❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dyshohet për cenim të lirisë së votimit dhe kanosje në Mitrovicë të Veriut



Dy qytetarë kanë raportuar në polici një rast të dyshuar të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes, që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Mitrovicë të Veriut.

Sipas informatave zyrtare, ankuesit kanë deklaruar se në intervalin kohor nga ora 18:55 deri në ora 18:59 të datës 27.12.2025 janë përballur me ushtrim presioni ndaj tyre, në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.

"Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare", thuhet në raportin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Lidhur me rastin, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Policia ka bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit dhe garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, grabiten armë, stoli ari dhe para të gatshme



Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të shtunën rreth orës 18:05 në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi banimi dhe kanë vjedhur armë, stoli ari dhe para të gatshme.

Sipas informatave të para, nga shtëpia janë marrë një armë e gjatë, një armë gjuetie, një sasi stoli ari si dhe para kesh, ndërsa pronarit i është shkaktuar dëm material.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes apo vlerën e dëmit të shkaktuar.

Autoritetet u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ«, nĂ«se kanĂ« informacione qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« zbardhjen e rastit, t’i raportojnĂ« ato nĂ« stacionet policore pĂ«rkatĂ«se. /Telegrafi/

Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet për trajtim mjekësor



NjĂ« rast i vrasjes nĂ« tentativĂ« Ă«shtĂ« raportuar mbrĂ«mjen e sĂ« premtes nĂ« Sheshin “Ibrahim Rugova” nĂ« PrishtinĂ«.

Sipas informatave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku një mashkull është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

I dyshuari për rastin ndodhet në arrati dhe njësitë policore janë në kërkim të tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Musliu: Lista Serbe po fton simpatizantët që të grumbullohen para zyrave të saj



Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Lista Serbe ka shkelur hapur Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e heshtjes zgjedhore.

Sipas Musliut, pas një fushate të ashpër kundër partive të tjera që përfaqësojnë komunitetin serb, e cila sipas tij është zhvilluar nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe strukturave të lidhura me Milan Radojçiqin, sot në Mitrovicën e Veriut po vërehen shkelje serioze të ligjit zgjedhor.

Ai ka theksuar se Rregullorja Zgjedhore Nr. 07/2024, konkretisht Neni 8, përcakton qartë veprimet e ndaluara gjatë heshtjes zgjedhore.

Sipas këtij neni, nga momenti i hapjes së qendrave të votimit deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohet mbajtja e takimeve me qëllim fushate apo grumbullimi i zyrtarëve dhe simpatizantëve në afërsi të qendrave të votimit.

“Lista Serbe po fton simpatizantĂ«t qĂ« tĂ« grumbullohen para zyrave tĂ« saj nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut dhe nĂ« komuna tĂ« tjera, pikĂ«risht nĂ« ditĂ«n kur kanĂ« filluar votimet dhe kur heshtja zgjedhore Ă«shtĂ« zyrtarisht nĂ« fuqi”, ka deklaruar Musliu.

Sipas tij, këto veprime përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores zgjedhore dhe kërkojnë reagim institucional.

Ai ka bërë thirrje që institucionet relevante, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, të ndërmarrin masa ligjore ndaj këtyre shkeljeve.

Musliu ka rikujtuar gjithashtu se Lista Serbe edhe gjatë fushatës zgjedhore është ndëshkuar financiarisht, duke u dënuar me 30 mijë euro, pas një ankese të paraqitur nga një subjekt tjetër politik serb në veri të vendit për shkelje të ligjit. /Telegrafi/




Zgjedhjet sot, Policia me plan operativ për mbarëvajtjen e tyre



Policia e KosovĂ«s me qĂ«llim tĂ« mbarĂ«vajtjes sĂ« ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve ka hartuar dhe Ă«shtĂ« nĂ« zbatim tĂ« urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s’.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi i parë është mbajtur me drejtorë rajonal dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional.

Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha foli rreth përgatitjeve të deritashme, rreth angazhimeve policore në procesin zgjedhor (fushatë), në aspektin e sigurisë.

Ndër të tjera, pos angazhimeve konkrete nga zyrtarë policorë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor në aspekt të sigurisë, nga drejtori Hoxha, u kërkua nga të gjithë menaxherët rajonal e ata qendrorë mbikëqyrje dhe porosi konkrete që policia të kryej edhe këtë aktivitet, angazhim me profesionalizëm e integritet sa më të lartë.

Policia e Kosovës tutje u tha se në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e përkushtuar në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme, me qëllim të garantimit të ushtrimit të lirë dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët.

Me këtë rast, Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com apo në stacionet policore më të afërta. /Telegrafi/

​Plagoset me armĂ« zjarri njĂ« person nĂ« SuharekĂ«



Sot rreth orës 11:40 është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi.

“I plagosuri Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« EmergjencĂ«n e SuharekĂ«s. NjĂ«sitet policore, menjĂ«herĂ« pas pranimit tĂ« informatĂ«s, i janĂ« pĂ«rgjigjur rastit dhe janĂ« duke vepruar nĂ« bashkĂ«rendim me Prokurorin e Shtetit, nĂ« pĂ«rputhje me procedurat standarde policore”, ka thĂ«nĂ« ai.

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Miran Hajra”, nĂ« jug tĂ« MitrovicĂ«s, mĂ« 26.12.2025

“Raportohet se Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se, ndĂ«rsa ekipi mjekĂ«sor ka konstatuar vdekjen e viktimĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave në Lipjan përleshen dy gra



Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy gra.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:47.

“Lipjan 26.12.2025-20:47. Raportohet se nĂ« QendrĂ«n pĂ«r Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janĂ« pĂ«rleshur fizikisht dy tĂ« dyshuara femra kosovare”, thuhet nĂ« raport.

Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Grabitje nĂ« ÇagllavicĂ«, njĂ« person raportoi se u kĂ«rcĂ«nua me armĂ« dhe iu morĂ«n paratĂ«




Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur njĂ« rast tĂ« grabitjes nĂ« rrugĂ«n ÇagllavicĂ«-LlapnasellĂ«.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash.

“Rr. ÇagllavicĂ«-LlapnasellĂ« 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenĂ« duke punuar nĂ« vendin e tij tĂ« punĂ«s-recepsionist, ka shkuar njĂ« person i panjohur i maskuar dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e armĂ«s i ka grabitur njĂ« shumĂ« parash”, thuhet nĂ« raport.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në hetim. /Telegrafi/

Policia e Kosovës prezanton planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve



Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policia e Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ për procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi i parë është zhvilluar me drejtorët rajonalë dhe drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe institucione të tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare. Ata janë njoftuar mbi përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në aspektin e sigurisë dhe koordinimit ndërinstitucional.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka folur për përgatitjet e deritashme dhe angazhimet policore gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar aspektin e sigurisë. Ai ka potencuar se procesi deri më tani ka qenë i qetë dhe pa incidente.

Po ashtu, drejtori Hoxha ka kërkuar nga të gjithë menaxherët rajonalë dhe qendrorë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe udhëzime konkrete, në mënyrë që angazhimi policor në këtë proces të realizohet me nivel sa më të lartë profesionalizmi dhe integriteti.

Më pas, nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional është shpalosur urdhri operativ, duke u prezantuar detyrat, angazhimet, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda strukturës policore dhe me institucionet tjera relevante.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e përkushtuar në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme, me qëllim të garantimit të ushtrimit të lirë dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët.

Me këtë rast, Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që lidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com, apo në stacionet policore më të afërta.

Emanuel Bajra: Fondi në Trustin pensional prej gati 4 miliardë eurosh mbetet stabil



Pavarësisht pasigurive dhe luhatjeve në tregjet financiare globale, Trusti Pensional i Kosovës pritet ta mbyllë vitin 2025 në pozitivisht.

KĂ«shtu ka deklaruar Emanuel Bajra, kryesues i Bordit tĂ« Trustit, nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, duke theksuar se fondi Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r t’i pĂ«rballuar pikĂ«risht periudhat e paqĂ«ndrueshme nĂ« tregje.

Bajra sqaroi se fondi pensional nuk duhet parë si investim afatshkurtër dhe se rëniet ditore apo mujore nuk e përcaktojnë të ardhmen financiare të kontribuuesve.



“Fondi pensional nuk Ă«shtĂ« investim pĂ«r sot e nesĂ«r. ËshtĂ« investim pĂ«r pensionimin. Luhatjet e sotme nuk e rrezikojnĂ« tĂ« ardhmen e kontribuuesve”, tha ai shkruan Telegrafi.

Sipas BajrĂ«s, gjatĂ« vitit 2025 Trusti Ă«shtĂ« pĂ«rballur me disa luhatje nĂ« tregje, por falĂ« menaxhimit aktiv dhe diversifikimit tĂ« investimeve ka arritur t’i absorbojĂ« goditjet pa rrezikuar stabilitetin e fondit.

“Ne i kemi pĂ«rballuar luhatjet shumĂ« mirĂ«. Kemi alokuar dhe rialokuar kapitalin aty ku kemi parĂ« rĂ«nie dhe aty ku kemi parĂ« mundĂ«si pĂ«r kthim”, theksoi Bajra.

- YouTube www.youtube.com

Ai shtoi se strategjia e investimeve është ndërtuar mbi parimin e sigurisë maksimale për kontribuuesit, duke mos e ekspozuar fondin ndaj rrezikut të panevojshëm, por duke shfrytëzuar mundësitë që krijohen në tregjet globale.

“Natyra e fondeve pensionale nuk Ă«shtĂ« si e investitorĂ«ve privatĂ«. Ajo kĂ«rkon durim dhe planifikim afatgjatĂ«â€, u shpreh ai.

Bajra theksoi se Trusti ka investuar në mënyrë të diversifikuar, përfshirë edhe në sektorin e mbrojtjes, me qëllim të ruajtjes së vlerës dhe rritjes graduale të kthimit.

Në fund, Bajra e cilësoi fondin pensional të Kosovës si një arritje institucionale, duke vënë në pah disiplinën e kontribuuesve dhe menaxhimin profesional ndër vite.

“Kosova sot ka njĂ« fond pensional gati katĂ«r miliardĂ« eurosh. Kjo Ă«shtĂ« storie suksesi dhe meritĂ« e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, pĂ«rfundoi Bajra./Telegrafi/.

​NesĂ«r votohet nĂ« 29 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike tĂ« KosovĂ«s nĂ« 18 shtete



Më 27 dhjetor do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme të botës.

Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll, e cila do të jetë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues, raporton KosovaPress.

Pas TurqisĂ«, votimi do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« 15 shtete tĂ« EvropĂ«s, ku janĂ« tĂ« regjistruar gjithsej 17 mijĂ« e 761 votues, pĂ«rfshirĂ« GjermaninĂ«, ZvicrĂ«n, MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, FrancĂ«n, BelgjikĂ«n, NorvegjinĂ«, AustrinĂ«, SuedinĂ«, SlloveninĂ«, DanimarkĂ«n, ItalinĂ«, KroacinĂ«, HolandĂ«n, RepublikĂ«n Çeke dhe HungarinĂ«.

Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin amerikan, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë qëllim, do të hapen përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për KosovaPress se për votimin në përfaqësi diplomatike janë organizuar gjithsej 40 vendvotime.

“MĂ« 27 dhjetor, procesi i votimit nĂ« zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s do tĂ« zhvillohet nĂ« 16 ambasada dhe 13 konsullata, tĂ« vendosura nĂ« 18 shtete tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s. Nga 77,086 votuesit jashtĂ« KosovĂ«s, tĂ« drejtĂ« vote nĂ« kĂ«to pĂ«rfaqĂ«si diplomatike kanĂ« vetĂ«m 19,187 shtetas tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« regjistruar paraprakisht dhe kanĂ« pĂ«rzgjedhur votimin fizik nĂ« kĂ«to 29 misione. Materialet zgjedhore janĂ« dĂ«rguar nĂ« kĂ«to pĂ«rfaqĂ«si dhe ato janĂ« gati pĂ«r votuesit”, tha Elezi.

Ai ka bërë të ditur se në të njëjtën kohë kur përfundon votimi në përfaqësi diplomatike, do të përmbyllet edhe procesi i votimit përmes postës, i cili ka nisur rreth dy javë më parë dhe të gjitha votat e grumbulluara do të dërgohen në Kosovë për numërim.

“Para ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve nĂ« KosovĂ« do tĂ« pĂ«rfundojĂ« edhe votimi jashtĂ« vendit pĂ«r rreth 57 mijĂ« e 899 votuesit e regjistruar pĂ«r tĂ« votuar pĂ«rmes postĂ«s, proces i cili ka nisur mĂ« 16 dhjetor. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta votues, kanĂ« pasur kohĂ« 12 ditĂ« qĂ« pakon me fletĂ«votim, tĂ« cilĂ«n e kanĂ« pranuar nga KQZ, ta dĂ«rgojnĂ« nĂ« ndonjĂ«rĂ«n nga kutitĂ« postare tĂ« hapura nĂ« 23 shtete tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s, pĂ«rfshirĂ« dhe KosovĂ«n. FletĂ«votimet qĂ« i takojnĂ« votimit nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike dhe votimit me postĂ«, do tĂ« tĂ«rhiqen dhe numĂ«rimi i tyre do tĂ« bĂ«het nĂ« KosovĂ«â€, tha Elezi.

Sipas tij, është detyrim ligjor i KQZ-së që të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkaq, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, mbesin në listën e votuesve brenda Kosovës dhe mund të votojnë në vendvotimin e tyre, nëse ndodhen fizikisht në Kosovë në ditën e zgjedhjeve.

Trajnim sfidues në xhunglën e Belizes, pjesëtarët e FSK-së kthehen me aftësi të avancuara operative në kushte ekstreme



Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot kontingjentin e pjesëtarëve të Operacioneve Speciale që përfunduan me sukses trajnimin intensiv në xhunglat tropikale të Belize, në bashkëpunim me njësitë Parashutiste të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Trajnimi, pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme.

Gjatë qëndrimit në xhungla, trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër dhe lodhje të vazhdueshme, duke testuar çdo aspekt të përgatitjes fizike dhe mendore.

Komandanti Jashari i përgëzoi pjesëtarët për performancën e treguar, duke theksuar rëndësinë e disiplinës, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit në operacione të tilla,

“Ky trajnim sfidues dĂ«shmon profesionalizmin dhe vendosmĂ«rinĂ« e pjesĂ«tarĂ«ve tanĂ«, si dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« çdo mjedis operacional”, tha Jashari.

Sipas FSK-së, stërvitja e realizuar në Belize përforcoi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përgatitjen e njësive për sfida të ndryshme operative, duke kontribuar në avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mjedise të vështira. /Telegrafi/


Inspektorati Policor publikon bilancin e vitit, mbi 100 kallëzime penale dhe 129 rekomandime për suspendim



Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka përmbyllur vitin 2025 me një aktivitet të lartë në monitorimin dhe mbikëqyrjen e punës së Policisë së Kosovës, duke u përqendruar në forcimin e integritetit dhe transparencës së shërbimit policor.

Sipas të dhënave të publikuara nga IPK, deri më 26 dhjetor, janë pranuar dhe menaxhuar gjithsej 2,480 ankesa nga qytetarët. Nga këto, 1,753 janë trajtuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për hetime të mëtejshme në Drejtorinë për Hetime të Brendshme, ndërsa 717 ankesa janë shqyrtuar për dyshimin e veprimtarisë penale.

Drejtori i IPK-sĂ« theksoi se: “Krahasuar me vitin 2024, kemi pranuar mbi 20% mĂ« shumĂ« ankesa, gjĂ« qĂ« tregon fuqizimin e besueshmĂ«risĂ« sĂ« qytetarĂ«ve nĂ« institucionin tonĂ« dhe transparencĂ«n qĂ« ne ofrojmĂ« nĂ« menaxhimin e çështjeve tĂ« policisĂ«â€.

Gjatë vitit, IPK ka ndërmarrë një sërë veprimesh konkrete, duke përfshirë 47 arrestime (41 punonjës të PK-së dhe 6 qytetarë), 129 rekomandime për suspendim, 2 rekomandime për transfer, si dhe dorëzimin e 110 kallëzimeve penale dhe 36 raporteve të veçanta në prokurori.

IPK ka raportuar se veprat penale më të shpeshta të trajtuara këtë vit përfshijnë keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, keqpërdorim të autoritetit zyrtar, rrezikim të trafikut publik, lëndim të lehtë trupor dhe kanosje.

Gjithashtu, gjatĂ« vitit janĂ« realizuar 12 inspektime – pesĂ« tĂ« rregullta dhe shtatĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme – nga tĂ« cilat janĂ« dhĂ«nĂ« 76 rekomandime pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e performancĂ«s policore. Inspektimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« menaxhimin e punĂ«simeve dytĂ«sore, reagimin ndaj thirrjeve tĂ« qytetarĂ«ve, pĂ«rdorimin e teknologjisĂ« nĂ« trafik, administrimin e automjeteve tĂ« sekuestruara dhe trajtimin e rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje dhe trafikimit me narkotikĂ«.

IPK ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe institucionet lokale e ndërkombëtare, duke u përfshirë në partneritete rajonale dhe ndërkombëtare si Partneriteti Evropian Kundër Korrupsionit (EPAC), si dhe duke marrë pjesë në konferenca dhe punëtori të specializuara.

NĂ« njĂ« prononcim zyrtar, drejtori i IPK-sĂ« shtoi: “FalĂ«nderim qytetarĂ«ve pĂ«r bashkĂ«punimin. Ne mbetemi tĂ« pĂ«rkushtuar nĂ« adresimin e shqetĂ«simeve tĂ« qytetarĂ«ve dhe nĂ« zhvillimin e njĂ« shĂ«rbimi policor me integritet tĂ« lartĂ« profesional dhe standarde evropiane”.

Raporti i plotë vjetor i IPK-së për vitin 2025 do të publikohet së shpejti, duke ofruar detaje shtesë mbi aktivitetet, inspektimet dhe masat e ndërmarra gjatë gjithë vitit. /Telegrafi/


Mesazhe të rreme në telefon, Posta e Kosovës u bën apel qytetarëve të mos bien pre e mashtrimit



Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se persona të panjohur po dërgojnë mesazhe në telefon, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës.

Posta me këtë rast u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e këtij mashtrimi.

“Persona tĂ« panjohur po dĂ«rgojnĂ« mesazhe SMS qytetarĂ«ve, duke u paraqitur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme nĂ« emĂ«r tĂ« PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s. MenjĂ«herĂ« pas identifikimit tĂ« kĂ«tij rasti, Posta e KosovĂ«s ka njoftuar organet kompetente dhe Ă«shtĂ« duke bashkĂ«punuar ngushtĂ« me to pĂ«r adresimin e kĂ«saj çështjeje”, thuhet nĂ« njoftim.

Posta e Kosovës bën të ditur se komunikon vetëm përmes kanaleve zyrtare, si në vijim: ueb-faqe: www.postakosoves.com, facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/, Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/, LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221 631 | 045 851 001.

“U bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« mos klikojnĂ« asnjĂ« lidhje (link) tĂ« dĂ«rguar pĂ«rmes kĂ«tyre mesazheve mashtruese dhe tĂ« mos bashkĂ«punojnĂ« me numra apo kontakte qĂ« nuk janĂ« zyrtare. NĂ« asnjĂ« rrethanĂ«, Posta e KosovĂ«s nuk kĂ«rkon tĂ« dhĂ«na personale apo informacione bankare pĂ«rmes SMS-ve apo kanaleve jozyrtare.

Raste tĂ« ngjashme janĂ« evidentuar edhe nĂ« administrata postare tĂ« vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonit”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren



Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, gjatë vazhdimit të mbledhjes së tij të 357-të.

Vendimi është marrë bazuar në propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, duke vlerësuar përvojën profesionale, angazhimin dhe kontributin e deritanishëm të gjyqtares Bajrami në sistemin gjyqësor.

Sipas njoftimit të KGJK-së, mandati i nënkryetares përkon me mandatin e kryetares së gjykatës dhe fillon më 26 dhjetor 2025.

Emërimi i Diora Bajramit në këtë detyrë synon forcimin e funksionimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve gjyqësore për qytetarët, duke garantuar një qasje më të përgjegjshme dhe profesionale ndaj drejtësisë. /Telegrafi/


Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026-ta pritet të jetë edhe më 'i nxehtë'



Viti 2025 ka shĂ«nuar njĂ« ndryshim tĂ« thellĂ« nĂ« rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanĂ«risht pas rikthimit tĂ« Donald Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« si president i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. KĂ«shtu tha nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, i cili vlerĂ«son se nuk ka pasur vetĂ«m ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike.

“Me ardhjen e presidentit Trump, u ndryshua doktrina politike dhe ekonomike e Shteteve tĂ« Bashkuara. Brenda njĂ« kohe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r u nĂ«nshkruan qindra urdhra ekzekutivĂ« qĂ« krijuan perceptimin e njĂ« Amerike qĂ« po ndryshon rrĂ«njĂ«sisht”, tha Bajra, shkruan Telegrafi.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, këto zhvillime janë reflektuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet transatlantike dhe në fragmentimin e tregut evropian, i cili mbetet tregu më i madh dhe më i lakmueshëm konsumator në botë.

“AmerikĂ«s nuk i konvenon njĂ« EvropĂ« e bashkuar si njĂ«si e vetme tregtare. Kostoja e rikthimit tĂ« AmerikĂ«s si superfuqi e vetme po paguhet kryesisht nga Evropa”, theksoi ai.

Katër luhatjet kryesore në tregjet globale financiare gjatë 2025-së

Bajra thotë se kanë ndodhur katër luhatje të mëdha që kanë goditur tregjet financiare globale gjatë vitit 2025, me theks të veçantë në sektorin teknologjik dhe politikat tarifore amerikane.

“Kemi pasur katĂ«r luhatje serioze nĂ« tregjet globale. Ato erdhĂ«n si kombinim i gjeopolitikĂ«s, tarifave amerikane dhe goditjes sĂ« sektorit tĂ« teknologjisĂ«â€, shpjegoi ai.

Emanuel Bajra me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu n\u00eb "Perballje Podcast" Foto: Floriana Alija

Sipas tij, rënia e besimit në kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa shkaktuar kolaps sistemik.

“InvestitorĂ«t reagojnĂ« shumĂ« shpejt. Kur kapitali tĂ«rhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanĂ« treguar rikuperim gradual”, tha Bajra nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

2026- vit më i nxehtë dhe pritjet për Trustin Pensional të Kosovës

Duke folur për vitin 2026, Bajra paralajmëron se pritet të jetë edhe më i tensionuar, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe në tregjet financiare, për shkak të konsolidimit të pushtetit të Trumpit dhe vendimeve ekonomike që priten nga administrata amerikane.

“Viti 2026 do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i nxehtĂ«. Amerika Ă«shtĂ« superfuqi dhe çdo vendim i saj reflektohet globalisht”, tha ai.

Sa i përket Trustit Pensional të Kosovës, ku Bajra është kryesues i bordit, thotë se pavarësisht luhatjeve të tregut, fondi mbetet stabil dhe me kthim pozitiv.

“Fondi pensional nuk Ă«shtĂ« investim pĂ«r sot e nesĂ«r. ËshtĂ« investim pĂ«r pensionimin. Luhatjet afatshkurtra nuk e rrezikojnĂ« tĂ« ardhmen e kontribuuesve”, theksoi ai.

Sipas Bajrës, viti 2025 pritet të mbyllet pozitivisht për fondin, ndërsa diversifikimi i investimeve dhe menaxhimi profesional kanë garantuar siguri dhe rritje afatgjatë.

“Kosova ka njĂ« fond pensional gati katĂ«r miliardĂ« eurosh. Kjo Ă«shtĂ« storie suksesi dhe meritĂ« e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, pĂ«rfundoi Bajra. /Telegrafi/

Sulmohet polici në Gjilan pasi shqiptoi në tiketë për kundërvajtje



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “NĂ«na TerezĂ«â€ nĂ« Gjilan, tĂ« enjten nĂ« ora 10:15.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« nĂ« shenjĂ« revolte pĂ«r shqiptimin e njĂ« tikete pĂ«r kundĂ«rvajtje nĂ« trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarĂ«t policorĂ«â€, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova



NĂ« mbrĂ«mjen festive tĂ« 25 dhjetorit, Presidenti i FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar nĂ« emisionin “MirĂ«mbrĂ«ma yje”, tĂ« moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi njĂ« intervistĂ« tĂ« gjerĂ« dhe tĂ« veçantĂ«.

Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

Duka u pyet gjithashtu për kombëtaren e Kosovës, e cila sipas tij ka një skuadër të mirë, por jo më të mirë se kombëtarja e Shqipërisë.

“ÇfarĂ« tĂ« bĂ«n tĂ« ndjesh “pĂ«rfaqĂ«suesja e KosovĂ«s“ – Ka njĂ« skuadĂ«r tĂ« mirĂ«. NjĂ« pjesĂ« e tyre ka luajtur edhe pĂ«r KombĂ«taren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Duka.

“ShqipĂ«ria apo Kosova? Ne jemi mĂ« tĂ« mirĂ« se Kosova. Por Kosova ka futbollistĂ« tĂ« mirĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« play-off. NĂ« njĂ« histori kaq tĂ« shkurtĂ«r, me kaq pak eksperiencĂ« tĂ« shkosh nĂ« play-off Ă«shtĂ« njĂ« sukses i madh dhe Ă«shtĂ« njĂ« moment qĂ« duhet ta jetojnĂ« dhe tĂ« vazhdojnĂ« ta synojnĂ« BotĂ«rorin”, pĂ«rfundoi i pari i FSHF-sĂ«. /Telegrafi/

Aktakuzë ndaj një zyrtari doganor, dyshohet se lejoi kalimin pa kontroll të një automjeti komercial, gjersa kishte mallra në vlerë mbi 11 mijë euro



Prokuroria Themelore nĂ« Prizren, Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r tĂ« pandehurit I.K., pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar mirĂ« se i njĂ«jti ka kryer veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.

“I njĂ«jti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore pĂ«r kontroll tĂ« automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll tĂ« njĂ« automjeti komercial tĂ« tipit ‘Mercedes Sprinter’, tĂ« cilin e drejtonte A.K., tĂ« cilin e ka regjistruar nĂ« sistem si tĂ« zbrazĂ«t”, thuhet nĂ« njoftim.

I njëjti dyshohet se pas kalimit të pikës kufitare, automjeti është ndaluar nga njësia për antikontrabandë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ishte i ngarkuar me mallra komerciale në vlerë prej 11,457.60 euro.

Pas kryerjes sĂ« ekspertizĂ«s financiare, ka rezultuar se i njĂ«jti, buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s i ka shkaktuar dĂ«m material nĂ« shumĂ« prej 3,414.36 €.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes sĂ« aktakuzĂ«s, i ka propozuar gjykatĂ«s qĂ« pas mbajtjes sĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor, administrimit tĂ« provave dhe vlerĂ«simit tĂ« tyre, i pandehuri i lartcekur pĂ«r veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet tĂ« shpallet fajtor dhe tĂ« dĂ«nohet sipas ligjit, po ashtu pĂ«rveç dĂ«nimit kryesor t’i shqiptohet dĂ«nimi plotĂ«sues ndalimi i ushtrimit tĂ« funksioneve nĂ« administratĂ«n publike ose shĂ«rbimin publik. /Telegrafi/

❌