❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarĂ«t e BashkisĂ« TiranĂ«

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Apelit tĂ« Posaçëm pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zbutur masat e sigurisĂ« pĂ«r ish-zyrtarĂ«t e BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r Eglantina Zere, Enkeljeda Qyta, Bruna Koçi, Ridvoja Baxha si edhe Kristo Zhulati, tĂ« cilĂ« akuzoheshin pĂ«r “Shkelje tĂ« barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”.

Për Eglantina Zere, është vendosur shërbim për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Rivjola Baxhau, vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë.

Ndërsa për shtetasen Enkelejda Qyta, gjithashtu u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

PĂ«r Bruno Koçin, urdhĂ«rohet t’iu pĂ«rgjigjet thirrjeve e kĂ«rkesave tĂ« organeve pĂ«r mbikĂ«qyrjen e provĂ«s

Dhe në fund edhe për Kristo Zhulatin, u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjatë hetimeve, theksojmë se SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish ndaj këtyre ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale, mbi ankimet e të pandehurve Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, Eglantina Zere ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

1. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurĂ«s E.Z. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, kryer nĂ« bashkĂ«punim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve tĂ« bĂ«ra me ligjin Nr.43/2021) dhe dĂ«nimin e saj me 9 muaj burgim.

2.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.

3.Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

5.Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurĂ«s R.B. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, kryer nĂ« bashkĂ«punim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve tĂ« bĂ«ra me ligjin Nr.43/2021) dhe dĂ«nimin e saj me 9 muaj burgim.

6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

7.Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurĂ«s E.Q. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, kryer nĂ« bashkĂ«punim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve tĂ« bĂ«ra me ligjin Nr.43/2021) dhe dĂ«nimin e saj me 9 muaj burgim.

8.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

9.Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit B.K. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, kryer nĂ« bashkĂ«punim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve tĂ« bĂ«ra me ligjin Nr.43/2021) dhe dĂ«nimin e tij me 9 muaj burgim. _____

10.Rruga “Jordan Misja”, TiranĂ«, ëëë.gjykata.gov.al 14. NĂ« zbatim tĂ« nenit 406/1 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, tĂ« pandehurit B.K. i ulet 1/3 (njĂ« e treta) e dĂ«nimit tĂ« dhĂ«nĂ«, duke u dĂ«nuar pĂ«rfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dĂ«nimit fillon nga momenti i ekzekutimit tĂ« kĂ«tij vendimi dhe tĂ« kryhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« zakonshme. 16. NĂ« aplikim tĂ« nenit 35/1 tĂ« K.Penal tĂ« pandehurit B.K. i hiqet e drejta pĂ«r tĂ« ushtruar funksione publike pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej 5 vitesh.

11.Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit K.Zh. pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve tĂ« bĂ«ra me ligjin Nr.43/2021) dhe dĂ«nimin e tij me 9 muaj burgim.

12.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22.

KundĂ«r kĂ«tij vendimi lejohet ankim nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme tĂ« Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditĂ«ve, duke filluar ky afat nga e nesĂ«rmja e komunikimit tĂ« vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.LĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« vendimit nr. 41, datĂ« 17.06.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – NĂ« aplikim tĂ« nenit 59 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet pezullimi i ekzekutimit tĂ« dĂ«nimit me burgim pĂ«r tĂ« pandehurĂ«n E.Z. dhe vĂ«nia nĂ« provĂ« pĂ«r njĂ« afat prej dymbĂ«dhjetĂ« muaj, duke u detyruar e pandehura tĂ« mbajĂ« kontakte me DegĂ«n Territoriale tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« ProvĂ«s TiranĂ«, nĂ« juridiksionin e tĂ« cilĂ«s ka vendbanimin, me kusht qĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« provĂ«s tĂ« mos kryejĂ« vepĂ«r tjetĂ«r penale. – NĂ« bazĂ« tĂ« nenit 61 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet e pandehura E.Z. t’iu pĂ«rgjigjet thirrjeve e kĂ«rkesave tĂ« organeve pĂ«r mbikĂ«qyrjen e provĂ«

2.NĂ« aplikim tĂ« nenit 59 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet pezullimi i ekzekutimit tĂ« dĂ«nimit me burgim pĂ«r tĂ« pandehurĂ«n R.B. dhe vĂ«nia nĂ« provĂ« pĂ«r njĂ« afat prej dymbĂ«dhjetĂ« muaj, duke u detyruar e pandehura tĂ« mbajĂ« kontakte me DegĂ«n Territoriale tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« ProvĂ«s TiranĂ«, nĂ« juridiksionin e tĂ« cilĂ«s ka vendbanimin, me kusht qĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« provĂ«s tĂ« mos kryejĂ« vepĂ«r tjetĂ«r penale. – NĂ« bazĂ« tĂ« nenit 61 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet e pandehura R.B. t’iu pĂ«rgjigjet thirrjeve e kĂ«rkesave tĂ« organeve pĂ«r mbikĂ«qyrjen e provĂ«s. C.

NĂ« aplikim tĂ« nenit 59 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet pezullimi i ekzekutimit tĂ« dĂ«nimit me burgim pĂ«r tĂ« pandehurĂ«n E.Q. dhe vĂ«nia nĂ« provĂ« pĂ«r njĂ« afat prej dymbĂ«dhjetĂ« muaj, duke u detyruar e pandehura tĂ« mbajĂ« kontakte me DegĂ«n Territoriale tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« ProvĂ«s TiranĂ«, nĂ« juridiksionin e tĂ« cilĂ«s ka vendbanimin, me kusht qĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« provĂ«s tĂ« mos kryejĂ« vepĂ«r tjetĂ«r penale. –

NĂ« bazĂ« tĂ« nenit 61 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet e pandehura E.Q. t’iu pĂ«rgjigjet thirrjeve e kĂ«rkesave tĂ« organeve pĂ«r mbikĂ«qyrjen e provĂ«s. D. – NĂ« aplikim tĂ« nenit 59 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet pezullimi i ekzekutimit tĂ« dĂ«nimit me burgim pĂ«r tĂ« pandehurin B.K. dhe vĂ«nia nĂ« provĂ« pĂ«r njĂ« afat prej dymbĂ«dhjetĂ« muaj, duke u detyruar e pandehura tĂ« mbajĂ« kontakte me DegĂ«n Territoriale tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« ProvĂ«s TiranĂ«, nĂ« juridiksionin e tĂ« cilĂ«s ka vendbanimin, me kusht qĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« provĂ«s tĂ« mos kryejĂ« vepĂ«r tjetĂ«r penale, –

NĂ« bazĂ« tĂ« nenit 61 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet i pandehuri B.K. t’iu pĂ«rgjigjet thirrjeve e kĂ«rkesave tĂ« organeve pĂ«r mbikĂ«qyrjen e provĂ«s. Rruga “Jordan Misja”, TiranĂ«, ëëë.gjykata.gov.al E. – NĂ« aplikim tĂ« nenit 59 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet pezullimi i ekzekutimit tĂ« dĂ«nimit me burgim pĂ«r tĂ« pandehurĂ«n K.Zh. dhe vĂ«nia nĂ« provĂ« pĂ«r njĂ« afat prej dymbĂ«dhjetĂ« muaj, duke u detyruar i pandehuri tĂ« mbajĂ« kontakte me DegĂ«n Territoriale tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« ProvĂ«s TiranĂ«, nĂ« juridiksionin e tĂ« cilĂ«s ka vendbanimin, me kusht qĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« provĂ«s tĂ« mos kryejĂ« vepĂ«r tjetĂ«r penale. – NĂ« bazĂ« tĂ« nenit 61 tĂ« Kodit Penal, urdhĂ«rohet i pandehuri K.Zh. t’iu pĂ«rgjigjet thirrjeve e kĂ«rkesave tĂ« organeve pĂ«r mbikĂ«qyrjen e provĂ«s.

2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026

 

The post Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarĂ«t e BashkisĂ« TiranĂ« appeared first on Albeu.com.

Kandidatët për kreun e Gardës së Republikës prezantojnë platformën dhe vizionin (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, në Ministrinë e Brendshme, zhvillohet intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, në vijim të thirrjes zyrtare për aplikim, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Intervistimi i 8 kandidatĂ«ve nĂ« garĂ« do tĂ« bĂ«het sipas rendit alfabetik, Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës.

AnĂ«tarĂ«t e Komisionit do t’u drejtojnĂ« pyetje kandidatĂ«ve, nĂ« pĂ«rputhje me kriteret e vlerĂ«simit tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« udhĂ«zimin e Ministrit tĂ« BrendshĂ«m.

Në përfundim të procesit, Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, bazuar në dokumentacionin e paraqitur, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës.

Renditja, sĂ« bashku me vlerĂ«simet me shkrim pĂ«r secilin kandidat, do t’i pĂ«rcillet ministrit tĂ« BrendshĂ«m, i cili do t’ia dĂ«rgojĂ« propozimin Kryeministrit, pĂ«r emĂ«rimin pĂ«rfundimtar.

The post Kandidatët për kreun e Gardës së Republikës prezantojnë platformën dhe vizionin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sot seanca paraprake në GJKKO, Kryemadhi dhe avokati i Metës shkojnë në gjykatë

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Siç shihet nga pamjet, Kryemadhi është paraqitur në seancë, ndërsa shfaqet e qeshur para mediave.

Po ashtu, në seancë është paraqitur dhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Meta ndodhet në burg që prej shtatorit të 2024-ës.

 

The post Sot seanca paraprake në GJKKO, Kryemadhi dhe avokati i Metës shkojnë në gjykatë appeared first on Albeu.com.

Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve/ Rama: Sot u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, krijojmë kushte më të mira për jetimët

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishĂ«m nĂ« Konkursin NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r “ShtĂ«pinĂ« e Re tĂ« FĂ«mijĂ«ve dhe Kompleksin e Inspektorateve ShtetĂ«rore”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me këtë projekt do të krijojnë kushte më të mira për fëmijët që janë jetimë.

Ai përmendi edhe disa projekte të tjera nga pallati i ri i sportit, Bibliotekën Kombëtare dhe vepra të tjera.

Duke e cilĂ«suar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r arkitektĂ«t, kryeministri tha se arkitektĂ«t e rinj tĂ« vendit kanĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« nga “mjeshtrit” e huaj.

“NjĂ« tjetĂ«r arsye pĂ«r t’u ndjerĂ« mirĂ« nĂ« fund tĂ« ditĂ«s Ă«shtĂ« fakti se arritĂ«m tĂ« vendosim njĂ« projekt tjetĂ«r nĂ« radhĂ«n e kĂ«tyre projekteve qĂ« janĂ« tanimĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« avancuar dhe njĂ« pjesĂ« e tyre janĂ« gati tĂ« marrin lejen e zhvillimit dhe pĂ«r tĂ« filluar nga puna. FalĂ« kĂ«tij procesi do tĂ« kemi njĂ« stadium tĂ« ri tĂ« pĂ«rmasave europiane, njĂ« tjetĂ«r vepĂ«r arkitektonike tĂ« re, BibliotekĂ«n KombĂ«tare, njĂ« mjedis i shumĂ« nevojshĂ«m prej vitesh, si dhe njĂ« tjetĂ«r vepĂ«r tĂ« spikatur nĂ« historinĂ« jo thjesht tĂ« vendit tonĂ«, por tĂ« arkitekturĂ«s bashkĂ«kohore.

Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

Ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektoriateve, dhe dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rrjesht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« zhvillohen projekte dhe lidhen marrĂ«veshje tĂ« reja dhe ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« pikĂ« referimi nĂ« botĂ«n e arkitekturĂ«s, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe njĂ« universitet i hapur qĂ« i jep mundĂ«si arkitektĂ«ve tĂ« rinj qĂ«, pĂ«rmes bashkĂ«punimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, tĂ« marrin dije dhe tĂ« pĂ«rfitojnĂ« eksperienca qĂ« nuk i ofron asnjĂ« praktikĂ« pune” , tha Kryeministri.

The post Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve/ Rama: Sot u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, krijojmë kushte më të mira për jetimët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt, seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Kjo është seanca parë e vitit 2026 që i prin seancave ku u paraqitën video-incizime që, sipas prokurorisë, tregojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.

Mes pamjeve të prezantuara ishin edhe momente nga darka e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar. Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

The post Vrasja e Liridona Ademajt, seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë appeared first on Albeu.com.

Makina u përplas me barrierat e urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet drejtuesi i mjetit, si paraqitet gjendja e të plagosurve

✇Albeu
By: V K
Ditën e djeshme, një aksident ndodhi në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në ujë. Tre personat u nxorrën nga automjeti dhe u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se është arrestuar drejtuesi i mjetit, ndërsa ka sqaruar se 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Njoftimi:

NĂ« vijim tĂ« informacionit paraprak tĂ« dhĂ«nĂ« dje, pĂ«r aksidentin e ndodhur nĂ« aksin rrugor “MjedĂ«-Spathar”, informojmĂ« se specialistĂ«t e qarkullimit rrugor arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojĂ« automjeti Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me barrierat metalike tĂ« urĂ«s sĂ« Spatharit dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« liqenin e Vaut tĂ« DejĂ«s.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24-vjeç, banues nĂ« Laç, po marrin mjekim nĂ« Spitalin Rajonal ShkodĂ«r, ndĂ«rsa pasagjeri tjetĂ«r, shtetasi A. N., 22-vjeç, banues nĂ« Laç, u dĂ«rgua pĂ«r mjekim tĂ« specializuar nĂ« Spitalin e TraumĂ«s.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. H., 49-vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;

-L. Zh., 64-vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Makina u përplas me barrierat e urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet drejtuesi i mjetit, si paraqitet gjendja e të plagosurve appeared first on Albeu.com.

Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: NĂ« karrierĂ« kam parĂ« shumĂ« gjĂ«ra, por kjo qĂ« ndodhi Ă«shtĂ« me tĂ« vĂ«rtetë 

✇Albeu
By: V K

Zhoze Murinjo, nuk u besoi syve kur pa topin të përfundonte në rrjetë pas gjuajtjes se portierit Trubin, që i dha suksesin 4-2 ekipit të tij ndaj Realit dhe siguroi kalimin e turit në Ligën e Kampioneve.

Trajneri portugez ka qenë dukshëm i ekzaltuar pas ndeshjes, por nuk ka fshehur as emocionet për një ndeshje që kishte shumë të tilla.

Në gjithë vitet tuaja në futboll, a kishit parë ndonjëherë një gjë të tillë?

Kam shpesh kthim nĂ« kujtesĂ« tĂ« tĂ« gjitha gjĂ«rave qĂ« kam pĂ«rjetuar. Por kjo qĂ« ndodhi Ă«shtĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« hera e parë 

Cilat ishin ndjesitë tuaja?

Fola me Hausen në tunel, ka qenë lojtari im te Roma. I thashë që kishin qenë më fat, pasi mund të mposhteshin shumë më thellë se 4-2.

A ishte i përgatitur goli Trubin?

E dinim qĂ« mund tĂ« shĂ«nonte, edhe ndaj Portos i kishte shkuar afĂ«r
 Djaloshi i ka cilĂ«sitĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«, pastaj Ă«shtĂ« krosimi qĂ« bĂ«n diferencĂ«n. Ajo goditje dĂ«nimi ishte njĂ« fat i madh, ashtu siç shkuam atje me portierin
 Nuk e dija qĂ« na nevojitej njĂ« gol mĂ« shumĂ«, m’u tha nĂ« minutĂ«n e fundit. Edhe nĂ«se nuk do tĂ« ishim kualifikuar, do tĂ« mbetej krenaria.

 

The post Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: NĂ« karrierĂ« kam parĂ« shumĂ« gjĂ«ra, por kjo qĂ« ndodhi Ă«shtĂ« me tĂ« vĂ«rtetë  appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të 15 personat në bord

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një aeroplan me 15 persona në bord u rrëzua në një zonë malore të Kolumbisë veriore  pa asnjë të mbijetuar, tha agjencia kolumbiane e aviacionit civil.

Aeroplani, një Beechcraft 1900D, ishte në një fluturim të brendshëm për linjën ajrore private Searca, e cila është e lidhur me Satena, dhe ishte ngritur nga Cucuta (veri, pranë kufirit me Venezuelën) me destinacion Ocana.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me aeroplanin rreth 10 minuta para se Beechcraft të arrinte në destinacionin e tij.

Avioni që operonte fluturimin NSE 8849 nga Cucuta për në Ocana, i cili u ngrit rreth orës 11:42 (ora lokale, 18:42 në Greqi) me një kohë mbërritjeje të planifikuar në 12:05, raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror në orën 11:54 të paradites, sipas njoftimit të Satenës.

Mbetjet e aeroplanit u gjetën në një zonë malore pranë qytetit La Playa de Belem.

Midis viktimave janë kongresmeni Diogenes Quintero dhe Carlos Salcedo, një kandidat për Kongres në zgjedhjet e ardhshme të marsit.

The post Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të 15 personat në bord appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 80.3 lekë dhe do të shitet me 81.5 lekë.

Euro, do të blihet me 96.3 lekë dhe do të shitet me 97 lekë

Franga zvicerane, do të blihet me 104.5 lekë dhe do të shitet me 105.6 lekë

Ndërsa paundi britanik, do të blihet me 110.7 lekë dhe do të shitet me 111.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se u mor nga ujërat e përroit/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve

✇Albeu
By: V K

Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në territorin e Bashkisë Klos.

Pavarësisht kërkimeve intensive që kanë zgjatur prej 20 ditësh, deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë apo rezultat konkret.

NĂ« operacionin e kĂ«rkimit kanĂ« marrĂ« pjesĂ« forca tĂ« shumta, pĂ«rfshirĂ« ushtrinĂ«, forcat “Shqiponja”, shĂ«rbimet zjarrfikĂ«se tĂ« Matit dhe Klosit, punonjĂ«s tĂ« BashkisĂ« Klos, si dhe banorĂ« tĂ« zonĂ«s dhe familjarĂ« tĂ« tĂ« riut.

Ndërkohë, sot, me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbërrijë një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore, në shpresë të zbardhjes së fatit të 30-vjeçarit.

MbrĂ«mjen e djeshme, Presidentja Osmani, si komandante e PĂ«rgjithshme e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« KosovĂ«s, ka autorizuar njĂ« ekip tĂ« specializuar pĂ«r kĂ«rkime nĂ«nujore tĂ« FSK, pĂ«r t’u dislokuar nĂ« Klos tĂ« qarkut tĂ« DibrĂ«s ,pĂ«r tĂ« ndihmuar pĂ«rpjekjet pĂ«r gjetjen e trupit tĂ« 30-vjeçarit.

Gazetari Enver Doçi, raporton se presidentja Osmani ka bërë një punë intensive për bashkë koordinimin mes dy vendeve dhe dërgimin e kësaj force speciale të FSK drejt Klosit.

Mësohet se pajisjet speciale që do të përdoren nga ekipet e kërkimit do të jenë Skaner për ujëra, EDGE TECH 5201, Droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV

The post Dyshohet se u mor nga ujërat e përroit/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve appeared first on Albeu.com.

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

✇Albeu
By: V K

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë.

Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë.

Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute, për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës.

Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr nĂ« pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit ShqipĂ«rinĂ« jashtĂ« “top 10” nĂ« numĂ«r absolut, e vendos vendin nĂ« krye kur shifrat normalizohen me popullsinĂ«, duke reflektuar njĂ« emigracion me pĂ«rmasa shumĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l, ndoshta unike nĂ« botĂ«, siç tregon qartĂ« dhe grafiku nĂ« raport me madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ«./Monitor

The post Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE appeared first on Albeu.com.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 29 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte vendi ynë,  do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, Verilindje mbi 900-1000 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në Juglindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindja-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 29 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

“Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikĂ« tĂ« re industriale, do tĂ« nxisim prodhimtarinĂ« vendase

✇Albeu
By: V K

Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bĂ«ri tĂ« ditur nĂ« konferencĂ«n “Eksport On”, se gjatĂ« kĂ«tij viti do tĂ« miratohet ligji pĂ«r “Made in Albania”, i cili synon ndĂ«rtimin dhe promovimin e njĂ« marke kombĂ«tare pĂ«r produktet shqiptare.

Ky ligj do të shërbejë për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare, mbrojtjen e origjinës dhe krijimin e standardeve në përputhje me Bashkimin Europian,

Gjë që do i ndihmojë bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe më të pranishme në eksport.

The post “Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikĂ« tĂ« re industriale, do tĂ« nxisim prodhimtarinĂ« vendase appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën

✇Albeu
By: V K

Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m GjirokastĂ«r, ka vendosur masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r shtetasin Kelmend Kursa i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “marrĂ«dhĂ«nie seksuale ose homoseksuale me tĂ« mitur”, tĂ« parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.

Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« sot, mĂ« 28 janar 2026, gjatĂ« seancĂ«s gjyqĂ«sore tĂ« zhvilluar nĂ« orĂ«n 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« GjirokastrĂ«s, duke vlerĂ«suar si tĂ« ligjshĂ«m arrestimin nĂ« flagrancĂ« dhe caktimin e masĂ«s shtrĂ«nguese “arrest nĂ« burg”, sipas nenit 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.

The post Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën appeared first on Albeu.com.

Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Tuneli i Murrizit, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Rrugën e Arbrit që lidh Qarkun e Dibrës me Tiranën, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Së fundmi, në afërsi të mesit të tunelit janë konstatuar dëmtime në anën lindore, kryesisht plasaritje dhe çarje të betoneve.

Lidhur me kĂ«tĂ« problematikĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kompanisĂ« ndĂ«rtuese “Gjoka Konstruksion”, kanĂ« deklaruar pĂ«r News24 se dĂ«mtimet kanĂ« ardhur si pasojĂ« e punimeve qĂ« po kryhen nĂ« tunelin e emergjencĂ«s.

Sipas tyre, distanca mes tunelit kryesor dhe atij tĂ« emergjencĂ«s Ă«shtĂ« rreth 28–30 metra dhe ndĂ«rhyrjet teknike kanĂ« ndikuar nĂ« lĂ«vizjen e harkut tĂ« tunelit kryesor.

Megjithatë, kompania pretendon se këto dëmtime nuk paraqesin rrezik për sigurinë e qarkullimit dhe nuk cenojnë qëndrueshmërinë e veprës.

“Tuneli monitorohet vazhdimisht me aparatura tĂ« specializuara dhe deri mĂ« tani nuk ka asnjĂ« tregues pĂ«r pĂ«rkeqĂ«sim apo dĂ«mtime tĂ« mĂ«tejshme”, bĂ«jnĂ« me dije pĂ«rfaqĂ«suesit e saj.

Sipas kompanisë, pas përfundimit të plotë të punimeve në tunelin e emergjencës, dëmtimet e konstatuara në tunelin kryesor do të riparohen.

Gjatë fazës së ndërhyrjeve, qarkullimi i automjeteve pritet të realizohet përmes tunelit të emergjencës, për të garantuar vijimësinë e trafikut dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Tuneli i Murrizit, ka qenë shpesh objekt kritikash, veçanërisht për shkak të vonesave të shumta në përfundimin dhe vënien në funksion të tij.

Autoritetet dhe kompania ndërtuese kanë justifikuar këto vonesa me vështirësitë e mëdha që lidhen me strukturën gjeologjike të zonës, e cila ka paraqitur sfida të vazhdueshme gjatë punimeve.

Rruga e Arbrit ka kushtuar rreth 450 milionë euro. Kjo shifër përfshin tunelin dhe segmentet e tjera të aksit që lidh Tiranën me Dibrën.

Në raportime të tjera më të hershme për projektin, investimi fillestar për këtë pjesë ishte rreth 350 milionë euro, por vlera e tij është rritur gjatë punimeve për shkak të vështirësive gjeologjike dhe zgjatjeve të kontratave.

The post Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Burg pĂ«r parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelĂ«sit” tĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« pikĂ«risht njĂ« makinĂ« policie (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ndryshimet nĂ« Kodin Penal, parashikojnĂ« dĂ«nim me burg pĂ«r parkimin dysh. PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjete sociale, deputeti i PartisĂ« Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar pamje tĂ« ‘shkelĂ«sit’ tĂ« parĂ«, ku Ă«shtĂ« njĂ« makinĂ« policie.

“Sot, nĂ« orĂ«n 03:00 tĂ« mĂ«ngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet nĂ« Kodin Penal.

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Ky ndĂ«shkim zbatohet vetĂ«m nĂ« rastet kur parkimi dysh pengon lĂ«vizjen e mjeteve tĂ« shĂ«rbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikĂ«sja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.

 

 

The post Burg pĂ«r parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelĂ«sit” tĂ« parĂ«, Ă«shtĂ« pikĂ«risht njĂ« makinĂ« policie (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin

✇Albeu
By: V K

Analizë lidhur me detyrimin për publikimin nga Struktura e Apelimit Tatimor të vendimeve

Struktura e Apelimit Tatimor (Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Komisioni pĂ«r Shqyrtimin e Apelimit Tatimor,) funksionon bazuar nĂ« ligjin nr.9920, datĂ« 19.05.2008 „PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€œ, i ndryshuar, konkretisht nenin 18 dhe Kreu XIII  tĂ« kĂ«tij ligji, dhe aktet nĂ«nligjore pĂ«rkatĂ«se..

Në nenin 109 të këtij ligji (Kreu XIII) përcaktohet në mënyrë tasksative detyrimi i kësaj strukture për të publikuar qëndrimet e mbajtura nga vendimet e marra prej saj në website.

Ky detyrim ligjor ka një qëllim shumë të qartë juridik dhe sistemik, jo thjesht informues në linjë me përcaktimet e Kodit të Procedurave Administrative (KPA) dhe parimet themelore të shtetit të së drejtës. Pra, ky detyrim nuk është formal, por lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si ushtrohet pushteti administrativ tatimor dhe shteti i së drejtës.

QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« garantimi i parimit tĂ« transparencĂ«s i pĂ«rcaktuar nĂ« nenin 5 tĂ« K.Pr.Adminsitrative, “Organet publike ushtrojnĂ« veprimtarinĂ« administrative nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente dhe nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me personat fizikĂ« dhe juridikĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ«â€. Parimi i transparencĂ«s imponon detyrimin e administratĂ«s qĂ« veprimtaria dhe vendimmarrja e saj tĂ« jenĂ« tĂ« hapura dhe tĂ« aksesueshme pĂ«r subjektet e interesuara, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«ta tĂ« njihen me arsyetimin dhe kriteret mbi tĂ« cilat mbĂ«shtetet ushtrimi i pushtetit administrativ.

Por qëllimi i publikimit mbështet dhe në disa parime të tjera të sanksionuara në kuadrin ligjor dhe veçanërisht në K.pr.A, Sigurimi i parimit të sigurisë juridike dhe ligjshmërisë dhe barazisë përpara ligjit. Publikimi i qëndrimeve të marra nga vendimet e organit të shqyrtimit të apelimit tatimor, krijo:

pritshmëri të ligjshme për tatimpaguesit;

u lejon atyre të orientojnë sjelljen e tyre tatimore sipas praktikës administrative;

shmang surprizat administrative.

NĂ« nenin 13 pĂ«rcaktohet parimi i drejtĂ«sisĂ« dhe i paanĂ«sisĂ«, „NĂ« ushtrimin e funksioneve tĂ« tij, organi publik trajton nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« paanshme tĂ« gjitha subjektet me tĂ« cilat krijon marrĂ«dhĂ«nie“.

Nëse qëndrimet publikohen:

raste të ngjashme duhet të trajtohen njësoj;

administrata vetë-kufizohet nga praktika e saj e mëparshme;

shmanget trajtimi selektiv apo diskriminues.

Qëllim shumë praktik:

krijohet një praktikë administrative konsistente;

shmangen interpretimet kontradiktore nga drejtorë të ndryshëm;

forcohet autoriteti i organit të apelimit si interpretues funksional i ligjit tatimor.

Vetëm në këtë mënyrë, praktika e apelimit shndërrohet në burim orientues për administratën dhe tatimpaguesit. Qëllimi i këtij detyrimi ligjor është të shndërrojë vendimmarrjen tatimore nga një akt diskrecional i mbyllur, në një proces transparent, të arsyetuar, të parashikueshëm dhe të kontrollueshëm juridikisht, në përputhje me parimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, dhe në praktikën e vendeve të Bashkimit Europian, publikimi i vendimeve administrative dhe i qëndrimeve interpretative të organeve tatimore përbën një standard të konsoliduar të mirëqeverisjes.

Administratat tatimore të shteteve anëtare publikojnë rregullisht vendime orientuese, udhëzime interpretative dhe praktika administrative, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike, barazisë në trajtim dhe parashikueshmërisë së veprimeve të autoriteteve publike.

Ky standard buron drejtpërdrejt nga parimet e së drejtës së BE-së, në veçanti nga parimi i sigurisë juridike dhe i mbrojtjes së besimit të ligjshëm të subjektit ndaj administratës publike.

Mos-publikimi i qëndrimeve të organit të shqyrtimit të apelimeve përbën, për rrjedhojë, një devijim nga këto standarde dhe sjell cenim të drejtpërdrejtë të të drejtave të tatimpaguesve. Në mungesë të aksesit në praktikën administrative:

tatimpaguesit privohen nga e drejta pĂ«r t’u informuar mbi interpretimin zyrtar tĂ« ligjit;

krijohet rreziku i trajtimit të pabarabartë të rasteve të ngjashme;

cenohet parimi i sigurisë juridike dhe i parashikueshmërisë;

dobësohet e drejta për mbrojtje efektive administrative dhe gjyqësore, pasi tatimpaguesi nuk ka mundësi të mbështetet në praktikën e konsoliduar të administratës.

Në këtë kontekst, publikimi i qëndrimeve të organit të apelimit shërben edhe si mekanizëm vetë-kontrolli për administratën tatimore, duke e detyruar atë të mbajë një linjë të qëndrueshme interpretimi dhe të arsyetojë në mënyrë të plotë e të kontrollueshme vendimmarrjen e saj.

Për rrjedhojë, qëllimi final i këtij detyrimi ligjor është të garantojë mbrojtjen efektive të të drejtave të tatimpaguesve, të forcojë besimin e tyre ndaj administratës tatimore dhe të sigurojë përputhshmërinë e praktikës administrative shqiptare me standardet e mirëqeverisjes dhe të së drejtës administrative të Bashkimit Europian.

Patjetër që në ushtrimin e funksioneve të veta, administrata tatimore ka detyrimin të respektojë konfidencialitetin e të dhënave tregtare dhe ekonomike që i janë bërë të njohura për shkak të procedurës administrative (në rastin konkret në shqyrtimin e apelimit tatimor), duke u përmbajtur nga çdo veprim që mund të çojë në zbulimin e tyre të pajustifikuar. Ky detyrim nuk është absolut, por shërben për mbrojtjen e një interesi privat të ligjshëm, i cili duhet të balancohet me interesin publik për transparencë dhe llogaridhënie.

 Ligji për të drejtën e informimit ka vendosur në mënyrë të qartë se cilat janë rastet kur kufizohet e drejta e informimit. Në çdo rast, organi publik duhet të garantojë ekuilibrin ndërmjet interest privat dhe interest publik.

Mbrojtja e sekretit tregtar ( i përdorur nga administrata tatimore si arsyetim për mospublikimin e vendimeve) përbën një detyrim ligjor për administratën publike, që buron si nga legjislacioni i posaçëm, ashtu edhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës administrative. Sekreti tregtar përfshin informacione që kanë vlerë ekonomike për subjektin, nuk janë të njohura publikisht dhe zbulimi i të cilave mund të dëmtojë interesat e ligjshme tregtare të tij.

Por, nga ana tjetër sekreti tregtar nuk shtrihet mbi interpretimin e ligjit, arsyetimin juridik dhe kriteret vendimmarrëse të administratës, pasi këto elemente nuk përbëjnë të dhëna ekonomike konfidenciale, por shprehje të ushtrimit të pushtetit publik. Për rrjedhojë, mbrojtja e sekretit tregtar nuk mund të përdoret si justifikim për mospublikimin e praktikës administrative ose për fshehjen e qëndrimeve interpretative të organit kompetent.

 Në këtë kuptim, detyrimi për ruajtjen e sekretit tregtar nuk synon të kufizojë transparencën e vendimmarrjes administrative, por vetëm të parandalojë zbulimin e informacionit konkret tregtar që identifikon subjektin ose situatën e tij ekonomike.

Anonimizimi përbën mjetin juridik e praktik, përmes të cilit realizohet balanca midis parimit të transparencës dhe detyrimit për mbrojtjen e sekretit tregtar. Përmes anonimizimit të të dhënave identifikuese të subjektit dhe të informacionit tregtar të ndjeshëm, administrata siguron që publikimi i vendimeve të mos lejojë identifikimin e subjektit konkret apo zbulimin e elementeve që përbëjnë sekret tregtar.

Në të njëjtën kohë, anonimizimi nuk cenon funksionin kryesor të publikimit, pasi ai ruan të paprekur përmbajtjen thelbësore të vendimit, konkretisht arsyetimin juridik, interpretimin e normave tatimore dhe kriteret mbi të cilat është bazuar vendimmarrja.

Detyrimi i administratës tatimor për mbrojtjen e sekretit tregtar duhet të lexohet dhe interpretohet në harmoni me praktikën e konsoliduar të publikimit të vendimeve gjyqësore, të cilat publikohen në mënyrë të anonimizuar. Edhe në procesin gjyqësor, vendimet përmbajnë shpesh të dhëna personale, ekonomike apo tregtare të palëve, megjithatë ligjvënësi ka zgjedhur modelin e publikimit me anonimizim, dhe jo mospublikimin e tyre, si mënyrë për të balancuar transparencën me mbrojtjen e interesave private/tregtare.

Kjo praktikë tregon se ekzistenca e të dhënave konfidenciale në përmbajtjen e një vendimi nuk përbën arsye për ta mbajtur atë të fshehtë, por imponon vetëm detyrimin për përpunimin e tij në mënyrë të tillë që të mos lejojë identifikimin e subjekteve apo zbulimin e të dhënave të mbrojtura.

Në përfundim, detyrimi për mbrojtjen e sekretit tregtar nuk mund të interpretohet si pengesë për publikimin e vendimeve administrative, pasi modeli i publikimit të vendimeve gjyqësore të anonimizuara përbën precedent normativ dhe standard funksional që dëshmon se transparenca dhe konfidencialiteti nuk janë parime përjashtuese, por plotësuese.

 

The post Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin appeared first on Albeu.com.

Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë

✇Albeu
By: V K

Indonezia po ndërmerr hapa për të zgjeruar mundësitë e punësimit jashtë vendit për punëtorët e saj migrantë, duke eksploruar marrëveshje formale pune me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Këto zhvillime u diskutuan gjatë bisedimeve virtuale të nivelit të lartë të mbajtura të hënën, më 26 janar 2026, me synimin për të përcaktuar kërkesat specifike të tregut të punës dhe për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së punëtorëve.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë të Indonezisë, Christina Aryani, deklaroi se mundësitë e punësimit mbeten të hapura, pavarësisht pasigurive politike në Bullgari. Ajo i bëri këto komente pas një takimi online me Ambasadoren e Indonezisë në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Listiana Operananta.
“Sipas informimit nga Ambasada jonĂ« nĂ« Sofje, edhe pse situata politike nĂ« Bullgari Ă«shtĂ« aktualisht e paqĂ«ndrueshme, mundĂ«sitĂ« pĂ«r punĂ«torĂ«t migrantĂ« indonezianĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme”, -tha Aryani nĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare tĂ« cituar nga agjencia Antara. Ajo theksoi se kĂ«rkesa nĂ« Bullgari Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e lartĂ« nĂ« sektorin e mikpritjes dhe tĂ« prodhimit. VetĂ«m nĂ« sektorin e mikpritjes, gjatĂ« sezonit turistik, nevoja pĂ«r punĂ«torĂ« indonezianĂ« vlerĂ«sohet nga 700 deri nĂ« 800 persona. Po ashtu, ekzistojnĂ« mundĂ«si pĂ«r kontrata dy deri nĂ« trevjeçare nĂ« pozicione si recepsionistĂ«, pastrues, mirĂ«mbajtĂ«s dhe terapistĂ«.

PĂ«rtej mikpritjes, zĂ«vendĂ«sministrja vuri nĂ« dukje edhe potencialin nĂ« rritje tĂ« sektorit tĂ« prodhimit, i nxitur nga investimet e planifikuara tĂ« kompanive koreano-jugore, tĂ« cilat pritet tĂ« ndĂ«rtojnĂ« fabrika automobilistike nĂ« Bullgari. “NjĂ« kompani koreane pritet tĂ« hapĂ« njĂ« fabrikĂ« qĂ« do tĂ« kĂ«rkojĂ« njĂ« fuqi punĂ«tore tĂ« konsiderueshme. Ne duam t’i shqyrtojmĂ« kĂ«to mundĂ«si nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Indonezia tĂ« mos humbasĂ«â€, u shpreh ajo, duke shtuar se Indonezia ka pĂ«rvojĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« dĂ«rgimin e punĂ«torĂ«ve tĂ« kualifikuar nĂ« KorenĂ« e Jugut. Sipas saj, Bullgaria ka shprehur interes tĂ« fortĂ« pĂ«r formalizimin e bashkĂ«punimit. Ministri bullgar i PunĂ«s dhe PolitikĂ«s Sociale, Borislav Gutsanov, ka mbĂ«shtetur krijimin e njĂ« Memorandumi MirĂ«kuptimi (MM) me IndonezinĂ«, ndĂ«rsa komunikimet teknike pĂ«r hartimin e draftit fillestar janĂ« tashmĂ« nĂ« proces, nĂ« koordinim me MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Jashtme.

Paralelisht, Indonezia po pĂ«rgatit edhe njĂ« Memorandum MirĂ«kuptimi tĂ« veçantĂ« me ShqipĂ«rinĂ«. Aryani theksoi se negociatat me TiranĂ«n duhet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« dispozita mĂ« tĂ« forta, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes sĂ« punĂ«torĂ«ve migrantĂ«. “PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, po shtyjmĂ« pĂ«rpara njĂ« memorandum mĂ« rigoroz, pasi ndjeshmĂ«ria ndaj çështjeve tĂ« mbrojtjes sĂ« punĂ«torĂ«ve migrantĂ« nuk ka qenĂ« optimale. Disa raste qĂ« pĂ«rfshinin punĂ«torĂ« indonezianĂ« nuk janĂ« raportuar nĂ« mĂ«nyrĂ« proaktive dhe ka qenĂ« e nevojshme ndĂ«rhyrja e drejtpĂ«rdrejtĂ« e ambasadĂ«s”, tha ajo. ZĂ«vendĂ«sministrja nĂ«nvizoi se memorandumet e mirĂ«kuptimit janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« garantuar punĂ«sim tĂ« sigurt, tĂ« rregullt dhe tĂ« mbrojtur pĂ«r punĂ«torĂ«t migrantĂ« indonezianĂ«, duke ulur kostot e punĂ«simit dhe duke siguruar respektimin e kushteve kontraktuale. Si hap i radhĂ«s, Indonezia planifikon zhvillimin e njĂ« tjetĂ«r takimi online me zĂ«vendĂ«sministrin bullgar tĂ« punĂ«s, pasi tĂ« dyja palĂ«t tĂ« bien dakord mbi kuadrin teknik tĂ« Memorandumit tĂ« MirĂ«kuptimit.

The post Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë appeared first on Albeu.com.

De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa

✇Albeu
By: V K

“Saga” Asllani po shkon nĂ« ditĂ«t e fundit, kjo pasi merkato e dimrit pĂ«rfundon mĂ« 1 shkurt. KĂ«tĂ« periudhĂ«, qĂ« nga momenti kur Torino e nxori nga planet e ekipit pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« sezonit, emri i Asllanit Ă«shtĂ« lakuar thuajse nĂ« çdo skuadĂ«r tĂ« Serie A qĂ« kĂ«rkon njĂ« mesfushor.

Jo vetëm në Itali, emri i Asllanit u përfol edhe për një transferim të mundshëm Turqi, ku Beshiktash kërkoi informacion zyrtare.

Në këto ditë të fundit të merkatos, gjithnjë sipas mediave italiane, Genoa mbetet opsioni i fundit, kjo pasi De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për Asllanin.

 

Pengesa e vetme në këtë pikë mbetet paga e mesfushorit kuqezi, me Asllanin që nuk pranon skonto kur bëhet fjalë për pagën e tij.

The post De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa appeared first on Albeu.com.

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

✇Albeu
By: V K

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.

Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit.

Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion.

Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat.

Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.

The post Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi appeared first on Albeu.com.

❌