❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BERLIN – Merz rikonfirmon mbĂ«shtetjen pĂ«r UkrainĂ«n

BERLIN, 6 janar /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka vënë në plan të parë rritjen ekonomike në vend, duke e renditur atë në krye të axhendës së tij për vitin 2026, dhe duke paralajmëruar se masat e marra deri më tani nuk kanë arritur ta përmirësojnë mjaftueshëm konkurrueshmërinë e Gjermanisë.

Në një letër dërguar anëtarëve të koalicionit të tij qeverisës, në fillim të vitit, Merz tha se situata ekonomike mbetej shumë kritike në disa fusha.

“NĂ« vitin 2026, Gjermania do tĂ« duhet tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« ndĂ«rmarrjen e veprimeve vendimtare politike dhe legjislative pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m kushtet pĂ«r bizneset”, shkroi Merz, duke shtuar se vetĂ«m atĂ«herĂ« ekonomia mund tĂ« rritej dhe tĂ« dilte nga kriza.

Gjithashtu, në letër Merz rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën, duke thënë se vendimi për të përdorur asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian kishte krijuar bazën financiare për të mbështetur mbrojtjen e Kievit kundër Rusisë në planin afatgjatë.

“Rusia nuk duhet tĂ« ketĂ« dyshime pĂ«r vendosmĂ«rinĂ« tonĂ«â€, shkroi kancelari.

Në të njëjtën kohë, Merz theksoi se qeveria gjermane do të vazhdonte përpjekjet për një armëpushim që ruante sovranitetin e Ukrainës.

“Puna jonĂ« diplomatike po kryhet nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira”, tha ai, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje gatishmĂ«rinĂ« e kufizuar tĂ« RusisĂ« pĂ«r tĂ« negociuar, pĂ«rpjekjet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky pĂ«r tĂ« ruajtur unitetin nĂ« vend dhe atĂ« qĂ« ai e pĂ«rshkroi si ndryshime tĂ« thella nĂ« bashkĂ«punimin transatlantik.

Në përfundim, Merz u bëri thirrje ligjvënësve të rivendosnin besimin në politikë duke ofruar zgjidhje për problemet konkrete.

“KĂ«shtu do ta bindim edhe shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« popullsisĂ« sonĂ« pĂ«r vlerat e demokracisĂ« sonĂ« dhe sistemit tonĂ« ekonomik tĂ« bazuar nĂ« treg”, shkroi ai. //a.i/

The post BERLIN – Merz rikonfirmon mbĂ«shtetjen pĂ«r UkrainĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Ukraina dhe aleatĂ«t takohen me tĂ« dĂ«rguarit e SHBA-sĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« re diplomatike

PARIS, 6 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se do të takohet sot me përfaqësuesit amerikanë në Paris, si pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë me aleatët perëndimorë mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Duke shkruar në mediet sociale pas mbërritjes në Paris, Zelensky tha se vizita e tij do të përfshijë diskutime me udhëheqësit e Koalicionit të të Gatshmëve, bisedime me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe një takim me anëtarët e ekipit negociator të SHBA-së.

Aleatët e Ukrainës po mblidhen në kryeqytetin francez për të diskutuar me SHBA-në mënyrat se si të mbështesin një armëpushim të mundshëm ose një zgjidhje paqeje në luftën e nisur nga Rusia gati katër vjet më parë.

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 35 vende, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Kievi po mbĂ«shtetet nĂ« hapat qĂ« mund tĂ« garantojnĂ« siguri tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r popullin ukrainas”, shkroi Zelensky nĂ« X.

Ai u bëri thirrje sërish aleatëve të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, duke vënë në dukje se Rusia nuk i kishte ndaluar sulmet e saj ndaj civilëve dhe infrastrukturës së rëndësishme pavarësisht aktivitetit të madh diplomatik në javët e fundit.

Zelensky tha se e kishte diskutuar tashmë çështjen me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Ky do tĂ« jetĂ« takimi mĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i Koalicionit tĂ« tĂ« GatshmĂ«ve deri mĂ« sot, ku do tĂ« marrin pjesĂ« udhĂ«heqĂ«s kombĂ«tarĂ«, krerĂ«t e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare, ministrat dhe ambasadorĂ«t”, tha ai.

“Ne po pĂ«rgatisim hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m politikĂ«â€, shkroi Zelensky.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të marrin pjesë në emër të Uashingtonit.

Koalicioni i tĂ« GatshmĂ«ve Ă«shtĂ« njĂ« grup vendesh perĂ«ndimore aleate me Kievin qĂ« po punojnĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit.

Bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në krijimin e një force shumëkombëshe për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat kanë luftuar që kur Moska nisi një pushtim të plotë në shkurt 2022.

Diskutimet pritet gjithashtu të përqendrohen në mbështetjen për ushtrinë ukrainase, bashkëpunimin afatgjatë me Kievin për çështjet e mbrojtjes dhe mbështetjen për vendin në rast të sulmeve të reja nga fqinji i saj.

Macron ka planifikuar një konferencë për shtyp pas takimit. //a.i/

The post PARIS – Ukraina dhe aleatĂ«t takohen me tĂ« dĂ«rguarit e SHBA-sĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« re diplomatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimĂ«rore e irlandezĂ«ve

DUBLIN, 6 janar /ATSH/- DĂ«shironi tĂ« shpĂ«toni nga i ftohti kĂ«tĂ« janar? AtĂ«herĂ« hidhini njĂ« sy kĂ«tij vendi tĂ« bukur mesdhetar me diell dhe paketa pushimesh njĂ«javore duke filluar nga 685 euro, sipas tĂ« pĂ«rditshmes irlandeze “The Irish Sun”.

Shumë pushues irlandezë po dynden në Tiranë, kryeqytetin shumëngjyrësh dhe historik të Shqipërisë, i njohur për temperaturat e ngrohta gjatë dimrit, jetën e natës dhe çmimet e shkëlqyera.

Tirana është e njohur për jetën e natës dhe pamjet historike. Turistët mund të vizitojnë fshatrat e bukura të Shqipërisë.

Tirana gëzon temperatura mesatare prej 14 deri në 16 gradë Celsius në dhjetor dhe janar.

Shtetasit irlandezĂ« mund tĂ« fluturojnĂ« nga Dublini nĂ« TiranĂ« pĂ«r vetĂ«m 39 euro me linjĂ«n ajrore “Ryanair”.

Aeroporti i Tiranës është vetëm 20 minuta larg nga qendra e qytetit me makinë ose taksi.

Një numër hotelesh gjithashtu ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse.

VizitorĂ«t mund tĂ« kalojnĂ« njĂ« javĂ« tĂ« plotĂ« nĂ« “Mosaic Home” pĂ«r vetĂ«m 685 euro, duke pĂ«rfshirĂ« fluturimet.

Tirana ofron temperatura mesatare prej 14 deri nĂ« 16 gradĂ« Celsius nĂ« dhjetor dhe janar, me mot tĂ« thatĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit – dhe qyteti ofron shumĂ« mundĂ«si aktivitetesh.

Vizitoni Sheshin SkĂ«nderbej nĂ« TiranĂ«, ku mund tĂ« eksploroni arkitekturĂ«n madhĂ«shtore, ndĂ«rtesat shumĂ«ngjyrĂ«she dhe “zemrĂ«n” e gjallĂ« tĂ« qytetit.

Gjithashtu, mund të merrni teleferikun në malin Dajti për të shijuar pamjen spektakolare të të gjithë Tiranës dhe maleve përreth.

NĂ«se dĂ«shironi tĂ« dilni jashtĂ« kryeqytetit, vizitoni plazhet e DurrĂ«sit dhe Golemit, si vendpushime ideale pĂ«r t’u relaksuar nĂ« ajrin e pastĂ«r tĂ« detit dhe diellin dimĂ«ror.

Adhuruesit e historisë mund të vizitojnë Kalanë e Krujës, një nga monumentet më të famshme të Shqipërisë, me pamje gjithëpërfshirëse të fshatit.

Gjithashtu, adhuruesit e kuzhinës do të kenë mundësinë të provojnë dhe shijojnë ushqime tradicionale vendase.

Vizitoni “Restorantin ShendeverĂ«â€ dhe shijoni disa gatime tĂ« shkĂ«lqyera tradicionale shqiptare, tĂ« tilla si byrek ose tavĂ« kosi.

Byreku shqiptar shpesh shitet si ushqim rruge dhe konsumohet i ngrohtë.

Brumi i kripur, i bërë me shtresa të holla, mbushet me përbërës të tillë si, spinaq dhe djathë në stilin e rikotës, mish i grirë dhe qepë, ose presh.

Tava e kosit Ă«shtĂ« njĂ« pjatĂ« tradicionale e ShqipĂ«risĂ« – qengj i pjekur nĂ« ​​kos tĂ« athĂ«t dhe vezĂ«.

Ju mund tĂ« vizitoni “Restorantin Rooms”, i cili Ă«shtĂ« i famshĂ«m pĂ«r kuzhinĂ«n mesdhetare dhe pjatat elegante.

Dhe sigurisht, ju mund të përfitoni nga çmimet e lira të pijeve.

“Mi-to Culture Bar Tirana” – krenohet me vlerĂ«simet e shkĂ«lqyera me pesĂ« yje dhe Ă«shtĂ« i njohur pĂ«r pijet dhe koktejet e tij tĂ« shkĂ«lqyera.

NĂ«se jeni duke kĂ«rkuar njĂ« vend premium me pamje tĂ« mrekullueshme, vizitoni “Sky Bar” – me pamje nga qyteti.

Dhe nĂ«se ju mungon vĂ«rtet shtĂ«pia, vizitoni “Meduza’s Irish Pub” pĂ«r tĂ« shijuar njĂ« krikĂ«ll birrĂ«.

Me fluturime të lira, pamje të mrekullueshme dhe mot të ngrohtë dimëror, Tirana është vendi ideal për të vizituar këtë janar nëse doni të shpëtoni nga i ftohti. //a.i/

https://www.thesun.ie/travel/16313406/winter-sun-capital-heat-historic-sights-albania-ryanair-euro/

 

 

 

The post “Irish Sun”: Tirana, arratisja dimĂ«rore e irlandezĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Venezuela, Rusia dhe Kina i kĂ«rkojnĂ« SHBA-sĂ« lirimin e Maduros

NJU JORK, 5 janar /ATSH-DPA/- Venezuela, Rusia dhe Kina i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lirojnë udhëheqësin venezuelian Nicolås Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Pas sulmit të SHBA-së ndaj vendit të Amerikës së Jugut gjatë fundjavës, ambasadorët e Venezuelës, Rusisë dhe Kinës në OKB kritikuan atë që e quajtën veprim agresiv të SHBA-së, të cilin e klasifikuan si veprim kundër ligjit ndërkombëtar.

Në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot në Nju Jork, Rusia dhe Kina dënuan fuqimisht sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës në fundjavë.

Rusia e përshkroi veprimin e SHBA-së si një paralajmërues të një kthimi në epokën e paligjshmërisë dhe dominimit të SHBA-së me forcë, kaosit dhe mungesës së ligjit, i cili vazhdon të prekë dhjetëra shtete në rajone të ndryshme të botës.

“AsnjĂ« vend nuk mund tĂ« veprojĂ« si policia e botĂ«s, as tĂ« pretendojĂ« tĂ« jetĂ« gjykatĂ«si ndĂ«rkombĂ«tar”, tha Kina.

Si Kina ashtu edhe Rusia janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rusia kritikoi sulmin e SHBA-sĂ« – e cila po vepronte si njĂ« gjykatĂ«se globale e vetĂ«shpallur pĂ«r motive ekonomike dhe politike dhe pĂ«r tĂ« shfaqur fuqinĂ« e saj.

“Nuk ka asnjĂ« justifikim pĂ«r kĂ«tĂ«â€, tha pĂ«rfaqĂ«suesja e Rusise nĂ« OKB, duke shtuar se heshtja nĂ« kĂ«shill do tĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« erozion tĂ« rendit ndĂ«rkombĂ«tar.

Përfaqësuesi kinez theksoi se mjetet ushtarake nuk ishin zgjidhje për problemet. Sipas tij, përdorimi arbitrar i forcës do të çonte vetëm në një krizë më të madhe. //a.i/

The post NJU JORK – Venezuela, Rusia dhe Kina i kĂ«rkojnĂ« SHBA-sĂ« lirimin e Maduros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Ambasadori i SHBA-sĂ« nĂ« OKB: Nuk po pushtojmĂ« VenezuelĂ«n

NJU JORK, 5 janar /ATSH/- Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« hedhur poshtĂ« pretendimet se operacioni nĂ« VenezuelĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« akt lufte ose pushtim, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si njĂ« operacion policor pĂ«r tĂ« zbatuar akuzat penale kundĂ«r presidentit Nicolas Maduro, sipas “CBS News”.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ngjarjen në Venezuelë, përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Waltz, deklaroi se SHBA-ja nuk ishte në luftë me Venezuelën apo popullin e saj.

“Siç e ka theksuar sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, nuk ka luftĂ« kundĂ«r VenezuelĂ«s apo popullit tĂ« saj. Ne nuk po pushtojmĂ« VenezuelĂ«n, ky Ă«shtĂ« njĂ« operacion policor”, tha Waltz.

“NĂ« bazĂ« tĂ« akuzave legjitime qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« fuqi pĂ«r disa dekada, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« arrestuar njĂ« trafikant droge – i cili tani do tĂ« gjykohet nĂ« SHBA, nĂ« pĂ«rputhje me shtetin e sĂ« drejtĂ«s, pĂ«r krime tĂ« kryera kundĂ«r popullit tonĂ« gjatĂ« 15 viteve tĂ« fundit”, tha Waltz nĂ« fjalimin e tij para KĂ«shillit tĂ« Sigurimit.

Ai e krahasoi operacionin me ndërhyrjen e SHBA-së në vitin 1989 kundër ish-diktatorit panamez Manuel Noriega, duke kujtuar se ai u arrestua, u padit, u dënua nga një gjykatë amerikane dhe vuajti dënimin e tij në SHBA dhe më pas në Panama.

Deklarata e Waltz vjen mes reagimeve të forta ndërkombëtare ndaj arrestimit të presidentit venezuelian dhe debatit të nxehtë në Këshillin e Sigurimit mbi ndikimin e këtij veprimi në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. //a.i/

The post NJU JORK – Ambasadori i SHBA-sĂ« nĂ« OKB: Nuk po pushtojmĂ« VenezuelĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« takim urgjent, Guterres: Precedent i rrezikshĂ«m

NJU JORK, 5 janar /ATSH/- KĂ«shilli i Sigurimit i Kombeve tĂ« Bashkuara zhvilloi sot njĂ« takim urgjent pĂ«r tĂ« diskutuar operacionin e SHBA-sĂ« nĂ« VenezuelĂ« dhe arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, njĂ« ngjarje qĂ« ka shkaktuar reagime tĂ« forta nĂ« rajon dhe mĂ« gjerĂ«, sipas “The Hill”.

Takimi u zhvillua nĂ«n rendin e ditĂ«s “KĂ«rcĂ«nimet pĂ«r paqen dhe sigurinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”, tĂ« thirrur me kĂ«rkesĂ« tĂ« KolumbisĂ«, tĂ« mbĂ«shtetur nga Kina dhe Rusia.

NĂ« emĂ«r tĂ« sekretarit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« OKB-sĂ«, Antonio Guterres, deklarata zyrtare u citua nga nĂ«nsekretarja e pĂ«rgjithshme pĂ«r Çështjet Politike dhe NdĂ«rtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo.

Në deklaratë, Guterres e përshkruan operacionin e SHBA-së si një precedent të rrezikshëm, duke paralajmëruar për pasoja që mund të ndikojnë në rendin ndërkombëtar dhe stabilitetin global.

“Jam thellĂ«sisht i shqetĂ«suar pĂ«r potencialin e pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« nĂ« vend, ndikimin e mundshĂ«m nĂ« rajon dhe precedentin e rrezikshĂ«m – pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si zhvillohen marrĂ«dhĂ«niet midis shteteve”, tha Guterres nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sipas OKB-së, zhvillimet e fundit rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet në Amerikën Latine dhe të minojnë parimet e sovranitetit shtetëror dhe të drejtës ndërkombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit pritet të vazhdojë me diskutime midis anëtarëve të përhershëm dhe jo të përhershëm, ndërsa unioni ndërkombëtar po ndjek me shqetësim pasojat politike dhe diplomatike të arrestimit të presidentit venezuelian.

Operacioni amerikan në Venezuelë dhe arrestimi i Nicolas Maduros konsiderohen ndër zhvillimet më serioze gjeopolitike të kohëve të fundit, duke rihapur debatin mbi ndërhyrjet ndërkombëtare, ekuilibrin e fuqive të mëdha dhe rolin e OKB-së në garantimin e paqes dhe sigurisë globale. //a.i./

The post NJU JORK – KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« takim urgjent, Guterres: Precedent i rrezikshĂ«m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – KE: Interesat e sigurisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« nuk duhet tĂ« pĂ«rdoren kurrĂ« si pretekst pĂ«r aneksimin e GrenlandĂ«s

BRUKSEL, 5 janar /ATSH-DPA/-  Komisioni Evropian ka paralajmëruar se interesat e sigurisë nuk duhet të përdoren kurrë si pretekst për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja.

“Ne do tĂ« donim t’u kujtonim tĂ« gjithĂ«ve se Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« aleat i SHBA-sĂ« dhe gjithashtu nĂ«n mbrojtjen e aleancĂ«s sĂ« NATO-s”, tha sot njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se nĂ« Bruksel.

Dje në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu sërish interesin e tij për aneksimin e ishullit të Atlantikut të Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin evojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare.

Ai tha se ishulli kishte rëndësi të madhe strategjike dhe aktualisht ishte i rrethuar nga anije ruse dhe kineze dhe se Danimarka nuk mund të garantonte sigurinë atje.

Ishulli i Groenlandës është pjesë e mbretërisë së Danimarkës, por është kryesisht autonom dhe nuk është anëtar i BE-së.

Ai është strategjikisht interesant për shkak të pasurisë së tij të lëndëve të para dhe si bazë për kontrollin ushtarak të Arktikut.

Për më tepër, rritja e ndryshimeve klimatike po rezulton në rrugë më të shkurtra detare, të paktën në verë.

Katër të pestat e ishullit Arktik janë të mbuluara nga akulli dhe janë gjashtë herë më të mëdha se Gjermania, por kanë një popullsi prej më pak se 57 000 banorësh.

“BE qĂ«ndron nĂ« solidaritet me DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n. Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« territor autonom brenda mbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s dhe çdo ndryshim nĂ« statusin e saj Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje e groenlandezĂ«ve dhe danezĂ«ve, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se e shefes sĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas. //a.i/

The post BRUKSEL – KE: Interesat e sigurisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« nuk duhet tĂ« pĂ«rdoren kurrĂ« si pretekst pĂ«r aneksimin e GrenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE: Rastet e VenezuelĂ«s dhe GroenlandĂ«s nuk janĂ« tĂ« krahasueshme

BRUKSEL, 5 janar /ATSH-DPA/- Rastet e Venezuelës dhe Groenlandës nuk janë në asnjë mënyrë të krahasueshme, paralajmëroi Bashkimi Evropian, duke anashkaluar një vlerësim të qartë të operacionit të SHBA-së për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolås Maduro.

“Ne do tĂ« donim t’u kujtonim tĂ« gjithĂ«ve se Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« aleat i SHBA-sĂ« dhe gjithashtu nĂ«n mbrojtjen e aleancĂ«s sĂ« NATO-s”, tha sot njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se nĂ« Bruksel.

“Interesat e sigurisĂ« nuk duhet tĂ« pĂ«rdoren kurrĂ« si pretekst”, shtoi ajo.

Dje në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu sërish interesin e tij për aneksimin e ishullit të Atlantikut të Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin evojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare.

Ai tha se ishulli kishte rëndësi të madhe strategjike dhe aktualisht ishte i rrethuar nga anije ruse dhe kineze dhe se Danimarka nuk mund të garantonte sigurinë atje.

Këto ishin arsyet e përdorura nga SHBA-ja për të justifikuar ndërhyrjen e saj ushtarake në Venezuelë dhe arrestimin e Maduros.

Presidenti i rrëzuar, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2013, akuzohet në SHBA për narko-terrorizëm.

Hetuesit besojnë se ai e përdori detyrën e tij për të lehtësuar kontrabandën e mijëra tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komisioni Evropian deri mĂ« tani ka shmangur njĂ« vlerĂ«sim tĂ« qartĂ« tĂ« veprimit tĂ« fundit tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« arrestuar Maduron dhe nĂ« vend tĂ« kĂ«saj po e paraqet situatĂ«n si njĂ« “mundĂ«si” pĂ«r vendin e AmerikĂ«s sĂ« Jugut.

“KĂ«to ngjarje krijojnĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« tranzicion demokratik nĂ« VenezuelĂ« dhe pĂ«r njĂ« tranzicion tĂ« udhĂ«hequr nga populli venezuelian”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se nĂ« Bruksel.

SHBA-ja nisi të shtunën në mëngjes, sulmet ajrore mbi objektivat në Venezuelë dhe arrestoi Maduro dhe bashkëshorten e tij Cilia Flores.

Ndërkohë, një zëdhënëse e Kaja Kallas iu referua një deklarate të lëshuar të dielën, e cila u mbështet nga të gjitha shtetet e BE-së përveç Hungarisë.

Ajo thekson se parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara duhet të mbështeten në të gjitha rrethanat.

Kjo mund të shihet si kritikë ndaj veprimeve të SHBA-së në Venezuelë, veçanërisht pasi deklarata thotë se SHBA-ja dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur këto parime si shtylla të arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë. //a.i/

The post BRUKSEL – BE: Rastet e VenezuelĂ«s dhe GroenlandĂ«s nuk janĂ« tĂ« krahasueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Zvicra ngrin asetet e lidhura me Maduron pas arrestimit nga SHBA-ja

ZYRIH, 5 janar /ATSH/- Zvicra ka ngrirĂ« asetet e mbajtura nĂ« vend nga Nicolas Maduro i VenezuelĂ«s dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij, tha sot qeveria zvicerane, pas arrestimit tĂ« tij nga forcat amerikane nĂ« Karakas dhe transferimit nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, sipas “Reuters”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Zvicerane tha se urdhri prek 37 persona.

Zëdhënësi tha se ministria nuk mund të jepte asnjë detaj mbi vlerën e aseteve në fjalë.

“Masa, qĂ« hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe Ă«shtĂ« e vlefshme pĂ«r katĂ«r vjet, synon tĂ« parandalojĂ« njĂ« rrjedhje tĂ« aseteve potencialisht tĂ« paligjshme dhe i shtohet sanksioneve ekzistuese tĂ« vendosura ndaj VenezuelĂ«s qĂ« nga viti 2018”, tha qeveria nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Ngrirja e aseteve nuk prek anëtarët e qeverisë aktuale të Venezuelës dhe Zvicra tha se do të kërkonte të kthente çdo fond që është fituar në mënyrë të paligjshme.

Qeveria tha se situata në Venezuelë ishte e paqëndrueshme, me rezultate të ndryshme të mundshme në ditët dhe javët në vijim.

Ajo tha se po e ndiqte situatën nga afër dhe bëri thirrje për shmangie të përshkallëzimit dhe vetëpërmbajtje, ndërsa gjithashtu ofroi shërbimet e saj të mira për të gjetur një zgjidhje paqësore.

“KĂ«shilli Federal kĂ«rkon tĂ« sigurojĂ« qĂ« çdo pasuri e fituar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme tĂ« mos transferohet jashtĂ« ZvicrĂ«s nĂ« situatĂ«n aktuale”, tha qeveria.

“Ngrirja e pasurisĂ« ishte njĂ« masĂ« paraprake dhe u zbatua ndaj Maduros dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij si persona tĂ« huaj tĂ« ekspozuar politikisht”, tha ajo. //a.i/

 

The post FOKUS – Zvicra ngrin asetet e lidhura me Maduron pas arrestimit nga SHBA-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Kryengritjet zgjerohen nĂ« 107 qytete nĂ« mbarĂ« vendin

TEHERAN, 5 janar /ATSH/- Demonstratat dhe pĂ«rleshjet me thirrjet “Vdekje Khamenei”, kanĂ« shpĂ«rthyer nĂ« Teheran dhe qytete tĂ« tjera, sipas NCRI.

Mbrëmjen e djeshme, ditën e tetë të kryengritjes mbarëkombëtare, Teherani dhe shumë qytete të tjera u përfshinë nga demonstrata dhe përleshje intensive midis të rinjve rebelë dhe forcave shtypëse.

Kryengritjet, tani janë përhapur në 107 qytete në të gjithë Iranin, në tetë ditët e fundit.

Pavarësisht një gatishmërie të lartë nga forcat ushtarake, të sigurisë shtetërore dhe të inteligjencës në Teheran, banorët protestuan në zona të ndryshme të qytetit.

Dje në mëngjes, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe armë me fishekë kundër njerëzve që protestonin në rrugët Saadi dhe Hafez dhe përreth kalimeve Alaeddin dhe Charsou.

Të rinjtë sfidues i rezistuan bastisjes duke i vënë flakën kazanëve të plehrave dhe duke krijuar bllokada rrugore.

Në rrugën Molavi, agjentët e regjimit hapën zjarr ndaj shitësve të perdeve që protestonin.

Përleshjet midis studentëve dhe forcave shtypëse vazhduan deri vonë natën. Studentët në Tarbiat Modares në Teheran dhe Birjand u zotuan të vazhdonin kryengritjen.

Në Nurabad Mamasani (provinca Fars), demonstratat u përshkallëzuan në konfrontime të armatosura me agjentët e regjimit, me përleshje të vazhdueshme në rrugë.

Në Isfahan, të rinj sfidues u përleshën me forcat shtypëse në Si-o-Se-Pol, Urën Khaju dhe Chaharbagh, duke i vënë flakën automjeteve të tyre.

Në Fuladshahr, Isfahan, të rinj të guximshëm u përballën me forcat policore që qëllonin mbi protestuesit.

Regjimi, nga frika e përhapjes së kryengritjes studentore, mbylli Universitetin e Teknologjisë të Isfahanit, për nëntë ditë.

Dje në mbrëmje, forcat shtypëse sulmuan gjithashtu Spitalin Khomeini në Ilam, ku ishin shtruar të plagosurit e përleshjes së fundit.

NĂ« Mehdi Shahr, provinca Semnan, u mbajt njĂ« protestĂ« me thirrjet “Vdekje diktatorit”.

Dje pasdite, protestuesit bllokuan rrugën Ahvaz-Andimeshk në Abdolkhan, Ahvaz, duke i vënë flakën gomave.

Në Qorveh, provinca e Kurdistanit, të rinjtë protestues u përleshën me policinë.

NĂ« Mashhad (Ahmadabad dhe Shandiz), banorĂ«t, tĂ« udhĂ«hequr nga gra heroike, u pĂ«rleshĂ«n me forcat e sigurisĂ« ndĂ«rsa brohorisnin “Vdekje diktatorit”.

Në Sari, Mashkan-e Niriz, Yazd, Lahijan, Sarableh, Hamedan, Bushehr, Yasuj, Zahedan, Qazvin, Dorud, Khorramabad dhe Dezful (Abdol Khan), të rinjtë rebelë morën kontrollin e rrugëve duke vënë zjarre, duke bllokuar rrugët dhe duke u përleshur me mercenarët e regjimit. //a.i/.

The post IRAN – Kryengritjet zgjerohen nĂ« 107 qytete nĂ« mbarĂ« vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Maduro nuk pranon fajĂ«sinĂ« nĂ« gjykatĂ«n e Nju Jorkut

Rreth 30,000 familje në Berlin mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për të tretën ditë me radhë, pasi një sulm i fundjavës në rrjetin elektrik ndërpreu furnizimin me energji elektrike në jugperëndim të kryeqytetit gjerman të mbuluar nga bora.

Rreth 45,000 familje dhe mbi 2,200 biznese në lagjet Nikolassee, Zehlendorf, Wannsee dhe Lichterfelde të qytetit u ndërprenë herët të shtunën, pasi kabllot që të çojnë në një termocentral u vunë në flakë nga ajo që autoritetet e Berlinit e quajnë një grup militantësh të krahut të majtë.

Rreth 15,000 familjeve dhe rreth 500 bizneseve u është rikthyer energjia elektrike që atëherë, por operatori Stromnetz Berlin tha se mund të duhet deri të enjten që të gjithë të rikthehen në rrjet, pasi punimet e riparimit janë komplekse.

Duke folur në një program mëngjesi të transmetuesit publik ZDF të hënën, kryetari i bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, tha se incidenti tregoi se infrastruktura mbetet e ndjeshme ndaj sulmeve.

Ndërsa vetëm një pjesë e vogël e rrjetit elektrik funksionon mbi tokë, masat mbrojtëse duhet të shtohen, tha Wegner, duke kërkuar më shumë kamera mbikëqyrjeje dhe personel sigurie për të monitoruar rrjetin.

Me temperaturat nën 0 gradë Celsius, disa shkolla dhe kopshte në zonë mbetën të mbyllura në atë që është dita e parë e shkollës pas festave të Krishtlindjeve.

Policia, zjarrfikësit dhe ushtria janë vendosur në zonat e prekura për të ndihmuar ata që nuk ishin në gjendje të strehoheshin te familja ose miqtë në pjesë të tjera të Berlinit.

Spitalet ishin në gjendje të vazhdonin operacionet falë gjeneratorëve të emergjencës dhe që atëherë kanë parë energjinë e tyre të rikthyer, por shumë shtëpi kujdesi mbeten të prekura, me organizatat e ndihmës dhe brigadën e zjarrfikësve që po ngrenë strehimore për ata që kanë nevojë.

NĂ« njĂ« letĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sie tĂ« postuar nĂ« internet tĂ« dielĂ«n, ekstremisti i krahut tĂ« majtĂ« Vulkangruppe (Grupi i Vullkanit) thotĂ« se “sabotoi me sukses” njĂ« termocentral gazi nĂ« Lichterfelde.

Grupi tha se qĂ«llimi i tij kryesor ishte tĂ« shĂ«njestronte industrinĂ« e karburanteve fosile, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se veprimi “rezultoi nĂ« ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike nĂ« lagjet mĂ« tĂ« pasura tĂ« Wannsee, Zehlendorf dhe Nikolassee”.

“U kĂ«rkojmĂ« ndjesĂ« banorĂ«ve mĂ« pak tĂ« pasur tĂ« Berlinit jugperĂ«ndimor”, tha ai.

Autoritetet e Berlinit thanë të dielën se e konsiderojnë letrën autentike, me kryebashkiakun Wegner që e përshkroi sulmin si një akt terrorizmi.

Por autoritetet federale kërkuan kujdes të hënën, me Ministrinë e Brendshme që tha se nuk ishte ende e qartë se kush qëndronte pas sulmit.

NjĂ« motiv ekstremist i krahut tĂ« majtĂ« dukej “i dukshĂ«m”, por hetimet janĂ« ende nĂ« vazhdim, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se, duke shtuar se agjencia e inteligjencĂ«s sĂ« brendshme tĂ« GjermanisĂ« po shqyrtonte ende letrĂ«n e postuar nĂ« internet.

The post SHBA – Maduro nuk pranon fajĂ«sinĂ« nĂ« gjykatĂ«n e Nju Jorkut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Gjermania kundĂ«rshton planin e Trump pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e GroenlandĂ«s

BERLIN, 5 janar /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane kundërshtoi sot deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së Donald Trump, të cilat sugjeronin se ai do të vazhdonte të ndiqte qëllimin për të marrë kontrollin e Groenlandës.

“Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« territor i administruar nĂ« mĂ«nyrĂ« autonome qĂ« i pĂ«rket DanimarkĂ«s”, tha zĂ«vendĂ«szĂ«dhĂ«nĂ«si i qeverisĂ« Sebastian Hille, nĂ« Berlin.

“KufijtĂ« nuk duhet tĂ« zhvendosen me forcĂ« dhe territoret nuk duhet tĂ« aneksohen me forcĂ«â€, theksoi ai.

Trump ka këmbëngulur vazhdimisht që SHBA-ja duhet të marrë kontrollin e Groenlandës, një territor kryesisht autonom danez i vendosur midis oqeaneve Arktik dhe Atlantik, për hir të sigurisë kombëtare, një pretendim që ai e përsëriti në fundjavë.

Duke folur me gazetarĂ«t nĂ« bordin e avionit presidencial “Air Force One”, ai pretendoi se Groenlanda ishte mbuluar me anije ruse dhe kineze kudo.

Danimarka i ka hedhur poshtë pretendimet e Trump, së bashku me fqinjët nordikë Suedinë, Finlandën dhe Norvegjinë, pasi ndërhyrja e fundit e SHBA-së në Venezuelë ka ngjallur shqetësime në lidhje me lëvizjet e ardhshme të administratës Trump.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Hille theksoi se Gjermania i përmbahej parimeve të së drejtës ndërkombëtare, siç përcaktohen në Kartën e OKB-së.

Ai tha se Berlini ishte në konsultim të ngushtë me Danimarkën dhe partnerët e tjerë evropianë për të gjitha çështjet që lidhen me Groenlandën.

“Ne jemi tĂ« qartĂ« nĂ« komunikimin tonĂ« me SHBA-nĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim”, shtoi ai.

Neni 2 i Kartës së OKB-së thotë se të gjithë anëtarët duhet të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, ose të çdo mënyre tjetër që nuk përputhet me Qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

Më herët, ministri i Jashtëm gjerman, gjatë një vizite në Lituani, shprehu gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për Danimarkën.

“Groenlanda, ashtu si Ishujt Faroe, Ă«shtĂ« pjesĂ« e mbretĂ«risĂ« daneze”, theksoi ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi me homologun e tij lituanez Kęstutis Budrys nĂ« Vilnius.

“Dhe meqenĂ«se Danimarka Ă«shtĂ« anĂ«tare e NATO-s, Groenlanda nĂ« parim do tĂ« duhet tĂ« mbrohet edhe nga NATO”, shtoi Wadephul.

“NĂ«se ka kĂ«rkesa tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« forcuar pĂ«rpjekjet mbrojtĂ«se nĂ« lidhje me GroenlandĂ«n, atĂ«herĂ« do tĂ« duhet ta diskutojmĂ« kĂ«tĂ« sĂ« bashku brenda kornizĂ«s sĂ« aleancĂ«s”, tha Wadephul.

“TĂ« gjitha çështjet qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me GroenlandĂ«n duhet tĂ« diskutohen vetĂ«m brenda kornizĂ«s sĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« frymĂ«n e aleatĂ«ve – shumĂ« qartĂ«, shumĂ« dallueshĂ«m dhe pa asnjĂ« motiv tĂ« fshehtĂ«â€, tha ministri i JashtĂ«m lituanez, Budrys.//a.i/

The post BERLIN – Gjermania kundĂ«rshton planin e Trump pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e GroenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Danimarka dhe Groenlanda tĂ« shqetĂ«suara pĂ«r deklaratĂ«n e Trump pĂ«r aneksimin e ishullit

Shqetësimi për Groenlandën po rritet në Danimarkë pas deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit Arktik.

“Arrestimi i presidentit venezuelan, NicolĂĄs Maduro nga SHBA-ja tĂ« shtunĂ«n – sugjeron se Uashingtoni gjithashtu, mund tĂ« jetĂ« duke pĂ«rgatitur plane tĂ« tjera tronditĂ«se – duke pĂ«rdorur kĂ«rcĂ«nimin e ndĂ«rhyrjes pĂ«r tĂ« imponuar politikĂ«n e jashtme”, thanĂ« vĂ«zhguesit.

“SidoqoftĂ«, amerikanĂ«t po tregojnĂ« se janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur tĂ« shkojnĂ« larg dhe se nuk u interesojnĂ« vendet e tjera”, tha studiuesi i Arktikut, Jon Rahbek-Clemmensen nga “Akademia Daneze e Mbrojtjes” pĂ«r stacionin radiofonik DR.

“Ata e konsiderojnĂ« kontinentin amerikan si brendĂ«sinĂ« e tyre. Ky Ă«shtĂ« njĂ« lajm i keq pĂ«r DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n”, tha ai.

Groenlanda është një territor i administruar autonomisht në Arktik dhe i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Megjithatë, dje në mbrëmje, Trump u tha sërish gazetarëve se SHBA-ja kishte nevojë për Groenlandën nga pikëpamja e sigurisë kombëtare.

“Ishulli ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe strategjike dhe Danimarka nuk mund tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« atje”, tha Trump.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen e hodhi poshtë pretendimin e presidentit amerikan për pronësinë e territorit.

Shumë krerë qeverish nga vendet e BE-së, si dhe kryeministri britanik Keir Starmer, mbështetën deklaratën e Frederiksen.

“Mjaft tani”, tha kryeministri i GroenlandĂ«s, Jens Frederik Nielsen, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« deklaratĂ«s sĂ« fundit tĂ« Trump, duke postuar nĂ« Facebook “Mjaft me fantazitĂ« e aneksimit”.

Trump pretendoi pronësinë e Groenlandës gjatë mandatit të tij të parë.

Në atë kohë, shumë drejtues në Danimarkë e hodhën poshtë këtë duke e konsideruar si shaka.

Para mandatit të tij të dytë, Trump e përmendi sërish aneksimin e Groenlandës. Që atëherë, ai ka kërcënuar vazhdimisht të marrë ishullin.//a.i/

The post FOKUS – Danimarka dhe Groenlanda tĂ« shqetĂ«suara pĂ«r deklaratĂ«n e Trump pĂ«r aneksimin e ishullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Macron kritikon metodĂ«n e pĂ«rdorur pĂ«r arrestimin e Maduros

PARIS, 5 janar /ATSH-DPA/-  Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi sot metodën e përdorur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të arrestuar presidentin venezuelian, Nicolås Maduro dy ditë më parë.

“Kjo, as nuk mbĂ«shtetet dhe as nuk miratohet nga Franca”, tha Macron gjatĂ« njĂ« takimi tĂ« kabinetit nĂ« Paris, citoi zĂ«dhĂ«nĂ«sja e qeverisĂ« Maud Bregeon.

Bregeon, nuk specifikoi nëse Macron po kritikonte sulmin e SHBA-së apo vetëm mënyrën se si ishte arrestuar Maduro.

“Ne mbrojmĂ« tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe lirinĂ« e popujve”, tha presidenti francez.

Deklarata e Macron vjen pasi partitë e majta të Francës kundërshtuan sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës, i cili kulmoi me kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores dhe transportimin e tyre në Nju Jork.

Pa kritikuar veprimin e SHBA-së, Macron tha të shtunën se populli venezuelian mund të gëzohej për çlirimin nga diktatura.

“Maduro ka shkelur rĂ«ndĂ« dinjitetin e popullit tĂ« tij”, shkroi Macron nĂ« X.

Fillimisht, kritikat për veprimin e SHBA-së erdhën vetëm nga ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot.

“Operacioni ushtarak qĂ« çoi nĂ« arrestimin e NicolĂĄs Maduro shkel parimin e mospĂ«rdorimit tĂ« forcĂ«s mbi tĂ« cilin bazohet e drejta ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Barrot.

“Franca kujton se asnjĂ« zgjidhje politike e qĂ«ndrueshme nuk mund tĂ« imponohet nga jashtĂ« dhe se vetĂ«m popujt sovranĂ« vendosin pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre”, shtoi ai.

Qëndrimet e ndryshme të presidentit Emmanuel Macron dhe ministrit të Jashtëm, Jean-Noël Barrot mbi ngjarjet në Venezuelë shkaktuan habi në Francë. //a.i/

 

The post FRANCË – Macron kritikon metodĂ«n e pĂ«rdorur pĂ«r arrestimin e Maduros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZVICËR – TĂ« paktĂ«n 40 tĂ« vdekur dhe 100 tĂ« plagosur nga zjarri nĂ« resortin e skive Crans-Montana

SIERRE, 1 janar /ATSH/- Të paktën 40 persona janë raportuar të vdekur pas një zjarri që përfshiu një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha sot policia.

NjĂ«zet e dy tĂ« rinj – qĂ« pĂ«suan plagĂ« tĂ« rĂ«nda – u transportuan me helikopter nĂ« spitalin e LozanĂ«s, njoftoi gazeta zvicerane “24 Heures”.

“Trajtimi i plagĂ«ve tĂ« tyre nga djegiet mund tĂ« zgjasĂ« disa javĂ«, ose muaj”, tha drejtoresha e Spitalit Universitar tĂ« LozanĂ«s, Claire Charmet.

“KĂ«ta janĂ« pacientĂ« tĂ« rinj. Mesatarisht, midis 16 dhe 26 vjeç”, shtoi ajo.

Tetë pacientë dhe po transferohen në kujdes intensiv, sipas Charmet.

Pas katastrofĂ«s nĂ« vendpushimin Crans-Montana – nĂ« tĂ« cilĂ«n policia tha se 40 persona kishin vdekur dhe rreth 100 tĂ« tjerĂ« ishin plagosur – klinika nĂ« LozanĂ« aktivizoi njĂ« plan krize pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« trajtonte njĂ« numĂ«r tĂ« madh pacientĂ«sh tĂ« plagosur.//a.i/

The post ZVICËR – TĂ« paktĂ«n 40 tĂ« vdekur dhe 100 tĂ« plagosur nga zjarri nĂ« resortin e skive Crans-Montana appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia: TĂ« paktĂ«n 24 tĂ« vrarĂ« pas sulmit ukrainas nĂ« rajonin e pushtuar tĂ« Khersonit

MOSKË, 1 janar /ATSH-DPA/- Forcat pushtuese ruse thanĂ« sot se mbi 24 persona u vranĂ« gjatĂ« njĂ« sulmi ukrainas me dron qĂ« goditi fshatin Khorly nĂ« Detin e Zi, nĂ« festĂ«n e Vitit tĂ« Ri.

Guvernatori nĂ« detyrĂ« i rajonit tĂ« aneksuar – rajonit jugor ukrainas tĂ« Khersonit – qĂ« nga 4 tetori 2022, Vladimir Saldo tha se tre dronĂ« ukrainas kishin goditur njĂ« kafene nĂ« Khorly ndĂ«rsa njerĂ«zit po festonin vitin e ri.

Fillimisht, pati raportime për 24 të vdekur, por më vonë u tha se numri i të vrarëve mund të jetë më i lartë.

Imazhet dhe videot që qarkullojnë në media sociale treguan një restorant të djegur në Khorly, një vendpushim i vendosur në një gadishull të vogël që del në Detin e Zi, rreth 70 kilometra nga kryeqyteti rajonal, Kherson.

Saldo tha se midis tĂ« vrarĂ«ve ishte edhe njĂ« fĂ«mijĂ« – duke vĂ«nĂ« nĂ« dyshim gatishmĂ«rinĂ« e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« nisur nga Rusia gati katĂ«r vjet mĂ« parĂ«.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të nisur më 24 shkurt 2022, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme rajonin e Khersonit, së bashku me Zaporizhian, Donetskun dhe Luhanskun, edhe pse nuk kontrollon plotësisht asnjë nga këto rajone.

Kontrolli i Khersonit Ă«shtĂ« i ndarĂ« pĂ«rgjatĂ« lumit Dnipro – me forcat ruse qĂ« pushtojnĂ« jugun e rajonit, pĂ«rfshirĂ« bregdetin e Detit tĂ« Zi.

Ministria e Jashtme ruse, Kisha Ortodokse Ruse dhe ligjvënësit rusë shprehën zemërim, ndërsa prokurorët rusë kanë nisur procedurat për terrorizëm

Kievi ende nuk ka komentuar mbi akuzat. Kanali pro-ukrainas i Telegram “Exilenova” tha se kishte pasur sulme tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« kaluarĂ«n kur forcat pushtuese mblidheshin pĂ«r festa. //a.i/

The post MOSKË – Rusia: TĂ« paktĂ«n 24 tĂ« vrarĂ« pas sulmit ukrainas nĂ« rajonin e pushtuar tĂ« Khersonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFJE – Bullgaria i bashkohet zyrtarisht eurozonĂ«s

SOFJE, 1 janar /ATSH/- Bullgaria u bë anëtari i 21-të i eurozonës, duke e çuar numrin e njerëzve që përdorin monedhën e vetme evropiane në më shumë se 350 milionë, sipas DW.

Bullgaria miratoi sot përdorimin e euros pavarësisht kundërshtimit në disa sektorë të shoqërisë.

Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), përshëndeti përfshirjen e Bullgarisë në eurozonë.

“Euro Ă«shtĂ« njĂ« simbol i fuqishĂ«m i asaj qĂ« Evropa mund tĂ« arrijĂ« kur punojmĂ« sĂ« bashku, dhe i vlerave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe forcĂ«s kolektive qĂ« mund tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballur me pasigurinĂ« gjeopolitike globale – me tĂ« cilĂ«n pĂ«rballemi nĂ« kĂ«tĂ« moment”, tha Lagarde nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Vendi ballkanik, anëtar i BE-së që nga viti 2007, i bashkohet zonës së monedhës së vetme pas hyrjes së Kroacisë në janar 2023.

Ky vendim e çon numrin e evropianëve që përdorin monedhën në më shumë se 350 milionë.

Pranimi i BullgarisĂ« nĂ« eurozonĂ« – lĂ« vetĂ«m gjashtĂ« nga 27 vendet e BE-sĂ« jashtĂ« unionit monetar: SuedinĂ«, PoloninĂ«, RepublikĂ«n Çeke, HungarinĂ«, RumaninĂ« dhe DanimarkĂ«n.

Edhe pse presidenti bullgar, Rumen Radev e quajti adoptimin e euros “hapin e fundit” nĂ« integrimin e BullgarisĂ« nĂ« BE, ndĂ«rsa shprehu keqardhje qĂ« bullgarĂ«t nuk ishin konsultuar me referendum pĂ«r adoptimin e monedhĂ«s.

“Ky refuzim ishte njĂ« nga simptomat dramatike tĂ« pĂ«rçarjes sĂ« thellĂ« midis klasĂ«s politike dhe popullit, e konfirmuar nga demonstratat masive nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, tha ai nĂ« njĂ« fjalim tĂ« Vitit tĂ« Ri.

Sipas anketës së fundit të Eurobarometrit, 49% e bullgarëve ishin kundër kalimit në euro.

Në ditët e fundit, pronarët e bizneseve dhe shitësit kanë raportuar vështirësi në marrjen e euros.

Bankat paralajmëruan gjithashtu për ndërprerje të mundshme të pagesave me karta dhe tërheqjeve nga bankomati.

Kursi fiks i këmbimit është 1,95583 leva për euro. //a.i/

The post SOFJE – Bullgaria i bashkohet zyrtarisht eurozonĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HOLANDË – Kisha nĂ« Amsterdam shkatĂ«rrohet nga zjarri nĂ« natĂ«n e Vitit tĂ« Ri

AMSTERDAM, 1 janar /ATSH-DPA/- Një zjarr në natën e Vitit të Ri shkatërroi kryesisht një kishë të madhe në qytetin holandez të Amsterdamit.

“Kulla afĂ«rsisht 50 metra e lartĂ« dhe çatia e KishĂ«s Vondel nĂ« qendĂ«r tĂ« Amsterdamit u shembĂ«n”, thanĂ« sot autoritetet e sigurisĂ«.

Nuk janë raportuar të plagosur pas rënies së zjarrit në kishë, e cila nuk është përdorur si vend adhurimi për disa dekada.

Një numër i madh apartamentesh në afërsi të kishës u evakuuan. Rreth 90 familje mbetën përkohësisht pa energji elektrike. Erërat e forta i përhapën flakët dhe shkaktuan shkëndija.

Shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu pas mesnatës, është ende i panjohur.

Holanda festoi natën e Vitit të Ri ku individë privatë u lejuan të hidhnin fishekzjarrë.

Njerëzit blenë shumë më tepër fishekzjarrë të ligjshëm dhe të paligjshëm sesa në vitet e kaluara, duke çuar në zjarre të shumta.

Por, mebetet ende e paqartë, nëse zjarri në kishë lidhet me fishekzjarrët.

Brigada e zjarrfikësve luftoi me flakët me një ekip të madh forcash edhe nga qytete të tjera. Gjithashtu, marina holandeze mbështeti përpjekjet e shuarjes së zjarreve.

Një ekspert ndërtimi vlerërsoi sot në mëngjes se muret e kishës do të mbeteshin në këmbë dhe se nuk kishte rrezik të mëtejshëm shembjeje. //a.i/

The post HOLANDË – Kisha nĂ« Amsterdam shkatĂ«rrohet nga zjarri nĂ« natĂ«n e Vitit tĂ« Ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Ukraina falĂ«nderon GjermaninĂ« pĂ«r dorĂ«zimin e dy sistemeve tĂ« reja “Patriot”

KIEV, 1 janar /ATSH-DPA/- Ukraina ka marrĂ« dy sisteme tĂ« tjera ajrore “Patriot” pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« mbrojtjen nga sulmet ruse, tha sot Ministria e Mbrojtjes, duke i dhĂ«nĂ« meritĂ«n GjermanisĂ« pĂ«r lehtĂ«simin e dorĂ«zimit tĂ« tyre.

“Sistemet janĂ« dislokuar tashmĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetet ukrainase dhe infrastrukturĂ«n kyçe, falĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« fundit me qeverinĂ« gjermane”, tha ministri i Mbrojtjes, Denys Shmyhal.

Sistemet e raketave tokë-ajër të prodhuara në SHBA janë pakti më i mirë i Ukrainës kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër raketave balistike dhe kruz ruse.

Sistemi “Patriot” pĂ«rfshin komponentĂ« tĂ« ndryshĂ«m si, njĂ« radar, njĂ« stacion kontrolli zjarri, antena dhe lĂ«shues pĂ«r raketat antiajrore.

QĂ« nga pushtimi i plotĂ« i UkrainĂ«s nga Rusia nĂ« shkurt 2022, Kievi ka marrĂ« njĂ« numĂ«r sistemesh “Patriot” nga aleatĂ«t perĂ«ndimorĂ«.

Gjermania ka furnizuar tre sisteme tĂ« plota. Gushtin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes nĂ« Berlin njoftoi dorĂ«zimin gradual tĂ« komponentĂ«ve pĂ«r dy sisteme tĂ« tjera “Patriot”, ndĂ«rsa Norvegjia tha se do tĂ« kontribuonte me fonde.

NĂ« kĂ«mbim, Gjermania do tĂ« furnizohej me gjeneratĂ«n e fundit tĂ« sistemit “Patriot” nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. //a.i/

The post KIEV – Ukraina falĂ«nderon GjermaninĂ« pĂ«r dorĂ«zimin e dy sistemeve tĂ« reja “Patriot” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çokollata e zezĂ«, e pasur me flavonoide, pĂ«rmirĂ«son shĂ«ndetin kardiovaskular

TIRANË, 1 janar /ATSH/- NjĂ« çokollatĂ« e zezĂ« nĂ« ditĂ« ul tensionin e gjakut dhe mbron arteriet.

E pasur me flavonoide, ajo lidhet me pĂ«rmirĂ«simin e shĂ«ndetit kardiovaskular duke rritur rrjedhĂ«n e gjakut, duke ulur presionin e gjakut, duke zvogĂ«luar kolesterolin e keq (LDL), duke parandaluar mpiksjen e gjakut dhe duke pĂ«rmirĂ«suar funksionin arterial, sipas “News Medical”.

Çokollata e zezĂ« duhet tĂ« konsumohet me moderim si njĂ« Ă«mbĂ«lsirĂ« pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rmbajtjes sĂ« kalorive dhe yndyrĂ«s.

Hulumtimi i udhĂ«hequr nga studiues nĂ« Universitetin Surrey sugjeron pĂ«rdorimin flavonoideve – njĂ« klasĂ« e polifenoleve me bazĂ« bimore, qĂ« gjenden nĂ« ushqime si çaji, kakaoja, manaferrat dhe mollĂ«t, tĂ« njohura pĂ«r pĂ«rfitimet shĂ«ndetĂ«sore si pĂ«rmirĂ«simi i shĂ«ndetit kardiovaskular duke rritur funksionin endotelial dhe duke ulur presionin e gjakut.

Efektet e tyre pozitive shtrihen në veprime anti-inflamatore dhe anti-trombotike, duke ulur ulin në mënyrë modeste tensionin e gjakut dhe mbështetur shëndetin vaskular.

Duke analizuar tĂ« dhĂ«nat e 145 studimeve, ekipi zbuloi se marrja e rregullt e ushqimeve tĂ« pasura me flavonoide – çoi nĂ« njĂ« ulje tĂ« tensionit tĂ« gjakut, veçanĂ«risht tek njerĂ«zit me tension tĂ« lartĂ«.

Tek disa pjesëmarrës, ulja e tensionit të gjakut ishte e krahasueshme me atë të arritur me disa ilaçe për tensionin e gjakut, duke nënvizuar potencialin e dietës si një mjet ndihmës në parandalimin dhe menaxhimin kardiovaskular.

PĂ«rtej tensionit tĂ« gjakut, flavonoidet treguan se pĂ«rmirĂ«sojnĂ« funksionin endotelial, duke rritur performancĂ«n e enĂ«ve tĂ« gjakut – pavarĂ«sisht nga çdo ndryshim nĂ« tensionin e gjakut.

Kjo sugjeron përfitime më të gjera kardiovaskulare, të tilla si rregullim më i mirë i rrjedhjes së gjakut dhe ulje e tendosjes vaskulare.

Autori kryesor i studimit, profesor Christian Heiss, theksoi se, ndërsa këto gjetje janë premtuese, ushqimet e pasura me flavonoide nuk duhet të zëvendësojnë trajtimet e përshkruara ose këshillat mjekësore profesionale.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, sasitĂ« modeste ditore tĂ« çajit, çokollatĂ«s sĂ« zezĂ«, mollĂ«ve ose pluhurit tĂ« kakaos mund tĂ« jenĂ« njĂ« shtesĂ« praktike dhe e vlefshme pĂ«r njĂ« dietĂ« tĂ« ekuilibruar, duke mbĂ«shtetur shĂ«ndetin e zemrĂ«s – si pjesĂ« e njĂ« stili jetese tĂ« shĂ«ndetshĂ«m nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, veçanĂ«risht tek individĂ«t me rrezik mĂ« tĂ« lartĂ« kardiovaskular. //a.i/

 

 

The post Çokollata e zezĂ«, e pasur me flavonoide, pĂ«rmirĂ«son shĂ«ndetin kardiovaskular appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌