❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të paktën 15 të vdekur nga zjarret në Kili, mijëra të evakuuar

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca të Kilit jugor është rritur në të paktën 15. Ndërsa më shumë se 50,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti kilian në largim, Gabriel Boric shpalli gjendje katastrofe natyrore në zonat e prekura.

“Duke pasur parasysh zjarret serioze qĂ« po shpĂ«rthejnĂ«, kam vendosur tĂ« shpall gjendjen e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore pĂ«r provincat e Nuble dhe Biobio “, njoftoi kryeministri nĂ« largim nĂ« rrjetet sociale X.

Sipas agjencisë pyjore të Kilit CONAF, forcat e zjarrfikësve po luftojnë 24 fronte aktive në të gjithë vendin , me shpërthimet më të mëdha që vazhdojnë në Nuble dhe Biobio.

VIDEO/ Aksident në Fushë Milot, 5 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident ka ndodhur pranë urës së Milotit. Një autoveturë është përplasur me një furgon.

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy autoambulanca kanë shoqëruar të plagosurit në spitalin e traumës.

“Pirati” Muriqi pushton SpanjĂ«n/ Sulmuesi i KosovĂ«s, i pesti nĂ« garĂ«n pĂ«r “KĂ«pucĂ«n e ArtĂ«â€ nĂ« EuropĂ«

Ndoshta nuk e kap dot majën, por gjithsesi është shumë pranë. Vedat Muriqi as nuk e kishte menduar se do të arrinte një nivel të tillë lavdie dhe suksesi në La Ligën e Spanjës, kur u largua si jo fort i pëlqyer nga Lacio e Serisë A.

Sulmuesi i Kosovës realizoi 3 gola në një ndeshje të vetme, në atë Majorka-Atletik Bilbao, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij, e duke shtuar shpresën dhe mundësinë për mbijetesë në elitë.

I mbiquajturi “Pirati” realizoi njĂ« herĂ« nga loja, pastaj pasi humbi penalltinĂ« afĂ«r fundit tĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ« pĂ«r shifrat 2-1, dhe pas pushimit nĂ« 69’, kĂ«tĂ« herĂ« duke qenĂ« i saktĂ« nga 11 metra.

Ylli “dardan” ka 14 gola kĂ«tĂ« sezon nĂ« kampionatin spanjoll, i dyti nĂ« garĂ«n e KĂ«pucĂ«s sĂ« ArtĂ« nĂ« vend, 5 rrjeta prapa Kilian MbapesĂ« sĂ« Realit.

Në konkurrimin për Këpucën e Artë të Europës, Muriqi është I pesti me 28 pikë, pas 14 rrjetave, ndërsa Harri Kejn ka 42 pikë, Haland 40 dhe Mbape 38, me përkatësisht 21, 20 e 19 realizime.

“Marka” shkruan se arbitri Guzman Mansija i merr vĂ«mendjen Muriqit, me dy penallti dhe dy kartonĂ« tĂ« kuq.

“Muriqi dhe VAR-i lĂ«shohen ndaj EtosĂ«â€, – titullon “AS”, – kosovari realizoi njĂ« hatrik pĂ«r tĂ« fituar ndaj Atletikut!”

Futbollisti 31-vjeçar mori notë 8.8 për paraqitjen e shkëlqyer, por më I miri në fushë ishte një tjetër.

Pikërisht, portieri i Majorkës, Leo Roman, që mori notën 10 me yll për 7 pritje, nga të cilat pesë në zonën e rreptësisë.

Shqiptari nga Kosova po ashtu pritet të hyjë në historinë e Majorkës.

Tashmë, ai ka 48 gola në La Ligë, duke lënë pas Huan Arangon, e duke qenë vetëm 6 rrjeta prapa rekordmenit të klubit, sulmuesit të shquar kamerunas, Samuel Eto.

Në numrin total të golave, Muriqi ka 49 për Majorkën, i treti në renditjen e të gjitha kohëve në të çdo konkurrim, i lënë pas nga Eto me 70 dhe Prats me 59 rrjeta.

Siri, vritet drejtuesi i lartë i Al Kaedës/ Operacioni nga forcat amerikane, goditen bastionet e ISIS

Forcat ushtarake Amerikane kanë kryer një sulm ajror në veriperëndim të Sirisë, një operacion ky që solli vrasjen e një drejtuesi të lartë të lidhur me Al Kaedën, i cili ishte përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në planifikimin e sulmeve kundër forcave të Shteteve të Bashkuara.

Komanda Qendrore Ushtarake e Shteteve tĂ« Bashkuara deklaroi se objektivi i sulmit ishte Bilal Hasan al-Jasim, i pĂ«rshkruar nga ushtria amerikane si “njĂ« drejtues terrorist me pĂ«rvojĂ«â€.

Komanda Ushtarake Amerikane deklaroi se Al Jasim kishte planifikuar sulme terroriste dhe kishte lidhje të drejtpërdrejta me autorin e një sulmi të ISIS-it në Palmyra, Siri, më 13 dhjetor.

Në atë sulm, dy ushtarakë amerikanë dhe një përkthyes amerikan humbën jetën, ndërsa disa pjesëtarë të forcave amerikane dhe siriane u plagosën. Pete Hegseth, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes kishte deklaruar në muajin dhjetor se forcat ushtarake partnere të Shteteve të Bashkuara kishin vrarë autorin e atij sulmi.

Komandanti i Komandës Qëndrore ushtarake Amerikane Brad Cooper deklaroi se eliminimi i Bilal Hasan al-Jasim tregoi se eliminimi i këtij terroristi tregon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndjekur dhe neutralizuar çdo individ që sulmon forcat Amerikane.

Pas sulmit ndaj forcave Amerikane ne dhjetor presidenti amerikan Donald Trump kishte premtuar hakmarrje, duke e cilĂ«suar incidentin si “njĂ« sulm tĂ« ISIS-it kundĂ«r SHBA-sĂ«â€. JavĂ«n e kaluar, Shtetet e Bashkuara vijuan  sulme tĂ« gjera ajrore nĂ« Siri nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« quajtur “Hawkeye Strike”.

Sipas Komandës Qendrore ushtarake amerikane , gjatë këtij operacioni janë goditur mbi 100 objektiva të infrastrukturës dhe armëve të ISIS-it, duke përdorur më shumë se 200 municione precize. Operacionet nisën në dhjetor, me objektiv bastionet e ISIS-it në territorin sirian.

Gjatë vitit të fundit, forcat amerikane dhe ato partnere kanë arrestuar më shumë se 300 operativë të ISIS-it dhe kanë vrarë mbi 20 të tjerë në Siri, duke eliminuar kërcënime të drejtpërdrejta për Shtetet e Bashkuara dhe sigurinë rajonale, thuhet në deklaratën zyrtare.

/abcnews.al/

Protesta në Iran, mbi 5 mijë viktima/ Shifrat e reja nga një zyrtar anonim konfirmojnë përplasjet e dhunshme në zonat kurde

ËshtĂ« rritur nĂ« tĂ« paktĂ«n 5 mijĂ« persona bilanci i protestuesve tĂ« cilĂ«t u vranĂ« nĂ« Iran gjatĂ« demonstratave qĂ« shpĂ«rthyen nĂ« 28 dhjetor tĂ« vitit tĂ« Kaluar dhe vijuan edhe pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij viti me qytetarĂ«t qĂ« u zemĂ«ruan me regjimin pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s ekonomike dhe kĂ«rkuan ndryshim tĂ« tij.

Shifra e re u zbulua nga një zyrtar i lartë Iranian i cili ka folur në kushtet e anonimatit për mediat ndërkombëtare duke thënë Garda Revolucionare Islamike kishte vrarë Iranian të pafajshëm.

Sipas tij, përplasjet më të ashpra dhe numri më i madh i viktimave janë shënuar në zonat kurde të veriperëndimit të Iranit, ku veprojnë grupe separatiste kurde dhe ku edhe në periudha të mëparshme trazirash janë regjistruar episodet më të dhunshme.

“Bilanci pĂ«rfundimtar i viktimave nuk pritet tĂ« rritet ndjeshĂ«m”, tha zyrtari, duke shtuar se “Izraeli dhe grupe tĂ« armatosura jashtĂ« vendit” kanĂ« mbĂ«shtetur dhe furnizuar protestuesit.

Autoritetet iraniane i atribuojnë shpesh trazirat ndërhyrjes së armiqve të huaj, përfshirë Izraelin, rival kryesor të Republikës Islamike, i cili në qershor kreu sulme ushtarake ndaj Iranit. Një ditë më parë Lideri Suprem i Iranit tha se protestat u organizuan nga Krimineli Donald Trump duke iu referuar Presidentit Amerikan ndërsa ky i fundit ka ripërsëritur se do dëshironte të shihte një ndryshim Regjimi ne Iran. Protestat të cilat kanë lenë të vrarë mbi 5 mije qytetarë në Iran kanë sjellë edhe arrestimet e mbi 24 mijë personave.

Pas dorëheqjes së Savo Miniç, në Republikën Sërpska hapet rruga për formimin e qeverisë së re

Deputetët e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska miratuan dorëheqjen e Savo Miniqit nga funksioni i kryetarit të Qeverisë së Republikës Sërpska RS), duke u përmbyllur edhe seanca e 29-të e jashtëzakonshme e parlamentit.

Së shpejti pritet të mblidhet Kolegji i Kuvendit Popullor, në të cilin do të përcaktohet data dhe rendi i ditës i seancës së ardhshme të jashtëzakonshme, për zgjedhjen e Qeverisë së re të RS-së.

Miniq më 15 janar e ka kthyer mandatin, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës Sërpska, Ana Tërstiq Babiq, e ka njoftuar se do të propozohet sërish për mandatar.

Miniqi u emërua kryeministër nga Kuvendi Popullor i RS-së më 2 shtator të vitit të kaluar. Mandatin për formimin e Qeverisë ia kishte dhënë dhjetë ditë më herët Millorad Dodik.

Ky veprim ishte i kontestueshëm për një grup deputetësh të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), të cilët më 9 shtator paraqitën një apelim në Gjykatën Kushtetuese të BeH për vlerësimin e asaj vendimmarrjeje.

Konkretisht, Dodikut në fillim të gushtit i ishte hequr mandati i presidentit të RS-së, pasi Gjykata e BeH e kishte dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg (të cilin ai më pas e bleu) dhe me gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve politike, prandaj ai as nuk mund të propozonte Miniqin për mandatar.

Sipas Kushtetutës së entitetit, presidenti i RS-së i propozon Kuvendit Popullor kandidatin për kryetar të Qeverisë.

Koalicioni qeverisës në RS atëherë pohonte se mandatarin e kishte propozuar Dodik, si president i entitetit, ndonëse ai formalisht-juridikisht nuk ishte më në atë funksion pas aktgjykimit të formës së prerë dhe vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH, me të cilin atij i ishte hequr mandati.

Dodik atëherë vazhdonte të pretendonte se ishte president i RS-së, por më vonë ndryshoi qëndrim dhe Kuvendi Popullor i RS-së e emëroi Anën Tërstiq Babiqin, këshilltaren e tij shumëvjeçare, si ushtruese detyre të këtij funksioni.

Gjykata Kushtetuese e BeH tashmë në nëntor të vitit të kaluar ka diskutuar për kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të RS-së, por ka theksuar se vendimin do ta marrë në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.

Presidenti i Republikës propozon kandidatin për kryetar të Qeverisë brenda afatit prej 10 ditësh nga dita e miratimit të dorëheqjes, votimit të mosbesimit ose përfundimit të mandatit të Qeverisë së mëparshme për shkak të shpërndarjes ose shkurtimit të mandatit të Kuvendit Popullor.

Qeveria e re duhet të zgjidhet brenda afatit prej 40 ditësh nga dita e propozimit të kandidatit për kryetar të Qeverisë së re./REL/

Kaja Kallas: Lirimi i të burgosurve politikë të BE në Venezuelë, një hap pozitiv

“Lirimi i qytetarĂ«ve evropianĂ« nga burgu nĂ« VenezuelĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap pozitiv dhe njĂ« lehtĂ«sim pĂ«r familjet e tyre”, kĂ«shtu u shpreh nĂ« njĂ« deklaratĂ«, shefja e diplomacisĂ« evropiane, Kaja Kallas.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në platformën X se ajo falënderoi edhe ambasadën e BE në Venezuelë dhe shërbimin diplomatik të BE për arritjen e këtij bashkëpunimi dhe realizimi të qytetarëve evropianë nga burgu.

“Lirimet janĂ« rezultat i diplomacisĂ« sĂ« vazhdueshme tĂ« BE-sĂ« nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me vendet anĂ«tare. FalĂ«nderoj veçanĂ«risht ambasadĂ«n e BE-sĂ« nĂ« VenezuelĂ« dhe ShĂ«rbimin Diplomatik tĂ« BE-sĂ«â€, shkroi ajo.

Bjellorusia miraton rregulloren e “bankĂ«s sĂ« kriptomonedhave”

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nënshkroi një dekret për të miratuar krijimin dhe funksionimin e bankave të kriptomonedhave në vend.

Vendimi synon të forcojë reputacionin e vendit në fushën e teknologjisë së informacionit.

NĂ« Bjellorusi “bankat e kriptomonedhave” do tĂ« duhet tĂ« kombinojnĂ« aktivitetet tradicionale bankare me transaksionet kriptomonedha, sipas dekretit.

Bankat e kriptomonedhave do të duhet të regjistrohen në Parkun e Teknologjisë së Lartë të Bjellorusisë (HTP) dhe të përmbushin rregulloren e dyfishtë të Bankës Kombëtare të vendit dhe HTP.

Mes sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ka pasur një kërkesë në rritje për transaksione kriptomonedhash në rajon.

DW: Viti zgjedhor që teston politikën gjermane

Pesë lande gjermane votojnë këtë vit. AfD fiton terren, CDU synon rikthime të rëndësishme dhe SPD kërkon të mbajë pozicionet. Zgjedhjet pritet të ndikojnë balancat politike, shkruan Auron Dodi.

Një supervit elektoral ka nisur për Gjermaninë: do të ketë zgjedhje rajonale në pesë lande, në shtetet rajonale autonome të Gjermanisë.

Në mars mbahen zgjedhje në jugperëndim të Gjermanisë, në landet Baden-Vyrttemberg dhe Rajnland-Pfalc. Në shtator pasojnë zgjedhjet në lindje, në landet Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimore si dhe në landin e Berlinit.

NjĂ« zhvillim, i cili mund t‘i ndryshojĂ« konstelacionet e zakonshme politike Ă«shtĂ« se partia ultra e djathtĂ« AfD (Alternativa pĂ«r GjermaninĂ«) po forcohet, edhe nĂ« perĂ«ndim tĂ« GjermanisĂ«.

Ndërkohë, partitë e tjera në qeveritë e landeve po humbasin terren. Kjo mund ta vështirësojë formimin e qeverive. Në tërësi, disa ekspertë presin që të forcohen ekstremet, veçanërisht AfD-ja.

PĂ«rsa i pĂ«rket lindjes sĂ« GjermanisĂ«: perspektiva e fitores atje tĂ« AfD-së mund tĂ« nxisĂ« krijimin e njĂ« aleance tĂ« tĂ« gjitha partive kundĂ«r AfD-sĂ«. Dhe mund tĂ« kemi edhe qeveri pakice, d.m.th. tĂ« toleruara nga partitĂ« e tjera. Ka edhe zĂ«ra qĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« rimendohet “kordoni sanitar”pĂ«r mosbashkĂ«punim nĂ« qeverisje me AfD-nĂ«.

Gjermania mbetet një vend më stabël se të tjerët, megjithë debatet në qeverinë qendrore në Berlin. Por edhe një sondazh i fundit, i gazetës Bild am Sonntag, nxorri se 71% e gjermanëve janë të pakënaqur me qeverinë.

Sondazhet i japin shanse më të mëdha CDU-së, partisë së qendrës së djathtë të kancelarit Merz. Ato shohin gjithashtu thuajse kudo në Gjermani forcimin e ultra të djathtës AfD; socialdemokratët, në tërësi, kanë rezultate jo të forta në sondazhe.

NĂ« fillim tĂ« marsit, nĂ« landin e Baden-Vyrttembergut (Baden-WĂŒrttemberg) me mbi 11 milionĂ« banorĂ«, CDU-ja mund tĂ« vijĂ« nĂ« krye tĂ« qeverisĂ« sĂ« landit, nga partnere e dytĂ« qĂ« Ă«shtĂ« aktualisht. Baden-Vyrttembergu, njĂ« nga landet mĂ« tĂ« pasura nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« GjermanisĂ«, ka peshĂ« tĂ« madhe politike. BashkĂ« me BavarinĂ«, ai Ă«shtĂ« njĂ« nga kontribuesit kryesorĂ« financiarĂ« pĂ«r federatĂ«n.

Një fitore në Baden-Vyrttemberg mund të ketë edhe vlerë simbolike për CDU-në, pasi ky land ka 15 vjet që qeveriset nga një kryeministër i Gjelbër, Winfried Kretschmann.

Në fund të marsit ka zgjedhje po në jugperëndim, në landin e Rajnland-Pfalcit (Rheinland-Pfalz) me më shumë se 4 milionë banorë. Si parti, në sondazhe CDU-ja atje është përpara socialdemokratëve (SPD). Kjo në një kohë kur kryeministri aktual socialdemokrat, Alexander Schweizer mbetet shumë popullor.

Kujtoj se landi Rajnland-Pfalc ishte bastioni ku nisi karrierën kancelari i ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl. Por ka 35 vjet që atë e qeverisin socialdemokratët. Ndaj rimarrja nga CDU-ja do të ishte sukses historik për partinë e Friedrich Merz-it.

Në fund të shtatorit janë zgjedhjet në landin e Berlinit, me 3,9 milionë banorë. Mbetet e hapur nëse CDU-ja do ta ruajë kryesimin, edhe një aleancë e majtë tripartiake nën partinë E Majta duket e mundur për momentin.

Gjithsesi, vëmendje të madhe tërheqin zgjedhjet e shtatorit në një land lindor: në Saksoni-Anhalt (Sachsen-Anhalt), me mbi 2 milionë banorë, landi më të ardhurat më modeste për frymë në Gjermani.

Saksoni-Anhalt është landi ku AfD-ja ultra e djathtë mund të fitojë, për herë të parë, një shumicë absolute. Në një sondazh disa javë më parë në këtë land, AfD-ja arriti 40%. Në dallim nga vende të tjera evropiane, në Gjermani, që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka qeverisur në nivel rajonal ose federal.

AfD-ja shpreson që jehona e një fitoreje të saj të nxisë një riorganizim të të gjithë politikës në Gjermani. Ajo dëshiron që qeveria qendrore në Berlin të shpërbëhet që këtë vit, nëse fillon bashkëpunimi i partive të tjera me të dhe thellohen debatet mes partnerëve CDU/CSU e SPD. Në krye të qeverisë qendrore pastaj mund të vijë vetë AfD-ja.

NĂ« landin Saksoni-Anhalt, pas 20 vjetĂ«sh qeverisjeje tĂ« pandĂ«rprerĂ« me partnerĂ« tĂ« ndryshĂ«m, CDU-ja mund tĂ« dalĂ« e dyta. SĂ«rish do t’i duhen parti tĂ« tjera pĂ«r tĂ« formuar njĂ« qeveri. Por disa parti, sidomos tĂ« voglat, janĂ« dobĂ«suar dhe mund tĂ« mos futen dot nĂ« parlamentet rajonale. ShumĂ« vĂ«zhgues flasin pĂ«r njĂ« “pikĂ« kthese” tĂ« mundshme, pasi AfD-ja mund tĂ« dalĂ« nga izolimi i deritashĂ«m.

A hapet dera për AfD-në?

AfD-ja klasifikohet si parti “ekstremiste e djathtĂ«â€ nga shĂ«rbimi i fshehtĂ« i brendshĂ«m i GjermanisĂ«, Zyra pĂ«r Mbrojtjen e KushtetutĂ«s. NĂ« argumentimin pĂ«r klasifikimin, ky shĂ«rbim citon edhe se kjo parti e pĂ«rcakton popullin gjerman etnikisht dhe nuk pĂ«rfshin nĂ« tĂ« si tĂ« barabartĂ« shtetas gjermanĂ«, qĂ« kanĂ« migruar nĂ« Gjermani nga vende myslimane. AfD-ja tani Ă«shtĂ« nĂ« sondazhe po aq e preferuar sa CDU-ja, herĂ« merr njĂ«ra parti 25% apo 26%, herĂ« tjetra.

NĂ«se nĂ« shtator, nĂ« landin Saksoni- Anhalt AfD-ja del e para, por nuk arrin shumicĂ« absolute, edhe asaj do t’i duhen parti tĂ« tjera pĂ«r qeverisje. PartitĂ« e tjera do tĂ« ndodhen para pyetjes sĂ« vĂ«shtirĂ«, a ta ndĂ«rpresin „kordonin sanitar” pĂ«r mosbashkĂ«punim me tĂ«.

Në të kaluarën, situata si kjo zakonisht i kanë mobilizuar fort forcat politike. Kështu ndodhi në landin e Saksonisë, që konsiderohej gati i humbur te AfD-ja dhe në Tyringen. Ndaj edhe në landin Saksoni-Anhalt, një qeveri pakice, e udhëhequr nga CDU-ja, e toleruar nga partia E Majta dhe ndoshta edhe nga Aleanca Sahra Wagenknecht, konsiderohet opsion realist.

Kurse në landin tjetër lindor, Meklenburg-Pommerani Perëndimore (Mecklenburg-Vorpommern), sipas disa vëzhguesve gjasat janë që qeveria të udhëhiqet edhe më tej nga socialdemokratët, nën kryeministren Manuela Schwesig.

Ekonomia dhe reformat: sa e brishtë është atmosfera?

Nëse ky do të jetë vit i vështirë për Gjermaninë, kjo varet nga disa faktorë. Njerëzit e shohin të ardhmen e vendit me optimizëm, kur situata ekonomike e përgjithshme është e mirë. Po aq e rëndësishme është edhe ndjenja se ata vetë mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit, me hapa konkretë.

NĂ«se Gjermania arrin tĂ« dalĂ« nga stanjacioni dhe tĂ« rikthehet te rritja ekonomike —qoftĂ« edhe me njĂ« pĂ«rqind, qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, — pritet tĂ« ndryshojĂ« edhe klima e pĂ«rgjithshme nĂ« vend.

KĂ«tĂ« vit hyjnĂ« nĂ« fuqi disa masa lehtĂ«suese pĂ«r qytetarĂ«t si ngritja e pagĂ«s minimale pĂ«r orĂ« (nga 12.82 € nĂ« 13.90 €), ulja e TVSH pĂ«r ushqimet (nga 19% nĂ« 7%) etj. Nga janari, reforma e shĂ«rbimit ushtarak u ofron 18-vjeçarĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« kryejnĂ« tĂ« paktĂ«n gjashtĂ« muaj shĂ«rbim ushtarak. Kjo masĂ« ka potencialin tĂ« ulĂ« edhe frikĂ«rat e krijuara nga lufta./DW/

Ursula von der Leyen premton një strategji të re sigurie të BE-së në lidhje me Groenlandën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi një strategji të re sigurie për Evropën, pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan të aneksonin Groenlandën.

Në të njëjtën kohë, Von der Leyen theksoi se BE po dyfishon mbështetjen e saj ekonomike për Groenlandën.

“ËshtĂ« e qartĂ« se Groenlanda mund tĂ« mbĂ«shtetet tek ne nĂ« kuptimin politik, ekonomik dhe financiar. Dhe kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r sigurinĂ« e saj, diskutimet mbi sigurinĂ« e Arktikut janĂ« para sĂ« gjithash njĂ« çështje kyçe pĂ«r NATO-n”, tha ajo.

Sipas saj, Arktiku dhe siguria e asaj zone janë tema kyçe për BE-në.

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

“Rusia po pĂ«rgatit sulme tĂ« reja masive ndaj UkrainĂ«s”, kĂ«shtu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se sipas të dhënave të fundit të inteligjencës ukrainase, sulmet nga Moska nuk do të mungojnë.

“Po flasim sinqerisht me partnerĂ«t tanĂ« pĂ«r raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore qĂ« na nevojiten kaq shumĂ«.” Furnizimi nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m. Po pĂ«rpiqemi tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« dhe Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« partnerĂ«t tanĂ« tĂ« na dĂ«gjojnĂ«. ShumĂ« gjĂ«ra po bĂ«hen tani nĂ« nivelin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë paralajmërimet për sulme ajrore.

Treni përplas autobusin, të paktën një viktimë dhe dhjetëra të plagosur në Hamburg

Një person ka humbur jetën pasi një tren ka përplasur një autobus. Ngjarja ka ndodhur në një zonë në Portin e Hamburgut. Si pasojë e aksidentit 10 persona mbetën të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar në spital ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ekipet e emergjencĂ«s janĂ« angazhuar menjĂ«herĂ« pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« pasagjerĂ«, ndĂ«rsa hetimet vijojnĂ« pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« ngjarjes.

Më shumë se një në pesë vizitorë gjatë muajit nëntor, ishte italian

Shqipëria tërhoqi në nëntor të vitit që lamë pas një numër të madh vizitorësh nga jashtë, me pjesën më të madhe që vinte nga Italia, Kosova dhe Gjermania.

Më shumë se një në pesë vizitorë ishte italian. Turistët nga Kosova përbënin thuajse një të katërtën e totalit dhe gjermanët rreth 9%. Vizitorët nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kishin gjithashtu rritje.

Kjo rritje e dukshme pasqyrohet edhe në aktivitetin e strukturave akomoduese, ku numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 30% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Vizitorët jorezidentë shënuan një rritje prej 31%, ndërsa vizitorët vendas u rritën me 28%.
Netqëndrimet gjithashtu u rritën me 29,8%, duke reflektuar interes në turizmin shqiptar.

Vizitorët jorezidentë qëndruan më shumë në hotele dhe akomodime të tjera, me një rritje prej 29,8%, ndërsa në zonat jobregdetare rritja ishte 21,6%.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,2%, nga 19,5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se sektori po përfiton nga interesimi i shtuar i vizitorëve të huaj dhe vendas.

Siguria në rrugë/ Eduard Zaloshnja: Përmirësim i ndjeshëm. Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

Barometri i sigurisë për vitin 2025 tregon një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë publike në vendin tonë, si në rrugë ashtu edhe në luftën kundër krimit.

Në raport, perceptimi për Policinë e Shtetit mbetet kryesisht pozitiv, ku 70.1% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv.

Eduard Zaloshnja nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« “Tirana Live” nĂ« ABC News foli pĂ«r situatĂ«n e aksidenteve nĂ« vend, duke u ndalur edhe tek siguria nĂ« rrugĂ«.

Gjatë intervistës, Zaloshnja tha se vdekjet rrugore janë ulur dhe se gjithashtu ka patur reduktim të vrasjeve të qëllimshme.

“ËshtĂ« rritur pĂ«rdorimi i rripit tĂ« sigurisĂ«. Rripi i sigurisĂ« pĂ«rgjysmon probabilitetin e vdekjes. KĂ«tu kam bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rmbledhje tĂ« vdekjeve rrugore dhe nga krimi pĂ«r 15 vitet e fundit, dhe shifrat flasin vetĂ«. KĂ«tĂ« vit qĂ« mbyllĂ«m kemi patur 153 vdekje rrugore mĂ« pak se sa nĂ« vitin 2010. NĂ« vitin ’90 kĂ«tu kanĂ« ndodhur gjithsej katĂ«r vdekje rrugore sepse nuk kishte automobila”, tha ai.

Më tej Zaloshnja ndërsa analizoi të dhënat e sondazhit, duke nënvizuar se Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm.

Sipas Barometrit të Sigurisë së Jetës dhe Punës së Policisë për vitin 2025, të hartuar nga Eduard Zaloshnja, vdekjet rrugore janë ulur me 43.5%, si dhe ka patur reduktim të vrasjeve të qëllimshme.

“Ministria e Jashtme, institucion i dĂ«shtuar”/ Rama: Reforma zgjedhore, me apo pa ata (PD)

Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik sa i përket Ministrisë së Jashtme duke thënë se është një dështim, sipas tij dhe se është shumë e rëndësishme që të ketë një ndryshim rrënjësor.

“Ministria e Jashtme Ă«shtĂ« i Televizioni Shqiptar njĂ« tjetĂ«r dĂ«shtim i madh i yni. Nuk Ă«shtĂ« reformuar asnjĂ«herĂ« edhe njĂ« ligj qĂ« u bĂ« si reformĂ« ishte tualet. Ligji duhet tĂ« jetĂ« i tillĂ« pĂ«r tĂ« futur njerĂ«z tĂ« rinj. Mos harroni se ShqipĂ«ria ka edhe njerĂ«z jashtĂ« nĂ« DiasporĂ«â€, tha ai.

Më tej Rama nënvizoi se në aspektin e diplomacisë duhet të angazhohen dhe përfshihen në takime me shqiptarët të gjithë deputetët që shkojnë jashtë.

“Samitin e DiasporĂ«s do ta kemi nĂ« pranverĂ« por na duhet njĂ« kontakt i vazhdueshĂ«m me DiasporĂ«n”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri nënvizoi se reformën zgjedhore dhe atë territoriale nuk asnjë forcë që e ndal.

“Nuk jemi kurrkund me mbikĂ«qyrjen parlamentare dhe Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« tĂ« ketĂ« koordinim. PĂ«r reformĂ«n zgjedhore dhe territoriale fjala ime Ă«shtĂ« ajo qĂ« thashĂ«, rĂ«ndĂ«si ka tĂ« bĂ«het puna. AsnjĂ« forcĂ« nuk ka imponon dot ne qĂ« me vetĂ«dije tĂ« bĂ«jmĂ« pengun”, tha kryeministri.

I burgosur prej më shumë se një viti në Venezuelë/ Ministria e Jashtme: Shtetasi Jozef Ndoci, në gjendje të sigurt

Ministria pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme informon opinionin publik se shtetasi shqiptar z. Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur nĂ« VenezuelĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit (tetor 2024 – janar 2026), Ă«shtĂ« liruar dhe ndodhet tashmĂ« nĂ« gjendje tĂ« sigurt.

Z. Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë. Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa rrafshe, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke patur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Ndoci dhe do të vijojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas.

MEPJ rikonfirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.

❌