Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Neymar elektrizon tifozët brazilianë, jep një premtim të madh për Kampionatin Botëror



Neymar Jr. ka rikthyer veten në qendër të ëndrrës së Brazilit për Kupën e Botës, duke dërguar një mesazh të fortë emocional dhe plot besim për objektivin e tij final me kombëtaren.

Duke folur hapur para mediave, ylli brazilian e bëri të qartë se ngritja e trofeut mbetet prioriteti i tij absolut, ndërsa premtoi angazhim maksimal për ta rikthyer Brazilin në majën e futbollit botëror.

33-vjeçari ka premtuar se nëse shkojnë në finale me Brazilin do të shënoj gol.

“Do të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës. Nëse arrijmë në finale… premtoj se do të shënoj një gol”, deklaroi Neymar, duke treguar qartë vendosmërinë dhe emocionin me të cilin e pret këtë sfidë të madhe.

Sulmuesi brazilian nuk la pa përmendur as trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, të cilit iu drejtua me humor, duke i kërkuar që t’i japë një dorë drejt realizimit të këtij objektivi madhor.

Në Brazil tema kryesore në mediat sportive është nëse Neymar do të ftohet apo jo në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Carlo Ancelotti afër rinovimit, do të bëhet përzgjedhësi më i paguar në botë



Carlo Ancelotti është shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Kombëtaren e Brazilit, e cila do ta mbajë në krye të Seleçaos deri në vitin 2030 dhe do ta bëjë trajnerin më të paguar të një kombëtareje në botë.

Trajneri italian, që mori drejtimin e Brazilit këtë vit pas largimit nga Real Madridi, fillimisht kishte nënshkruar një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit, e vlefshme deri në Kupën e Botës 2026, me bonuse shtesë në rast triumfi në turne.

Marrëveshja e re do t’i sigurojë të ardhmen afatgjatë me pesë herë kampionët e botës edhe pas Botërorit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ky rinovim pasqyron besimin e madh që Federata e Futbollit të Brazilit ka tek aftësia e Ancelottit për ta rikthyer skuadrën në majën e futbollit botëror.

Në shortin e fundit për Kupën e Botës 2026, Brazili është pozicionuar në Grupin C së bashku me Haitin, Skocinë dhe Marokon.

Me përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe sukseset në ligat më të mëdha të Evropës, italiani shihet si figura ideale për t’i sjellë stabilitet dhe përgatitje taktike një grupi që synon rikthimin e dominimit global./Telegrafi

Nga futsalli te Kombëtarja e Brazilit: Kush është Hugo Souza, gjiganti i Corinthians që po ndiqet nga Milani



Hugo de Souza Nogueira, i njohur si Hugo Souza, është një nga portierët më të kërkuar të momentit në futbollin brazilian – dhe tashmë emri i tij figuron edhe në listën e Milanit si një alternativë e mundshme në rast largimi të Mike Maignan.

Historia e tij është një ngjitje e vërtetë: nga nisjet në futsalli, te debutimi me Brazilin dhe shpërthimi me fanellën e Corinthians.

Fillimet nga futsali te ngritja te Flamengo

Karriera e tij mes shtyllave ka nisur thuajse rastësisht. Si fëmijë, gjatë një turneu, u vendos në portë “sa për provë” – dhe aty filloi gjithçka. I lindur në Duque de Caxias pranë Rio de Janeiros, Hugo fillimisht luajti futsal për Vasco da Gama, më pas kaloi te Fluminense, derisa në vitin 2009 u bashkua me akademinë e Flamengos.

Në vitin 2018 firmosi kontratën e parë profesionale dhe dy vite më vonë debutoi kundër Palmeiras, ku u shpall menjëherë lojtari i ndeshjes. Në të njëjtin sezon erdhi edhe debutimi në Copa Libertadores me portë të paprekur ndaj Independiente del Valle.

Me Flamengon zhvilloi 71 ndeshje dhe fitoi gjithçka: 2 tituj të Serie A braziliane, 1 Libertadores, 1 Kupë të Brazilit dhe disa tituj shtetërorë.

Përvoja në Evropë dhe kthimi në Brazil

Në vitin 2023 Hugo u transferua në Portugali te Chaves, ku luajti 27 ndeshje. Më 29 mars 2024 shkroi historinë duke pritur tre penallti në një ndeshje të vetme kundër Benficës (kundër Di Marías dhe dy herë Arthur Cabral). Pas ndeshjes u shpreh me ironi: "Çfarë duhet të bëj që të më japin lojtarin e ndeshjes?… Unë prita tre penallti!"

Pas Portugalisë, në 2024 u kthye në Brazil dhe zgjodhi Corinthians.

- YouTube www.youtube.com

Sezoni i shpërthimit te Corinthians

Në kampionatin 2025 ka qenë titullar absolut: 26 ndeshje, 2340 minuta dhe 9 porta të parekura, duke u shndërruar në një nga portierët më të mirë të Brazilit. Ka qenë vendimtar edhe në triumfin në Kampionatin Paulista – me 6 porta të paprekura në 12 ndeshje.

Në çerekfinalen e Kupës së Brazilit ndaj Gremios priti një penallti vendimtare, ndërsa trajneri Ramón Díaz e vlerësoi: "Që në ditën e parë transmetoi besim te grupi".

Thirrja nga Ancelotti dhe debutimi me Brazilin

Në mars 2025 erdhi momenti i madh: Carlo Ancelotti e grumbulloi për herë të parë me Brazilin. Më 14 tetor ai debutoi si titullar kundër Japonisë – pavarësisht humbjes 3-2, ishte një hap historik, duke u bërë portieri i parë i Corinthians te Seleçao që nga viti 2017.

Ancelotti tha për të: "Nuk e thirra sepse pret penallti, por sepse është portier i mirë: ka personalitet, karakter dhe mbi të gjitha… mbron me duar, jo me këmbë".


Milani e ndjek nga afër – alternativa e Maignan

Me kontratë deri në 2028 dhe një vlerësim rreth 12 milionë euro, Hugo Souza është një nga emrat më të nxehtë të tregut. Milani, që ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e Maignan (skadon në 2026), e ka futur në listën e zëvendësuesve potencialë.

Në Brazil e quajnë “Neneca”, për reflekset dhe qetësinë e jashtëzakonshme. Me 8 penallti të pritura në karrierë, ka thyer edhe rekordin e Didas te Corinthians.

Pas sukseseve në Brazil dhe debutimit me kombëtaren, Hugo Souza sheh nga Evropa. Me përmasat, mentalitetin dhe vazhdimësinë e tij, lëvizja drejt një klubi të madh europian duket vetëm çështje kohe. /Telegrafi/

Messi emëron pesë kombëtaret që mund të fitojnë Kupën e Botës 2026, injoron Portugalinë



Kombëtarja e Argjentinës do të luftojë për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës në vitin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Edhe pse kapiteni Lionel Messi nuk e ka konfirmuar ende nëse do të luajë në kampionatin botëror, ai ka zbuluar favoritët e tij për të fituar trofeun.

Pas shortit për grupet e Kupës së Botës 2026, ku do të marrin pjesë 48 ekipe për herë të parë, kanë filluar analizat dhe parashikimet rreth fituesit të mundshëm.

Ylli i Inter Miamit ndau gjithashtu mendimin e tij, i cili, përveç Argjentinës, për të cilën tha se do të "luftojë" për të mbrojtur titullin, ka edhe kandidatë të tjerë.

“Ka skuadra shumë të mira. Spanja, Franca, Anglia, Brazili, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë kampionë për një kohë të gjatë, duan ta fitojnë turneun", ka thwnw fillimisht Messi në një intervistë së fundmi me ESPN.

"Gjermania, e cila gjithmonë ka dashur ta mposhtë Argjentinën, tani e dëshiron atë edhe më shumë pas Kupës së Botës së fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk kam dyshim se ata do të luftojnë për titullin”, përfundoi ylli argjentinas.

Në Kupën e parë të Botës me 48 ekipe, ekipet u ndanë në 12 grupe me nga katër ekipe. Dy ekipet e para nga secili grup avancojnë në fazën eliminatore, të cilave iu bashkohen edhe tetë ekipet më të mira të vendeve të treta. /Telegrafi/

Ancelotti pas shortit të Kupës së Botës: Do të jetë shumë e vështirë



Kombëtarja e Brazilit është vendosur në një "grup të vështirë" në Kupën e Botës 2026, me Marokun, Skocinë dhe Haitin, ka thënë trajneri i Selecaos, Carlo Ancelotti, të premten mbrëma pas shortit në Uashington.

Ekipi i tij do të luajë ndeshjen e parë më 13 qershor 2026, kundër Marokut, e më pas do të ketë ndeshje kundër Haitit më 19 qershor dhe Skocisë më 24 qershor.

"Maroku ishte shumë i mirë në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku arriti në gjysmëfinale, ndërsa Brazili u eliminua në çerekfinale. Skocia ka një ekip shumë të fortë, do të jetë shumë e vështirë", ka thënë fillimisht Ancelotti për Sportv.

"Duhet të përpiqemi të përfundojmë të parët në grup. Mbi të gjitha, duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë, e cila do të jetë shumë e rëndësishme”.

“Duhet të mendojmë për fitoren e të tre ndeshjeve. Së pari kundër Marokut, që do të jetë më e vështira, por edhe kundër dy kundërshtarëve të tjerë. Duhet të kemi besim", përfundoi italiani.

Ndryshe, Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara në mars, njërën kundër Francës dhe tjetrën kundër Kroacisë. /Telegrafi/

Sneijder zgjedh katër favoritët për Kupën e Botës 2026 – lë jashtë Anglinë dhe Argjentinën



Ish-futbollisti holandez, Wesley Sneijder, ka zgjedhur së fundmi favoritët më të mëdhenj për Kupën e Botës 2026.

Kupa e Botës 2026 zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 dhe tashmë Sneijder ka zbuluar disa nga favoritët e tij në një intervistë me gazetën spanjolle Marca.

"Nëse duhet të zgjedh katër skuadra për gjysmëfinalet, ato janë Portugalia, Spanja, Franca dhe Brazili. Konkurrenca është shumë më e fortë. Të gjithë janë aty, do të jetë çmenduri”, ka thënë fillimisht Sneijder.

“Anglia gjithashtu ka një skuadër të jashtëzakonshme, njësoj si Holanda. Ndoshta Gjermania do të rikthehet në rrugën e duhur, kush e di?".

Sneijder bëri 134 paraqitje për ekipin kombëtar holandez, duke shënuar 31 gola dhe duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut dhe medaljen e bronztë katër vjet më vonë në Brazil.

"Të luaja finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte e pabesueshme. Ishte një ndeshje shumë e ngushtë. Ne mund të kishim fituar, por për fat të keq ata fituan".

Si kujtesë, Spanja mposhti Holandën 1-0 me një gol të Andres Iniesta në minutën e 116-të.

"Nëse Robben do të kishte shënuar shansin e shkëlqyer që pati, do të kishte përfunduar 1-0 për ne. Në ndeshje të tilla duhet pak fat", përfundoi ish-ylli holandez.

Ndryshe, si lojtar Sneijder luajti për Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray, Nice dhe Al-Gharafa gjatë karrierës së tij. Ai fitoi 19 trofe klubesh, njëri prej të cilëve ishte Liga e Kampionëve me Interin. /Telegrafi/

Brazili triumfon ndaj Senegalit



Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Senegalit, për t’i dhënë fund serisë prej 24 ndeshje pa humbje.

Të drejtuar nga Carlo Ancelotti, Brazili regjistroi triumf me rezultat 2-0 sfidë që e dominuan në përgjithësi.

Brazili e nisi fuqishëm duke rrezikuar dy herë me Matheus Cunha dhe Viniciusin, ku goditën edhe traversën por të pafat.

Ishte talenti i Chelseas Estevao që shënoi nga afërsia për ta zhbllokuar rezultatin (28’).

Ndërsa, vetëm shtatë minuta më vonë Casemiro e vulosi fitoren pas asistimit të bukur të Rodrygos (35’).

Brazili në përgjithësi ishte më dominuese, derisa Senegali rrezikoi me kundërsulme që gjithashtu nuk rezultuan të suksesshme.

Kujtojmë, pas tre ditëve Brazili do të përballet me Tunizinë në një tjetër miqësore./Telegrafi/

Ancelotti i bindur se dy yjet e Real Madridit do të shkëlqejnë së bashku te Brazili



Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar formën dhe përqendrimin e Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes para ndeshjes miqësore të së shtunës kundër Senegalit, që luhet në “Emirates Stadium”.

Italiani u paraqit para mediave të premten dhe i hodhi poshtë të gjitha dyshimet mbi kombinimin e dy yjeve të Real Madridit. Ai theksoi se bashkëpunimi i tyre nuk përbën asnjë dilemë, duke qenë se janë të mësuar të luajnë krah për krah në Madrid. Sipas tij, të dy lojtarët duken fizikisht shumë mirë dhe janë gati të japin kontribut të madh për Kombëtaren.

Ancelotti nënvizoi se fokusi kryesor është përgatitja për Botërorin 2026. Ai shtoi se gabimet tani janë të pranueshme, por në Kupën e Botës një lëshim i vetëm mund të jetë fatal.

“Mund të luajnë së bashku, janë mësuar te Real Madridi. Po i shoh duke bërë mirë në aspektin fizik dhe jam i bindur se do të kontriboujnë shumë te kombëtarja”, deklaroi ai.

Tekniku italian zbuloi gjithashtu se ka pasur një bisedë personale me Viniciusin, por sqaroi se ajo nuk ishte e natyrës taktike. Ai tha se gjithmonë diskuton me lojtarët e tij për të kuptuar mendimet e tyre, duke theksuar se askush nuk detyrohet të luajë në pozicion ku nuk ndihet komod.

Brazilianët shpresojnë që treshja ofensive të jetë gati për të dhënë sinjale të qarta para ngjarjes më të madhe të futbollit botëror./Telegrafi

Ancelotti: Vini Jr është lojtar i klasit të parë



Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar mentalitetin e fortë të Vinicius Junior, duke theksuar se sulmuesi i Real Madridit do të jetë në formën e tij më të mirë për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Ish-trajneri i madrilenëve u shpreh se humbja e Topit të Artë 2024 nuk ka ndikuar ndjeshëm tek lojtari, teksa beson se ai tashmë e ka rifituar formën më të mirë.

“Është e vërtetë, me kombëtaren nuk ka arritur nivelin që zakonisht ka te Real Madridi. Por në ndeshjet e fundit është përmirësuar dhe ka bërë shumë mirë me ‘Seleçaon’, duke shënuar gola dhe dhënë asiste. Askush nuk mund të vërë në dyshim cilësitë e tij. Vini është lojtar i klasit të parë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Topi i Artë mund ta ketë ndikuar pak, por tani Vini është afër formës së tij më të mirë. Ai po luan shumë mirë dhe po rezulton vendimtar. Ka një karakter të fortë, nuk ndalet te gabimet apo kritikat, por shikon përpara shumë shpejt. Jam i sigurt se Vini do të mbërrijë në Kupën e Botës në gjendje të shkëlqyer”, përfundoi trajneri italian.

25-vjeçari ka realizuar pesë gola dhe katër asiste për Real Madridin në të gjitha garat këtë sezon. Ai ka shkëlqyer edhe me Brazilin muajin e kaluar, duke shënuar një gol dhe dhënë një asistim në fitoren kundër Koresë së Jugut. /Telegrafi/

Kapet nga kamerat momenti tensionues mes dy yjeve të Real Madridit



Real Madridi po kalon një sezon të mirë, por kjo nuk i ka ndalur zërat e pakënaqësisë që vijnë nga brenda Valdebebas.

Xabi Alonso është përfshirë në pjesën më të madhe të këtyre spekulimeve, megjithatë duket se edhe marrëdhëniet mes disa lojtarëve nuk janë në nivelin më të mirë.

Rodrygo ka qenë një nga emrat më të përfolur, sidomos sa i përket së ardhmes së tij te Real Madridi.

24-vjeçari mund të ishte larguar verën e kaluar, por edhe pse qëndroi, ai ka hasur vështirësi për të fituar rol të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”, gjë që ka nxitur sërish zërat për një largim të mundshëm.

Ndërkohë, situata është përkeqësuar nga një moment tensioni mes tij dhe bashkëlojtarit te Reali dhe kombëtarja e Brazilit, Eder Militao.

KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK https://t.co/r63kzB66yn pic.twitter.com/UBSavJR0iM
— •hin⁷ • (@rodrygoeson) November 10, 2025


Në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Brazilit në Instagram, të dy shihen duke u përshëndetur me ftohtësi dhe pa e parë njëri-tjetrin në sy gjatë mbërritjes në kampin stërvitor të kombëtares.

Asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar ngjarjen, por pamjet nuk kanë kaluar pa u vënë re nga tifozët e Realit, të cilët shpresojnë që situata të qetësohet dhe harmonia në skuadër të rikthehet pas zhgënjimeve radhazi ndaj Liverpoolit dhe Rayo Vallecanos.

Nëse ka ndonjë përplasje mes dyshes, klubi do të shpresojë që ajo të zgjidhet përpara rikthimit të tyre në kryeqytetin spanjoll javën e ardhshme./Telegrafi/

Ish-ylli i Chelseat rrëzohet gjatë stërvitjes, detyrohet t'i japë fund karrierës në moshën 34-vjeçare



Futbollisti brazilian Oscar thuhet se është detyruar t’i japë fund karrierës së tij pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Oscar u shtrua në spital dje (e martë) pasi u ankua se nuk ndihej mirë, dhe lajmet e fundit thonë se për shkak të problemeve me zemrën ai do të duhet t'i japë fund karrierës dhe t'i përkushtohet rikuperimit.

Sipas Daily Mail, Oscar ra pa ndjenja gjatë stërvitjes, më saktësisht gjatë përdorimit të një biçiklete stërvitjeje gjatë përgatitjeve me ekipin brazilian Sao Paulo.

Braziliani ishte një yll i madh për Chelsean dhjetë vjet më parë, por në kulmin e karrierës së tij, kur ishte vetëm 25 vjeç, vendosi të largohej nga Blutë dhe të shkonte në Kinë.

🚨🇧🇷 | BREAKING | Oscar was taken to Albert Einstein Hospital in São Paulo today after he felt unwell. Tests have revealed a heart problem.

It is understood that he will retire from football and focus on recovery. pic.twitter.com/CD5zCo5P58
— AllThingsBrazil™ (@SelecaoTalk) November 11, 2025

Sigurisht, ai më pas u zhduk nga harta e futbollit dhe ra në harresë midis shumë tifozëve.

Sipas Global Esporte, Oscar tregoi shenja të një anomalie në zemër gjatë testeve para se të kthehej në fushë pas lëndimit. Mediat raportojnë se mjekët e Sao Paulos kanë vlerësuar se mesfushori është i aftë të rikthehet në fushë.

Oscar u rikthye në Sao Paulo në janar të këtij viti, pasi luajti për tetë vjet në Shanghai SIPG të Kinës, dhe më parë luajti edhe për Internacional përveç Chelseat.

Ai ishte dy herë kampion i Anglisë me Chelsean dhe një herë fitoi Ligën e Evropës me Blutë nga Londra. Ai bëri 48 paraqitje për ekipin kombëtar brazilian dhe shënoi 12 gola. /Telegrafi/

Pas tri vitesh pritje, një yll rikthehet në kombëtaren e Brazilit



Mesfushori i Al-Ittihad, Fabinho, është ftuar nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, për ndeshjet miqësore të nëntorit, duke i dhënë fund pritjes së tij tre-vjeçare me përfaqësuesen.

Ish-lojtari i Liverpoolit nuk ishte pjesë e planeve të Brazilit që nga transferimi i tij në Superligën e Arabisë Saudite në 2023, por performanca e shkëlqyer në sezonin 2024/25, ku udhëhoqi Ittihad drejt titullit të ligës dhe Kupës së Mbretit, i siguroi atij një vend në skuadër.

Me 29 paraqitje ndërkombëtare deri më tani, 32-vjeçari do të kërkojë të tregojë veten në miqësoret ndaj Senegalit dhe Tunizisë, duke forcuar shanset e tij për të siguruar një vend në listën e Kombëtares për Botërorin e ardhshëm.

Përveç tij, Vitor Roque ka marrë ftesën e tij të dytë në kombëtare, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Palmeiras këtë sezon.

Sulmuesi 20-vjeçar do të bashkohet me yjet si Vinicius Junior, Rodrygo, Joao Pedro dhe Estevao. /Telegrafi/

Legjenda braziliane i bindur: Brazili do ta fitoj Botërorin vetëm nëse Neymari është në skuadër



Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka folur për shanset e Selecao-s për të fituar Kupën e Botës FIFA 2026.

Duke komentuar mundësitë e skuadrës së tij, Romario deklaroi: "Probabiliteti, sado i vogël, që Brazili të jetë kampion i Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse e kemi Neymarin", tha Romario.

Interesante është se Neymar ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Brazilin që kur Carlo Ancelotti mori drejtimin e ekipit kombëtar.

Sulmuesi i Santos po përpiqet të bëjë përshtypje në Brazil, por deri tani ka shënuar vetëm tre gola në 14 ndeshje të Serie A në vitin 2025.



Brazili ka një histori të pasur në Kupën e Botës, por që titulli i fundit është fituar vetëm në vitin 2002.

Selecao është gjithashtu pesë herë kampion bote, më shumë se çdo ekip kombëtar tjetër në histori.

Romario duket i bindur se pa Neymarin, shanset për triumf në Botëror 2026 janë të reduktuara ndjeshëm, por prapë të mundshme. /Telegrafi/

Ancelotti paralajmëron botën: Do ta sjellim Kupën e Botës në Brazil pas 24 vitesh



Përzgjedhësi i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar ambiciet e tij për Kupën e Botës 2026 në një intervistë për FIFA-n, duke reflektuar mbi vendimin për të marrë drejtimin e “Seleçaos” dhe muajt e tij të parë në krye të ekipit.

Ancelotti pasi u largua nga Real Madridi mori menjëherë drejtimin e Brazilit, kombëtare e cila e kishte bërë prioritet teknikun italian që nga vera e kaluar.

“Besoj se përgjegjësia jonë është të arrijmë atë që çdo brazilian ëndërron, të fitojmë sërish Kupën e Botës pas 24 vitesh”.

Tekniku italian u shpreh se është përshtatur mjaft mirë me ambientin dhe jetën në Brazil.

“Po ndihem shumë rehat me Federatën dhe me lojtarët. Tashmë jemi kualifikuar, ndaj duhet të përgatitemi mirë për Botërorin. Po e shijoj shumë këtë periudhë — të jetosh në Rio de Janeiro është ‘muito bonito’, siç thonë në portugalisht”.

Carlo Ancelotti

I pyetur pse pranoi ofertën e Brazilit, Ancelotti theksoi se nuk kishte dyshime për një mundësi kaq të madhe në karrierë.

“Menjëherë mendova se drejtimi i kombëtares braziliane ishte një mundësi e jashtëzakonshme, duke qenë se është skuadra më e suksesshme në histori, me më shumë Kupa Bote të fituara. Ideja për t’u përgatitur për Botërorin me Brazilin ishte fantastike. Duhet të falënderoj edhe Real Madridin, që më dha mundësinë të nis këtë përvojë të madhe”.

Sa i përket pritshmërive për turneun që zhvillohet verën e ardhshme në Amerikën e Veriut, Ancelotti shtoi se do të jetë argëtuese.

“Kupa e Botës është turneu më i rëndësishëm në futboll dhe gjithmonë tërheq vëmendjen e të gjithëve. Besoj se do të jetë një garë shumë e balancuar. Ka shumë përfaqësuese me cilësi të mëdha, disa me futbollistët më të mirë në botë. Do të jetë me të vërtetë një Botëror argëtues”./Telegrafi/

Brazili zbulon Haalandin e tyre: Adoleshenti Dell tani kushton 100 milionë



Trajneri i ekipit kombëtar U-17 të Brazilit, Carlos Eduardo Patetuci, njoftoi të martën skuadrën prej 21 lojtarësh për Kupën e Botës U-17 në Katar nëntorin e ardhshëm. Skuadra përfshin sulmuesin Wendeson Wanderley Santos de Melo apo vetëm “Dell”, një lojtar 17-vjeçar i Bahias, 1.74 metra i gjatë, i njohur si 'Haaland del Sertao'.

Gjithashtu në listë janë mbrojtësi i krahut i Sao Paulo, Angelo Henrique (16 vjeç) dhe sulmuesi i Gremios, Gabriel Mec, dy nga tre brazilianët e përfshirë të hënën nga gazeta britanike 'The Guardian' në Next Generation 2025, me emrat e premtuesve më të mëdhenj në futbollin botëror të lindur pas vitit 2008.

Kush është Dell, sulmuesi brazilian i njohur si “Haaland i Sertaos”?

Dell, një nga lojtarët brazilianë që fitoi titullin e Amerikës së Jugut, është një nga lojtarët më premtues dhe njihet tashmë si 'Haaland i Sertaos' (një rajon gjysmë i thatë në brendësi të verilindjes së varfër të Brazilit).

Ai e fitoi nofkën për instinktin e tij të shënimit të golave, i cili i ngjan atij të sulmuesit norvegjez Erling Haaland, yllit të Manchester Cityt, të cilin ai e citon si një nga idhujt e tij.

Performanca e tij e shkëlqyer në ekipet braziliane të të rinjve dhe në Kupën e Futbollit Junior të Sao Paulos të këtij viti e vunë atë në sy të klubeve të tilla si Manchester City dhe Milan, kështu që Bahia e detyroi të nënshkruante një kontratë me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/

Ancelotti: Loja e bukur është e rëndësishme, por fitoret janë prioritet



Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur hapur për pritshmëritë që ka ndaj lojtarëve për Kupës e Botës 2026.

Ancelotti ka theksuar rëndësinë e ekuilibrit mes lojës së bukur dhe rezultateve.

"Kombëtarja e Brazilit dëshiron të luajë futboll të bukur dhe mund ta bëjë këtë, po, por gjithçka varet nga ajo që nënkupton me lojë të bukur", ka thënë fillimisht Ancelotti.

Sipas trajnerit italian, përkundër rëndësisë së lojës së bukur, angazhimi, puna në grup dhe fitorja janë prioritetet kryesore.

"Angazhimi dhe puna në grup janë thelbësore. Të luash bukur është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është të fitosh".

Ky është një sinjal i qartë se Brazili nuk do të nënvlerësojë asnjë aspekt të lojës në rrugën drejt titullit. /Telegrafi/

Brazili dëshiron të zgjasë kontratën e Ancelottit deri në vitin 2030



Trajneri italian Carlo Ancelotti raportohet se është gati të nënshkruajë një kontratë të re me Brazilin deri në vitin 2030, duke e udhëhequr skuadrën deri në një tjetër edicion të Kupës së Botës.

Sipas gazetës O Globo, plani është që ish-trajneri i Real Madridit të mbetet në krye të ekipit, pavarësisht rezultateve në SHBA, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026.

Kjo tregon nivelin e besimit që Federata Braziliane ka ndaj Ancelottit, pasi ka kohë që përpiqet ta bindë të marrë detyrën.

Nga ana tjetër, italiani ka deklaruar më parë se ai dhe familja e tij janë të lumtur me këtë rol dhe se do të ishte i hapur për të pranuar një kontratë më të gjatë.

Bilanci i tij në stolin e “Seleçaos” deri tani është: tre fitore, një humbje 1-0 ndaj Bolivisë dhe një barazim 0-0 në Ekuador.

Ata ishin në aksion dje me një fitore 5-0 në miqësore ndaj Koresë së Jugut.

Ancelotti mbetet i vetmi trajner në histori që ka fituar titujt kampion në pesë ligat më të mëdha të Evropës, duke triumfuar në Serie A, La Liga, Ligën Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.

Shumë ende ëndërrojnë që ai një ditë të marrë drejtimin e kombëtares italiane, por një kontratë e re me Brazilin do ta bënte këtë më pak të mundur./Telegrafi/

Përfshihet nga flakët shtëpia e Vinicius Jr në Madrid



Një zjarr ka shpërthyer të enjten në mëngjes në shtëpinë e futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior, e cila ndodhet në zonën rezidenciale La Moraleja në Alcobendas.

Sipas gazetës Marca, zjarri filloi në zonën e saunës në bodrum të shtëpisë, zonë e cila u dogj plotësisht.

Telefonata në numrin 112 u bë rreth orës 11:00 të paradites dhe dy ekipe zjarrfikëse nga Komuniteti i Madridit u dërguan në vendngjarje, të cilat arritën të kontrollonin flakët dhe të ventilonin dhomat e prekura.

Tymi mbushi dy kate të shtëpisë, megjithëse nuk u raportuan të lënduar ose helmime.

El fuego se ha iniciado en la sauna del sótano de la vivienda, que ha quedado completamente calcinada.

Vinicius, convocado con Brasil, no estaba en el domicilio. El humo ha llegado a llenar dos plantas de la casa, aunque no se han registrado heridos ni intoxicados. pic.twitter.com/aZXkgMqFfp
— MARCA (@marca) October 9, 2025

Futbollisti nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit. Spekulimet fillestare tregojnë për një defekt elektrik si shkak të zjarrit. Rreth mesditës, zjarrfikësit u larguan nga zona me situatën nën kontroll.

Vinicius aktualisht po stërvitet me ekipin e tij kombëtar në Seul, së bashku me shokët e ekipit Eder Militao dhe Rodrygo Goes.

Nën komandën e Carlo Ancelottit, Brazili do të përballet me Korenë e Jugut më 10 tetor dhe Japoninë më 14 tetor. /Telegrafi/

Yjet e Newcastle përjetojnë dramë gjatë fluturimit për në Korenë e Jugut, zbarkojnë në Amsterdam pas 12 orësh



Dy futbollistë të mëdhenj të Newcastle United, Joelinton dhe Bruno Guimaraes, përjetuan një dramë të vërtetë në përpjekje për t'u bashkuar me grumbullimin e ekipit kombëtar brazilian në Korenë e Jugut.

Atje, skuadra e udhëhequr nga stoli nga Carlo Ancelotti është planifikuar të luajë një ndeshje miqësore kundër ekipit vendas të Koresë së Jugut të premten, dhe udhëtimi i gjatë shkoi keq për yjet e Newcastle.

Konkretisht, xhami i aeroplanit me të cilin udhëtonin Joelinton dhe Bruno Guimaraes u thye, duke bërë që fluturimi për në Korenë e Jugut të anulohej dhe aeroplani u detyrua të bënte një kthesë për në Amsterdam, nga ku ishte nisur.

Pas 12 orësh në ajër, dyshja u kthye në kryeqytetin holandez dhe përfundimisht do të duhet të marrin fluturime të ndara për t'u bashkuar me shokët e tyre të ekipit në Seul.

🚨 ✈️ 🇧🇷 Bruno and Joelinton spent 12 HOURS in the air after BROKEN WINDOW on their plane meant they had to return to Amsterdam and abandon their flight to Seoul.

Both are OK and now taking separate flights to link up with Brazil squad in South Korea.#NUFC pic.twitter.com/JS99Fdos33
— 𝗠𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗼𝗳 𝘁𝗵𝗲 𝗧𝘆𝗻𝗲 #NUFC (@ToonMouthTyne) October 7, 2025


Në fund, lind edhe pyetja nëse ata do të marrin pjesë në ndeshje pas gjithçkaje që kanë kaluar në orët e fundit.

Pas duelit me Korenë e Jugut, kombëtarja braziliane është në pritje të një fluturimi të ri, këtë herë për në Tokio, ku do të luajë kundër Japonisë të martën e ardhshme.

Pasi të përfundojnë detyrat e tyre ndërkombëtare, ata do të kenë një udhëtim të gjatë për t'u kthyer në Ishullin e Manit, pasi do të fluturojnë 9,300 kilometra për t'u kthyer në verilindje të Anglisë, ku do të përballen me një ndeshje të Ligës Premier kundër Brighton më 18 tetor. /Telegrafi/

“Brazili ka gjithçka për të pasur sukses në Kupën e Botës”, Ronaldo Nazario komenton pritshmëritë e mëdha



Legjenda Ronaldo Nazario beson se kombëtarja e Brazilit mund të ketë shumë sukses në Kupën e Botës 2026.

Brazili punësoi Carlo Ancelottin me shpresën për ta rikthyer titullin e kampionit të botës.

Megjithatë, "Fenomeni" beson se Brazili ka të gjitha kriterët për të pasur sukses në Kupën e Botës, ndërsa pret edhe që ylli i skuadrës Neymar të jetë gati.

“Brazili mund të arrijë gjithçka me lojtarët që kanë. Neymar mund të bëhet lojtari kyç në Kupën e Botës. Besoj vërtetë se do të ndodhë”.

“Të gjithë duan se Neymar të jetë 100 për qind gati. Kjo është plotësisht ajo që Ancelotti e Neymar duan. E shoh dëshirën e tij të madhe për të luajtur në Kupën e Botës dhe ta ndihmoj kombëtaren e Brazilit”.

Neymar

“Neymari po rikthehet nga lëndimi serioz dhe ajo që po kalon është pak natyrale, pra adaptim, të gjejë ritmin me ndeshje. Kriteret janë të mëdha, por pritjet gjithnjë janë shumë të larta”.

“Ancelotti është person i mrekullueshëm, i cili gjithmonë ka sjellë harmoni dhe motivim. Është taktikash brilant, fitues i vërtetë. Ancelotti dhe skuadra kanë gjithçka të nevojshme për të pasur sukses”, shtoi dy herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin./Telegrafi/

❌