e këngëtares.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se është tronditur nga situata e krijuar, duke theksuar se akuzat ndaj nënës së saj janë të papërgjegjshme dhe kanë kaluar çdo kufi. Sipas saj, brenda shtëpisë janë thënë shumë gjëra, por Fjolla ka ditur t’i menaxhojë me maturi dhe dinjitet.

Në reagimin e saj, vajza e këngëtares ndalet veçanërisht te pasojat që këto deklarata kanë jashtë lojës, duke theksuar se përtej aspektit të spektaklit, janë fëmijët ata që lëndohen më shumë nga akuza të tilla publike.

“Ka gjëra që nuk prekin vetëm lojën, por edhe familjen,” lë të kuptohet ajo, duke bërë thirrje për më shumë respekt, kujdes dhe përgjegjësi në fjalët që hidhen publikisht./mxh

20:56 Kjo ngjyrë do të pushtojë verën 2026! (Lifestyle)

Ngjyra e butë e livandës ose lejla është duke u shndërruar në trendin më të madh të garderobës për sezonin pranverë/verë 2026. E frymëzuar nga lule livandos, kjo nuancë delikate e purpurt do të pushtojë të gjitha veshjet tona këtë sezon.

Ndërsa ngjyrat rikthehen fuqishëm këtë vit, ato marrin nuanca më të buta dhe verore, dhe mesa duket ngjyra e livandës është zgjedhja ideale. Kjo ngjyrë mund të kombinohet me nuanca më të forta për një pamje më të guximshme ose të vishen në një veshje monokromatik elegant.

Pasarelat e pranverë/verës 2026 kanë treguar qartë se ngjyra lejla është ylli i sezonit. Në Dior, koleksioni i parë i grave nga Jonathan Anderson solli mules florale në nuanca vjollce. Stella McCartney zgjodhi një fustan të gjatë strapless me taka, ndërsa Burberry eksperimentoi duke kombinuar nuanca të ndryshme lejlaje me një fustan të shkurtër./mxh

20:43 Shkarkimi i Ruben Amorim i kushton Manchester United…32 milionë euro

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Manchester United po jeton një krizë të vazhdueshme që nuk duket se ka fund. Nuk e fiton titullin e Premier League që nga viti 2013 dhe që nga ai moment shumë trajnerë të mëdhenj kanë kaluar në Old Trafford me objektiv ngritjen e skuadrës, por asnjë nuk ia ka dalë mbanë.

I fundit që dështoi në këtë mision ishte pikërisht Ruben Amorim që u shkarkua nga drejtuesit e Manchester City ditën e hënë pas një pjese të parë të sezonit shumë larg pritshmërive të një skuadre ‘Big Six’.

Amorim u transferua në Manchester në nëntor të 2024 me etiketën e trajnerit zbulim falë etapës së suksesshme të tij në Lisbonë me Sportingun. Por që në momentin e parë u pa që gjërat nuk do të ishin shumë të lehta për të si në Portugali dhe në fund bordi drejtues i Manchester United nuk patën rrugë tjetër vecse të largonin portugezin në mesin e sezonit 2025-2026.

Shkarkimi i Amorim nuk është vetëm një problem sportiv për Manchester United që duhet të gjejë pasuesin e tij. Sipas asaj që publikojnë disa media britanike, kostoja e shkarkimit të 41 vjeçarit është 32 milionë euro në total. Nga këto 11 milionë do t’i jepen Sportingut të Lisbonës si kompensim, 9 milionë si paga në kontratë dhe 11.5 milionë shuma totale e pagës për kohën e mbetur në kontratë

Një rast i ngjashëm ky me atë të Jose Mourinho që kur u shkarkua nga Fenerbahçe përfitoi një dëmshpërblim deri në 11 milionë euro nga klubi turk. Tani, pas largimit të Amorim, Manchester United po eksploron merkaton e trajnerëve për të gjetur kandidatin e duhur. Darren Fletcher do të jetë trajner i përkohshëm, por drejtuesit e Manchester United duket se kanë avancuar në bisedimet me Ole Gunnar Solskjaer, një njohje e vjetër në Old Trafford./mxh

19:58 Venezuela dhe Kuba publikojnë emrat e 55 ushtarakëve të vrarë gjatë operacionit amerikan në Karakas

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Kuba ka bërë publike sot emrat e 32 ushtarakëve të saj që u vranë gjatë operacionit amerikan në Karakas për arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro, pak pasi ushtria e Venezuelës njoftoi vdekjen e 23 ushtarakëve të saj gjatë të njëjtës ndërhyrje.

Havana, aleate e ngushtë e Karakasit, kishte konfirmuar më herët humbjen e 32 anëtarëve të shërbimeve të sigurisë kubane dhe sot publikoi në median zyrtare emrat dhe gradat e tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga portali shtetëror Cubadebate, 21 prej viktimave ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme të Kubës, përfshirë tre oficerë të lartë (dy kolonelë dhe një nënkolonel), ndërsa 11 të tjerë i përkisnin Forcave të Armatosura Revolucionare, kryesisht ushtarë.

Sipas autoriteteve kubane, viktima më e moshuar ishte 67 vjeç, ndërsa më i riu 26 vjeç.

Nga ana tjetër, autoritetet e Venezuelës nuk kanë publikuar ende një bilanc zyrtar të plotë të viktimave. Megjithatë, ushtria venezueliane njoftoi përmes Instagramit vdekjen e 23 ushtarakëve, mes tyre pesë admiralë, 16 nënoficerë të gradave të ndryshme dhe dy ushtarë.

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, deklaroi se truprojat e presidentit Maduro u vranë “me gjakftohtësi” nga trupat amerikane, të cilat, sipas tij, bombarduan Karakasin dhe tre shtete të tjera për të lehtësuar operacionin e arrestimit të Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, operacioni u zhvillua brenda pak orësh, me rreth 200 ushtarë dhe 150 avionë. Objektiv kryesor i sulmeve ishte kompleksi ushtarak Fuerte Tiuna, më i madhi në Venezuelë, ku ndodhen Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake. Kompleksi përfshin gjithashtu zona të banuara, ku jetojnë mijëra familje ushtarakësh.

Shpërthime të tjera u raportuan pranë kompleksit aeronautik La Carlota, një aeroport ushtarak dhe civil për fluturime private, në lindje të Karakasit./mxh

18:48 U rrëzua dhe përplasi kokën, ish-presidenti i Brazilit, dërgohet në spital

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet ekzaminimeve”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje njëkohësisht mbështetësve që të luten për shëndetin e tij.

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje. Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.

Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit./mxh

18:40 Como nuk di të ndalet, fiton pastër dhe kap “Championsin”

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Como ka fituar 3-0 ndaj Pisa-s në transfertë, në ndeshjen e luajtur në “Arena Garibaldi”. Ky rezultat e çon në tetë ndeshje radhazi pa fitore Pisa-n, me katër humbje rresht në shtëpi pa shënuar gol.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me pak raste të pastra për të dyja skuadrat. Goli i avantazhit për Comon u shënua në minutën e 67-të nga Maximo Perrone, me një goditje nga distanca.

Më pas, Tasos Douvikas realizoi golin e dytë pas një aksioni të shpejtë. Pisa humbi mundësinë për të rihapur ndeshjen, pasi Nzola gaboi një penallti.

Në shtesë, Douvikas shënoi edhe nga pika e bardhë për 3-0. Me këtë fitore, Como ngjitet përkohësisht në vendin e pestë, ndërsa Pisa mbetet në fund të renditjes.

Kjo fitore e ngjit Comon në vendin e katërt me 33 pikë të grumbulluara, po aq sa Juventusi./MXH

18:25 Netflix tërheq ‘Shine on Me’ pas polemikës për hartën në Vietnam

Netflix ka hequr nga platforma e saj në Vietnam një serial kinez pas kundërshtimeve të autoriteteve të Hanoi-t lidhur me një episod që përfshinte një hartë me pretendime territoriale të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore.

Seriali romantik 27-episodësh Shine on Me shfaq hartën e njohur si “nine-dash line”, të cilën Vietnam e ka dënuar si “jo të saktë” dhe “shkelje të sovranitetit kombëtar”. Kina përdor këtë vijë në hartat e saj për të shënuar pretendimet territoriale në këtë det, të cilat kundërshtohen nga Vietnam dhe disa vende të tjera të rajonit.

Ministria e Kulturës e Vietnamit kërkoi heqjen e serialit më 3 janar dhe i dha Netflix 24 orë për të zbatuar urdhrin. Kontrolli i BBC-së të martën tregoi se seriali nuk mund të shihej më në platformën e Netflix në Vietnam. Harta e diskutueshme shfaqet disa herë në episodin 25, gjatë një lecture mbi potencialin solar të Kinës, ku një hartë me “nine-dash line” është projeksionuar në ekranin e një auditore.

Shine on Me ka qenë shumë i popullarizuar brenda Kinës dhe në territore të tjera, duke u renditur ndër Top 10 shfaqjet më të ndjekura në Singapor, Tajvan dhe Vietnam para se të hiqej.

Megjithëse Pekini nuk ka komentuar zyrtarisht për heqjen e serialit, gazeta shtetërore Global Times u shpreh se Hanoi duhet të “ndajë shkëmbimet kulturore nga çështja e Detit të Kinës Jugore”.

Në vitet e fundit, Kina ka forcuar pretendimet e saj mbi disa ishuj dhe ujërat përreth në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë zinxhirin e ishujve Paracel dhe Spratly. Ndërkohë, Vietnam kundërshton këto pretendime dhe pretendon se ka administruar këto ishuj që nga shekulli XVII.

Kjo nuk është hera e parë që Vietnam kërkon heqjen e përmbajtjeve që shfaqin “nine-dash line”./mxh

18:18 Janari i vështirë për këto 3 shenja të zodiakut! Çfarë pritet të ndodhë?

Muaji janar shënon një periudhë kërkuese, që vë në provë durimin, sjell vonesa dhe i detyron tre shenja të zodiakut të përballen me vendime të vështira, por të domosdoshme.

Janari i vitit 2026 nis me seriozitet, kërkesa të larta dhe ndjesinë se asgjë nuk vjen pa përpjekje. Energjia dominuese e Bricjapit vendos tonin e një muaji që kërkon pjekuri, disiplinë dhe prioritete të qarta, duke lënë shumë pak hapësirë për impulsivitet apo teprime emocionale. Çdo gjë që nuk është ndërtuar mbi baza të forta vihet në provë, ndërsa çështjet e lëna pezull kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Për disa shenja, kjo atmosferë përkthehet në presion, bllokime dhe lodhje të brendshme. Janari sjell vonesa, vendime të rënda dhe situata që nuk mund të shtyhen më, duke i detyruar shumëkënd të përballet me përgjegjësi, marrëdhënie ose zgjedhje që deri tani i kishte shmangur. Nuk është një muaj që premton zgjidhje të lehta, por një periudhë që hedh themelet për ndryshime të thella përmes sfidave.

Tre shenjat që vihen më shumë në provë në janar

Dashi

Dashi hyn në muajin e parë të vitit me ndjesinë se po shtypet nga të gjitha anët. Energjia përqendrohet fort te karriera, imazhi publik dhe marrëdhëniet me figura autoriteti, duke krijuar përshtypjen se asgjë nuk ecën me ritmin që ai dëshiron. Si shenjë veprimi dhe iniciative, Dashi e ka të vështirë të pranojë vonesat, por janari i vitit 2026 kërkon durim, strategji dhe respekt për hierarkitë. Kjo përplasje sjell nervozizëm, konflikte me eprorë dhe ndjesinë se përpjekjet nuk shpërblehen menjëherë. Ndikimet e Marsit rrisin impulsivitetin, duke bërë që gabime të vogla të kenë pasoja më të mëdha se zakonisht. Zgjidhja për Dashin është të ngadalësojë me vetëdije, të vëzhgojë ekuilibrat e pushtetit rreth tij dhe të shmangë vendimet e nxituara.

Binjakët

Për Binjakët, vështirësitë e janarit nuk shfaqen domosdoshmërisht si pengesa të drejtpërdrejta, por si lodhje mendore dhe konfuzion. Lëvizjet planetare aktivizojnë çështje që lidhen me financa të përbashkëta, borxhe, detyrime ose lidhje emocionale të paqarta. Binjakët mund të ndihen të përfshirë në problemet e të tjerëve ose të ngarkuar me përgjegjësi pa kufij të qartë. Merkuri, planeti sundues i tyre, ndodhet në një pozicion më “të rëndë”, duke vështirësuar komunikimin, me keqkuptime, fjalë të paqarta dhe ndryshime të shpeshta planesh. Ky muaj kërkon kujdes të veçantë në kontrata dhe marrëveshje financiare, pasi ajo që duket e thjeshtë mund të fshehë angazhime afatgjata. Qetësimi i mendjes, reduktimi i informacionit të tepërt dhe përqendrimi në një çështje në të njëjtën kohë janë çelësi për ta kaluar këtë periudhë.

Peshorja

Peshorja përballet kryesisht me sfida emocionale. Janari i vitit 2026 ndriçon themelet e jetës së saj: familjen, marrëdhëniet e ngushta dhe ndjenjën e sigurisë. Energjia e Bricjapit i bën bisedat më të ftohta dhe kërkuese, ndërsa mbështetja që pret nga të tjerët mund të mos vijë në masën e dëshiruar. Në përpjekje për të ruajtur harmoninë, Peshorja shpesh jep më shumë sesa mund të përballojë, duke u lodhur emocionalisht. Venusi, planeti sundues i saj, ndodhet nën presion, duke e bërë kënaqësinë, romantikën dhe lehtësinë të duken përkohësisht të paarritshme. Mësimi kryesor i këtij muaji është vendosja e kufijve dhe ndershmëria me veten./mxh

18:14 Si e dëmtojnë pagesat me para në dorë buxhetin e Kosovës?

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore.

Të gjitha pagesat, qoftë për shërbime komunale apo për blerje në dyqane, 48-vjeçari i realizon me para të gatshme, pa marrë parasysh vlerën.

Madje, para tre vjetësh, ai pagoi 5 mijë euro para të gatshme për ta ndërruar veturën e tij me një më të re.

“Nuk i besoj tërheqjes së shpeshtë të parave nga bankomatët. Paratë në kuletë i menaxhoj më lehtë. Edhe kursimet i mbaj në shtëpi, jo në bankë. Nuk kam ndonjë arsye konkrete, por thjesht nuk besoj… nuk besoj”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Ndryshe nga Arbeni, Besarta, 23-vjeçare, pohon se të gjitha blerjet dhe pagesat e shërbimeve i kryen në formë elektronike.

“Bëhem nervoz kur nuk ka POS [aparate për kryerje të pagesës me kartelë]në dyqane, sepse nuk mbaj para në kuletë”, shprehet ajo për REL-in, duke shtuar se me këtë problem përballet kryesisht në biznese më të vogla, që shpeshherë nuk lëshojnë as kuponë fiskalë.

Shumë qytetarë dhe biznese vazhdojnë t’i përdorin paratë e gatshme më shumë, pasi që paranë fizike e shohin si “më të sigurt”, thonë ekspertë të ekonomisë. Por, sipas tyre, të rinjtë bëjnë përjashtim.

Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë një llogari transaksionesh, në krahasim me 99 për qind të të rriturve në Eurozonë.

Por, këto pagesa me para të gatshme nuk regjistrohen dhe nuk monitorohen nga autoritetet fiskale, pasi nuk lënë gjurmë elektronike, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

Sipas tij, kjo formë e pagesave jashtë kanaleve bankare i shkakton humbje buxhetit të shtetit përmes shmangies nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), tatimi mbi paga dhe tatimi mbi fitimin, dhe lehtëson shitjen e produkteve pa kupon fiskal.

Bektashi merr si shembull rastin kur një person paguan 5 mijë euro me para të gatshme, duke theksuar se në këtë rast shteti humb 900 euro, sa i bie të jetë 18-përqindëshi i TVSH-së.

“Heqja e parasë së gatshme, përveç që ndikon fuqishëm në eliminimin apo zvogëlimin në minimum të ekonomisë joformale, ndikon edhe në zvogëlimin e fenomeneve të dëmshme, siç janë korrupsioni, ryshfeti dhe shumë fenomene të tjera”, thekson Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Nëse shteti do të arrinte t’i mblidhte të gjitha tatimet, Bektashi konsideron se buxheti i vitit 2026 do të arrinte në rreth pesë miliardë euro, sepse do t’i shtoheshin rreth një miliard euro më shumë nga TVSH-ja dhe tatimet tjera.

Dhe, kjo shumë do të mund të përdorej për investime kapitale.

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, që kap shifrën e rreth katër miliardë eurosh.

Në një raport të Bankës Botërore thuhet se nëse një vend shënon rritje për 10 për qind të pagesave digjitale, ekonomia joformale e atij vendi ulet për rreth 2 për qind si rrjedhojë.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vlerëson se ekonomia joformale ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përdorimit të parasë së gatshme, pasi që bizneset informale preferojnë transaksione të pagjurmueshme për t’i shmangur detyrimet fiskale.

“Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se vërehet një tendencë pozitive e rritjes së transaksioneve përmes kanaleve digjitale. Megjithatë, sfidë mbetet mungesa e besimit dhe edukimit financiar”, thuhet në një përgjigje nga BQK-ja për REL-in.

Për këtë arsye, BQK-ja thotë se synon forcimin e sigurisë dhe besimit në sistemet e pagesave, si dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.

Ekonomia joformale, mbi 30 për qind e PBB-së
Instituti Riinvest në vazhdimësi përcjell nivelin e informalitetit përmes anketimit të bizneseve. Në raportin “Zhvillimet ekonomike: Kërcënimet nga kriza institucionale”, publikuar në nëntor të vitit të kaluar, thuhet se informaliteti në Kosovë sillet nga 30 deri në 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

PBB-ja për vitin 2025 ishte mbi 11 miliardë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it se sa është vlera e ekonomisë joligjore.

Por, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha më 22 dhjetor, gjatë një konference vjetore, se ky institucion ka mbledhur mbi një miliard euro më 2025, duke shënuar rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth 49 për qind ishin të hyra nga TVSH-ja.

Profesori Bektashi shprehet se autoritet kompetente duhet të angazhohen që përdorimi i parasë digjitale të rritet në të gjithë sektorët, pasi është thelbësor për modernizimin e ekonomisë dhe uljen e ekonomisë joformale.

Labinot Haxhiu, udhëheqës i Bankingut Digjital në bankën TEB, përmend rëndësinë e adoptimit të shërbimeve financiare nga brezat e rinj, për të cilët bankingu duhet të jetë po aq i lehtë sa rrjetet sociale, dhe po aq i menjëhershëm sa aplikacionet e mesazheve.

“Të rinjtë në Kosovë jetojnë online. Për ta, bankingu nuk lidhet me sportele dhe pritje në radhë, por me përvoja digjitale intuitive, të qasshme dhe të personalizuara”, ka shkruar ai në revistën financiare “Bankieri i Kosovës 2025-2026”, publikuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Numri i kartelave debit në vitin 2024 kishte arritur në 1.4 milion, kurse i kartelave të kreditit në rreth 195 mijë.

Në nivel vendi janë 635 bankomatë [aparate bankare për tërheqje të parave], dhe 20.913 terminale POS, ku qytetarët mund të bëjnë pagesa me kartelë në dyqane.

Paraja e gatshme vazhdon të jetë e përhapur edhe në rajon, ndonëse përdorimi i saj është në rënie. Serbia kryeson në Ballkanin Perëndimor për sa i përket adoptimit të pagesave pa para fizike.

Ndërkaq, Shqipëria synon që deri në fund të vitit 2030 t’i bëjë të gjitha transaksionet financiare në formë digjitale.

Atje, tashmë ka filluar një nismë kombëtare që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale./MXH

❌