❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mulliqi: Pa edukim medial, qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj dezinformimit gjatë zgjedhjeve




Mungesa e edukimit medial dhe ndryshimi i shpejtë i mënyrës se si qytetarët informohen po e bëjnë shoqërinë kosovare gjithnjë e më të cenueshme ndaj dezinformimit, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.

KĂ«shtu u tha nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« “PĂ«rballje Podcast”( Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«) ku GetoarbĂ« Mulliqi, drejtoreshĂ« e Asociacionit tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK), foli pĂ«r rolin e organizatĂ«s, sfidat aktuale tĂ« mjedisit informativ dhe nevojĂ«n pĂ«r edukim medial tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Mulliqi theksoi se roli i AGK-së është zgjeruar përtej mbrojtjes së gazetarëve, duke përfshirë edhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit.

“AGK-ja Ă«shtĂ« themeluar si organizatĂ« qĂ« i mbron tĂ« drejtat e gazetarĂ«ve, por roli ynĂ« Ă«shtĂ« zgjeruar edhe nĂ« mbrojtjen e lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe luftimin e fenomeneve qĂ« e dĂ«mtojnĂ« integritetin e profesionit,” tha Mulliqi shkruan Telegrafi.



Ajo përmendi trajnime, akademi, punëtori dhe vizita studimore si pjesë të aktiviteteve të vazhdueshme të AGK-së për ngritjen e kapaciteteve profesionale të gazetarëve.

Foto: Ridvan Slivova

Ajo shtoi se ciklet e shpeshta zgjedhore e kanë bërë dezinformimin një fenomen të vazhdueshëm në diskursin publik.

Drejtoresha e AGK-së vlerësoi se gazetarët, falë trajnimeve, janë më të përgatitur për të demantuar dezinformatat, por problemi kryesor mbetet mungesa e edukimit medial te publiku.

“GazetarĂ«t kanĂ« ditur si t’i pĂ«rgĂ«njeshtrojnĂ« dezinformatat, por kur pĂ«rballen me qytetarĂ«t, shihet qartĂ« mungesa e edukimit mediatik,” tha Mulliqi.

Sipas saj, qytetarët shpesh nuk arrijnë të dallojnë mes një lajmi të verifikuar dhe përmbajtjeve mashtruese që qarkullojnë në rrjete sociale.

Mulliqi theksoi se lufta kundër dezinformimit nuk mund të fitohet pa e bërë edukimin medial pjesë të sistemit arsimor.

“Ne nuk kemi shkop magjik pĂ«r ta zgjidhur kĂ«tĂ« problem. Edukimi medial duhet tĂ« institucionalizohet dhe tĂ« fillojĂ« qĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« hershme,” tha ajo.

Ajo theksoi se zhvillimi i të menduarit kritik është mburoja më e fortë ndaj dezinformimit, sidomos në një kohë kur inteligjenca artificiale e ka vështirësuar edhe më shumë dallimin mes të vërtetës dhe të pavërtetës./Telegrafi/


telegrafi.com





AGK mirëpret fitoren e Blerta Foniqi-Kabashi pas degradimit në RTK



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka përshëndetur vendimin e Inspektoratit të Punës që i jep të drejtë gazetares Blerta Foniqi Kabashi, e cila ishte degraduar nga pozita e redaktores së Edicionit Qendror në RTK.

Inspektorati ka vendosur se vendimi i marrĂ« nga U.D. kryeredaktori Blerim Haxhiaj ishte i jashtĂ«ligjshĂ«m, pasi mandati i tij kishte skaduar mĂ« 15 shtator 2025 dhe ai nuk kishte kompetencĂ« pĂ«r tĂ« shqiptuar masĂ«n disiplinore ndaj Foniqi-Kabashit. Gazetares i ishte dhĂ«nĂ« “vĂ«rejtja” pĂ«r shkak tĂ« punĂ«s sĂ« saj si redaktore nĂ« Edicionin Qendror.

Si pasojë, RTK është urdhëruar që ta rikthejë Foniqi-Kabashin në postin e përshkruar me kontratën e saj brenda tre ditëve.

AGK thekson se vendimi i Inspektoratit tregon presionin e ushtruar nga menaxhmenti ndaj gazetarëve dhe redaktorëve që kryejnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Asociacioni konsideron të papranueshme ndërhyrjet e vazhdueshme politike të Qeverisë së Kosovës dhe partisë Vetëvendosje në pavarësinë editoriale të Transmetuesit Publik, RTK. /Telegrafi/


A po e ndryshojnë rrjetet sociale dhe AI mënyrën e dezinformimit gjatë zgjedhjeve? Flasin Mulliqi dhe Rizanaj



Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë mbetet një rrezik serioz për integritetin medial dhe proceset demokratike, ndërsa format e tij po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, veçanërisht përmes mediave sociale dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

KĂ«shtu u tha nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« serisĂ« “PĂ«rballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«), ku u diskutua roli i organizatave tĂ« shoqĂ«risĂ« civile nĂ« luftĂ«n kundĂ«r dezinformimit, me fokus tĂ« veçantĂ« periudhĂ«n zgjedhore.

- YouTube www.youtube.com

Në këtë episod të ftuar ishin Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), dhe Festim Rizanaj, hulumtues në platformën HIBRID.

Ajo nënvizoi se AGK-ja, përveç mbrojtjes së gazetarëve, ka zgjeruar rolin e saj edhe në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit, përmes trajnimeve, akademive dhe bashkëpunimit me platforma të verifikimit të fakteve.

Foto: Ridvan Slivova

“GazetarĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r t’i demantuar dezinformatat, por problemi kryesor Ă«shtĂ« mungesa e edukimit mediatik te qytetarĂ«t,” theksoi ajo.

Sipas Mulliqit, mungesa e edukimit medial në sistemin arsimor dhe shfaqja e portaleve të përkohshme gjatë fushatave e bëjnë mjedisin informativ edhe më të brishtë.

NdĂ«rsa hulumtuesi nga HIBRID, Festim Rizanaj, tha se mediat sociale kanĂ« ulur autoritetin e medias profesionale dhe kanĂ« krijuar njĂ« “mjegull informativ”.

“Sot shumica e njerĂ«zve informohen pĂ«rmes mediave sociale, ku qarkullojnĂ« lloj-lloj informacionesh, pĂ«rfshirĂ« edhe dezinformata,” tha Rizanaj nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kreyredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.

Ai paralajmëroi se gjatë fushatave zgjedhore hapen qindra faqe dhe llogari që shpërndajnë përmbajtje të rreme, përfshirë deklarata të vjetra, imazhe të manipuluara dhe video të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

“SĂ« fundmi kemi edhe video tĂ« krijuara me inteligjencĂ« artificiale, tĂ« cilat imitojnĂ« intervista tĂ« mediave kosovare pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« legjitimitet pĂ«rmbajtjes sĂ« rreme,” shtoi ai.

Narrativa nga mediat ruse dhe serbe

Rizanaj prezantoi edhe gjetjet e hulumtimeve të fundit të HIBRID.info, duke theksuar ndikimin e mediave ruse dhe serbe në hapësirën informative të Ballkanit Perëndimor.

“Narrativat e Russia Today dhe Sputnik nĂ« gjuhĂ«n serbe amplifikohen nga tabloidet nĂ« Serbi dhe arrijnĂ« te komuniteti serb nĂ« KosovĂ«,” tha ai.

Sipas tij, këto narrativa shpesh e paraqesin Listën Serbe si të vetmen alternativë politike për serbët në Kosovë, ndërsa institucionet e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë si kërcënim për mbijetesën e tyre.

Foto: Ridvan Slivova

Thirrje për edukim medial

Të dy panelistët u pajtuan se zgjidhja afatgjate nuk qëndron vetëm te demantimi i dezinformatave, por te edukimi medial i qytetarëve.

“Ne nuk kemi shkop magjik pĂ«r ta zgjidhur problemin, por edukimi medial duhet tĂ« institucionalizohet,” tha Mulliqi.

Ndërsa Rizanaj theksoi rëndësinë e orientimit të publikut drejt mediave kredibile.

“Media serioze kanĂ« ekipe, burime dhe verifikim. Faqet nĂ« rrjete sociale me prapashtesa ‘info’ apo ‘gazeta’ nuk janĂ« domosdoshmĂ«rish media,” tha ai.

Diskutimi u mbyll me thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet mediave tradicionale, organizatave të shoqërisë civile dhe platformave të fakt-checking-ut, për të mbrojtur integritetin e informacionit dhe proceset demokratike në Kosovë./Telegrafi/.

Ky Ă«shtĂ« episodi i pestĂ« i serisĂ« “PĂ«rballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«), qĂ« synon tĂ« nxisĂ« debat pĂ«r rolin e mediave, sfidat e besueshmĂ«risĂ« dhe ndikimin e dezinformimit gjatĂ« fushatave zgjedhore nĂ« KosovĂ«. /Telegrafi/


AGK dhe Misioni i OSBE-sĂ« nĂ« KosovĂ« vlerĂ«sojnĂ« punĂ«n e gazetarĂ«ve me Çmimet Vjetore tĂ« GazetarisĂ« 2025



Misioni i OSBE-sĂ« sĂ« bashku me Asociacionin e GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK) dhe partnerĂ« tĂ« tjerĂ«, ndanĂ« sot Çmimet Vjetore tĂ« GazetarisĂ« pĂ«r vitin 2025.

Kjo ngjarje vlerëson rolin thelbësor të gazetarëve në ruajtjen e vlerave demokratike, duke njohur guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre për informimin e publikut dhe forcimin e besimit në media.

Çmimet pĂ«rfshijnĂ« disa kategori - me çmimin Gazetar i vitit si kategori kryesore - dhe vĂ«nĂ« nĂ« pah raportimet qĂ« sfidojnĂ« dezinformimin, qĂ« u japin hapĂ«sirĂ« zĂ«rave tĂ« margjinalizuar dhe qĂ« ndajnĂ« tregime qĂ« bashkojnĂ« komunitetet duke promovuar transparencĂ«n, llogaridhĂ«nien dhe tĂ« drejtat e njeriut.

“Storiet e sontme na shfaqin gazetarinĂ« nĂ« formĂ«n e saj mĂ« tĂ« mirĂ«, si dhe gazetarĂ« qĂ« kanĂ« treguar pĂ«rkushtimin e tyre pĂ«r tĂ« informuar publikun pĂ«rgjatĂ« pasigurive duke sfiduar dezinformimin dhe duke i ndihmuar njerĂ«zit tĂ« kuptojnĂ« ngjarjet qĂ« formĂ«sojnĂ« jetĂ«t e tyre,” tha Ambasadori Gerard McGurk, Shefi i Misionit tĂ« OSBE-sĂ« nĂ« KosovĂ«, duke i dhuruar çmimin Gazetari i Vitit Agon Sinanajt nga portali Buletini Ekonomik.

"Vlerësimi i ekselencës nxit standarde të larta, inovacion dhe raportim etik që janë jashtëzakonisht të rëndësishme në një kohë kur gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, ngacmime online, presion politik dhe sfida ekonomike," shtoi ai.

Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit tĂ« AGK-sĂ«, tha: “Jemi shumĂ« tĂ« kĂ«naqur qĂ« edhe njĂ« herĂ« po shpĂ«rblejmĂ« dhe vlerĂ«sojmĂ«, tani pĂ«r tĂ« pestin vit radhazi, mĂ« tĂ« mirĂ«t midis njĂ« grupi tĂ« fortĂ« gazetarĂ«sh profesionistĂ« dhe tĂ« pĂ«rkushtuar. Me mbi njĂ«qind storie nĂ« konkurrencĂ«, artikujt fitues pĂ«rfshijnĂ« hetime mbi skandalet e korrupsionit, keqpĂ«rdorimin e detyrĂ«s publike, si dhe histori frymĂ«zuese tĂ« njerĂ«zve tĂ« zakonshĂ«m qĂ« bĂ«jnĂ« ndryshimin nĂ« komunitetet e tyre pĂ«r tema dhe nĂ« fusha tĂ« ndryshme.”

“Kjo ceremoni shĂ«rben si njĂ« kujtesĂ« pĂ«r rolin thelbĂ«sor qĂ« luajnĂ« gazetarĂ«t dhe mediat nĂ« njĂ« demokraci tĂ« re dhe tĂ« gjallĂ« si Kosova”, shtoi Resxha.

Kategoritë tjera të çmimeve janë: Kameramani i vitit, Raportimi për fuqizimin e grave, Raportimi mbi Antigjipsizmin, Gazetaria e senzibilizuar ndaj konfliktit dhe ballafaqimi me të kaluarën, Raportimi për punëtorët migrantë, Raportimi për të drejtat e punëtorëve, Raportimi për shëndetin mendor, Raportimi për ndërtimin e paqes dhe besimit, dhe Raportimi mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Misioni i OSBE-së ka mbështetur fuqishëm këto çmime gjatë pesë viteve të kaluara, duke forcuar angazhimin për lirinë e mediave, standardet e larta dhe raportimin etik. Misioni i uron përzemërsisht të gjithë fituesit dhe të nominuarit për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në gazetari.

Korab Basha - Kameramani i Vitit në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve nga AGK



Kameramani i Telegrafit, Korab Basha, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me çmimin prestigjioz “Kameramani i Vitit”, nĂ« ceremoninĂ« vjetore tĂ« ndarjes sĂ« çmimeve tĂ« organizuar nga Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK).

Ky çmim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m erdhi si rezultat i punĂ«s sĂ« tij tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« realizimin e pamjeve pĂ«r storjen “ShkĂ«ndija festoi titullin e pestĂ« tĂ« kampionit – me kĂ«ngĂ« dhe valle shqiptare dhe ngjyra kuqezi” tĂ« redaktorit Lavdim Pireva dhe ato tĂ« storjes "Nga skĂ«terra nĂ« oazĂ«, historia e çiftit qĂ« ndĂ«rtoi kampingun e Ă«ndrrave mes GjakovĂ«s dhe Rahovecit, duke impresionuar turistĂ«t e huaj" tĂ« gazetarit Driton Gajraku.

Pamjet dinamike, të sakta dhe të përfshira nga terreni, u vlerësuan si ndër më të mirat e vitit, duke reflektuar profesionalizmin dhe qasjen autentike të Bashës në dokumentimin e ngjarjeve me rëndësi.

Korab Basha pranon çmimin 'Kameramani i Vitit" në ceremoninë e çmimeve vjetore nga AGK

Pas pranimit tĂ« çmimit, Basha u shpreh mirĂ«njohĂ«s dhe theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e punĂ«s ekipore nĂ« suksesin e tij: “Nuk fitohet njĂ« çmim pa bashkĂ«punim me gazetarĂ«t. Ne i kemi gazetarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« rajon. PĂ«r mua Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m bashkĂ«punimi me secilin gazetar dhe kĂ«tĂ« çmim ia dedikoj dy gazetarĂ«ve tĂ« Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Driton Gajraku, tĂ« cilĂ«t kanĂ« pasur njĂ« bashkĂ«punim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m me mua”.

Ky Ă«shtĂ« çmimi i dytĂ« brenda njĂ« periudhe tĂ« shkurtĂ«r qĂ« Korab Basha ia sjell Telegrafit. VetĂ«m pak ditĂ« mĂ« parĂ«, ai u nderua edhe me çmimin “Faji i Korrupsionit” nĂ« konkursin fotografik tĂ« organizuar nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI), pĂ«r fotografinĂ« e tij tĂ« fuqishme qĂ« adresonte temĂ«n e korrupsionit nĂ« vend.

Puna e Bashës po konsiderohet si një shembull i përkushtimit profesional dhe i standardeve në rritje të gazetarisë vizuale në Kosovë, duke e pozicionuar Telegrafin edhe më fuqishëm në skenën mediale të vendit. /Telegrafi/

BE dhe OSBE dënojnë gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi i LVV-së ndaj gazetarëve dhe AGK-së: Liria e medias thelbësore për demokracinë



Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së e kanë quajtur të papranueshme gjuhën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.

“BE-ja nĂ« KosovĂ« dĂ«non sulmin dhe gjuhĂ«n e pĂ«rdorur nga anĂ«tari i LVV-sĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s - AGK si njĂ« ‘aleancĂ« grupesh kriminale’ dhe kĂ«rkon qĂ« praktika tĂ« tilla tĂ« marrin fund. Liria e medias duhet tĂ« mbrohet nĂ« çdo shoqĂ«ri demokratike – Bashkimi Evropian do tĂ« vazhdojĂ« ta mbĂ«shtesĂ« KosovĂ«n nĂ« zhvillimin e saj”, thuhet nĂ« reagim.


E Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka quajtur të papranueshme sjelljen e Kurteshit.

“Sjellje e papranueshme ndaj gazetarĂ«ve nga anĂ«tari i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, Sami Kurteshi (LVV). Liria e medias dhe diskursi publik i pĂ«rgjegjshĂ«m janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r demokracinĂ« e KosovĂ«s. PĂ«rfaqĂ«suesit politikĂ« nĂ« organet e pavarura duhet tĂ« mbĂ«shtesin standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« profesionalizmit dhe respektit”, thuhet nĂ« reagim.



Ndryshe, gjatë javës anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka pasur një përplasje me gazetarët në një nga mbledhjet e KQZ-së.

Ai po ashtu, nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook i ka etiketuar mediat si “grupe kriminale”. /Telegrafi/

Edhe Federata Evropiane e Gazetarëve reagon pas deklaratave të Sami Kurteshit ndaj mediave



Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i FederatĂ«s Evropiane tĂ« GazetarĂ«ve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i ka bĂ«rĂ« thirrje kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, qĂ« tĂ« ndĂ«rhyjĂ« urgjentisht pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund, siç thotĂ« ai, fushatĂ«s sĂ« shpifjeve dhe denigrimit ndaj gazetarĂ«ve, tĂ« cilĂ«n po e zhvillon njĂ« anĂ«tar i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje.

Reagimi i Gutierrezit Ă«shtĂ« publikuar pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, ku ai kritikon ashpĂ«r deklaratat e Sami Kurteshit, i cili e ka cilĂ«suar Asociacionin e GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK) si njĂ« “aleancĂ« e grupeve kriminale”.

Sipas tij, një krahasim i tillë është i papranueshëm dhe denigrues për një organizatë profesionale të respektuar në nivel evropian.

Ai thekson se tolerimi i këtij lloj gjuhe nga ana e pushtetit i dëmton gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe imazhin e vendit, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund ta bëjë qeverinë bashkëpërgjegjëse për sulmet potenciale ndaj mediave.

“Z. Kurti, duke toleruar shpĂ«rthime tĂ« tilla, ju po dĂ«mtoni gazetarĂ«t, besueshmĂ«rinĂ« e tyre dhe vendin tuaj duke lejuar qĂ« partia juaj, VV, tĂ« denigrojĂ« kĂ«do qĂ« guxon t’ju mbajĂ« ju dhe politikĂ«bĂ«rĂ«s tĂ« tjerĂ« pĂ«rgjegjĂ«s. Turp pĂ«r partinĂ« tuaj! Ju bĂ«j thirrje qĂ« t’i jepni fund kĂ«tij kĂ«rcĂ«nimi para se tĂ« jetĂ« tepĂ«r vonĂ«.

"Kam parĂ« shumĂ« gazetarĂ« tĂ« vuajnĂ« nga abuzimi dhe sulmi fizik, shumĂ« shpesh pasi janĂ« denigruar publikisht. Ju keni pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« t’i jepni fund kĂ«tyre praktikave mafioze. PĂ«rndryshe, do tĂ« jeni bashkĂ«punĂ«torĂ« nĂ« to”, ka shkruar ai.

EFJ është një nga organizatat më të mëdha të gazetarëve në Evropë dhe ka qenë vazhdimisht në mbështetje të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në rajon.

Kusari reagon për gjuhën kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj mediave



Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave tĂ« ashpra tĂ« anĂ«tarit tĂ« KQZ-sĂ«, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK) “aleancĂ« tĂ« grupeve kriminale”.

Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në mbrojtjen e gazetarëve.

Ajo shton se gazetarĂ«t nuk janĂ« “vrasĂ«s me pagesĂ«â€, por profesionistĂ« qĂ« kanĂ« detyrim tĂ« mbajnĂ« pushtetin pĂ«rgjegjĂ«s.

“Kjo gjuhĂ« e rrezikshme dhe kĂ«rcĂ«nuese nuk i dĂ«mton gazetarĂ«t e as mediat, por cenon besueshmĂ«rinĂ« e institucioneve dhe shtetit. Ehat Miftaraj dhe IKD-ja nuk e dĂ«mtojnĂ« vendin, por i shĂ«rbejnĂ« atij”, ka deklaruar Kusari.

Ajo ka kritikuar edhe Vetëvendosjen, duke thënë se partia ka ndërtuar një kulturë denigrimi dhe nxitjeje të urrejtjes ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe mediave.

Në fund, Kusari u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ndjekësve të mediave që të mos bien pre e strategjive që synojnë portretizimin e mediave dhe aktivistëve si armiq të shtetit.

AGK: Sjellja e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve është e papranueshme



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili sipas AGK-së ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit.

Në njoftimin e saj, AGK thotë se është e tronditur nga ky incident.

“AGK-ja Ă«shtĂ« e shokuar me sjelljen agresive dhe dĂ«non ashpĂ«r cenimin fizik tĂ« gazetarĂ«ve nga ana e anĂ«tarit tĂ« VetĂ«vendosjes nĂ« KQZ, Sami Kurteshi”, thuhet nĂ« reagim.

Organizata e gazetarëve e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë.

“Kjo sjellje Ă«shtĂ« e papranueshme dhe AGK i bĂ«n thirrje KQZ-sĂ« qĂ« tĂ« ofrojĂ« kushte pĂ«r raportim tĂ« papenguar tĂ« gazetarĂ«ve”, thuhet mĂ« tej.

AGK rikujton se kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Kurteshi pĂ«rplaset me gazetarĂ«. “Zoti Kurteshi Ă«shtĂ« recidivist nĂ« sulmet ndaj gazetarĂ«ve dhe VetĂ«vendosje duhet ta ndalojĂ« kĂ«tĂ« praktikĂ«â€, pĂ«rfundon reagimi. /Telegrafi/

AGK-ja mirëpret ndarjen e buxhetit për RTK-në nga Qeveria në detyrë



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë në detyrë të Kosovës për të ndarë buxhetin për Transmetuesin Publik, RTK, nga kategoria e kursimeve.

Në reagimin e tyre thuhet se ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjësit e RTK-së dhe familjet e tyre.

"AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata për paga është përsëritur dy herë brenda vitit. Edhe vendimi i sotëm është i përkohshëm.AGK-ja bën thirrje që financimi stabil i RTK-së të jetë prioritet në legjislaturën e re vitin tjetër, ashtu sikurse edhe zgjidhja e problemit me pronën përmes një ligji të ri", thuhet në njoftim.

AGK gjithashtu bën thirrje që të respektohet pavarësia editoriale e Transmetuesit Publik dhe që të ndalojë presioni politik nga Qeveria dhe partia politike Vetëvendosje./Telegrafi/

Sindikata e RTK-së dhe AGK kërkojnë ekzekutimin e pagave për 700 punëtorët dhe sigurimin e buxhetit të transmetuesit publik



Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, u ka dërguar një letër të hapur deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i bërë thirrje që të sigurojnë buxhetin për funksionimin normal të RTK-së dhe të garantojnë pagesën e pagave për mbi 700 punëtorë të institucionit.

Në letrën e saj, Sindikata thekson se punëtorët e RTK-së nuk kanë marrë pagën e muajit tetor, gjendje kjo që cenon mirëqenien e tyre dhe stabilitetin e transmetuesit publik.

Ajo nënvizon rëndësinë e funksionimit të RTK-së si institucion i pavarur dhe rol të tij në sigurimin e informimit profesional dhe të balancuar për qytetarët.

“Sindikata e Pavarur e RTK-se ju bĂ«n thirrje qĂ« nesĂ«r tĂ« reflektoni me maturi, seriozitet dhe pĂ«rgjegjĂ«si, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mbi 700 punĂ«torĂ« tĂ« RTK-sĂ« t’i marrin pagat dhe tĂ« sigurohet buxheti i nevojshĂ«m pĂ«r funksionimin normal tĂ« mediumit publik”, thuhet nĂ« njoftim.

Sindikata u bën thirrje deputetëve që, pavarësisht bindjeve politike, të reflektojnë me përgjegjësi për të garantuar pagesat dhe financimin e nevojshëm, duke ruajtur kështu pavarësinë editoriale dhe misionin themelor të RTK-së.

Ndryshe edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar në RTK, duke u bërë thirrje institucioneve që të gjejnë zgjidhje.

“AGK-ja u bĂ«n thirrje tĂ« gjitha institucioneve, Kuvendit tĂ« KosovĂ«s dhe QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, qĂ« tĂ« gjejnĂ« format ligjore pĂ«r tĂ« alokuar me urgjencĂ« mjetet pĂ«r RTK-nĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« vazhdojĂ« funksionimi i papenguar. AGK-ja konsideron se pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« kryesore e ka Qeveria nĂ« detyrĂ«, e cila nuk ka pranuar tĂ« eksplorojĂ« pĂ«rdorimin e mjeteve tĂ« njĂ«jta pĂ«r ndarjen e buxhetit, sikurse nĂ« muajin gusht”, thuhet nĂ« reagimin e AGK-sĂ«. /Telegrafi/


“Duhet me i var nĂ« litar kta tradhtar tĂ« SerbisĂ«â€- aktakuzĂ« ndaj dy personave pĂ«r kanosje tĂ« kryetarit tĂ« AGK-sĂ«



“Duhet me i var nĂ« litar kta tradhtar tĂ« serbisĂ«â€, ky Ă«shtĂ« njĂ«ri nga disa kĂ«rcĂ«nimet qĂ« sipas ProkurorisĂ« Themelore nĂ« PrishtinĂ« i ka marrĂ« gazetari dhe kryetari i Asociacionit tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK), Xhemajl Rexha, nĂ« komente nĂ« rrjetin social Facebook, gjatĂ« periudhĂ«s kohore maj-qershor 2025.

PĂ«r kĂ«tĂ«, Prokuroria ka ngritur aktakuzĂ« ndaj Fitim Selmanit dhe Blerim Haradinajt, tĂ« cilĂ«t akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« PrishtinĂ« tĂ« ngritur mĂ« 17 tetor 2025, nĂ« pikĂ«n e parĂ« akuzohet Fitim Selmani. Aty thuhet se mĂ« 4 korrik 2025, i dĂ«mtuari Xhemajl Rexha- gazetar dhe kryetar i AGK-sĂ«, ka lajmĂ«ruar nĂ« Polici se pas deklarimeve tĂ« tij publike lidhur me lirinĂ« e mediave nĂ« KosovĂ«, nĂ« periudhĂ«n kohore maj- qershor 2025, nĂ« njĂ« publikim nĂ« “Gazeta Alfa” nĂ« rrjetin social Facebook, kishte pranuar komente kĂ«rcĂ«nuese me thirrje pĂ«r vrasje, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

“Qeta njerĂ«z me pas kush mi vra ish ish qliru Kosova, ky eshte kurd qe ka msu shqipen kqyrja likuren zez si derrit magjup i kurdistanit”, kĂ«shtu sipas aktakuzĂ«s ishte shprehur i pandehuri Fitim Selmani nga profili i tij, nĂ« komente nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook, duke i shkaktuar frikĂ« dhe ankth tĂ« dĂ«mtuarit Rexha.

Me kĂ«tĂ«, Selmani akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 tĂ« Kodit Penal.

GjithnjĂ« sipas aktakuzĂ«s, Blerim Haradinaj akuzohet se nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« kohore ka kanosur tĂ« dĂ«mtuarin Rexha pĂ«rmes profilit tĂ« tij nĂ« Facebook, ku i kishte shkruar koment me fjalĂ«t “duhet me i var nĂ« litar kta tardhtar tĂ« serbisĂ«â€.

FjalĂ«t kĂ«rcĂ«nuese, Haradinaj, sipas aktakuzĂ«s i bĂ«ri kur i dĂ«mtuari Rexha kishte dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« ‘online’ nĂ« rrejtin social Facebook, kĂ«shtu me kĂ«to komente i ka shkaktuar ndjenjĂ«n e frikĂ«s dhe ankthit pĂ«r jetĂ«.

Me kĂ«tĂ«, Haradinaj akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 tĂ« Kodit Penal.

Seanca fillestare për këtë rast pritet të mbahet të mërkurën (19.11.2025), në ora 14:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se të dy të pandehurit kanë treguar se janë mërgimtarë. Njëri jeton në Suedi e tjetri në Zvicër.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Fitim Selmani në deklaratën e tij para Policisë, u shpreh se nuk e njeh dhe nuk e di se me çfarë merret gazetari Rexha.

“Po, Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« unĂ« e kam shkruar kĂ«tĂ« mesazh, por nuk e mbaj mend se kur e kam shkruar veç se jam nĂ« dijeni se ka qenĂ« njĂ« video e postuar dhe e kam lĂ«nĂ« njĂ« koment pĂ«r shkak tĂ« asaj video e cila tash nuk mĂ« kujtohet se çfarĂ« ka qenĂ« dhe nuk kam pasur asnjĂ« qĂ«llim pĂ«r gazetarin nĂ« fjalĂ«â€, citohet tĂ« ketĂ« deklaruar Selmani, duke shtuar se i kĂ«rkon falje tĂ« dĂ«mtuarit pasi sipas tij Ă«shtĂ« shkruar “pavetĂ«dije”.

Ngjashëm thuhet se është shprehur edhe i akuzuari Haradinaj, në deklaratën e tij të dhënë në Polici, ku ka thënë se nuk e njeh të dëmtuarin Xhemajl Rexha dhe se nuk e di se me çfarë merret.

“Ndoshta e kam shkruar komentin nĂ« fjalĂ«, por nuk mĂ« kujtohet se pse e kam shkruar kĂ«tĂ« koment, nuk kam pasur qĂ«llim tĂ« keq ose diçka tjetĂ«r nĂ«se Ă«shtĂ« nĂ« komentin tim. I kĂ«rkoj falje publikisht personit nĂ« fjalĂ« dhe jam i gatshĂ«m t’i kĂ«rkoj falje edhe live pasi qĂ« po ndihem shumĂ« keq pĂ«r momentin”, citohet se ka thĂ«nĂ« nĂ« deklaratĂ«n e tij Blerim Haradinaj.

Në anën tjetër, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në deklaratën e dhënë në Polici, ka theksuar se shqetësimet e tij lidhen me një sërë komentesh online në disa faqe të rrjetit social Facebook, si reagim i deklaratave të tij publike për gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë.

“Nga mijĂ«ra komente tĂ« natyrĂ«s sĂ« ofendimeve personale, disa prej tyre kam arritur pak mĂ« vonĂ« t’i shoh, qĂ« janĂ« shkruar, janĂ« tĂ« natyrĂ«s kĂ«rcĂ«nues, ato pĂ«rfshijnĂ« mes tjerash thirrje pĂ«r vrasje, pĂ«r varje nĂ« shesh tĂ« qytetit, likuidim dhe tĂ« ngjashme”, ka thĂ«nĂ« Rexha.

Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, Rexha ka thënë se leximi i këtyre mesazheve ka bërë që të ketë shqetësim serioz për sigurinë e tij fizike dhe përveç kësaj, sipas tij kanë pasur efekt negativ psikologjik, duke i shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit.

“Motivi i kĂ«tyre shkrimeve lidhet ekskluzivisht me punĂ«n time si gazetar dhe si kryetar i AGK-sĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« gazetarĂ«ve, lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe mediave nĂ« KosovĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« ndihem i rrezikuar pĂ«r sigurinĂ« time”, citohet se ka deklaruar gazetari Rexha. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/

Punëtorët e RTK-së protestojnë për mungesë pagash, paralajmërojnë grevë të përgjithshme



Punëtorët e RTK-së kanë protestuar sot për mungesë të pagave. Kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi në fjalën e tij tha se gjendja aktuale është fyerje për punën dhe dinjitetin për secilin punëtorë të RTK-së.

“Sot jemi kĂ«tu jo pĂ«r lluks, jo pĂ«r rritje pagash fatkeqĂ«sisht por pĂ«r njĂ« tĂ« drejtĂ« themelore pĂ«r pagĂ«n tonĂ« qĂ« na takon me ligj. Kjo Ă«shtĂ« fyerje pĂ«r punĂ«n dhe dinjitetin pĂ«r secilin punĂ«torĂ« nĂ« RTK”, tha Bimbashi.

Ai shtoi se derisa punëtorët e mediumit publik janë pa paga, deputetët e Kuvendit vazhdojnë ti marrin pagat e tyre rregullisht çdo muaj, pa asnjë vonesë.

“PĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« pĂ«rgjegjĂ«si kanĂ« tĂ« gjithĂ«, Kuvendi, Qeveria dhe Menaxhmenti i RTK-sĂ«. Sot pĂ«r shkak tĂ« neglizhencĂ«s rrezikohet funksionimi i saj. Pa paga, pa respekt e mbĂ«shtetje asnjĂ« institucion nuk mund tĂ« mbijetoj”, tha Bimbashi.

Kryetari i SPERTK paralajmëroj që në rast se situata nuk ndryshon do të hyjnë në grevë të përgjithshme, duke mos përjashtuar mundësinë që protestat e tyre të përshkallëzohen.

“Kemi qenĂ« tĂ« durueshĂ«m por durimi ynĂ« ka kufi, nĂ«se nuk gjendet zgjidhje sindikata e punĂ«torĂ«ve tĂ« rtk do tĂ« shqyrtoj mundĂ«sitĂ« ligjore pĂ«r grevĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme, dhe nĂ«se vazhdohet me heshtje protestat tona edhe mund tĂ« pĂ«rshkallĂ«zohen”, tha Bimbashi.

Bimbashi pati edhe një pyetje për gjithë skenën politike.

“ÇfarĂ« jeni duke dashur tĂ« bĂ«ni me RTK? A po e lĂ«ni qĂ«llimisht tĂ« rrĂ«nohet apo po prisni tĂ« shuhet zĂ«ri publik i KosovĂ«s. Por kjo nuk do tĂ« ndodh me asnjĂ« çmim”, tha Bimbashi derisa falĂ«nderoj tĂ« gjitha mediat qĂ« janĂ« solidarizuar me RTK-nĂ« sa herĂ« qĂ« kanĂ« pasur nevojĂ«.

Në anën tjetër nënkryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Naile Dema bëri thirrje që pagat për punëtorët e RTK-së të ekzekutohen sa më shpejt.

Ajo shtoi se AGK do të jetë në përkrahje të kolegëve nga medium publik.

“AGK natyrisht pa hezitim Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rkrahje dhe duke u solidarizuar me kolegĂ«t tonĂ« nĂ« RTK. AGK e ka vetĂ«m njĂ« kĂ«rkesĂ« sot, kĂ«rkojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« urgjente dhe tĂ« padiskutueshme nga kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti qĂ« tĂ« alokojĂ« mjetet pĂ«r pagat pĂ«r punĂ«torĂ«t e RTK-sĂ« dhe kĂ«shtu tĂ« ndĂ«rpritet presioni financiar qĂ« po bĂ«het ndaj punonjĂ«sve medial”, tha Dema.

Kurse Fisnik Dërguti anëtar i kryesisë së SPERTK-së, tha se zgjidhja për RTK po përdoret për inate politike, për shantazh për të sqaruar hesapet politike partitë mes veti.

“KĂ«rkesat tona janĂ« legjitime dhe duhet tĂ« gjendet sa mĂ« shpejt zgjidhje. E kemi ditur mirĂ« qĂ« kur kemi mbetur pa paga nĂ« tremujorshin e parĂ« kĂ«tĂ« vit do tĂ« mbesim prapĂ« pa paga. NjĂ« kritikĂ« tĂ« ashpĂ«r e drejtoj drejt u.d tĂ« Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m i cili Ă«shtĂ« dashur qĂ« mĂ« herĂ«t tĂ« adresojĂ« kĂ«tĂ« çështje dhe tĂ« vazhdohet financimi i rregullt i RTK-sĂ«â€, tha DĂ«rguti. /Telegrafi/

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës të së enjtes.

Kështu thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“AGK-ja shpreh solidaritet me punonjĂ«sit e RTK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t sĂ«rish, brenda pak muajsh, po kĂ«rkojnĂ« pagat qĂ« u takojnĂ« sipas kontratave tĂ« tyre, pĂ«r punĂ«n e kryer.

Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s shpreson se do tĂ« ketĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r funksionalizimin e plotĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« komisioni pĂ«rkatĂ«s ta miratojĂ« ndarjen buxhetore pĂ«r RTK-nĂ«. NĂ«se kjo nuk ndodh, Qeveria nĂ« detyrĂ« e KosovĂ«s duhet tĂ« eksplorojĂ« tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« urgjente, njĂ« alokim tĂ« ngjashĂ«m si ai i korrikut”, thuhet nĂ« reagim.

AGK thekson tutje se RTK-ja është përballur tash e disa vjet me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pasiguria për pagat përbën një presion shtesë financiar.

“AGK-ja angazhohet qĂ« anĂ«tarĂ«t e saj nĂ« RTK dhe tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e tjerĂ« aty tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« kryejnĂ« punĂ«n e tyre pa ndĂ«rhyrje e pengesa, dhe nĂ« interes tĂ« publikut. AGK-ja bĂ«n thirrje qĂ« njĂ« qeveri dhe njĂ« kuvend i ri tĂ« miratojnĂ« pa vonesa njĂ« ligj tĂ« ri pĂ«r RTK-nĂ«, i cili i siguron Transmetuesit Publik pavarĂ«sinĂ« e plotĂ« tĂ« veprimit, duke i mundĂ«suar gjithashtu njĂ« shtĂ«pi tĂ« pĂ«rhershme pĂ«r zhvillimin e punĂ«s”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

OSBE nĂ« KosovĂ« publikon dokumentarin “PĂ«rtej titujve”, kĂ«rkohet mbrojtje mĂ« e fortĂ« pĂ«r gazetarĂ«t




NĂ« DitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund mosndĂ«shkimit tĂ« krimeve kundĂ«r gazetarĂ«ve, misioni i OSBE-sĂ« nĂ« KosovĂ« ka lansuar dokumentarin “PĂ«rtej titujve”, qĂ« trajton rritjen e kĂ«rcĂ«nimeve ndaj profesionistĂ«ve tĂ« medias dhe nevojĂ«n urgjente pĂ«r mbrojtje institucionale mĂ« tĂ« fortĂ«.

I realizuar në bashkëpunim me gazetarë vendorë, dokumentari nxjerr në pah ngacmimet online, fushatat e njollosjes dhe sulmet fizike që janë shtuar ndjeshëm gjatë vitit 2025. Vetëm nga janari e deri tani janë raportuar 56 incidente kundër gazetarëve, duke e tejkaluar numrin total të rasteve të vitit të kaluar. Sipas OSBE-së, gazetaret gra mbeten veçanërisht të cenueshme ndaj kërcënimeve me bazë gjinore.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, tha se rritja e sulmeve dhe ngacmimeve online është shqetësuese dhe kërkon reagim të menjëhershëm.

“Rritja e sulmeve dhe e ngacmimeve online, veçanĂ«risht kundĂ«r gazetareve gra, Ă«shtĂ« thellĂ«sisht shqetĂ«suese dhe e papranueshme. Nevojiten pĂ«rpjekje mĂ« tĂ« mĂ«dha e tĂ« vazhdueshme pĂ«r t’u siguruar qĂ« gazetarĂ«t tĂ« mund tĂ« punojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt e tĂ« pavarur”, tha McGurk.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj nisme, OSBE-ja ka organizuar edhe njĂ« debat televiziv me temĂ«n e njĂ«jtĂ«, qĂ« do tĂ« transmetohet sonte nĂ« TV Dukagjini nĂ« orĂ«n 19:00, ku panelistĂ« – gazetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« do tĂ« diskutojnĂ« sfidat dhe pĂ«rgjigjet institucionale ndaj kĂ«rcĂ«nimeve qĂ« pĂ«rballen gazetarĂ«t.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, vuri në pah vështirësitë në të cilat po kalon gazetaria në vend

“KatĂ«r vitet e fundit kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirat pĂ«r gazetarinĂ« nĂ« KosovĂ«. Sulmet janĂ« intensifikuar, ndĂ«rsa dĂ«nimet e buta po i trimĂ«rojnĂ« autorĂ«t e krimeve”, tha Rexha.

Në të njëjtën linjë, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Jan Braathu, paralajmëroi për kulturën në rritje të mosndëshkimit:

“Situata pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« KosovĂ« po pĂ«rkeqĂ«sohet, me njĂ« kulturĂ« shqetĂ«suese tĂ« pandĂ«shkueshmĂ«risĂ«. Autoritetet duhet ta njohin rolin thelbĂ«sor qĂ« luajnĂ« gazetarĂ«t nĂ« demokraci dhe tĂ« veprojnĂ« me vendosmĂ«ri pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e tyre”, u shpreh Braathu.

Misioni i OSBE-së në Kosovë theksoi se siguria e gazetarëve është prioritet afatgjatë, duke kujtuar bashkëpunimin me Këshillin e Mediave të Shkruara, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Përmes këtij bashkëpunimi, OSBE ka ofruar ndihmë juridike për gazetarët, ka dhuruar jeleke dhe xhaketa mbrojtëse me mbishkrimin PRESS, si dhe ka organizuar trajnime të përbashkëta me Policinë e Kosovës për raportim në situata krize.

Gjithashtu, organizata ka përgatitur një Udhëzues për raportim nga gjykatat, me qëllim që gazetarët dhe pjesëtarët e gjyqësorit të kuptojnë më mirë rolet dhe përgjegjësitë e ndërsjella. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Kërcënohet ekipi i Tëvë1 në Zveçan - reagon AGK, kërkon hetim të plotë



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me përcjelljen dhe kërcënimin e ekipit të Tëvë1 sot në komunën e Zveçanit.

Në reagimin e saj AGK bënë të ditur se sot është njoftuar nga ekipi i televizionit në fjalë për këtë rast.

“Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanĂ« raportuar se ata janĂ« ndjekur nga njĂ« veturĂ« e tipi Audi A4, ngjyrĂ« e zezĂ« e cila Ă«shtĂ« ndaluar para objektit tĂ« komunĂ«s sĂ« Zveçanit, dhe aty njĂ« person u ka thĂ«nĂ« "nĂ«se donin foto me zyrtarin policor, G.K", pĂ«r tĂ« cilin kishte njĂ« raport televiziv njĂ« natĂ« mĂ« parĂ«.

AGK-ja e dĂ«non fuqishĂ«m kĂ«tĂ« sjellje tĂ« individĂ«ve qĂ« janĂ« pjesĂ« e organeve tĂ« sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, dhe e vlerĂ«son si mĂ«nyrĂ« tĂ« papranueshme tĂ« frikĂ«simit ndaj gazetarĂ«ve pĂ«r ta bĂ«rĂ« punĂ«n e tyre”, thuhet nĂ« reagim.

AGK thekson se ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka kërkuar nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë.

“GazetarĂ«t duhet te jenĂ« nĂ« gjendje ta bĂ«jnĂ« punĂ«n e tyre tĂ« papenguar, nĂ« secilĂ«n rrethanĂ«â€, ka theksuar AGK. /Telegrafi/


KMShK dhe AGK i reagojnë KQZ-së për mosakreditimin e mediave për zgjedhjet e 12 tetorit



Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e disa mediave për zgjedhjet e 12 tetorit.

KMShK e konsideron vendimin e KQZ-së të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë e transparent gjatë ditës së zgjedhjeve.



Sipas KMShK-sĂ«, mediat anĂ«tare tĂ« kĂ«tij trupi vetĂ«rregullues plotĂ«sojnĂ« tĂ« gjitha kriteret e kĂ«rkuara pĂ«r veprimtari mediale dhe dokumentacioni i tyre Ă«shtĂ« vlerĂ«suar i rregullt edhe nga Zyra pĂ«r Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar tĂ« Subjekteve Politike. KĂ«shilli i bĂ«n thirrje Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) qĂ« tĂ« marrĂ« vendim meritor pĂ«r t’i siguruar trajtim tĂ« barabartĂ« tĂ« tĂ« gjitha mediave.



Ndërkaq, AGK-ja ka reaguar për mosakreditimin e disa mediave në gjuhën shqipe, përfshirë Reporteri.Net dhe Mitropol, si dhe të gjitha mediave në gjuhën serbe dhe disa mediave ndërkombëtare.

Asociacioni e cilëson këtë vendim si të jashtëligjshëm, të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm për lirinë e medias në vend, duke kërkuar nga KQZ-ja të marrë vendime të reja që lejojnë punën e papenguar të ekipeve mediale në ditën e zgjedhjeve. /Telegrafi/

“Dosje kundĂ«r kritikĂ«ve”, Rexha: Mesazhi i Osmanit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r gazetarĂ«t



Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato si një shkelje flagrante të lirisë së mediave dhe të shprehjes.

Në një paraqitje në FIVE të Dukagjinit, Rexha ka thënë se mesazhet e presidentes, ku aludohej për përfshirje të gazetarëve në veprime të jashtëligjshme dhe për lidhje me raporte të inteligjencës, përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e gazetarëve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

“ËshtĂ« shkelje flagrante e lirisĂ« sĂ« mediave, e lirisĂ« sĂ« shprehjes. ËshtĂ« cenim, Ă«shtĂ« rrezikim i sigurisĂ« jo vetĂ«m fizike por edhe juridike i secilit qytetarĂ« tĂ« KosovĂ«s. Deklarimi i mbrĂ«mshme dhe vazhdimi sot qĂ« ka raporte tĂ« InteligjencĂ«s qĂ« pĂ«rfshinĂ« gazetarĂ« nĂ« veprime tĂ« jashtĂ«ligjshme Ă«shtĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« vjen nga presidentja, Ă«shtĂ« skandaloze, Ă«shtĂ« shantazh publik qĂ« iu bĂ«het gazetarĂ«ve. ËshtĂ« e pabesueshme, qĂ« vjen nga dikush me post kaq tĂ« lart, si presidentja”, ka thĂ«nĂ« Rexha.

Ai theksoi se për një presidente, të lërë të nënkuptohet se mund të përdorë dosje kundër kritikëve të saj, përbën një porosi të rrezikshme jo vetëm për median, por për gjithë shoqërinë.

“Ajo çfarĂ« la pĂ«r nĂ«nkuptuar se mund tĂ« pĂ«rdor dosje kundĂ«r secilit, qĂ« e kritikon ose qĂ« as nuk i pĂ«lqen. Kjo nuk ishte porosi vetĂ«m pĂ«r gazetarĂ«t por 1.6 milionĂ« banorĂ«t e KosovĂ«s. Sepse presidentja Osmani ka qasje tĂ« palimituar supozojmĂ« nĂ« tĂ« gjitha raportet e AKI-sĂ«â€, ka shtuar Rexha.

Osmani flet pĂ«r ndalimin e kameramanit: Nuk kam kĂ«rkuar arrestimin e tij, s’kam çfarĂ« tĂ« fsheh



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur të mërkurën, ku kameramani Jetmir Muji u ndalua afër shkollës ku ndjekin mësimet vajzat e saj.

Në një deklarim para mediave, Osmani ka mohuar kategorikisht se ndalimi është bërë me urdhërin e saj apo nga ekipi i saj i sigurisë.

“Ishte gĂ«njeshtĂ«r qĂ« kinse mbrojtja ime e afĂ«rt e ka arrestuar gazetarin. Dje mbrojtja e afĂ«rt nuk e ka arrestuar, ata nuk arrestojnĂ« gazetar. Ata kanĂ« qenĂ« nĂ« kryerje tĂ« detyrĂ«s zyrtare”, u shpreh presidentja.

Ajo sqaroi se ngjarja ndodhi në kohën kur fëmijët e saj po përgatiteshin të dilnin nga shkolla dhe se incizimi pa leje i të miturve është vepër e ndaluar nga ligji dhe etika mediale.

“Ju e dini shumĂ« mirĂ« qĂ« incizimi i paautorizuar Ă«shtĂ« vepĂ«r penale, edhe e dini qĂ« nĂ« kodin e etikĂ«s pĂ«r mediat e shkruara njĂ« nga nenet kryesore Ă«shtĂ« ndalimi i incizimit tĂ« paautorizuar dhe pa lejen e prindĂ«rve pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n moshĂ«n 18 vjeçare”, shtoi ajo.

Osmani po ashtu sqaroi se nuk është informuar për arrestimin e kameramanit në kohën kur ka ndodhur, dhe se nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkojë ndonjëherë ndalimin e ndonjë gazetari.

“Nuk kam asnjĂ« informatĂ« as kur Ă«shtĂ« arrestuar e as nga kush. Nuk kam bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ«, e as nuk do tĂ« bĂ«jĂ« ndonjĂ«herĂ« qĂ« tĂ« arrestohet ndonjĂ« gazetar. Nuk kam çfarĂ« tĂ« fsheh”, deklaroi presidentja.

Rasti ka hapur debat të gjerë në opinion për balancën mes të drejtës për privatësi dhe siguri të fëmijëve, dhe lirisë së medias për të raportuar, veçanërisht kur përfshihen figura publike dhe familjarët e tyre.

Presidentja ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve të saj është e domosdoshme, sidomos për shkak të kërcënimeve të rënda që ajo dhe familja e saj kanë marrë, përfshirë kërcënime me dhunë dhe jetë. /Telegrafi/

Reagon AGK: Raportimi për shkollimin e vajzave të presidentes Osmani, interes publik dhe jo përndjekje



Pas arrestimit dhe mbajtjes së jashtëligjshme të kameramanit, Jetmir Muji, Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një sulm të papranueshëm kundër gazetarëve dhe medieve.

NĂ« njĂ« postim tĂ« gjatĂ« nĂ« Facebook, Presidentja ka reaguar “ndaj pĂ«rndjekjes sĂ« vazhdueshme, tĂ« kundĂ«rligjshme e tĂ« rrezikshme qĂ« media tĂ« caktuara u bĂ«jnĂ« vajzave tĂ« mia tĂ« mitura”.

AGK-ja thekson se vajzat e Presidentes Osmani janë persona publikë, ndërsa raportimi për shkollimin e tyre, qoftë në shkollë publike apo private, është në interes të publikut dhe jo përndjekje.

"Të papranueshme dhe të rrezikshme janë gjuha dhe sulmet e Presidentes Osmani ndaj gazetarëve dhe mediave.

AGK-ja thekson se është posaçërisht e shqetësuar me këtë paragraf të reagimit të Presidentes Osmani.

“AsnjĂ«herĂ«, disa tĂ« ashtuquajtur gazetarĂ« (pĂ«r ndonjĂ« prej tyre do tĂ« shokoheshit se me çfarĂ« veprimtarie tĂ« kundĂ«rligjshme merren, sipas institucioneve tona tĂ« sigurisĂ«), asnjĂ«herĂ« nuk kanĂ« shkruar se presidentja e vendit i dĂ«rgon fĂ«mijĂ«t nĂ« shkollĂ« publike nĂ« KosovĂ«, pĂ«rkundĂ«r sfidave tĂ« mĂ«dha me tĂ« cilat pĂ«rballej kjo shkollĂ«â€.

Sipas Asociacionit, ky është një shantazh i hapur publik ndaj gazetarëve që vjen nga kreu i shtetit, me qasje të pakufizuar në raporte të institucioneve të sigurisë.

"Një mesazh i tillë kur vjen nga kreu i shtetit duhet të shërbejë si alarm për sigurinë juridike të secilit qytetar të Kosovës.Në kohën kur gazetarët dhe mediat sulmohen vazhdimisht nga Qeveria, Presidentja e Republikës së Kosovës, duhet të jetë ajo që garanton dhe ruan lirinë e medias, detyrë dhe obligim edhe sipas Kushtetutës së Kosovës", thuhet tutje.

AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të heqë dorë nga praktika jodemokratike e sulmeve ndaj mediave, dhe ta ushtrojë me përgjegjësi postin që ka./Telegrafi/


❌