Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dolce në krahët e Limit, reagon me një kunj të fortë Edi

Puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar reagime të shumta, por duket se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-partnerit të saj, Edit. Vetëm pak javë më parë, Edi ishte protagonisti kryesor i romancës me Dolcen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Pas rikthimit të Dolces nga Grande Fratello dhe afrimitetit të saj të ri me Limin…

Source

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi cakton relatorët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me përbërjen e re të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, zhvilloi mbledhjen e tij të parë në ambientet e Gjykatës së Lartë. Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën…

Source

Djali i Hashim Thaçit në Hagë: Numëroj ditët deri kur babi të dalë nga ky vend

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Hagë te babai i tij, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se 5 vitesh. Takimi është zhvilluar në qendrën e paraburgimit ku ish-presidenti po qëndron në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Pas vizitës, Endrit Thaçi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur shpresë dhe optimizëm për…

Source

Ministri i Drejtësisë takim me drejtorët e burgjeve, Lamallari: Transferim i personave me rrezikshmëri

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mblodhi këtë të mërkurë në një takim drejtuesit e burgjeve, të cilëve iu kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje. Deklarata e plotë Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend.

Source

Ministri Vengu inspekton Batalionin e Emergjencave Civile në Mengël: Investime strategjike për NATO dhe sigurinë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i shoqëruar nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, vizitoi sot repartin e Batalionit të Emergjencave Civile në Mengël. Struktura e cila ka përfunduar rikonstruksionin e plotë gjatë vitit të kaluar, shërben si pol sigurie për rajonin dhe si qendër formimi për forcat ushtarake në operacionet e emergjencave civile. Gjatë inspektimit…

Source

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen që lidhet me rivlerësimin e prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani. Trupi gjykues, i kryesuar nga Ina Rama dhe me relatore Mimoza Tasin, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte shkarkuar Asllanin nga detyra. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit…

Source

Udhëtimi në Amerikë, ambasada sqaron qytetarët: Aktivitetet që lejohen dhe ato që ndalohen me vizën B1/B2

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt Amerikës. Përmes rrjeteve sociale, ambasada sqaron se çfarë lejohet dhe nuk lejohet nëse keni një vizë B1/B2. Theksi i veçantë është vënë te përgjegjësia individuale e udhëtarit për të mos abuzuar me qëllimin e vizës. “Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë…

Source

Jorida Tabaku: Korrupsioni është një sëmundje që pengon Integrimin në BE. Mjekimi është largimi i qeverisë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se korrupsioni në Shqipëri është kthyer në një sistem të mirëfilltë si pasojë e qeverisjes socialiste dhe nuk mund të eliminohet vetëm përmes përmirësimit të ligjeve. Për të lufta kundër korrupsionit është më shumë se një kusht i procesit të integrimit europian dhe lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e ekonomisë, emigracionin masiv, largimin e të rinjve dhe…

Source

Kontroll në burg, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel i njohur si pjesë e bandës së ”Babagjyshëve”. Shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune. Kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është…

Source

Arratisja e bujshme, Prençi: Zinxhiri komandues i burgut duhet të ishte arrestuar në flagrancë

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi komenton arratisjen e bujshme të të paraburgosurit Altin Ndocaj nga spitali i Durrësit. Për të në këtë rast nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore dhe se përgjegjësia shkon përtej drejtuesit të burgut. ”Sot doli urdhri për shkarkimin e drejtorit të burgut dhe zinxhirit komandues, por ata duhet të ishin arrestuar në flagrancë. Unë mendoj se janë…

Source

A ka ndjenja mes Selin dhe Mirit? Lore tregon se kush është banorja më fake

Lore përfundoi rrugëtimin e saj në ”Big Borther Albania Vip 5”. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Lore foli për raportet me banorët e tjerë të BBV dhe ndjesitë që ka përjetuar përgjatë rrugëtimit të saj, edhe pse gjati më pak se një muaj. Po ashtu ajo u ndal te raporti të shumëpërfolur të Mirit dhe Selin, ku tha se marrëdhënia e tyre është e interesi, pasi nuk ndjenja nga asnjë palë.

Source

Hasimja: PD ditën negocion me partitë e vogla, natën marrëveshje me Ramën

Analisti Ermal Hasimja ka kritikuar strategjinë e Partisë Demokratike ndaj partive të vogla opozitare, duke e cilësuar të paqëndrueshme dhe kontradiktore. Për të PD ka më shumë nevojë se kushdo tjetër për bashkëpunim opozitar, pasi është forca më e madhe, por nuk është e gatshme të bëjë lëshime apo sakrifica reale. “Nuk ka kuptim të kërkosh bashkëpunim me partitë e vogla dhe, në të njëjtën kohë…

Source

Befason Alketa Vejsiu: Po të kisha qëndruar në Top Channel

Opinionisti Arbër Hajdari nuk është sot prezent në studio, dhe vendin e tij e ka zëvendësuar moderatorja Alketa Vejsiu. Në studion e ”Big Brother Albania Vip 5”, Alketa ka kujtuar kohët e saj të fëmijërisë, ku në moshën 14-vjeçare i janë hapur dyert në Top Channel. Më të qeshura, ajo është shprehur se nëse do e kishte vazhduar rrugëtimin e saj në Top Channel, sot mund të ishte në vendin e Ledionit…

Source

Gjunkshi: Në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, arratiset i arrestuari për 4 vr*sje

Në ditën kur Policia e Shtetit shënonte 113-vjetorin e krijimit të saj, Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal i Durrësit, ku ndodhej për një vizitë mjekësore. Këshilltari për Çështjet e Sigurisë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi e ka cilësuar ngjarjen si dëshmi të qartë të dështimit të sistemit të sigurisë, duke theksuar se në ditën e propagandës, sipas tij, “bie maska e sigurisë”.

Source

Shehi: Po presim nga SPAK, Berisha nuk inspiron më

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se protestat e PD-së nuk e kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik. ”S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më…

Source

Alketa Vejsiu si opinioniste në ”BBVA5” dhe hyrje të reja dhe emocione të forta

Sonte në ”Big Brother Albania Vip 5” është në rolin e opinionistes, Alketa Vejsiu. Në “Big Brother”, të gjithë kundër të gjithëve. Një deklaratë e pazaktontë që mund të trondisë shtëpinë do të transmetohet sot në Big Brother. Banorët nuk i janë bindur zarfit të zi, ndërsa Vëllai i Madh do të marrë masa.

Source

Kapri: Rama i frikësuar nga drejtësia, Shqipëria nuk është në shitje

Deputeti i Partisë ”Mundësia”, Erald Kapri ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, të bërë në prani të përfaqësueses më të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke e cilësuar atë si një sinjal të rrezikshëm për orientimin strategjik të vendit. Për të Rama është kaq i trembur nga drejtësia, sa ka shkuar deri në kërcënimin e Perëndimit…

Source

Rama poston pamjet nga takimet në Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i qeverisë ndau pamjet në rrjetet sociale nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Source

Foto e makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje

Janë publikuar pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje këtë të martë nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv. Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e…

Source

Shqipëria në “top 10” shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë. Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën…

Source

❌