Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj përzgjedhjes së Mitko Stefkovskit në krye të Këshilllit Komunal në Strugë.
"Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen…Nëse “ndryshimi” është Merko dhe OBRM-PDUKM, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Sipas Selës me këtë vendim të sotit kjo nuk është zero korrupsion por është vazhdim i korrupsionit.
"Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit. Nëse zgjedhja e një kandidati të VMRO-së për kryesues të këshillit e kamufloni me bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike dhe demokraci, atëherë lind pyetja: pse Buteli, me mbi 50 për qind trup votues shqiptar, nuk e ka kryesuesin e këshillit shqiptar? Pse Bervenica jo? Dhe pse, sipas së njëjtës logjikë, nuk kryesohet Këshilli i Qytetit të Shkupit nga një shqiptar”, ka shtruar pyetje Ziadin Sela.
Nga ASH thonë se nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!
Mendi Qyra dhe VLEN lëshuan pe përballë OBRM-PDUKM-së dhe nga sot Mite Stefovski nga partia e Mickoskit është kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Strugës. OBRM-PDUKM për më shumë se dy muaj insistonte që kryetari i këshillit të jetë nga radhët e saj, në të kundër kërcënonte me largim nga koalicioni me VLEN në nivel lokal. Përveç dhjetë këshilltarëve të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së, votuan edhe tre këshilltarët nga lista e ish-kreut të Strugës Ramiz Merko, si dhe këshilltari nga “E Majta”.
Stefovski premtoi punë në përputhje me rregulloren dhe ligjet. Ai nuk deshi të komentojë se çfarë qëndron pas mbështetjes nga lista e Merkos.
„Nuk do të përgjigjem në komente të tilla. Siç e patë, mbështetja erdhi nga shumë grupe të ndryshme, parti, këshilltarë të pavarur, përfaqësues të partive që nuk janë në asnjë marrëdhënie koalicioni. Megjithatë, vetëdija dhe përgjegjësia për të zhbllokuar punën e Këshillit mbizotëruan mbi interesat e ngushta partiake dhe kësaj here duhet të vazhdojmë me punë normale, sepse qytetarët e presin këtë nga ne”, deklaroi Mite Stefovski – kryetar i Këshillit të Komunës së Strugës.
Sot të gjithë struganët panë qartë se në Këshillin e Komunës së Strugës dhe në vetë komunën funksionon koalicion i ri mes OBRM-PDUKM-së, partisë “E Majta”, VLEN-it dhe të ashtuquajturës “Lista Merko”, akuzuan nga grupi i këshilltarëve të AKI.
Nga VLEN mohojnë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë. Pas zgjedhjes së kryetarit u miratuan edhe pikat e tjera, ndër të cilat edhe buxheti për vitin 2026. /Alsat/
Për shkak të ngërçit politik në Këshillin e Strugës, kreu i Komunës Mendi Qyra paralajmëron zgjedhje të reja për këshilltarë. Kjo vjen pasi dje për të tretën herë me radhë dështoi përpjekja për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit. Qyra sot akuzoi për një koalicion të fshehtë mes AKI-së, LSDM-së dhe listës së këshilltarëve të Ramiz Merkos, me qëllim, siç tha ai, paralizimin e Institucioneve komunale, bllokimin e zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Me këtë, sipas tij, ata treguan se të rëndësishme për ta janë vetëm interesat e tyre personale, ndërsa këtë koalicion e quajti antikombëtar. Në këtë mënyrë është penguar realizimi i projekteve të rëndësishme për vitin 2026 me vlerë prej 5 milionë euro.
Këshilltarët e AKI-së i reaguan Qyrës duke thënë se deklaratat e tij përbëjnë përpjekje për të relaivitizuar dhe fshehur të vërtetën politike përmes akuzave selektive.
“Lista Merko të cilës sot i referoheni se gjoja qenka në koordinim me ne për të paralizuar punën e Këshillit, publikisht ka mbështetur kandidaturën tuaj z. Qyra. Propozimi i AKI-së për kryetar të Këshillit nuk u mbështet me 4 vota, ku përfshihen votat e VLEN, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, Levicës dhe Listës Merko. Bllokimi institucional nuk është krijuar nga AKI, por është produkt i drejtpërdrejtë i pazareve politike që disa subjekte kanë zhvilluar mes vete, larg syrit të opinionit publik. Çdo përpjekje për ta zhvendosur fajin nga ata që realisht e kanë krijuar këtë ngërç institucional është e kotë”, thonë Këshilltarët e AKI-së në Strugë.
I pyetur nëse me OBRM-PDUKM tashmë e kanë dakorduar emrin e kryetarit të këshillit, Qyra pa përgjigje konkrete.
VLEN dhe OBRM-PDUKM së bashku kanë gjithsej 10 këshilltarë, gjë që nuk është e mjaftueshme për shumicë në Këshillin e Strugës, i cili ka 23 këshilltarë. Për marrjen e çdo vendimi në të ardhmen, do t’u duhen edhe të paktën dy këshilltarë të tjerë. /Alsa/
Njësia për Punë të Brendshme ka paraqitur kërkesë për nisjen e një procedurëse kundërvajtëse ndaj subjektit juridik-komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.K. (65) nga fshati Bixhevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe e ndëshkueshme sipas nenit 11 të Ligjit për Përdorimin e Flamujve të Komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Të denoncuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, që me datë 28.11.2025 u mbajt në rrugën ‘Marshall Tito’ në Strugë, krahas flamurit të bashkësive, as në skenë, as në një pjesë të shëtitores të lumit Drini i Zi, nuk e kanë theksuar dhe nuk e kanë vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas ligjit ishin të obliguar për ta bërë", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Kujtojmë se dje, kryeministri Hristijan Mickoski, pati kritika të ashpra ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, për shkak se është festuar 28 nëntori vetëm me flamurin shqiptar.
Mickoski sqaroi se ai i ka dërguar edhe SMS porosi kryetarit të Strugës për këtë gjë.
Për Qyrën, Mickoski komentin e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”.
Sot, Qyra pranoi se vërejtja e Mickoskit kishte të bëj me anashkalimin e flamurit shtetëror, mirëpo ai tha se veprimi i ndodhur ishte lëshim dhe nuk u bë me qëllim.
“Në SMS-në që e mora në ditën e flamurit, sigurisht që vërejtja ishte pse nuk ishte flamuri shtetëror për të cilën unë i thash se kjo ka ndodhur për arsye se unë vetëm 15 ditë jam në këtë post dhe kjo është manifestuar gjithmonë në këtë formë dhe unë nuk e kam bërë me qëllim dhe besoj se kjo është një lëshim i cili do të përmirësohet herëve tjera…jo ai nuk paraqiti ndonjë shqetësim të madh, sigurisht e bëri vërejtjen e vet dhe ajo ishte një vërejtje e shkurtër dhe nuk komentuam gjëra të gjata”, tha Qyra.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra konfirmon porosinë e kryeministrit Mickoski i cili ka reaguar për manifestimin me rastin e 28 Nëntorit në Komunën e Strugës.
Megjithatë kreu i Strugës shpreson se do të vazhdojë të bashkëpunojë me OBRM-PDUKM-në sa i përket Këshillit të Komunës dhe projekteve të tjera në të mirë të të gjithë qytetarëve të Strugës.
“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit, shpresoj se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe unë shpresoj që këshilltarët e OBRM-PDUKM-së do të na mbështesin edhe për këshillin, sepse do të kemi një marrëveshje dhe ne do të bashkëpunojmë në komunë e Strugës. Unë nuk kam dëgjuar dhe nuk dua të komentoj se çka ka thënë Kryeministri. Unë kam shpresë se Kryeministri do të shohë interesat e komunës së Strugës siç mendoj unë sepse unë jam kryetar i Komunës së Strugës për të gjithë qytetarët dhe për të mirat e komunës së Strugës dhe në këtë rast do të kem mbështetjen edhe të kryeministrit por edhe të OBRM-PDUKM-së por edhe të forcave të tjerë në komunë e Strugës”, theksoi Qyra.
Qyra pranon se vërejtja e Mickoskit kishte të bëj me anashkalimin e flamurit shtetëror.
“Në SMS-në që e mora në ditën e flamurit, sigurisht që vërejtja ishte pse nuk ishte flamuri shtetëror për të cilën unë i thash se kjo ka ndodhur për arsye se unë vetëm 15 ditë jam në këtë post dhe kjo është manifestuar gjithmonë në këtë formë dhe unë nuk e kam bërë me qëllim dhe besoj se kjo është një lëshim i cili do të përmirësohet herëve tjera…jo ai nuk paraqiti ndonjë shqetësim të madh, sigurisht e bëri vërejtjen e vet dhe ajo ishte një vërejtje e shkurtër dhe nuk komentuam gjëra të gjata”, tha Qyra./Alsat/
Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e mbajtur me gazetarët ka lavdëruar Komunën e Çairit se për festën e 28 Nëntorit krahas flamurit shqiptar është vendosur edhe ai i shtetit, ndërsa ka dërguar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, për shkak se është festuar vetëm me flamurin shqiptar.
Mickoski mes tjerash tha se ai i ka dërguar edhe SMS porosi kryetarit të Strugës për këtë gjë.
Për Qyrën, Mickoski komentin e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”./Shenja/
Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër pesë personave, përfshirë ish-kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, në lidhje me prishjen e shtëpisë përkujtimore të mbrojtur të autorit të himnit maqedonas, Vllado Maleski.
Personi i parë që u akuzua ishte N. K. (53) – investitor nga Veleshta e Strugës, nën dyshimin për dëmtim ose shkatërrim të pronës nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore.
Në kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Brendshme thuhet se ai, si investitor, më 15 tetor të këtij viti, në kundërshtim me vendimin për lëshimin e kushteve mbrojtëse të ruajtjes, ka përdorur makineri ndërtimi në një parcelë kadastrale në Strugë për të shembur një shtëpi të vjetër në Strugë, dhe gjatë gërmimit, ka minuar themelet e murit jugor të shtëpisë përkujtimore fqinje të Vllado Maleskit, e cila është e mbrojtur si trashëgimi e rëndësishme kulturore që nga viti 2017.
“E pandehura e dytë, V. N. (62) nga Ohri, në cilësinë e saj si arkitekte-konservatore në institucionin kombëtar ‘Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu i Ohrit’, ka vendosur vulë zyrtare dhe ka nënshkruar projektin bazë për një shtëpi familjare dhe ka miratuar mendim mbi përputhshmërinë me projektin konceptual, duke vepruar me vetëdije në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në kundërshtim me planin e menaxhimit për Trashëgiminë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit dhe në kundërshtim me vendimin për lëshimin e kushteve mbrojtëse dhe të ruajtjes, të lëshuar nga Ministria e Kulturës – Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, thanë nga Ministria e Brendshme, duke shtuar se kallëzimi penal kundër saj kanë të bëjnë me “punë e pakujdesshme në shërbim”.
I pandehuri i tretë është ish-kryetari i komunës Ramiz Merko, i cili, si kryetar i Strugës, ka abuzuar me detyrën e tij zyrtare dhe, duke tejkaluar autoritetin e tij, në kundërshtim me aktet e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeve të Kulturës – Ohër dhe vendimin e Administratës së Trashëgimisë Kulturore, ka nënshkruar leje ndërtimi për shtëpinë familjare të të pandehurit të parë.
“I pandehuri i katërt N.N. (56), si drejtues i Departamentit të Planifikimit Urban në Komunën e Strugës, duke tejkaluar detyrën e tij zyrtare, ka përgatitur lejen e ndërtimit, dhe i pandehuri i pestë Gj.D. (59) e ka miratuar atë si ndihmës drejtues i Sektorit për Planifikim Urban, Veprimtari Komunale, Trafikun dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Strugës”, deklaron Ministria e Brendshme.
Pas prishjes së një pjese të Shtëpisë Përkujtimore të Maleski në Strugë në mesin e tetorit të këtij viti, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov njoftoi se menjëherë do të fillojë një projekt për rindërtimin dhe restaurimin e ndërtesës së mbrojtur.
Policia e Strugës ka ngritur kallëzim kundër pesë personave, përfshirë ish-kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, në lidhje me prishjen e shtëpisë përkujtimore të mbrojtur të autorit të himnit maqedonas, Vllado Maleski. Personi i parë që u akuzua ishte N. K. (53) – investitor nga Veleshta e Strugës, nën dyshimin për dëmtim ose shkatërrim të pronës nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore.
Në kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Brendshme thuhet se ai, si investitor, më 15 tetor të këtij viti, në kundërshtim me vendimin për lëshimin e kushteve mbrojtëse të ruajtjes, ka përdorur makineri ndërtimi në një parcelë kadastrale në Strugë për të shembur një shtëpi të vjetër në Strugë, dhe gjatë gërmimit, ka minuar themelet e murit jugor të shtëpisë përkujtimore fqinje të Vllado Maleskit, e cila është e mbrojtur si trashëgimi e rëndësishme kulturore që nga viti 2017.
“E akuzuara e dytë, V. N. (62) nga Ohri, në cilësinë e saj si arkitekte-konservatore në institucionin kombëtar ‘Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu i Ohrit’, ka vendosur vulë zyrtare dhe ka nënshkruar projektin bazë për një shtëpi familjare dhe ka miratuar mendim mbi përputhshmërinë me projektin konceptual, duke vepruar me vetëdije në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në kundërshtim me planin e menaxhimit për Trashëgiminë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit dhe në kundërshtim me vendimin për lëshimin e kushteve mbrojtëse dhe të ruajtjes, të lëshuar nga Ministria e Kulturës – Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, thanë nga Ministria e Brendshme, duke shtuar se kallëzimi penal kundër saj kanë të bëjnë me “punë e pakujdesshme në shërbim”.
I akuzuari i tretë është ish-kryetari i komunës Ramiz Merko, i cili, si kryetar i Strugës, ka abuzuar me detyrën e tij zyrtare dhe, duke tejkaluar autoritetin e tij, në kundërshtim me aktet e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeve të Kulturës – Ohër dhe vendimin e Administratës së Trashëgimisë Kulturore, ka nënshkruar leje ndërtimi për shtëpinë familjare të të pandehurit të parë.
“I akuzuari i katërt N.N. (56), si drejtues i Departamentit të Planifikimit Urban në Komunën e Strugës, duke tejkaluar detyrën e tij zyrtare, ka përgatitur lejen e ndërtimit, dhe i pandehuri i pestë Gj.D. (59) e ka miratuar atë si ndihmës drejtues i Sektorit për Planifikim Urban, Veprimtari Komunale, Trafikun dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Strugës”, deklaron Ministria e Brendshme. Pas prishjes së një pjese të Shtëpisë Përkujtimore të Maleski në Strugë në mesin e tetorit të këtij viti, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov njoftoi se menjëherë do të fillojë një projekt për rindërtimin dhe restaurimin e ndërtesës së mbrojtur.
Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, zyrtarizoi bashkëpunimin me kandidatin e pavarur Besnik Asanin, i cili në rrethin e parë arriti të marrë 783 vota.
Bashkërisht nënshkruan deklaratë për bashkëpunim dhe menaxhim të përbashkët të komunës së Strugës pas zgjedhjeve lokale. Ky bashkim është moral, qytetar dhe njerëzor për t’i dhënë fund padrejtësisë tha Dalipi. Programi i tyre do të bazohet në katër shtylla. “Strugë e pastër dhe ekologjike. Luftë e hapur kundër ndotjes dhe deponive ilegale. Do ta pastrojmë Strugën rrënjësisht dhe do ta kthejmë jetën pranë Drinit dhe liqenit. Administratë funksionale dhe transparente. Mjaft më punësime partiake, do të punojnë njerëz profesionist me meritë dhe jo me lidhje politike.
Digjitalizimi i plotë i komunës, çdo shërbim komunal do të jetë online, i shpejtë dhe i hapur për çdo qytetar. Luftë e pa mëshirshme kundër korrupsionit dhe krimit.
Do të bëhet auditim i plotë i komunës dhe kush ka vjedhur pasurinë publike do të përballet me drejtësinë”, deklaroi Arsim Dalipi, kandidat i AKI-së për kryetar të Strugës.
Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Besnik Asani, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale to ta përkrah Arsim Dalipin nga Aleanca Kombëtare për Integrim.
Dalipi tha se se ky bashkim mes dy kandidatëve, është mesazh se ndryshimi është i mundur dhe është afër dhe shtoi se, në këtë rast, fitorja nuk është vetëm qëllim, por domosdoshmëri.
"Sot unë jam bashkuar me kandidatin e pavarur, z. Besnik Asani. Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për drejtimin e ri që unë dua t’i jap Strugës. Unë besoj se integriteti, profesionalizmi dhe vlerat janë mbi interesat e ngushta partiake. Kur njerëzit e ndershëm bashkojnë forcat, fitorja nuk është vetëm qëllim – ajo bëhet domosdoshmëri. Me këtë hap, unë i hap rrugë një administrate të pastër, larg korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike që e kanë dëmtuar qytetin tonë për vite me radhë. Bashkimi im me Besnik Asanin është mesazhi më i fortë se ndryshimi është i mundur – dhe është në prag”, tha Dalipi.
Kandidati për kryetarit të Komunës së Strugës nga radhët e AKI-së, Arsim Dalipi sot deklaroi se do të vazhdojë të garojë edhe në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale.
Ai tha se në zgjedhjet lokale u dëshmua se AKI është forcë e parë politike në Komunën e Strugës.
"Rezultatet dëshmojnë qartë se AKI është forca e parë politike në Komunën e Strugës me 8 këshilltarë. Kjo fitore në këshillin komunal dhe përkrahjen për kandidaturën time, na obligon më shumë që të vazhdojmë përpara", tha Dalipi.
Ai tha se kundër kandidati i tij nuk e pranoj sfidën për tërheqje e nëse humb zgjedhjet.
"Pasi kundër kandidati im pati frikën të pranojë sfidën për të cilën kishte afat ta pranoj deri në heshtjen zgjedhore dhe e theksoj se ajo ishte sfidë dhe jo premtim për t'u tërhequr nga gara. Por ai nuk e pranoj sfidën dhe tani përpiqet ta manipulojë masën. Sot ju them qartë se Arsim Dalipi nuk ka arsye për t'u tërhequr nga gara, përkundrazi kam çdo arsye për të vazhduar edhe më tej", tha Dalipi.
Ai tha se do ta vazhdojë betejën për Komunën e Strugës./Telegrafi/
Në komunat e Strugës dhe Vevçanit, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, saktësisht në orën 7 të mëngjesit, ndërsa votimi për zgjedhjet lokale po zhvillohet normalisht, konfirmuan për AIM-n kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, Minir Zhuta dhe Menka Kukoska.
“Të gjitha 101 vendvotimet në komunën e Strugës u hapën në kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht”, tha Zhuta. Votimi filloi në kohë dhe gjithçka ishte në rregull në tre vendvotimet në Vevçan, ku 2.090 persona kanë të drejtë vote në listën e vetme të votuesve.
“Procesi zgjedhor filloi mirë, qendrat e votimit u hapën saktësisht në orën 7 të mëngjesit. Dorëzimi i materialeve të votimit dhe votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm dje gjithashtu shkoi mirë”, tha Kukoska.
Për postin e kryetarit të komunës së Strugës do të votohet mes nëntë kandidatëve, ndërsa për anëtarë të Këshillit do të zgjedhet nga 10 lista për këshilltarë. Të drejtë vote në listën zgjedhore sipas, KSHZ-së kanë 61.956 persona.
Ramiz Merko sot u dënua me një vit burgim me kusht për emërimin e paligjshëm të drejtorit të një shkolle në Veleshtë, në rast se në afat prej një dy viteve nuk e përsërit të njëjtën vepër penale.
I njëjti vendim iu shqiptua edhe dy të akuzuarve të tjerë mes të cilëve edhe ish drejtoresha e shkollës së Veleshtës, Egzona Sheji. Ndërkohë për shkollën Vëllezërit Milladinovci, i shqiptua dënim në të holla (2500 euro).
Prokurori Publik, Xhemal Lloga nuk është i kënaqur me vendimin dhe paralajmëroi se do ta ankimoj vendimin, për të cilin vlerëson se së paku për njërin rast vendimi duhej të ishte me burg efektiv.
“Dënim në të holla nuk prisja, duke pasur parasysh që ai u dënua me kusht për çështjen e parë, duhet të kishte qenë një dënim efektiv për çështjen e dytë, sepse është e pamundur të dënohesh me gjobë për të njëjtin krim një herë, dhe të dënohesh me kusht për çështjen e dytë. A do të thotë kjo që prisje dënim me burg? Po. Lidhur me çështjet e tjera, ato janë apeluar, janë në Gjykatën e Apelit dhe ende nuk janë kthyer dhe nuk e di rezultatin për çështjet e tjera”, deklaroi Xhemal Loga, prokuror.
Me parrullën “në Strugë të kem mushkëri”, dhe me bllokim njëorësh të udhëkryqit drejt Dibrës dhe Qafë Thanës, banorët e Strugës shprehën sot revoltën e tyre për problemin aktual me të cilin përballet qyteti gjatë vite, deponia ilegale e qytetit, e cila ndodhet vetëm 500 metra larg shtëpive të para. Banorët thonë se prej më shumë se një muaj përballen edhe me aromën e padurueshme të tymit që vjen nga deponitë e shumta ilegale
“Dritaret tona kanë qenë të mbyllura për 24 orë. Ne kërkojmë që institucionet përkatëse ta zgjidhin këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Ata na helmuan fëmijët, pastaj edhe ne. Ne jemi këtu për të marrë përgjigje nga autoritetet nëse ky problem do të zgjidhet. Ne e ndiejmë helmin, acidin që na mbyt dhe na djeg sytë”, tha Jadranka Domazetoski- koordinatore e protestës.
“Për fëmijët dhe për të gjithë ne këtu, frymëmarrja është katastrofike. Por siç mund ta shihni, banorët e Strugës shkruajnë në Facebook, në rrjetet sociale se do të dalin, se është kështu, se është ashtu, por askush nuk do të dalë nga frika e çështjeve të partisë, gjoja se nuk lejohen të shkojnë në punë, kanë frikë.
Por, kjo nuk është parti, kjo është për qytetarët e Strugës. Nuk mund të hapim derën dhe dritaren për të lënë ajër të pastër në shtëpi. Brenda mban erë, sikur të kemi gomë të djegur”, tha një banor i Strugës./Alsat/
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rikujton se menaxhimi me mbeturinat komunale është detyrim ligjor i komunave.
Nga MMJPH thonë se sipas Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbeturinave 2021–2031 dhe planeve rajonale, komunat janë të obliguara të sigurojnë grumbullimin, transportimin, selektimin dhe pastrimin e mbeturinave në territorin e tyre.
"Aktualisht punohet për ngritjen e një qendre rajonale për përpunimin dhe sistematizimin e mbeturinave, e cila do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe sistematike për menaxhimin e mbeturinave në rajon. Megjithatë, derisa kjo qendër të ndërtohet dhe të vihet në funksion, komuna e Strugës ka për detyrë të mirëmbajë dhe të pastrojë rregullisht deponinë ekzistuese, me qëllim që të parandalohet rreziku shtesë ekologjik dhe shëndetësor dhe të sigurohet standard minimal për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e MMJPH-së.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje në kuadër të kompetencave të saj, por përgjegjësia për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të deponisë i takon vetëqeverisjes lokale.
VLEN e akuzon BDI-në se ka bërë pazare politike me "Të Majtën" në Komunën e Strugës. Nga VLEN thonë se "BDI e ka nxjerrë në shitje Strugën, duke u bërë bashkë me Levicën e Apasievit për ta penguar fitoren e Mendi Qyrës".
Nga VLEN gjithashtu thonë se "kandidatura e Mojsovskës është pazar i turpshëm, i kurdisur për të mbajtur gjallë një pushtet të kalbur që struganët e refuzojnë".
"Kjo nuk është hera e parë që BDI bën pazare me Levicën: nga Shkupi e Velesi, deri te busti i Andon Lazov Qosetos në mes të kryeqytetit, çdo herë qytetarët kanë paguar çmimin e këtyre marrëveshjeve të pista".
"Por këtë herë, Struga nuk do të bjerë pre. Me 19 tetor, struganët do ta thonë fjalën e fundit: Struga nuk shitet, Struga çlirohet. Me votën e tyre, do të mbyllet një kapitull dhe do të hapet një epokë e re, e pastër dhe e ndershme, me Mendi Qyrën", thonë nga VLEN.
Prokuroria Themelore Publike në Strugë sot ngriti aktakuzë kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko për lidhjen e një marrëveshjeje për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa pëlqimin e menaxhimit të ujërave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“I dyshuari, në periudhën kohore nga 01.04.2021 deri më 27.06.2022, si person zyrtar, kryetar i Komunës së Strugës, i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare dhe ka lidhur marrëveshje për kryerjen e ndriçimit të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa pëlqim paraprak të sigurojë pëlqim për menaxhim me ujin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo i mundësoi kontraktorit të përzgjedhur të instalojë pajisje ndriçimi në ujërat e lumit në një gjatësi prej 900 metrash në të dyja anët e shtratit të lumit, megjithëse prokuroria ndërmori disa veprime gjatë procedurës dhe siguroi një raport ekspertize sipas të cilit një instalim i tillë i 300 pajisjeve ndriçimi ndikoi negativisht në regjimin e ujit, morfologjinë e sipërfaqes së ujit dhe sistemin hidrobiologjik në lumë”, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Për realizimin e projektit, personit juridik nga fshati Mislodezhda i Strugës i janë paguar 6.763.722 denarë dhe për atë vlerë është dëmtuar buxheti i Komunës së Strugës.