❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një fëmijë aksidentalisht rrëzoi dhe shkatërroi një kurorë të artë martese të vlefshme në Kinë



Një video e publikuar nga blogerja Zhang Kaiyi tregon momentin kur një djalë i vogël prek vazhdimisht një vitrinë në një ekspozitë në Pekin.

Si pasojë, ai ka shkaktuar edhe rrëzimin e një kurore bashkë me mbulesën e saj mbrojtëse.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi më 13 dhjetor në një ekspozitë të organizuar nga Zhang dhe bashkëshorti i saj.

Ajo tha se ekspozita ishte falas dhe prezantonte punime të disa artistëve.

Zhang theksoi se nuk ishin shitur bileta dhe se aktiviteti nuk kishte karakter fitimprurës. /Telegrafi/

Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë

Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken, një ekspozitë e fotografit Xhemali Moku rikthen vëmendjen te kovaçët e fundit të pakicës egjiptiane në Shqipëri.

“ShkĂ«ndija tĂ« trashĂ«gimisĂ«/Sparks of heritage” dokumenton mjeshtĂ«rinĂ« qĂ« i ka mbijetuar modernizimit dhe harresĂ«s.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita, ishte e hapur nĂ« qendrĂ«n “Tek Bunkeri” deri mĂ« 6 dhjetor. Ajo paraqiti portrete tĂ« zanatçinjve qĂ« formĂ«suan hekurin dhe identitetin e komunitetit egjiptian pĂ«r breza me radhĂ«.

Profesioni i kovaçit është kaluar brez pas brezi nëpër Shqipëri, veçanërisht në zonat juglindore.

Foto nga Xhemali Moku.

Mjeshtrit e përpunimit të metaleve prodhonin vegla dhe mjete pune, të domosdoshme për ekonomitë lokale të komuniteteve. Ata prodhonin këmborë, sqeparë, sëpata, patkonj, vegla bujqësore, vegla për shtëpi dhe zanate të tjera.

Dikur zhurma e çekanit mbi hekurin e skuqur ishte pjesë e përditshmërisë së shumë fshatrave. Sot, ai tingull është në prag zhdukjeje dhe për shumë të rinj i padëgjuar më parë.

Foto nga Xhemali Moku.

Fotografitë e Mokut ndërthurin stilin dokumentar me ekspozimin e gjatë, duke sjellë atmosferën e punishteve tradicionale.

Ai tregoi për Citizens.al se kishte udhëtuar në gjithë vendin për të takuar mjeshtrit e fundit të metaleve dhe se i kishte bërë përshtypje pasioni dhe dëshira me të cilën ata realizonin punimet e tyre, pavarësisht se raporti punë-fitim ishte i vogël.

Foto nga Xhemali Moku.

“Gjeta kovaçë qĂ« ishin dhe brez i tetĂ« me kĂ«tĂ« profesion, pĂ«r shembull PĂ«llumb Kovaçi, nga Korça, i cili kishte humbur 90% tĂ« dĂ«gjimit pĂ«r shkak tĂ« goditjeve tĂ« çekanit gjatĂ« viteve,” tregoi Moku.

Ai tregon se shumë prej zanatçinjve përballen me probleme shëndetësore të shkaktuara nga tymi, nxehtësia dhe mungesa e kushteve të sigurisë. Disa kanë mushkëri të dëmtuara nga puna shumëvjeçare pranë oxhakut.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita fton publikun, të rinjtë e kësaj pakice të njohin dhe reflektojnë mbi trashëgiminë kulturore dhe vlerën e këtij profesioni.

Moku thekson se rëndësia e fotografive dhe ekspozitës së hapur e kalon qëllimin personal, por tenton të tërheqë vëmendjen institucioneve për arsye se po rrezikohet të humbasë një mjeshtri e veçantë për shkak të mos mbështetjes dhe ky dokumentim i tiji rrezikon të jetë i fundit.

Foto nga Xhemali Moku.

“Ky Ă«shtĂ« dokumentimi i parĂ« fotografik pĂ«r komunitetin egjiptian si mjeshtĂ«r hekuri”, thotĂ« autori.

“Por ekspozita nuk Ă«shtĂ« mĂ« e imja, Ă«shtĂ« e brezave tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« cilĂ«t do t’i kujtojnĂ« gjyshĂ«rit e tyre, si mjeshtĂ«r tĂ« hekurit,” vijon fotografi.

Xhemali Moku po vijon kërkimet për një publikim që do të mbledhë historitë dhe të dhënat e kësaj tradite por dhe profesioneve të tjera të komunitetit që sfidojnë kohën, teknologjinë dhe konsumerizmin.

Lexoni gjithashtu:

The post Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.

“KodikĂ«t bizantinĂ« dhe pasbizantinĂ«â€, prezantohen dorĂ«shkrime unike tĂ« identitetit kombĂ«tar

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« KonferencĂ«s sĂ« ParĂ« NdĂ«rkombĂ«tare “ShqipĂ«ria nĂ« periudhĂ«n bizantine”, mbajtur nĂ« TiranĂ« nga Akademia e Shkencave, Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar ekspozitĂ«n “KodikĂ«t bizantinĂ« dhe pasbizantinĂ«â€, duke shpalosur dorĂ«shkrime tĂ« çmuara tĂ« trashĂ«gimisĂ« sonĂ« dokumentare.

NĂ« kĂ«tĂ« aktivitet ishin tĂ« pranishĂ«m zĂ«vendĂ«sdrejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Arkivave, Endrit Musaj, zĂ«vendĂ«sdrejtoresha e PĂ«rgjithshme e Arkivave, Marinela Ndria, studiuesi Agamemnonas Tselikas, njohĂ«si i gjuhĂ«ve tĂ« rralla, moderuesi dhe kuratori i ekspozitĂ«s, Sokol Çunga, si edhe bizantinologĂ« dhe studentĂ« tĂ« shumtĂ«.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Musaj vuri theksin te gatishmëria e DPA-së për promovimin e kësaj pasurie, që është pjesë e pandashme e historisë dhe e identitetit kombëtar.

“Rrjeti arkivor i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pati fatin historik qĂ« pĂ«rveç dokumenteve tĂ« trashĂ«guara nga institucionet shtetĂ«rore nga koha e PavarĂ«sisĂ« e tutje, tĂ« marrĂ« nĂ«n kujdes edhe koleksione tĂ« çmuara dokumentesh, qĂ« tradicionalisht nuk kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e arkivave shtetĂ«rore. NdĂ«r thesaret mĂ« tĂ« vyera, Ă«shtĂ« Fondi ‘Koleksioni i KodikĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risë’, qĂ« prezantohet nĂ« kĂ«tĂ« ekspozitĂ«. Ky fond Ă«shte gurthemeli i kulturĂ«s sĂ« shkruar shqiptare dhe njĂ« ndĂ«r dĂ«shmitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vazhdimĂ«sisĂ« sonĂ« civilizuese”, u shpreh Musaj.

Ndërsa, në fjalën e tij të rastit, studiuesi Tselikas e vlerësoi ekspozitën, si një mundësi për të rënë në kontakt me të shkuarën.

“TĂ« punosh me dorĂ«shkrime, do tĂ« thotĂ« tĂ« punosh jo vetĂ«m me tĂ« shkuarĂ«n, por edhe me tĂ« tashmen dhe tĂ« ardhmen. Teksa i shohim, biem nĂ« kontakt me autorin, me kopistin dhe me ata qĂ« i ruajnĂ«â€, tha Tselikas.

Përmes ekspozitës së përgatitur nga DPA-ja, publiku pati mundësinë të vrojtonte nga afër Kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore; dorëshkrime unike që dëshmojnë tradita liturgjike, artistike dhe intelektuale ndër shekuj; miniatura, shkrime të lashta dhe teknika ikonografike, që pasqyrojnë mjeshtërinë e skriptoriumeve të hershme.

Fondi “Koleksioni i KodikĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€ Ă«shtĂ« shfaqur nĂ« vitin 2000 nĂ« Vatikan, nĂ« ekspozitĂ«n e titulluar “Gli Evangeli degli Popoli”, duke vetĂ«dijĂ«suar publikun vendas dhe ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r vlerĂ«n e dorĂ«shkrimeve pĂ«rkatĂ«se.

Më tej, DPA-ja paraqiti një ekspozitë të radhës në vitin 2010, si dhe mori pjesë në Kongresin e XXI-të të Studimeve Bizantine ne Sofje, që funksion të evidentimit të këtyre materialeve arkivore. Po ashtu, DPA-ja ka mundësuar më herët një ekspozitë shëtitëse me pllakate, e cila krijoi një urë komunikimi midis trashëgimisë dhe publikut.

/e.i/ /a.g/

The post “KodikĂ«t bizantinĂ« dhe pasbizantinĂ«â€, prezantohen dorĂ«shkrime unike tĂ« identitetit kombĂ«tar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet nĂ« TiranĂ« ekspozita “Dhomat e Vizatimit” me 87 vepra nga 24 artistĂ« shqiptarĂ«

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Ekspozita e pĂ«rbashkĂ«t “Dhomat e Vizatimit”, njĂ« koleksion i veçantĂ« me 87 grafika dhe vizatime nga 24 artistĂ« shqiptarĂ« historikĂ« dhe bashkĂ«kohorĂ«, u hap mbrĂ«mĂ« nĂ« TiranĂ«.

Ekspozita, e kuruar nga Alba Sgarbi dhe Artan Shabani, me koordinator Matias Shabanin, do të qëndrojë e hapur nga 4 dhjetor 2025, deri më 28 janar 2026, në hapësirën e re të Galerisë MAG në Tiranë.

Mbrëmë, vizitorët përjetuan një udhëtim artistik që përfshin pothuajse dy shekuj krijimtarie mbi letër grafika, vizatime, pastele, ku ndërthuren teknikë, ndjesi dhe tradita të ndryshme të artit shqiptar. Ekspozita vendos theksin mbi procesin e krijimit, ndikimet historike dhe dialogun që krijohet mes artistit dhe shikuesit përmes shenjës grafike.

Në sallat e galerisë vihen re lidhje stilistike e tematike mes veprave, duke krijuar një hapësirë kontemplative dhe intime, ku forma, ngjyra dhe figura marrin një simbolikë të re.

Vepra të artistëve të afirmuar si Zef Shoshi, Sofia Zengo Papadhimitri, Ksenofon Dilo, Guri Madhi, Bujar Zajmi e shumë të tjerë, ndërthuren me krijime bashkëkohore, duke sjellë një panoramë të pasur mbi zhvillimin e vizatimit në Shqipëri.

Ekspozita ndalet edhe te historia e këtij zhanri në vend, duke kujtuar fillesat e Shkollës së vizatimit të vitit 1931, me pedagogë si Mario Ridola, Andrea Kushi, Abdurrahim Buza, Lasgush Poradeci e të tjerë, si dhe rolin e tyre në formimin e brezave të parë të artistëve shqiptarë.

“Dhomat e Vizatimit” pĂ«rbĂ«n njĂ« nga projektet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« GalerisĂ« MAG, duke sjellĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« bashkĂ« vepra tĂ« rralla tĂ« kĂ«tij formati nĂ« njĂ« ekspozitĂ« tĂ« vetme.

Ekspozita në hapjen zyrtare u prit me interes të veçantë nga artdashësit dhe komuniteti kulturor i kryeqytetit.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Hapet nĂ« TiranĂ« ekspozita “Dhomat e Vizatimit” me 87 vepra nga 24 artistĂ« shqiptarĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, Gonxhja: Historia takohet me frymën e re të Tiranës

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ NĂ« TiranĂ« u prezantua sot zyrtarisht koncepti pĂ«r EkspozitĂ«n Interaktive tĂ« PiramidĂ«s, e cila do ta kthejĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« ikonike nĂ« njĂ« simbol tĂ« gjallĂ« tĂ« sĂ« ardhmes sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Në aktivitet ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bordi drejtues i AADF-së, kryetarja e komanduar Anuela  Ristani, etj.

Projekti më i ri i AADF, ndërthur trashëgiminë arkitekturore me teknologjinë bashkëkohore, duke krijuar një përvojë tërheqëse, gjithëpërfshirëse dhe dinamike për çdo vizitor.

Gonxhja theksoi se ekspozita do t’i shtohet gjerdanit tĂ« pasur tĂ« ofertĂ«s kulturore e turistike tĂ« kryeqytetit, duke e bĂ«rĂ« PiramidĂ«n njĂ« vend ku historia takohet me frymĂ«n e re tĂ« TiranĂ«s, dhe ku çdo vizitor gjen diçka nga vetja, qoftĂ« nĂ« kujtesĂ«, nĂ« frymĂ«zim apo nĂ« vizionin pĂ«r tĂ« ardhmen.

“Me theks te autenticiteti, inovacioni dhe qĂ«ndrueshmĂ«ria, ky projekt synon tĂ« kthehet nĂ« njĂ« pikĂ« referimi rajonale, ku kultura shqiptare prezantohet me finesĂ«, identitet dhe horizont bashkĂ«kohor, tha Gonxhja.

Ky projekt i zhvilluar nga AADF në bashkëpunim me Qendrën Piramida dhe i konceptuar nga Ralph Appelbaum Associates synon të ndërthurë arkitekturën ikonike të Piramidës me një përvojë bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse për vizitorët.

Si një dialog i hapur, ky prezantim shënon fillimin e një procesi të përbashkët për të ruajtur autenticitetin historik të ndërtesës, duke e orientuar drejt një vizioni dinamik për brezat e ardhshëm.

/k.s/j.p/

The post Prezantohet koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, Gonxhja: Historia takohet me frymën e re të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ NĂ« ambientet e galerisĂ« Fab nĂ« kryeqytet, u çel sot ekspozita “Close as Distant Horizons”. ArtistĂ«t e njohur kinezĂ«, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang sollĂ«n pĂ«r publikun artadashĂ«s, 40 nga veprat mĂ« tĂ« veçanta qĂ« pasqyrojnĂ« ndĂ«rthurjen e estetikĂ«s tradicionale kineze me elementĂ« bashkĂ«kohorĂ«.

Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm jo vetëm dy artistët protagonistë, por edhe qytetarë dhe artdashës të shumtë.

Artisti Jun, në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, u shpreh entuziast për angazhimin në këtë aktivitet kulturor që mbahet në Tiranë. Ai nuk i kurseu vlerësimet për mikpritjen, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër gjeti në kryeqytetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të qëndrimit.

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Pang Chunxue, rektori i Universitetit të Arteve, prof. dr. Erald Bakalli dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Brisi Trajko.

Ekspozita, vjen si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar simbolikën dhe historinë që fshihet pas kompozimeve të tyre, të cilat reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe dimensionet e ekzistencës.

Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

NĂ« fund tĂ« JavĂ«s Kulturore Kineze, mĂ« 26 shtator, TiranĂ«s do t’i ofrohet njĂ« shije autentike e kulinarisĂ« kineze.

Aktivitetet që do organizohen këto ditë në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze,  janë të hapura dhe pa pagesë për publikun.

Zhanret artistike, nga piktura, baleti dhe gastronomia janë një mundësi për të eksploruar dhe përjetuar thelbin e një kulture mijëravjeçare, si edhe një tjetër provë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kinës dhe Shqipërisë.

1 nga 14
Çelet ekspozita e veprave tĂ« piktorĂ«ve kinezĂ«, Qu Jun dhe Lin Zhaoyang: "Close as distant horzons", Foto Florian Abazaj

/e.i/a.f/r.e/

The post Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind KĂ«lliçi ka ngritur dyshimet, nĂ« lidhje me ekspozitat e çelura nga kryeministri shqiptar Edi Rama nĂ« KinĂ«, qĂ« sipas ligjvĂ«nĂ«sit demokrat janĂ« sponsorizuar nga McGonigal. Ajo qĂ« e bĂ«n mĂ« dyshuese sipas KĂ«lliçit ekspozitĂ«n, Ă«shtĂ« fakti se nga vetĂ« kryeministri Edi Rama nuk ka asnjĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« deklaratĂ«n [
]

The post Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës appeared first on BoldNews.al.

A janë zbuluar me të vërtetë nën shtratin e një pensionisteje kryevepra me vlerë 100 milionë £?

Tre piktura me vaj, më parë të panjohura, të atribuara artistit avangardë Kazimir Malevich janë në ekspozitë në një muze publik në Bukuresht. Nëse vërtetohen si autentike, ato mund të vlejnë mbi 100 milionë paund, por një studiues i njohur thotë se historia e prejardhjes së tyre është problematike.

Tani muzeu që po i ekspozon po refuzon të deklarojë nëse veprat janë të mirëfillta.

Kazimir Malevich, i lindur në Ukrainë, konsiderohet një nga artistët më me ndikim të shekullit të 20-të. Në tregun e artit, pikturat e tij vlejnë më shumë se çdo artist tjetër ukrainas ose rus, me një vepër të shitur për një rekord prej 85 milionë dollarësh (63 milionë £) në vitin 2018.

Por gjatë një zhvendosjeje shtëpie në vitin 2023, sipas Yaniv Cohen, një biznesmen izraelit me bazë në Bukuresht dhe pronari i veprave, u zbuluan tre piktura të panjohura të Malevich nën dyshekun e gjyshes së gruas së tij, pensionistes izraelite Eva Levando.

Zonja Levando ia kishte dhuruar atij veprat.

Pikturat titullohen:

Kompozim Suprematist me Drejtkëndësh Jeshil dhe të Zi (1918),

Kompozim Kubofuturist (1912–13),

Kompozim Suprematist me Katror tĂ« Kuq dhe TrekĂ«ndĂ«sh tĂ« GjelbĂ«r (1915–16), dhe janĂ« duke u ekspozuar nĂ« Muzeun KombĂ«tar tĂ« Artit BashkĂ«kohor nĂ« Rumani deri nĂ« fund tĂ« gushtit. Ekspozita Ă«shtĂ« sponsorizuar nga klinika dentare e zotit Cohen.

Megjithatë, bota e artit mbetet skeptike. Konstantin Akinsha, një studiues ukrainaso-amerikan, i tha BBC-së se dokumentacioni që provon historinë dhe lidhjen e tyre me studion e Malevich ishte i paplotë.

“Tre veprat qĂ« janĂ« aktualisht nĂ« ekspozitĂ« nĂ« Bukuresht nuk janĂ« dokumentuar, fotografuar apo ekspozuar gjatĂ« jetĂ«s sĂ« artistit,” tha historiani dhe kuratori i artit, i cili Ă«shtĂ« bashkĂ«autor i udhĂ«zuesit tĂ« ShoqatĂ«s Amerikane tĂ« Muzeve pĂ«r kĂ«rkimin e prejardhjes sĂ« veprave tĂ« artit.

Eva Levando i trashëgoi pikturat nga i ati, një kontabilist në Odesa të Ukrainës Sovjetike. Thuhet se ai e kishte blerë njërën prej tyre dhe i kishte marrë dy të tjerat si pagesë për shërbimet e tij. Mungesa e dokumenteve që mbështesin këtë histori, sipas zotit Cohen, shpjegohet me represionin ndaj artit modernist gjatë epokës së Stalinit.

Zonja Levando emigroi në Izrael në vitin 1990, duke marrë me vete veprat, sipas zotit Cohen.

“Nuk ka prova pĂ«r qarkullimin e veprave tĂ« Malevich nĂ« tregun rus apo ukrainas tĂ« artit nĂ« fund tĂ« viteve 1920 dhe nĂ« fillim tĂ« viteve 1930. As dokumentet e vetĂ« Malevich nuk pĂ«rmendin ndonjĂ« shitje private pas vitit 1917,” tha Konstantin Akinsha.

PĂ«r tĂ« forcuar pretendimin e tij, Yaniv Cohen paraqiti certifikata nga historiani i artit nga Kievi, Dmytro Horbachov, i cili i pĂ«rshkruan veprat si “shembuj tĂ« klasit tĂ« parĂ«â€ tĂ« stilit tĂ« Malevich. Ai mbĂ«shtetet nĂ« analizĂ«n e stilit dhe teknikĂ«s sĂ« pikturave. Por Horbachov ka autentikuar mĂ« parĂ« vepra tĂ« diskutueshme, pĂ«rfshirĂ« njĂ« pikturĂ« qĂ« raportohet se u hoq nga Muzeu Albertina nĂ« VjenĂ« pĂ«r shkak tĂ« dyshimeve mbi autenticitetin.

Ky historian arti pretendon se Ă«shtĂ« konsulent i shtĂ«pive tĂ« ankandeve Sotheby’s dhe Christie’s. Por njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Sotheby’s i tha BBC-sĂ« se ai “nuk ka punuar kurrĂ« pĂ«r Sotheby’s si konsulent.” Christie’s gjithashtu mohoi ndonjĂ« lidhje zyrtare me tĂ«.

Dmytro Horbachov nuk iu përgjigj kërkesës për intervistë. Yaniv Cohen thotë se analizat teknike e mbështesin pretendimin e tij.

BBC shqyrtoi raportet pĂ«r tĂ« treja veprat, tĂ« prodhuara nga Institut d’Art Conservation et Couleur nĂ« Paris dhe nga laboratori gjerman i Elisabeth dhe Erhard JĂ€gers.

Megjithëse analizat datojnë pigmentet dhe elementet e tjera në kohën e jetës së Malevich, raportet nuk deklarojnë se veprat janë pikturuar nga ai.

Më parë, raporte nga këto dy laboratorë shoqëronin dy piktura që u vërtetuan si falsifikime në një dokumentar të BBC-së, Afera Zaks: Anatomia e një Koleksioni të Falsifikuar. Kur u përball me gjetjet e BBC-së, Erhard JÀgers tha se analiza teknike nuk mund të provojë vërtetësinë e një pikture.

Laboratori francez tha se raportet qĂ« ai prodhon “nuk janĂ« dĂ«shmi pĂ«r autenticitet” dhe se nuk ka lĂ«shuar kurrĂ« njĂ« certifikatĂ« autenticiteti pĂ«r vepra tĂ« Malevich.

Yaniv Cohen kĂ«mbĂ«ngul se nuk ka interes pĂ«r tĂ« shitur pikturat, pavarĂ«sisht se Dmytro Horbachov, i cili beson se janĂ« autentike, vlerĂ«son se ato mund tĂ« vlejnĂ« 160–190 milionĂ« dollarĂ« (118–140 milionĂ« ÂŁ).

Megjithatë, email-e të shikuara nga BBC tregojnë se ato janë ofruar si kolateral për një hua. Biznesmeni mohoi të ketë lidhje me këtë ofertë, duke thënë se nuk ka plane për të përfituar nga pikturat dhe se është financiarisht i sigurt falë investimeve në kriptomonedha.

I pakĂ«naqur me pyetjet e BBC-sĂ«, z. Cohen kĂ«rcĂ«noi se do t’i “zhdukte” gazetarĂ«t dhe pretendoi se mund tĂ« hakonte komunikimet e tyre.

Pas dyshimeve të ngritura nga Konstantin Akinsha mbi prejardhjen e pikturave, Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor në Rumani (MNAC) u distancua nga veprat.

NĂ« njĂ« deklaratĂ«, MNAC e quajti ekspozitĂ«n “njĂ« eksperiment kuratorial” dhe shtoi se nuk kishte “ekspertizĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«rtetuar autenticitetin e kĂ«tyre veprave.”

Muzeu tha se ishte mbĂ«shtetur nĂ« dokumentet e paraqitura nga z. Cohen dhe se pĂ«rfshirja e veprave nĂ« ekspozitĂ« “nuk duhet tĂ« interpretohet si miratim institucional i autorĂ«sisĂ« ose autenticitetit tĂ« tyre.”

Konstantin Akinsha tha se rastet e njohura publikisht tĂ« veprave tĂ« dyshimta tĂ« Malevich dhe artistĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« asaj periudhe ishin vetĂ«m “maja e ajsbergut”, duke shtuar se “mijĂ«ra vepra tĂ« dyshimta vazhdojnĂ« tĂ« qarkullojnĂ« sot.”

Tregu pĂ«r artin modernist rus dhe ukrainas Ă«shtĂ« plot me vepra qĂ« “janĂ« qartĂ«sisht problematike”, tha pĂ«r BBC-nĂ« Reto Barmettler, konsulent pĂ«r piktura ruse nĂ« Sotheby’s.

“Pikturat e mira avangardĂ« nuk shfaqen nga hiçi, ato kanĂ« cilĂ«si tĂ« dukshme, dokumentacion tĂ« provuar tĂ« prejardhjes dhe, idealisht, njĂ« histori ekspozimi,” shpjegoi ai.

Ai nuk komentoi mbi tre veprat në pronësi të Yaniv Cohen./BBC/KultPlus.com

Ekspozitë artistike në Prishtinë në nder të 115-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Në kuadër të shënimit të 115-vjetorit të lindjes së shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, në sheshin që mban emrin e saj në Prishtinë është hapur një ekspozitë artistike që bashkon mbi 30 artistë nga rajoni.

Kjo ngjarje kulturore Ă«shtĂ« organizuar nga organizata “ArtistĂ« pĂ«r ArtistĂ«â€ nĂ« bashkĂ«punim me organizatĂ«n “Shqiptaria”, duke sjellĂ« njĂ« atmosferĂ« reflektimi dhe nderimi pĂ«r figurĂ«n e humanistes sĂ« njohur botĂ«risht.

Ekspozita ka mbledhur artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë kontribuar me vepra të ndryshme artistike. Ndonëse ngjarja është organizuar për nder të Nënës Terezë, tematika e ekspozitës ka qenë e lirë, duke u lënë hapësirë krijuesve të shprehin lirshëm idetë e tyre.

Kryetari i organizatĂ«s “ArtistĂ« pĂ«r ArtistĂ«â€, Veton Gucia theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e figurĂ«s sĂ« NĂ«nĂ«s TerezĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t, veçanĂ«risht nĂ« periudhĂ«n e paraluftĂ«s nĂ« KosovĂ«.

Ai kujtoi se fotografia e saj ka qenë një simbol që ka hapur dyert e botës për shqiptarët dhe se kujtimi i saj duhet të shërbejë si mësim për brezat e rinj.

Gucia tha se në këtë ekspozitë po marrin pjesë mbi 30 artisë nga Kosova dhe rajoni përmes veprave të tyre.

“ËshtĂ« njĂ« figurĂ« e cila neve na ka gĂ«zuar shumĂ« sidomos nĂ« periudhĂ«n e paraluftĂ«s kur me fotografi tĂ« saj, na janĂ« hapur dyert nĂ« krejt botĂ«n. RĂ«ndĂ«sia e saj si figurĂ« ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht e madhe
Mendoj qĂ« kujtesa Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r edukimin e gjeneratave tĂ« reja qĂ« tĂ« dinĂ« sa ka qenĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe sa Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme figura e saj pĂ«r identitetin dhe lirinĂ« e KosovĂ«s. Ne vetĂ«m e kujtojmĂ«. PjesĂ«marrja e artistĂ«ve Ă«shtĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se. Ka artistĂ« nga Maqedonia, nga Mali i Zi, ShqipĂ«ria, nga Lugina e PreshevĂ«s, Bujanoci, edhe nga Kosova normal. NĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« tema e lirĂ«, si çdo vit. Ne vetĂ«m e shĂ«nojmĂ«, pĂ«rkujtojmĂ« ditĂ«lindjen e NĂ«nĂ«s TerezĂ« dhe figurĂ«n e saj, pĂ«rndryshe tema Ă«shtĂ« e lirĂ«. Ka piktura me tematikĂ« tĂ« lirĂ«. Pritet tĂ« marrin pjesĂ« mbi 30 artistĂ« qĂ« marrin pjesĂ«â€, tha Gucia.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – NĂ«na TerezĂ« u lind mĂ« 26 gusht 1910 nĂ« Shkup, atĂ«herĂ« pjesĂ« e Vilajetit tĂ« KosovĂ«s nĂ« PerandorinĂ« Osmane. Pasi kishte jetuar nĂ« Maqedoni pĂ«r tetĂ«mbĂ«dhjetĂ« vjet, ajo u shpĂ«rngul nĂ« IrlandĂ« dhe mĂ« pas nĂ« Indi, ku jetoi pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« jetĂ«s sĂ« saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4.500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

NĂ«nĂ« Tereza Ă«shtĂ« nderuar me çmimet dhe nderimet mĂ« tĂ« larta, duke pĂ«rfshirĂ«: mĂ« 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel pĂ«r Paqe./atsh/KultPlus.com

10 vjet ‘Art House’, mĂ« 13 shtator çelet ekspozita ‘Homeward’

NĂ« muajin shtator, Shkodra do tĂ« presĂ« ekspozitĂ«n “Homeward”, njĂ« ngjarje e veçantĂ« kulturore qĂ« shĂ«non 10-vjetorin e “Art House”.

Ky projekt artistik, i themeluar një dekadë më parë nga artisti i njohur Adrian Paci, është kthyer ndër vite në një hapësirë ku arti takohet me intimitetin e shtëpisë, duke u bërë një qendër e reflektimit dhe imagjinatës kolektive.

“KĂ«to dhjetĂ« vite kemi organizuar shumĂ« takime, shumĂ« biseda, shumĂ« projektime, uorkshope. Kemi organizuar festivalin ‘Ekrani i Artit’. Kemi organizuar botimet e ‘bulĂ«zave’. Por njĂ« nga momentet me tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ‘Art House’ nĂ« kĂ«to 10 vite ka qenĂ« eksperienca me ‘Art House School’,” tha artisti Paci.

Ekspozita “Homeward” do tĂ« sjellĂ« sĂ«rish sĂ« bashku artistĂ«t qĂ« kanĂ« formĂ«suar dhe shoqĂ«ruar kĂ«tĂ« udhĂ«tim dhjetĂ«vjeçar, me vepra tĂ« ekspozuara nĂ« disa pika tĂ« qytetit.

“Ajo çfarĂ« mund ta celebronte kĂ«tĂ« pĂ«rvjetor do tĂ« ishte rimbledhja e gjithĂ« kĂ«tyre artistĂ«ve, 33 artistĂ«, pĂ«r tĂ« organizuar njĂ« ekspozitĂ« tĂ« madhe nĂ« ShkodĂ«r, siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« traditĂ« me ‘Art House’, qĂ« jo vetĂ«m hap dyert e saj, por edhe shkon e gjurmon qytetin nĂ« hapĂ«sirat publike, duke pĂ«rfshirĂ« GalerinĂ« e Arteve, Muzeun ‘Marubi’, Auditorin Françeskan dhe pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do tĂ« pĂ«rdorim edhe Radio ShkodrĂ«n si njĂ« hapĂ«sirĂ« ekspozuese,” u shpreh z. Paci.

Hapja e ekspozitës është parashikuar më 13 shtator, duke i kthyer mjediset publike të qytetit në një skenë të artit bashkëkohor./rtsh/KultPlus.com

“KalorĂ«si i BabunjĂ«s”, numĂ«r rekord vizitorĂ«sh nĂ« VjenĂ«

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ NĂ« pĂ«rfundim tĂ« ekspozimit nĂ« Muzeun e HistorisĂ« Natyrore nĂ« VjenĂ«, objekti muzeor arkeologjik “KalorĂ«si i BabunjĂ«s” ka arritur tĂ« shihet nga 219.397 vizitorĂ« gjatĂ« tre muajve.

Lajmin për numrin e vizitorëve e ka deklaruar drejtoresha e këtij muzeu, prof. Katrin Vohland.

Kalorësi i Babunjës, vepër arti me vlera unike, është pjesë e fondeve arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ekspozimi u mundësua nga marrëveshja e nënëshkruar mes Institutit të Arkeologjisë, pjesë e ASHSH, dhe Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Krahas ekspozimit të Kalorësit të Babunjës, u organizua edhe një konferencë shkencore e përbashkët me palën austriake me fokus këtë zbulim unik 2600-vjeçar të arkeologjisë, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Objekti qĂ«ndroi i ekspozuar nĂ« “SallĂ«n e ArtĂ«â€ tĂ« Muzeut tĂ« HistorisĂ« Natyrore nĂ« VjenĂ« nga data 13 maj deri mĂ« 31 korrik 2025.

Pas suksesit tĂ« ekspozitĂ«s, “KalorĂ«si i BabunjĂ«s” Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« TiranĂ« mĂ« 4 gusht 2025 dhe do tĂ« vendoset pĂ«r ekspozim tĂ« pĂ«rhershĂ«m nĂ« Muzeun Arkeologjik, pjesĂ« e Institutit tĂ« ArkeologjisĂ« pranĂ« ASHSH.

Kaloresi i Babunjes ne ekspoziten e Vjenes
1 nga 8

The post “KalorĂ«si i BabunjĂ«s”, numĂ«r rekord vizitorĂ«sh nĂ« VjenĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekspozita në Edinburg e kthen qytetin në një galeri të hapur natyre dhe arti

Një ekspozitë e re e hapur në Royal Scottish Academy në Edinburg vë në qendër artin bashkëkohor që merr natyrën dhe peizazhin si material krijues, duke e shndërruar qytetin në një galeri të hapur.

Në fokus është artisti Andy Goldsworthy, i njohur për veprat e tij të realizuara me elementë natyrorë, nga gjethet e thara te balta apo leshi i deleve. Punimet e tij shihen si pikënisje për një itinerar më të gjerë artistik në qytet, i cili përfshin gjithashtu vepra të Barbara Hepworth, Antony Gormley dhe Charles Jencks, të vendosura në parqe, kopshte botanike dhe hapësira publike.

Një nga ndalesat kryesore është Kopshti Botanik Mbretëror, ku ekspozohet instalacioni i njohur i Goldsworthy-t Slate Cone, si edhe skulptura Slate, Hole, Wall, një rreth i ndërtuar me gurë të vendosur me dorë, nën hijen e një peme lajthie. Në të njëjtin ambient ndodhen edhe vepra të Barbara Hepworth dhe Ian Hamilton Finlay.

Rruga artistike vijon përgjatë lumit Water of Leith, ku vizitorët mund të shohin statujat prej hekuri të Antony Gormley, të vendosura si brenda lumit, ashtu edhe në hapësira urbane. Në oborrin e galerisë shtrihet Landform, vepra monumentale e Charles Jencks, me kodra të gjelbra dhe pellgje të dizajnuara me kujdes, që bashkojnë natyrën me arkitekturën moderne.

Ekspozita dhe itinerari i saj pasues e bëjnë Edinburgun një hapësirë ku arti dhe natyra takohen në mënyrë të pandarë, duke i ofruar vizitorëve një përvojë të re estetike./KultPlus.com

Egjipt, ekspozohen artefaktet e nxjerra nga qyteti i fundosur në Mesdhe

Përmes një ekspozite të mbajtur në Egjipt, u prezantuan artefaktet e nxjerra nga thellësitë e qytetit të fundosur në Detin Mesdhe.

Ministri egjiptian i Turizmit dhe Antikiteteve, Sherif Fathy dhe guvernatori i AleksandrisĂ«, Ahmed Khaled pĂ«ruruan nĂ« Muzeun KombĂ«tar tĂ« AleksandrisĂ« ekspozitĂ«n arkeologjike “Sekretet e qytetit tĂ« fundosur”.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, Mohamed Ismail Khaled tha se ekspozita përfshin 86 artefakte të rralla të zbuluara nga vende të ndryshme, raporton Anadolu.

Ekspozita pĂ«rfshin njĂ« koleksion artefaktesh tĂ« lĂ«vizshme tĂ« nxjerra nga Gjiri i Abukirit nĂ« veri tĂ« Egjiptit qĂ« nga viti 2000 nga Instituti Evropian i ArkeologjisĂ« NĂ«nujore si dhe sendeve tĂ« nxjerra nga “Qyteti MbretĂ«ror” i fundosur nĂ« portin lindor tĂ« AleksandrisĂ«.

Skulpturat, qeramikat dhe bizhuteritë në ekspozitë hedhin dritë mbi qytetërimet që kanë jetuar mijëra vjet më parë në qytetin e fundosur në Mesdhe.

“VĂ«shtrime tĂ« reja” – ekspozitĂ« nga Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja nĂ« Europe House PrishtinĂ«

MĂ« 20 gusht 2025, nĂ« ora 19:00, hapet ekspozita “VĂ«shtrime tĂ« reja” nĂ« hapĂ«sirat e Europe House PrishtinĂ«, ku do tĂ« prezantohen punimet e dy artistĂ«ve tĂ« rinj: Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja.

E kuruar nga Laureta Hajrullahu dhe Shkamb Jaka, kjo ekspozitĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« botĂ«n nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i gjeneratĂ«s sĂ« re – tĂ« pasur me energji, sinqeritet dhe imagjinatĂ«.

“VĂ«shtrime tĂ« reja” sjell dy perspektiva unike qĂ«, ndonĂ«se tĂ« ndryshme nĂ« formĂ« dhe nĂ« shprehje, takohen nĂ« thelb pĂ«rmes njĂ« qasjeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t: kĂ«rkimit tĂ« kuptimeve tĂ« reja dhe shpĂ«rfaqjes sĂ« ndjeshmĂ«risĂ« rinore. NĂ« punimet e ekspozuara, vizitorĂ«t do tĂ« gjejnĂ« momente intime e njerĂ«zore, por edhe peizazhe tĂ« gjera qĂ« shkojnĂ« pĂ«rtej tĂ« dukshmes, duke reflektuar njĂ« intensitet tĂ« papĂ«rpunuar tĂ« shikimit rinor./KultPlus.com

Agron Polovina sjell 38 piktura në një ekspozitë të veçantë verore në Pogradec

Në qytetin e Pogradecit është hapur ekspozita e piktorit të njohur Agron Polovina, një emër që prej kohësh ruan lidhje të ngrohta shpirtërore e profesionale me këtë vend. Dashuria e tij për Pogradecin, tregon vetë autori, lindi që në vitet e Liceut Artistik, kur pedagogu Gjergji Lako e afroi me peizazhet, kulturën dhe atmosferën unike të qytetit.

Ekspozita përfshin 38 punime, kryesisht peizazhe, por edhe tablo që pasqyrojnë veshjet tradicionale shqiptare, të realizuara gjatë udhëtimeve të artistit në zona të ndryshme të vendit. Një vend të veçantë zënë pesë kompozime të reja, të prezantuara pas një periudhe të gjatë, të cilat ndërthurin frymëzimin nga trashëgimia e Pogradecit me reflektime mbi realitetin e sotëm shqiptar, transmeton KultPlus.

Piktori Arben Golemi, mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Polovinës, e cilëson atë një peizazhist të spikatur dhe artist të formuar në mënyrë të plotë. Vlerësime ka dhënë edhe piktori Vagjo Vasili, duke e përshkruar si një krijues me ndjeshmëri të hollë dhe mjeshtëri të veçantë.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, duke ftuar artdashësit dhe vizitorët të zbulojnë nga afër punën e një artisti që e lidh thellë dashuria për qytetin buzë liqenit./KultPlus.com

“Qyteti i Elbasanit nĂ« 100 vjet” – ekspozitĂ«

PĂ«rgjatĂ« mureve tĂ« lashta tĂ« kalasĂ«, pranĂ« kullĂ«s sĂ« sahatit, Qendra e Artit hapi ekspozitĂ«n “Elbasani nĂ« 100 vjet”. Ky udhĂ«tim vizual sjell njĂ« shekull historie tĂ« qytetit, duke ndalur nĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, personalitete tĂ« spikatura dhe ndryshimet qĂ« kanĂ« formĂ«suar identitetin e tij.

Shumë qytetarë u ndalën për ta vizituar, duke ndarë me nostalgji kujtime të lidhura me fotot e ekspozuara. Ata vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore dhe historike të Elbasanit.

Drejtori i Qendrës së Artit theksoi se këto iniciativa krijojnë një atmosferë pozitive në qytet, duke hapur një sezon të pasur artistik.

Gjatë gjithë muajit gusht, Elbasani do të mirëpresë aktivitete të ndryshme kulturore, të përshtatura për të gjitha grupmoshat./KultPlus.com

Vasil Vasili kthehet pas 35 vitesh me ekspozitĂ«n ‘AsnjĂ«herĂ« shumĂ« larg’

Galeria “Art Saranda” hapi kĂ«tĂ« vit sezonin me ekspozitĂ«n e parĂ« tĂ« skulpturĂ«s, e cila vjen nga Kanadaja dhe Ă«shtĂ« realizuar nga artisti Vasil Vasili. Ai Ă«shtĂ« njĂ« pasionant i vizatimit dhe skulpturĂ«s, i cili ka filluar rrugĂ«timin e tij artistik nĂ« ish-ShtĂ«pinĂ« e KulturĂ«s nĂ« SarandĂ«.

Pas 35 vitesh, Vasili është rikthyer në qytetin ku nisi ëndrra e tij artistike, duke e përshkruar këtë ekspozitë si një udhëtim shpirtëror që sjell përjetimet, emocionet dhe lidhjen me kulturën, arkitekturën dhe traditat lokale në një formë të veçantë artistike.

Kuratorja e ekspozitës, Katerina Kosqina, theksoi se secila prej veprave pasqyron përjetimet e thella dhe kujtimet e autorit, të cilat janë shndërruar në art. Ajo përmendi se përkundër sfidave të shumta në jetën e tij, Vasili ka ruajtur një lidhje të fortë me vendin e tij, që reflektohet në temat që trajton si: shtëpia, vetmia dhe kujtimet personale si pasaporta e vjetër dhe e re.

Drejtori i GalerisĂ«, Lefter Çeko, tregoi se nĂ« hyrje tĂ« ekspozitĂ«s ndodhen portreti i babait tĂ« artistit, njĂ« skulpturĂ« e nĂ«nĂ«s sĂ« tij dhe disa vizatime nga periudha kur ishte ushtar, si njĂ« kujtim i fillimeve tĂ« tij artistike.

Ekspozita “AsnjĂ«herĂ« shumĂ« larg” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e hapur nĂ« GalerinĂ« “Art Saranda” deri nĂ« mes tĂ« shtatorit, duke ofruar njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« njohur mĂ« thellĂ« punĂ«n dhe rrugĂ«timin e Vasil Vasilit./KultPlus.com

Arti i Shkodrës në Galeri, ekspozita me veprat e fondit risjell piktorët e hershëm dhe bashkëkohorë

Galeria e Arteve në Shkodër sjell në një ekspozitë të vetme veprat e piktorëve të vjetër dhe atyre bashkëkohorë, si një dëshmi e vazhdimësisë së shpirtit krijues të kryeqendrës së veriut.

Arti i Shkodrës në galeri, ekspozita me veprat e fondit risjell piktorët e hershëm dhe bashkëkohorë

Galeria e Arteve në Shkodër vijon të mbetet një hapësirë ku arti takon historinë dhe bashkëkohoren. Në ekspozitën më të fundit janë paraqitur vepra të përzgjedhura nga fondi i pasur i galerisë, ku ndërthuren punimet e mjeshtërve të periudhave të ndryshme me ato të artistëve bashkëkohorë.

“Me kĂ«tĂ« periudhĂ« kohe qĂ« Ă«shtĂ« dhe pika kulmore e turizmit, tĂ« vizitueshmĂ«rinĂ« nĂ« qytet dhe jo vetĂ«m. Ne nxjerrim nga fondi koleksionin tonĂ« tĂ« veprave me autorĂ« tĂ« ndryshĂ«m, kryesisht lokalĂ« , por qĂ« janĂ« mĂ« rĂ«ndĂ«si kombĂ«tare. Por janĂ« pasuruar me emra dhe vepra tĂ« tjera dhe na kanĂ« formuar njĂ« ekspozitĂ« e cila kĂ«tĂ« vit quhet “NĂ« qetĂ«si”, tha Fatmir Juka, Drejtor i GalerisĂ« sĂ« Arteve nĂ« ShkodĂ«r.

Galeria mbetet një nga institucionet e rëndësishme të kulturës në kryeqendrën e veriut, ku ndërthurja e traditës me frymën moderne përcjell një përvojë të veçantë për çdo vizitor.

Gazetar: M. Gjini/rtsh/ KultPlus.com

“Mitrovica Neolitike”- Ekspozita qĂ« ndriçon 8 mijĂ« vjet histori hapet sonte nĂ« Muzeun e MitrovicĂ«s

Ekspozita “Mitrovica Neolitike” hap dyert sonte, mĂ« 31 korrik, duke filluar nga ora 19:00, nĂ« ambientet e Muzeut tĂ« MitrovicĂ«s.

Ky është një rikonceptim i ekspozitës arkeologjike që hedh dritë mbi fillesat e jetës së qëndrueshme në territorin e Mitrovicës, të dokumentuar që më shumë se 8 mijë vjet më parë, duke ofruar vizitorëve një pasqyrë të pasurisë kulturore dhe historike të kësaj treve, përcjellë KultPlus.

Kuratorët e ekspozitës janë Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala, të cilët kanë përzgjedhur dhe prezantuar artefakte të rëndësishme që dëshmojnë për jetën neolitike, stilin e jetesës, zhvillimin bujqësor dhe përparimet e hershme shoqërore në këtë rajon.

Ekspozita vjen si një nismë për të forcuar ndërgjegjësimin mbi trashëgiminë arkeologjike të Kosovës dhe për të krijuar ura të reja mes publikut dhe së kaluarës së hershme të vendit. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me objekte autentike dhe interpretime vizuale që tregojnë historinë e qytetërimit të hershëm në Mitrovicë./KultPlus.com

Ikonat e Korçës në Francë, ekspozitë e rrallë në Muzeun e Chambéry

Një ekspozitë e veçantë do të çelet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga fondi i pasur i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar.

Me një koleksion prej më shumë se 8200 objekte muzeale, nga të cilat rreth 6400 janë ikona, MKAM përfaqëson muzeun me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe më gjerë, përcjellë KultPlus.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ekspozita do tĂ« jetĂ« e hapur pĂ«r vizitorĂ«t nga maji deri nĂ« tetor 2026, nĂ« qytetin historik tĂ« ChambĂ©ry, pĂ«r t’u zhvendosur mĂ« pas nĂ« njĂ« tjetĂ«r qytet tĂ« FrancĂ«s, ku do tĂ« qĂ«ndrojĂ« deri nĂ« mars 2027.

“Ky projekt Ă«shtĂ« pjesĂ« e bashkĂ«punimit kulturor mes ShqipĂ«risĂ« dhe FrancĂ«s dhe do tĂ« pĂ«rfshihet edhe nĂ« Komitetin Shkencor francez, duke forcuar shkĂ«mbimin ndĂ«rinstitucional mes muzeve tĂ« tĂ« dy vendeve”, Ă«shtĂ« shprehur ministri.

Ai e cilëson gjithashtu këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, duke e afirmuar Korçën si një nga qendrat më të rëndësishme të artit mesjetar në Europën Juglindore./KultPlus.com

❌