❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

"E kishin lënë makinën ndezur", Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut



Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana.
Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.

"MĂ« 26.12.2025 nĂ« ora 04:15 nĂ« SPB TetovĂ«, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orĂ«s 01:40, nga hapĂ«sira e parkimit tĂ« njĂ« objekti hotelierik nĂ« fshatin ZhelinĂ« tĂ« TetovĂ«s, i Ă«shtĂ« marrĂ« automjeti i tij i pasagjerĂ«ve „Audi A6“ me marka kombĂ«tare tĂ« KosovĂ«s, i cili ishte me dyer tĂ« pa bllokuara dhe me motor tĂ« ndezur, e nĂ« tĂ« cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhĂ«timit dhe ai i bashkĂ«shortes sĂ« tij. Po ndĂ«rmerren masa pĂ«r gjetjen e automjetit dhe pĂ«r zbardhjen e rastit", thonĂ« nga SPB TetovĂ«.

Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.

“Ju kisha lut shqiptarĂ«ve tĂ« MaqedonisĂ« me na ndihmu pĂ«r gjetjen e veturĂ«s pasiqĂ« edhe e kemi lajmĂ«ru veturĂ«n nĂ« institucione”, shkruan Adri nĂ« postimin e tij.

Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.
Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt./Telegrafi/

Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale "trafikim me fëmijë" dhe "përdhunim"



Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale "trafikim me fëmijë" dhe "përdhunim"
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave nga Tetova, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale trafikim i fëmijës dhe sulm seksual.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të dyshuarit tashmë janë arrestuar.

"Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë BSP-së së në kuadër të MPB-së (Njësia Kombëtare për Shtypjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore), për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve, sot (24.12.) në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, si më poshtë: kundër personit F.M. (25) - për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 1 dhe paragrafi 2), kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 3) dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale "sulm seksual dhe përdhunim" (186, paragrafi 1 dhe paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

telegrafi.com

Sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i raportuari i parë F.M. në periudhën nga maji 2023 deri në fund të vitit 2024, duke e mashtruar viktimën fëmijë - atëherë 15 vjeç, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën të përdorë drogë narkotike dhe të shfrytëzojë seksualisht. Me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të raportuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe duke përfshirë persona të tjerë të panjohur, u ka mundësuar atyre të kryejnë akte seksuale ndaj viktimës fëmijë, dhe në disa vende në zonën e Tetovës.

I raportuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe me forcë, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale ndaj fëmijës./Telegrafi/

Një fëmijë 15-vjeçar është dërguar i vdekur në Spitalin e Gostivarit



SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç.

Nga atje thonë se mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.

“MĂ« 23.12.2025 nĂ« ora 08:00 nĂ« DPB Gostivar, nga Qendra MjekĂ«sore Gostivar Ă«shtĂ« denoncuar se tek ata Ă«shtĂ« dĂ«rguar njĂ« fĂ«mijĂ« 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmĂ« dhune, ndĂ«rsa me urdhĂ«r tĂ« prokurorit publik trupi i tĂ« ndjerit Ă«shtĂ« dorĂ«zuar pĂ«r autopsi”, thuhet nĂ« njoftimin e SPB-TetovĂ«./Telegrafi/

SPB Tetovë: Ndalohet një grua nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur ar në vlerë nëntë mijë euro



Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar.
Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove.

“MĂ« 22.12.2025, nĂ« orĂ«n 10:00, nĂ« fshatin DobĂ«rdoll tĂ« Gostivarit, punonjĂ«s tĂ« policisĂ« nga NjĂ«sia Policore GallatĂ« kanĂ« ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati KalishtĂ« i Gostivarit. Ajo dyshohet se mĂ« herĂ«t gjatĂ« ditĂ«s kishte kryer njĂ« vjedhje nĂ« njĂ« shtĂ«pi nĂ« fshatin Gradec, pronĂ« e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari nĂ« vlerĂ« rreth 9.000 euro".

"Stoli e marrĂ« Ă«shtĂ« gjetur dhe iu Ă«shtĂ« kthyer pronarit, ndĂ«rsa M.S. Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« stacionin policor dhe pas dokumentimit tĂ« rastit kundĂ«r saj do tĂ« ndiqet me kallĂ«zim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m penal”, thonĂ« nga MPB.

Kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës dhe disa të punësuarve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare



Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës dhe disa punonjësve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, si dhe ndaj tre personave nga Bogovina.

Sipas MPB-së, ata dyshohen për keqpërdorime në realizimin e të drejtës për kompensim për shkak të paaftësisë.

“SPB-TetovĂ« ka parashtruar kallĂ«zime penale ndaj H.A. (46) nga Tetova, i punĂ«suar si drejtues i sektorit nĂ« Institucionin Publik “Qendra pĂ«r PunĂ« Sociale” – TetovĂ« dhe V.A. (49) nga Tetova, drejtor i institucionit, pĂ«r shkak tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« bazave pĂ«r dyshimin se kanĂ« kryer veprĂ«n penale “keqpĂ«rdorim i detyrĂ«s zyrtare dhe i autorizimit”. Ndaj Q.B.D. (34) nga Tetova, bashkĂ«punĂ«tor profesional, dhe A.Ä». (40) nga Tetova, punonjĂ«s social nĂ« institucion, pĂ«r “punĂ« e papĂ«rgjegjshme nĂ« shĂ«rbim” dhe ndaj M.N. (57), Sh.S. (52) dhe A.F. (54), tĂ« gjithĂ« nga fshati BogovinĂ«, ekzistojnĂ« baza pĂ«r dyshim pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “dhĂ«nie deklarate tĂ« rreme”.

"Gjatë vitit 2024, i raportuari i parë ka përgatitur dhe miratuar vendime pozitive për realizimin e të drejtës për kompensim për shkak të paaftësisë për një person me paaftësi të rëndë trupore, në emër të personave të pestë dhe të gjashtë, pa kryer më parë verifikimin e nevojshëm, ndërsa e raportuara e dytë, si drejtoreshë ka nënshkruar dhe miratuar vendim pozitiv për të njëjtën bazë, në emër të të raportuarës së shtatë".

"Personi i tretĂ« dhe i katĂ«rt i raportuar, tĂ« cilĂ«t kanĂ« udhĂ«hequr procedurat pĂ«r kĂ«ta persona, nuk kanĂ« kryer kontroll tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« familjen e pĂ«rfituesit, ndĂ«rsa i raportuari i pestĂ«, gjashtĂ« dhe shtatĂ« kanĂ« paraqitur kĂ«rkesa para organit kompetent, QendrĂ«s ndĂ«rkomunale pĂ«r Çështje Sociale nĂ« TetovĂ«, duke dhĂ«nĂ« deklarata tĂ« rreme se pĂ«rmbushin kushtet pĂ«r tĂ« drejtĂ«n pĂ«r kompensim pĂ«r paaftĂ«si pĂ«r person me paaftĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ« trupore, dhe kanĂ« bashkĂ«ngjitur edhe dokumente zyrtare tĂ« falsifikuara – mendim kosulues, pĂ«r tĂ« cilat pas verifikimeve Ă«shtĂ« konstatuar se kĂ«ta persona nuk kishin caktuar fare termin”, thonĂ« nga MPB.

Kallëzim penal ndaj një personi dhe një kompanie nga Tetova, dyshohen për mashtrim me transportin e nxënësve



SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa.

“SPB-TetovĂ« ka parashtruar kallĂ«zim penal kundĂ«r M.Z. (46) nga Tetova dhe njĂ« personi juridik, ndĂ«rmarrje transporti nga Tetova, pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhĂ«nie e deklaratĂ«s sĂ« rreme”. GjatĂ« shtatorit dhe tetorit tĂ« vitit 2024, tĂ« denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata pĂ«r transportin e nxĂ«nĂ«sve tĂ« rregullt, e lidhur midis tyre dhe njĂ« shkolle tĂ« mesme, kishte skaduar, pa bazĂ« ligjore pĂ«rgatitĂ«n fatura nĂ« shumĂ«n prej 15.034.110 denarĂ«sh pĂ«r tĂ« dy muajt dhe i dorĂ«zuan te shĂ«rbimet pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« shkollĂ«s, me qĂ«llim tĂ« kryerjes sĂ« pagesĂ«s. TĂ« denoncuarit nuk arritĂ«n t’i mashtrojnĂ« shĂ«rbimet pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« shkollĂ«s, pas çka para noterit dhanĂ« deklaratĂ« tĂ« rreme dhe dorĂ«zuan faturat duke kĂ«rkuar qĂ« noteri tĂ« pĂ«rgatiste njĂ« vendim pĂ«r urdhĂ«r pagese noterial, i cili u miratua nga noteri".

"Po ashtu, SPB-TetovĂ« ka parashtruar kallĂ«zim penal kundĂ«r Q.F. (59) nga fshati ShemshovĂ« dhe njĂ« personi juridik nga i njĂ«jti fshat, pĂ«r dyshimin e bazuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhĂ«nie e deklaratĂ«s sĂ« rreme”. GjatĂ« shtatorit dhe tetorit tĂ« vitit 2024, tĂ« denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata pĂ«r transportin e nxĂ«nĂ«sve tĂ« rregullt e lidhur me njĂ« shkollĂ« tĂ« mesme nĂ« TetovĂ« kishte skaduar, mĂ« 10.06.2025, pa bazĂ« ligjore pĂ«rgatitĂ«n fatura pĂ«r muajin shtator dhe tetor 2024 nĂ« shumĂ«n totale prej 2.152.447 denarĂ«sh, dhe i dorĂ«zuan te shĂ«rbimet pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« shkollĂ«s, me qĂ«llim qĂ« t’i mashtrojnĂ« dhe tĂ« kryhet pagesa e faturave tĂ« dorĂ«zuara”, thonĂ« nga MPB.

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë, qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë



Qytetarët e Tetovës që erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, u kthyen pa kryer punë. Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin, pasi kanë dy vite që kërkojnë nënshkrim të Marrëveshjes kolektive.

Qytetarët që takuam, edhe pse mbetën pa marrë shërbim publik, thonë se i mirëkuptojnë.

Naser Xhemaili nga Sindikata e Pavarur e Librave Amë, u kërkoi ndjesë qytetarëve që u kthyen pas, duke arsyetuar se shumica e të punësuarve në këtë drejtori janë si bashkëpunëtorë të rinj dhe marrin rrogë minimale. Nëse deri të premten nuk nënshkruhet Marrëveshja kolektive, nga e hëna do të fillojnë bojkot të përgjithshëm.

“Sot e kemi vetĂ«m kĂ«tĂ« ditĂ« si paralajmĂ«rim pĂ«r grevĂ«. NĂ«se nuk na thirrin dhe tĂ« zgjidhet pĂ«r ta biseduar kĂ«tĂ« problem, nga dita e hĂ«nĂ« do tĂ« jemi nĂ« grevĂ« gjenerale nĂ« tĂ« gjithĂ« RepublikĂ«n e MaqedonisĂ«. KĂ«rkesa jonĂ« Ă«shtĂ« marrĂ«veshja kolektive Ă«shtĂ« rritja e rrogĂ«s 20%. Nuk kĂ«rkojmĂ« asgjĂ« mĂ« shumĂ«, as 70% si funksionarĂ«t, dhe duhet ta vlerĂ«sojnĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ«, pasi qĂ« jemi edhe drejtoria mĂ« kryesore nĂ« RepublikĂ«n e MaqedonisĂ« dhe pa gjendjen civile nuk mund as tĂ« funksionoj shteti”, tha Naser Xhemaili – Sindikata e Pavarur e Librave AmĂ«.

Në tërë Drejtorinë e Librave Amë ka gjithsej 350 të punësuar. Shumica edhe pse kanë mbi 10 vjet përvojë pune, nuk janë avancuar dhe ende trajtohen si bashkëpunëtor të rinj dhe ka rrogë minimale prej 22,500 denarë./TV21/

Denoncimet e rrejshme për bomba, protestojnë nxënësit e gjimnazit të Tetovës



NxĂ«nĂ«sit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” nĂ« TetovĂ« sot protestuan pĂ«r denoncimet e rrejshme pĂ«r bomba qĂ« po bĂ«hen vazhdimisht pĂ«r kĂ«tĂ« shkollĂ«.

Nxënësit, përcjell TV21, thonë se po dëmtohen pasi për 8 here me radhë janë detyruar që ta ndërpresin mësimin, shkaku i ktëyre denoncimeve, ndërsa kërkojnë nga organet e rendit që të marrin masa.

“Me mos-mbarĂ«vajtjen e mĂ«simit, dĂ«mi mĂ« i madh bie mbi faktorin nxĂ«nĂ«s, gjĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« e pranueshme nga ana jonĂ«. KĂ«rkojmĂ« nga organet kompetente tĂ« marrin masa tĂ« menjĂ«hershme dhe serioze pĂ«r mbarĂ«vajtjen afatgjate tĂ« mĂ«simit, dhe jo pĂ«r pĂ«rsĂ«ritjen e kĂ«tyre dukurive”, tha njĂ« nxĂ«nĂ«s i kĂ«tij gjimnazi.

Rruga Tetovë-Prizren ende në pritje, RMV ka ndarë 2 milionë euro për projektimin e projektit kryesor



Rruga Tetovë-Prizren vazhdon të presë në sirtarët e ministrive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë thotë se që nga ardhja e saj në këtë funksion ka arritur që detyrën projektuese ta dorëzojë te pala e Kosovës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga atje. Sipas saj, janë ndarë 2 milionë euro për projektimin e projektit kryesor.

“NĂ« fillim tĂ« mandatit tim hasĂ«m nĂ« njĂ« memorandum bashkĂ«punimi mes dy qeverive, por qĂ« nuk kishte lĂ«vizur asnjĂ« hap nĂ« kuadĂ«r tĂ« tij. Brenda njĂ« viti arritĂ«m ta kalojmĂ« fazĂ«n e detyrĂ«s projektuese, e pĂ«rgatitĂ«m dhe e dorĂ«zuam te pala kosovare, por pĂ«r shkak tĂ« procesit zgjedhor pati ngecje nĂ« miratimin nĂ«se gjithçka Ă«shtĂ« nĂ« rregull. E mira Ă«shtĂ« se 2 milionĂ« euro janĂ« ndarĂ« nĂ« buxhetin e “RrugĂ«ve shtetĂ«rore” pĂ«r hapjen e tenderit pĂ«r projektin kryesor”, tha Kaltrina Zekolli Shaqiri – zĂ«vendĂ«sminisre e Transportit.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë se komuna ka hapur një tender për projektimin e një qarkoreje mbi fshatin Shipkovicë, e cila do të shërbejë si rrugë që kalon mbi fshat dhe do të lidhë zonën me fshatrat e Malësisë së Tetovës, deri te tuneli Tetovë-Prizren.

“PĂ«r momentin Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shpallja pĂ«r projektimin dhe depĂ«rtimin e aksit nga rruga e KodrĂ«s sĂ« Diellit deri nĂ« dalje tĂ« ShipkovicĂ«s, respektivisht njĂ« bypass mbi fshatin ShipkovicĂ«. Besoj se, me pĂ«rmbylljen e procedurave administrative dhe pĂ«rzgjedhjen e operatorit, diku nĂ« pranverĂ« do tĂ« nisin edhe punĂ«t nĂ« terren pĂ«r depĂ«rtimin e kĂ«tij bypass-i”, u shpreh Bilall Kasami – kryetar i KomunĂ«s sĂ« TetovĂ«s.

Rruga Tetovë-Prizren premtohet prej vitesh. Edhe pse qeveritë nga të dyja anët kanë deklaruar vazhdimisht se janë duke projektuar ose duke përgatitur projekte, deri më tani asnjë punë konkrete nuk është parë në terren. Kjo rrugë do ta lidhte Tetovën me Prizrenin për rreth 45 minuta, në vend të rrugës aktuale që zgjat mbi tre orë. /tv21

Tetë persona të lënduar në magjistralen Tetovë-Gostivar, devijohet qarkullimi



Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Tetovës ka njoftuar se pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Tetovë-Gostivar, janë lënduar tetë persona dhe të njejtët po trajtohen në spitalin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës "Kamenjan", ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh "BMW" me targa të Tetovës.

Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.

Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse" thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. /Telegrafi/

Në avion ishin dy shtetas të Kosovës, piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin - detaje nga rrëzimi i avionit në Maqedoni



Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Incidenti Ă«shtĂ« raportuar nĂ« numrin 112, ndĂ«rsa informacioni menjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« nga QMK te SPB-TetovĂ«, Ndihma e ShpejtĂ« dhe Qendra Rajonale pĂ«r Menaxhim me Kriza (QRMK-TetovĂ«) pĂ«r ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme”, njoftoi QMK.

Avioni, siç theksojnĂ«, Ă«shtĂ« i markĂ«s “Piper” me regjistrim N5005W dhe Ă«shtĂ« i destinuar pĂ«r transport tĂ« katĂ«r personave. Dy udhĂ«tarĂ«t qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« avion janĂ« shtetas tĂ« KosovĂ«s.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D. M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.
Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023 .

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

NĂ« profilin e tij nĂ« rrjetet social, D.M ka shkruar se jeton nĂ« LondĂ«r, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« pilot privat nĂ« “The Pilot Centre Denham UK”, ndĂ«rsa gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi TetovĂ«.

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë D.M, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) nĂ« ora 12:35 nĂ« SPB TetovĂ« – DPB Gostivar Ă«shtĂ« raportuar se njĂ« avion i vogĂ«l sportiv ka rĂ«nĂ« nĂ« Liqenin e MavrovĂ«s, nĂ« afĂ«rsi tĂ« digĂ«s “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni nĂ« tokĂ« kanĂ« arritur tĂ« dalin dy shtetas kosovarĂ«, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime dhe janĂ« transportuar nĂ« QendrĂ«n MjekĂ«sore Gostivar pĂ«r tĂ« marrĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore. PunonjĂ«s policie nga Departamenti i PolicisĂ« MavrovĂ« kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendngjarje dhe gjatĂ« bisedĂ«s me ta, D.M. ka deklaruar se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi me motorin ka aterruar nĂ« liqen”, thonĂ« nga SPB-TetovĂ«./TV21/

SPB Tetovë jep detaje për rrëzimin e avionit në Mavrovë, janë lënduar dy shtetas të Kosovës



Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me informacione shtesë në lidhje me avionin e vogël, që sot u rrëzua në liqenin e Mavrovës.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në avion kanë qenë dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

"Sot (12.12.2025) nĂ« ora 12:35 nĂ« SPB TetovĂ« – DPB Gostivar Ă«shtĂ« raportuar se njĂ« avion i vogĂ«l sportiv ka rĂ«nĂ« nĂ« Liqenin e MavrovĂ«s, nĂ« afĂ«rsi tĂ« digĂ«s “Kanali i Beliçit”".

"Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore".
"Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen", thonë nga SPB Tetovë.

MPB: Zbardhet rasti i vrasjes në Gostivar, ngritët kallëzim penal ndaj një personi



MPB Maqedoni njofton se e ka zbardhur rastin e vrasjes në Gostivar dhe se Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vrasje".

Siç thonë nga MPB, më 09.12.2025, J.M. (34) nga rajoni i Gostivarit ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, rajoni i Gostivarit, është larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë ka vërejtur se më 07.12.2025 po hipte në një automjet pasagjerësh "Fiat", pas së cilës nuk ishte e disponueshme në telefon.

"Ai gjithashtu ka raportuar se në kamerat e sigurisë ka vërejtur se natën midis 06.12 dhe 07.12.2025, S.M. ka hyrë dhe ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe se nga dhoma e tij janë marrë para. Më 11.12.2025 në orën 02:15, S.M. u privua nga liria me dyshimin se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të".

"Pas marrjes së masave në lidhje me rastin, pas verifikimit të videoregjistrimeve, u përcaktua se i akuzuari kishte dhënë deklaratë të rreme në stacionin e policisë. Në të njëjtën kohë, nga lista e thirrjeve të pranuara u përcaktua se H.A. e kishte kontaktuar për herë të fundit më 07.12.2025".

"MĂ« vonĂ«, me urdhĂ«r gjykate, u krye kontroll nĂ« shtĂ«pinĂ« e S.M., pas çka edhe gruaja e tij G.V. (48) u privua nga liria. NĂ« njĂ« intervistĂ« zyrtare nĂ« stacionin e policisĂ«, G.V. pranoi se burri i saj S.M. e kishte vrarĂ« H.A. me armĂ«, dhe tregoi edhe vendin ku ishte varrosur. Pas kĂ«saj, oficerĂ«t e policisĂ« nga Zyra e Jashtme pĂ«r Çështje Penale nĂ« Gostivar, nĂ« prani tĂ« njĂ« prokurori publik, inspektuan vendin nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit NegotinĂ« ku u gjet trupi i H.A. Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit publik, trupi u dĂ«rgua pĂ«r autopsi", thonĂ« nga MPB.

Bastisje në rajonin e Tetovës, konfiskohet drogë, armë dhe municione - ndalohet një person



SPB Tetovë njofton se sot rreth orës 08:00, zyrtarët policor e privuan nga liria 30-vjeçarin F.R. nga fshati Orash, komuna e Jegunovcës.

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orashje, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë automatike 7.62 mm me dy karikatorë me gjithsej 22 fishekë 7.62 mm, 78 fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një mulli dhe një peshore dixhitale".

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet edhe I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila u arrestua dhe u ndalua në stacion policor për tejkalim të afatit të qëndrimit të saj turistik", thonë nga SPB Tetovë.

Gjithashtu thonë se F.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

Ndalohen dy të rinj nga rrethina e Tetovës, kapen me lëndë narkotike



SPB Tetovë ka njoftuar për dy raste të ndryshme, në të cilat janë ndaluar dy të rinj për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.
Nga SPB Tetovë thonë se ndaj tyre do të dorëzohen aktakuza përkatëse.

"Më 08.12.2025 në orën 20:00 në një rrugë lokale në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.F. (24) nga fshati Tearcë e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve "Opel" me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të tij personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. A.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse".

"Më 08.12.2025 në orën 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Grupçin e kanë privuar nga liria personin M.I. (25) nga fshati Pallaticë për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të hartohet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

Gjobiten 25 shoferë në Tetovë dhe Gostivar



SPB Tetovë njofton se ka gjobitur 25 shoferë për shkelje të rregullave në trafik.

"Gjatë ditës së djeshme (03-dhjetor) në territorin e SPB Tetovë, është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 25 shoferë (TE-17 dhe GV-8) për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete (TE-11 dhe GV-7) janë ngritur me automjetin special "merimangë".

Janë sanksionuar edhe 59 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-35 dhe GV-24)", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Armand Duka në Tetovë: Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet. Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

✇Albeu
By: M C

Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.

Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde moderne, ngritjen profesionale të klubeve dhe akademive përmes trajnimeve të specializuara, si dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta që do të mundësojnë projekte ndërkombëtare dhe mbështetje institucionale në nivel rajonal. Qëllimi është i qartë: të krijohet një ekosistem futbolli që prodhon talente, rrit cilësinë dhe gjeneron më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për komunitetet.

“Rajoni ka potencial tĂ« madh sportiv dhe ambicie pĂ«r tĂ« ecur mĂ« pĂ«rpara. Detyra jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« partneritete qĂ« e kthejnĂ« kĂ«tĂ« potencial nĂ« rezultate konkrete,” – u shpreh Presidenti Duka, duke theksuar se pozicioni i tij nĂ« UEFA hap mundĂ«si tĂ« reja bashkĂ«punimi dhe mbĂ«shtetjeje pĂ«r iniciativat e kĂ«tij niveli. Takimi konfirmoi vullnetin pĂ«r hapa tĂ« pĂ«rbashkĂ«t konkretĂ«, tĂ« cilĂ«t synojnĂ« tĂ« sjellin njĂ« standard tĂ« ri organizimi dhe inovacioni nĂ« futboll nĂ« rajon.

The post Armand Duka në Tetovë: Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet. Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon appeared first on Albeu.com.

Duka: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Futbolli modern po ndryshon me shpejtĂ«si, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mĂ«nyrat si fuqizohen talentet e rinj.

Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.

Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani.

Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde moderne, ngritjen profesionale të klubeve dhe akademive përmes trajnimeve të specializuara, si dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta që do të mundësojnë projekte ndërkombëtare dhe mbështetje institucionale në nivel rajonal.

Duka u shpreh se, qëllimi është i qartë, të krijohet një ekosistem futbolli që prodhon talente, rrit cilësinë dhe gjeneron më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për komunitetet.

“Rajoni ka potencial tĂ« madh sportiv dhe ambicie pĂ«r tĂ« ecur mĂ« pĂ«rpara. Detyra jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« partneritete qĂ« e kthejnĂ« kĂ«tĂ« potencial nĂ« rezultate konkrete” tha ai, duke theksuar se pozicioni i tij nĂ« UEFA hap mundĂ«si tĂ« reja bashkĂ«punimi dhe mbĂ«shtetjeje pĂ«r iniciativat e kĂ«tij niveli.

Takimi konfirmoi vullnetin për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futboll në rajon. e.xh/

The post Duka: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPB Tetovë: Qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit të ngrohjes, të mbrohen nga zjarret e mundshme



SPB Tetovë ka dalë me apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit dimëror dhe si të mbrohen nga zjarret e mundshme.
Nga SPB u rekomandojnë pronarëve dhe banorëve të ndërtesave dhe shtëpive që të pastrojnë oxhaqet, por edhe të mos i mbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrike në të njëjtën kohë.

"Me fillimin e sezonit të ngrohjes, rritet ndjeshëm mundësia e zjarreve, kryesisht si pasojë e pakujdesisë njerëzore, instalimeve elektrike të vjetruara dhe të amortizuara në ndërtesa, furrave me defekt dhe oxhaqeve të papastruara në shtëpi ose ndërtesat e banimit. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel qytetarëve për kujdes maksimal, përkatësisht të mos i lënë të ndezura trupat ngrohës kur nuk janë në shtëpi apo në hapësirat e punës për një kohë të gjatë, e sidomos jo ngrohëset, kondicionerët apo stufat me dru".

"Sepse, nevojitet vetëm një shkëndijë e vogël për të shkaktuar zjarr me pasoja serioze materiale dhe të tjera. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e banimit, ku lokalizimi i zjarreve është shumë më i vështirë, për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shumë prej tyre dhe qasjes së vështirësuar në ndërtesa, kryesisht për arsye ndërtimore apo të tjera".

"Pronarëve dhe banorëve të ndërtesave u rekomandohet të kontrollojnë dhe pastrojnë oxhaqet, të paktën dy herë në vit, por edhe të mos i mbingarkojnë instalimet duke ndezur disa pajisje elektrike në të njëjtën kohë. Kjo pasi, sipas nenit 288 të Kodit Penal, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, përbën vepër penale për të cilën është parashikuar dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, e nëse është kryer nga pakujdesia, dënimi është deri në tre vjet burg".

"Prandaj, u bëjmë apel qytetarëve t'i respektojnë këto udhëzime, për të parandaluar zjarret e mundshme dhe me këtë të parandalojnë pasoja më serioze për jetën dhe pasurinë e tyre, si dhe jetën dhe pasurinë e të tjerëve", thonë nga SPB Tetovë.

U nda papritmas nga jeta, homazhe në Tetovë për këngëtarin Shpat Kasapi

TIRANË, 30 nĂ«ntor/ATSH/ FamiljarĂ«, miq dhe personalitete tĂ« artit u mblodhĂ«n sot pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit kĂ«ngĂ«tarit tĂ« njohur Shpat Kasapi, i cili ndĂ«rroi jetĂ« papritur mĂ« 26 nĂ«ntor nĂ« Itali, gjatĂ« njĂ« vizite me partneren Selvije Jao dhe tĂ« birin.

Homazhet u kryen në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku edhe qytetarë të shumtë nderuan kujtimin e artistit i cili u nda papritmas nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Mes dhimbjes së thellë, familjarët mbajtën edhe fjalë të rastit ku e kujtuan Shpatin si një njeri të butë, me zemër të madhe dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Po ashtu, artistë kolegë të këngëtarit kujtuan projektet dhe planet e tij.

Ceremonia mortore në Tetovë shënoi një ditë të dhimbshme për miqtë, familjarët dhe fansat e këngëtarit, duke reflektuar dashurinë dhe respektin që Shpati la pas në zemrat e të gjithëve.

RrugĂ«t e TetovĂ«s u mbushĂ«n me njerĂ«z qĂ« kishin dalĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit artistit 40-vjeçar.

I lindur më 1 maj 1985, Shpat Kasapi hyri që në moshë fare të re në botën e showbiz-it dhe prej vitesh ai ka qenë një figurë e dashur në skenat ku këndohet shqip.

Shpati ishte me origjinë nga Tetova, por u bë i famshëm në gjithë trevat shqipfolëse me baladat romantike dhe këngët pop, që u bënë hite sidomos në fillimin e viteve 2000.

Shpat Kasapi la pas një djalë trevjeçar.

The post U nda papritmas nga jeta, homazhe në Tetovë për këngëtarin Shpat Kasapi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌