❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bukuri alpine në Grykat e Hapta në Tropojë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Peizazhet malore tĂ« mbuluara me dĂ«borĂ«, pavarĂ«sisht kushteve atmosferike, shndĂ«rrohen nĂ« destinacione pĂ«r alpinistĂ«t dhe dashamirĂ«sit e natyrĂ«s.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Grykat e Hapta, në Tropojë, të cilat janë veshur nga bardhësia e dëborës, duke krijuar një panoramë mahnitëse dimërore.

Grykat e Hapta, maja më e lartë e të cilave arrin një lartësi prej 2 625 m, shtrihen midis pjesës së sipërme të luginës së Valbonës në veri dhe luginës së Nikajt në jug.

Nga perëndimi vazhdon me kreshtat e Zhaborrëve, kurse në juglindje qafa e Droçës e ndan nga Mali i Hekurave. Ka formën e një trungu konik me shpate shumë të pjerrëta (shpati lindor e perëndimor formojnë rrëpira 700-800 m të thella).

Rreth majës kryesore ngrihen dhe katër maja të tjera me lartësi mbi 2400 m. Grykat e Hapëta janë krejtësisht të zhveshura nga bimësia duke i kthyer në sfidë për alpinistët.

/m.q/j.p/

The post Bukuri alpine në Grykat e Hapta në Tropojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

270 përfitues të kredive me interes zero për banesë në Ministrinë e Brendshme

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Armando, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ă«shtĂ« njĂ« nga 270 pĂ«rfituesit e programit tĂ« kredive me zero interes pĂ«r banesĂ«, nĂ« strukturat e MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, vizitoi familjen e Armandos, ku theksoi se trajtimi me kredi të lehtësuar është një politikë konkrete e qeverisë shqiptare në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit familjar.

“Armando sot jeton nĂ« shtĂ«pinĂ« e re sĂ« bashku me bashkĂ«shorten dhe djalin e tij”, shkruan Koçiu.

Këtë vit qeveria miratoi 530 kuota për kreditë e lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike.

Sipas vendimit, 90 kuota ishin për Ministrinë e Brendshme, 90 kuota për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 80 kuota për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë, 30 kuota për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 kuota për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 kuota për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, 30 kuota për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, 30 kuota për Ministrinë e Drejtësisë, 30 kuota për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, 30 kuota për Ministrinë e Financave, 30 kuota për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe 30 kuota për Kryeministrinë.

/m.q/j.p/

The post 270 përfitues të kredive me interes zero për banesë në Ministrinë e Brendshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime tĂ« paligjshme nĂ« monumentin e kulturĂ«s “Ura e VashĂ«s”, arrestohet 44-vjeçari

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ NjĂ« 44-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar nga policia nĂ« Klos pasi kreu ndĂ«rhyrje nĂ« monumentin e kulturĂ«s “Ura e VashĂ«s”, dhe ndĂ«rtoi pa leje njĂ« objekt pranĂ« saj.

Policia njoftoi se u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Sipas policisĂ« “ky shtetas dyshohet pĂ«r kryerjen e veprave penale “ShkatĂ«rrimi i veprave kulturore” dhe “NdĂ«rtimi i paligjshĂ«m”, pasi u kap nĂ« flagrancĂ« duke ndĂ«rtuar njĂ« objekt pa u pajisur me lejen pĂ«rkatĂ«se, si dhe duke kryer ndĂ«rhyrje dhe punime tĂ« paligjshme nĂ« monumentin e kulturĂ«s “Ura e VashĂ«s””.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

/m.q/j.p/

The post Punime tĂ« paligjshme nĂ« monumentin e kulturĂ«s “Ura e VashĂ«s”, arrestohet 44-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ GjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit nĂ« pikĂ«n kufitare tĂ« MorinĂ«s Ă«shtĂ« regjistruar njĂ« fluks i lartĂ« lĂ«vizjesh.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni Morinë, në hyrje të territorit shqiptar janë regjistruar 10 mijë e 684 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin me 4 mijë e 472 automjete, raportojnë mediet.

Ndërkohë, fluksi më i madh është shënuar në dalje. Përgjatë 24 orëve të fundit, nga Shqipëria kanë dalë 12 mijë e 601 shtetas, me 4 mijë e 976 automjete, çka tregon një lëvizje më të theksuar drejt Kosovës.

Autoritetet bëjnë me dije se në pikën kufitare të Morinës po punohet me 12 sportele, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata.

Sipas medieve, numri më i lartë i qytetarëve në dalje lidhet kryesisht me emigrantët nga Kosova, të ardhur nga Italia, Zvicra dhe Gjermania, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë.

Shumë prej tyre po udhëtojnë për të festuar ndërrimin e viteve, por edhe për të marrë pjesë nesër në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Autoritetet kufitare vijojnë të jenë në gatishmëri për të menaxhuar fluksin e lëvizjeve edhe në orët në vijim.

/m.q/j.p/

The post Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpëtoi protestuesin nga shpërthimi i molotovit, vlerësohet inspektori i policisë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, i akordoi “CertifikatĂ« pĂ«r ShĂ«rbime tĂ« Dalluara”, inspektorit Marsel Bicja, pasi ndĂ«rhyri me profesionalizĂ«m duke shpĂ«tuar jetĂ«n e njĂ« qytetari nga djegia si pasojĂ« e shpĂ«rthimit tĂ« njĂ« bombe molotov gjatĂ« protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s tĂ« hĂ«nĂ«n e kĂ«saj jave.

Ndërsa protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, një prej bombave shpvrtheu duke përfshirë në flakë një protestues, i cili u shpëtua nga djegiet prej inspektorit Bicja.

Certifikata e dhĂ«nĂ« ndaj inspektorit mban motivacionin: “NĂ« shenjĂ« vlerĂ«simi dhe mirĂ«njohjeje pĂ«r aktin e humanizmit dhe profesionalizmit tĂ« treguar gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s, ku me ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme dhe vendimtare shpĂ«toi jetĂ«n e njĂ« qytetari, duke vĂ«nĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« mbrojtjen e jetĂ«s njerĂ«zore, si njĂ« nga vlerat mĂ« tĂ« larta dhe misioni kryesor i PolicisĂ« sĂ« Shtetit”.

Certifikata iu dorëzua nga vetë Proda gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Ju falĂ«nderoj pĂ«r veprimin tuaj, pasi ky veprim dĂ«shmoi edhe njĂ« herĂ« humanizmin dhe vendosmĂ«rinĂ« e PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e qytetarĂ«ve. Vijoni me pĂ«rkushtim tĂ« pĂ«rmbushni me nder kĂ«tĂ« mision, sa tĂ« vĂ«shtirĂ«, po aq edhe fisnik”, u shpreh Proda.

Drejtori i PolicisĂ« TiranĂ«, Elton Alushi, vlerĂ«soi veprimin e punonjĂ«sit tĂ« Shqiponjave, veprim qĂ« s’kishte nevojĂ« pĂ«r komandĂ« pĂ«r tĂ« vepruar, por e komandoi uniforma qĂ« mbajmĂ« veshur dhe ndjenja njerĂ«zore.

Nga ana tjetër, inspektor Marsel Bicja, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veproi pa u menduar dy herë, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është parësore për të dhe kolegët e tij.

/m.q/j.p/

The post Shpëtoi protestuesin nga shpërthimi i molotovit, vlerësohet inspektori i policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis restaurimi i dy ikonave historike në laboratorin e DRTK-së në Berat

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ NĂ« Laboratorin e Restaurimit tĂ« Veprave tĂ« Artit pranĂ« DrejtorisĂ« Rajonale tĂ« TrashĂ«gimisĂ« Kulturore Berat kanĂ« nisur ndĂ«rhyrjet konservuese pĂ«r dy ikona me vlerĂ« tĂ« veçantĂ« historike dhe artistike: ShĂ«n Kolli dhe Krishti Pantokrator, tĂ« gjetura nĂ« kishĂ«n e ShĂ«n Kollit nĂ« lagjen Kala.

KĂ«shtu bĂ«ri tĂ« ditur ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se “procesi zhvillohet mbi bazĂ«n e analizave tĂ« specializuara dhe dokumentimit teknik tĂ« çdo faze, duke pĂ«rfshirĂ« pastrimin, konsolidimin dhe stabilizimin e materialeve, me synimin e ruajtjes sĂ« autenticitetit, integritetit artistik dhe vlerĂ«s historike tĂ« veprave, si dhe garantimin e konservimit tĂ« tyre afatgjatĂ«â€.

Restaurimi i fundit i realizuar nga laboratori i DRTK Berat ishte ai i ikonĂ«s sĂ« Krishtit, gjetur nĂ« LibofshĂ« tĂ« Fierit, me autorĂ« vĂ«llezĂ«rit Çetiri.

Muzeu i IkonografisĂ« “Onufri” Ă«shtĂ« organizuar nĂ« ambientet e kishĂ«s “Fjetja e ShĂ«n MarisĂ«â€, nĂ« KalanĂ« e Beratit, prej 27 shkurtit tĂ« vitit 1986.

Muzeu mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit tĂ« pikturĂ«s ikonografike shqiptare nĂ« shekullin XVI. Katedralja – sipas mbishkrimeve qĂ« mbart – rezulton tĂ« jetĂ« rindĂ«rtuar nĂ« vitin 1797 mbi themelet e njĂ« kishe mĂ« tĂ« vjetĂ«r tĂ« periudhĂ«s bizantine.

Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

/m.q/j.p/

The post Nis restaurimi i dy ikonave historike në laboratorin e DRTK-së në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lejuan ndërtime pa leje në Butrint, dërgohen për gjykim zyrtarët e IVMT

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Prokuroria e SarandĂ«s pĂ«rfundoi hetimet dhe dĂ«rgoi nĂ« gjyq pesĂ« shtetas, midis tĂ« cilĂ«ve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektoratit Vendor tĂ« Mbrojtjes sĂ« Territorit (IVMT), SarandĂ« pĂ«r veprat penale “ShpĂ«rdorim detyre” dhe “NdĂ«rtim i PaligjshĂ«m”.

Sipas prokurorisĂ«, nga hetimet e nisura nĂ« vitin 2023, rezultoi se nĂ« zonĂ«n e Ksamilit nĂ« vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe pa leje ndĂ«rtimi nga Agjencia e Zhvillimit tĂ« Territorit si dhe pa kontratĂ« me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit.

Kanali i Vivarit bĂ«n pjesĂ« nĂ« Parkun KombĂ«tar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datĂ« 10.5.2019 “PĂ«r miratimin e listĂ«s sĂ« rishikuar, tĂ« monumenteve tĂ« natyrĂ«s shqiptare”.

“Nga ana e punonjĂ«sve tĂ« IVMT Bashkia nuk Ă«shtĂ« mbajtur procedura ligjore nĂ« lidhje me konstatimin e plotĂ« tĂ« punimeve dhe marrjen e masĂ«s administrative “dĂ«nim me gjobĂ«â€, njoftoi prokuroria.

NĂ« lidhje me kvt fakte, u dĂ«rguan nĂ« gjyq shtetasit: R.P, pĂ«r veprat penale “NdĂ«rtimi i paligjshĂ«m”, “ShpĂ«rdorimi i tokĂ«s” dhe “DĂ«mtimi i habitateve nĂ« zonat e mbrojtura mjedisore”; Personin Juridik “Laguna Invest”, pĂ«r veprĂ«n penale “NdĂ«rtimi i PaligjshĂ«m”, “Pushtimi i tokĂ«s”; Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrĂ« inspektor tĂ« IVMT, Bashkia SarandĂ« nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, tĂ« akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”; Shtetasin A.M, me detyrĂ« Kryeinspektor tĂ« IVMT Bashkia SarandĂ«, nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

/m.q/j.p/

The post Lejuan ndërtime pa leje në Butrint, dërgohen për gjykim zyrtarët e IVMT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet Lasgush Poradeci, 126 vjet nga lindja e poetit

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ 126 vjet mĂ« parĂ« lindte poeti ynĂ« i madh, Llazar Gusho, i njohur me emrin e penĂ«s, Lasgush Poradeci.

Lasgush Poradeci lindi në familjen Gusho, më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. U quajt Llazar, ndonëse do të arrinte përjetësinë në sajë të emrit të tij të penës. Në moshën 10-vjeçare ndoqi mësimet në Manastir dhe më pas u zhvendos në Athinë, ku mbaroi liceun. Në vitin 1921 iu drejtua Rumanisë për të vijuar me studimet e larta. Në Bukuresht, u përfshi në radhët e lëvizjes atdhetare të kolonisë shqiptare dhe iu besua detyra e sekretarit të përgjithshëm.

NĂ« vitin 1933 u botua vĂ«llimi i parĂ« i poetit “Vallja e yjeve” dhe mĂ« 1937-n, u publikua vĂ«llimi pasues “Ylli i zemrĂ«s”. NdĂ«r tĂ« tjera, Poradeci shkroi poemat “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta” dhe “Kamadeva”.

Vepra e Poradecit, e cila është një triptik që i këndon dashurisë, lirisë dhe liqenit të Ohrit, zë një vend të privilegjuar në letërsinë shqiptare. Tiparet e përveçme të penës së Lasgushit ishin vargëzimi dhe melodia e hollë, ndërsa tema e dashurisë ishte tema më e rrahur në mesin e mbi 100 poezive të tij që dallojnë për dikotomi mes fjalëve arkaike dhe eksperimenteve leksikore.

Lasgush Poradeci pĂ«rktheu disa nga kryeveprat e letĂ«rsisĂ« botĂ«rore, sikurse: “Eugjen Onjegini” tĂ« Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tĂ« Bllokut, poemat dhe lirikat e Hajnes, tĂ« Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e GĂ«tes, poezi tĂ« Lanaut, Brehtit, Hygoit etj.

/m.q/j.p/

The post Përkujtohet Lasgush Poradeci, 126 vjet nga lindja e poetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natĂ« deri nĂ« largimin e RamĂ«s

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot turin e “Foltores” nĂ« ManzĂ« (DurrĂ«s). GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, Berisha paralajmĂ«roi se opozita do t’i rikthehet sheshit çdo natĂ« deri nĂ« largimin e qeverisĂ«.

Ai deklaroi se opozita nuk do të përdorë dhunë, por do të ndjekë rrugën e protestave paqësore dhe qëndresës qytetare për largimin e qeverisë.

Berisha u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« mobilizohen nĂ« janar pĂ«r njĂ« betejĂ« politike deri nĂ« fitore, duke e cilĂ«suar vitin 2026 si moment vendimtar pĂ«r pĂ«rmbysjen e asaj qĂ« ai e quajti “diktaturĂ« e dytĂ«â€ dhe pĂ«r shpĂ«timin e ShqipĂ«risĂ«.

“Jemi forcĂ« demokratike, jemi opozitĂ« demokratike. Ne do pĂ«rdorim çdo mĂ«nyrĂ« demokratike, jo tĂ« dhunshme pĂ«r pĂ«rzĂ«nien e tyre. Nuk rezistojnĂ« dot ata.

“Tani duhet tĂ« betohemi, ditĂ«n e caktuar tĂ« zĂ«mĂ« sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natĂ« gjersa tĂ« pĂ«rzĂ«mĂ« atĂ«. TĂ« mos mendojmĂ« se rruga Ă«shtĂ« dhuna, jo. Rruga Ă«shtĂ« qĂ«ndresa jonĂ«, sheshet. Sheshi duhet tĂ« jetĂ« i yni dhe Edi Rama ikĂ«n. Nuk mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« aty. Pra, hyjmĂ« nĂ« vitin 2026 me njĂ« mision, si misionarĂ«, si fatmĂ«dhenj qĂ« kemi mundĂ«si tĂ« pĂ«rmbysim njĂ« diktaturĂ« tĂ« dytĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Berisha deklaroi se zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025 kanë qenë farsa, të manipuluara përmes blerjes së votës, përdorimit të administratës shtetërore, bandave kriminale dhe shpërndarjes së fondeve publike në prag të zgjedhjeve.

Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca kryesore opozitare në vend pas 35 vitesh, falë qëndresës, pranimit të gabimeve dhe respektimit të parimeve morale dhe ligjore.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natĂ« deri nĂ« largimin e RamĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Brenda 2026-ës përfundon Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari ishte sot nĂ« kantierin e Institutit pĂ«r Edukimin dhe Rehabilitimin e tĂ« Miturve nĂ« MĂ«zez (TiranĂ«).

Sipas ministrit punimet kanë avancuar në mënyrë domethënëse dhe brenda vitit 2026 pritet të vihet në funksionim.

Ministri i DrejtĂ«sisĂ« njoftoi se “ky Ă«shtĂ« njĂ« investim madhor pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« njĂ« shans tĂ« dytĂ« tĂ« miturve nĂ« konflikt me ligjin”.

“NĂ« 7 objekte multidisiplinare pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve, ky institut ka pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« pikĂ« orientuese dhe mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r tĂ« gjithĂ« zinxhirin ndĂ«rinstitucional tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« mitur, duke ofruar programe tĂ« specializuara pĂ«r çdo tipologji vepre penale dhe pĂ«r çdo rast specifik tĂ« tĂ« miturve qĂ« shkelin ligjin”, nĂ«nvizoi ministri.

Sipas Lamallarit “riintegrimi social pĂ«rmes investimeve nĂ« arsimim, mbĂ«shtetjes psikologjike dhe formimin profesional, synon t’u japĂ« kĂ«tyre tĂ« rinjve njĂ« mundĂ«si tjetĂ«r pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« sigurt e pĂ«r tĂ« qenĂ« vetĂ«m nĂ« shĂ«rbim tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe pĂ«rparimin e vendit”.

/m.q/r.e/a.f/

The post Lamallari: Brenda 2026-ës përfundon Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japĂ« kohĂ« Ballukut pĂ«r tĂ« prishur provat

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Mbledhja e KĂ«shillit pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e thirrur sot nga pesĂ« anĂ«tarĂ«t e PartisĂ« Demokratike pĂ«r shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar pĂ«r heqjen e imunitetit tĂ« deputetes Belinda Balluku, nuk u zhvillua.

Në një deklaratë për mediet jashtë kryesisë së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, e ka kthyer institucionin e Kuvendit në një bunker për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Bardhi, theksoi se mazhoranca po tenton qĂ« t’i japĂ« kohĂ« Ballukut qĂ« tĂ« intimidojĂ« dĂ«shmitarĂ«t dhe tĂ« prishĂ« provat.

“Me njĂ« akt tĂ« turpshĂ«m, Niko Peleshi jo vetĂ«m ka mbyllur çdo sallĂ« nĂ« Kryesi, por ka penguar deputetĂ«t qĂ« edhe nĂ« sallĂ«n e grupit tĂ« tyre tĂ« kishin mundĂ«si tĂ« komunikonin me mediet. Nuk ka ndodhur kurrĂ« qĂ« kjo godinĂ« tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« bunkerin e Belinda Ballukut. Sot Kuvendi Ă«shtĂ« bunkeri i Belinda Ballukut, ku kĂ«ta mendojnĂ« se do tĂ« strehojnĂ« çdo tĂ« korruptuar tĂ« kĂ«saj qeverie, mendojnĂ« se do tĂ« marrin peng drejtĂ«sinĂ«, mendojnĂ« se do tĂ« pengojnĂ« drejtĂ«sinĂ« tĂ« bĂ«jĂ« punĂ«n e saj.

“E kanĂ« shumĂ« gabim, mĂ« sĂ« pari Kryetari i Kuvendit, qĂ« kthehet nĂ« zyrtarin e dytĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shtetit, pas Kryeministrit, qĂ« nĂ« vend qĂ« t’i shĂ«rbejĂ« interesit publik, e ka shndĂ«rruar zyrĂ«n e tij nĂ« zyrĂ« avokatie tĂ« tĂ« pandehurĂ«s Belinda Balluku, duke zvarritur njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« ngutshme tĂ« prokurorisĂ«. Ju e keni parĂ« qĂ« media ka publikuar dĂ«shminĂ« e vartĂ«ses sĂ« Ballukut, qĂ« ka bashkĂ«punuar me SPAK-un pĂ«r tĂ« treguar sesi Ă«shtĂ« zhvilluar procedura e tenderit tĂ« tunelit tĂ« LlogorasĂ«. ËshtĂ« pikĂ«risht kjo vartĂ«se qĂ« sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« prokurorisĂ« dhe provave tĂ« sjella nĂ« Kuvend Ă«shtĂ« intimiduar nga e pandehura Balluku. KĂ«ta po tentojnĂ«, duke i dhĂ«nĂ« kohĂ« Ballukut, tĂ« intimidojnĂ« dĂ«shmitarĂ« dhe tĂ« prishĂ« provat”, tha Bardhi.

Bardhi bĂ«ri tĂ« ditur se Peleshi ka nisur njĂ« shkresĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n Balluku kĂ«rkon tri javĂ« kohĂ« pĂ«r t’u mbrojtur si dhe tĂ« pritet shqyrtimi i GjykatĂ«s Kushtetuese. Por sipas Bardhit, çështja nĂ« Kushtetuese nuk ka asnjĂ« lidhje me atĂ« qĂ« Prokuroria e Posaçme i kĂ«rkon Kuvendit.

“Peleshi ka nisur njĂ« shkresĂ«, e kemi lexuar pesĂ« herĂ« dhe nuk e kemi kuptuar çfarĂ« ka shkruar. ËshtĂ« gjuhĂ« korrupsioni. Peleshi na thotĂ« se e pandehura Belinda Balluku ka kĂ«rkuar tri javĂ« kohĂ« dhe ai Ă«shtĂ« i vendosur t’i garantojĂ« asaj tĂ« drejtĂ«n e mbrojtjes. Çdo i pandehur kĂ«rkon tĂ« zvarrisĂ« drejtĂ«sinĂ« dhe tĂ« shtyjĂ« sa mĂ« shumĂ« momentin qĂ« do tĂ« shkojĂ« nĂ« burg. Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« ky tĂ« jetĂ« argument pĂ«r Kuvendin.

“Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kĂ«rkuar tĂ« japĂ« njĂ« vendim mbi njĂ« çështje qĂ« lidhet drejtpĂ«rdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nuk mund tĂ« mblidhet KĂ«shilli. Çështja qĂ« i Ă«shtĂ« drejtuar Kuvendit, nuk ka asnjĂ« lidhje me atĂ« qĂ« po shqyrtohet nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese. ËshtĂ« nĂ« shkelje totale tĂ« ligjit. Ka shndĂ«rruar Kuvendin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« zyrĂ« dhe bunker tĂ« Belinda Ballukut”, tha ai.

Bardhi bëri të ditur se në fillim të javës që vjen do të kërkojnë sërish mbledhjen e Këshillit.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« mbledhjen e KĂ«shillit, sipas Rregullores. Ne kĂ«rkojmĂ« mos tĂ« pengohet drejtĂ«sia dhe tĂ« bĂ«het hetimi i plotĂ« nĂ« rastin Balluku”, tha ai.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japĂ« kohĂ« Ballukut pĂ«r tĂ« prishur provat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ PesĂ« anĂ«tarĂ«t e PartisĂ« Demokratike nĂ« KĂ«shillin pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, thirrĂ«n sot nĂ« orĂ«n 11:00 mbledhjen e KĂ«shillit, pĂ«r shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, pĂ«r heqjen e imunitetit tĂ« deputetes Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në ambientet e sallës, por sipas tyre, e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke bllokuar procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun.

“Kryetari i Kuvendit sĂ«rish refuzon qĂ« tĂ« thĂ«rrasĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r, tĂ« bĂ«jĂ« veprimet e tij tĂ« domosdoshme tĂ« kĂ«rkuara nga ligji, duke bllokuar njĂ« proces shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m kushtetues tĂ« parlamentit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtĂ«sisĂ« nĂ« hetimin e kĂ«saj afere skandaloze korruptive.

“Ne presim kĂ«tu qĂ« Kuvendi tĂ« na vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion qĂ« kjo mbledhje e thirrur rregullisht tĂ« jetĂ« funksionale, por, ja ku jemi, Kryetari i Kuvendit na ka mbyllur derĂ«n”, theksoi Bylykbashi.

Gjithashtu, sipas PD-së, Peleshi nuk lejon mediet që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

/m.q/a.f/r.e/

The post Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka: Kemi 25% shanse për Botërorin 2026

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Presidenti i FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit (FSHF), Armand Duka tha gjatĂ« njĂ« interviste se ShqipĂ«ria ka 25% shanse pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« BotĂ«rorin 2026 qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« Kanada, MeksikĂ« dhe SHBA.

Duka theksoi se ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, është një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

“PĂ«r tĂ« qenĂ« brenda kornizave tĂ« profesionit tim, ne kemi 25% probabilitet, sepse jemi katĂ«r skuadra me tĂ« njĂ«jtin nivel dhe tĂ« katĂ«rta kemi nga 25%. UnĂ« kam shumĂ« besim dhe e kam pasur gjithmonĂ«. Besimi im Ă«shtĂ« real, nuk Ă«shtĂ« thjesht dĂ«shirĂ«. ËshtĂ« real pĂ«r nga niveli dhe skuadra qĂ« kemi, pĂ«r atĂ« çfarĂ« ne kemi bĂ«rĂ«, futbollistĂ«t nĂ« fushĂ« i kanĂ« tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ«â€, tha Duka.

I pyetur nĂ«se e krahason me Evropianin e vitit 2016, Duka tha se se “BotĂ«rori Ă«shtĂ« diçka tjetĂ«r, Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« se Europiani pĂ«r t’u kualifikuar. NdĂ«rsa, nĂ«se shkon nĂ« turneun final, nĂ« BotĂ«ror Ă«shtĂ« pak mĂ« e lehtĂ« se nĂ« Europian, sepse skuadrat nĂ« Europian janĂ« vĂ«rtet shumĂ« tĂ« mira, pasi kualiteti i futbollit Ă«shtĂ« nĂ« EuropĂ«. NĂ« BotĂ«ror shkojnĂ« vetĂ«m 16 skuadra nga Europa dhe shkalla e vĂ«shtirĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« akoma mĂ« e madhe”.

Duka nĂ«nvizoi mĂ« tej se mendon se do tĂ« jetĂ« president i FSHF-sĂ« “pĂ«r aq kohĂ« sa njerĂ«zit qĂ« unĂ« bashkĂ«punoj dhe drejtoj, klubet dhe akademitĂ« e futbollit do tĂ« mendojnĂ« qĂ« vĂ«rtetĂ« mund t’i ndihmoj dhe bashkĂ« ta çojmĂ« pĂ«rpara futbollin. PĂ«r aq kohĂ« sa tĂ« kem energji dhe sfida apo objektiva pĂ«r tĂ« realizuar. Nuk Ă«shtĂ« pa kufij kjo gjĂ« dhe mosha bĂ«n tĂ« vetĂ«n dhe do tĂ« kufizojĂ«. Nuk e kam pasur objektiv pĂ«r ta lĂ«shuar apo jo.

NĂ« politikĂ« rĂ«ndom thuhet qĂ« u konsultova me kĂ«tĂ« apo atĂ« dhe vendosa tĂ« vazhdoj. Por unĂ« realisht para çdo zgjedhje marr njĂ« lloj feedback-u dhe opinioni tĂ« atyre qĂ« janĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« interesuar pĂ«r futbollin, ata qĂ« e bĂ«jnĂ«, ata qĂ« e luajnĂ«, qĂ« e drejtojnĂ«. Klubet, akademitĂ«, trajnerĂ«t. Dhe nĂ«se shoh vĂ«rtetĂ« dĂ«shirĂ« apo kĂ«rkesĂ« pĂ«r ta vazhduar kĂ«tĂ« bashkĂ«punim, e vazhdoj”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Duka: Kemi 25% shanse për Botërorin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor KakavijĂ«-JaninĂ« nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq do tĂ« jetĂ« sĂ«rish sot i bllokuar pĂ«r disa orĂ« pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s sĂ« fermerĂ«ve grekĂ«.

Policia Kufitare KakavijĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se â€œĂ«shtĂ« njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditĂ«n e sotme, nga ora 19:00 deri nĂ« orĂ«n 22:00 (me orĂ«n greke), aksi rrugor KakavijĂ«-JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/a.f/r.e/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron Krishtlindjen: E ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarĂ«t e krishterĂ« pĂ«r Krishtlindjen ndĂ«rsa mesazhin e parĂ« e pĂ«rcolli nga kisha katolike e Shna Ndoit nĂ« Laç.

“Kjo ditĂ« e shenjtĂ« ndez te ne shpresĂ«n dhe besimin se e ardhmja bĂ«het mĂ« e mirĂ« me paqe, solidaritet dhe dashuri”, u shpreh, ndĂ«r tĂ« tjera, Begaj.

“Ju pĂ«rcjell tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«ve tĂ« krishterĂ« urimet mĂ« tĂ« ngrohta pĂ«r Krishtlindje nga Kisha e Shna Ndout, nĂ« Laç, vend i bekuar, ku vijnĂ« mijĂ«ra besimtarĂ« tĂ« tĂ« gjitha feve.
Kjo ditĂ« e shenjtĂ« ndez te ne shpresĂ«n dhe besimin se e ardhmja bĂ«het mĂ« e mirĂ« me paqe, solidaritet dhe dashuri”, ishte mesazhi i Begajt nga Kisha e Laçit.

Më pas, Kreu i Shtetit zhvilloi vizita të veçanta në Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë në Tiranë.
Pas takimit me Fortlumturinë e Tij Joani, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Presidenti i Republikës përcolli mesazhe për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe kujdes ndaj njerëzve më të nevojë.

“Uroj tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t e krishterĂ«, gĂ«zuar Krishtlindjen! ËshtĂ« njĂ« ditĂ« e shenjtĂ«, qĂ« shĂ«non vlerat mĂ« tĂ« larta tĂ« besimit, tĂ« dashurisĂ«, tĂ« solidaritetit, vlera nĂ« fakt qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« identitetin tonĂ« dhe atĂ« çfarĂ« ne njihemi botĂ«risht, tĂ« bashkĂ«jetesĂ«s dhe harmonisĂ« ndĂ«rfetare. Kjo ditĂ« duhet tĂ« na bĂ«jĂ« tĂ« respektojmĂ« dhe tĂ« duam mĂ« shumĂ« njĂ«ri-tjetrin, por mbi tĂ« gjitha, tĂ« kuptojmĂ« dhe ndihmojmĂ« ata qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« dobĂ«t, prandaj uroj qĂ« kjo Krishtlindje tĂ« jetĂ« njĂ« Krishtlindje e mbushur me gĂ«zim dhe begati e bekime, pĂ«r çdo besimtar e pĂ«r çdo shqiptar, dhe uroj njĂ« Vit tĂ« Ri sa mĂ« tĂ« mbarĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t”  u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit uroi edhe besimtarët ungjillorë, duke u shprehur që bekimet e kësaj dite të jenë me ta dhe gëzimi të hyjë në çdo derë.

“Krishtlindja na sjell mĂ« shumĂ« se çdo periudhĂ« tjetĂ«r e vitit magjinĂ« dhe dashurinĂ« e Krishtit. QoftĂ« kjo Krishtlindje e mbushur me paqe dhe çaste tĂ« bukura tĂ« ndara  nĂ« familje  e me tĂ« dashurit tuaj!”, tha Begaj.

/m.q/j.p/

The post Begaj uron Krishtlindjen: E ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpresë

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarĂ«t e krishterĂ« pĂ«r festĂ«n e Krishtlindjes.

Nga selia e Sinodit të Shenjtë të kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku takoi edhe kryepeshkopin Joan, kreu i PD-së, uroi shqiptarët që ta festojnë këtë Krishtlindje me besim e shpresë.

“Erdha tĂ« shpreh urimet e mia, nderimin tim mĂ« tĂ« madh pĂ«r kryepeshkopin e KishĂ«s Autoqefale Shqiptare, bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij, besimtarĂ«t orthodoksĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe kudo qĂ« janĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e madhe, jo vetĂ«m nĂ« historinĂ« e krishtĂ«rimit, por edhe nĂ« historinĂ« e qytetĂ«rimit botĂ«ror dhe qytetĂ«rimit perĂ«ndimor, nĂ« veçanti”, u shpreh Berisha pvr mediet pas takimit me kryepeshkopin Joan.

“Uroj çdo shqiptar qĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« ta festojĂ« me besim dhe shpresĂ« pĂ«r Krishtlindje mĂ« tĂ« mira vitin e ardhshĂ«m. GĂ«zuar!”, tha Berisha.

/m.q/j.p/

The post Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpresë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrat e IdentiTek të hapura nesër në 12 qarqet e vendit

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ IdentiTek njofton se ditĂ«n e premte, zyrat e aplikimit pĂ«r dokumente identifikimi do tĂ« jenĂ« tĂ« hapura dhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve nga ora 09:00 deri nĂ« 12:00, nĂ« 12 qarqet.

Shërbimi do të ofrohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër.

Në qytetin e Tiranës, qytetarët do të mund të marrin shërbim pranë:

IdentiTek – NjĂ«sia 2
IdentiTek – NjĂ«sia 4

Në çdo zyrë, që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet, pavarësisht gjendjes civile.

Ky orar shĂ«rbimi Ă«shtĂ« vendosur pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar fluksin gjatĂ« festave tĂ« fundvitit dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur nevojave tĂ« shtetasve, qĂ« vijnĂ« nga jashtĂ« vendit pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« shkurtĂ«r qĂ«ndrimi nĂ« ShqipĂ«ri, duke u ofruar akses mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« shĂ«rbimet e identifikimit.

/m.q/j.p/

The post Zyrat e IdentiTek të hapura nesër në 12 qarqet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluturimi i flamingove nĂ« Parkun KombĂ«tar “DivjakĂ«-Karavasta”

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/  Parku KombĂ«tar DivjakĂ«-Karavasta, njĂ« zonĂ« e mbrojtur qĂ« shtrihet si njĂ« brez i gjelbĂ«r pĂ«rgjatĂ« bregdetit Adriatik, u “pushtua” nga fluturimi i flamingove, zogjtĂ« me qafĂ« tĂ« gjatĂ« e tĂ« harkuar dhe kĂ«mbĂ« tĂ« holla.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të flamingove që fluturojnë mes lagunës, duke e kthyer këtë park edhe në një destinacion të veçantë të ekoturizmit në Shqipëri.

Flamingot jetojnĂ« gjithmonĂ« nĂ« grupe, qĂ« nga grupet e vogla deri nĂ« qindra-mijĂ«ra. ZogjtĂ« ngrihen nĂ« ajĂ«r nĂ« grup dhe fluturojnĂ« me qindra kilometra gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« shtegtimit. Fluturimi bĂ«het duke formuar radhĂ« tĂ« gjata ose nĂ« formĂ« V-je, derisa tĂ« arrijnĂ« nĂ« vendmbĂ«rritjen e tyre – njĂ« liqen me ujĂ« tĂ« kripur, qĂ« Ă«shtĂ« vend i shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« ngritur folenĂ« e pĂ«r tĂ« rritur tĂ« vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra, madje me një këmbë edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2-3,6 kg. Nisur nga madhësia trupore dhe ngjyra, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

/m.q/j.p/

The post Fluturimi i flamingove nĂ« Parkun KombĂ«tar “DivjakĂ«-Karavasta” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besimtarët ortodoksë në meshën e Krishtlindjes, Kryepeshkop Joani: Festa vjen si rreze shprese e paqeje

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ NĂ« KatedralĂ«n Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, nĂ« TiranĂ«, u zhvillua mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« enjteje tĂ« 25 dhjetorit, Liturgjia Hyjnore pĂ«r Lindjen e Krishtit.

Mesha e Shenjtë e Krishtlindjeve u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij imzot Joani, bashkë me klerikë të kryepeshkopatës.

Besimtarët e shumtë që mbushën Katedralen, morën mesazhe shprese në ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

NĂ« urimin e tij, Kryepeshkop Joani tha se “ndĂ«rsa vazhdojmĂ« tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r festimin e Krishtlindjes, na ndihmon tĂ« kujtojmĂ« se kjo festĂ« e madhe nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me lindjen e njĂ« mĂ«suesi, profeti apo ligjvĂ«nĂ«si”.

“PerĂ«ndia i pĂ«rjetshĂ«m ndĂ«rhyn nĂ« histori dhe bĂ«het njeri, pa pushuar sĂ« qenuri PerĂ«ndi i plotĂ«, pĂ«r tĂ« na sjellĂ« nĂ« shenjtĂ«rinĂ« e Tij, pĂ«r tĂ« na bĂ«rĂ« pjesĂ«marrĂ«s tĂ« natyrĂ«s hyjnore, pĂ«r tĂ« shĂ«ruar, ringritur dhe pĂ«rmbushur njerishmĂ«rinĂ« tonĂ« tĂ« rĂ«nĂ« dhe tĂ« deformuar. NĂ«pĂ«rmjet pranisĂ« sĂ« energjisĂ« sĂ« Tij hyjnore, Krishti, PerĂ«ndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallĂ«ron natyrĂ«n tonĂ« njerĂ«zore dhe na bashkon me PerĂ«ndinĂ«, gjĂ« qĂ« asnjĂ« mĂ«sues, profet apo ligjvĂ«nĂ«s nuk mund ta bĂ«nte dot kurrĂ«â€, u shpreh ai.

“PĂ«r çdo njeri qĂ« kĂ«rkon paqen e brendshme, tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe plotĂ«sinĂ«, festa e gĂ«zuar dhe plot dritĂ« e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushĂ«llimi dhe paqeje”, vijoi Kryepeshkopi.

Kryepeshkop Joani theksoi se tani më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit.

“TĂ« dashur vĂ«llezĂ«r dhe motra! Duhet ta shpallim me gĂ«zim kĂ«tĂ« lajm tĂ« mirĂ« dhe tĂ« dĂ«shmojmĂ« me zell dhe pa u lodhur se tashmĂ« PerĂ«ndia banon ndĂ«r ne. ËshtĂ« detyra e çdo tĂ« krishteri ta pĂ«rhapĂ« dhe ta bashkĂ«ndajĂ« kĂ«tĂ« dritĂ« me tĂ« gjithĂ« botĂ«n, sepse vetĂ«m duke e ndarĂ« atĂ« me tĂ« tjerĂ«t, drita mund tĂ« ruhet dhe tĂ« rritet, pĂ«rndryshe ajo do tĂ« zbehet dhe pĂ«rfundimisht do tĂ« zhduket. Tani, mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, bota ka nevojĂ« pĂ«r dritĂ«n e Krishtit. ËshtĂ« e nevojshme, sepse njĂ« jetĂ« pa praninĂ« e Zotit bĂ«het e mjerueshme, kthehet nĂ« njĂ« jetĂ« pa dashuri, pa gĂ«zim, pa dritĂ«: njĂ« jetĂ« nĂ« errĂ«sirĂ«. VetĂ«m prania e Tij mund tĂ« ndriçojĂ« zemrat dhe shpirtrat tanĂ« dhe mund t’i japĂ« jetĂ«s sonĂ« dritĂ« e gĂ«zim. Ai Ă«shtĂ« drita nĂ« errĂ«sirĂ«n tonĂ« dhe mĂ«simi i Tij, thotĂ« psalmisti, Ă«shtĂ« njĂ« llambĂ« pĂ«r udhĂ«timin tonĂ« nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ«â€, tha ai.

Kryepeshkopi shtoi se “pĂ«r tĂ« festuar shpirtĂ«risht Lindjen e Krishtit, le tĂ« kujdesemi gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve festive tĂ« pĂ«rjetojmĂ« mĂ« thellĂ« shenjtĂ«rinĂ« dhe madhĂ«shtinĂ« e kĂ«saj dhurate hyjnore”.

“KĂ«tĂ« mund ta realizojmĂ« duke e pastruar zemrĂ«n tonĂ« nga çdo ligĂ«si dhe duke e mbushur atĂ« me dashuri dhe pĂ«rulĂ«si ndaj tĂ« gjithĂ« njerĂ«zve, sidomos ndaj atyre qĂ« janĂ« nĂ« nevojĂ« – nĂ« varfĂ«ri, nĂ« sĂ«mundje, nĂ« dĂ«shpĂ«rim dhe nĂ« vetmi”, pĂ«rfundoi ai.

Mesha e Krishtlindjes nĂ« KatedralĂ«n Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, foto: Florian Abazaj
1 nga 18

/m.q/j.p/

The post Besimtarët ortodoksë në meshën e Krishtlindjes, Kryepeshkop Joani: Festa vjen si rreze shprese e paqeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama uron Krishtlindjen me imazhin e “ÇetĂ«s sĂ« ProfetĂ«ve”

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarĂ«t e krishterĂ« pĂ«r festĂ«n e Krishtlindjes.

Kreu i qeverisĂ« nĂ« mesazhin e urimit publikoi njĂ« imazh tĂ« shkĂ«putur nga frontespici i veprĂ«s monumentale tĂ« PjetĂ«r Bogdanit, “Çeta e ProfetĂ«ve”.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

KatolikĂ«t mbajtĂ«n meshĂ«n nĂ« mesnatĂ«, ndĂ«rsa besimtarĂ«t ortodoksĂ« mblidhen sot nĂ« meshĂ« pĂ«r t’ia lĂ«nĂ« vendin mĂ« pas festimeve familjare.

/m.q/j.p/

The post Rama uron Krishtlindjen me imazhin e “ÇetĂ«s sĂ« ProfetĂ«ve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌