❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

12:40 Merz nga Forumi i Davos: Me Melonin do propozojmë ide të reja për të ndryshuar BE-në

Kancelari gjerman Friedrich Merz, nĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« Forumin e Davosit, deklaroi se ka pĂ«rpunuar sĂ« bashku me kryeministren Giorgia Meloni “ide tĂ« reja” pĂ«r tĂ« ndryshuar Bashkimin Evropian, “tĂ« cilat do tĂ« propozohen sĂ« shpejti”, mes tyre edhe “njĂ« frenĂ« emergjente pĂ«r burokracinĂ«â€.

Merz kritikoi ashpĂ«r teprinĂ« e burokracisĂ« dhe tĂ« rregulloreve nĂ« BE, qĂ« sipas tij kanĂ« “frenuar potencialin tonĂ«: e gjithĂ« kjo duhet tĂ« ndryshojĂ«â€. Merz dhe Meloni do tĂ« takohen tĂ« premten nĂ« RomĂ« pĂ«r njĂ« samit ndĂ«rqeveritar./K.M

12:30 Studimi i ri zbulon prova si u ndërtuan piramidat në Egjipt

Një studim i ri shkencor po rishkruan një nga misteret më të mëdha të historisë, mënyrën se si u ndërtua Piramida e Madhe e Gizës.

Për dekada me radhë, arkeologët janë mbështetur te teoritë tradicionale të rampave të jashtme dhe punës së ngadaltë, por këto modele nuk kanë arritur të shpjegojnë bindshëm se si blloqe guri që peshojnë deri në 60 tonë u ngritën qindra metra lart brenda vetëm rreth 20 vitesh.

Sipas njĂ« studimi tĂ« publikuar nĂ« revistĂ«n shkencore ‘Nature’, studiuesi Dr. Simon Andreas Scheuring nga ‘Weill Cornell Medicine’ nĂ« Nju Jork propozon njĂ« teori revolucionare: Piramida e Madhe u ndĂ«rtua nga brenda, duke pĂ«rdorur njĂ« sistem tĂ« fshehtĂ« kundĂ«rpeshash dhe mekanizmash tĂ« ngjashĂ«m me rrotulla ngritĂ«se.

Ai llogarit se, falë këtij sistemi, ndërtuesit mund të vendosnin blloqet me një ritëm befasues, madje deri në një bllok në minutë.

Studimi sugjeron se korridore të brendshme si Galeria e Madhe kanë shërbyer si rampa të pjerrëta, ku kundërpeshat rrëshqisnin poshtë për të gjeneruar forcën e nevojshme për ngritjen e gurëve. Dhoma e Antekamerës, e konsideruar më herët si element sigurie kundër grabitësve, rinterpretohet si një stacion mekanik ngritës me trarë druri dhe litarë.

Gjurmët, gërvishtjet dhe sipërfaqet e lëmuara në Galerinë e Madhe mbështesin idenë e lëvizjes së vazhdueshme të sliteve të rënda.

Nëse kjo teori konfirmohet nga kërkime të ardhshme, ajo mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si kuptohet ndërtimi i piramidave në Egjiptin e Lashtë, duke i paraqitur ndërtuesit e saj si inxhinierë shumë më të avancuar sesa është menduar deri tani./KM

12:20 Java e ardhshme sjell një kthesë të madhe në jetën romantike për këto shenja

Javën e ardhshme, Neptuni kalon në shenjën e Dashit dhe kjo lëvizje do të ndryshojë tërësisht marrëdhëniet tuaja romantike.

Neptuni udhĂ«heq Ă«ndrrat, romancĂ«n dhe shpresĂ«n. NĂ« shenjĂ«n e Dashit energjia e kĂ«tij planeti bĂ«het edhe mĂ« e pĂ«rqendruar. Kjo mund tĂ« ndihmojĂ« marrĂ«dhĂ«nien tuaj, por gjithashtu mund t’ju bĂ«jĂ« tĂ« veproni nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« nxituar. Edhe pse kjo javĂ« mund tĂ« jetĂ« sfiduese pĂ«r disa marrĂ«dhĂ«nie, disa shenja do tĂ« mund tĂ« forcojnĂ« lidhjet e tyre.

1. Peshorja

Kini kujdes ku dhe pĂ«r çfarĂ« angazhoheni, Peshore. TĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 26 janar, Neptuni kalon nĂ« Dash, ku do tĂ« qĂ«ndrojĂ« deri nĂ« vitin 2039. Neptuni sjell energji pozitive nĂ« marrĂ«dhĂ«nien tuaj, por nĂ« Dash, ai vjen me njĂ« paralajmĂ«rim. NĂ«se tashmĂ« jeni nĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie, ruani kufijtĂ« tuaj dhe jini tĂ« vĂ«mendshĂ«m se si dhe kur trajtoni çështjet qĂ« janĂ« pak tĂ« ndjeshme. Pritja ose sakrifikimi i nevojave tuaja mund tĂ« sjellĂ« tension mĂ« vonĂ«. Veproni nĂ« kohĂ« ndaj sfidave dhe zbuloni se ku jeni tĂ« gatshĂ«m t’i lejoni disa lĂ«shime dhe ku jo.

Kjo energji do tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« ndikim te beqarĂ«t, tĂ« cilĂ«t mund tĂ« jenĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« romance tĂ« re. Neptuni mund t’ju bĂ«jĂ« tĂ« shihni vetĂ«m anĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« dikujt, por pĂ«rpara se tĂ« dilni nĂ« takime sigurohuni tĂ« mos shpĂ«rfillini as ato gjĂ«ra qĂ« mund tĂ« jenĂ« shqetĂ«suese. Sigurohuni qĂ« ata tĂ« investojnĂ« po aq energji sa ju nĂ« marrĂ«dhĂ«nie.

2. Shigjetari

Çështjet nĂ« lidhje me romancat do tĂ« ndihen edhe mĂ« tĂ« vĂ«rteta pĂ«r ju javĂ«n e ardhshme. Neptuni mund t’ju bĂ«jĂ« tĂ« ndiheni sikur keni gjetur personin e duhur, por gjithashtu mund tĂ« zbukurojĂ« realitetin duke ju bĂ«rĂ« tĂ« anashkaloni disa detaje qĂ« janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r njĂ« marrĂ«dhĂ«nie afatgjatĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« manifestuar marrĂ«dhĂ«nien qĂ« dĂ«shironi, por sigurohuni qĂ« vendimet tĂ« bazohen vetĂ«m te e vĂ«rteta juaj.

Mos bĂ«ni premtime qĂ« nuk mund t’i mbani. Edhe pse kjo Ă«shtĂ« koha perfekte pĂ«r tĂ« qenĂ« sa mĂ« tĂ« hapur ndaj romancave, tregohuni tĂ« zgjuar dhe merreni procesin me qetĂ«si.

Nëse jeni beqarë, ky nuk është momenti i flirteve kalimtare, mund të gjeni dikë me të cilin/ën do të doni të krijoni jetën që aq shumë e kishit ëndërruar. Magjia për ju fillon sapo Saturni hyn në Dash më 13 shkurt. Deri atëherë, reflektoni mbi dashurinë e ëndrrat tuaja dhe kuptoni çfarë duhet për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme.

3. Luani

Krijoni njĂ« jetĂ« qĂ« e doni sĂ« bashku, Luan. TĂ« martĂ«n, mĂ« 27 janar, MĂ«rkuri bashkohet me AfĂ«rditĂ«n nĂ« Ujor, duke ju ndihmuar qĂ« sĂ« bashku me partnerin/en tĂ« planifikoni mbi tĂ« ardhmen. Komunikimi do tĂ« jetĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes, ndaj sigurohuni tĂ« krijoni hapĂ«sirĂ« pĂ«r biseda domethĂ«nĂ«se. Kjo do t’ju ndihmojĂ« tĂ« reflektoni mbi atĂ« qĂ« doni pĂ«r veten dhe do ta shihni se si, sĂ« bashku, do tĂ« krijoni njĂ« jetĂ« qĂ« e doni tĂ« dy.

NĂ«se jeni beqarĂ«, daljet e takimet do tĂ« shpeshtohen. Kjo energji mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« njihni njĂ« person tĂ« ri ose tĂ« jeni ju ata qĂ« hidhni hapin e parĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« periudhĂ« e favorshme, ndaj shfrytĂ«zojeni kĂ«tĂ« energji dhe hapeni zemrĂ«n drejt njĂ« romance tĂ« re.

4. Binjakët

Marrëdhënia juaj përmirësohet pas të mërkurës, më 28 janar, kur Marsi formon një bashkim me Plutonin në Ujor. Kjo energji do të transformojë jetën tuaj romantike dhe lajmëron ndryshime të mëdha. Në vend që të përpiqeni të kontrolloni marrëdhënien, lejoni partnerin/en të vendosë për veten dhe përqendrohuni te dëshirat tuaja.

Kjo energji e re kĂ«rkon veprim. NĂ«se kishit menduar tĂ« zhvendoseshit ose tĂ« bĂ«nit njĂ« udhĂ«tim, ky ështĂ« momenti i duhur pĂ«r t’i realizuar kĂ«to mendime. Mos lejoni qĂ« frika t’ju mbajĂ« larg marrjes sĂ« vendimeve.

5. Peshqit

Hartoni një plan mbi atë që dëshironi, Peshq. Më 30 janar do të keni mundësinë të planifikoni të ardhmen dhe të kapërceni sfidat.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« shprehur gjĂ«rat qĂ« zakonisht do t’i mbanit pĂ«r vete. ShfrytĂ«zojeni energjinĂ« e kĂ«saj kohe pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pas frikĂ«rat tuaja dhe pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« shĂ«ndetshme plot pĂ«rkushtim.

NĂ«se keni qenĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« dashurisĂ« ose duke shijuar jetĂ«n si beqarĂ«, kĂ«saj periudhe mund t’i vijĂ« fundi pasi do tĂ« mund tĂ« krijoni njĂ« lidhje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me njĂ« person tĂ« ri, por edhe me dikĂ« nga e kaluara.

Përpiquni të mësoni nga e shkuara, dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe thoni po ndaj mundësive për romancë sapo ato të shfaqen./K.M

12:10 Etja në rritje e AI-së për ujë po kthehet në rrezik për shëndetin publik

Ndërsa qendrat e të dhënave që konsumojnë shumë ujë po zgjerohen globalisht, ndikimi i tyre në higjienë, pabarazi dhe sëmundje po bëhet një kërcënim serioz dhe shpesh i nënvlerësuar.

Termi “bubble” lidhet shpesh me AI-nĂ«, por tani po kuptojmĂ« se kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« kĂ«rcĂ«nim ekonomik. Konsumi i madh i ujit nga qendrat e tĂ« dhĂ«nave tĂ« AI-sĂ« mund tĂ« ulĂ« higjienĂ«n dhe tĂ« rrisĂ« sĂ«mundjet gastrointestinale nĂ« komunitetet pĂ«rreth, duke shtuar presion mbi infrastrukturĂ«n shĂ«ndetĂ«sore lokale, shkruan Al Jazzera.

Konsumi i energjisë dhe uji nga AI-ja është kolosal

AI-ja gjenerative mund të prodhojë tekst, foto, kod dhe më shumë, dhe tashmë është pjesë e jetës së shumicës së njerëzve në botë. Vetëm ChatGPT merr rreth një miliard kërkesa në ditë. Kompani si Google, Apple dhe Microsoft po integrjnë AI-në në produktet e tyre kryesore, duke rritur kërkesën për energji dhe ujë.

Një kërkim i vetëm në Google me AI përdor deri në 30 herë më shumë energji se versioni standard. GPU-të (Graphics Processing Units), që përdoren për procesimin paralel të algoritmeve të AI-së, prodhojnë shumë nxehtësi dhe kërkojnë deri në qindra mijëra litra ujë të freskët çdo ditë për ftohje.

Sipas një raporti të Qeverisë Britanike, përdorimi global i ujit nga AI-ja mund të rritet nga 1.1 miliard metra kub në 6.6 miliard metra kub deri në vitin 2027.

Rreziqet për shëndetin publik

Qendrat e të dhënave të vendosura në zona me mungesë uji mund të krijojnë ngarkesa të mëdha shëndetësore. Në 2023, Google raportoi se 15% e ujit të tij merrej nga zona me mungesë të lartë uji.

Mungesa e ujit lidhet me infeksione, kequshqyerje dhe ulje të higjienës. Fëmijët janë më të rrezikuar: 84% e sëmundjeve diareike globale godasin fëmijët nën pesë vjeç, me ndikime të mundshme në zhvillimin kognitiv.

Edhe pse lidhja direkte mes qendrave të të dhënave dhe sëmundjeve nuk është provuar plotësisht, shenjat paralajmëruese janë shqetësuese.

Komunitetet e margjinalizuara raportojnë ujë të ndotur

Në Newton County, Georgia, SHBA-të, një qendër AI e Meta-s ka shkaktuar shqetësim pasi banorët raportuan ujë të turbullt dhe me sedimente nga rubinetat. Situata e ngjashme është raportuar edhe në Fayette County dhe Bayview-Hunters Point, Kaliforni, ku komunitetet kryesisht me prani të madhe afrikano-amerikane shqetësohen për ndotje mjedisore.

Rezultatet e akumuluara mund të shkaktojnë sëmundje akute gastrointestinale ose probleme kronike, përfshirë kancerin.

Rëndësia e premtimeve të kompanive dhe rregullimeve

VetĂ«m 0.5% e ujit nĂ« planet Ă«shtĂ« i freskĂ«t. Ai nuk pĂ«rdoret vetĂ«m nga qendrat e tĂ« dhĂ«nave, por edhe pĂ«r prodhimin e çipeve dhe energjisĂ« qĂ« i furnizon. Disa kompani premtuan tĂ« jenĂ« “prodhues pozitiv tĂ« ujit”, por kjo nuk do tĂ« mjaftojĂ« nĂ«se komunitetet lokale nuk pĂ«rfitojnĂ«.

Qeveritë duhet të veprojnë shpejt për të vendosur standarde për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe raportimin e transparencës nga korporatat. Një popullatë e shëndetshme është një popullatë produktive, ndërsa rregullimi duhet të vendosë mirëqenien njerëzore mbi rritjen e shpejtë teknologjike.

Në thelb, përdorimi i ujit nga AI-ja është më shumë se një çështje teknologjike; është një sfidë globale për shëndetin publik, barazinë dhe drejtësinë mjedisore./K.M

12:00 Tamagotchi, rikthehet nĂ« modĂ« loja virtuale e viteve ’90-tĂ«

Tamagotchit, krijuar nga kompania japoneze Bandai nĂ« vitin 1996, janĂ« lojĂ«ra portative qĂ« u bĂ«nĂ« njĂ« fenomen global nĂ« fundin e viteve ’90-tĂ«.

Në prag të 30 vjetorit të tyre në 2026, Tamagotchi vazhdojnë të jenë të popullarizuar dhe po rikthehen në vëmendje të njerëzve të çdo moshë përmes rilançimeve, eventeve dhe produkteve speciale.

Nga 7 janari deri më 2 shkurt 2026, Roppongi Museum në Tokio po organizon ekspozitën zyrtare të 30?vjetorit të Tamagotchi, ku vizitorët mund të përjetojnë historinë dhe evoluimin e këtij lojë virtuale ikonë.

Tamagotchi, rikthehet në modë loja virtuale e viteve '90-të

Ekspozita shfaq jo vetĂ«m pajisje klasikĂ«, por edhe instalime immersive qĂ« i fusin vizitorĂ«t brenda botĂ«s sĂ« Tamagotchi, duke eksploruar se pse kĂ«ta “miq digjitalĂ«â€ kanĂ« krijuar lidhje emocionale me njerĂ«zit.

Tamagotchit kanë kapërcyer 100 milionë njësi të shitura në mbarë botën deri në vitin 2025, duke treguar se pavarësisht ndryshimeve teknologjike, këta pets dixhitalë mbeten të dashur nga fansa.

Lançimet e reja përfshijnë modele moderne me Wi?Fi dhe funksione të avancuara, si Tamagotchi Uni apo Tamagotchi Paradise, që ofrojnë përvojë më të pasur dhe ndërveprime online midis përdoruesve dhe pajisjeve.

Tamagotchi, rikthehet në modë loja virtuale e viteve '90-të

Përveç lojërave klasike, modelet e reja dhe bashkëpunimet (p.sh. me marka të njohura si BLACKPINK) kanë ndihmuar që Tamagotchi të mbeten të dashura edhe për brezin e ri./KM

08:40 Groenlanda ndal kutinë e Pandorës, Putin në pritje

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

NjĂ« samit pĂ«r GroenlandĂ«n qĂ« mbahet shumĂ« shpejt dhe kĂ«rkon punĂ« intensive. NjĂ« EuropĂ« dhe njĂ« BE qĂ« do tĂ« jetĂ« bashkĂ«, por qĂ« po “pĂ«rçahet”, me interesa gjeopolitike nĂ« plan tĂ« parĂ«; njĂ« arenĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r Trump. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« pritet tĂ« shfaqet nĂ« kĂ«tĂ« samit tĂ« GroenlandĂ«s.

Shtetet e BE-sĂ« qĂ« do tĂ« jenĂ« bashkarisht dhe pozicionimi i FrancĂ«s do tĂ« bĂ«jnĂ« diferencĂ«n. Trump tentoi tĂ« prishte rregullat e lojĂ«s, por u gjend nĂ« njĂ« ring boksi, i rrethuar nga mundĂ«sia e prishjes sĂ« marrĂ«dhĂ«nieve Washington–LondĂ«r, nga njĂ« Itali qĂ« mban njĂ« ekuilibĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ«, me Melonin e cilĂ«suar edhe si ndĂ«rmjetĂ«se; Merz i GjermanisĂ«, me njĂ« ekonomi tĂ« varur ekstremisht nga marrĂ«dhĂ«niet tregtare me SHBA-nĂ«; dhe njĂ« Rusi e “gĂ«zuar” nga kĂ«rcĂ«nimet e Trump pĂ«r GroenlandĂ«n, e cila e sheh kĂ«tĂ« lĂ«vizje tĂ« Trump si hapje tĂ« KutisĂ« sĂ« PandorĂ«s.

Mark Rutte, personaliteti qĂ« ka ndikim te Presidenti i SHBA-sĂ«, Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« mund t’i flasĂ« Trump-it. Ai ka njĂ« marrĂ«dhĂ«nie shoqĂ«rore qĂ« ka pasur rezultatet e veta pozitive nĂ« kĂ«to bisedime.

Mundet qĂ« Franca tĂ« mbetet “vetme” nĂ« kĂ«tĂ« samit, pasi pozicionimi i saj politik dhe ushtarak Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m nga shtetet e tjera. Republika e PestĂ« i jep pĂ«rparĂ«si Presidentit Macron tĂ« reagojĂ« shpejt, pa mbledhur instancat e rastit. MegjithatĂ«, presim vazhdimin.

Rusia Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« “gĂ«zuar”, pasi mund tĂ« imitojĂ« Trump-in nĂ« lidhje me vendet Baltike dhe me kufirin detar tĂ« GroenlandĂ«s nga krahu i RusisĂ«, dhe e favorizon totalisht kĂ«tĂ« situatĂ« pĂ«r UkrainĂ«n; pra janĂ« bashkĂ« si nĂ« njĂ« ndeshje futbolli ku ndajnĂ« gjysmĂ«fushat.

Tarifat doganore me një aleat si Europa dëmtojnë më shumë konsumatorin amerikan sesa prodhuesin europian, dhe këtë llogari tashmë Amerika e ka bërë mirë.

Nga ana tjetër, Von der Leyen dhe ekipi i saj reaguan shpejt ndaj tarifave amerikane, duke iu përgjigjur flakë për flakë, në unitet dhe me vendosmëri, dhe kjo solli avantazhin e vet. Pa dashje, Trump e bëri Europën edhe më të bashkuar. Nga një sondazh, 40% e amerikanëve janë kundër kërcënimeve për Groenlandën.

Ai që po del i fituar në këtë moment është Putin, i cili po fiton kohë pas kohe, ndërkohë që dosja e Ukrainës në këtë moment është në vend të dytë.

Por kriza nuk mbaron sot. Lufta tregtare vazhdon, garanci nuk ka.

Danezët presin pozicionin e tyre; Europa po i mbështet; Franca nuk dëgjoi, por reagoi. Mesazhe, influenca dhe mësime ka boll në këto ditë dinamike, në marrëdhëniet e tensionuara mes aleatëve.

A i trembet Trump njĂ« afrimi tĂ« EuropĂ«s me KinĂ«n apo njĂ« bashkĂ«bisedimi diplomatik tĂ« saj me RusinĂ«? Sigurisht qĂ« i paramendon dhe jo rastĂ«sisht “sulmoi” Macron-in. Shprehja e Macron pĂ«r njĂ« mundĂ«si takimi diplomatik me Putin-in nuk e ka entuziasmuar Trump-in, pasi deri mĂ« tani ka pasur ekskluzivitetin e bisedimeve pĂ«r UkrainĂ«n, por pa asgjĂ« konkrete.

NĂ« Davos “vlon” puna dhe Europa po punon fort nĂ« unanimitet. Europa po ndryshon politikĂ«n e saj, por pa qenĂ« asnjĂ«herĂ« kĂ«rcĂ«nuese.

Tashmë Trump e ka kuptuar që durimi i Europës është sosur dhe nuk dëshiron ta humbasë një aleat si ajo.

08:30 Zvicër/ Bordi i Paqes për Gazën, sot hidhen firmat për themelimin në Davos

Sot nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror në Davos tĂ« ZvicrĂ«s, pritet tĂ« zhvillohet ceremonia e nĂ«nshkrimit tĂ« “Bordit tĂ« Paqes”, struktura ndĂ«rkombĂ«tare e propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump e cila synon t’i japĂ« zgjidhje konflikteve nĂ« botĂ«.

Ceremonia do shĂ«nojĂ« njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kĂ«tij procesi diplomatiko‑politik, i cili ka ngjallur debate tĂ« mes aleatĂ«ve perĂ«ndimorĂ« dhe aktorĂ«ve tĂ« tjerĂ« globalĂ«.

Disa prej udhëheqësve botërorë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë, ndërsa të tjerë kanë shfaqur skepticizëm. Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se krijimi i një organi të tillë mund të minojë rolin dhe mandatin e saj në procesin e paqes dhe rindërtimit./K.M

08:20 NYT: Danimarka mund t’ia dorĂ«zojĂ« SHBA-sĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« GroenlandĂ«s pĂ«r baza ushtarake

Një marrëveshje e SHBA-së për Groenlandën mund të përfshijë marrjen e kontrollit nga Uashingtoni të zonave të vogla të ishullit.

Gazeta The New York Times (NYT) e raportoi këtë, duke cituar burime.

U vu re se, pĂ«rpara njoftimit tĂ« udhĂ«heqĂ«sit tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Donald Trump, mĂ« 21 janar se njĂ« marrĂ«veshje e ardhshme ishte finalizuar, zyrtarĂ«t ushtarakĂ« tĂ« NATO-s diskutuan mundĂ«sinĂ« e njĂ« kompromisi nĂ« tĂ« cilin Danimarka do t’u jepte Shteteve tĂ« Bashkuara sovranitetin mbi territorin e vogĂ«l tĂ« GroenlandĂ«s.

Kompromisi, i cili mund të përfshijë ndërtimin e bazave ushtarake amerikane në ishull, po diskutohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili ka shprehur mbështetje për një marrëveshje të tillë, thanë tre zyrtarë.

 

 

Burimet e gazetës e krahasuan këtë me bazat britanike në Qipro, e cila konsiderohet territor britanik jashtë shtetit. Megjithatë, nuk është e qartë nëse kjo ide është pjesë e konceptit të shpallur nga Trump./K.M

08:10 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth 184 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 129 miliardë lekë. Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 80 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

E-Albania ëshë kthyer në një makth për bizneset. Ekonomistet janë bërë si policët që u zënë pritë makinave. Policët e bëjnë këtë që të dallojnë ata që bëjnë shkelje e tu vënë gjoba, ekonomistet që të dallojnë se kur funksionon sistemi e të bëjnë ndonjë punë.

Bizneset janë ankuar vazhdimisht pranë Monitor që shpesh nuk arrijnë të hyjnë në sistemin e self care përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, të verifikojnë faturat e blerje e shitjeve në fund të muajit, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

EkonomistĂ«t thonĂ« se ata nuk dinĂ« ku tĂ« ankohen kur sistemi nuk punon. “NĂ« kĂ«tĂ« moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonjĂ«sit e njĂ« biznesi qĂ« shet produkte ushqimore nuk u nisĂ«n pĂ«r nĂ« DurrĂ«s dhe shoferĂ«t po rrinĂ«, pasi nuk mund tĂ« lĂ«vizin mallin pa faturĂ« shitje, ose faturĂ« shoqĂ«ruese”.

“TĂ« paktĂ«n shkruani ju se nuk e pranon njeri qĂ« sistemet nuk punojnĂ«â€, thotĂ« me ironi pĂ«rfaqĂ«suesi i njĂ« subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situatĂ« dhe nga fakti qĂ« ata nuk po dinĂ« ku tĂ« ankohen qĂ« tĂ« gjejnĂ« zgjidhje.

E vetmja alternativĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ti shkruajnĂ« ministres sĂ« shtetit pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, “DiellĂ«s”, qĂ« u paraqit nga kryeministri Rama si njĂ« revolucion dhe risi nĂ« botĂ«. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, ndĂ«rsa administrata publike fundjave Ă«shtĂ« pushim, apo kur ditĂ«t e festave bien pranĂ« fundjavĂ«s i gĂ«zohet dhe ndonjĂ« dite mĂ« shumĂ« pa punĂ«.

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Kush mban përgjegjësi për kostot

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo të profesionistëve me klientët e tyre.

Ekspertët e teknologjisë pohojnë se rritja e shpejtë e investimeve në teknologji nuk është shoqëruar gjithmonë me forcim proporcional të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve.

Një pjesë e projekteve digjitale janë ndërtuar me logjikë fragmentare, pa integrim të plotë dhe pa testime të mjaftueshme nën ngarkesë të lartë përdorimi.

Problemet e fundit kanë nxjerrë në pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real të administratës publike.

Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kanë marrë 149 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro ose rreth 18 për qind të shpenzimeve buxhetore të vitit 2025. Kjo shumë ishte 108% më e lartë se në vitin 2014./ Monitor/K.M

08:00 SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka/ A do të vijojë të jetë në detyrë?

Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte regjistruar një procedim pas kallëzimit të depozituar nga PD, ndërkohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor administroi informacionin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nis procedurën për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi Ă«shtĂ« regjistruar pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularĂ«ve”, por ende nuk Ă«shtĂ« regjistruar ndonjĂ« emĂ«r si person nĂ«n hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ administroi të mërkurën vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të thelluar të deklarimeve të kryera në formularin e vetëdeklarimit për pastërinë e figurës nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime zyrtare tĂ« KLGJ-sĂ« i bĂ«nĂ« me dije BIRN se aktet e mbĂ«rritura nga Prokuroria e PĂ«rgjithshme, do t’i vendosen nĂ« dispozicion Komisionit tĂ« Zhvillimit tĂ« KarrierĂ«s nĂ« KLGJ, qĂ« do tĂ« hartojĂ« raportin. Ky raport do t’i kalohet mĂ« pas seancĂ«s plenare publike. KLGJ nuk bĂ«ri me dije ndonjĂ« afat tĂ« pĂ«rafĂ«rt se kur do tĂ« pĂ«rfundojĂ« kjo procedurĂ«.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mbajti të fshehtë rezultatin e verifikimit, një burim pranë saj i tha BIRN në kushtet e anonimatit se vendimi i gjykatës greke ndaj Gjokës ishte autentik.

TashmĂ«, KLGj do tĂ« duhet tĂ« shqyrtojĂ« nĂ«se gjetjet e prokurorisĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« kusht ndalimi pĂ«r ushtrimin e funksionit publik, bazuar nĂ« ligjin nr. 138/2015 “PĂ«r garantimin e integritetit tĂ« personave qĂ« zgjidhen, emĂ«rohen ose ushtrojnĂ« funksione publike”.

Akuzat ndaj GjokĂ«s u bĂ«nĂ« publike pasi ajo firmosi masat e sigurisĂ« ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nĂ« lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbĂ«shtetĂ«sit e tij e kanĂ« akuzuar vazhdimisht GjokĂ«n, duke pretenduar se ajo Ă«shtĂ« nĂ« konflikt interesi dhe se ka fshehur tĂ« kaluarĂ«n e saj, pĂ«rfshi dĂ«nimin penal nĂ« Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kĂ«rkoi verifikim tĂ« rastit nga Prokuroria e PĂ«rgjithshme.

Akuzat publike sugjeronin se ajo ishte dëbuar nga Greqia për përdorim të dokumenteve të falsifikuara ose shkelje të rregullave të qëndrimit, një fakt që pretendohet se nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit ish-komisionerja Publike Irena Nino u tërhoq nga ankimi duke bërë që vendimi i konfirmimit në detyrë të mbetej në fuqi./ BIRN/K.M

07:50 Diplomacia, lajkat dhe F-35: Si e bindi Rutte Trumpin të tërhiqej nga marrëveshja për Groenlandën

Last Updated on 22/01/2026 by Klara

Mark Rutte filloi të vepronte menjëherë pas takimit të dështuar më 14 janar në Uashington midis Zëvendëspresidentit të SHBA-së J.D. Vance dhe Ministrave të Jashtëm të Danimarkës, Lars LÞkke Rasmussen, dhe Grenlandës, Vivian Motzfeldt. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s zhvilloi një raund të gjerë konsultimesh, duke përfshirë jo vetëm danezët dhe aleatët evropianë, por edhe Ambasadorin Matthew Whitaker, përfaqësuesin e SHBA-së në NATO.

Negociatat

Rasmussen dhe Motzfeldt i kishin ofruar Vance Greenland-it mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« strehuar sa mĂ« shumĂ« baza ushtarake qĂ« tĂ« konsiderohej e nevojshme . MegjithatĂ«, Vance u kundĂ«rpĂ«rgjigj: “Ne duam ta zotĂ«rojmĂ« ishullin”. KundĂ«rpropozimi i tij ishte: “Me ligj, toka e Greenland-Ă«s nuk Ă«shtĂ« nĂ« shitje ; ne mund t’ju japim njĂ« koncesion shumĂ«vjeçar”. Kjo Ă«shtĂ« ideja që Donald Trump e hodhi poshtĂ« dje nga skena në Davos.

Më 19 janar, Rutte priti Ministrin e Groenlandës Motzfeldt në Bruksel, i shoqëruar këtë herë nga Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Të tre finalizuan një kornizë më të gjerë, një marrëveshje që do të përfshinte ndërhyrjen e vendeve të gatshme për të forcuar sigurinë ushtarake në dhe përreth Groenlandës. Pasi të dy u larguan, Rutte telefonoi Trumpin. Ai i ofroi atij jo aq shumë një formulë përfundimtare sesa një kornizë: të gjithë aleatët do të pranonin lidershipin amerikan në rajon. Dhe, duke zgjuar interesin e presidentit, ai shtoi se partnerët ishin të gatshëm të shpenzonin më shumë në Arktik, duke blerë pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë bisedës, Rutte citon shembullin e Danimarkës, tashmë një kliente besnike e Lockheed Martin për avionët e saj F-35. Trump kufizohet në një përgjigje të ngurta. Këto nuk janë qartësisht të vetmet kontakte me Shtëpinë e Bardhë. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer po mobilizohen gjithashtu.

Trump: “Kemi njĂ« marrĂ«veshje kornizĂ«.” Detajet mbeten.

MĂ« 20 janar, Rutte ua paraqiti arsyetimin pĂ«r kĂ«tĂ« operacion ambasadorĂ«ve tĂ« 32 vendeve anĂ«tare, tĂ« cilĂ«t u takuan nĂ« KĂ«shillin e Atlantikut tĂ« Veriut nĂ« Bruksel. Sekretari propozoi vazhdimin e diskutimeve brenda “grupit tĂ« punĂ«s” tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, DanimarkĂ«s dhe GroenlandĂ«s  i vetmi rezultat i samitit me Vance. Ky sugjerim u mirĂ«prit nga danezĂ«t dhe anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« shquar tĂ« kĂ«shillit, pĂ«rfshirĂ« britanikĂ«t. MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, qasja e Rutte mori dritĂ«n jeshile nga amerikani Whitaker.

Sigurisht, nevojitej vula e miratimit tĂ« Trump. NĂ« takimin dypalĂ«sh tĂ« djeshĂ«m, Rutte shfaqi tĂ« gjitha lajkat qĂ« ka demonstruar tashmĂ«. “Kemi njĂ« marrĂ«veshje kornizĂ« “, tha presidenti amerikan. Tani do tĂ« shohim detajet, tĂ« paqarta si gjithmonĂ«. Çështja e pronĂ«sisĂ« territoriale mbetet qendrore. Disa sugjerojnĂ« modelin e Guantanamos, bazĂ«n detare tĂ« dhĂ«nĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara nga qeveria kubane me njĂ« kredi tĂ« pĂ«rhershme nĂ« vitin 1903./K.M

07:40 Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese! Rama: Zgjidhni konfliktin e kompetencave

Last Updated on 22/01/2026 by Klara

Qeveria dhe SPAK do të përballen sot në Gjykatën Kushtetuese për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Seanca në Kushtetuese me relator Sandër Becin do të nisë në orën 10:00, ku do të shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra. Përveç qeverisë, Kushtetuesja ka thirrur në seancë edhe përfaqësues nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, si dhe nga parlamenti e Presidenca si subjekte të interesuara.

Numri 2 i qeverisĂ« aktualisht Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« detyrĂ« pas njĂ« vendimi tĂ« Kushtetueses, deri nĂ« shqyrtimin e plotĂ« tĂ« ankimit tĂ« kryeministrit Rama dhe shpalljes sĂ« vendimit pĂ«rfundimtar nĂ«se do ta ‘lejojë’ ose jo precedentin e krijuar nga GJKKO me pezullimin e njĂ« anĂ«tari qeverie.

Kryeministri Rama iu drejtua Kushtetueses me argumentin se vendimi i GJKKO-së ishte një ndërhyrje brutale të një pushteti si ai gjyqësor, në kompetencat e një pushteti tjetër, si ai ekzekutiv. Ai i kërkon Kushtetueses që të zgjidhë konfliktin e kompetencave GJKKO-Këshilli i Ministrave, pra nëse Gjykata e Posaçme ka ekskluzivitet për të pezulluar nga detyra një anëtar qeverie, duke qenë se propozimin e ministrave Kushtetuta ia njeh si ekskluzivitet Kryeministrit.

Kjo është vetëm një prej pikave të ankimit të Ramës. Pasi të sqarojë mosmarrëveshjen e kompetencave, Qeveria kërkon nga Gjykata shfuqizimin e vendimit të GJKKO për masën ndaj Ballukut, vetëm për pjesën e pezullimit të saj nga detyra e zv. kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi masa tjetër e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit nuk është ankimuar. Në ankim, kryeministri i kërkon Gjykatës Kushtetuese të interpretojë dhe nenin 103 të Kushtetutës, i cili i njeh anëtarit të Qeverisë imunitetin e deputetit.

Nga ana tjetĂ«r GJKKO argumenton se pezullimi i Ballukut nga detyra Ă«shtĂ« i ligjshĂ«m. Gjyqtari Erion Çela argumenton se pĂ«rse Ă«shtĂ« e nevojshme masa e sigurisĂ« ndaj saj duke renditur mes tĂ« tjerave, mundĂ«sinĂ« e ndĂ«rhyrjes dhe ndikimit nĂ« prishjen apo asgjĂ«simin e provave, rrezikun e largimit, apo dhe tĂ« pĂ«rsĂ«ritjes tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s vepĂ«r penale. Masa e pezullimit nga detyra, sipas GJKKO-sĂ«, e respekton Kodin e ProcedurĂ«s Penale, pasi edhe pse “e penguar” pĂ«r qenĂ« nĂ« qeveri, Balluku mund tĂ« vijojĂ« pa probleme aktivitetin e saj si deputete nĂ« Kuvend.

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.

Belinda Balluku është e pandehur për tenderin me vlerë 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe po verifikohen edhe tenderë të tjerë./K.M

07:30 Seanca plenare/ Votohet projektligji pĂ«r “bordin e paqes”

Last Updated on 22/01/2026 by Klara

Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

PĂ«r ditĂ«n e sotme nĂ« rend dite Ă«shtĂ« projektligji “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri, Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”.

Në lidhje me projektligjin do të zhvillohen diskutime dhe pyetje e më pas dhe votimi.

 

Rendi i ditës

 

Në mbështetje të urdhrit nr. 4, datë 21.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,

rendi i ditës është si më poshtë:

1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

2. Projektligji “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ«

Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të

Paqes”.

(Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të

Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për

miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit/K.M

07:20 Kursi i këmbimit valutor, 22 janar 2026

Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83 lekë.

Euro blihet me 96.1 lekë dhe do të shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane blihet me 103.1 lekë dhe shitet me 104.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 109.8 lekë dhe shitet me 110.8 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.1 lekë në blerje dhe me 60.3 lekë në shitje./K.M

13:00 Unë jam neurolog dhe nuk i ha kurrë këto 4 ushqime

Mjekët shpesh këshillojnë të shmangim ushqimet e përpunuara ose ato që përmbajnë shumë sheqer dhe yndyra të ngopura. Kjo është një këshillë e domosdoshme, pasi konsumimi i shpeshtë i tyre rrit rrezikun për sëmundje kronike, përfshirë edhe çrregullime neurologjike si goditja në tru dhe demenca.

MegjithatĂ«, si neurolog, mund t’ju them se ekzistojnĂ« edhe disa ushqime tĂ« tjera, mĂ« pak tĂ« njohura, qĂ« duhen shmangur pĂ«r tĂ« parandaluar probleme serioze neurologjike.

Këto janë katër ushqime që unë nuk i ha kurrë:

1. Ushqime të konservuara me kanaçe të dëmtuara

Nëse një kanaçe është e fryrë, e çarë ose shumë e gërvishtur, kjo duhet të jetë një sinjal alarmi. Mund të jetë shenjë e kontaminimit me botulinum, një bakter që prodhon toksinën e botulizmit.

Toksina botulinike është një nga neurotoksinat më të fuqishme që njeh shkenca. Ajo bllokon çlirimin e një neurotransmetuesi që i mundëson trurit të komunikojë me muskujt. Pasojat mund të përfshijnë paralizë të gjymtyrëve, shikim të turbullt dhe, në raste të rënda, vështirësi të frymëmarrjes. Pa trajtim të menjëhershëm, botulizmi mund të jetë fatal.

Ajo që e bën këtë toksinë veçanërisht të rrezikshme është fakti se nuk mund të zbulohet nga era, shija apo pamja. Për më tepër, ngrohja e ushqimit nuk garanton neutralizimin e saj.

Mbani mend kĂ«tĂ« rregull tĂ« thjeshtĂ«: “Kur ke dyshime, hidhe.”

2. Disa peshq shkëmborë, veçanërisht në zona tropikale

Unë e dua peshkun dhe i inkurajoj pacientët e mi të konsumojnë lloje si salmoni, sardelet dhe trofta, të cilat janë të pasura me omega-3 dhe të ulëta në merkur.

Por këshilloj kujdes me peshqit e mëdhenj tropikalë si barrakuda, grouper, morena, ngjala detare dhe amberjack. Këta peshq mund të përmbajnë ciguatoksinë, veçanërisht në zona me shkëmbinj koralorë.

Kam parë personalisht raste të helmimit nga ciguatera. Simptomat përfshijnë ndjesi të çuditshme të të ftohtit, djegie, mpirje, marramendje dhe madje edhe ëndrra shumë të gjalla. Për shkak se simptomat janë të paqarta, diagnoza shpesh vonohet.

Problemi kryesor Ă«shtĂ« se ciguatoksina Ă«shtĂ« rezistente ndaj nxehtĂ«sisĂ« — pra, gatimi nuk e shkatĂ«rron. Ashtu si toksina botulinike, ajo nuk ka shije apo erĂ«.

Rekomandohet të kufizohet konsumimi i peshqve grabitqarë të mëdhenj, të shmangen pjesë si mëlçia, vezët dhe koka, dhe të tregohet kujdes i veçantë në zona endemike.

3. Mish derri i pagatuar ose i pagatuar dobët

Rreziku këtu është neurocisticerkoza. Neurocisticerkoza është një nga shkaqet kryesore të epilepsisë në mbarë botën. Edhe pse më e rrallë në vendet e zhvilluara, raste janë raportuar edhe në SHBA.

Nëse udhëtoni shpesh ose jetoni në zona me kushte të dobëta sanitare, është thelbësore të gatuani mirë mishin e derrit dhe të mbani higjienë të mirë të duarve.

4. Qumësht i papasterizuar

Pasterizimi i qumështit përfshin trajtimin me nxehtësi për të eliminuar mikroorganizmat e rrezikshëm. Edhe pse procesi ul lehtësisht disa vitamina, ndikimi është minimal.

Qumështi i papasterizuar, është një burim i njohur i baktereve si Listeria, E. coli dhe Salmonella. Studimet tregojnë se konsumimi i tij shkakton rreth 840 herë më shumë sëmundje dhe 45 herë më shumë shtrime në spital krahasuar me qumështin e pasterizuar, edhe pse konsumohet nga një pjesë shumë e vogël e popullsisë.

Fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët janë më të rrezikuarit për pasoja serioze, përfshirë dëmtime të trurit, meningjit, koma, abort spontan dhe madje vdekje.

Kam parë personalisht raste me dëmtime të pakthyeshme neurologjike të shkaktuara nga produkte të papasterizuara.

Pretendimet se qumështi i papasterizuar ul astmën, kancerin apo intolerancën ndaj laktozës nuk mbështeten nga prova shkencore.

Para se tĂ« bĂ«ni ndryshime tĂ« mĂ«dha nĂ« dietĂ«n tuaj, kĂ«shillohuni gjithmonĂ« me njĂ« profesionist shĂ«ndetĂ«sor. ÇelĂ«si Ă«shtĂ« tĂ« jemi mĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r atĂ« qĂ« konsumojmĂ« veçanĂ«risht kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ushqime qĂ« mund tĂ« dĂ«mtojnĂ« trurin./KM

12:50 Theu ‘arrestin shtĂ«piak’ dhe pĂ«rndoqi sh-bashkĂ«jetuesen, arrestohet 39-vjeçari nĂ« LezhĂ«. NĂ« makinĂ« iu gjet dhe


NjĂ« 39-vjeçar u arrestua nga policia e LezhĂ«s, pasi akuzohet se pĂ«rndiqte ish-bashkĂ«jetuesen e tij. NdonĂ«se shtetasi me inicialet A. A., banues nĂ« LezhĂ«, ishte nĂ« ‘arrest shtĂ«piak’, ai e ka thyer atĂ« dhe ka vijuar pĂ«rndjekjen ndaj ish-partneres.

Po ashtu policia sqaroi se gjatë kontrollit, ai mbante në makinë dhe një shufër hekuri.

i cili ishte aktualisht me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, pĂ«r veprĂ«n penale “PĂ«rndjekja”, ndaj sĂ« njĂ«jtĂ«s shtetase qĂ« ishte e pajisur me urdhĂ«r mbrojtjeje ndaj tij.
“Si rezultat, u kap nĂ« ambientet e njĂ« lokali, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. A., 39 vjeç, banues nĂ« LezhĂ«, i cili ishte aktualisht me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, pĂ«r veprĂ«n penale “PĂ«rndjekja”, ndaj sĂ« njĂ«jtĂ«s shtetase qĂ« ishte e pajisur me urdhĂ«r mbrojtjeje ndaj tij.”, tha ai./K.M

12:40 Investimet në ishullin e Sazanit, dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Burimet bëjnë me dije se nuk do të zhvillohet ndonjë takim me përfaqësues të pushtetit lokal./K.M

12:30 Shëndeti mendor i fëmijës suaj është më i rëndësishëm se notat e mira; rezultatet e mira nuk më shërbyen!

Po t’i kthehem pas viteve tĂ« shkollimit, kujtoj qĂ« (si shumĂ« tĂ« tjerĂ«) mĂ« interesonin vetĂ«m rezultatet e mira nĂ« shkollĂ«; ato ishin gjithçka! Kujtoj netĂ«t kur stĂ«rmundohesha vetĂ«m qĂ« tĂ« arrija rezultatin maksimal nĂ« provim, tĂ« nesĂ«rmen! AtĂ«herĂ« dukej se kjo ishte gjĂ«ja e duhur pĂ«r t’u bĂ«rĂ« por sot, unĂ« nuk dua qĂ« im bir tĂ« sforcohet aq shumĂ«, nĂ« moshĂ«n e tij. Mund t’iu duket e çuditshme por lermĂ«ni ta shpjegoj mendimin tim


1. Askush, nĂ« gjithĂ« vitet qĂ« erdhĂ«n mĂ« pas, nuk mĂ« ka pyetur ndonjĂ«herĂ« pĂ«r rezultatet qĂ« kam arritur nĂ« shkollĂ«. As punĂ«dhĂ«nĂ«sit nuk mĂ« kanĂ« kĂ«rkuar rezultatet e universitetit. GjithĂ« çfarĂ« vlente pĂ«r t’u plotĂ«suar ishte kutia e ‘pĂ«rvojĂ«s nĂ« punë’.

2. Kam harruar gjithçka që kam mësuar në shkollë.

E vija re qĂ« atĂ«herĂ« se harroja gjithçka qĂ« kisha mĂ«suar, menjĂ«herĂ« pas provimit. Kur nisa tĂ« punoj kuptova qĂ« nuk kujtoja asgjĂ« nga ato qĂ« kisha mĂ«suar nĂ« shkollĂ« dhe, mbi tĂ« gjitha, asgjĂ« prej tyre nuk mĂ« duhej! PĂ«rveç tĂ« tjerash pata edhe njĂ« dilemĂ« tĂ« madhe meveten; nuk po dija ku t’i aplikoja gjithĂ« gjĂ«rat qĂ« kisha mĂ«suar. Siç u kuptua mĂ« vonĂ«, vitet e studimit nuk mĂ« dhanĂ« asnjĂ« pĂ«rparĂ«si; nuk isha as mĂ« e mirĂ« e as mĂ« e zonja se njerĂ«zit mĂ« pak tĂ« shkolluar.

3. Përpjekja për rezultate maksimale më dëmtoi shëndetin

Disa njerĂ«z mund t’i kapin gjĂ«rat nĂ« ajĂ«r por unĂ« nuk jam njĂ« prej tyre! QĂ« t’i fiksoja leksionet mĂ« duhej tĂ« studioja shumĂ«. NĂ« kohĂ«n e provimeve studioja 12-15 orĂ« nĂ« ditĂ«. Ende mĂ« kujtohet se si mĂ« zinte gjumi gjatĂ« leksioneve apo nĂ« mjetet e transportit publik, prej lodhjes. PĂ«r shkak tĂ« lodhjes produktiviteti im ra. Tani qĂ« i mendoj kĂ«to gjĂ«ra habitem me veten dhe teknikat e mia tĂ« studimit! Jam e sigurtĂ« qĂ« nĂ«se do tĂ« kthehesha pas, nuk do tĂ« bĂ«ja mĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«!

4. Nuk kisha kohë për njerëzit

Në universitet kisha mjaft mundësi për të krijuar marrëdhënie me njerëzit por isha tepër e zënë për ta bërë këtë gjë. Studimet rrëmbenin të gjithë kohën që kisha dhe nuk më mbetej kohë për jetën private. Humba mundësinë më të mirë për të krijuar miqtë që nuk kam ku I gjej më! Sot, shumë vite më vonë, kam vënë re që të gjithë studentët e shkathët e të socializuar, jo aq të përkushtuar pas studimeve, janë sot njerëz të rëndësishëm e me ndikim në shoqëri.

Këto janë këshillat që kam sot për fëmijët e mi, kur të nisin shkollën:

-Ndryshimi midis vlerësimit me A apo B është kaq I pandjeshëm sa që nuk duhet të ndikojë në cilësinë e jetës!

-Janë aftësitë e tua ato që do të ndihmojnë për të paguar faturat dhe jo rezultatet e shkollës.

-Një diplomë prestigjoze nuk do të të ndihmojë të kesh përparësi në jetë por miqtë me influencë, po!

-Mos bëj gjëra për të cilat mendon se janë të pakuptimta!

-Mos u mundo të përmbushësh pritshmëritë e të tjerëve!/KM

12:20 VIDEO/ Mourinho hedh pas polemikat e të shkuarës: A dua të jem trajneri i Juventusit? Sigurisht që po

Në konferencën para ndeshjes kundër Juventusit, trajneri i Benficas, Jose Mourinho tha se në një të ardhme nuk e përjashton mundësinë që të ulet në stolin e bardhezinjve, paçka polemikave që ka pasur thuajse 16 vite më parë kur portugezi drejtonte Interin dhe fitonte tripletën e famshme të ngulitur mirë në historinë e zikaltërve.

“PĂ«r mua Ă«shtĂ« surprizĂ« kur trajnerĂ« qĂ« nuk kanĂ« asnjĂ« arritje, pa histori, vendosen nĂ« krye tĂ« skuadrave tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«. PĂ«r mua kjo Ă«shtĂ« njĂ« surprizĂ« e vĂ«rtetĂ«.

Për mua, kur Milani merr Max (Allegrin), kur Juventusi merr Lucianon (Spallettin) apo kur Roma merr Gasperinin, kjo nuk është një surprizë për mua. Surprizë është kur njerëz që nuk kanë treguar asgjë marrin skuadra të përmasave të mëdha.

A doni tĂ« trajnoni Juventusin njĂ« ditĂ«? Sigurisht”, tha pa dyshime 62-vjeçari Jose Mourinho.

Sot në orën 21:00 në Torino luhet sfida mes Juventusit dhe Benficas,e vlefshme për raundin e shtatë të fazës së ligës në Champions League./K.M

12:10 Fyeu Adriatik Lapajn, GJKKO dënon me 300 mijë lekë gjobë Agron Shehajn

Gjykata e Posaçme dĂ«noi kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« me 300 mijĂ« lekĂ« (tĂ« reja) gjobĂ« Agron Shehajn, kreun e partisĂ« “MundĂ«sia”. DĂ«nimi u vendos pĂ«r fyerjen e kreut tĂ« ‘ShqipĂ«ria BĂ«het’ Adriatik Lapaj, ndĂ«rsa u shpall i pafajshĂ«m pĂ«r ‘shpifje’.

Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që ky i fundit bëri duke pretenduar për lidhje të Lapajt me eksponentë të botës së krimit.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrĂ« 45 milionĂ« lekĂ« nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« pastruar paratĂ« e grupit kriminal të  “Çopjave”.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë./K.M

❌