Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO)

✇Albeu
By: V K

Që prej mëngjesit të sotëm dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në zonën e Thethit, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe pastrimin e rrugës.

Shoferët raportojnë se u është kërkuar pagesë për ndërhyrje dhe pastrim, ndërsa ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira, pa mundësi për të ecur.

Situata ka shkaktuar shqetësim të madh për udhëtarët dhe komunitetin lokal, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, për të garantuar qarkullim të sigurt dhe për të shmangur incidente.

 

The post Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Bullgaria hyn në eurozonë, monedha lev zhduket nga qarkullimi

✇Albeu
By: V K

Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në zonën euro të enjten me një shfaqje monedhash euro në fasadën e bankës qendrore në Sofje dhe fishekzjarre, për të festuar një moment të shumëpritur.

Që nga mesnata, euro u bë monedha e vendit dhe levi u zhduk nga historia.

Hyrja e Bullgarisë në zonën euro, do ta çojë numrin e evropianëve që përdorin monedhën në më shumë se 350 milionë.

Vendi i fundit që iu bashkua grupit të monedhës së vetme ishte Kroacia në janar 2023.

“Paratë tona do të jenë në një monedhë tjetër – nëse kam 10,000 leva, tani do të kem 5,100 euro. Është njësoj. Dhe mendoj se do të jetë më mirë”, tha Stefan Bisterkov, një instruktor drejtimi për Reuters.

Përveç ndryshimit të monedhës, bërja anëtare e 21-të e eurozonës do të thotë që Bullgaria merr një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane që përcakton normat e interesit.

Qeveritë e njëpasnjëshme bullgare janë përpjekur ta bëjnë këtë hap që kur vendi ballkanik me 6.7 milionë banorë iu bashkua BE-së në vitin 2007.

Sondazhet e opinionit tregojnë se bullgarët janë të ndarë për këtë çështje, megjithëse bizneset janë kryesisht në favor.

“Pritjet e mia nga adoptimi i euros janë pozitive, nuk mendoj se do të ketë ndonjë gjë për t’u shqetësuar, përkundrazi. Ne vetëm do të përfitojmë nga kjo dhe do të jetë vetëm më e dobishme për ne”, tha Antonia Tsvetkova, një argjendare.

“Kushdo që shkon në një udhëtim nuk do të ketë probleme me shkëmbimin e valutave, tani gjithçka do të jetë normale”.

Disa bullgarë shqetësohen se përdorimi i euros do të rrisë çmimet, ose janë dyshues ndaj një sistemi politik vendas që është në krizë.

Qeveria dha dorëheqjen muajin e kaluar mes protestave të përhapura kundër rritjes së propozuar të taksave.

The post Bullgaria hyn në eurozonë, monedha lev zhduket nga qarkullimi appeared first on Albeu.com.

Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, publikoi një video të re nga Dhoma e Rrëfimit, ku Kristi flet për banorin e ri, Kejsin.

Një ditë më parë, tensioni mes tyre kishte arritur kulmin, kur Kristi i kishte derdhur birrë Kejsit në kokë gjatë një debati.

Në Dhomën e Rrëfimit, Kristi shprehet se nuk mund të përballojë nivelin e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, i cili sipas tij e provokon në mënyrë që nuk e suporton dot.

“Më fërkon ti mua, po pastaj filloj derdhem unë”, – shprehet këngëtari, duke kujtuar incidentin me birrën.

The post Tension në “Big Brother VIP”/ Kristi paralajmëron Kejsin: Birra mund të rikthehet… appeared first on Albeu.com.

E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te…

✇Albeu
By: V K

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.

Sipas medias turke “yenisafak.com”, lushnjari ka dërguar sinjale te Sivaspori përmes menaxherit të tij.

Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë.

Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC.

Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola.

Vlen të theksohet fakti se për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sharjah pagoi 2 milionë euro.

The post E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te… appeared first on Albeu.com.

Krimi i rëndë në Vlorë/ Flasin fqinjët e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë…

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Orikumin në Vlorë, ku ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit Xhebroj, të cilët shprehen se nuk e prisnin një fund të tillë tragjik.

Në një prononcim për A2 CNN, një prej fqinjëve tregon se çifti njihej si njerëz punëtorë dhe të qetë.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet fqinji.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënie dhe më herët kishte qenë drejt divorcit, ndërsa dyshohet se gruaja kishte qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje.

The post Krimi i rëndë në Vlorë/ Flasin fqinjët e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë… appeared first on Albeu.com.

Trafik kilometrik në aksin Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku si pasojë e moti te keq është bllokuar aksi Elbasan-Librazhd.

Trafiku i rënduar është krijuar prej paraditës së sotme me radhë kilometrike është regjistruar në aksin rrugor Prrenjas–Elbasan, në zonën e Librazhdit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve ditën e sotme, 2 janar, menjëherë pas ndërrimit të viteve, ku situata vazhdon të jetë e njëjtë.

 

 

Sipas informacioneve nga terreni, shkak kryesor i situatës janë kantieret e ndërtimit të rrugës përgjatë Korridorit VIII, të cilat kanë ngushtuar ndjeshëm korsitë e lëvizjes.

Kjo, e kombinuar me fluksin e shtuar të automjeteve të qytetarëve që po kthehen pas festave të fundvitit, ka sjellë krijimin e radhëve të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

The post Trafik kilometrik në aksin Prrenjas-Elbasan, paralizohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët mbrëmjen e 31 dhjetorit, gjatë ndërrimit të viteve në Silea të Treviso.

I riu ishte kontigjent krimi i njohur në zonë dhe banues po aty.

Operacioni filloi rreth orës 18:30 të mbrëmjes në “Via Roma”, si pjesë e patrullave territoriale të synuara të vendosura për të garantuar sigurinë gjatë natës së Vitit të Ri. Burri u ndalua ndërsa drejtonte automjetin e tij, një “Golf”, dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit, oficerët gjetën 29 doza kokaine, me peshë afërsisht 35 gramë, 14 doza heroine, ekuivalente me afërsisht 10 gramë, si dhe 5000 euro në para të gatshme në prerje të ndryshme, që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

Një kontroll i mëvonshëm shtëpie sekuestroi lëndë narkotike shtesë, ekuivalente me 40 gramë kokainë dhe 45 gramë heroinë, si dhe katër peshore precize dhe materiale të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave.

Bazuar në provat e mbledhura, burri u arrestua. Me urdhër të Prokurorit Publik të Zyrës së Prokurorit Publik të Trevizos, ai u la në arrest shtëpiak në pritje të një seance dëgjimore për vërtetimin e aktakuzës para Gjykatës së Trevizos.

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

Prej ditës së sotme vendi ynë është i përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat priten të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile bëhet me dije se përveç shiut në zonat malore do të përfshihen edhe nga reshjet e dëborës.

Kështu në zonat malore të qarkut të Vlorës, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje dëbore.

Njoftimi i plotë:

Sipas parashikimit 5-ditor të motit të ardhur nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në periudhën 2 – 5 Janar 2026 parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa më datë 05 Janar 2026 reshje të dendura pritet të përfshijnë edhe Qarkun e Vlorës.

Në zonat malore të qarkut, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje dëbore.

Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve dhe rritjes së prurjeve në lumenj, ekziston rreziku për:

vërshime uji në zona urbane dhe rurale,

probleme në sistemet e kanalizimeve,

përmbytje të përkohshme në zona me risk.

Për parandalimin dhe minimizimin e pasojave, strukturat përgjegjëse të mbrojtjes civile në Qarkun Vlorë kanë nisur marrjen e masave paraprake për:

Njoftimin e bizneseve që ndodhen në zona me risk për përmbytje;

Njoftimin e blegtorëve pranë lumenjve dhe zonave të ulëta për zhvendosjen e bagëtive në zona të sigurta;

Informimin përmes mediave lokale për të shmangur qëndrimin në zona të rrezikuara dhe për të siguruar ushqimet dhe bagëtitë në lartësi të sigurta;

Kontrollin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese, pusetave dhe nënkalimeve në zonat urbane;

Mbajtjen në gatishmëri të hidrovorëve dhe funksionimin e pandërprerë të sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;

Sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat me risk.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të Qarkut Vlorë të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat përkatëse për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

Që nga orët e para të mëngjesit e deri në këto momente, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore të Thethit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Drejtuesit e mjeteve raportojnë se rruga është bërë e pakalueshme, ndërsa ndërhyrja për pastrimin e saj ka munguar.

Sipas shoferëve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita, duke lënë dhjetëra persona të izoluar në kushte të vështira atmosferike. Ata shprehen se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndihmë, rruga nuk po pastrohet dhe situata po përkeqësohet me kalimin e orëve.

Më shqetësuese, sipas dëshmive të drejtuesve të mjeteve, është fakti se u është kërkuar pagesë për të ndërhyrë dhe për të pastruar rrugën, ndërkohë që ata vijojnë të mbeten të bllokuar mes dëborës dhe të ftohtit.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përgjegjëse lidhur me situatën në Qafë Thore, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë.

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit po hyn në fazën përmbyllëse, ndërsa më pak se 6% e vendvotimeve mbeten ende pa u numëruar. Me avancimin e procesit, janë bërë tashmë të ditur edhe emrat e kandidatëve që kanë marrë më së shumti vota brenda subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson zgjedhjet si forca më e votuar, duke kaluar shifrën e 400 mijë votave në nivel vendi. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, rezulton më i votuari me mbi 331 mijë vota. Pas tij vijnë Glauk Konjufca me mbi 256 mijë vota, ndërsa Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati kanë siguruar secili mbi 134 mijë vota. Në listën e më të votuarve renditet edhe Donika Gërvalla me mbi 120 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Në PDK, më i votuari është kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, me mbi 146 mijë vota. Pas tij renditet Arian Tahiri, ndërsa në pesëshen e parë përfshihen edhe Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, secili me mbi 43 mijë vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Te LDK-ja, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku kryeson listën me mbi 76 mijë vota. Pas tij vijnë Hykmete Bajrami, ndërsa Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili kompletojnë listën e kandidatëve më të votuar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Në AAK, e cila ka siguruar gjashtë mandate në Kuvend, më i votuari është kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj me mbi 39 mijë vota. Pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

Ndërkohë, ka nisur edhe numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, procesi i plotë i numërimit pritet të përfundojë deri të dielën, më 4 janar.

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.

Mosha e daljes në pension, në vitin 2026

Burra 65 vjeç

Gra 62 vjeç

Vjetërsia në punë

Viti 2025 38 vjet e 8 muaj

Viti 2026 39 vjet

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar se po hedh “benzinë antisemitike mbi një zjarr të hapur”, pas vendimit të tij për të shfuqizuar disa urdhra ekzekutivë të miratuar nga paraardhësi i tij, Eric Adams.

Në një postim në rrjetin social X, diplomacia izraelite deklaroi se Mamdani, që në ditën e tij të parë në detyrë, ka hequr dorë nga përkufizimi i antisemitizmit sipas Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA) dhe ka lehtësuar kufizimet ndaj bojkotit të Izraelit. “Kjo nuk është udhëheqje, por benzinë antisemitike mbi një zjarr të hapur,” thuhet në reagim.

Mamdani shfuqizoi një urdhër të miratuar gjatë administratës Adams, i cili adoptonte përkufizimin e IHRA-së për antisemitizmin, ku përfshihej edhe demonizimi i Izraelit apo aplikimi i standardeve të dyfishta ndaj tij. Vendimi i tij erdhi pak orë pasi ai anuloi të gjitha urdhrat ekzekutivë të nxjerrë nga Adams pas paditjes së këtij të fundit për korrupsion në vitin 2024, akuza që më vonë u hoqën.

Zyra e Mamdanit tha se masa synon t’i japë administratës së re “një fillim të pastër”. Ndër urdhrat e shfuqizuar ishte edhe ndalimi për zyrtarët e qytetit që të merrnin vendime në përputhje me lëvizjen BDS (bojkot, çinvestim dhe sanksione) ndaj Izraelit, të cilën Mamdani ka deklaruar se e mbështet, shkruan Guardian.

Vendimet kanë ngjallur shqetësime në komunitetin hebre të Nju Jorkut. Drejtori i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Kryesore Hebreje Amerikane, William Daroff, e quajti këtë hap “një sinjal shqetësues për drejtimin që po merr qyteti”, duke paralajmëruar se mund të dobësojë aftësinë e Nju Jorkut për të reaguar ndaj rasteve të antisemitizmit.

Nga ana e tij, Mamdani është përpjekur të qetësojë shqetësimet, duke theksuar se administrata e tij do të vazhdojë të mbajë të hapur zyrën e posaçme për luftimin e antisemitizmit dhe se mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Nju Jorkut mbetet prioritet.

Sektori minerar në ‘lupën’ e inspektorëve gjatë 2026-ës për pagimin e taksave, tatimet: 268 mln € gjoba

Sektori minerar do të jetë në fokus të hetimeve nga administrata tatimore për të verifikuar nëse respektojnë detyrimet tatimore.

Në sektorin e naftës, gazit apo bitumit kontrollet kanë nisur që në vitin e shkuar, ku hetimet kanë zbuluar shkelje në përmbushjen e detyrimeve tatimore, ndaj janë vënë gjoba me vlerë 268 milionë euro.

Tatimet theksojnë se edhe gjate vitit 2026 do të ketë verifikime për këto industri për të parë nëse paguajnë tatimet dhe respektojnë detyrimet ligjore.

“Administrata Tatimore ka forcuar kontrollin në sektorin e burimeve natyrore gjatë vitit 2025. Aksioni do të vijojë me të njëjtën vendosmëri edhe gjate vitit 2026, për taksim të ndershëm dhe zbatim rigoroz të ligjit edhe nga çdo biznes i përfshirë në këtë industri”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, Oleg Ivasenko është emëruar nga Volodymyr Zelensky, në krye të shërbimit të inteligjencës ushtarake të vendit.

“Nga sot, Oleg Ivasenko do të vazhdojë t’i shërbejë shtetit tonë dhe të kryejë detyra për të kufizuar praninë e personelit ushtarak rus në pozicionet e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas njoftoi një ndryshim në udhëheqjen e Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të vendit, një pozicion që më parë mbahej nga Serhiy Dainenko.

Zelensky tha se i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Igor Klimenko të propozojë kandidatë për këtë pozicion, pasi kërkon të ndryshojë qasjen ndaj funksionimit të shërbimit.

Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars për një biletë në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që dritarja e ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator-6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti. Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Orikum. 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi rreth 40 vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri.

Fqinjët kanë folur për ABC News, duke u shprehur të tronditur nga ngjarja.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve.

Gruaja u gjet në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit.

Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 52-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.

Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital   Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në rrugën hyrëse të Sarandë, në afërsi të fshatit Metoq.     Sipas informacionit paraprak, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një tip “Volkswagen” dhe një tip “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, ka […]

The post Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Saranda Web.

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e Francës për t’i dhënë shtetësi franceze aktorit dhe familjes së tij.

Fituesi i çmimit Oscar, 64 vjeç, bashkë me bashkëshorten e tij Amal Alamuddin Clooney dhe dy fëmijët e tyre, u bënë zyrtarisht shtetasë francezë, pas disa vitesh jetese në jug të Francës.

Clooney ka vlerësuar ligjet franceze për privatësinë, të cilat, sipas tij, e kanë mbrojtur familjen nga ndërhyrjet e mediave ndërkombëtare, si edhe mundësinë për t’i rritur fëmijët larg Hollywood-it.

Presidenti Trump, administrata e të cilit ka mbështetur parti kundër emigracionit në Europë, shkroi në rrjetin e tij Truth Social se Franca ishte e lirë të “mirëpriste” yllin e filmit Ocean’s Eleven, i cili është mbështetës i hershëm i demokratëve dhe kritik i hapur i Trumpit.

“Lajm i mirë! George dhe Amal Clooney, dy nga parashikuesit politikë më të këqij të të gjitha kohërave, janë bërë zyrtarisht shtetas francezë, një vend që fatkeqësisht po përballet me probleme serioze kriminaliteti për shkak të menaxhimit katastrofik të emigracionit”, shkroi Trump.

Ai shtoi gjithashtu se Clooney kishte marrë më shumë vëmendje për politikën sesa për filmat e tij, të cilët i cilësoi si mediokër.

Në reagimin e tij për Hollywood Reporter, Clooney iu përgjigj me ironi: “Jam plotësisht dakord me presidentin aktual. Duhet ta bëjmë Amerikën sërish madhështore. Do të fillojmë në nëntor,” duke iu referuar zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit.

Vendimi për dhënien e shtetësisë Clooney-t vjen pak para hyrjes në fuqi të rregullave më të ashpra të emigracionit në Francë, që nga 1 janari, të cilat do të forcojnë kriteret gjuhësore për aplikantët.

Një zyrtare e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron kritikoi gjithashtu këtë vendim, duke vënë në dukje se Clooney nuk flet mirë frëngjisht.

Megjithatë, ministri i Brendshëm Laurent Nunez dhe Ministria e Jashtme franceze e mbrojtën vendimin, duke theksuar se ai përmbush kriteret ligjore për natyralizim.

Sipas ligjit francez, shtetësia mund t’u jepet të huajve që kontribuojnë ndjeshëm në ndikimin ndërkombëtar dhe prestigjin kulturor të Francës.

Autoritetet theksuan se Clooney dhe bashkëshortja e tij, një avokate e njohur për të drejtat e njeriut, kontribuojnë në këtë drejtim.

Clooney pranoi se frëngjishtja e tij mbetet e dobët, pavarësisht kurseve të ndjekura, ndërsa Amal Clooney flet rrjedhshëm këtë gjuhë.

Aktori bleu pronën Domaine du Canadel pranë qytetit Brignoles në vitin 2021 dhe ka deklaruar se Franca është vendi ku familja e tij ndihet më e lumtur.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 48,800 persona fituan shtetësinë franceze me dekret gjatë vitit 2024.

Ndërkohë, Clooney nuk është i vetmi emër i njohur që kërkon pasaportë franceze.

Regjisori Jim Jarmusch njoftoi se ka aplikuar gjithashtu, duke thënë se dëshiron një vend ku mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara.

❌