Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkollat e zonave malore të Maqedonisë pa mësues: Të rinjtë refuzojnë terrenet e largët



Mungesa e transportit, distanca e largët dhe pagat jo motivuese duket se po i lënë shkollat e zonave malore pa mësimdhënës adekuatë. Në fshatrat e brezit kufitar si Bllacë, Malinë, Tanushë e Brezë procesi mësimor po mbahet gjallë thuajse nga gjenerata e fundit e mësimdhënësve të profilizuar pasi të diplomuarit e rinj refuzojnë terrenet e vështira. Shabi Aki, drejtor i shkollës fillore “Mihaill Grameno” të fshatit Bllacë tha se në Entin e Punësimit figurojnë të diplomuar mirëpo distanca prej 70 kilometrash nga qyteti është shkak që të rinjtë ta refuzojnë punën.


“Ndodhë për ndonjë lëndë që te Enti për punësim ka edhe 10 të diplomuar mirëpo nga arsyeja që është larg vendi I punës nga qyteti refuzojnë të vijnë të punojnë. Kemi mar jo adekuat, për në Bllacë po flas janë me fakultet mirëpo problematikë më e madhe është në vendet Malinë, Tanushë, Brezë që është largësia prej qytetit afër 70 kilometra edhe atje duhet të qëndroj nga e hëna deri të premten. Të rinjtë sot nuk janë si më herët që pranonin të shkonin në këtë llojë pune, tani është e vështirë, me shkolla të mesme jemi detyru t’I pranojmë në punë”. U shpreh Shabi Aki, drejtor I sh.f “Mihaill Grameno”, Bllacë


Sipas drejtorit Aki, për momentin në fshatrat: Tanushë, Brezë dhe Malinë ka gjithsej 33 nxënës që mësojnë në paralele të kombinuara.Për mësuesin Jusuf Amati, tashmë katër dekada në arsim ky realitet është i dhimbshëm. Ai mban mend kohën kur diploma ishte e shenjtë. Sot, teksa po i afrohet fundit të karrierës, ai e sheh me pesimizëm të ardhmen e nxënësve që mbeten në duart e personave pa kualifikimin e duhur.


“Sot kemi mësues jo adekuat të matematikës, jo adekuat të gjeografisë, të edukatës fizike, biologjisë, kimisë, ka humb interesi I studimeve nga populli. Shkaqet janë rrogat, shkaqet janë punësimet, shkaqet janë të ndryshme. Ky kuafër jo adekuat a po e humb edhe cilësinë në arsim? Sigurisht, ndryshe është kur ulesh para profesorit akademik dhe jep promovimin, ndryshe është me shkollë të mesme. Në shkollë të mesme mëson kurse në fakultet studion”. Tha Jusuf Amati, mësues


Sipas tij, pa mësues të matematikës, pa bilog e pa gjeografë të diplomuar, nxënësit e këtyre zonave po ndëshkohen vetëm pse jetojnë larg qytetit. Ai shtoi se përderisa shteti nuk ofron zgjidhje për zëvendësimin e veteranëve që po pensionohen, ‘shkolla e mesme’ po mbetet alternativa e vetme por edhe fundi i shpresës për arsimim të barabartë.

Maqedoni, 54 sanksione për shpejtësi të tejkaluar në mbarë vendin



Sot (18.01.2026) në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit në Departamentin e Policisë së Uniformuar dhe Njësiti Mobil i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor realizuan një aksion kontrollues në territorin e të gjithë vendit, për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast u sanksionuan 54 shoferë.

Prej tyre, pesë automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete lëviznin me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, të gjithë 54 shoferët e sanksionuar tejkaluan kufirin e shpejtësisë jashtë vendbanimit.

U sanksionuan edhe tetë shoferë për lloje të tjera kundërvajtjesh komunikacioni. Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë në ditët vijuese. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrsve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Maqedoni, dukshmëria në disa rrugë është zvogëluar për shkak të mjegullës



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht me lagështi.
Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në qafën malore Pletvar, 50 metra në Krushevë dhe Strazhë, 40 metra në Mavrovë, 50 metra në rrugën Shtip – Negotinë (afër Sertës) dhe 30 metra në rrugën Tetovë – fshati Lisec, njoftoi sonte LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Mjegull në qafat malore Strazhë, Pletvar dhe Krushevë


2022/12/mjegull-780x470-1-1.jpg

Zbulohen 350 mijë euro të murosura te shtëpia e një gjytari të Shkupit



Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, janë gjetur 350 mijë euro në murosura në shtëpinë e prindërve të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit në Shkup, i cili dyshohet për kriminalitetit.


"Në kuadër hetimit të zgjeruar të Prokurorisë për Krim të Organizuar e iniciuar pas 14 dhjetorit, kur avokati i dyshuar për veprën penale pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm, në vazhdimësi janë marrë veprime që kanë rezultuar në zgjerim të procedurës edhe ndaj gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup", thonë nga Prokuroria.


Ata theksojnë me urdhër të prokurorit publik është kontrolluar një objekt në Negotinë, ku qëndrojnë prindërit të gjykatësit të dënuar dhe janë gjetur para në murosura me vlerë prej 350 mijë eurove. Këto para dyshohet se janë fituar paligjshëm, ndërkaq kontrollet vazhdojnë", thonë nga Prokuroria.


Ata theksojnë se ky është një nga hetimet më të gjera deri më sot mbi dyshimet për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë, i cili, theksojnë ata, mbështetet nga informacionet dhe raportet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.


" Veprimet e koordinuara nga prokurori publik po ndërmerren nga anëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, përkushtimi dhe integriteti profesional i të cilëve kontribuan në zbulimin me sukses dhe sigurimin e provave për njërën nga format më të rënda dhe komplekse të krimit, njofton Prokuroria Publike./Telegrafi/

Një valë e ftohtë po përfshin Maqedoninë



Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi një mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë verilindore.
Ndryshimi i vërtetë i motit vjen të martën.
“Të martën, vonë gjatë ditës, natës dhe të mërkurën, priten reshje të herëpashershme, kryesisht borë.” Gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të variojnë nga një minimum prej -10°C deri në një maksimum prej 7°C të martën, ndërsa të mërkurën maksimumi ditor do të arrijë 6°C .
Stabilizim pritet nga e enjtja, por me kushte mjegulle në lugina. “Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë kushte për mjegull në lugina.” Temperaturat në gjysmën e dytë të javës do të rriten pak, me maksimume ditore deri në 10°C të shtunën.

Maqedoni, gripi sezonal përkeqësohet me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë



Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët presin përkeqësimin e situatës me gripin. Sipas drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi brenda 24 orëve, mbi 150 prindër trokasin në dyert e kësaj klinike me fëmijët në krahë. Gripi nuk kursen askënd, nga foshnjat e deri te fëmijët e moshës shkollore.

“Momentalisht kemi duku afër 30 fëmijë të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve që kanë simptoma të gripit apo komplikime nga virusi i gripit dhe viruse të tjera sezonale sikur që është virusi respirator sensicial. Kemi pacientë të moshave nga foshnjat deri te fëmijët e moshave shkollore dhe kuptohet pjesa dërmuese e tyre janë me ndezje në mushkëri, pneumoni, bronhiolit. Kemi edhe pacientë që kanë komplikim apo ndezje në muskuj, miozit, ndonjëherë ndodhë që mund të kemi edhe komplikime edhe më serioze”, tha Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Memedi tha për Alsat se grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe klasa pritet të përshpejtojë transmetimin e virusit, i cili javëve të fundit ka mbushur plot institucionet shëndetësore. SIpas tij, një kollitje apo një bisedë e afërt në bankë është mjaftueshëm që virusi të udhëtojë nga një fëmijë te tjetri.

“Masat preventive janë shumë të rëndësishme në kuptimin që personat të cilët kanë simptoma të gripit të qëndrojnë në shtëpi në fillim tash të shkollës. Fëmijët të cilët kanë simptoma të gripit, kanë temperaturë të lartë trupore, kollitje, dhimbje në muskuj, skuqje të syve, rrjedhje të hundëve, dhimbje në fund, këta fëmijë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.
Drejtori Memedi u bën thirrje prindërve dhe institucioneve arsimore që deri sa kulmi i gripit të kalojë, higjiena personale, vitaminat dhe ajrosja e klasave mbeten mjetet e vetme për të mbajtur shkollat hapur dhe spitalet jashtë rrezikut të stërngarkimit me pacientë.

Maqedoni, Safe City me mangësi fillestare, priten përmirësime në 3 deri në 6 muajt e ardhshëm




Numri një i ekzekutivit, Hristijan Mickoski deklaroi sot se duhet të rregullohet çështja e të dhënave të qytetarëve që mblidhen nga ana e sistemit Safe City, duke pranuar se ky sistem nuk është i përsosur dhe se për këtë është diskutuar edhe në takimin e fundit koordinativ me udhëheqësinë e MPB-së. Por, ai tha se do të duhet një periudhë e caktuar pas zbatimit të sistemit, për të rregulluar të gjithë mangësitë që do t’i vërejmë gjatë implementimit.
“Duhet të ketë protokolle, për shumë çështje duhet të kemi protokolle, e kemi biseduar dje. Gajtë implementimit, do të vërejmë se shumë gjëra mungojnë. Në të vërtetë, askush nuk ka qenë i përsosur 100% menjëherë kur ka zbatuar këtë projekt. Është logjike që në 3 deri 6 muajt e ardhshëm të kemi harmonizime të caktuara. Por, gjithashtu atë që do ta përsëris, mua më gëzon fakti që kemi arritur aspektin human të këtij projekti, ndërsa ai është më pak viktima si pasojë e aksidenteve në trafik”, u shpreh Mickoski.
Në lidhje me miratimin e ligjeve për shkelje në Kuvend, që kanë të bëjnë me sistemin Safe City, Mickoski tha se pavarësisht pasigurisë rreth mbështetjes nga LSDM, është e rëndësishme që ky sistem tashmë po i arrin qëllimet e tij themelore dhe po ndihmon në mbrojtjen e jetëve njerëzore.
“Kjo do të thotë që qytetarët e respektojnë këtë projekt dhe kjo është dëshmi se ligjet mund të respektohen. Jam i lumtur që kjo po ndodh dhe dua t’i falënderoj qytetarët, shoferët dhe t’u bëj thirrje të jenë të ndërgjegjshëm”, deklaroi Mickoski.
Kujtojmë se, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe të shtunën duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për këtë temë, tha se mbështesin ligjet që lidhen me sigurinë në trafik, por se fillimisht duhet që në Kuvend të zhvillohet diskutim mbi lartësinë e dënimeve dhe të dhënat e qytetarëve që mbledh sistemi I ri në trafik.



Mickoski pret numër njëshifror të papunësisë



Kryeministri Hristijan Mickoski pret që për herë të parë në vend të kemi një përqindje njëshifrore të papunësisë, si rezultat të aktiviteteve të ndërmarra me Agjendën e reformave. Numri i të papunëve, siç tha sot ai në përgjigje të pyetjes së gazetarit, tani mund të jetë nën 90 mijë, pasi në nëntor vitin e kaluar ishte 91 mijë, që ishte një rënie prej shtatë mijë krahasuar me nëntorin e vitit 2024.
“Tani mund të jetë nën 90 mijë. Me ndryshimet e reja ligjore, disa nga kërkuesit e punës do të fshihen sepse janë disi të pranishëm në ekonominë gjysmëformale dhe joformale. Për herë të parë, pres që të kemi numër njëshifror të papunësisë. Kjo është pjesë e Agjendës së reformave dhe harmonizimi me të dhe nuk është diçka që po e bëjmë në mënyrë të njëanshme”, tha Mickoski.
Qeveria këtë javë miratoi 10 mijë leje pune për të huajt për këtë vit, ndërsa kryeministri thekson se të dhëna të tilla janë të disponueshme çdo vit dhe se këto leje lëshohen për pozicione që janë në mungesë të tregut të punës pas koordinimit me punëdhënësit.
“Këto janë të dhëna që ndodhin çdo vit. Nuk janë të dhëna që nuk ndodhin çdo vit, kemi, për shembull, punëtorë që janë pjesë e projektit në Korridoret 8 dhe 10d, janë pjesë e këtyre lejeve të punës. Aty ka disa mijë, le të themi. Dhe nuk janë vetëm ata, mendoj, ka shumë profile të tilla punëtorësh që janë të kërkuar në tregun e punës nga odat ekonomike dhe punëdhënësit. Ky numër nuk devijon nëse krahasohet me numrat e viteve të kaluara”, tha Mickoski.

Struga vazhdon të përballet me problemin e qenve endacakë



Megjithëse Struga ka qeverisje të re lokale, qyteti lëngon nga problemet e vjetra. Një prej tyre është problemi me qentë endacakë. Qytetarët veçanërisht në mbrëmje kanë frikë për sigurinë e tyre. Ata kërkojnë angazhim më të madh nga komuna për të zgjidhur këtë çështje.
“Është një problem i madh me qentë. Për mua personalisht, nuk është problem, sepse nuk kam frikë, por ka gra, fëmijë, dhe pastaj ata janë të ekspozuar…”, tha një Qytetar.
“Për problemin e qenve endacakë, a nuk ka strehimore, ku do të mund të kujdesen dhe të kontrollohen dhe të zgjidhet kjo? Ka mënyrë për ta zgjidhur, ka një zgjidhje. Nuk duhet të jetë kështu. Kjo është përgjegjësi e komunave, pra e vetëqeverisjeve vendore”, u shpreh një qytetar.
“Shko te ura për të parë sa qen ka, ke frikë të kalosh. Vetëqeverisja e re lokale duhet ti mbledhë qentë. Dikur kishte një shërbim shinterësh, nuk e di si është tani. Nëse ka mundësi t ‘i mbledhë mirë. Jo t’ i vrasë, por për t’i mbledhë. Ka strehimore, ka gjithçka. A njihni qytetar që është kafshuar deri më tani? Po. Ka edhe fëmijë që janë kafshuar. Ata kanë nevojë për masa urgjente”, tha qytetari.
Edhe nxënësit kanë frikë për sigurinë e tyre. Ata thonë se shumë shpesh ka qen endacakë gjatë rrugës për në shkollë ose pranë shkollave.
“Ka shumë qen kudo rreth shkollës dhe kjo është një nga gjërat e para që vihet re.”, u shpreh një nxënës
“Rreth shkollës sonë ka shumë qen endacakë, për këtë arsye ne personalisht ndiejmë frikë kur duhet të kalojmë pranë shkollës” tha një nxënës.Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, një nxënës u kafshua nga një qen endacak në oborrin e shkollës “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë gjatë pushimit të madh, gjë që shkaktoi shqetësim te fëmijët.
“Në rregull, edhe shkolla ka nevojë që të rregullohet në këtë pjesë, sepse ky është një vend ku fëmijët tanë duhet të jenë të sigurt. Unë do të angazhohem që fëmijët tanë të jenë të sigurt. Po ashtu, duhet të zgjidhet edhe çështja e qenve që qëndrojnë këtu” u shpreh Ton-Rudina Kreka – drejtoreshë e SHFK “Vëllezërit Miladinovci”, Strugë.
Nga Komuna e Strugës thonë se mbeten të përkushtuar për të ndërmarrë hapa konkretë për tejkalimin e këtij problemi. Ata thonë se ndërtimi i një strehimoreje moderne stacionare është vlerësuar si zgjidhja më e mirë dhe më funksionale për Strugën.

Filipçe: Levica dhe BDI po funksionojnë bashkë



Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media ka deklaruar se bashkëpunimi mes Levicës dhe BDI-së është i dukshëm dhe i pamohueshëm, duke theksuar se të dyja partitë po funksionojnë së bashku.


“Levicën e pamë se me kë u ul në tavolinë. Është e dukshme se janë nën ndikim të qeverisë. Pasi që u ulën Levica dhe BDI, është e ditur se çfarë bëjnë”, ka deklaruar Filipçe.


Sipas tij, ky veprim tregon qartë se Levica ka humbur autonominë politike dhe se vepron në koordinim me BDI-në, duke shërbyer interesave të saj politike. Filipçe vlerësoi se ky bashkëpunim i fshehtë po del gjithnjë e më hapur në skenën politike.

Filloi rrënimi i Tregut të Grave në Tetovë, do të ndërtohet parking




Në Tetovë kanë filluar punimet për prishjen e Tregut të Grave, aty planifikohet në ndërtohet parking.
Ky aksion vjen pak javë pasi tregtarët protestuan para Myftinisë së Tetovës, pasi kjo e fundit u kishte dërguar njoftim që t’i lirojnë këto hapsira që janë në pronësi të saj.
Tregtarët u shprehën të revoltuar pasi siç thanë mbi 30 vite shesin në këto hapsira dhe me të ardhurat mbajnë familje.
Sipas tyre, edhe afati i dhënë ishte shumë i shkurtër, siç theksuan nuk mund t’i shesin mallrat për kaq shpejtë.
Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, pas takimit me shitësit, theksoi se ata do të kenë kohë që deri në gusht të vitit të ardhshëm ta shfrytëzojnë vendin.
Ndryshe, në Tetovë në hapsirën e njohur si ‘Tregu i Grave’ çdo të enjte kur është ditë tregu vijnë tregtarë nga i gjithë vendi dhe shesin produktet e tyre.

Gripi në Tetovë, rritja e rasteve nga ndryshimet e temperaturave



Temperaturat jo konstante kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojn ndihmë në Spitalin e Tetovës. Më të prekur janë fëmijët dhe personat që janë me sëmundje krronike të cilët ankohen për dhimbje fyti, plogështi, temperatura, kollitje dhe probleme me gëlltitjen tha mjeku am Bekim Ismaili.
“Sigurisht që për dallim nga viti i kaluar sivjet numrat janë më të lart se vititn e kalum.Këtë vit i ka kaplaur të gjitha grup moshat gripi sezonal,diku mund të themë lirshëm që kemi rritje diku rreth 20-30% për dallim nga viti i kaluar i pacientëve janë të tanguar nga këto viroza. Ankesat më të shumta janë vinë me plogështi, me kokë dhimbje,me kollitje,teshitje, skuqe të fytit gërvishtje të fytit gjatë gëlltitjes dhe një plogëshit totale dhe një jo disponim total”, deklaroi mjeku familjar Bekim Ismaili.
Mjeku Ismaili, apelon që pacientet që shohën shenja viroze mos të dalin nga shtëpia, pasi duke ruajtur veten ruajm edhe të tjerat.
“Apeli për të gjithë është të ruajm veten që ti ruajm të tjerët. Të githë ata që kanë filluar të kenë simptoma të gripit sezonal të shmangen dhe mos futen aty ku ka edhe tjerë persona mos të përhapet gripi ashtu edhe i kemi numrat e rritur që të kujdesem mos të hapet në mas të madhe dhe të shkaktojn probleme më të mëdha tek pacient që ja më të ndijeshëm” është shprehur Ismaili.
Ismaili thotë se numri i pacienteve me grip mund të rritet me fillimin e vitit akademik. Ndërkohë theksoi se personat që kanë marr vaksinat kundër gripit më lehet e kalojn gripin se sa ato persona që nuk janë vaksinuar.

ASH: Situatë alarmante në MPB – Dibër



“Shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me njoftimet dhe informacionet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, po përgatit ndryshime ligjore dhe sistematizim të ri të vendeve të punës, të cilat drejtpërdrejt e dëmtojnë rëndë statusin institucional të Dibrës", thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se deri më sot, organi për punë të brendshme në Dibër ka funksionuar me statusin e Njësisë për Punë të Brendshme, ndërsa sipas ndryshimeve të paralajmëruara, Njësia për Punë të Brendshme- Dibër degradohet dhe kalon në njësi të kategorisë së dytë, duke humbur kompetencat thelbësore dhe strukturën e saj komanduese.


Sipas tyre, me këtë vendim, të gjitha kompetencat dhe organi komandues kalojnë nën juridiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, ndërsa në Dibër nuk parashihet më:
kryeshef i policisë,kryeshef i njësisë antikrim,zëvendëskomandant,as komandant i pikës kufitare.Ky veprim përbën një zhvlerësim serioz institucional për një rajon kufitar dhe strategjik, duke cenuar drejtpërdrejt sigurinë, efikasitetin institucional dhe barazinë në trajtim. Ekziston rreziku real që ky degradim të jetë vetëm një hap paraprak drejt shndërrimit të Njësisë për Punë të Brendshme në Dibër në një stacion të thjeshtë policor.


"I bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë politikë dhe institucionalë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, që të mos lejojnë këtë ndëshkim të padrejtë dhe të papranueshëm ndaj Dibrës, i cili ka prapavijë të qartë politike dhe etnike.
Dibra meriton trajtim të barabartë, siguri funksionale dhe respekt institucional. Çdo përpjekje për ta degraduar atë do të hasë në kundërshtim të fuqishëm dhe të vendosur.", theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Mickoski: Së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë me reformat, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të bilatelizojë procesin



Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes.
“Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me vullnetin e 27 shteteve anëtare, njëra prej të cilave është Bullgaria. Ju e dini që kemi problem me ta, por ne synojmë të përfundojmë detyrat tona të shtëpisë, të përgatitemi, të përfundojmë të gjitha ato çështje të hapura që lidhen me Agjendën e reformave, të mbyllim të gjitha ato reforma që kemi planifikuar t’i mbyllim”, tha Mickoski.
Ai shtoi se pasi t’i bëjmë të gjitha këto, atëherë do t’ua lëmë 27 shteteve anëtare të vendosin nëse do ta bilateralizojnë këtë proces apo nëse do të bazohet në kriteret që kishin të gjitha vendet që janë inkuadruar në këtë aleancë, respektivisht në BE.
Kryeministri Mickoski prej nesër e deri më 23 janar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, që këtë vit mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”.

Shkup, 69 vjeçari vdiq nga komplikimet e gripit në Klinikën Infektive



Një pacient 69-vjeçar ka ndërruar jetë nga komplikimet e shkaktuara nga gripi sezonal në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.
Siç bëri të ditur drejtori i Klinikës, Fadil Cana, pacienti është sjellë në gjendje të rëndë dhe ka pasur komorbiditete.
“Pacienti u soll me pneumoni masive të zhvilluar dhe sindromë akute të distresit respirator. Nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e pacientëve që duhej ta merrnin vaksinën sezonale”, tha Cana.
Ky është rasti i dytë i vdekjes nga gripi këtë vit.
Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar rreth 30 persona me grip, ndërsa në klinikë çdo ditë kryhen rreth 100 kontrolle.
Nga 5 deri më 11 janar, në vend u regjistruan 2.322 raste të raportuara të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin.
Në sezonin 2025/26, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin arrin në 6.147.

Shkup, subvencione nga 20 mijë denarë, për inverterë dhe 5 mijë denarë për biçikleta



Qyteti i Shkupit këtë vit, si masë për mbrojtjen e mjedisit, do të japë subvencione për inverterë, biçikleta dhe pastrimin e oxhaqeve.
Në programin për mbrojtjen e mjedisit janë parashikuar subvencione prej 20.000 denarësh për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, për blerjen e klimave inverter. Në buxhetin për vitin 2026 për këtë masë janë parashikuar katër milion denarë, që do të thotë se subvencione do të ketë për 200 familje.
Për blerje të biçikletave është përcaktuar shuma maksimale prej 5.000 denarësh për person. Në buxhetin për këtë masë janë parashikuar dy milion denarë, që do të thotë se do të ketë fonde për 400 qytetarë.
Qyteti i Shkupit do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve të familjeve dhe të tjera subjekte me nga 1.500 denarë. Për këtë masë janë siguruar 200.000 denarë.
Njoftimet për subvencionim ende nuk janë publikuar.
Buxheti për mjedisin i Qytetit të Shkupit për vitin 2026 është 45 milion denarë, dhe mes tjerash ka fonde edhe për masa tjera.
Kujtojmë që Shkupi vazhdon të mbetet një nga qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë.

Zëvendëskryeministri Bekim Sali merr pjesë në Takimin e Lidershipit në Davos



Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit (Davos Leadership Gathering), i cili do të mbahet në Davos nga 19 deri më 22 janar.
Ky takim prestigjioz do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me fokus në diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, z. Sali do t’i drejtohet forumit në kuadër të një paneli diskutimi, ku do të trajtohen çështje me rëndësi të veçantë si ndryshimet klimatike, konfliktet globale dhe përkujdesja sociale, duke theksuar rolin dhe angazhimin e Maqedonisë së Veriut në këto procese ndërkombëtare.

Shkup, për shkak të defektit, pa ngrohje do të mbeten disa vende



EMV Furnizimi me ngrohje informon se për shkak të defektit në rrjetin distributiv në këtë moment ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda.
“Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, thuhet në informatën e publikuar në ueb faqen e kompanisë.
Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 и 075 400 100.

Trajanovski: Në rrugën Kërçovë-Ohër do të udhëtojmë përmes galerive




Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Koce Trajanovski, ka publikuar fotografi nga një segment i punimeve në autostradën Kërçovë–Ohër.
Sipas postimit të Trajanovskit, në këtë autostradë janë paraparë konstruksione mbrojtëse gjysmë të hapura prej betoni, të njohura si galeri, nëpër të cilat do të kalojë rruga. Këto galeri synojnë rritjen e sigurisë së qarkullimit, veçanërisht në zonat me rrezik nga rrëshqitjet e dheut dhe gurëve.
Punimet në autostradën Kërçovë–Ohër po vazhdojnë sipas planifikimit, ndërsa autoritetet theksojnë se ky projekt infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë për lidhjen rajonale dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Ndryshe, rruga Kërçov[ - Ohër ka nisur tashmë 10 vite dhe ende nuk ka përfunduar deri në fund.

AUV Maqedoni me aksion ndaj operatorëve të ushqimit, kontrollohen marketet



Gati 40 mijë euro dënime ka shqiptuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete.
Siç thonë nga AUV, aksioni ka zgjatur nga 13 deri më 16 janar dhe janë kontrolluar 188 operatorë me ushqim të kësaj kategorie.
"Tek 10 operatorë, në kontrolle janë vërtetuar shkelje të buta të sigurisë në ushqim dhe janë shqiptuar masa vërejtje, kurse tek dy marketë është të punësuarit nuk kanë libreza sanitare", thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se te 6 markete nuk janë zbatuar procedurat për higjienë, kurse te 14 markete ka pasur ushqim me afat të skaduar.
Po ashtu në kuadër të aksionit, nga operatorët janë marrë mbi 253 kilogram ushqim (mish, prodhime nga mishi dhe produkte të qumshtit).

❌