Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

Neda Balluku ka reaguar ashpër përmes disa postimeve në Instagram Story, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si po zhvillohet festivali i kenges ne RTSH dhe trajtimi i artistëve, veçanërisht i të rinjve.

Ajo u shpreh se festivali prej vitesh ka humbur funksionin e tyre krijues, duke i quajtur ato “shtatzënë prej vitesh”, por pa asnjë produkt të ri apo risi reale.

Sipas Ballukut, problemi kryesor qëndron në faktin se artistët e rinj nuk mund të konkurrojnë në të njëjtat kategori me emra të mëdhenj dhe të konsoliduar të muzikës shqiptare, duke e bërë garën të pabarabartë që në nisje.

“Nuk vlerësohen të rinjtë siç duhet dhe sidomos nuk u jepet vlera që meritojnë artistëve të konfirmuar”, shkruan ajo.

Në një tjetër reagim, Neda ndalet edhe te argumenti shpesh i përdorur se “konkurron kënga”, duke e kundërshtuar hapur këtë ide.

“Jo, nuk është argument ‘konkurron kënga’, kur këngët janë çdo vit e më drama”, thekson ajo.

Balluku nuk kursen as ironinë kur përmend rikthimin e Gales për herë të tretë brenda tre viteve në festival, duke e cilësuar këtë si të tepërt, pavarësisht dashamirësisë që ka ndaj tij, dhe duke sqaruar se artistja nuk është nga Shkodra.

Reagimi i Nedës ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke rihapur debatin mbi drejtimin artistik të festivaleve dhe nevojën për ndryshim real në skenën muzikore shqiptare.

Screenshot
Screenshot

The post Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind appeared first on iconstyle.al.

“I dashur, ti je trap”/ Neda Balluku zbulon pse zgjodhi këtë titull për librin

Moderatorja dhe opinionistja e njohur, Neda Balluku, ka konfirmuar së fundmi lajmet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, pas 10 viteve martesë. Lajmi u konfirmua nga vetë Neda gjatë një daljeje televizive në emisionin “Goca & Gra”.

Divorci i çiftit ka tërhequr vëmendje të gjerë publike, jo vetëm për kohëzgjatjen e lidhjes dhe profilin e tyre mediatik, por edhe për shkak të lidhjeve familjare. Ish-kunata e Nedës, ministrja Belinda Balluku, ndodhet aktualisht nën hetim nga SPAK, çka ka shtuar më shumë kuriozitetin e publikut rreth dinamikave familjare.

Pavarësisht situatave të vështira personale dhe zhurmës mediatike, Neda vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale dhe të komunikojë hapur me ndjekësit e saj. Mbrëmjen e djeshme, një prej tyre e pyeti për titullin intriguese të librit të saj të ri, “I dashur, ti je trap”, libër i cili ka bërë bujë për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe tonin ironik.

Neda u përgjigj:

“Është një lojë me lexuesin. Në shumë aspekte jam e bindur që është ajo që del trape. Jo ai.”

Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime të reja, pasi moderatorja duket se ka zgjedhur një rrëfim ku rolet, gabimet dhe perceptimet në një marrëdhënie shqyrtohen pa e vënë theksin vetëm tek partneri mashkull. Titulli provokues, sipas saj, synon të përfshijë lexuesin në reflektim dhe introspeksion.

The post “I dashur, ti je trap”/ Neda Balluku zbulon pse zgjodhi këtë titull për librin appeared first on iconstyle.al.

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

Në valën e titujve mediatikë mbi raportimin e detajeve të dosjes penale kundër zv/kryeministres së vendit, Belinda Balluku, një lajm tjetër që mbuloi ekranet e TV dhe portalet e vendit ishte edhe kërkesa-padia civile e Neda Stefan Ballukut. Kjo e fundit është kunata e Belinda Ballukut, pasi 10 vite më parë kurorëzoi martesën me vëllain […]

The post Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga appeared first on BoldNews.al.

Patën përplasje të shumta gjatë Big Brother VIP Albania 4, Neda Balluku - Rozana Radit: Ka mbaruar tani



Në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra”, Neda Balluku, ishte e ftuar për të folur mbi ndarjen nga ish-bashkëshorti Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese si dhe për librin e fundit që publikoi.

Në studio ajo u përball me Rozana Radin, me të cilën kishte pasur përplasje të forta gjatë Big Brother VIP Albania 4.

Tensioni u ndje që në fillim, kur artistja e pyeti nëse publikimi i librit ishte i lidhur me divorcin.

Foto: YouTube

“Nga ty e pres këtë pyetje, por është rastësi. Nuk bëhen shaka me jetën personale”, u përgjigj Neda.

Pyetjet vazhduan me tema mbi dashurinë dhe jetën personale të autores, ndërsa Rozana e ngacmoi për rolin e saj në “Përputhen”.

“T’i thuash një gruaje që ka humbur dashurinë e saj të madhe se si do t’i mësojë të rinjtë të dashurojnë, nuk është në rregull", reagoi Balluku.

Debati kulmoi kur Rradi e pyeti për mbajtjen e mbiemrit të ish-bashkëshortit dhe Neda iu kthye me ironi: “Është një vijë e hollë mes bisedave serioze dhe llafeve të grave".

- YouTube www.youtube.com

“Ka mbaruar Big-u, Rozana", shtoi tutje, duke e mbyllur diskutimin mes tensionit dhe buzëqeshjeve ironike. /Telegrafi/

Jo “Goca dhe Gra” por “Armike dhe Rivale”, Neda vs. Rozana dhe drama e shëmtuar që na u servir në ekran

Në vend që të shndërrohej në një tribunë ku femrat flasin për fuqizim, respekt dhe bashkëpunim, mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” u kthye në një spektakël të turpshëm të përplasjeve personale. Në ekran nuk pamë gra të pjekura që dinë të debatojnë me dinjitet, por dy figura që shpalosën një tension të vjetër, plagë të pambyllura, nën dritat e kamerave që mezi prisnin “show”-n. Dhe e morën: një “show” që nuk kishte asgjë të bukur, asgjë frymëzuese, asgjë që të linte mendim pozitiv në fund.

Neda Balluku vs. Rozana Radi. Një përplasje e ftohtë, e ngarkuar, që nisi nga statuset e dikurshme të rrjeteve sociale, nga hatërmbetje të vjetra që në vend të shuheshin me kalimin e viteve, u ringjallën në një emision që supozohej të ishte hapësirë solidariteti. Pyetje të nënqeshura, replika që fshihnin thumbime, mimika të ngrira dhe një atmosferë ku çdo teleshikues ndjente siklet. Të gjitha këto ndodhën përballë syve të një publiku që nuk meriton një dalje televizive të zhveshur nga çdo vlerë.

Për ironi, emisioni quhet “Goca dhe Gra”, por mbrëmë nuk pamë as goca, as gra. Pamë rivale, pamë armike, pamë gra që përpiqeshin të pickonin njëra-tjetrën me fjalë. Askush nga drejtueset e programit nuk ndali këtë rrjedhë, përveç Ema Andreas, e vetmja që mbajti qetësi dhe dinjitet, duke ndërhyrë për të rikthyer një minimum respekti në studio. Në mes të gjithë atij zhurmimi, Ema foli si një grua që e kupton se feminizmi nuk është as sharje, as thumbim, por respekt për tjetrën, edhe kur nuk e pëlqen.

Pjesë nga diskutimi i mbrëmshëm:

Rozana: Libri del kur divorci bëhet publik. Është një rastësi si fantazia e frikshme dhe kjo?

Neda: Shiko, nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Po, sigurisht që është tërësisht rastësi, se nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.

Rozana: Duke qenë se ju jeni autore në “Për’puthen”, me pak fjalë mësoni rininë “si të dashurohet”.

Neda: Ose si të ndahet…

Rozana: Ose si të ndahet. Dakord. Si e menaxhon dashurinë në ekran kur e juaja po përballet me dyert e gjykatës?

Neda: Në “Për’puthen” Rozi, nuk menaxhojmë ne dashurinë e të rinjve. Të rinjtë na tregojnë ne dita-ditës se si dashuron sot brezi i ri. Nuk mund të vendosësh në këtë jetë kë të dashurosh. Nuk i thua dot të rinjve: ‘ti duhet të duash këtë… dhe këtë jo”. Ai është një emision ku të rinjtë janë të lirë të dashurohen dhe ne si autorë jemi të detyruar për hir të punës, por edhe me dëshirë shumë të madhe, të shkojmë mbrapa gjithçkaje që ata na rrëfejnë, për t’ia ekspozuar publikut.

Dhe mendoj dhe këtë: T’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, ‘se si do shkosh t’ja mësosh të rinjve’, nuk është ok.

Rozana: Duke qenë se nuk është se sapo humbur, pasi thatë se keni disa vite që jeni ndarë, nuk qëndron kjo. Megjithatë… Martesa me një person i cili vjen nga një familje me peshë në opinionin publik, e ka frenuar apo kufizuar Nedën nga liria? Çfarë do të thotë për ty të jesh e lirë si grua?

Neda: Po çfarë do të thotë më ka frenuar nga liria?

Rozana: Ishte e qartë pyetja. Të ka frenuar, të ka kufizuar martesa me një person, i cili pak a shumë ka një peshë?

Neda: Po ça duhet të kisha bërë unë psh., që s’e kam bërë?

Rozana: Nuk e di, kjo është një pyetje që duhet të më përgjigjesh. Është ajo shprehja po s’mund ta them… Nuk ka pyetje të këqija, vetëm përgjigje.

Neda: Jo s’më ka frenuar.

Rozana: Kam një pytje të fundit. Pamë kopertinën e librit tuaj, ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit, apo ende nuk është një ish. Pse keni zgjedhur? Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e ish-bashkëshortit?

Neda: Unë mendoj që është një linjë shumë e hollë ndërmjet të ndash biseda shumë të rëndësishme dhe llafe grash. Pyetja që sapo bëre është pak llafe grash. Ka mbaruar “Big-u” Rozana.

Rozana: Mbiemri nuk është llafe grash. Nëse nuk mund të përgjigjesh, thuaj thjesht ‘nuk di’ ose ‘nuk mund të përgjigjem’.

Ema Andrea: Me thënë të drejtën, e shoh që je në pozita… Po përgjigjesh te ky ‘muhabeti i grave’ që ne kemi, ai që është. Ti këtu erdhe. Gjëra me vlerë apo pa vlerë… interesat e njerëzve janë ato që janë. Do kisha preferuar, koleget, për atë që janë, me i dash dhe me i respektu, se ne të kemi respektu për kohën edhe tonën, edhe të televizionit. Besoj se u morëm vesh.

Neda: Po, unë i respektoj shumë koleget e mia.

Ky nuk është mesazhi që duam të shohim në vitin 2025. Nuk është kjo mënyra si duhet të paraqiten gratë në ekran: të ndara në kampe, të zëna mes egosh personale dhe kompleksesh të trashëguara nga reality show-t e viteve të shkuara. Nuk është ky modeli që u shërben vajzave të reja. Çfarë mësojnë ato nga një mbrëmje e tillë?

Në një vend ku gratë ende luftojnë për hapësirë, për zë dhe për respekt, ekrani nuk duhet të jetë pasqyrë e luftërave të vogla mes tyre. Duhet të jetë shembull i asaj që quhet bashkëjetesë femërore. Mbrëmja e djeshme në “Goca dhe Gra” ishte e kundërta: një betejë për ulje dinjiteti.

Nuk ishte as argëtim, as debat. Ishte një shfaqje e shëmtuar që s’kishte asnjë lidhje me fuqizimin e grave, por shumë me plagët e vogla të egove njerëzore. Fuqia e vërtetë nuk është të ulësh tjetrën, por ta ngresh bashkë me veten!

/Iconstyle

The post Jo “Goca dhe Gra” por “Armike dhe Rivale”, Neda vs. Rozana dhe drama e shëmtuar që na u servir në ekran appeared first on iconstyle.al.

Pyetja e Rozana Radit vë në siklet Neda Ballukun: Nga ty e pres



Opinionistja e njohur, Neda Balluku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku për herë të parë ka folur hapur për ndarjen nga partneri i saj prej shumë vitesh, Ogren Balluku.

Lajmi i divorcit erdhi si surprizë për publikun, pasi çifti ishte konsideruar prej kohësh si një nga më të qëndrueshmit në botën e medias shqiptare.

Gjatë intervistës, Neda u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga moderatorja Rozana Radi, e cila e vuri disi në siklet opinionisten.

Foto: YouTube

“Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi si fantazia e frikshme dhe kjo?”, e pyeti Rozana, duke iu referuar kohës së publikimit të librit të Nedës.

Me qetësi, por edhe me një dozë humori, Neda iu përgjigj: “Shiko, nga ty e pres në fakt këtë pyetje. Nga ty e pres. Dhe përgjigja ime është se nga ty e pres këtë pyetje, por po. Sigurisht që është rastësi, sepse nuk bëhet shaka me gjërat e jetës. Unë di të ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare".

Foto: YouTube

Ndarja e saj nga Ogreni shënon fundin e një historie të gjatë dashurie dhe bashkëpunimi profesional, pasi çifti ishte njohur nga koha e Big Brother Albania dhe kishte ruajtur marrëdhënie të forta për vite me radhë.

Edhe pse e ka pranuar publikisht divorcin, Neda u shpreh se është e vendosur të ruajë privatësinë dhe të mos e kthejë këtë moment në pjesë të karrierës mediatike. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

Moderatorja Neda Balluku ka folur për herë të parë pas njoftimit të kërkesës për divorc nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila së fundmi është marrë nën hetim nga SPAK. E ftuar tek Goca & Gra, Neda u shpreh: “Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të […]

The post Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë! appeared first on BoldNews.al.

Mes lotësh, Neda Balluku rrëfen ndarjen pas 10 vitesh martesë: Jetonim në shtëpi të ndryshme, marrëdhënia jonë prej vitesh nuk ishte e shëndetshme



Opinionistja e Big Brother VIP Albania 4, Neda Balluku, ka thyer heshtjen dhe ka folur hapur për jetën e saj personale në emisionin “Goca & Gra”, ku konfirmoi se është zyrtarisht në proces divorci me bashkëshortin e saj, Ogren Balluku.

E emocionuar, Neda tregoi se marrëdhënia e çiftit prej vitesh po kalonte kriza të vazhdueshme, ndërsa një situatë e ngjashme, sipas saj, kishte ndodhur edhe në vitin 2020. “Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2020. Atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nëse do të ktheja kohën prapa do të bëja të njëjtën gjë”, u shpreh ajo.

Për herë të parë në ekran, Neda pranoi se prej muajsh ndodhet në proces ligjor divorci pas rreth 10 viteve martesë me Ogrenin, me të cilin ka krijuar një familje prej tre fëmijësh. Ajo u njoh me bashkëshortin gjatë edicionit të katërt të Big Brother Albania, histori që më pas u kurorëzua me martesë dhe u kthye në një nga lidhjet më të komentuarat të asaj kohe.

- YouTube youtu.be

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, Neda u shpreh prerë se gjithmonë interesin e fëmijëve e vendos të parin. “Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, në marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë e i lumtur. Para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, tha ajo.

Në këtë rrëfim të sinqertë, opinionistja theksoi se marrëdhënia e saj me Ogrenin prej kohësh nuk ishte më e shëndetshme, ndonëse përpjekjet për ta shpëtuar martesën kishin vazhduar gjatë.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, teksa publiku ka shfaqur mbështetje për vendimin dhe hapjen e saj emocionale. /Telegrafi/

Kërkoi divorcin nga bashkëshorti, Neda Balluku flet sot për vendimin që mori

Neda Balluku i ka dhënë fund martesës së saj dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Pas shumë vitesh bashkë, Neda ka kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë prej disa kohësh, ndërsa vendimi për ndarje është marrë pas shumë përpjekjesh për ta rikthyer raportin në rrugën e duhur.

Historia e dashurisë së Nedës dhe Ogrenit nisi në vitin 2010, gjatë spektaklit të njohur “Big Brother Albania”, ku të dy ishin konkurrentë. Kimia mes tyre u pëlqye menjëherë nga publiku, dhe shumë shpejt pas daljes nga shtëpia, ata u kthyen në një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.
Në vitin 2015, Neda dhe Ogreni kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, nga e cila kanë ardhur në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Gjatë viteve, Neda ka mbajtur një profil të rezervuar në jetën private, por herë pas here ka ndarë me publikun momente të veçanta nga familja dhe jeta bashkëshortore. Mediat rozë shpesh i kanë cilësuar ata si një ndër çiftet më të qëndrueshme të ekranit.

Megjithatë, duket se edhe lidhjet që duken të forta mund të përballen me vështirësi. Sot, Neda do të flasë për herë të parë pas ndarjes në emisionin “Goca dhe Gra”.

Neda pritet të rrëfejë emocionet, arsyet dhe sfidat që e çuan në vendimin përfundimtar të divorcit, si dhe mënyrën se si po përballet me këtë periudhë të re të jetës së saj.

The post Kërkoi divorcin nga bashkëshorti, Neda Balluku flet sot për vendimin që mori appeared first on iconstyle.al.

Pas aludimeve për divorc nga Ogreni, reagon Neda Balluku (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Moderatorja e njohur dhe ish-opinionistja e “BBV”, Neda Balluku, thuhet se ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, i cili është vëllai i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Neda dhe Ogreni, u njohën në vitin 2010 në shtëpinë e “Big Brother Albania”, ku lindi historia e tyre e dashurisë. Ata e kurorëzuan lidhjen me martesë në vitin 2015.

Sipas burimeve të Voxnews.al, marrëdhënia mes çiftit kishte kohë që po kalonte një periudhë të vështirë, duke e çuar martesën drejt një pike pa kthim pas më shumë se një dekade bashkëjetese.

Ndarja e Nedës bëhet në një moment delikat, pasi motra e bashkëshortit të saj, Ogrenit, Ministrja Belinda Balluku, ndodhet aktualisht nën hetim nga SPAK.

Pavarësisht situatës, burime pranë çiftit theksojnë se ata po përpiqen të ruajnë një raport korrekt, duke vendosur interesin e fëmijëve mbi çdo gjë tjetër.

Ndërkohë, Neda Balluku, ka njoftuar në Instagramin e saj se do të jetë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” nesër në orën 21:00.

Publiku pret me kureshtje që ish-opinionistja të japë detaje mbi divorcin dhe arsyet e këtij vendimi që i jep fund historisë së tyre të dashurisë.

 

The post Pas aludimeve për divorc nga Ogreni, reagon Neda Balluku (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh?



Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllanë e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit Big Brother Albania.

Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015, siç raporton Vox News Albania.

Neda dhe Ogren

Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim.

E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

Neda dhe Ogren

E papritur! Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh!

Neda Balluku, moderatorja e njohur, ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj, Orgen Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Voxnews.al, sipas të cilit thuhet se marrëdhënia e çiftit ka kaluar në një krizë përgjatë kohëve të fundit.

Neda Balluku dhe Orgen Balluku janë njohur në vitin 2010 gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin e njohur “Big Brother Albania”. Ata u bënë një nga çiftet më të komentuar në atë periudhë dhe vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe një vajzë. Edhe pse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda ka ndarë herë pas here momente të bukura me ndjekësit e saj.

Kudo nëpër media, ata janë përshkruar si një nga çiftet më të qëndrueshme të ekranit, por duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar pas një periudhe tensioni. Deri tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga palët për këtë zhvillim të papritur, por lajmet për divorcin janë përhapur shpejt dhe kanë ngjallur kureshtje tek ndjekësit.

Pavarësisht vendimit që të dy kanë marrë lidhur me marrëdhënien e tyre, të dy pritet gjithashtu të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme për mirëqenien e tre fëmijëve të tyre. 

The post E papritur! Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh! appeared first on iconstyle.al.

Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga Ogreni

Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë. Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit Big Brother Albania.

Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës./ Voxnews.al

The post Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga Ogreni appeared first on Albeu.com.

Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë, mëson ekskluzivisht Voxnews.al. Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë. Ata u njohën […]

The post Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut appeared first on BoldNews.al.

“E di që asnjë fjalë nuk mundet të ngushëllojë”, Neda Balluku, Laerti, Rovena e Gerta shprehin ngushëllime Gjestit dhe familjes



Dhimbja për humbjen e vëllait të Gjestit ka prekur thellë miqtë dhe kolegët e tij nga bota e muzikës, televizionit dhe ish-banorët e reality show-ve ku ai ka marrë pjesë.

Përveç reagimeve të shumta të publikuara më herët, edhe disa figura të tjera publike kanë ndarë fjalë të ngrohta ngushëllimi.

Gerta Gixhari, ish-banore e Big Brother VIP Albania në të njëjtin edicion me Gjestin, ka treguar dhimbjen e saj duke theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë një fatkeqësi të tillë.

Ajo i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe uroi që Zoti t’i japë forcë në këto momente kaq të rënda.

Edhe Kida, këngëtarja e njohur, reagoi përmes një postimi ku shkroi se kjo humbje është e rëndë dhe e vështirë, duke i uruar qetësi dhe forcë Gjestit dhe familjes së tij për të përballuar këtë tragjedi.

Një tjetër reagim erdhi nga Laert Vasili, i cili gjithashtu ishte pjesë e Big Brother VIP Albania. Ai ndau një video emocionuese me Gjestin, duke i shprehur ngushëllime për humbjen e madhe dhe duke e inkurajuar që të gjejë forcë.

Neda Balluku, opinioniste e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, publikoi një mesazh prekës ku theksoi se kurrë nuk do të donte të shkruante fjalë të tilla për dikë, aq më pak për Gjestin. Ajo u lut që Zoti ta lehtësojë dhimbjen e familjes dhe të prekurve nga kjo tragjedi.

Reagim të fortë dha edhe Rovena Stefa, këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova në të njëjtin edicion me Gjestin.

Ajo u shpreh thellësisht e tronditur, duke thënë se ky lajm i ka thyer zemrën dhe e konsideroi humbjen si një kob të madh për familjen Kelmendi. /Telegrafi/

“Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët

Ndryshime në emisionin ‘Përputhen’!

Sezoni i ri i emisionit të njohur “Përputhen” do të nisë me disa risi të rëndësishme, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën organizative dhe krijuese të programit. Një nga ndryshimet më të dukshme është roli i ri i moderatores Megi Pojani. Ajo nuk do të jetë më thjesht prezantuese, por edhe autore e formatit, duke marrë drejtimin krijues dhe përgjegjësinë për linjën editoriale të programit. Kjo është hera e parë që Megi angazhohet në një rol kaq të plotë, duke premtuar një stil më personal dhe të drejtpërdrejtë në rrjedhën e emisionit.

Një tjetër emër i rëndësishëm që merr një rol të ri është Neda Balluku. Pas eksperiencës si opinioniste, ajo është emëruar kryeredaktore e “Përputhen”. Me qasjen e saj analitike dhe shpeshherë kritike, pritet që Neda të sjellë një vizion të ri në prapaskenë dhe në menaxhimin editorial të programit.

Po ashtu, janë prezantuar edhe opinionistët e rinj: aktori karizmatik Laert Vasili dhe blogerja e njohur Arba Gramo, të cilët pritet të sjellin energji dhe këndvështrime të reja në studio.

Ky kombinim pritet të sjellë një dinamikë të re dhe një frymë më të freskët në formatin tashmë të njohur nga publiku shqiptar.

The post “Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët appeared first on iconstyle.al.

Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Neda Balluku, gjatë një interviste teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët dhe jo vetëm…

Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. (Jo buzë e mollëza) se mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrëm shqiptarëve. Kështu që çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë farë diference. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam. Por për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht ti e ndien tek gjoksi këtë gjë. Dhe mendoj që vitin e ardhshë, për 35-vjetorin tim do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.

I diskuton këto pasiguri tek vetja me partnerin?

Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse tendencialisht përgjigjja është gjithmonë ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda.

 

The post Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Neda Balluku: Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti. Kam parë që Egli po ecën, po rritet

Opinionistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Neda Balluku, ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë. E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të…

Source

Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur Big Brother

Në një intervistë të fundit me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania Neda Balluku, ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë.

E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin”.

Nuk munguan as pyetjet për rolin e saj si opinioniste.

Foto: Screenshot/TikTok

“Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe publikun. Më transparentja”, deklaroi Neda me plot bindje.

Biseda mes tyre në studio:

Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?

Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.

Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur Big Brother?

Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.

Ronaldo: A do ta ribëje Big Brother?

Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).

Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?

Neda: Ronaldo Sharkën.

Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori Big Brother-it?

Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e Big Brother, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time. /Telegrafi/

@topalbania_radioNeda Balluku: “Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV…”♬ original sound – Top Albania Radio

The post Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur Big Brother appeared first on Telegrafi.

Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV

Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë të “Big Brother VIP”.

E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin,” tha ajo.

Nuk munguan as pyetjet për rolin e saj si opinioniste. “Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe publikun. Më transparentja,” deklaroi Neda me bindje, duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe objektivitetit në panel.

Biseda ne studio:

Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?

Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.

Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur “Big Brother”?

Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.

Ronaldo: A do ta ribëje “Big Brother”?

Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).

Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?

Neda: Ronaldo Sharkën.

Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori “Big Brother-it”?

Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e “Big Brother”, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time.

The post Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV appeared first on iconstyle.al.

❌