Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

09:00 SHBA miratojnë shitjen e sistemeve Patriot me vlerë 9 miliardë dollarë për Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot për Arabinë Saudite, në një marrëveshje me vlerë rreth 9 miliardë dollarë.

Sipas njoftimit zyrtar, Riadi synon të blejë gjithsej 730 sisteme Patriot, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të tij mbrojtëse përballë kërcënimeve ajrore dhe raketore.

Autoritetet amerikane theksuan se marrëveshja synon të forcojë sigurinë e Arabisë Saudite, një aleate kyçe e SHBA-së në Lindjen e Mesme, si dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim përfundimtar në Kongresin amerikan./K.M

 

 

 

08:50 Aksident pak pas mesnate në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Zoologjik

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona të lënduar. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia./K.M

Aksident

08:40 U shuan tragjikisht në aksident në Rumani/ I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e rënduar. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis. Shërbesa mortore do të zhvillohet në orën 13:00.

Në Selanik, konkretisht në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou. Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios.

Ndërkohë, ankthi mbetet për gjendjen shëndetësore të 20-vjeçarit të plagosur rëndë, i cili ndodhet i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë të spitalit “Papageorgiou” në Selanik, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, ai ka plagët më të rënda nga të mbijetuarit. Një tjetër i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njëjti spital ditën e djeshme, pasi shprehu dëshirën e fortë për të marrë pjesë në funeralet e shokëve të tij dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Lajme inkurajuese vijnë edhe nga Rumania për 20-vjeçarin tjetër të plagosur, i cili po trajtohet në spitalin e Timișoarës. Sipas APE-MPE, mjekët kanë ulur qetësimin dhe i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer. Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale. Një bord mjekësor pritet të vlerësojë në ditët në vijim nëse dhe kur mund të kryhet riatdhesimi i tij./K.M

08:30 Tragjedia hekurudhore me 46 të vdekur në Spanjë/ Thellohet bilanci i viktimave, humb jetën edhe një tjetër pasagjer

Një pasagjer i plagosur rëndë në katastrofën hekurudhore të ndodhur më 18 janar në jug të Spanjës ka ndërruar jetë të premten, duke e çuar në 46 numrin e viktimave nga aksidenti tragjik.

Ngjarja ka rihapur debatin mbi sigurinë e transportit hekurudhor në Spanjë, vend që zotëron rrjetin e dytë më të madh të trenave me shpejtësi të lartë në botë, pas Kinës.

Aksidenti ndodhi gjatë natës, kur disa vagonë të një treni të kompanisë private Iryo, degë e grupit shtetëror italian Ferrovie dello Stato (Trenitalia), dolën nga shinat pranë qytetit të vogël Andamouth, në linjën Madrid–Sevilje. Vagonët rrëshqitën në shinat ngjitur vetëm pak sekonda para mbërritjes së një treni tjetër të kompanisë publike Renfe, i cili u përplas me ta.

Të dy trenat udhëtonin me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe transportonin gjithsej 480 pasagjerë.

Autoritetet spanjolle po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, ndërsa skenari kryesor i deritanishëm lidhet me një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht një lidhje të dëmtuar të shinave pak para aksidentit./K.M

08:20 Në krye pas arrestimit të Maduros, presidentja e Venezuelës shpall amnisti të përgjithshme dhe mbyll burgun famëkeq El Helicoide

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të premten shpalljen e një amnistie të përgjithshme dhe mbylljen e qendrës famëkeqe të paraburgimit El Helicoide, më pak se një muaj pas operacionit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro. Duke folur para Gjykatës Supreme (TSJ), Rodríguez deklaroi se qeveria do t’i paraqesë parlamentit një ligj amnistie që mbulon të gjithë periudhën e dhunës politike nga viti 1999 deri më sot. Sipas saj, ligji synon “shërimin e plagëve të konfliktit politik” dhe rivendosjen e bashkëjetesës kombëtare.

Ajo konfirmoi gjithashtu se burgu El Helicoide, i cilësuar nga opozita dhe organizatat e të drejtave të njeriut si një qendër torture për të burgosurit politikë, do të mbyllet dhe do të shndërrohet në një qendër sociale, kulturore dhe sportive.

Autoritetet venezueliane pretendojnë se më shumë se 800 të burgosur politikë janë liruar, ndërsa organizata joqeveritare Foro Penal e kundërshton këtë shifër, duke raportuar vetëm 383 lirime dhe rreth 711 të burgosur që ende mbeten në qelitë e vendit. Njoftimi u prit me shpresë nga familjarët e të paraburgosurve, shumë prej të cilëve kanë ngritur kampe para burgjeve.

Megjithatë, Foro Penal paralajmëroi se amnistia nuk duhet të çojë në pandëshkueshmëri dhe se nuk mund të përfshijë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut apo krime kundër njerëzimit./K.M

08:10 Parashikimi i motit, 31 janar 2026

Last Updated on 31/01/2026 by Klara

Për ditën e shtunë  vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga juglindje – jugperëndim, në mbrëmje drejtimi i erës kthehet nga Verilindja me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë./K.M

08:00 Horoskopi, 31 janar 2026

Dashi

Do iu konkretizohen shume nga ëndrrat tuaja sot dhe do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo personi qe do iu vije rrotull sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te këqija dhe kjo për shkak te një menaxhimi te keq qe keni bere.

Demi

Asnjë planet nuk do merret me jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do ju ece për mrekulli. Do kuptoheni mire dhe do e ruani te forte bashkepunimin ne çift. Beqaret do e bëjnë shume shpejt për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin mire. Marsi do ju nxite te shpenzoni pa fund dhe gjendja do përkeqësohet.

Binjaket

Tregohuni me tolerante dhe me te përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ai ta kërkoje ngrohtësinë diku tjetër. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria sepse do jete te mbushur me pune dhe impenjime. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa te nxituara. Gjendja do jete mjaft e kënaqshme.

Gaforrja

Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat gjate kësaj dite dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Edhe ju do e dashuroni me pasion dhe do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar dhe nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria. Financiarisht do jeni te bekuar. Do hiqni edhe para mënjanë, por edhe do kryeni shpenzimet e nevojshme.

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjithë kohës e privilegjuar. Do merrni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Ju beqaret nuk duhet te joshni cilindo qe do ju dale përpara sepse do i vuani se tepërmi pasojat. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet dhe mos jepni as para hua.

Virgjeresha

Me qetësi dhe durim do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni te qete. Beqaret do e kërkojnë pa fund dhe ne çdo cep princin e tyre te kaltër. ka shume gjasa qe ta gjejnë ne momentin me pak te pritur. Ne planin financiar mos u tregoni te pakujdesshëm sepse gjendja mund te përkeqësohet tej mase.

Peshorja

Do jeni shume te shqetësuar gjate kësaj dite për shkak te atmosferës se tensionuar qe do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Do keni goxha mosmarrëveshje. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te fillojnë ndonjë lloj aventure. Ne planin financiar sido qe te jete gjendja nuk duhet te merrni vendime te pamenduara, te paktën edhe për disa kohe.

Akrepi

Shprehini si t’i ndieni ndjenjat tuaja gjate kësaj dite dhe do e shihni qe atmosfera do filloje te përmirësohet. Nuk do i rezistoni dot as tundimit për te bere ndonjë çmenduri. Beqaret do jene ne humorin duhur dhe do e kërkojnë ne çdo cep dashurinë. Fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe do ndiheni shume te shpërqendruar.

Shigjetari

Do jeni me shume fat gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ju ecin me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do mendojnë aspak për te krijuar një lidhje pasi do mendojnë për çështje me te rëndësishme. Financat jo për te gjithë do jene te mira dhe kjo do varet nga mënyra sesi do i organizoni ato.

Bricjapi

Dite aspak e favorshme për te dashuruarit. Do jeni gjithë kohës me humor te keq dhe do lindin mosmarrëveshje pa mbarim. Beqaret do kenë te tjera pikësynime për jetën dhe do e lënë pas dore jetën sentimentale. Nëse doni qe t’i stabilizoni te ardhurat, mos iu besoni ne asnjë mënyrë lojërave te fatit. Keni për te humbur me tepër nga sa mendonit.

Ujori

Duhet te luftoni fort gjate kësaj dite me te gjitha “armiqtë” e jetës suaj ne çift. Mos lejoni askënd dhe asgjë t’ua prishe harmoninë qe ka mbizotëruar deri me sot. Beqaret do kenë takime, por nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre. Ne planin financiar do ju duhet te merreni masa shume strikte ne mënyrë qe gjendja t’iu përmirësohet.

Peshqit

Gjithçka do varet nga sjellja juaj sot ne jetën tuaj ne çift. Nëse silleni mire dhe nuk bëni çmenduri gjerat do shkojnë si duhet. Beqaret do kalojnë një dite te trazuar dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Asgjë nuk ka për te ndryshuar për ta. Sektori i financave do jete i privilegjuar dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e domosdoshme./K.M

15:30 Pamje e parë e Mercedes-it të ri: vendet më të mira janë në pasagjerë

Mercedes-i i ri S-Class ofron luks të pakrahasueshëm për pasagjerët e pasmë, duke e bërë vendin e tyre “të preferuarin” në çdo udhëtim.

Ky sedan i zhvilluar së fundmi sjell përvoja të klasit të parë me ulëse masazhi që rregullohen, ekrane të mëdha 13-inç për argëtim, frigorifer për të mbajtur shampanjën të ftohtë dhe rrip mbrojtës të ngrohur për rehati maksimale.

Një telekomandë e largët mund të kontrollojë gjithçka me një shtypje, ndërsa tryezat të stilit ajror dhe mbajtësit e gotave me temperaturë të kontrolluar krijojnë hapësirë të rehatshme për punë. Mercedes ka integruar gjithashtu një aplikacion të përmirësuar për Teams Meetings dhe kamera të brendshme për thirrje në zyrë gjatë lëvizjes.

Për një udhëtim sa më të butë, S-Class përdor një superkompjuter të ftohur me ujë, që komunikon automatikisht me automjetet e tjera për të marrë të dhëna në kohë reale mbi kushtet e rrugës dhe prania e gropave apo pengesave. Suspensioni AIRMATIC rregullohet automatikisht për të minimizuar dridhjet, duke e bërë çdo gotë kafeje të sigurt edhe në rrugë të shkatërruara.

Ulëset e përparme mund të lëvizin automatikisht për më shumë hapësirë, ndërsa mbështetëset për këmbët shfaqen për rehati gjatë udhëtimeve të gjata.

Pasagjerët e përparëm gjithashtu përfitojnë nga Supercreen, një ekran i madh që mbulon të gjithë panelin e instrumenteve, me akses në aplikacione dhe shërbime si Disney+.

Mercedes-i i ri është i mbushur me kamera dhe sensorë për sigurinë e biçiklistëve dhe këmbësorëve, ndërsa funksioni Evasive Steering Function Plus mund të shmangë automatikisht objektet ose automjetet për të parandaluar aksidentet.

Dritat e reja DIGITAL LIGHT me teknologji mikro-LED ofrojnë një fushë ndriçimi rreth 40% më të madhe dhe makina mund të parkohet vetë, të kontrollohet me komandë zanore dhe ka integrim të plotë me Google Maps falë teknologjisë së përparuara nga Gemini dhe ChatGPT.

S-Class vjen me një gamë të gjerë motorësh të elektrifikuar – nga V8 dhe gjashtëcilindrikë benzinë dhe dizel deri te hibridet plug-in – për të ruajtur butësinë karakteristike të këtij modeli. Jashtë, makina tërheq vëmendjen me grillin frontal 20% më të madh dhe yllin e Mercedes-it në kapak, që ndriçon natën.

Programi MANUFAKTUR Made to Measure lejon klientët të krijojnë një S-Class unik me mbi 150 ngjyra boje dhe më shumë se 400 kombinime të brendshme. Çmimet fillojnë nga mbi £100,000.

Ola Källenius, Kryetar i Bordit të Menaxhimit, tha:

“Po festojmë 140 vjet Mercedes-Benz dhe 140 vjet inovacion dhe ekselencë. Asnjë makinë nuk përfaqëson më mirë këtë trashëgimi sesa S-Class. Inxhinieri brilante, rehati e lehtë, besim i qetë, dizajn i përjetshëm. Kjo është ajo që ylli i Mercedes-it simbolizon – dhe kjo është ajo që S-Class ofron.”

Gorden Wagener, Drejtor i Dizajnit, shtoi:

“S-Class ka vendosur gjithmonë standardin e ekselencës automobilistike. Bashkon elegancën e përjetshme me inovacionin e së ardhmes dhe përcakton sërish veten si një ikonë.”

/KM

15:20 Prej 11 ditësh i shtruar në spital! Përmirësohet lehtë shëndeti i drejtorit të burgut të Durrësit pasi pësoi hemorragji celebrale

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani ndodhet prej 11 ditësh i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime thonë se gjendja e tij shëndetësore ka shënuar një përmirësim të lehtë nga dita në ditë, por ende nuk është i vetëdijshëm dhe ndodhet nën monitorim të stafit mjekësor në reanimacion.

Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Edmond Llabani u komandua më 15 janar në krye të burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtorit Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes të Altin Ndocit./K.M

15:10 KQZ shpërndan fondin vjetor, 3.6 mln euro për 17 partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro. Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.

Nr.       Emërtimi i Partisë Politike                               Fondi në Euro
1          Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)                       1,720,377 €
2          Partia Demokratike (PD)                                        841,059 €
3          Partia e Lirisë (PL)                                                 113,809 €
4          Partia Socialdemokrate Shqiptare (PSD)              106,986 €
5          Partia Mundësia (MUNDËSIA)                              88,884 €
6          Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB)                     74,363 €
7          Lëvizja Bashkë (BASHKË)                                     65,520 €
8          Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)            60,042 €
9          Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)   60,042 €
10        Partia Republikane Shqiptare (PR)                           60,042 €
11        Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA        60,042 €
12        Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)                60,042 €
13        Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)                             60,042 €
14        Fryma e Re Demokratike (FRD)                              60,042 €
15        Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)                60,042 €
16        Koalicioni Euroatlantik (KEA)                                46,775 €
17        Nisma Thurje (NISMA)                                            42,121 €
            TOTALI                                                               3,580,228 €/K.M

14:50 Dënimi në Greqi, me shumicë votash KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës: T’i kalojë ILD-së

Shqyrtimi i çështjes së gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, pas ardhjes së dokumentacionit nga Greqia për akuzat se ajo ka fshehur në dënim në vendin fqinj, mbetet në udhëkryq. Me 6 vota kundër dhe 4 pro, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi ta merrte në shqyrtim çështjen me argumentin se dosja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

“Kundër me argumentin se siç kemi deklaruar se kjo çështje që kur ka nisur mbi ankesën e subjekteve të ndryshme është lënë në dispozicion të komisionit të zhvillimit të karrierës. Pas materialit të dërguar nga prokuroria e përgjithshme, jemi mbledhur dhe kemi rënë dakord që procedura do jetë e njëjtë diskutimi do ishte nëse do e dërgojmë tek ILD apo do e mbajnë ne vetë si këshill, në këndvështrimin tim këshilli ka rol aktiv vetëm në rastin kur shkaku i pazgjidhshmërisë, i papajtueshmërisë, ka lindur para fitimit të statutit. Në raste e tjera kur pazgjidhshmëria ka lindur pas fitimit të statusit, duhet ti dërgohet ILD. Kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera. Nuk kemi kushtet që ta marrim ne direkt, duhet t’ia dërgojmë ILD-së. Prandaj jam kundër relacionit”, deklaroi Ridvan Hado ndërsa po shpjegonte votën kundër.

Argumentit të anëtarët Ridvan Hado iu bashkuan edhe kolegët e tij dhe si rezultat KLGJ nuk miratoi një relacion të përgatitur nga 4 anëtarë që kërkonte nisjen e procedurave dhe kalimin e çështjes në Komisionin e Karrierës.

Tashmë qeveria e gjyqësorit do të duhet të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër vendim, nëse do t’ia kalojë apo jo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fatin e gjyqtares së GJKKO, çështje e cila ka marrë vëmendje shumë të madhe në opinion publik

Në relacionin e lexuar para anëtarëve të KLGJ, veçohej nga verifikimi i Prokurorisë së Përgjithshme vendimi i korrikut 2005 për dënimin e Gjokës, vendimi për arkivimin e këtij dënimi dhe mosekzekutim si dhe fakti që ndaj Irena Gjokës nuk është marrë ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese nga asnjë institucion ligjzbatues i huaj apo shqiptar.

Në relacion thuhet gjithashtu se KLGJ është vënë në lëvizje pas kërkesave të arritur në institucion nga subjekte politike. Kujtojmë se prej gati 2 vitesh gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është vënë në shënjestër të ish Kryeministrit Berisha dhe PD-së, pasi më herët kishte vendosur masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit Malltezi.

Vetë magjistratja Gjoka në një letër që i ka dërguar KLGJ shprehet e bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje kur nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit vendimin e Gjykatës së Janinës së qershorit 2025. Ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar pa shpjegime hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka patur dijeni as për procesin dhe as vendimin gjyqësor, i cili sipas vetë ligjeve greke është arkivuar dhe asnjëherë nuk mori vendim të formës së prerë. Po për këto arsye ajo deklaron se nuk është në kushtet ligjore ku funksioni i saj si gjyqtare, mund të vihet në dyshim.

ANËTARËT QË VOTUAN KUNDËR 
Yllka Rupa
Ridvan Hado
Markelian Koçaj
Emona Muçi
Klodian Kurushi
Ilir Rusi
ANËTARËT QË VOTUAN PRO
Irena Plaku
Gentiana Muçaj
Albens Tabaku
Bledar Bajri
Mungoi në mbledhje: Violanda Theodhori/K.M

14:30 Pse miti i gjeniut të çmendur artistik nuk qëndron përballë shkencës

Vincent van Gogu preu veshin me thikë gjatë një episodi psikotik. Balerini Vaslav Nijinsky zhvilloi skizofreni dhe kaloi 30 vitet e fundit të jetës në spital. Virginia Woolf jetoi me çrregullim bipolar dhe në fund i dha fund jetës, kur ndjeu se po i afrohej një depresion tjetër i thellë.

Shumë artistë të famshëm krijues kanë jetuar me sëmundje të rënda mendore. Catherine Zeta-Jones, Mariah Carey, Demi Lovato, Jean-Claude Van Damme dhe Mel Gibson kanë deklaruar se janë diagnostikuar me çrregullim bipolar. Yayoi Kusama, Sylvia Plath, Kurt Cobain dhe Syd Barrett kanë folur për përvoja psikotike. Ndërsa shpesh spekulohet nëse Amy Winehouse, Marilyn Monroe dhe Ernest Hemingway kanë jetuar me çrregullim limit të personalitetit.

Koncepti i “gjeniut të çmendurkrijues” vjen që nga lashtësia. Artistët e Rilindjes dhe të Romantizmit ndonjëherë merrnin qëllimisht role ekscentrike për t’u dalluar si individë të jashtëzakonshëm, sikur të kishin bërë pakte faustiane për talentin e tyre.

Piktori norvegjez Edvard Munch i përshkruante “vuajtjet” e tij si “pjesë e vetes dhe e artit tim… shkatërrimi i tyre do ta shkatërronte artin tim”. Poetja Edith Sitwell, që vuante nga depresioni, thuhet se shtrihej në një arkivol të hapur për të frymëzuar poezinë e saj.

Në vitin 1995, një studim me 1005 biografi të shkruara mes viteve 1960 dhe 1990 sugjeroi se njerëzit në profesionet krijuese kishin shkallë më të lartë të psikopatologjisë së rëndë sesa popullsia e përgjithshme.

Po si përputhet kjo me faktin se shprehja artistike është e dobishme për shëndetin mendor? Siç shpjegohet në librin tim të ri Art Cure: The Science of How the Arts Transform Our Health, ka shumë prova shkencore për këto përfitime.

Megjithatë, realiteti për artistët profesionistë mund të jetë ndryshe. Edhe pse ata shpesh raportojnë mirëqenie më të lartë në përgjithësi, jeta e artistit mund të jetë psikologjikisht e vështirë. Ata përballen me karriera të pasigurta, konkurrencë profesionale dhe presione të vazhdueshme.

Për më tepër, fama sjell stres, stile sfiduese jete, rrezik më të lartë të abuzimit me substanca dhe një fokus të pashëndetshëm te vetja. Në një studim të vitit 1997, shkencëtarët analizuan përdorimin e përemrave në vetën e parë, unë, mua, imi, në këngët e Cobain dhe Cole Porter (i cili vetë kishte episode depresioni të rëndë). Me rritjen e famës, të dy treguan një rritje statistikisht të dukshme të përdorimit të këtyre përemrave.

Image

Lidhja mes artit dhe sëmundjes së rëndë mendore

Po artistët që e kishin sëmundjen mendore para se të bëheshin të famshëm, apo edhe para se të bëheshin artistë? Kërkimet gjenetike kanë zbuluar disa gjene të përbashkëta që mund të lidhen si me sëmundjet e rënda mendore, ashtu edhe me kreativitetin.

Një variant i gjenit NRG1 lidhet si me rrezik më të lartë për psikozë, ashtu edhe me rezultate më të larta në testet që matin të menduarit krijues. Variacione në gjenet e receptorëve të dopaminës janë lidhur si me psikozën, ashtu edhe me procese krijuese si kërkimi i risisë dhe ulja e frenimeve. Megjithatë, rezultatet janë të përziera dhe jo të gjitha studimet e konfirmojnë këtë lidhje.

Përtej gjenetikës, ka edhe disa tipare personaliteti që mund të jenë të përbashkëta për sëmundjen mendore dhe kreativitetin, si hapja ndaj përvojës, kërkimi i risive dhe ndjeshmëria. Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë figura si Van Gogh, Nijinsky dhe Woolf.

Megjithatë, kreativiteti dhe vështirësitë e shëndetit mendor shpesh mund të veprojnë kundër njëri-tjetrit. Për shembull, Woolf i përshkruante episodet depresive të çrregullimit bipolar si një pus: “Atje poshtë, nuk mund të shkruaj apo të lexoj.” Pra, edhe pse disa njerëz me sëmundje të rënda mendore krijojnë art, jo të gjithë munden gjithmonë.

Kur kërkojmë prova për një lidhje mes sëmundjes së rëndë mendore dhe profesioneve krijuese në nivel popullsie, rezultatet nuk janë të qarta. Në vitin 2013, një studim suedez ndoqi mbi 40 vjet të dhëna nga 1.2 milionë njerëz, duke përfshirë diagnoza, trajtime dhe shkaqe vdekjeje.

Studiuesit zbuluan se njerëzit me skizofreni, çrregullim skizoafektiv, çrregullime ankthi dhe depresion unipolar kishin më pak gjasa sesa mesatarja të punonin në profesione krijuese. Përjashtimi i vetëm i lehtë ishte çrregullimi bipolar, ku gjasat ishin rreth 8% më të larta.

Por studimi gjeti edhe diçka tjetër interesante: prindërit dhe vëllezërit e motrat e personave me skizofreni, çrregullim skizoafektiv dhe çrregullim bipolar kishin më shumë gjasa të ishin në profesione krijuese. Ka plot shembuj mes artistëve të famshëm: vajza e James Joyce dhe gjysmëvëllai i David Bowie kishin skizofreni. Pse ndodh kjo?

Njerëzit që kanë prirje gjenetike për sëmundje të rënda mendore, por nuk i zhvillojnë plotësisht, mund të kenë forma më të lehta. Për shembull, hipomania përfshin humor të ngritur, por jo me intensitetin e çrregullimit bipolar. Skizotipia përfshin të menduar të pazakontë dhe emocione të forta, pa ashpërsinë e skizofrenisë.

Këto gjendje janë lidhur me procese krijuese si ulja e frenimeve, vëmendja e shpërqendruar dhe lidhjet e forta nervore (aftësia për të bërë lidhje mes shqisave, si dëgjimi i ngjyrave apo shijimi i notave muzikore).

Image

Ndoshta prindërit dhe vëllezërit e motrat e personave me sëmundje mendore i kanë më shpesh këto tipare dhe kjo shpjegon pse zgjedhin profesione krijuese. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit krijues punojnë në profesione krijuese, për shumëkënd, krijimtaria është një hobi jashtë punës.

Shkenca sugjeron se mund të ketë disa procese të përbashkëta mes sëmundjeve të rënda mendore dhe proceseve krijuese si arti. Por kjo lidhje nuk është aq e drejtpërdrejtë sa na bëjnë të besojmë historitë personale. Miti i “gjeniut krijues të çmendur” është tepër i thjeshtuar dhe rrezikon të përforcojë stigmën, në vend që të ndihmojë kuptimin. Ndoshta është koha ta lëmë pas.

Është më e dobishme të përqendrohemi te vlera që angazhimi krijues ka për mbështetjen e shëndetit mendor. Qoftë për njerëzit me sëmundje mendore, qoftë për ata që përballen me humoret dhe emocionet e përditshme, gjithnjë e më shumë studime tregojnë përfitimet reale dhe domethënëse që arti mund të sjellë. Ky kërkim po tregon se si artistët, mjekët dhe komunitetet mund të punojnë së bashku për të ndërtuar mundësi të sigurta, të hapura dhe gjithëpërfshirëse për të shijuar artin./KM

14:20 Oferta të rreme për kredi/ Paralajmërim për qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online

Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, informon dhe ndërgjegjëson qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të bëjnë me oferta të rreme për kredi.

Janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim përfitimin monetar në mënyrë mashtruese.

Këto oferta janë mashtruese dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët që:

Të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos dërgojnë para, të dhëna bankare apo dokumente personale te persona të paidentifikuar apo faqe interneti të pasigurta.

Përpara se të aplikojnë për kredi pranë institucioneve financiare, të verifikojnë gjithmonë informacionin.

Të komunikojnë drejtpërdrejt me personelin bankar, duke përdorur vetëm kontaktet zyrtare të publikuara në faqet zyrtare të bankave përkatëse, veçanërisht në rastet kur nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në degët bankare.

Qytetarët ftohen që çdo rast të dyshuar për mashtrim ta denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe hetimin e këtyre veprave penale.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik dhe apelon për kujdes, verifikim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve./K.M

14:10 Europa League, shorti i play-off sjell duele interesante

Në qytetin e Nyonit në Zvicër është hedhur këtë të premte shorti për fazën play-off të Europa League, ku janë përcaktuar përballje mjaft interesante mes skuadrave pretendente për kualifikim.

Shorti ka rezervuar disa duele të forta, me ekipe të njohura të futbollit europian që do të ndeshen mes tyre për një vend në fazën pasuese të kompeticionit.

Çiftet e fazës play-off të Europa League janë:

  • Dinamo Zagreb – Genk

  • SK Brann – Bologna

  • Ludogorets – Ferencváros

  • Celtic – Stuttgart

  • Panathinaikos – Viktoria Plzen

  • Fenerbahçe – Nottingham Forest

  • PAOK – Celta Vigo

  • Lille – Crvena Zvezda

Ndeshjet e play-off-it do të përcaktojnë skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e tyre në Europa League, në një fazë ku konkurrenca pritet të jetë e fortë./K.M

14:00 10 fakte për 15 reformat territoriale që janë kryer në 114 vjet shtet shqiptar

Nga Roland Qafoku
1.Në 114 vjet shtet shqiptar, janë kryer gjithsej 15 reforma territoriale. Nga këto, 1 është kryer gjatë kohës që qeverisjes së Ismail Qemalit, 1 gjatë kohës kur ishte kryeministër Iljaz Vrioni, 3 reforma u kryen gjatë presidencës dhe mbretërimit të Ahmet Zogut, 6 reforma u kryen gjatë regjimit komunist dhe 4 reforma janë kryer nga viti 1990 e deri më sot.
2.Reforma e parë territoriale u krye më 22 nëntor 1913 e cila shërben nde si bazë e ndarjes administrative. Shqipëria u nda në 8 prefektura të cilat ishin Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra dhe Vlora. Përveç tyre u krijuan edhe nënprefekturat dhe krahinat.
3.Reforma e dytë u krye më 11 mars 1921. Ajo përcaktoi njësinë fshat. U përcaktuan edhe bashkitë, njësia që doemos duhet të ishte kishte kushtin që të ishte qytet. Dhe që të kishte statusin e qytetit kjo njësi doemos duhet të kishte 200 familje.
4.Tri reformnat gjatë presidencës dhe mbretërimit të Ahmet Zogut u kryen:
E para në vitin 1927 kur Shqipëria u nda në 10 prefektura, 39 nënprefektua, 69 krahina dhe 2351 fshatra.
E dyta në vitin 1928. Për herë të parë në ndarjen administrative u shtua edhe komuna. Nisi një proces më faza për përcaktimin e kësaj njësie.
Në refomën e vitit 1934 Shqipëria u nda në 10 prefektura, 30 nënprefektura, 23 bashki, 160 komuna që kishin 2351 fshatra. Ndërkohë vijonte procesi I krijimit të bashkive dhe komunave të reja që plotësonin kushtet për të qenë të tilla, por edhe shkrirjen e nënprefekturave dhe komunave që nuk plotësonin kushtet. Këto bëheshin me miratimin e ligjeve të veçanta në parlament si njëra që është e vitit 1938 dhe që pasqyrohet në tabelat 1 dhe 2 që po publikoj.
5. Në 6 reformat territoriale gjatë kohës së komunizmit ndarja administrative pësoi ndryshime thelbësore.
E para në vitin 1945 sipas të cilës vendi u nda në 10 prefektura, 61 nënprefektura. U hoqën komunat dhe bashkitë.
E dyta në vitin 1946 siaps të cilës vendi kishte 10 prefektua dhe 39 nënprefektura. U krijua lokaliteti si një qendër e disa fshatrave.
E treta në vitin 1953 kur u krijua për herë të parë u krijua qarku i cili zëvendësoi prefeturën. U krijuan 10 qarqe dhe 26 rrethe.
E katërta në vitin 1955 kur vendi u nda në 4 qarqe të mëdhenj që përfshnin 3-4 rrethe. Gjitshesj Shqipëria kishte 13 rrethe.
E pesta në vitin 1958 u krijuan 26 rrethe, 203 lokalitete, 2655 fshatra, 39 qytete.
E gjashta në vitin 1968 kur u vendos që vendi të kishte 26 rrethe, 104 lokalitete, 437 fshatra të bashkuar dhe 2645 fshatra. Një rreth mund të kishte 1 ose më shumë qytete. Numri i qyteteve arriti kulmim me 65 të tillë dhe gjithsej Shqipëria kishte 178 lagje qytetesh.
Reforma e vitit 1992 sipas të cilit Shqipëria u nda në 36 rrethe dhe 12 prefektura. Për herë të parë u kthye bashkia dhe komuna si në kohën e Zogut. Vendi kishte 44 bashki dhe 313
6.Reforma e vitit 2000 sipas të cilës vendi u nda në 12 qarqe, 65 bashki dhe 309 komuna.
7.Reforma e vitit 2014 Shqipëria u nda në 12 qarqe dhe 61 bashki. U hoq komuna.
8.Reforma e vitit 2026 presupozon të ulet numri i bashkive dhe të krijohen 4 rajone.
9. Reforma territoriale që ka qendruar më gjatë rezulton ajo e vitit 2000 e cila u ndryshua në vitin 2014. Reforma më jetëshkurtër territoriale rezulton ajo e vitit 1945. Vetëm pas një viti Enver Hoxha miratoi një reformë tjetët territoiale.
10.Revoluicioni më i rëndësishëm me karakter patriotik kombëtar i reformave territoriale është ai që bëri mbreti Zog sipas të cilës mes 10 prefekturave, një prej tyre ishte prefektura e Kosovës. Ndonëse shtrihej vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar emri “Prefektura e Kosovës” krijonte jo vetëm perceptim por paraqitej edhe si një projekt që Kosova një ditë ti bashkohej shtetit amë. Si fillim ajo kishjte qeëndrën një Krumë dhe më pas kaloi në Kukës.

13:50 Pitt kundër Jolie, gjykata vendos në favor të Brad për 22 dokumentet sekrete

Brad Pitt mund të ketë gjetur një “armë të fortë” në betejën e tij të gjatë ligjore me ish-gruan e tij, Angelina Jolie, mbi pronësinë e një prone vere në Francë. Sipas Fox News Digital, një gjykatës vendosi së fundmi në favor të Pitt, duke e detyruar aktoren të dorëzojë 22 dokumente të pazbuluara më parë.

Dokumentet thuhet se përmbajnë mesazhe private, email-e dhe mesazhe me tekst nga Angelina, të cilat mund të dëmtojnë pozicionin ligjor të yllit të Maleficent. Pitt e paditi Jolie-n në vitin 2022 për shitjen vitin e kaluar të aksioneve të aktores në Château Miraval te Tenute Del Mondo, një kompani e kontrolluar nga grupi Stoli. Pitt e kundërshtoi këtë shitje, duke argumentuar se ky veprim shkelte një marrëveshje midis të dyve në lidhje me pronësinë e pasurisë, të cilën e blenë bashkërisht në vitin 2008. Sipas ekspertëve ligjorë të cituar nga Fox, dokumentet mund të “janë të afta të ndryshojnë rezultatin e procedurave ose edhe ta përcaktojnë atë”./KM

13:40 Lufta në Ukrainë, Trump: Putin nuk do të sulmojë Kievin për një javë për shkak të të ftohtit ekstrem

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të mos sulmojë Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës për një javë, për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin.

Rusia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë marrëveshje, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur nismën. Trump nuk sqaroi se kur do të nisë pauza, por gjatë natës drejt së premtes, alarmet ajrore u dëgjuan vetëm në katër rajone ukrainase pranë vijës së frontit.

Temperaturat në Kiev pritet të zbresin deri në -24 gradë Celsius në ditët në vijim. Prej javësh, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, një taktikë e përdorur edhe më herët gjatë periudhave të ftohta që nga nisja e pushtimit në vitin 2022.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se katër rajonet e prekura u sulmuan me 80 dronë rusë dhe një raketë balistike.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit në Uashington, Trump tha se i kishte kërkuar personalisht Putinit të ndalonte sulmet për një javë dhe se ai kishte pranuar. Sipas tij, ukrainasit fillimisht nuk e besuan, por e pritën lajmin me lehtësim për shkak të situatës së rëndë humanitare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zelensky e cilësoi deklaratën e Trump si të rëndësishme, duke theksuar mundësinë e garantimit të sigurisë për Kievin dhe qytetet e tjera gjatë dimrit ekstrem. Ai shtoi se bisedimet janë zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se pritet zbatimi i marrëveshjeve.

Sipas BBC Ukraina ka rënë dakord të veprojë në mënyrë të ngjashme, duke pezulluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.

Javën e kaluar, përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së zhvilluan bisedime trilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe, takimet e para të këtij niveli që nga nisja e luftës. Edhe pse u cilësuan si konstruktive, nuk ka pasur njoftim zyrtar për një armëpushim të plotë gjatë periudhës së të ftohtit ekstrem.

Ndërkohë, sulmet kanë vazhduar, duke dëmtuar rëndë furnizimin me energji elektrike në qytetet kryesore të Ukrainës dhe duke lënë miliona njerëz pa ngrohje dhe energji. Riparimet kryhen pa ndërprerje, por shpesh zhbëhen nga sulme të reja ajrore. Edhe kur energjia rikthehet, ajo zgjat vetëm disa orë, e pamjaftueshme për të ngrohur banesat./K.M

13:30 Njerëzit me këtë hobi ‘të vjetruar’ jetojnë një jetë më të qetë, sipas studimeve

Ka diçka të veçantë te një hobi i vjetër që të sjell gëzim dhe qetësi të vërtetë. Ndër kaosin e përditshëm, shpesh është e mirë të kesh një aktivitet të thjeshtë jashtë shtëpisë që të argëton dhe të lejon të lidhesh me njerëz me mendje të njëjtë si vetja.

Një nga këta hobi është shikimi dhe dëgjimi i zogjve dhe një studim i kryer nga Christoph Randler, profesor në Universitetin e Tübingen-it në Gjermani, dhe ekipi i tij, tregon se njerëzit që e praktikojnë këtë aktivitet zakonisht jetojnë më qetësisht se të tjerët.

Randler dhe kolegët e tij donin të kuptonin më mirë lidhjen mes mirëqenies dhe tingujve të natyrës. Ata realizuan një eksperiment me 233 pjesëmarrës, të cilët shëtitën në një park ose kopsht botanik. Ata zbuluan se përvoja e natyrës dhe dëgjimi i tingujve natyrorë e qetëson menjëherë njeriun.

Njerëzit me këtë hobi 'të vjetruar' jetojnë

Në veçanti, shikimi i zogjve dhe dëgjimi i “këngëve” të tyre në një mjedis natyror kishte efekt qetësues. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë për mirëqenien psikologjike përpara dhe pas një shëtitjeje 30-minutëshe. Gjithashtu u matën presioni i gjakut, frekuenca e zemrës dhe nivelet e kortizolit për të kuptuar efektet fiziologjike të natyrës mbi mendjen.

Pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe, disa me altoparlantë që luanin këngët e zogjve të rrallë, dhe disa që dëgjonin vetëm tinguj natyrorë. Në të gjitha grupet, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës u ulën, duke treguar se vëmendja ndaj zogjve dhe këngëve të tyre ul stresin ndjeshëm. Ata që fokusoheshin më shumë te zogjtë përjetuan përmirësim edhe më të madh të mirëqenies.

Njerëzit me këtë hobi 'të vjetruar' jetojnë

Pse funksionon kaq mirë?

Sipas Heather Eliassen nga Harvard T.H. Chan School of Public Health, koha e kaluar në natyrë ka shumë përfitime për shëndetin fizik dhe mendor, përfshirë përmirësimin e gjumit, uljen e presionit të gjakut dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet kronike. Një shëtitje e shkurtër apo thjesht hapja e një dritareje për të parë zogjtë mund të bëjë ndryshimin e madh.

Nuk keni nevojë për orë të tëra në pyje ose kopsht. Edhe pesë minuta duke dëgjuar zogjtë nga dritarja mund të sjellin qetësi dhe lumturi. Shikimi dhe dëgjimi i zogjve, një hobi i thjeshtë dhe “i vjetër”, është sekreti për të jetuar një jetë më paqësore dhe më të lumtur./K.M

13:00 ‘Dita Q’: Kur kompjuterët kuantik do thyejnë të gjitha kodet

Shkencëtarët paralajmërojnë një krizë teknologjike që mund të rrëzojë sekretet digjitale të botës: momenti i njohur si “Dita Q”, kur kompjuterët kuantik do të thyejnë çdo enkriptim në planet.

Pas këtij momenti, çdo informacion i pa mbrojtur nga teknologjitë “post-kuantike” do të bëhet i qasshëm – nga transaksionet financiare deri te komunikimet ushtarake.

Ekspertët nuk bien dakord për kohën e saktë kur do të ndodhë Dita Q. Disa mendojnë se mund të jetë brenda dy viteve, ndërsa të tjerë parashikojnë dekada të tëra deri sa kompjuterët kuantik të përbëjnë një kërcënim real. Por të gjithë bien dakord se bota duhet të fillojë përgatitjet tani.

Kompjuterët tradicionalë përdorin “bits” – vargje me 0 dhe 1 – për të ruajtur dhe përpunuar informacionin. Kompjuterët kuantik përdorin “qubits”, të cilët mund të jenë njëkohësisht 0 dhe 1, duke i lejuar të zgjidhin shumë probleme njëkohësisht. Problemet që mund të kërkonin miliarda vite në kompjuterët normalë mund të zgjidhen brenda sekondave me kuantikën.

Ky aftësi e jashtëzakonshme e përpunimit mund të përdoret për të thyer të gjithë enkriptimin që mbron informacionin privat.

Sipas Dr. Chloe Martindale nga Universiteti i Bristol, Dita Q mund të ndodhë brenda “2 deri 20 viteve”, ndërsa disa qeveri dhe ekspertë paralajmërojnë se kriminelët mund të grumbullojnë të dhëna të enkriptuara tani për t’i dekriptuar më vonë, strategji e njohur si “harvest now, decrypt later”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë vendosur tashmë plane për migrimin tek enkriptimi post-kuantik, por edhe ata nuk bien dakord për datën e saktë.

Profesor Artur Ekert nga Universiteti i Oxford thekson se, edhe pse kompjuterët kuantik që thyejnë sistemet ekzistuese mund të jenë dekada larg, përgatitjet duhet të fillojnë menjëherë, përfshirë edukimin e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve kibernetikë.

Problemet teknike dhe kufizimet e qubits aktualisht kufizojnë fuqinë e kompjuterëve kuantik, por kërcënimi i Ditës Q mbetet serioz dhe qeveritë duhet të planifikojnë në këtë drejtim.

Në thelb, kompjuterët kuantik funksionojnë në bazë të superpozicionit – një gjendje që mund të jetë njëkohësisht “on” dhe “off”, duke i dhënë mundësi të jashtëzakonshme përpunimi që klasifikon çdo informacion si i prekshëm nga kjo teknologji revolucionare.

Image/KM

❌