❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fluks fëmijësh në pediatri/ Fier, spitali shpërndan dhurata për pacientët e vegjël

FIER– GjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit tĂ« vitit 2025, Pediatria e Fierit po pĂ«rballet me njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« pacientĂ«ve tĂ« vegjĂ«l.

Sipas mjekëve, shkak për këtë situatë është përhapja e virozave përmes kontakteve në mjedise të hapura, pavarësisht pushimeve shkollore.

Baftiar Hysenaj, pediatër, shpjegon se rastet që paraqiten në urgjencë arrijnë deri në 120 vizita në 24 orë, ndërsa aktualisht në repartin e pediatrisë janë të shtruar 25 fëmijë, disa prej të cilëve duket se do ta kalojnë edhe ndërrimin e viteve në spital.

PĂ«rveç gatishmĂ«risĂ« sĂ« stafit mjekĂ«sor, drejtoria e spitalit tĂ« Fierit ka organizuar gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve dhurata dhe aktivitete pĂ«r fĂ«mijĂ«t e shtruar, pĂ«r t’u sjellĂ« pak gĂ«zim gjatĂ« festave./abcnews.al

 

Sa kushton tryeza e fundvitit? / Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti pĂ«r çështjet ekonomike, Ferjolt Ozuni, i ftuar nĂ« Money Report,” u shpreh se kĂ«tĂ« ka njĂ« tendencĂ« rritjeje tĂ« shpenzimeve pĂ«r tryezĂ«n e fundvitit, nĂ« krahasim me vitet e shkuara shkuara.

Sipas tij, kjo rritje nuk lidhet me çmime abuzive në disa pika të caktuara, por reflekton rritjen standarde të çmimeve, e ndikuar nga inflacioni, rritja ekonomike dhe situata ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe luftërat.

“Rritja e çmimeve Ă«shtĂ« e ndikuar nga kĂ«rkesa e lartĂ« nĂ« fundvit. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« diskutojmĂ« pĂ«r tryezĂ«n fikse, sepse nĂ« varĂ«si tĂ« tipologjisĂ« sĂ« festimeve kemi edhe variacionin e shportĂ«s sĂ« fundvitit. Ajo normalja, gjeli i detit, darka festive familjare sivjet do tĂ« kushtojĂ« rreth 20% mĂ« shumĂ«. Kostoja e tryezĂ«s mund tĂ« jetĂ« tek pragu 40–50 mijĂ« lekĂ« tĂ« reja pĂ«r tĂ« gjithĂ« familjen. NĂ«se kalojmĂ« nĂ« restorante apo evente tĂ« organizuara pĂ«r vit tĂ« ri, variacionet fillojnĂ« nga 15 mijĂ« lekĂ« pĂ«r person dhe nĂ« rritje e sipĂ«r,” tha Ozuni.

Ai shtoi se shqiptarët preferojnë të festojnë në familje dhe më shumë vendet e ngrohta sesa destinacionet me borë, duke ruajtur traditën dhe komoditetin gjatë festave.

Sipas ekspertit, Korça dhe Pogradeci janë dy qytetet më të frekuentuara brenda vendit.  Ai theksoi se edhe të huajt po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar festat e fundvitit.

“Brenda vendit Ă«shtĂ« kĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r Korçën dhe Pogradecin. Ka interes edhe nga tĂ« huajt pĂ«r tĂ« festuar nĂ« vendin tonĂ«â€, tha ai.

Lezha nderon Fishtën/ 85-vjetori i ndarjes nga jeta, vlerësohet kontributi letrar dhe historik

Lezha i dedikoi një aktivitet përkujtimor, Gjergj Fishtës, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare, në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Aktiviteti u mbajt në qendrën muzeale që mban emrin e tij në fshatin Fishtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit, studiues, historianë e botues.

Të pranishmit sollën në fokus rolin e pazëvendësueshëm të At Gjergj Fishtës në formësimin e gjuhës shqipe, në letërsinë kombëtare dhe në jetën shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve.

Për ta, trashëgimia e Fishtës mbetet aktuale edhe sot, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për mesazhin kombëtar dhe moral që përcjell vepra e tij.

Veprimtaria u shoqërua me recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga jeta dhe krijimtaria e At Gjergj Fishtës, duke kthyer këtë përkujtim në një homazh për një nga figurat më emblematike të kulturës shqiptare.

Pas Zelandës së Re, Viti i Ri 2026 mbërrin edhe në Australi

Viti i Ri 2026 ka trokitur në Australi me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçoi qiellin e Sydney, duke shënuar kulmin e verës në vend.

Qytetarët dhe turistët u mblodhën për të shijuar këtë traditë të veçantë të natës së ndërrimit të viteve.

Si çdo vit, Australia dallon për organizimin e spektakleve të saj të mëdha, duke e bërë natën e ndërrimit të viteve një nga më të bukurat në botë.

Tradita mbizotëron tryezat/ Qytetarët zgjedhin produkte të freskëta për Natën e Vitit të Ri

Tryeza e natës së ndërrimit të viteve për familjet shqiptare vazhdon të mbushet plot e për plotë. Edhe përse në kohët e sotme alternativat për të festuar këtë mbrëmje janë të shumta, sërish një pjesë e mirë e qytetarëve preferojnë të jenë tradicionalë me tavolinat e shtruara në shtëpitë e tyre.

Në Sarandë blerjet nuk janë lënë për momentin e fundit, por megjithatë në tregun e fruta-perimeve, blerësit janë të shumtë për të plotësuar blerjet me produkte të freskëta.

“I keni bĂ«rĂ« pazaret?

Po, moj zemĂ«r, i kemi blerĂ«, ka plotĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.”

“GjithĂ« shqiptarĂ«ve t’ua bĂ«jĂ« diell plotĂ« bereqet.”

“UrojĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t mbarĂ«si tĂ« kenĂ«, gjithĂ« populli anĂ« e mbanĂ«.”

Për tregtarët, festa e Vitit të Ri është thjeshtëzuar, por pavarësisht kësaj blerësit, sidomos ata të moshave të mëdha, janë të shumtë.

“Festa e Vitit tĂ« Ri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« diçka e thjeshtĂ«zuar sepse vijnĂ« nga pushime shumĂ« tĂ« zgjatura, nga pushime herĂ« pas here dhe nga festa herĂ« pas here qĂ« nga nĂ«ntori vazhduar nga javĂ«t e para tĂ« dhjetorit.”

“ShqiptarĂ«t kanĂ« blerĂ« shumĂ«, i kanĂ« plotĂ«suar tĂ« gjitha nevojat se ka nga tĂ« gjitha gjĂ«rat. JanĂ« shumĂ« mirĂ«.”

“Pazaret i bĂ«jnĂ« nĂ« kohĂ« lineare se njerĂ«zit nuk mund tĂ« dalin vetĂ«m nĂ« njĂ« ditĂ«, ditĂ«n e fundit lĂ«nĂ« gjĂ«rat ekspres siç janĂ« sallata, erĂ«zat e njoma, gjĂ«rat e lehta, dhe amvisat i fillojnĂ« gatimet herĂ«t se janĂ« disa gatime pĂ«r t’u bĂ«rĂ«.”

NĂ« SarandĂ« ditĂ«t e festave shtyjnĂ« qytetarĂ«t dhe rezidentĂ«t e huaj, t’i drejtohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« produkteve tĂ« freskĂ«ta pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pazare, duke i kthyer kĂ«to ditĂ« nĂ« mjaftĂ« produktive edhe pĂ«r tregtarĂ«t, tĂ« cilĂ«t shtojnĂ« nuk i kanĂ« ndryshuar çmimet.

Siguria në rrugë për festa/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin

SHQIPËRI- NĂ« prag tĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« plan masash nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« dhe qarkullimin normal nĂ« akset rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli, u shpreh se dita e fundit e vitit shoqërohet çdo vit me një fluks të shtuar të automjeteve në të gjitha rrugët e vendit. Sipas tij, autoritetet janë të përgatitura për të përballuar situatën.

““Sot Ă«shtĂ« dita e fundit e vitit, ashtu si çdo vit. Pritet njĂ« fluks i shtuar i automjeteve nĂ« tĂ« gjitha akset e ShqipĂ«risĂ«. ARRSH, sĂ« bashku me tĂ« gjitha ekipet nĂ«nkontraktore, Ă«shtĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe ka marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« qarkullim tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore nĂ« mbarĂ« ShqipĂ«rinĂ«. ARRSH ka marrĂ« masat, ku do jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri 130 borĂ«pastruese dhe 577 mjete tĂ« tjera dhe 800 punonjĂ«s, qĂ« do jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri 24 orĂ«â€, deklaroi Kozeli.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve festive.

Ronaldo, kur goli Ă«shtĂ« “ves” / Realizoi nĂ« barazimin 2-2 qĂ« Al Nassr arriti nĂ« ligĂ«n saudite

Topi e ndjek sikur të jetë një magnet. Kristiano Ronaldo është një shënues kaq I madh saqë realizon edhe kur nuk nuk e mendon, apo kur duket e pamundur.

Kështu ndodhi në ndeshjen e Ligës Profesioniste Saudite, me portugezin që regjistroi emrin në tabelën elektronike krejt pa dashje.

Kjo ndodhi nĂ« 67’, kur pas njĂ« aksioni rrĂ«mujĂ«, topi u godit nga Zhoao Feliks, ndryshoi drejtimin pasi preku shpinĂ«n e CR7-Ă«s.

Për shkak të devijimit, goli iu quajt Kristianos dhe tani ka 957 rrjeta në karrierë e 14 këtë sezon në kampionat, duke qenë më I miri në garën për Këpucën e Artë.

Sërish Al Nasr nuk bëri sa duhet, dhe nuk e mori dot fitoren.

Mesfushori holandez, Vajnaldum, autor I golit të parë, barazoi për 2-2 dhjetë minuta para fundit.

Nuk mjaftoi epërsia e thellë me 22 gjuajtje ndaj 8 të rivalit, me 64 për qind mbajtje topi dhe me goditjet nga këndi plot 16-1!

Al Nasr ka 31 pikë dhe e mbylli vitin në krye të renditjes, ndonëse Al Tauon ka 28, dhe Al Hilal mund të mbërrijë në 2 pikë largësi nëse fiton ndeshjen e kësaj jave.

Muçi, tjetĂ«r vlerĂ«sim si “dhuratĂ«â€/ Trabzonspor ka linjĂ«n mĂ« tĂ« fortĂ« ofensive nĂ« SuperligĂ«n turke

ËshtĂ« shumĂ« I mirĂ«, por padyshim nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m. Ernest Muçi pĂ«rbĂ«n vetĂ«m njĂ«rĂ«n nga hallkat e suksesit tĂ« Trabzonsporit nĂ« SuperligĂ«n turke, ndĂ«rsa skuadra e rĂ«ndĂ«sishme pretendon pĂ«r titullin.

Siç njofton e pĂ«rditshmja “Fanatik”, skuadra e shqiptarit ka repartin sulmues mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« kampionatit.

E përbërë nga Muçi, Pol Onuaçu dhe Felipe Augusto, kjo treshe ofensive ka lënë pas ato të Gallatasarajit, Fenerbahçes dhe Beshiktashit.

Fjala Ă«shtĂ« pĂ«r efikasitetin e sulmit, pra pĂ«r numrin e rrjetave tĂ« shĂ«nuara nĂ« raport me shpenzimin pĂ«r t’i marrĂ«.

Treshja e Trabzonit ka shënuar deri tani 26 gola gjithsej në ligë, ose 78.8 për qind të totalit prej 33, dhe kjo është përqindje më e madhe sesa e reparteve sulmuese të treshes së klubeve të Stambollit.

Reparti ofensiv I Gallatasarajit, me Ikardin, Osimhenin dhe Sanenë arrin në 104 milionë euro vlerë kartoni, treshja e Fenerbahçes shkon në 45 milionë, ajo e Beshiktashit në 34 milionë, treshja e Trabzonit ka vlerë 21 milionë euro.

Onuaçu ka 11 gola dhe një asist në 15 ndeshje, duke qenë numri 1 I ekipit, ndonëse kartoni I tij është mjaft më poshtë sesa I shqiptarit, me vlerë 6 milionë në krahasim me 9.

Felipe Augusto, qendërsulmuesi brazilian, ka 8 rrjeta në 16 ndeshje, duke qenë pak më mirë se Muçi, edhe pse kartoni gjithashtu është 6 milionë euro, pra inferior.

Ylli kuqezi ka shtatë gola e dy asistë në 14 ndeshje deri tani, madje praktikisht I ka realizuar në pesë sfidat e fundit të Superligës.

Lebron, “mbreti Ă«shtĂ« gjallĂ«â€/ Legjenda e NBA mbushi 41 vjeç, vazhdon ende nĂ« nivele tĂ« larta

Flitet që është Viti I Ri I fundit si profesionist. Lebron Xhejms mbushi 41 vjeç në 30 dhjetor, me fanelën e Lejkërsave edhe këtë sezon, I cili mund të jetë edhe ai I përmbylljes së karrierës.

Klubi I madh nga Kalifornia mund tĂ« mos ia rinovojĂ« kontratĂ«n qĂ« skadon nĂ« 2026, por gjithsesi “Mbreti I basketbollit” mbetet nĂ« fushĂ« nĂ« edicionin e tij tĂ« 23-tĂ«, njĂ« rekord, ndĂ«rsa mban edhe rekordin e mĂ« shumĂ« minutave tĂ« luajtura nĂ« histori.

ÇfarĂ« synon ende legjenda e gjallĂ« qĂ« ka fituar 4 tituj nĂ« NBA?

Padyshim qĂ« t’i afrohet 6 titujve tĂ« MajkĂ«ll Xhordanit qĂ« cilĂ«sohet ende si basketbollisti mĂ« I mirĂ« pĂ«r tĂ« gjitha kohĂ«t.

Karriera e tij është vërtet e jashtëzakonshme.

Xhejms është shënuesi më I mirë I sezonit të rregullt në NBA për të gjitha kohët me 42 471 pikë, rekord që do të vazhdojë të rritet.

Legjenda e Lejkërsave, Karim Abdul Xhabar, ka mbetur prapa me 38 387, ndërsa vendi I tretë, Karl Maloun është gati 6 000 pikë pas.

Pranë podiumit është edhe për asistet, duke treguar sesa I kompletuar është si basketbollit.

Lebroni është I katërti për të gjitha kohët me 11 678, jo larg të famshmit Xhejzën Kid, ndërsa mund të arrijë edhe Kris Polin në vendin e dytë.

Edhe pse jo nĂ« rolin qendĂ«r nĂ« fushĂ«, Lebron ka 11 800 topa nĂ« tabela, mĂ« I miri nga lojtarĂ«t aktivĂ«, nĂ« vend tĂ« 25-tĂ« pĂ«r tĂ« gjitha kohĂ«t, nĂ« njĂ« konkurrim tĂ« dominuar nga qendrat si Uilt ÇembĂ«rlen, Bill RasĂ«ll, Xhabar, Hejes, Mozes e Karl Maloun, DankĂ«n, Garnet, Hauard, Olaxhuon apo Shak O’Nill.

Kapiteni I sotëm I Lejkërsave është në vend të gjashtë edhe në klasifikimin historik të vjedhjeve të topit me plot 2 359.

Në duet me sllovenin Luka Doncic, Lebron do të bëjë edhe provën e fundit për titullin.

“Mbreti” Ă«shtĂ« ende gjallĂ«, me mesaraisht mbi 20 pikĂ« pĂ«r ndeshje, gati 7 asistĂ« pĂ«r ndeshje dhe mbi 50 pĂ«r qind saktĂ«si nga loja.

Asani e nis me “pushime”/ Futbollisti i KombĂ«tares i pezulluar pĂ«r duelin nĂ« 1 janar nĂ« Iran

Lavdërimet kanë nisur dhe janë të shumta. Jasir Asani e tregoi të gjithë klasin e tij me golin që shënoi në ndeshjen e fundit të Championsit të dytë të Azisë, në fitoren 3-0 jashtë fushe që arriti ekipi I tij, Esteglal, dhe me kualifikimin për në raundin e dytë.

Rrjeta ishte tipike e tij, si ato që shënoi një sezon më parë në Championsin kryesor, kur luante me fanelën e skuadrës koreanojugore, Kuangju, dhe ku arriti të realizonte 9 herë në 10 ndeshje.

Mediat në Iran nuk ngurruan ta ngrinin në qiell talentin e futbollistit të kombëtares shqiptare, I cili e bën dallimin edhe në Iran.

Ishin të shumta gazetat, portalet dhe televizionet që përsëritën apo komentuan mënyrën sesi Asani gjeti golin.

Gjithsesi, pikërisht në momentin e tij më të mirë, dhe kur I duhej Esteglalit më shumë se kurrë, shqiptari nga Shkupi do të bëjë një ndalesë të detyruar.

Ai nuk do të luajë këtë të enjte të 1 janarit kundër ekipit që kryeson kampionatin, Sepahanit, pasi mori karton të verdhë në sfidën e Ligës Profesioniste iraniane humbur 0-1 në shtëpi ndaj Gol Goharit.

Një problem I madh për skuadrën nga kryeqyteti e cila ka humbur terren me kryesuesit duke pasur 22 pikë në 14 ndeshje, ndaj 30 që ka Sepahani në po kaq duele të luajtura.

Ylli 30-vjeçar kuqezi ka 10 gola këtë sezon në 19 ndeshje, duke shtuar edhe dy asistë, nga të cilët 6 rrjeta në kampionat, dy në Champions dhe dy në Kupën e Iranit.

Broja e mbyll me asist/ Sulmuesi kuqezi, paraqitje mjaft e mirë në Burnley-Newcastle

Për fat të keq rivali ishte shumë i fortë dhe nuk mund të bëhej asgjë.

PavarĂ«sisht luhatjeve, NjukasĂ«lli Ă«shtĂ« kategori tjetĂ«r nĂ« krahasim me BĂ«rnlin, dhe nĂ« stadiumin “TĂ«rf Mur” u regjistrua humbja 1-3, ndĂ«rsa titullar ishte sĂ«rish Armando Broja.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare ishte më I miri në fushë për vendasit, duke krjuar edhe golin e vetëm, apo më saktë duke dhënë asistin për autorin Xhosh Lorent.

Ylli kuqezi ishte që nga minuta e parë për të katërtën herë në pesë ndeshjet e fundit, dhe në dy sfida radhazi.

Broja u tregua tepër I lëvizshëm, sidomos kur kishte hapësirë në kundërsulme.

Forma e tij fizike është siç duhet dhe ka hyrë plotësisht në ritmin e lartë të futbollit anglez.

Mund të thuhet se Bërnli rrezikoi thuajse vetëm atëherë kur topi ishte në këmbët e shqiptarit, apo kur ai ishte pjesë e aksionit.

Armando dha asistin e parë këtë sezon në Premier Ligën angleze, ndërsa dy ndeshje më parë shënoi në barazimin 1-1 me Bornmuthin.

Një asist e ka edhe në Kupën e Ligës.

Momenti duket I shkĂ«lqyer pĂ«r BrojĂ«n qĂ« nĂ« 14 ndeshjet e para nĂ« kampionatin anglez luajti vetĂ«m gjithsej 111’, mungoi tri herĂ« pĂ«r shkak dĂ«mtimi, dhe tri herĂ« ishte gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s nĂ« stol.

Eurostar, vonesa në udhëtime/ Defekt në sistemin elektrik të trenave Angli-Francë

Pasagjerët që po udhëtojnë me linjën e trenave Eurostar në tunelin nënujor hekurudhor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Francën dhe mbarë Europën po përballen me vonesa të udhëtimeve të tyre, pas një problematike në sistemin elektrik që preku linjat e trenave të martën. Ndonëse problematika e furinzimit me energji elektrike u zgjidh të martën  30 dhjetorit ka lënë kaos dhe vonesa për mijëra pasagjerë që po udhëtojnë në prag të ndërrimit të viteve.

Përvec vonesave dhjetëra udhëtime mes Londrës, Parisit,Amsterdamit dhe Brukselit u anuluan  pasi një tren u prish brena tunelit duke shkaktuar një bllokim disa orësh.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar kete 31 dhjetor , Eurostar tha:
“Ne planifikojmĂ« tĂ« operojmĂ« ne menyre te sakte me tĂ« gjitha shĂ«rbimet tona , megjithatĂ« pĂ«r shkak tĂ« efekteve zinxhir mund tĂ« ketĂ« ende vonesa dhe anulime tĂ« minutĂ«s sĂ« fundit.”

Treni i parë i së mërkurës nga Parisi i planifikuar për në orën 06:01, u anulua, ndërsa nisja e orës 06:31 u shty për shkak të një problemi teknik me një tjetër tren në tunel.  Disa prej pasagjereve rrëfyen se kishin pritur mbi 4 orë pa ushqim dhe ujë të bllokuar në automjetet e tyre.

Eurostar ka pasur monopol nĂ« transportin e pasagjerĂ«ve pĂ«rmes tunelit qĂ« nga viti 1994, por nĂ« tĂ« ardhmen pritet konkurrencĂ«: biznesmeni Richard Branson ka paralajmĂ«ruar njĂ« shĂ«rbim rival, ndĂ«rsa kompania italiane Trenitalia synon tĂ« hyjĂ« nĂ« linjĂ«n Paris–LondĂ«r deri nĂ« vitin 2029.

KĂ«to ndĂ«rprerje vijnĂ« nĂ« njĂ« moment kur Eurostar pĂ«rballet me kritika pĂ«r çmime tĂ« larta tĂ« biletave, veçanĂ«risht nĂ« linjĂ«n Paris–LondĂ«r.

Presidenti Begaj uron qytetarët: Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkëta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2026, duke sjellë në kujtesë rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve dhe e shpresave për vitin e ri. Ai bëri thirrje për kujdes ndaj brezat e rinj, duke e quajtur investimin te fëmijët dhe të rinjtë si gur themeli për një Shqipëri evropiane.

Ai theksoi gjithashtu se viti 2025 ishte një vit sfidash dhe përpjekjesh, duke përmendur progresin në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përparimet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj uroi bashkëpunim dhe bashkërendim për të arritur qëllimet e interesave mbarëkombëtare dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë. Ai dërgoi urime të veçanta për shqiptarët kudo që ndodhen, për mjekët, infermierët, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët që janë larg familjeve gjatë natës festive.

Mesazhi i tij përfundoi me dëshirën për shëndet, gëzime, mbarësi dhe më shumë besim dhe mirëkuptim mes shqiptarëve, duke theksuar se e ardhmja e vendit ndërtohet me punë, solidaritet dhe përgjegjësi qytetare.

Mesazhi i plotë: 

Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezĂ«s festive me familjen dhe njerĂ«zit tuaj tĂ« dashur, dĂ«shiroj t’ju marr vetĂ«m pak çaste pĂ«r t’ju uruar pĂ«rzemĂ«rsisht Vitin e Ri!
Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë.
Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë.
Shqiptarët kanë treguar se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca jonë më e madhe. Kemi dëshmuar arritje. Pas çdo suksesi, ka
punë e sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm.

Të dashur shqiptarë,
Puna juaj e ndershme, angazhimi dhe suksesi juaj forcojnë besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Motra dhe vëllezër,
Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.
Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.
Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!
Përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të mira kam sot për  shqiptarët kudo ndodhen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë! Ju jeni pjesë e pandarë e këtij kombi dhe energji vitale për të ardhmen tonë të përbashkët.
Një urim të veçantë kam sonte për të gjithë mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, si dhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës dhe larg familjeve të tyre!
Mendimi ynë shkon edhe për ata që këtë natë e kalojnë në spitale apo në kushte të vështira, larg ngrohtësisë së shtëpisë.
Çdo familje shqiptare, nga fĂ«mijĂ«t, te gjyshĂ«rit, pastĂ« shĂ«ndet, gĂ«zime dhe mbarĂ«si!
Mbi të gjitha, uroj për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht!
Me përulësi për sfidat që kemi përpara, me besimin te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, dhe me vendosmëri për të  ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Gëzuar!

“HeronjtĂ«â€ e natĂ«s sĂ« festĂ«s/ MjekĂ«, policĂ« e zjarrfikĂ«s nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve gjatĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve

“TĂ« gjithĂ« duam qĂ« festat e fundvitit tĂ« na gjejnĂ« pranĂ« njerĂ«zve qĂ« duam mĂ« shumĂ«. Por, jo tĂ« gjithĂ« e kanĂ« kĂ«tĂ« mundĂ«si. Arsyeja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«, se profesioni i tyre Ă«shtĂ« misioni pĂ«r tĂ« na garantuar neve festĂ«n.

Abc News ka biseduar me disa prej profesionistĂ«ve, tĂ« cilĂ«t natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve do tĂ« jenĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, larg familjeve tĂ« tyre, duke ruajtur jetĂ«n, shĂ«ndetin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, si dhurata mĂ« e çmuar qĂ« na bĂ«jnĂ« tĂ« gjithĂ«ve”

Nata e ndërrimit të viteve i gjen inspektorët e Policisë së Shtetit, Iris Alikon dhe Isuf Likën, për herë të parë larg tryezës familjare. Ata do të jenë në patrullim në rrugët e kryeqytetit, pranë qytetarëve, aty ku i thërret detyra.

“Kam katĂ«r muaj nĂ« PolicinĂ« e Shtetit. ËshtĂ« festa e parĂ« qĂ« nuk e festoj me familjen. ËshtĂ« njĂ« ndjesi shumĂ« e bukur tĂ« jesh pranĂ« popullit. FamiljarĂ«t nuk e kanĂ« pritur shumĂ« mirĂ«, por mĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur.”

“KĂ«tĂ« vit festat na kanĂ« rĂ«nĂ« t’i kalojmĂ« nĂ« punĂ«. ShumicĂ«n e festave i kemi kaluar me kolegĂ«t, edhe ditĂ«lindjet. Edhe Vitin e Ri do ta presim nĂ« shĂ«rbim, deri nĂ« orĂ«n 6 tĂ« mĂ«ngjesit.”

Iris Aliko ka përfunduar studimet e larta për Kimi Industriale dhe Mjedisore,  ndërsa Isuf Lika për Ekonomi dhe aktualisht ndjek studimet master. Dëshira për të qenë pranë komunitetit i ka bërë pjesë të uniformës blu, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

As shërbimi shëndetësor nuk njeh festë. Për bluzat e bardha, festat vijnë me më shumë orë pune dhe lodhje.

“GjithmonĂ« ka njĂ« karrige bosh nĂ« tavolinĂ«n e familjes, por kjo punĂ« do pasion dhe pĂ«rkushtim.”

Albana Koçiaj është mjeke në Urgjencën e QSUT, spitalit më të madh publik në vend. Prej më shumë se 10 vitesh, festat e fundvitit e gjejnë në shërbim, pranë pacientëve.

“MĂ« shumĂ« festa i kam kaluar pranĂ« pacientĂ«ve. Kjo punĂ« kĂ«rkon pasion, pĂ«rkushtim dhe shpesh orĂ« tĂ« zgjatura. PavarĂ«sisht nĂ«se Ă«shtĂ« festĂ« apo pushim, telefoni bie dhe ne duhet tĂ« jemi gati.”

Edhe shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri 24 orë. Edhe këtë 31 dhjetor, zjarrfikësi Ervin Lleshi e pret Vitin e Ri në shërbim, së bashku me kolegët e tij.

“ShumĂ« festa i kemi kaluar kĂ«tu me shokĂ«t, jo me familjen. Edhe kĂ«tĂ« vit jemi nĂ« punĂ«. Do tĂ« festojmĂ« njĂ« ditĂ« tjetĂ«r.”

Balanca mes jetës familjare dhe profesionit është e vështirë, por kur puna kthehet në pasion, sakrifica merr tjetër kuptim.

“Kur ke fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, por mundohemi ta kompensojmĂ« ditĂ«n tjetĂ«r.”

“Vajza ime gjithmonĂ« mĂ« pyeste: ‘Kur s’do bĂ«sh roje qĂ« tĂ« flej me ty?’ Ende nuk kam njĂ« pĂ«rgjigje. Mendoj se misioni im do t’i tejkalojĂ« kĂ«to mĂ«rzi.”, tha mjekja.

“Kemi lĂ«nĂ« ditĂ«lindje dhe festa. Si nĂ« protesta apo stadiume, ndĂ«rrohemi dhe dalim nĂ« punĂ«.”, the polici Isuf Lika.

Në ditë festash, urgjencat dhe emergjencat nuk ndalen. Numri i rasteve shtohet, ndërsa përjetimet emocionale janë të ndryshme për secilin profesionistë.

“Raste tĂ« rrezikshme ka pasur shumĂ«. Zjarri nĂ« fabrikĂ«n ‘Everest’ apo te ‘Casa Italia’. Humbja e jetĂ«s Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«, por shpĂ«timi i njĂ« jete Ă«shtĂ« kĂ«naqĂ«sia mĂ« e madhe.”

“Jemi pranĂ« tĂ« sĂ«murĂ«ve, por edhe pranĂ« familjarĂ«ve pĂ«r t’i ngushĂ«lluar. ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«.”

“Kur dikush humb njĂ« tĂ« afĂ«rm, ne e pĂ«rjetojmĂ« shumĂ«, por duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« fortĂ«.”

“MĂ« ka prekur shumĂ« njĂ« rast kur njĂ« nĂ«nĂ« ktheu rrobat e fĂ«mijĂ«ve sepse i kishin vjedhur paratĂ«.”

Forca e tyre buron nga familja, kolegët dhe mbështetja e qytetarëve.

“Familja ime Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ«kuptuese. U jam shumĂ« mirĂ«njohĂ«se.”

“Ka vĂ«shtirĂ«si dhe keqkuptime, por shumica e qytetarĂ«ve na mirĂ«kuptojnĂ«.”

Çdo sakrificĂ« ka njĂ« emĂ«rues tĂ« pĂ«rbashkĂ«t: shpĂ«timin e jetĂ«s.

“NĂ«se shpĂ«ton qoftĂ« edhe njĂ« jetĂ« tĂ« vetme, nuk ka kĂ«naqĂ«si mĂ« tĂ« madhe.”

Porosia që merr kur del nga shtëpia?

“Ki kujdes pĂ«r veten. Ruaj veten.”

Teksa shumica prej nesh do të trokasë gotat për të uruar një vit të mbarë, një mjek do të shpëtojë një jetë, një polic do të jetë në patrullë për sigurinë dhe një zjarrfikës në gatishmëri për çdo emergjencë, ashtu si çdo ditë të vitit. Me mirënjohje, u themi faleminderit për fisnikërinë dhe shërbimin e tyre dhe u urojmë një 2026 sa më të gëzuar atyre dhe familjeve të tyre./abcnews.al

Tryeza e festës/ Mjekët: Kujdes konsumin e ushqimeve dhe alkoolit

SHQIPËRI- Tradita e do qĂ« tryeza nĂ« ndĂ«rrim tĂ« viteve tĂ« jetĂ« plot pĂ«r ti paraprirĂ« njĂ« viti me bollĂ«k, por çfarĂ« sugjerojnĂ« specialistĂ«t pĂ«r tĂ« mos e tepruar me ushqimin.

“Sugjerimi im ne radhe te pare Ă«shtĂ« psikologjik, kush bĂ«n pazaret e festave, bashkĂ«shortet,  tĂ« jenĂ« tĂ« dy tĂ« ngopur.  ËshtĂ« e vĂ«rtetuar shkencĂ«risht qĂ« bĂ«jnĂ« zgjedhje mĂ« tĂ« qenĂ«sishme”

Mishi, ëmbëlsirat, pijet tundojnë, por në mënyrë që ushqyerja të jetë  kënaqësi dhe të mos kthehet në shqetësim nutricionistët këshillojnë.

“Mishin ta pjekin mundĂ«sisht, sa me pak i skuqur , ai do i rendonte, ta pjekin por jo ne temperatura te larta sepse
 Pijet ti konsumojnĂ« me  stomakun plot, studimet tregojnĂ« qe kur Ă«shtĂ« e shoqĂ«ruar sikur dhe me njĂ« meze efekti do jete jo vetĂ«m pĂ«r dhimbjen e kokĂ«s, por dhe nga ana metabolike do jete shume me here e pĂ«rballueshme”

Më shumë se për shmangie të ushqimeve të caktuara këto ditë festash specialistët flasin  për kombinimin e duhur të tyre.

“NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos ndjehen tĂ« mbi fryrĂ« t’i koordinojnĂ« ushqimet, Ă«mbĂ«lsirĂ«n jo veçmas, nĂ« fund tĂ« njĂ« vakti me perime proteinĂ« dhe nĂ« fund do marrin dhe Ă«mbĂ«lsirĂ«n, por vetĂ«m ajo ka ndikim nĂ« glicemi tĂ« menjĂ«hershme dhe fibrat do e bĂ«jnĂ« qĂ« tĂ« metabolizohet dhe tretet me ngadalĂ« pĂ«r ne vaktin tjetĂ«r

Kos dhe turshi shtëpie do i ndihmojnë në tretje. Frutave të mos u heqin lëkurën, fibra e frutave do i ndihmojë të treten më ngadalë, por do jenë më pak të fryrë.

Atyre që kane vendosur të prishin dietën  specialistet iu sugjerojnë te shmangin ngrënien emocionale ndërsa për ata që duan të vijojnë të mbajnë regjimin  ushqimor , por të mos  privohen as nga  tryeza plot iu këshillojnë

“Do te sugjeroja njĂ« çaj i ngrohtĂ« para çdo vakti”, tha ajo.

Reduktimi i ushqimit mund te nise pas feste.

“7700 kalori qĂ« Ă«shtĂ« 1 kg dhjam Ă«shtĂ« e sigurt qĂ« s’do e vĂ«nĂ« nĂ« njĂ« apo dy vakte. Me shume se tĂ« shmangin Ă«shtĂ« tĂ« balancojnĂ« ditĂ«n tjetĂ«r. TĂ« nisim me  reduktimin e atyre qe e kemi tepruar, jo tĂ« hamĂ« bakllavanĂ« pĂ«r 1 javĂ« rresht”, tha ajo.

VIDEO/ Viti i Ri 2026 “troket” nĂ« ZelandĂ« tĂ« Re, pritet me spektakĂ«l fishekzjarrĂ«sh

Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026, duke shënuar momentin me një spektakël madhështor dritash dhe fishekzjarrësh. Qytetarët dhe turistët u mblodhën në qendrat kryesore të qyteteve për të ndjekur këtë traditë të veçantë, e cila simbolizon fillimin e një viti të ri me shpresë dhe gëzim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Spektakli i fishekzjarrëve ndriçoi qiellin e qyteteve kryesore të vendit, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocione.

Familjet, por dhe vizitorĂ«t u bashkuan pĂ«r tĂ« festuar, ndĂ«rsa muzika dhe ngjyrat e ndritshme “stolisĂ«n” natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Zelanda e Re ka ka krijuar një traditë tashmë, që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ajo njihet si një prej destinacioneve më të bukura për të pritur Vitin e Ri./abcnews.al

GĂ«zuar Vitin e Ri! 2026 troket zyrtarisht nĂ« “Ishullin e Krishtlindjeve”

Atolli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve ka mirëpritur zyrtarisht vitin 2026, duke u bërë vendi i parë në botë që hyn në Vitin e Ri.

Pjesë të tjera të shtetit ishullor të Kiribatit në Paqësor do ta festojnë Vitin e Ri gjatë orëve në vijim.

Kiritimati Ă«shtĂ« pjesĂ« e shtetit tĂ« Kiribatit, i vendosur nĂ« Oqeanin PaqĂ«sor, nĂ« jug tĂ« Havait dhe nĂ« verilindje tĂ« AustralisĂ«. Kiribati pĂ«rbĂ«het nga disa atolle – shkĂ«mbinj koralorĂ« nĂ« formĂ« unaze – dhe shtrihet nĂ« njĂ« distancĂ« prej gati 4,000 kilometrash nga lindja nĂ« perĂ«ndim.

Kiribati – qĂ« shqiptohet “Kiribas” – u shpall i pavarur nga MbretĂ«ria e Bashkuar nĂ« vitin 1979. Vendi Ă«shtĂ« shtĂ«pia e rezervĂ«s mĂ« tĂ« madhe detare nĂ« PaqĂ«sorin Jugor. ShumĂ« prej atolleve janĂ« tĂ« banuara, por shumica e tyre janĂ« shumĂ« tĂ« ulĂ«ta mbi nivelin e detit dhe tĂ« rrezikuara nga rritja e nivelit tĂ« ujĂ«rave si pasojĂ« e ngrohjes globale.

Arkipelagu ka rreth 116 mijë banorë. Pavarësisht se ndodhet pothuajse drejtpërdrejt në jug të Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri një ditë më herët.

Në prag të ndërrimit të viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

Në prag të Vitit të Ri 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, uroi qytetarët dhe punonjësit e policisë, duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e treguar gjatë vitit që po lëmë pas.

Në mesazhin e tij, Proda theksoi sfidat dhe përgjegjësitë e mëdha të vitit 2025, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për familjarët e Dëshmorëve të Policisë, qytetarët, mediat dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë për bashkëpunimin dhe besimin.

Ai përfundoi urimin me dëshirën për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë, duke theksuar se vetëm me përgjegjësi dhe besim mund të ndërtohet një vend më i sigurt në vitin 2026.

Mesazhi  i Ilir Prodës:

Në prag të ndërrimit të viteve, shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e treguar çdo ditë, duke vënë shpesh në plan të dytë familjen dhe sigurinë e tyre.

Viti që po lëmë pas nuk ka qenë i thjeshtë, ka qenë sfidues, një vit përgjegjësish të mëdha dhe sakrificash, të cilat na kanë lidhur më fort me njëri-tjetrin, me qytetarët dhe me partnerët, na kanë forcuar dhe na kanë bërë më të qartë se si duhet të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë, për të qenë të denjë për misionin tonë.

Me përzemërsi të thellë uroj familjarët e Dëshmorëve të Policisë, të cilët kanë në tryezë një pjesëtar më pak, por në historinë e kombit, një hero më shumë.

Një falënderim dhe urim të sinqertë për qytetarët, për rolin e tyre të rëndësishëm, të cilët, nëpërmjet besimit dhe bashkëpunimit, kanë përforcuar pozitën e tyre si aleati ynë kryesor; për gazetarët dhe mediat, për rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe forcimin e transparencës; si dhe për partnerët tanë kombëtarë e ndërkombëtarë, bashkëpunimi me të cilët ka qenë sinergji kapacitetesh, investimesh, angazhimi dhe profesionalizmi, në funksion të garantimit të sigurisë.

Policia e Shtetit është në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit, për të garantuar një ndërrim vitesh të sigurt dhe të qetë.

Gëzuar Vitin e Ri! Shëndet, paqe dhe mbarësi! Bashkë, me përgjegjësi dhe besim, për të ndërtuar përgjatë vitit 2026, një vend edhe më të sigurt!/abcnews.al

Kërcënonte qytetarët me armë zjarri dhe thyente xhamat makinave, arrestohet i riu në Kurbin

Një 28-vjeçar, i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, u arrestua nga Policia e Kurbinit pasi kërcënonte qytetarët. Po ashtu, i riu siç thotë Policia ka thyer xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali.

Gjatë arrestimit, atij iu sekuestrua arma automatike dhe municioni luftarak./abcnews.al

❌