❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit

Donald Trump duket se e ka zbutur retorikĂ«n e tij nĂ« lidhje me veprimet e mundshme ushtarake tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« Iran, pasi tha se i Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se “vrasjet nĂ« Iran po ndalen”.

Por përgatitjet për një ndërhyrje të mundshme kanë filluar këtë javë, raportoi NBC News, shkruan Sky News.

Sipas mediumit në fjalë, Trump të martën i ka përshkruar ekipit të tij të sigurisë kombëtare se çfarë donte të arrinte çdo veprim ushtarak i SHBA-së në Iran.

Dhe Pentagoni tani ka përshtatur opsione për të përmbushur objektivat e tij ushtarake, thanë për NBC News dy zyrtarë amerikanë dhe një person i njohur me diskutimet.

KĂ«to opsione do t’i paraqiteshin Trump tĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ«soi transmetuesi.

I pyetur nĂ«se presidenti u dha udhĂ«zime ndihmĂ«sve tĂ« tij mbi objektivat e tij nĂ« Iran, njĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« tha se “tĂ« gjitha opsionet janĂ« nĂ« dispozicion tĂ« Presidentit Trump pĂ«r tĂ« adresuar situatĂ«n nĂ« Iran”.

Sipas një zyrtari të dytë të Shtëpisë së Bardhë, Trump u informua të martën për numrin e protestuesve të vrarë gjatë një takimi mbi Iranin të kryesuar nga JD Vance dhe kërkoi më shumë informacion mbi këtë temë.

NdĂ«rkohĂ«, Donald Trump ka dhĂ«nĂ« hollĂ«si mbi deklaratat e tij tĂ« mĂ«parshme se SHBA-sĂ« i Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se vrasjet nĂ« Iran “po ndalen” dhe ekzekutimet nuk do tĂ« kryhen.

Presidenti amerikan tha se kishte marrĂ« informacionin nga “burime shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nga pala tjetĂ«r”.

“Do ta zbulojmĂ«, do ta zbuloj pas kĂ«saj”, tha ai nĂ« lidhje me vĂ«rtetĂ«sinĂ« e pretendimeve pĂ«r vrasje.

“Por mĂ« thanĂ« se nuk do tĂ« ketĂ« ekzekutim dhe shpresoj se kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«â€, shtoi ai.

I pyetur nĂ«se kĂ«to nĂ«nkuptonin se veprimi ushtarak amerikan ishte jashtĂ« diskutimit, Trump tha: “Do ta vĂ«zhgojmĂ« dhe do tĂ« shohim se cili Ă«shtĂ« procesi, por na Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« deklaratĂ« shumĂ« e mirĂ« nga njerĂ«z qĂ« janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r atĂ« qĂ« po ndodh”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit appeared first on Sinjali.

Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes

Policia e Shtetit nĂ« ShqipĂ«ri ka realizuar operacione tĂ« koduara, si “Stolen Line” dhe “Relay”, pĂ«r goditjen e trafikut tĂ« automjeteve dhe transportimit tĂ« paligjshĂ«m tĂ« emigrantĂ«ve.

Sipas raportimeve zyrtare, dy persona janë proceduar penalisht për trafikim automjetesh, me vlerë totale rreth 90,000 euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Zvicër dhe Itali.

M. S., 36 vjeç, akuzohet pĂ«r trafikun e njĂ« automjeti tip “Benz” me vlerĂ« rreth 80,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur nĂ« ZvicĂ«r.

E.M., 29 vjeç, dyshohet pĂ«r trafikun e njĂ« automjeti tip “Opel” me vlerĂ« rreth 10,000 euro, i vjedhur nĂ« Itali.

Gjithashtu, gjatĂ« operacionit “Relay” u arrestua nĂ« flagrancĂ« edhe shtetasi O. T., 36 vjeç, banues nĂ« KrujĂ«, pasi u kap duke transportuar me automjet tre emigrantĂ« qĂ« tentonin tĂ« kalonin ilegalisht drejt vendeve tĂ« Bashkimit Evropian. Materialet e procedimit i janĂ« dorĂ«zuar ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme.

Video: KËTU

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe Itali, publikohen pamjet e kapjes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë

Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjetin social TikTok, ku shihet me armë në prehër.

Burime tĂ« besueshme tĂ« Sinjalit, nga struktura tĂ« afĂ«rta me hetimin, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rasti ka ndodhur mĂ« sot rreth orĂ«s 10:00, nĂ« rrugĂ«n “Motrat Bejtullahu” nĂ« GjakovĂ«.

Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është Albi Nikoliqi.

Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, me pëlqimin e palës dhe kryefamiljarit, është kryer edhe bastisja e shtëpisë nga patrulla dhe njësia e hetimeve.

Megjithatë, gjatë bastisjes nuk është arritur të gjendet arma që ishte shfaqur në fotografinë e postuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se arma e publikuar në foto ka qenë plastike dhe se e ka humbur. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk e mban mend se kur është realizuar fotografia, as se kush ia ka bërë atë.

NĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprĂ«n penale e“Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë

Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi në duart e hetuesisë ka rënë një video-incizim ku ai shihet duke mbushur karikatorin e një arme me fishekë.

Burime tĂ« besueshme tĂ« Sinjalit, nga struktura tĂ« afĂ«rta me hetimin, bĂ«jnĂ« me dije se rasti ka ndodhur mĂ« sot rreth orĂ«s 11:00, nĂ« rrugĂ«n “SkĂ«nderbeu” nĂ« GjakovĂ«.

Sipas kĂ«tyre burimeve, pas pranimit tĂ« videos, Sektori Rajonal i Hetimeve – GjakovĂ« ka vepruar menjĂ«herĂ« dhe, me udhĂ«zimet e Prokurorit tĂ« Shtetit, ka arrestuar tĂ« dyshuarin Eni Haxhikardija.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, në prani të avokatit mbrojtës, sipas burimeve, e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprĂ«n penale: “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«s”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« nga Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP GjakovĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy të dënuarit e arrestuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dënuar në Podujevë, të cilët ishin në kërkim në bazë të urdhëresave për ekzekutimin e dënimit me burg.

Sipas informacioneve qĂ« disponon Sinjali, sot rreth orĂ«s 10:30, nĂ« fshatin LlaushĂ« tĂ« PodujevĂ«s, Policia ka realizuar dy urdhĂ«resa pĂ«r veprĂ«n penale “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor”.

Në këtë aksion janë arrestuar: Ardit Ajvazi, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 muaj dhe Armend Zeqiri, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

TĂ« njĂ«jtit janĂ« dĂ«rguar nĂ« QendrĂ«n e Paraburgimit nĂ« Hajvali – PrishtinĂ«, pĂ«r vuajtje tĂ« dĂ«nimit me burg.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të dënuarit e arrestuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit appeared first on Sinjali.

Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës

Tifogrupi i njohur “Plisat” ka dalĂ« me njĂ« reagim tĂ« ashpĂ«r publik pas zhvillimeve tĂ« fundit nĂ« klubin e basketbollit Sigal Prishtina, duke e cilĂ«suar zgjdhjen e kryetarit tĂ« ri si njĂ« nga ngjarjet mĂ« tĂ« turpshme nĂ« historinĂ« e sportit tĂ« kryeqytetit.

Sipas Plisave, nĂ« njĂ« “kuvend tĂ« paligjshĂ«m”, Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme dhe tinĂ«zare kryetari i ri i klubit, pa transparencĂ« dhe pa njĂ« proces tĂ« hapur garues.

Ata theksojnë se zgjedhja e udhëheqjes së klubit do të duhej të bëhej përmes ideve dhe vizionit për të ardhmen e KB Prishtinës, e jo në mënyrë të fshehtë.

Plisat akuzojnë drejtuesit aktualë të klubit për mungesë dashurie dhe interesi për zhvillimin e klubit, duke pretenduar se veprimet e tyre janë të motivuara nga frika dhe përpjekja për të mbuluar, siç thonë ata, keqpërdorime dhe shkatërrim të klubit ndër vite.

Në reagim përmendet edhe emri i Bekë Berishës, i cili sipas Plisave është zgjedhur kryetar i klubit, duke e cilësuar atë si joprofesional dhe të papërshtatshëm për këtë pozitë, si dhe si një person pa lidhje me klubin, sportin apo qytetin e Prishtinës.

“Plisat” kĂ«shtu kanĂ« deklaruar qartĂ« se nuk i japin mbĂ«shtetje kĂ«tij emĂ«rimi dhe as kryesisĂ« aktuale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës appeared first on Sinjali.

Tensionet me ShBA-në: Dhjetëra anije po ankorohen jashtë porteve të Iranit

Dhjetëra anije komerciale i kanë lëshuar spirancat në një largësi të caktuar jashtë kufijve të porteve të Iranit ditëve të fundit, sipas të dhënave dhe burimeve të transportit detar, në kohën kur tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten.

KĂ«to lĂ«vizje shihen si masa kujdesi, duke i marrĂ« parasysh tensionet dhe protestat e vazhdueshme nĂ« Iran, thanĂ« burimet e transportit detar. KufijtĂ« e porteve janĂ« domethĂ«nĂ«s, sepse ata bartin rrezik mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r dĂ«m kolateral nĂ« rast tĂ« sulmeve ajrore ndaj infrastrukturĂ«s afĂ«r tyre, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara do tĂ« tĂ«rheqin njĂ« pjesĂ« tĂ« personelit nga bazat qĂ« i kanĂ« nĂ« Lindjen e Mesme, tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n njĂ« zyrtar amerikan, pasi njĂ« zyrtar i lartĂ« iranian tha se Teherani i kishte paralajmĂ«ruar vendet fqinje se do t’i godiste bazat amerikane, nĂ«se Uashingtoni e sulmon Iranin.

Numri i anijeve transportuese qĂ« po lĂ«viznin drejt zonĂ«s ekonomike ekskluzive tĂ« Iranit – rrip uji pĂ«rgjatĂ« brigjeve tĂ« tij nĂ« Gjirin Persik dhe nĂ« Detin Kaspik qĂ« zgjerohet deri nĂ« 24 milje – u rrit nga 1 nĂ« 36 nga 6 deri mĂ« 12 janar, sipas njĂ« analize tĂ« kompanisĂ« pĂ«r inteligjencĂ« detare, “Pole Star Global”.

TĂ« paktĂ«n 25 anije transportuese ishin nĂ« pozicion tĂ« palĂ«vizshĂ«m nĂ« zonĂ«n ekonomike ekskluzive tĂ« Iranit afĂ«r portit Bandar Imam Khomeini, sipas tĂ« dhĂ«nave nga kompania pĂ«r analiza detare dhe pĂ«rcjellje tĂ« anijeve, “MarineTraffic”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensionet me ShBA-në: Dhjetëra anije po ankorohen jashtë porteve të Iranit appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për të enjten appeared first on Sinjali.

U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim

Influencuesja italiane, Chiara Ferragni, është liruar nga akuzat për mashtrim të rëndë në të ashtuquajturin gjyq Pandorogate, i cili u përqendrua në fushata humanitare të dyshuara si mashtruese.

Prokurorët në Milano akuzuan Ferragni-n, i cili mund të përfundojë pas hekurave në këtë rast, për mashtrimin e konsumatorëve në vitet 2022 dhe 2023 duke promovuar shitjen e një torte pandoro me edicion të kufizuar, të prodhuar nga kompania italiane e ëmbëlsirave Balocco.

Sipas fushatës, çmimi i rritur duhet të kishte shkuar direkt për trajtimin e fëmijëve.

NjĂ« rast i ngjashĂ«m lidhej me vezĂ«t e PashkĂ«ve tĂ« markĂ«s Ferragni, tĂ« cilat u promovuan nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« shoqatĂ«s “I Bambini delle Fate”, e cila ndihmon fĂ«mijĂ«t me autizĂ«m.

Ferragni, e cila u kritikua ashpĂ«r nga publiku dhe gjyqĂ«sori, kĂ«rkoi falje menjĂ«herĂ« pas shpĂ«rthimit tĂ« polemikave dhe premtoi tĂ« dhuronte njĂ« milion euro pĂ«r Spitalin e FĂ«mijĂ«ve Regina Margherita nĂ« Torino, i cili ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« iniciativĂ«n Pandora. Ajo gjithashtu pagoi 1.2 milion euro pĂ«r shoqatĂ«n “Bambini delle Fate”.

“Ne tĂ« gjithĂ« jemi tĂ« prekur emocionalisht. I falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«, avokatĂ«t e mi dhe ndjekĂ«sit e mi”, tha influencuesja 38-vjeçare pas lirimit nga akuzat.

Skandali ka dëmtuar rëndë popullaritetin e Ferragnës në mediat sociale, duke zvogëluar bazën e saj të fansave dhe duke tronditur perandorinë e saj të biznesit, e cila përfshin sektorët e bukurisë, licencimit dhe modës. Jeta e saj private u sulmua gjithashtu sepse martesa e saj me reperin e njohur Fedez u shemb nën presionin e publikut.

Statusi i saj si influencuesja mĂ« e njohur nĂ« Itali e bĂ«ri çështjen njĂ« rast ideal prove pĂ«r prokurorĂ«t dhe rregullatorĂ«t, tĂ« etur pĂ«r t’u dĂ«rguar njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« aktorĂ«ve tĂ« tjerĂ« nĂ« ekonominĂ« e krijuesve tĂ« pĂ«rmbajtjes me rritje tĂ« shpejtĂ« dhe kryesisht tĂ« parregulluar.

NĂ« dhjetor 2023, autoriteti italian i konkurrencĂ«s gjobiti Ferragni-n me mĂ« shumĂ« se njĂ« milion euro pĂ«r “praktika tĂ« padrejta biznesi” nĂ« lidhje me tortĂ«n e markĂ«s Pandoro.

Disa muaj pasi plasi skandali, qeveria konservatore e kryeministres Giorgia Meloni prezantoi njĂ« projektligj, tĂ« quajtur “Ligji Ferragni”, pĂ«r tĂ« synuar drejtpĂ«rdrejt ndikuesit e dyshuar se mashtrojnĂ« audiencĂ«n e tyre me promovime tĂ« paqarta marketingu. PĂ«r momentin, nuk dihet nĂ«se prokurorĂ«t do tĂ« paraqesin ankesĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U dyshua se keqpërdori fushatat humanitare, influencuesja italiane Chiara Ferragni lirohet nga akuzat për mashtrim appeared first on Sinjali.

Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit

Një tërmet institucional ka tronditur zyrat e Real Madridit pas një sezoni plot kthesa të rrezikshme dhe vendime drastike nën diellin e kryeqytetit.

Epoka e Xabi Alonsos përfundoi papritur, duke lënë një boshllëk që Alvaro Arbeloa po përpiqet ta mbushë si një zgjidhje e përkohshme emergjente.

Në këtë skenar pasigurie, Real Madridi tashmë ka nisur të hartojë planin e tij për sezonin e ardhshëm me një prioritet të qartë.

Florentino Perez ka përqendruar vëmendjen te Lionel Scaloni, strategu që i solli lavdi të përjetshme kombëtares së Argjentinës.

Drejtuesit e klubit kërkojnë një profil që të kombinojë autoritetin taktik me aftësinë e veçantë për të menaxhuar një skuadër të mbushur me yje të nivelit botëror.

Emri i Lionel Scalonit gëzon konsensus të gjerë në nivelet më të larta të klubit, falë aftësisë së tij të dëshmuar për të fituar në situata me presion të lartë.

Bilanci i tij është kartëvizita më e fortë: një Kupë Bote, dy Copa America dhe Finalissima konfirmojnë metodologjinë e tij fituese të punës.

Shumë analistë brenda ambientit madrilen shohin te Scaloni një pasardhës natyral të stilit që dikur imponoi italiani Carlo Ancelotti.

Qetësia dhe aftësia për të lexuar lojën janë tipare të përbashkëta që e lehtësojnë kalimin drejt një cikli të ri fitues.

Presidenti tashmë ua ka lënë të kuptohet bashkëpunëtorëve të afërt se trajneri nga Santa Fe është zgjedhja e tij për të udhëhequr projektin pas Kupës së Botës 2026.

Argjentina do të shkojë në atë turne si një nga favoritët kryesorë dhe Scaloni e di se ai mund të jetë kulmi i karrierës së tij përpara se të kalojë Oqeanin Atlantik.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk është Klopp, ja trajneri i preferuar i Florentino Perez për të marrë drejtimin e Real Madridit appeared first on Sinjali.

Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vrasjet dhe planet për ekzekutime në Iran janë ndalur.

“Na Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se vrasjet nĂ« Iran po ndalen, janĂ« ndalur, po ndalen. Dhe nuk ka asnjĂ« plan pĂ«r ekzekutime”, ka thĂ«nĂ« Trumpi nga Dhoma Ovale derisa ka shtuar se kjo gjĂ« i Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nga burime tĂ« sigurta.

Trump ka theksuar se do ta përcjellë situatën, kur u pyet nëse ndërhyrja ushtarake amerikane ndaj Iranit tani është jashtë mundësisë të ndodhë.

“Jam i sigurt se nĂ«se ndodh, tĂ« gjithĂ« do tĂ« jemi shumĂ« tĂ« mĂ«rzitur. Por, informacioni sapo mu dha
 ata nuk do ta bĂ«jnĂ« njĂ« ekzekutim. Shpresoj se Ă«shtĂ« e vĂ«rtet. Kjo Ă«shtĂ« gjĂ« e madhe”, ka shtuar ai, referuar 26-vjeçarit Erfan Soltani, protestues, i cili u raportua se do tĂ« ekzekutohej tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur appeared first on Sinjali.

Ekstradohen dy kosovarĂ« pĂ«r vepra tĂ« kryera nĂ« Çeki e Gjermani

Policia e KosovĂ«s, pĂ«rmes DrejtorisĂ« pĂ«r BashkĂ«punim NdĂ«rkombĂ«tar Policor, nĂ« koordinim me njĂ«sitet tjera relevante tĂ« PolicisĂ« dhe institucionet e drejtĂ«sisĂ«, ka realizuar transferimin dhe ekstradimin e dy shtetasve kosovarĂ« nga Çekia dhe Gjermania.

MĂ« 13 janar 2026, Ă«shtĂ« transferuar shtetasi i KosovĂ«s i dĂ«nuar nĂ« Çeki pĂ«r veprĂ«n penale “vrasje nĂ« tentativĂ«â€. Pas transferimit, ai iu dorĂ«zua ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s pĂ«r tĂ« vuajtur pjesĂ«n e mbetur tĂ« dĂ«nimit, pasi njĂ« pjesĂ« tĂ« tij e kishte kryer tashmĂ« nĂ« Çeki.

Ndërsa më 14 janar 2026, është ekstraduar nga Gjermania një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale: mbajtje dhe kontroll të armës, lëndim trupor dhe kanosje. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë. I dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vijimin e procedurave ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohen dy kosovarĂ« pĂ«r vepra tĂ« kryera nĂ« Çeki e Gjermani appeared first on Sinjali.

Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, aktualisht janë numëruar 96 nga 108 vendvotime, apo 88,68 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, VV-ja prin me 43.99 për qind, pastaj është PDK-ja me 18.85, LDK-ja me 15.11 dhe AAK-ja me 8.74 për qind.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet appeared first on Sinjali.

KEK: Po operojmë me kapacitete të plota prodhuese

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) po operon me kapacitete të plota prodhuese pas rikthimit të Njësisë B1 të mërkurën pasdite, e cila sipas KEK-ut nga ora 15:00 është duke funksionuar në gjendje të qëndrueshme teknike.

KEK ka sqaruar se ndalesa e përkohshme e Njësisë B1 ka qenë rezultat i rrjedhjeve të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës.

“Duke pasur parasysh se KEK, nĂ« operimin e rregullt, angazhon katĂ«r (4) njĂ«si prodhuese, rikthimi i NjĂ«sisĂ« B1 nĂ«nkupton se KEK po operon me kapacitete tĂ« plota prodhuese, duke garantuar stabilitet tĂ« prodhimit vendor tĂ« energjisĂ« elektrike dhe funksionim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« sistemit elektroenergjetik”, njoftoi KEK.

Gjatë ditës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka sqaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që, sipas KOSTT, ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.

Të martën u njoftua se do të kishte reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Po operojmë me kapacitete të plota prodhuese appeared first on Sinjali.

Bisedimet për Grenlandën me SHBA-në, ministri danez: Trump ka dëshirë për ta pushtuar ishullin, por kjo nuk do ndodhë

Ministri i JashtĂ«m danez, Lars LĂžkke Rasmussen, ka deklaruar se “mosmarrĂ«veshja themelore” mbetet pas bisedimeve “tĂ« sinqerta” nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n.

Ai mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Groenlandës, ku mes të tjerash deklaroi se qëllimi ishte të gjendej një rrugë e përbashkët për sigurinë në Arktik.

Rasmussen thotĂ« se Ă«shtĂ« e qartĂ« se Trump ka dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« “pushtuar” GroenlandĂ«n, por se ai beson se takimi ka arritur tĂ« “ndryshojĂ« qĂ«ndrimin amerikan”.

“E bĂ«mĂ« shumĂ«, shumĂ« tĂ« qartĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« GroenlandĂ«s”, thotĂ« ai.

“Danimarka Ă«shtĂ« padyshim nĂ« anĂ«n e duhur tĂ« historisĂ«â€, shtoi ai.

Para konferencĂ«s pĂ«r shtyp, Danimarka tha se do tĂ« “zgjerojĂ«â€ praninĂ« e saj ushtarake nĂ« GroenlandĂ« nĂ« “bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me aleatĂ«t”.

MĂ« parĂ«, Presidenti Donald Trump kĂ«mbĂ«nguli pĂ«rsĂ«ri se SHBA-tĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r “siguri kombĂ«tare” dhe paralajmĂ«roi pĂ«r kĂ«rcĂ«nime nga Rusia dhe Kina.

Kërkesat e Trump për të marrë kontrollin e ishullit janë refuzuar nga udhëheqësit e Groenlandës dhe Danimarka, anëtare e NATO-s, nga e cila ishulli është një territor gjysmë-autonom.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bisedimet për Grenlandën me SHBA-në, ministri danez: Trump ka dëshirë për ta pushtuar ishullin, por kjo nuk do ndodhë appeared first on Sinjali.

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.

Tani, njĂ« vendim i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ) pĂ«r t’i rinumĂ«ruar votat nĂ« njĂ« tĂ« tretĂ«n e vendvotimeve pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit ka ngritur shqetĂ«sime edhe pĂ«r integritetin e procesit mĂ« tĂ« fundit zgjedhor.

Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit.

Çka ndodhi dhe si erdhi deri kĂ«tu?

KQZ-ja – e cila mbikĂ«qyr procesin zgjedhor nĂ« vend – e filloi rinumĂ«rimin mĂ« 13 janar nĂ« 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin nĂ« zgjedhjet e dhjetorit, pasi vĂ«rejti mospĂ«rputhje nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«.

“Rezulton se votat e kandidatĂ«ve, tĂ« numĂ«ruara nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit, nuk pasqyrojnĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve tĂ« evidentuara nĂ« fletĂ«votime”, tha KQZ-ja.

Rinumërim të plotë, sipas saj, do të ketë në 10 komuna të Kosovës, ndërkaq në 28 komunat tjera do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve, gjatë dy javëve në vijim.

KQZ-ja i hetoi 33 vendvotime të ndryshme në gjithë vendin, duke i shikuar xhirimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në qendrat komunale të numërimit.

“Vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r rinumĂ«rimin e votave ka pĂ«r qĂ«llim garantimin e saktĂ«sisĂ« dhe integritetit tĂ« procesit zgjedhor”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL) zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi.

Si bëhet numërimi i votave dhe si rrodhën lëshimet?

KQZ-ja i emëron grupet e numërimit në bazë të nominimeve të partive politike, sipas Ligjit për zgjedhjet.

Në rastet kur subjekti politik nuk nominon anëtarë për numërim apo nominon pamjaftueshëm, apo kur numëruesit e subjekteve politike nuk paraqiten në vendin e numërimit, KQZ-ja emëron numërues nga stafi i saj.

NĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit vendosen tavolina, nĂ« tĂ« cilat, tani me ligjin e ri nga viti 2023, pĂ«rveç grupeve tĂ« numĂ«rimit, vendoset edhe njĂ« kamerĂ« sipĂ«r pĂ«r ta xhiruar çdo fletĂ«votim qĂ« kalon nĂ«pĂ«r dorĂ«n e numĂ«ruesit, e cila shfaq fletĂ«votimin nĂ« njĂ« ekran aty pranĂ«. Ai ekran shĂ«rben pĂ«r t’ua mundĂ«suar vĂ«zhguesve ta shohin dhe ta verifikojnĂ« çdo fletĂ«votim.

Po ashtu, numĂ«ruesi flet me zĂ« tĂ« lartĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« zyrtari tjetĂ«r pĂ«rgjegjĂ«s t’i fusĂ« votat nĂ« njĂ« sistem elektronik. PĂ«rveç personit qĂ« e lexon fletĂ«votimin, njĂ« i dytĂ« e merr atĂ« dhe e verifikon.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet? appeared first on Sinjali.

A mund ta mbrojë BE-ja, Grenlandën në rast të një sulmi nga SHBA?

Që kur u rikthye në detyrë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ripërtërirë kërcënimet për të marrë kontrollin e Grenlandës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë dhe rrezikun që paraqet ndikimi rus ose kinez në territorin e Arktikut.

“Do tĂ« doja shumĂ« tĂ« bĂ«ja njĂ« marrĂ«veshje me ta, Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ«. Por nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r, do ta kemi GroenlandĂ«n”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« bordin e Air Force One tĂ« dielĂ«n.

Në realitet, kërcënimet e Trump nuk janë asgjë e re dhe ato u rishfaqën pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë më 3 janar.

Kapja e Presidentit Nicolås Maduro në një operacion të shpejtë gjatë natës ka ngjallur shqetësim midis udhëheqësve evropianë se sa larg mund të jetë i gatshëm të shkojë Uashingtoni për të marrë kontrollin e ishullit.

Komentet e Trump kanë shkaktuar gjithashtu paralajmërime në Evropë se ndërhyrja ushtarake e SHBA-së kundër Grenlandës, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, do ta zhytte NATO-n në krizë dhe potencialisht do të shkaktonte fundin e aleancës.

Nëse Groenlanda do të sulmohej, a mund të ndërhynte Evropa në të vërtetë dhe sipas cilës klauzolë?

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Groenlanda dhe pse ka rĂ«ndĂ«si?

Groenlanda është një territor gjysmë-autonom jashtë Bashkimit Evropian, por brenda Mbretërisë së Danimarkës, e cila është vetë anëtare e BE-së.

Zakonisht, Groenlanda, si një pjesë autonome e Danimarkës, duhet të përfitojë nga mbrojtja sipas Nenit 5 të NATO-s, në rast se përballet me një sulm. Sipas këtij neni, një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të NATO-s përbën një sulm kundër të gjithë anëtarëve të aleancës.

Sipas ekspertĂ«ve, njĂ« skenar i tillĂ« mund ta shtyjĂ« NATO-n nĂ« krizĂ«, duke pasur parasysh se SHBA-tĂ« janĂ« anĂ«tare tĂ« NATO-s dhe aleanca ushtarake Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« mbrojtur shtetet anĂ«tare nga njĂ« agresor i jashtĂ«m, jo ​​nga njĂ«ri-tjetri.

Por ekziston një pakt i dytë, më pak i njohur, që mund ta mbrojë Groenlandën në rast të një sulmi nga SHBA-të: Neni 42.7 i Traktatit për Bashkimin Evropian.

Të hënën, Komisioneri Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, i tha Reuters se ky nen 42.7 i detyronte shtetet anëtare të ofronin ndihmë dhe asistencë për një shtet tjetër anëtar, në këtë rast Danimarkën, në rast të një agresioni të armatosur në territorin e saj.

Neni 42.7

Tim Haesebrouck, profesor asistent i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Ghentit, i tha The Cube, ekipit të verifikimit të fakteve të Euronews, se një nga pikat e forta të klauzolës është se mund të aktivizohet nga një vend i vetëm pa kërkuar konsensus paraprak.

Aty thuhet se shtetet e tjera anëtare kanë një detyrim për ndihmë dhe asistencë me të gjitha mjetet në fuqinë e tyre ndaj vendit që e shkaktoi atë.

Pasi të aktivizohet, pritet që vendet e tjera të reagojnë, por mënyra se si e bëjnë këtë është qëllimisht e hapur, që do të thotë se ndihma mund të jetë ekonomike, politike ose ushtarake.

Herën e fundit dhe të vetme që klauzola u përdor ishte pas sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015, kur Franca kërkoi ndihmë për të luftuar të ashtuquajturin grupin e Shtetit Islamik (ISIS).

Megjithatë, statusi i Groenlandës e ndërlikon zbatimin e klauzolës. Duke pasur parasysh që ishulli u largua nga Komuniteti Ekonomik Evropian, paraardhësi i BE-së, në vitin 1985 dhe tani klasifikohet si Vend dhe Territor Jashtë Shtetit, shumica e ligjeve të BE-së, përfshirë dispozitat e mbrojtjes, nuk zbatohen plotësisht për të.

Sipas Aurel Sari, profesor i së drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin e Exeter, nuk ka pasur një vendim autoritar nëse Neni 42.7 shtrihet në territore të tilla si Groenlanda.

Nëse është i zbatueshëm, ka kufizime në masën në të cilën mund të zbatohet ligjërisht, pasi çështjet e mbrojtjes bien jashtë juridiksionit të gjykatave të BE-së.

“NĂ« mes tĂ« njĂ« konflikti tĂ« armatosur, nĂ«se territori juaj Ă«shtĂ« nĂ«n sulm nga njĂ« fuqi e madhe, nga njĂ« fuqi e madhe si Shtetet e Bashkuara, nuk do t’i drejtoheni gjykatave pĂ«r tĂ« provuar tĂ« zbatoni kĂ«tĂ« ndihmĂ«â€, tha Sari pĂ«r The Cube.

Asnjë garanci për mbrojtje ushtarake

Edhe nëse është i zbatueshëm për Groenlandën, Neni 42.7 nuk është një garanci automatike e mbrojtjes ushtarake, megjithëse mbështetja ushtarake është një opsion i disponueshëm në klauzolë.

Sipas Haesebrouck, Ă«shtĂ« e pasigurt nĂ«se Evropa realisht ka kapacitetin mbrojtĂ«s pĂ«r t’u pĂ«rballur ushtarakisht me Uashingtonin, me njĂ« çekuilibĂ«r fuqie qĂ« favorizon SHBA-nĂ« nĂ« çdo hap tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit.

“Shtetet e Bashkuara do tĂ« kishin gjithmonĂ« dominim pĂ«rshkallĂ«zues, qĂ« nĂ« fakt do tĂ« thotĂ« se nĂ« çdo fazĂ« tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit, Shtetet e Bashkuara thjesht mund tĂ« pĂ«rshkallĂ«zoheshin nĂ« njĂ« nivel mĂ« tĂ« lartĂ« dhe tĂ« ishin tĂ« sigurta se do tĂ« fitonin”, tha ai.

Nga një perspektivë ligjore, klauzola nuk duhet të kuptohet si një premtim për forcë ushtarake automatike dhe nuk është i vetmi lloj ndihme në dispozicion.

“Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ndihma ushtarake qĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe mund tĂ« ofrohet nĂ« kĂ«to lloj rrethanash. Mund tĂ« jetĂ« edhe politike, mund tĂ« ushtrojĂ« presion ekonomik”, tha Sari.

Këto do të varen nga vullneti politik i secilit shtet anëtar për të ofruar mbështetje. Të martën, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se vendi do të donte të merrte një rol më të madh në kontributin për sigurinë ushtarake të Arktikut, megjithëse ai këmbënguli që kuadri i NATO-s duhet të jetë pjesë e çdo zgjidhjeje.

“NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, kjo varet vĂ«rtet dhe bazohet nĂ« njĂ« angazhim politik”, tha Sari pĂ«r The Cube.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A mund ta mbrojë BE-ja, Grenlandën në rast të një sulmi nga SHBA? appeared first on Sinjali.

Estonia përfundon ndërtimin e 110 kilometrave të gardhit përgjatë kufirit me Rusinë

Estonia ka përfunduar 110 kilometra të gardhit të planifikuar përgjatë kufirit lindor me Rusinë, thanë autoritetet të mërkurën, ndërsa shteti baltik vazhdon të forcojë mbikëqyrjen dhe infrastrukturën në kufirin e tij me Federatën Ruse.

Bordi i Policisë dhe Rojës Kufitare (PPA) tha se kufiri tokësor shtrihet në total 135 km, me punimet e ndërtimit që pritet të përfundojnë deri në vitin 2027.

“NjĂ« pjesĂ« e madhe e kĂ«tyre kilometrave Ă«shtĂ« tashmĂ« e mbuluar me sisteme tĂ« reja dhe moderne mbikĂ«qyrjeje. Instalimi i zgjidhjeve tĂ« mbikĂ«qyrjes nĂ« infrastrukturĂ«n e mbetur do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« vitet nĂ« vijim”, tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« Veiko Kommusaar, kreu i rojes kufitare nĂ« PPA.

Puna po vazhdon në zonën jugore të Saatse, ku rrugët që kalojnë nëpër territorin rus janë mbyllur përgjithmonë dhe kanë ndryshuar drejtim pas një pamjeje të personelit të armatosur tetorin e kaluar, sipas agjencisë estoneze të lajmeve ERR.

Autoritetet po ndërtojnë gjithashtu një urë të re mbi lumin Piusa dhe po zhvillojnë një rrugë të re përmes kënetës së Krabilovës për të lidhur stacionin e rojes kufitare Saatse me pikën e kalimit kufitar aty pranë.

Rrugët patrulluese po ndërtohen për të siguruar akses më të shpejtë dhe më të lehtë për ekipet e mbikëqyrjes kufitare. Përveç kësaj, pozicionet e radarëve përgjatë kufirit të lumit Narva po përmirësohen dhe zgjerohen për të përmirësuar aftësitë e monitorimit dhe kohën e reagimit ndaj kërcënimeve të mundshme, tha Kommusaar.

Disa pjesë të kufirit në ndërtim e sipër fillimisht ishin planifikuar të shkëmbeheshin me Rusinë pas ratifikimit të një traktati dypalësh kufitar, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi.

Kostoja totale e projektit kufitar vlerësohet në 185.1 milionë euro, me përfundimin e synuar për në fund të vitit të ardhshëm.

Autoritetet estoneze planifikojnë gjithashtu të fillojnë testimin e infrastrukturës kufitare përgjatë pjesëve të kufirit ujor më vonë këtë vit, duke u përqendruar në zonat kritike ku kohët e reagimit janë të shkurtra.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Estonia përfundon ndërtimin e 110 kilometrave të gardhit përgjatë kufirit me Rusinë appeared first on Sinjali.

BBC: Starlink thuhet se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« falas nĂ« Iran – por protestuesit po marrin rreziqe tĂ« mĂ«dha duke e pĂ«rdorur atĂ«

Starlink thuhet se ka hequr dorĂ« nga pagesat mujore tĂ« abonimit pĂ«r pĂ«rdoruesit brenda Iranit, pasi qeveria e tij mbylli internetin tĂ« enjten e kaluar – duke i shkĂ«putur miliona njerĂ«z nga familjet, mjetet e jetesĂ«s dhe aksesin nĂ« informacion, gjatĂ« njĂ« shtypjeje vdekjeprurĂ«se tĂ« protestave.

Teknologjia satelitore Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« litar jetĂ«sor komunikimi pĂ«r disa nga ata nĂ« vend qĂ« pĂ«rpiqen t’i tregojnĂ« botĂ«s sĂ« jashtme se çfarĂ« ka ndodhur nĂ« terren ditĂ«t e fundit.

Dy persona në Iran i thanë BBC Persian se pajisja e tyre po funksiononte të martën në mbrëmje edhe pse nuk kishin qenë duke i përballuar pagesat e abonimit. Drejtori i një organizate që ndihmon iranianët të lidhen me internetin i tha gjithashtu BBC Persian se Starlink ishte bërë falas.

Teknologjia satelitore, e cila i përket kompanisë SpaceX të Elon Musk, ofron internet për dhjetëra mijëra njerëz në Iran, pavarësisht faktit se është i paligjshëm atje. Që kur interneti u mbyll, ai është bërë një nga kanalet e fundit, nëse jo i fundit, që iranianët kanë mbetur për të komunikuar me botën e jashtme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC: Starlink thuhet se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« falas nĂ« Iran – por protestuesit po marrin rreziqe tĂ« mĂ«dha duke e pĂ«rdorur atĂ« appeared first on Sinjali.

Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen

Një protestues iranian 26-vjeçar, i arrestuar prej pothuajse një jave, pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin.

Zhvillimi vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur presidenti amerikan Donald Trump u ka bĂ«rĂ« thirrje hapur qytetarĂ«ve iranianĂ« qĂ« “tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« protestojnĂ«â€, duke shprehur edhe mbĂ«shtetje. Por kjo deklaratĂ« ka shkaktuar reagime diplomatike nga Teherani.

Donald Trump, i pyetur në një intervistë për CBS lidhur me ekzekutimin e të riut, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse dënimi me vdekje do të zbatohet.

“Do tĂ« marrim masa shumĂ« tĂ« forta. NĂ«se bĂ«jnĂ« diçka tĂ« tillĂ«, do tĂ« reagojmĂ« me masa shumĂ« tĂ« forta”, u shpreh ai, duke shtuar se, pĂ«r tĂ« ilustruar qĂ«ndrimin e tij, i referohej operacioneve tĂ« mĂ«parshme tĂ« SHBA-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rhyrjen nĂ« VenezuelĂ« dhe eliminimin e ish-kreut tĂ« Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, nĂ« vitin 2019.

“Nuk duam tĂ« shohim atĂ« qĂ« po ndodh nĂ« Iran. ËshtĂ« njĂ« gjĂ« kur njerĂ«zit protestojnĂ«, por Ă«shtĂ« tjetĂ«r kur fillojnĂ« tĂ« vriten mijĂ«ra persona. Tani po mĂ« flisni pĂ«r varje. Do tĂ« shohim si do t’u dalĂ« kjo. Nuk do t’u dalĂ« pĂ«r mirĂ«â€, shtoi ai.

Sipas organizatës norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw, Erfån Soltani, nga qyteti Fardis në perëndim të Teheranit, pritet të ekzekutohet më vonë gjatë ditës. Ai ishte arrestuar në lidhje me protestat në qytetin Karaj, në datën 8 Janar, dhe prej asaj dite po mbahet në burg.

Gazeta amerikane “The Sun” raportoi se ai besohet tĂ« akuzohet pĂ«r “luftĂ« kundĂ«r Zotit”, gjĂ« qĂ« dĂ«nohet me vdekje nĂ« Iran.

Mbështetësit pretenduan se atij nuk iu lejua të kërkonte këshilla ligjore dhe gjithashtu nuk iu dha mundësia të mbrohej dhe kundër tij u dha një vendim me vdekje me varje. Sipas raportimeve, familja e Soltanit u informua më 11 janar 2026 se ai ishte dënuar me vdekje, dhe ekzekutimi i tij thuhet se ishte planifikuar të zhvillohej më 14 janar 2026. Familja thuhet se pretendoi se nuk u ishte thënë pse u arrestua ose cili autoritet e kreu arrestimin.

Ai u lejua tĂ« shihte familjen e tij vetĂ«m pĂ«r dhjetĂ« minuta dje pĂ«r t’i thĂ«nĂ« lamtumirĂ«, raportoi The US Sun, duke cituar aktivistĂ«t.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen appeared first on Sinjali.

❌