❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati



Procesi i rinumërimit të Gjysmës së vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme në numrin e votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar pothuajse gjysma e vendvotimeve, nga gjithsej 914 sosh që janë përfshirë në procesin e verifikimit.

Me vendvotimet e rinumëruara deri më tani, dallimet në votat e kandidatëve brenda partive politike janë të theksuara. Komuna që del të jetë më së shumti e prekur nga këto mospërputhje është Prizreni, ku janë rinumëruar 145 nga 169 kutitë e dedikuara për verifikim, apo 85.80 për qind e tyre.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se pothuajse në të gjitha partitë politike ka mospërputhje të votave në Prizren, por në disa raste ndryshimet shkojnë në mijëra vota për vetëm një kandidat, njofton Telegrafi.

Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kandidati që rezulton të ketë përfituar më së shumti nga numërimi fillestar është Arbër Rexhaj, i cili pas rinumërimit ka 439 vota më pak. Pas tij vijnë Rea Krasniqi me 402 vota më pak, Valon Ramadani me 308 vota më pak dhe Dafina Alishani me 250 vota më pak.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dallimet janë edhe më të thella.

Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota mĂ« pak pas rinumĂ«rimit, ndĂ«rsa Nait Hasani ka humbur 2,213 vota. Kujtim Gashi ka 1,551 vota mĂ« pak, ndĂ«rsa Arianit Çollaku 1,397 vota mĂ« pak.

Ndryshime të konsiderueshme janë vërejtur edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,020 vota më pak, Driton Selmanaj 757 vota më pak, Anton Quni 412 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 321 vota më pak.

Lista e kandidatëve sipas partive (bazuar në rinumërimin e votave):

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  1. Fetah Paçarizi (-4,006)
  2. Nait Hasani (-2,213)
  3. Kujtim Gashi a (-1,551)
  4. Arianit Çollaku (-1,397)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  1. Xhavit Uka (-1,020)
  2. Driton Selmanaj (-757)
  3. Anton Quni (-412)
  4. Visar Azemi (-321)

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

  1. Arbër Rexhaj (-439)
  2. Rea Krasniqi (-402)
  3. Valon Ramadani (-308)
  4. Dafina Alishani (-250)

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./Telegrafi/

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren



NjĂ« person Ă«shtĂ« arrestuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€.

Sipas raportit 24 orĂ«sh tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s bĂ«het e ditur se rasti ka ndodhur mĂ« 05.01.2026 nĂ« rrugĂ«n “Ali Hadri”, nĂ« Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 05.01.2026 – 22:45. Lidhur me rastin, Ă«shtĂ« arrestuar edhe njĂ« i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion



Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Prizrenit.

Sipas raportit 24-orĂ«sh tĂ« PolicisĂ«, rasti i parĂ« Ă«shtĂ« raportuar mĂ« 15 janar 2026, rreth orĂ«s 01:00, nĂ« rrugĂ«n “Hajdar Shala”, ku njĂ« mashkull kosovar Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete nĂ« rrugĂ«.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.

Rasti i dytĂ« Ă«shtĂ« raportuar po ashtu mĂ« 15 janar 2026, rreth orĂ«s 14:27, nĂ« rrugĂ«n “Hafiz Ismajl Haki”.

Sipas Policisë, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes në të dy rastet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete brenda në veturë, rasti po hetohet



NjĂ« person me inicialet A.S i moshĂ«s 55 vjeçare, me profesion taksist Ă«shtĂ« gjetĂ« sot rreth orĂ«s 01:20 pa shenja jete brenda veturĂ«s sĂ« tij nĂ« rrugĂ«n “Hajdar Shala”, nĂ« Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit.

“Sipas informatave fillestare, nĂ« rrugĂ«n 'Hajdar Shala', nĂ« Prizren, njĂ« person mashkull , rreth 55 vjeçar (A.S.), banor i Prizrenit, me profesion taksist, Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete brenda automjetit tĂ« tij. I ndjeri ishte duke qĂ«ndruar nĂ« pritje, me automjetin e parkuar nĂ« njĂ« vend-parkim tĂ« rezervuar pĂ«r TAXI. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« njĂ«sitĂ« policore dhe ekipi i emergjencĂ«s, ku nga ekipi mjekĂ«sor i UrgjencĂ«s Ă«shtĂ« konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit tĂ« informatĂ«s, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal tĂ« Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« Prizren ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

Ndërkaq, siç tha Bytyqi lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

“GjatĂ« ekzaminimit sipĂ«rfaqĂ«sor tĂ« trupit, nuk janĂ« vĂ«rejtur shenja tĂ« dhunĂ«s. Rasti vazhdon tĂ« hetohet si ‘Hetim i Vdekjes’ , nĂ« bashkĂ«rendim me ProkurorinĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ndĂ«r tĂ« tjera Bytyqi. /Telegrafi/

Të shtëna në një lokal në Prizren, arrestohen dy persona



Një mosmarrëveshjeje verbale mes dy të dyshuarve ka rezultuar me përdorim të armës, ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të lokalit të të dyshuarit tjetër.

Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 23:00.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara nga të shtënat në objekt.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa në veturën e tij janë gjetur dy gëzhoja.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij



Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një person brenda lokalit të tij në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 10 janar 2026, rreth orĂ«s 02:10, nĂ« rrugĂ«n “Fehmi Lladrovci”.

Sipas raportimit, të dyshuarit kanë hyrë në lokalin e viktimës, mashkull kosovar, ku kanë kryer sulmin. Dëshmitarët kanë deklaruar se gjatë incidentit të dyshuarit kanë pasur me vete armë zjarri.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar te të dyshuarit dy pistoleta lodra të plastikës dhe dy thika. Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër, mashkull kosovar, ndodhet në arrati.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprat penale “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor”, “Sulm” dhe “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll apo posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«s”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim. /Telegrafi/

Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren



Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale.

Gjyqtari i procedurĂ«s paraprake, Fatmir Krasniqi, ka vendosur masĂ«n e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej njĂ« (1) muaji ndaj katĂ«r (4) tĂ« pandehurve: S.M., V.B., F.S. dhe Y.Ç., masĂ« e cila mund tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 08 shkurt 2026.

Sipas vendimit të gjykatës:

S.M. dhe V.B. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale Keqpërdorimi i besimit në vazhdimësi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike.
V.B., së bashku me të pandehur të tjerë, dyshohet edhe për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.
F.S. dyshohet për Falsifikim dokumentesh dhe Keqpërdorim të besimit në vazhdimësi.
Y.Ç. dyshohet pĂ«r KeqpĂ«rdorim tĂ« besimit nĂ« vazhdimĂ«si.

NdĂ«rkohĂ«, ndaj 35 tĂ« pandehurve tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t dyshohen pĂ«r KeqpĂ«rdorim tĂ« besimit nĂ« ndihmĂ«, gjykata ka caktuar masĂ«n e paraqitjes sĂ« detyrueshme nĂ« stacion policor njĂ« herĂ« nĂ« javĂ«, si dhe ndalimin pĂ«r t’iu afruar vendit apo personit tĂ« caktuar, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dĂ«mtuarĂ«n BKS dhe tĂ« pandehurit e tjerĂ«. KĂ«to masa vlejnĂ« gjithashtu deri mĂ« 08 shkurt 2026.

Gjykata ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtyre masave do të rezultojë me caktimin e paraburgimit edhe për këta të pandehur.

Sipas vlerësimit të gjykatës, ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masave të sigurisë, pasi nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen. Caktimi i paraburgimit për katër të pandehurit është vlerësuar si i domosdoshëm për të parandaluar arratisjen, ndikimin në dëshmitarë apo pengimin e procedurës hetimore.

Gjykata Themelore në Prizren ka sqaruar se vendimi është marrë në përputhje me nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale, duke marrë parasysh edhe faktin se rasti konsiderohet çështje e ndërlikuar, pasi përfshin më shumë se 10 të pandehur, konkretisht 39.

Sekuestrimi i mbi njĂ« milion euro nĂ« xhirollogari bankare, tĂ« holla ‘kesh’, ari e aksesorĂ« – gjithçka nga aksioni i ProkurorisĂ« lidhur me keqpĂ«rdorimet nĂ« BKS



Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe një numër i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit të enjten kanë realizuar një aksion të madh në tërë territorin e Kosovës, lidhur me keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Në njoftimin për media të Prokurorisë bëhet e ditur se lidhur me këtë janë arrestuar 39 persona të dyshuar, janë sekuestruar mbi një milion euro (1.300.886) në xhirollogari bankare, të holla kesh 23.700,00 euro, ari, aksesor, orë dore, dy armë zjarri, pajisje elektronike, kontrata dhe ujdi.

“TĂ« pandehurit nĂ« vazhdimĂ«si, nĂ« kundĂ«rshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme tĂ« ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimit, pa dokumentacion mbĂ«shtetĂ«s, me dokumente tĂ« falsifikuara, me transaksione fiktive, tĂ« dĂ«mtuarĂ«s i kanĂ« shkaktuar dĂ«m material nĂ« shumĂ«n prej njĂ« milion e dyzetĂ« e tre mijĂ« e dyqind e dyzetĂ« e tetĂ« (1.043,248) euro. Me kĂ«to veprime ekziston dyshimi i arsyeshĂ«m nĂ« kryerje tĂ« veprave penale ‘KeqpĂ«rdorimi i besimit’ nga neni 330, veprĂ«n penale ‘KeqpĂ«rdorimi i autorizimeve ekonomike’ nga neni 284, veprĂ«n penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ nga neni 390 si dhe veprĂ«n penale ‘KeqpĂ«rdorimi i besimit’ nĂ« ndihmĂ« nga neni 330 tĂ« KPRK-sĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Në hetime kanë qenë të përfshirë 47 persona në cilësinë e të pandehurve, përfshirë një person juridik.

Ish-drejtori i ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve, Sami Mazreku bashkĂ« me ish-drejtorin e Financave nĂ« BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenĂ« lĂ«shuar para qytetarĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« sigurimeve nĂ« vlera mijĂ«ra euro.

Nga kĂ«to para, qytetarĂ«t njĂ« pjesĂ« tĂ« tyre dyshohet t’ua kenĂ« dhĂ«nĂ« vetĂ« atyre nĂ« ‘cash’.

Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor për të njëjtit Prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

Për realizmin e aksionit kanë qenë të përfshirë 8 Prokurorë të Shtetit, si dhe rreth 400 zyrtarë policorë.

E kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar.

Ai ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast kanë nisur që në mars të vitit 2025, ndërsa aksionit i kanë paraprirë një sërë veprimesh hetimore intensive.

"Cak nĂ« mesin e hetimeve janĂ« ish drejtori ekzekutiv i BKS-sĂ« dhe ish drejtori i departamentit financiarĂ« tĂ« hetimeve po ashtu tĂ« BKS-sĂ«, tĂ« cilĂ«t duke keqpĂ«rdorur autorizimet qĂ« iu kanĂ« besuar nga BKS-ja ju kanĂ« mundĂ«suar personave tĂ« ndryshĂ«m dhe vetvetes qĂ« tĂ« barten transaksione tĂ« ndryshme ku kanĂ« arritur pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha pĂ«r vete, duke i shkaktuar dĂ«m tĂ« madh BKS-sĂ« nĂ« vlerĂ« prej 1 milion e 43 mijĂ« euro, po ashtu kanĂ« keqpĂ«rdorur autorizimet ekonomike dhe kanĂ« pĂ«rpiluar dokumente tĂ« falsifikuara”, ka thĂ«nĂ« Kryeziu.

Kryeziu po ashtu tregoi se gjatë aksionit kanë arritur të sigurojnë 166 transaksione të dyshimta.

“PĂ«r me qenĂ« mĂ« tĂ« qartĂ« deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« kemi arritur tĂ« sigurojmĂ« 166 transaksione tĂ« dyshimta. NĂ« mesin e tyre 25 transaksione kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me 12 persona me tĂ« cilĂ«t kanĂ« arritur ujdi fiktive jashtĂ« gjyqĂ«sore kinse pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim pĂ«r tĂ« autorizuar pĂ«rfaqĂ«suar tĂ« personave qĂ« mĂ« herĂ«t kanĂ« pasur aksidente nĂ« komunikacion dhe i kanĂ« kompensuar nĂ« vitin 2022-23 pĂ«rderisa personat tjerĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« kompensuar qysh nĂ« vitet e mĂ« hershme nĂ« vitin 2016-17. Po ashtu kanĂ« aplikuar edhe 143 transaksione tjera te personat e ndryshĂ«m pa asnjĂ« dokument tĂ« vetĂ«m. Shuma mĂ« e vogĂ«l e transaksionit ka qenĂ« mbi 6 mijĂ« euro derisa mĂ« e larta ka qenĂ« 68 mijĂ« euro. 46 persona i kemi pas target dhe 39 persona kanĂ« pĂ«rfunduar tĂ« arrestuar pĂ«r tĂ« cilĂ«t prokuroria ka lĂ«shuar vendim pĂ«r ndalim. Po ashtu aksioni i sotĂ«m ka pĂ«rfshirĂ« gjithĂ« territorin e KosovĂ«s".

Ndërkaq, kapiteni Fatmir Karaliti ka bërë të ditur se në operacion janë përfshirë rreth 400 zyrtarë policorë.

“...Edhe pse kemi pasur kushte tĂ« vĂ«shtira atmosferike, operacioni Ă«shtĂ« kryer me sukses”, tha ai.

Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje



Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 8 janar 2026, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës, do të mbajë një konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë ndaj keqpërdorimeve të dyshuara në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Konferenca do të zhvillohet në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati i tretë, Salla e Takimeve, duke filluar nga ora 14:00.

“QĂ«llimi i konferencĂ«s Ă«shtĂ« informimi i publikut pĂ«r aksionin e ndĂ«rmarrĂ« dhe masat qĂ« janĂ« duke u marrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« çështje”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«./Telegrafi/

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës



Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe një numër i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Po Ă«shtĂ« duke u zhvilluar. Gjendemi nĂ« terren”, u shpreh shkurt Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet në regjionin e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se pronat e ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë cak i bastisjeje masive.

KALLXO.com zbulon detaje të tjera për operacionin e Prokurorisë së Prizrenit. Aksioni është drejtuar nga tetë prokurorë dhe është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Në listën e të dyshuarve janë 45 qytetarë, Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), si dhe Drejtori i Financave të kësaj byroje. Ata dyshohen se kanë përfituar kundërligjshëm duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe besimin.

Rolin kryesor në dëmin që pretendohet se i është shkaktuar buxhetit të Byrosë, në vlerë mbi 1 milion euro, e kanë pasur dy zyrtarë të lartë të BKS-së: Sami Mazreku dhe Valon Berisha, ky i fundit në cilësinë e drejtorit të financave.

Sipas dyshimeve, Mazreku dhe Berisha kanë marrë llogaritë bankare të 45 qytetarëve, tek të cilët kanë transferuar mjete financiare përmes marrëveshjeve të parapërgatitura, nga të cilat kanë përfituar mijëra euro.

Po ashtu, ata dyshohet se kanĂ« identifikuar qytetarĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« raste aksidentesh trafiku, tĂ« cilĂ«ve u janĂ« transferuar para me arsyetimin e kompensimit tĂ« dĂ«meve. Me kĂ«ta qytetarĂ« janĂ« bĂ«rĂ« marrĂ«veshje qĂ« njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l e mjeteve t’u mbetej atyre, ndĂ«rsa pjesa mĂ« e madhe e shumĂ«s sĂ« transferuar tĂ« pĂ«rfundonte te Mazreku dhe Berisha.

Prizren: Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në lagjen Arbana



NjĂ« person Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« rrugĂ«n “Ukshin Hoti”, nĂ« lagjen Arbana tĂ« Prizrenit.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se viktima është F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha.

Rasti është raportuar më 7 janar rreth orës 12:40, kur autoritetet morën njoftim për një person që dyshohej se nuk kishte shenja jete.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Të shtëna në Prizren, plagosen dy persona - policia në këkrim të tre të dyshuarve



Dy persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave me armĂ« zjarri qĂ« kanĂ« ndodhur mbrĂ«mjen e sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« rrugĂ«n “Ali Hadri” nĂ« Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 22:50 policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë.

“Sipas informatave fillestare, si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave dy persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur dhe janĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« EmergjencĂ«n e Spitalit Rajonal tĂ« Prizrenit. Sipas ekipit mjekĂ«sor, viktimat ( F.T. dhe V.H. nga Prizreni) janĂ« jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ« dhe vazhdojnĂ« trajtimin e mĂ«tejmĂ« mjekĂ«sor,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, hetuesit kujdestarë, si dhe prokurori kujdestar, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Po ashtu, sipas Policisë, janë identifikuar tre persona të dyshuar, janë bastisur tre lokacione, ndërsa një armë zjarri është gjetur dhe sekuestruar.

Të dyshuarit aktualisht ndodhen në kërkim.

“Rasti Ă«shtĂ« duke u hetuar intensivisht nga njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se policore,” ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Bytyqi. /Telegrafi/

Zjarr në një shtëpi në Prizren, dy persona të lënduar nga asfiksimi me tym



NjĂ« shtĂ«pi Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri tĂ« hĂ«nĂ«n pasdite nĂ« rrugĂ«n “Enver Hadri” nĂ« Prizren, duke shkaktuar dĂ«me materiale dhe lĂ«ndimin e dy personave nga asfiksimi me tym.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:35.

Sipas tij, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kontaktuar me ankuesin, i cili ka deklaruar se në rrethana ende të panjohura kishte shpërthyer zjarr në katin e parë të shtëpisë së banimit.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Po ashtu, aty kanë dalë edhe njësitë e KEDS-it si dhe Urgjenca Mjekësore.

Bytyqi ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar asfiksim nga tymi dhe kanë pranuar ndihmë mjekësore në vendngjarje. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është vlerësuar, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Telefon i fshehur në rroba, vizita në paraburgim në Prizren anulohet



Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.

Vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese. /Telegrafi/


Policia heton disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren dhe Suharekë



Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar për disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të regjistruara gjatë ditës së parë të vitit 2026 në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas policisë, më 1 janar 2026, rreth orës 00:00, në Prizren është raportuar se në një rrjet social janë publikuar pamje ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 41 gëzhoja si dhe dy pistoleta pa fishekë. Lidhur me këtë rast, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.

Pas inicimit të rastit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, i cili ka ndodhur rreth orës 02:00 në Suharekë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij ishte dëmtuar, dyshohet si pasojë e të shtënave me armë gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.

Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Po ashtu, më 1 janar 2026, rreth orës 14:47, në Prizren është raportuar një rast tjetër, ku një qytetar ka gjetur në oborrin e tij një predhë të kalibrit të panjohur.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar predhën si provë materiale. Edhe ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Prizren: Arif Fazli dhuron shtĂ«pinĂ« 800 mÂČ pĂ«r BashkĂ«sinĂ« Islame



Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar se Arif Fazli nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar shtëpinë e tij si vakëf në dobi të Bashkësisë Islame.

Sipas njoftimit zyrtar të KBI-Prizren, më 31 dhjetor 2025, z. Fazli, në emër të Allahut dhe fi sebililah, ka dhuruar shtëpinë e tij me sipërfaqe prej 800 metrash katrorë, me 182 metra katrorë truall, e cila ndodhet në lagjen Terzimahalla në Prizren. Vlera e pronës vlerësohet të arrijë deri në rreth gjysmë milioni euro.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, kryetari Valon ef. Ibrahimi dhe kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj kanë shprehur falënderimet e tyre për këtë akt madhor bamirësie, duke theksuar rëndësinë e kontributit për Bashkësinë Islame dhe për komunitetin e besimtarëve. Ata i uruan z. Fazli shëndet, bereqet dhe suksese të vazhdueshme për të dhe familjen e tij.

Nga KBI-Prizren u bë e ditur se ky dhurim nuk është i pari nga ana e z. Fazli. Si biznesmen i suksesshëm që vepron në Zvicër, ai ka kontribuar ndër vite në projekte të ndryshme humanitare dhe bamirëse, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren i uroi Arif Fazlit shpërblime në dynja dhe ahiret për këtë vepër të çmuar humanitare.

E rëndë në Prizren/ Digjet banesa, humb jetën foshnja 1-vjeçare

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« marte nĂ« Prizren. NjĂ« banesĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t duke u shkrumbuar plotĂ«sisht. Si pasojĂ« e flakĂ«ve ka humbur jetĂ«n njĂ« foshnje vetĂ«m 1-vjeçare, ndĂ«rkohĂ« tre fĂ«mijĂ«t e tjerĂ« tĂ« familjes kanĂ« shpĂ«tuar mrekullisht. ZjarrfikĂ«sit kanĂ« mundur tĂ« shuajnĂ« flakĂ«t, ndĂ«rsa [
]

The post E rëndë në Prizren/ Digjet banesa, humb jetën foshnja 1-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Një fëmijë 1-vjeçar humb jetën nga tymi në zjarr në qendër të Prizrenit, flasin dëshmitarët



Një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e tymit në një shtëpi që është përfshirë nga zjarri në qendër të Prizrenit, derisa tre fëmijët e tjerë kanë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Specialisti i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti tha se gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri është stabile dhe nën monitorim, derisa fëmija i katërt kishte arritur në spital pa shenja jete.

“Rreth ora 10:25 nĂ« emergjencĂ«n e spitalit tĂ« Prizrenit, Ă«shtĂ« sjell pa shenja jete nga njĂ« shtĂ«pi qĂ« Ă«shtĂ« kapluar nga flaka. NĂ« emergjencĂ« Ă«shtĂ« konstatuar vdekja e fĂ«mijĂ«t nga ky rast. Po ashtu dhe tre fĂ«mijĂ« janĂ« sjell nĂ« repartin e pediatrisĂ«, ata aktualisht janĂ« duke vazhduar trajtimin nĂ« repartin e pediatrisë ata kanĂ« pas intoksikim prej tymit qĂ« ka qenĂ« nga flaka
sipas mjekĂ«ve gjendja e tyre Ă«shtĂ« stabile dhe janĂ« nĂ«n monitorim”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se ndonëse shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, dyshimet janë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike apo ndonjë pajisje.

Bytyqi tha se hetimet në këtë drejtim po vazhdojnë.

“Sot rreth orĂ«s 10:00 Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r zjarr nĂ« njĂ« shtĂ«pi banimi nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit tĂ« Prizrenit.si pasojĂ« e zjarrit njĂ« fĂ«mijĂ« rreth 1 vjeçar ka humbur jetĂ«n dyshohet kjo ka ardhur si pasojĂ« e tymit deri tek vdekja. Tre fĂ«mijĂ«t tjerĂ« kanĂ« shpĂ«tuar dhe janĂ« larguar nga shtĂ«pia kurse tĂ« njĂ«jtin janĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« emergjencë .njĂ«sitet emergjente qĂ« kanĂ« dal nĂ« vendin e ngjarje zjarrfikĂ«sit, policia dhe emergjenca, posa kanĂ« marrĂ« informacionin menjĂ«herĂ« janĂ« nisur pĂ«r nĂ« vendin e ngjarjes dhe zjarri Ă«shtĂ« lokalizuar plotĂ«sisht dhe ekipet kanĂ« vazhduar tĂ« qĂ«ndrojnĂ« edhe mĂ« tej mĂ« qĂ«llim qĂ« tĂ« mos pĂ«rhapet zjarri pĂ«rsĂ«ri. Policia sĂ« bashkĂ« me hetues dhe nĂ« bashkĂ«punim me prokurorinĂ« dhe ekspert tĂ« zjarrin janĂ« duke punuar pĂ«r tĂ« mbledhur prova dhe dĂ«shmi me qĂ«llim qĂ« tĂ« arrihet tek pĂ«rfundimi se si ka arritur deri tek zjarri.. nuk dihet saktĂ«sisht, ka dyshime tĂ« ketĂ« ardhur nga rryma apo pajisjet elektrike” tha ai.

Sabri Shabani, dëshmitarë në këtë rast thotë se dëgjuan zërat dhe vrapuan të shohin se çka po ndodh, dhe panë që shtëpinë e kishte kapluar flaka.

Shabani tha se brenda shtĂ«pisĂ« ndodheshin katĂ«r fĂ«mijĂ«, por vetĂ«m 3 arritĂ«n t’i shpĂ«tonin.

“Ne ishim lokalin e kemi kĂ«tu hapur, i dĂ«gjuam disa zĂ«ra qĂ« po ndodh diçka, edhe vrapuam tĂ« shohim se çfarĂ« po ndodh. Kur e pamĂ«, e kishte kapluar flaka kĂ«tĂ« shtĂ«pinĂ«. PĂ«r fat tĂ« mirĂ«, katĂ«r fĂ«mijĂ« ishin brenda, tre mund t'i shpĂ«tuan kĂ«ta komshinjtĂ« afĂ«r qĂ« ishin, kurse tĂ« katĂ«rtin s'patĂ«m mundĂ«si tĂ« hyjmĂ« brenda pĂ«r shkak se pajisjeve nuk kemi. Ato vetĂ«m shtĂ«pinĂ« e kishte kapluar flaka gjithsej”, tha ai.

Dëshmitari Shabani për KosovaPress, tha se edhe njësitet e policisë, por edhe zjarrfikësve kanë ardhur menjëherë.

“ Ka ardhur, zjarrfikĂ«sat kanĂ« ardhur menjĂ«herĂ«. Ne i kemi thirrur zjarrfikĂ«sat, kanĂ« ardhur menjĂ«herĂ«, kanĂ« ardhur. Po Ă«shtĂ« shtĂ«pi e vjetĂ«r, Ă«shtĂ« shtĂ«pi me dĂ«rrasa, e pamundur ka qenĂ« edhe zjarrfikĂ«sat ta bĂ«jnĂ« ato. Bile unĂ« e theva derĂ«n, po ishte e pamundur kjo se dilte flaka vetĂ«m jashtĂ« dilte. Ishte e pamundur me u bĂ«rĂ« diçka nga ana e popullatĂ«s”, tha ai.

Foshnja humb jetën nga zjarri/ Prizren, flakët përpinë banesën, tre të tjere në spital

Në prag të mbylljes së vitit, në Kosovë është shenuar një tjetër ngjarje e rëndë.

Nje foshnje 12 muajshe ka ndërruar jetë pas një zjarri që përfshiu një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se fëmija ka vdekur si pasojë e helmimit nga thithja e monoksidit te karbonit.

“Sot, rreth orĂ«s 10:00, Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« zjarr nĂ« njĂ« shtĂ«pi banimi nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit tĂ« Prizrenit. Si pasojĂ« e zjarrit, njĂ« fĂ«mijĂ« rreth moshĂ«s 1 vjeç ka humbur jetĂ«n, Tre fĂ«mijĂ« tĂ« tjerĂ« janĂ« shpĂ«tuar dhe janĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« EmergjencĂ«, ku po marrin kujdesin e nevojshĂ«m shĂ«ndetĂ«sor.” -sqarojnĂ« autoritetet.

Bytyqi shtoi se zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht nga forcat zjarrëfikëse, ndërsa shkaqet do të hetohen nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Festat e fundvitit janë momenti kur tryeza mbushet me shije, kujtime dhe traditë me Liri Prizren



Në këtë atmosferë festive, Liri vjen si një nga emrat më të dashur për familjet kosovare, duke sjellë një gamë të pasur produktesh që prej dekadash janë pjesë e festave tona.

Me një përvojë të ndërtuar mbi traditë dhe cilësi, Liri ofron një llojllojshmëri të gjerë ëmbëlsirash - nga lokumi tradicional, biskotat, wafer-at, bonbonët xhelatinozë, halva, e deri te produktet moderne që i përshtaten çdo shije dhe moshe. Kjo shumëllojshmëri e bën Lirin zgjedhje ideale si për tryezën festive, ashtu edhe për dhurata simbolike gjatë ditëve të fundvitit.

Çdo produkt i Liri Prizren pĂ«rfaqĂ«son njĂ« kombinim tĂ« kujdesshĂ«m mes recetave tradicionale dhe standardeve moderne tĂ« prodhimit, duke garantuar shije autentike dhe cilĂ«si tĂ« qĂ«ndrueshme. PikĂ«risht kjo e ka bĂ«rĂ« brendin tĂ« jetĂ« prezent prej vitesh nĂ« shtĂ«pitĂ« e mijĂ«ra familjeve, veçanĂ«risht nĂ« periudhĂ«n mĂ« tĂ« ngrohtĂ« tĂ« vitit - festat.

Me paketimet e përshtatshme dhe përzgjedhjen e gjerë të produkteve, Liri Prizren e kthen çdo vizitë në dyqan në një përvojë festive, duke sjellë ngjyra, shije dhe aromë feste në çdo tryezë.


Me fokus në cilësi, traditë dhe inovacion, Liri vazhdon të mbetet një nga brendet më të besueshme vendore, duke e bërë fundvitin edhe më të ëmbël për të gjithë.

❌