Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandalet më të bujshme të vitit 2025 që tronditën showbizin ndërkombëtar



Viti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar.

Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale.

Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda.

Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim.

Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit:

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin "It Ends With Us".

Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare.

Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.

Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave.

Diddy

P.Diddy

Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal.

Gjatë qëndrimit në burgun federal 'Fort Dix', Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë.

Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës.

Coldplay 'Kiss Cam'

Skandali në koncertin e "Coldplay"

Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të "Coldplay" në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit.

Një çift u kap duke u përqafuar në 'Kiss Cam', duke tentuar më pas të fshehë fytyrat.

U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.

Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese.

Russell Brand

Russell Brand

Komediani u përball me akuza të rënda për përdhunim dhe ngacmime seksuale që datojnë nga vitet 1999–2005.

Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune.

Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik.

ASAP Rocky

ASAP Rocky

Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021.

Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit.

Sydney Sweeney

Sydney Sweeney

Aktorja shkaktoi polemika të mëdha me fushatën reklamuese të American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”. Loja e fjalëve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikës dhe supremacisë së bardhë.

Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes.

Jay-Z

Jay Z

Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova.

Lily Allen dhe David Harbour

Lily Allen dhe David Harbour

Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art.

Albumi i saj "West End Girl" përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës.

"MasterChef"

John Torode dhe Gregg Wallace

Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun.

"Strictly Come Dancing"

Programi "Strictly Come Dancing"

Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës.

Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda.

Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet.

Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja. /Telegrafi/

Nga Sydney Sweeney te Tom Cruise: Aktorët më të ndjekur dhe të popullarizuar të vitit 2025



IMDb ka publikuar listën vjetore të aktorëve më të popullarizuar, e bazuar në interesin e mbi 250 milionë vizitorëve mujorë.

Lista përmbledh një miks të aktorëve të rinj dhe atyre të vjetër, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e publikut përmes projekteve të tyre filmike dhe televizive.

Ky vit ka qenë i pasur me role të larmishme, nga super-heronjtë dhe dramë psikologjike, tek serialet televizive me audiencë globale.

Shumë prej aktorëve në listë janë përfshirë edhe në projekte ndërkombëtare dhe kanë mbajtur interesin e fansave për muaj të tërë.

Lista pasqyron gjithashtu kombinimin mes sukseseve komerciale dhe popullaritetit në rrjetet sociale, duke treguar se cilët emra janë më të ndjekur dhe më të kërkuar nga publiku global.

10. Vanessa Kirby

Vanessa Kirby

Vanessa Kirby këtë vit ka kombinuar suksesin në ekran me përvojën e saj personale si nënë.

Në "The Fantastic Four: First Steps", roli i saj si Sue Storm e solli në situata emocionale komplekse, ndërsa publiku ndoqi edhe jetën e saj personale gjatë shtatzënisë.

Ky kombinim i jetës reale dhe rolit në ekran e mbajti të lartë në 'STARmeter' gjatë gjithë verës dhe vjeshtës.

9. David Corenswet

David Corenswet

David Corenswet solli fytyrën e re të Superman-it në universin e DC, duke tërhequr vëmendjen globale që nga publikimi i trailer-it.

Ai u konfirmua si një ikonë ndërkombëtare e super-heroizmit, duke ruajtur vendin e tij në top 10 falë interpretimit dhe mbështetjes së fansave jashtë ShBA-së.

8. Walton Goggins

Walton Goggins

Walton Goggins është shndërruar nga aktor televiziv në një yll të njohur ndërkombëtarisht.

U bë i njohur për rolet në "Fallout" dhe "The Righteous Gemstones", ndërsa performanca e tij në sezonin e tretë të "The White Lotus" e bëri të pëlqyer edhe nga një publik më i gjerë.

7. Sydney Chandler

Sydney Chandler

Sydney Chandler bëri një hap të madh me rolin e saj si Wendy në serinë "Alien: Earth".

Roli i saj si robot me vetëdije njerëzore e vuri në qendër të vëmendjes, duke e konfirmuar si një talent të pavarur dhe duke siguruar projekte të ardhshme si 'Coercion' dhe 'Anima'.

6. Britt Lower

Britt Lower

Pas një pauze prej tre vjetësh nga seria Severance, Britt Lower riktheu publikun në ekran me rolin e saj Helly R.

Interpretimi i saj kompleks mbajti aktoren për pesë javë në top 10 dhe një javë në vendin e parë, duke e bërë një nga figurat më të ndjekura të vitit.

5. Sydney Sweeney

Sydney Sweeney

Sydney Sweeney vazhdon të mbajë interesin e publikut pavarësisht disa projekteve që nuk patën sukses të madh në 'box office'.

Angazhimi i saj në SNL dhe projekti i ardhshëm "The Housemaid" kanë rindezur bazën e fansave, ndërsa sezoni i tretë i "Euphoria" pritet në 2026.

4. Tom Cruise

Tom Cruise

Tom Cruise mbetet një nga figurat më të ndjekura të kinemasë, pavarësisht se "Mission: Impossible - The Final Reckoning" nuk ishte hiti më i madh.

Romanca e tij me Ana de Armas dhe projektet e ardhshme, përfshirë komedinë "Digger", mbajnë interesin e publikut të lartë.

3. Matthew Goode

Matthew Goode

Matthew Goode u rikthye fuqishëm me hitin procedural të Netflix "Dept. Q", duke arritur vendet e para në 'STARmeter'.

Ky sukses e ka vënë përsëri në fokusin e studimeve dhe platformave të 'streaming'-ut, duke e rikthyer si një nga aktorët më të kërkuar.

2. Aimee Lou Wood

Aimee Lou Wood

Aimee Lou Wood u bë shumë e njohur me sezonin e tretë të The White Lotus, ku interpretoi Chelsea-n.

Performanca e saj e veçantë dhe kontrasti me personazhet e tjera e mbajti aktoren dy javë në krye dhe 12 javë në top 100, duke rritur interesin për karrierën e saj.

1. Isabela Merced

Isabela Merced

Në krye të listës është Isabela Merced, e njohur për rolet në "The Last of Us" dhe universin DC.

Si Dina dhe Kendra Saunders, ajo fitoi zemrat e publikut, ndërsa projektet e ardhshme përfshijnë "Man of Tomorrow", "Psyche" dhe sezonin tjetër të "The Last of Us", duke e bërë aktoren më të kërkuar të vitit 2025. /Telegrafi/

Fama, muzika e humbja e vëllait - viti që shkroi historinë e Gjestit



Viti 2025 shënoi një kapitull të ri dhe transformues në jetën e këngëtarit nga Peja, Gjesti.

Nga pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3 deri te fituesi i Big Brother VIP Albania 4, ai përjetoi famë të papritur, suksese muzikore dhe një tragjedi që do ta shënjonte përgjithmonë rrugëtimin e tij.

Ai nisi vitin si pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3, ku tregoi karakterin e tij, fëmijërinë e vështirë, përpjekjet për t’u bërë pjesë e skenës muzikore dhe sfidat personale që e shoqëruan gjatë rritjes.

GjestiFoto: YouTube

Ky format ishte një mundësi për t’u shfaqur përpara publikut dhe për të treguar jo vetëm talentin, por edhe karakterin e tij të fortë.

Pas eliminimit nga Big Brother Kosova, Gjesti nuk humbi kohë dhe u ftua të merrte pjesë në atë të Shqipërisë.

Ky kalim i menjëhershëm nga Kosova në Shqipëri shënoi një pikë kthese në karrierën e tij: nga një artist i njohur vetëm në Kosovë, ai u bë një figurë publike e dashur dhe e ndjekur në gjithë trojet shqiptare.

Në prill të 2025, pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues, Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4.

Foto: YouTube

Ky triumf jo vetëm i solli famë të madhe, por edhe një ndryshim rrënjësor në jetën e tij dhe karrierën muzikore.

Fama e papritur i dha mundësinë të shndërrohej në një figurë të njohur publikisht, të ftohej nëpër intervista, evente televizive dhe të kishte një audiencë të gjerë fansash që ndiqnin çdo lëvizje të tij.

- YouTube www.youtube.com

Pas daljes nga Big Brother, Gjesti u fokusua tek muzika.

Në fund të muajit maj solli këngën e re “Veshu Ndrequ”, njëherësh të fundit për 2025.

- YouTube www.youtube.com

Verën e 2025, ai ishte i angazhuar me koncerte dhe performanca të shumta, duke shfrytëzuar famën e fituar për të ndërtuar një karrierë muzikore më të qëndrueshme dhe të njohur.

Por ndërsa jeta profesionale shkëlqente, ajo personale solli një goditje tragjike.

Eldioni dhe Gjesti

Në shtator të 2025, Gjesti humbi vëllanë e tij, Eldionin, vetëm 15 vjeç, në një aksident me motoçikletë.

Kjo humbje dramatike erdhi vetëm disa muaj pas famës së madhe dhe suksesit muzikor, duke e përballur reperin me dhimbje të thellë dhe sfida emocionale të papërshkrueshme.

GjestiFoto: Instagram

Besart Kelmendi (emri i vërtetë) pas disa muajsh bëri rikthimin në Instagram, konkretisht pak para Vitit të Ri.

Njoftoi mes tjerash se në 2026 vazhdon me muzikë, botës ku edhe i përket.

Edhe pse ka kaluar periudha të vështira dhe nuk ka qenë aktiv për një kohë, shpresojmë se kjo do të jetë vetëm një ndalesë e përkohshme dhe se ai do t’i kthehet ëndrrave dhe muzikës që e kanë shoqëruar gjithmonë. /Telegrafi/

GjestiFoto: Instagram

Rikthime, muzikë, skandale dhe tragjedi që tronditën publikun - ngjarjet që shënuan vitin 2025 në showbizin shqiptar



Viti 2025 ka qenë një vit i paharrueshëm për shoubizin shqiptar, një vit që përmbledh ngjarje të forta, emocione të jashtëzakonshme dhe momente që tronditën publikun.

Estrada shqiptare nuk ka qenë kurrë kaq dinamike, duke lëvizur nga periudha të qeta dhe përgatitjeje deri te skandale të papritura, performanca të mëdha dhe tragjedi personale që kanë lënë gjurmë të thella.

Artistët shqiptarë treguan edhe një herë se jeta e tyre profesionale dhe private janë të ndërlidhura dhe shpesh gjenerojnë lajm, debat dhe polemikë.

Muajt e parë të vitit kaluan në heshtje, duke shërbyer si periudhë përgatitore për sezonin e verës, ku shumica e artistëve punuan pas skenave në projekte të reja muzikore dhe koncerte.

Por qetësia u ndërpre në prill me rikthimin e Feronit Shabanit - Feros në muzikë, pas dy vitesh pauzë për t’u përkushtuar fesë islame.

- YouTube www.youtube.com

Kënga e tij e rikthimit “A pe sheh” solli një mesazh të qartë dhe të diskutueshëm për ish-partneren Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

Pas kësaj, u hapën përplasje të shumta në rrjetet sociale, ku Fero akuzoi se ish-partnerja i kishte mohuar të drejtën për të parë vajzën, duke theksuar se ndodhej jashtë Kosovës.

Fero dhe Arbenita IsmajliFoto: Norik Uka

Situata u komplikua më tej me lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Arbenitën, për moszbatimin e vendimeve të gjykatës për takimet e vajzës me babanë biologjik.

Kjo ngjarje ngjalli diskutime të gjera në media dhe rrjete sociale, duke u kthyer në një nga temat më të ndjekura të vitit.

Në maj, vëmendja u përqendrua tek Eurovisioni, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës.

Shqipëria u përfaqësua nga grupi Shkodra Elektronike, Beatriçen dhe Kolën me “Zjerrm”, të cilët arritën të renditeshin në vendin e tetë, duke sjellë krenari dhe emocione për publikun shqiptar.

- YouTube www.youtube.com

Fitues i edicionit u shpall Austria, e cila do të organizojë Eurovisionin e vitit 2026.

Vera e 2025 ishte e ngarkuar me projekte muzikore, koncerte dhe festivale.

Gushti shënoi kulmin e sezonit me “Sunny Hill Festival”, ngjarja më e madhe kulturore në vend, ku performuan artistët më të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Dua Lipa solli një performancë të zjarrtë për fansat në Kosovë, ndërsa Shawn Mendes u prezantua për herë të parë në skenën vendore, duke krijuar atmosferë euforike dhe duke mbledhur mijëra spektatorë.

Festivali u kthye në një pikë qendrore të verës dhe një dëshmi të fuqisë së tregut shqiptar.

Megjithatë, vera nuk solli vetëm kënaqësi dhe muzikë.

Një tragjedi e madhe preku publikun shqiptar: vëllai i Gjestit humbi jetën në një aksident me motoçikletë.

Gjesti me të vëllanë tashmë të ndjerë

Humbja e një djali të ri, vetëm 15-vjeç, ishte një goditje e rëndë për artistin dhe familjen e tij.

Në skenën e polemikave, Mozzik u përfshi në një debat të madh për orën e tij luksoze Richard Mill, të cilën pretendoi se e bleu vetë për ditëlindje.

Ora u bllokua nga Dogana e Kosovës dhe rezultoi se ishte false, duke nxitur spekulime për detyrimet e reperit ndaj ATK-së, të cilat arrinin në rreth 500 mijë euro - gjegjësisht para dy viteve.

Mozzik bëri një reagim duke treguar se e gjitha ishte një lloj inskenimi, e madje duke hedhur akuza për Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të preferencave të tij në politikë.

MozzikFoto: Instagram

Në aspektin e performancave muzikore, Alban Skënderaj vazhdoi të dëshmojë profesionalizmin e tij duke mbajtur katër netë koncert me projektin “Motiv”, gjersa mblodhi rreth 20 mijë spektatorë në Prishtinë.

Dafina Zeqiri gjithashtu përmbylli vitin me dy netë koncert “Supernova”, më 25 dhe 26 dhjetor.

Viti 2025 shënoi edhe humbje të rëndësishme në skenën kulturore shqiptare.

Aktori i madh Enver Petrovci, këngëtari Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi, u ndanë nga jeta, duke lënë pas veprimtari që kanë lënë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare.

Humbjet e tyre tronditën publikun dhe mediat, duke rikujtuar rëndësinë e trashëgimisë artistike që ata lënë pas.

Enver PetrovciFoto: Avni Selmani

Si përfundim, viti i kaluar në shoubizin shqiptar ka qenë një kombinim i pasionit, skandaleve, rikthimeve dhe tragjedive personale.

Nga qetësia e muajve të parë, te polemikat, performancat madhështore, lidhjet e përfolura dhe humbjet që lënë një boshllëk të madh, estrada shqiptare tregoi një vit të jashtëzakonshëm, të mbushur me ngjarje që do të mbeten në kujtesën e publikut për shumë kohë. /Telegrafi/

Shemsi Krasniqi - ShemiFoto: Facebook

Rikthimi që hapi plagët: Fero, muzika dhe drama me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajlin



Viti 2025 e riktheu emrin e Feros në qendër të vëmendjes, jo përmes një rikthimi të zakonshëm muzikor, por përmes një historie ku arti, jeta private dhe drejtësia u përplasën në mënyrë të ashpër.

Ajo që nisi në prill si një kthim në studio dhe në skenën muzikore, shumë shpejt u shndërrua në një sagë publike me akuza të rënda, beteja ligjore dhe përplasje emocionale që u zhvilluan para syve të publikut.

Në muajin prill, Fero publikoi këngën “A pe sheh”, duke shënuar rikthimin e tij pas një pauze dyvjeçare nga muzika.

- YouTube www.youtube.com

Projekti u prit me interes të madh, jo vetëm për faktin se reperi po kthehej në skenë, por edhe për shkak të tonit personal të tekstit, i cili u interpretua si një reflektim i drejtpërdrejtë i përjetimeve të tij personale.

Rikthimi muzikor u pa fillimisht si një përpjekje për të rifilluar karrierën, por shumë shpejt u bë e qartë se prapa këtij kapitulli të ri artistik fshihej një konflikt i pazgjidhur familjar.

FeroFoto: YouTube

Pas publikimit të këngës, marrëdhëniet mes Feros dhe ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, u përkeqësuan edhe më tej.

Në muajt që pasuan, çështja e kujdestarisë dhe e takimeve me vajzën e tyre doli hapur në publik.

Fero deklaroi se ishte ndarë nga vajza për rreth tetë muaj dhe se po i mohohej e drejta për ta takuar, duke i dhënë konfliktit një dimension të fortë emocional.

Kjo dhimbje u reflektua edhe në reagimet e tij publike, veçanërisht në postimin prekës në ditëlindjen e vajzës, ku ai shprehu hapur mallin dhe zhgënjimin e tij.

Situata mori përmasa edhe më serioze kur Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Feros për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Arbenita Ismajli dhe FeroFoto: Norik Uka

Lajmi shkaktoi reagime të shumta dhe e vendosi reperin në qendër të një stuhie mediatike.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) reagoi publikisht bashkë me avokaten e tij, duke mohuar akuzat dhe duke deklaruar se beson në drejtësi, ndërsa njëkohësisht kritikoi mënyrën se si rasti u trajtua në media.

Drama u thellua edhe më tej kur autoritetet në Kosovë raportuan për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, nën dyshimet se ajo nuk kishte zbatuar vendimet gjyqësore për takimet e vajzës me babanë dhe e kishte larguar fëmijën jashtë vendit pa leje.

Ky zhvillim i ri e ktheu konfliktin nga një përplasje personale në një çështje të hapur ligjore ndërkombëtare.

Në këtë klimë tensioni, Arbenita Ismajli doli me një rrëfim të gjatë publik, ku ngriti akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit.

FeroFoto: Instagram

Ajo pretendoi se Fero kishte abuzuar me substanca narkotike, kishte kaluar në rehabilitim dhe ishte rikthyer te përdorimi i drogës, si dhe hodhi dyshime për veprime të paligjshme, duke deklaruar se disponon prova për këto pretendime.

Deklaratat e saj ndezën edhe më shumë debatin publik dhe ndanë opinionin mes palëve.

FeroFoto: Instagram

Në fund të vitit, rikthimi i Feros në muzikë nuk shihet më thjesht si një rikthim artistik, por si pika e nisjes së një viti të trazuar, ku çdo hap i tij u shoqërua me zhvillime dramatike edhe në jetën private.

Historia e Feros dhe Arbenita Ismajlit mbetet një nga më të ndërlikuarat dhe më të komentuara të vitit. /Telegrafi/

Selvije Jao me fjalë prekëse për Shpatin: Kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh



Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka zgjedhur ta kujtojë atë në një nga netët më emocionuese të vitit - natën e ndërrimit të viteve - përmes një postimi prekës në InstaStory.

Me disa fjalë të thjeshta, por thellësisht të ndjera, ajo ka shprehur dhimbjen dhe mallin që vazhdon ta shoqërojë edhe pas ndarjes nga jeta të artistit.

“Zemra nuk njeh kalendar. Unë kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh, Shpat”, ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Ky mesazh ka prekur ndjekësit dhe admiruesit e çiftit, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse dhe ngushëlluese, duke vlerësuar dashurinë dhe lidhjen e fortë që ata ndanin.

Kujtimi i Kasapit mbetet i gjallë jo vetëm përmes muzikës së tij, por edhe përmes fjalëve dhe ndjenjave që bashkëshortja e tij vazhdon të ndajë me publikun.

Nata e Vitit të Ri, që për shumëkënd simbolizon fillime të reja dhe shpresë, për Selvijen duket se ka qenë një moment reflektimi dhe mallëngjimi, duke treguar se humbja e një njeriu të dashur nuk njeh data festive apo kalendar – ajo jeton përditë në zemër. /Telegrafi/

Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemi - të famshmit shqiptarë që vdiqën gjatë vitit 2025



Viti 2025 në shoubizin shqiptar ka qenë i mbushur me emocione, nga rikthime të bujshme dhe koncerte madhështore, deri te polemikat dhe skandalet që mbajtën publikun në ankth.

Por ndër të gjitha ngjarjet që shënuan vitin janë humbjet e disa prej personazheve të famshëm.

Ky vit na kujton se jeta artistike nuk është vetëm spektakël dhe dritë skenash, por edhe përballje me humbje dhe boshllëqe që lënë një mungesë të ndjeshme në kulturën tonë.

Figura të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar si Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi u ndanë nga jeta gjatë vitit të kaluar.

Secili prej tyre la pas një trashëgimi të pasur artistike, me kontribute që shtrihen në muzikë, teatër dhe ekran, dhe secili ndikoi në mënyrë të veçantë në formësimin e skenës kulturore shqiptare.

Enver Petrovci

Enver Petrovci

Enver Petrovci, aktori i shquar dhe figura e njohur e skenës dhe ekranit shqiptar, ndërroi jetë më 22 shtator 2025, në moshën 71-vjeçare.

Një karrierë e gjatë dhe e pasur e ndau Petrovcin nga shumë breza, duke u shquar për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion.

Ai ishte një mjeshtër i dramës, i aftë të interpretonte si në repertor klasik, ashtu edhe në rolet moderne, duke lënë gjithmonë një gjurmë të fuqishme tek publiku dhe kritikët.

Enver Petrovci

Petrovci u nderua për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj artit, duke u shfaqur në shumë produksione të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prezenca e tij në skenë ishte gjithmonë imponuese dhe aftësia e tij për të hyrë në karakterin e roleve të ndryshme bëri që ai të konsiderohej një nga aktorët më të mëdhenj shqiptar.

Humbja e tij është një humbje e thellë për teatrot, ekranin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi, këngëtari i njohur nga Tetova, ndërroi jetë më 26 nëntor 2025 në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai ndodhej në Itali, së bashku me partneren e tij, Selvije Jaon dhe djalin Roelin, kur vdekja e tij e papritur tronditi familjen, fansat dhe gjithë komunitetin muzikor.

Kasapi ishte një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare të brezit të ri dhe të mesëm.

- YouTube www.youtube.com

Karriera e tij muzikore filloi që në adoleshencë dhe ai shquhej për stilin e veçantë të interpretimit, kombinimin e muzikës me elemente moderne dhe fuqinë emocionale që transmetonte në secilën këngë.

Hitet e tij u dëgjuan jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe më gjerë, duke e bërë Shpatin një emër të njohur në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Gjatë viteve, ai arriti të ndërtojë një repertor të pasur me këngë që preknin tema të dashurisë, jetës dhe emocioneve të përditshme.

Ndër hitet më të njohura të tij mbeten: “Valle kosovare”, “Axhamiu”, “S’e pranon”, “Kush të ndau prej meje” etj.

- YouTube www.youtube.com

Humbja e tij papritur është një goditje e madhe për muzikën shqiptare, duke lënë një boshllëk që do të ndihet për shumë vite.

Shemsi Krasniqi - Shemi

Shemsi Krasniqi - Shemi

Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, këngëtari i grupit të famshëm “Ilirët”, u nda nga jeta më 22 dhjetor 2025 në moshën 64-vjeçare.

Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, dhe raportohet se shkaku i vdekjes ishte një sulm në zemër.

Shemi ishte një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare, duke u shquar për zërin e tij të veçantë dhe energjinë që transmetonte në çdo performancë.

Me grupin “Ilirët”, ai solli hite që u dëgjuan dhe u kënduan ndër breza, duke lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën popullore dhe moderne.

- YouTube www.youtube.com

Kontributi i tij nuk ishte vetëm në këngë, por edhe në mënyrën se si grupi formoi stilin dhe identitetin e muzikës së kohës.

Humbja e Shemit shënon një kapitull të trishtë në historinë e muzikës shqiptare dhe lë pas një trashëgimi artistike të çmuar.

Viti 2025 në shoubizin shqiptar ishte një vit i përzier emocionesh: nga rikthimet dhe performancat e bujshme te polemikat dhe skandalet, por edhe humbjet që lanë boshllëk të madh në art dhe kulturë.

Ikonat Enver Petrovci, Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi nuk janë më mes nesh, por veprimtaria e tyre, talenti dhe ndikimi që kanë pasur do të mbeten të paharrueshme për publikun shqiptar. /Telegrafi/

Gold AG shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit



Në ditën e sotme (e enjte) ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha.

“Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Basha mes tjerash në Facebook.

Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga këngëtari i njohur shqiptar, Arian Agushi - Gold AG.

“Zoti të mëshiroftë vendas Nexhat Daci”, ka shkruar ai.

Akademik Daci lindi më 26 korrik 1944 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Leskoc.

Përveç karrierës universitare, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në periudhën 2001-2011, si dhe ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në periudhat 2000-2004 dhe 2004-2006. Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte në dy mandate: 1999-2004 dhe 2018-2019. /Telegrafi/

Beyonce arrin statusin e miliarderes në 2025 - i bashkohet Taylor Swift dhe Rihannas



Beyonce ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderes, duke u bërë një nga figurat më të fuqishme të muzikës moderne dhe duke u bashkuar me një grup shumë të vogël artistësh që kanë kaluar pragun e 10-shifrave.

Sipas Forbes, 44-vjeçarja është artistja e pestë që arrin këtë status, së bashku me bashkëshortin Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.

Kjo arritje vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme ri-ndezjeje artistike për Beyoncen, e cila vazhdon të zhvillohet më shumë se dy dekada pas fillimit të karrierës së saj.

Beyonce

Turneu i saj botëror "Renaissance" në 2023 ishte një sukses i madh, duke sjellë të ardhura prej afërsisht 600 milionë dollarësh, ndërsa viti 2024 solli një ndryshim të papritur kreativ me albumin e saj të parë country, "Cowboy Carter", që i hapi dyert e reja komerciale, përfshirë performancën në NFL dhe turneun më fitimprurës të vitit 2025.

Një pjesë e madhe e pasurisë së Beyonces lidhet me vendimet e saj të mençura biznesore.

Jay Z dhe Beyonce

Në vitin 2010, ajo themeloi "Parkwood Entertainment", duke mbajtur nën kontroll çdo aspekt të karrierës së saj. Turneu "Coëboy Carter" u bazua në pasionin e Beyonces për muzikën 'country' dhe kulturën amerikane.

Çdo detaj i shfaqjes, nga koreografia deri te dizajni i skenës dhe teknologjia e dritave, u kujdes për t’u siguruar që çdo fans të përjetonte një eksperiencë unike.

- YouTube www.youtube.com

Turneu përfshiu performanca surprizë nga Jay-Z, 'Destiny’s Child', Miley Cyrus dhe fëmijët e saj, duke kapur emocionet e publikut.

Pesë shfaqjet në 'SoFi Stadium' arritën të gjeneronin 55.7 milionë dollarë, duke shënuar rekordin për një performancë të vetme nga një artiste femër dhe duke tejkaluar turnetë e Shakiras dhe "Coldplay".

Beyonce

Beyonce ka deklaruar se karriera e saj është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm dhe investimit personal, duke kujtuar fillimet e saj modeste e sakrificat e hershme për të bindur industrinë që një artist 'R&B' mund të shesë stadiume.

Artistja shprehet se ndikimi i albumit dhe turneut "Cowboy Carter" në muzikën 'country' sapo ka filluar, duke u shpresuar që brezat e rinj që e ndoqën shfaqjen do të ndihen të fuqizuar për të ndjekur pasionet e tyre muzikore.

Beyonce

Për Beyoncen, ruajtja e ekuilibrit mes jetës familjare dhe karrierës mbetet prioritet, dhe asnjë shumë parash nuk ia zëvendëson paqen dhe mirëqenien personale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Macaulay Culkin flet për arsyet pse u tërhoq nga aktrimi



Macaulay Culkin ka rrëfyer arsyet pse vendosi të largohej nga aktrimi që në adoleshencë.

Ai nisi karrierën që në moshën 4-vjeçare, duke marrë role në seriale televizive si "The Equalizer" dhe filma si "Rocket Gibraltar" dhe "Uncle Buck".

Suksesi i tij i madh erdhi me rolin e Kevin McCallister në "Home Alone" dhe "Home Alone 2", që e bëri Culkin një yll të famshëm dhe shumë të pasur.

Macaulay Culkin

Megjithatë, ai tërhoqi papritur nga industria pas filmit "Richie Rich" në vitin 1994, një vendim që i ka habitur të gjithë.

Edhe pse gjatë viteve ka marrë disa role të tjera, Culkin thotë se është 'teknikisht i tërhequr' nga aktrimi.

Ai shpjegon: “Tërhiqem dhe nëse gjej diçka që më pëlqen, kthehem, e bëj dhe menjëherë tërhiqem përsëri. Çdo rol është i fundit".

Arsyeja kryesore për largimin e tij nga Hollywoodi ishte presioni nga babai dhe dëshira për të përjetuar eksperienca normale të adoleshencës: “Shkova në shkollë të mesme, u dashurova, u deha për herë të parë, gjëra të tilla".

Sot, pranon role vetëm nëse i pëlqejnë, si në serialin "Fallout".

"Arsyeja që e bëj tani është thjesht sepse më pëlqen. Pagesa, kënaqësia, kjo është arsyeja për të marrë një rol", theksoi mes tjerash. /Telegrafi/

Publikohet 'trailer'-i i episodit të fundit të serialit "Stranger Things"



I titulluar "The Rightside Up", episodi i fundit është në fakt episodi i tetë i sezonit të pestë dhe të fundit të serialit.

Netflix publikoi katër episodet e para të sezonit të pestë në Ditën e Falënderimeve (27 nëntor) si "Stranger Things 5 : Volume 1" dhe më pas tre episodet e tjera në Ditën e Krishtlindjeve si "Volume 2".

Pjesa e dytë përfundon me episodin e shtatë, në të cilin Max (Sadie Sink), i rikthyer me sukses në vetëdije, zbulon planin e të keqes kryesore Vecna për të bashkuar botën me një dimension paralel.

- YouTube www.youtube.com

Personazhet hartojnë një plan për të hyrë në Humnerë, për të shpëtuar fëmijët e rrëmbyer dhe për të shkatërruar Vecnën me një bombë.

Në skenën e fundit, Vecna - ende i maskuar si Henry Creel - ribashkon viktimat e tij të shpëlarë trurin në një seancë ndërsa ato transportohen në Humnerë.

Matt dhe Ross Duffer krijuan serialin "Stranger Things" pothuajse dhjetë vjet më parë dhe Netflix publikoi sezonin e parë në korrik 2016.

Misteri paranormal u bë menjëherë një fenomen, me sezonet e dytë dhe të tretë që u publikuan përkatësisht në 2017 dhe 2019.

Ashtu si sezoni i pestë, edhe sezoni i katërt u publikua në dy pjesë të ndara në maj dhe korrik 2022.

Seriali gjithashtu solli shfaqjen skenike "Stranger Things: First Shadow", e cila u shfaq premierë në West End të Londrës në vitin 2023 dhe aktualisht po luhet në Broadway. /Telegrafi/

Londrim Mekaj flet me Eduard Kuçin: Kam pritur që të më paragjykosh



Gjatë një bisede të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, banorët Londrim Mekaj dhe Eduard Kuçi, kanë ndarë disa mendime të sinqerta mbi perceptimet dhe pritshmëritë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Ka qenë Londrimi ai që i ka thënë Edit se ishte përgatitur të paragjykohej prej tij, duke reflektuar mbi mënyrën se si veprimet e tij mund të interpretohen nga të tjerët.

“Nëse kam pritur të paragjykohem prej dikujt, për gjërat që i bëj unë, me natë të parë e kam pritur prej teje", u shpreh ai.

Foto: Instagram

"Edhe kur më ke thënë ti je si model edhe këto veshje, jam ndal të kam shikuar kam thënë Edi, nuk e kam pritur. Ka të bëj me parimet ndoshta edhe mentaliteti jonë është kundër disa gjërave", shtoi mes tjerash Londrimi.

I njëjti ka një stil të veçantë të paraqitjes, ku edhe shpesh paragjykohet në rrjete sociale.

Sidoqoftë, po pëlqehet tejet shumë për lojën që po e zhvillon brenda shtëpisë së famshme.

Ka qenë po ashtu edhe një nga të preferuarit e publikut, për pozitivitetin dhe energjinë. /Telegrafi/

Jennifer Lopez u përgjigjet kritikave për veshjen e saj: Nëse do të kishe këto të pasme, do të dilje edhe ti zhveshur



Jennifer Lopez filloi koncertet në Las Vegas dhe mbrëmë mbajti performancën e parë të një serie, të cilën e shënoi, ndër të tjera, me shaka për veten dhe iu përgjigj kritikave për veshjen e saj.

Performanca e këngëtares me temë 'Broadway' përfshinte këngë si "Let Me Entertain You" nga muzikali Gypsy, "Waiting for Tonight" nga viti 1999, një bashkëpunim me Mambo nga West Side Story dhe një version xhaz të hitit "Jenny From the Block" dhe së fundmi "Do It Well" nga viti 2007.

Megjithatë, një moment nga performanca e mbrëmshme bëri bujë në rrjetet sociale kur ajo iu drejtua kritikave për stilin e saj të veshjes dhe tha: "Nëse do të kishe këtë të pasme, edhe ti do të dilje lakuriq".

@melindasheckells @JLO is back in Vegas! Night 1 of her new residency at @Caesars Palace 🎲 #jlo #residency #lasvegas #concert #fy ♬ original sound - Melinda Sheckells

Në rrjetin X u nda edhe një video ku këngëtarja bën shaka për martesat e saj të dështuara.

Duke marrë parasysh se më parë kishte një vendbanim në Las Vegas 10 vjet më parë, ajo e kujtoi veten atëherë.

"Kjo kaloi sa hap e mbyll sytë, apo jo? Për ata prej jush që ishin këtu në hapje 10 vjet më parë. Dhe e dini, në atë kohë unë isha e martuar vetëm dy herë", tha ajo, gjë që i hapi sytë publikut dhe e shpërbleu me duartrokitje në këmbë.

Pastaj shtoi: "Ndodhi vetëm një herë. Më dukej sikur kishte ndodhur dy herë", me ç'rast publiku filloi të qeshte përsëri, dhe ajo shtoi se thjesht po bënte shaka.

Koncertet e artistes në Las Vegas do të përfshijnë gjithsej 12 shfaqje në periudhën nga fundi i dhjetorit 2025 deri në fund të marsit 2026. /Telegrafi/

Klodi për Elijonën: Nuk dua të lëndohet prej meje



Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka folur së fundmi për raportin e tij me banoren tjetër, Elijona Binakaj, pas disa momenteve të shfaqjes së simpatisë nga kjo e fundit.

Në një bisedë, Klodi u shpreh se që nga fillimi ka pasur të njëjtën qasje: të ruajë respektin dhe të mos lejojë që Elijona të lëndohet.

“Të njëjtën qasje e kam pasur prej fillimit që ta mbroj deri tani. Unë nuk dua që të lëndohet, ke hera e parë që e pashë duke qarë për mua dhe nuk e dua këtë”, tha ai.

Ai shtoi më tej: “Unë e fajësoj veten në një aspekt. Këtu është lojë. Mendoj që sërish ka simpati për të. Unë me Elin ndihem mirë".

Deklarata e tij tregon se pavarësisht lojës brenda shtëpisë, raporti mes tyre është i bazuar mbi respekt dhe ndjenja të sinqerta.

Kjo situatë u komentua nga shumë për faktin se disa mendojnë që po bëhet për lojë.

Elijona nga ana tjetër theksoi se ndihet mirë me të, edhe pse nuk ka deklaruar më shumë. /Telegrafi/

Iliriana Sadriu publikon një fotografi me Adri Rrogaqin të realizuar para 10 viteve



Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Iliriana Sadriu, ka publikuar së fundmi një fotografi të veçantë me partnerin e saj prej shumë vitesh, Adri Rrogaqi.

Fotografia daton që nga viti 2015, pra 10 vite më parë dhe tregon dyshen në një moment të veçantë të jetës së tyre.

Në foton e publikuar, Iliriana dhe Adri duken dukshëm më ndryshe krahasuar me pamjen e tyre aktuale, duke reflektuar ndryshimet dhe rrugëtimin që kanë kaluar gjatë një dekade.

Foto: Instagram

Dyshja janë bërë të njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova 2, ku marrëdhënia e tyre dhe dinamika brenda shtëpisë tërhoqën shumë vëmendje.

Postimi ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët janë të lumtur të shohin anët më private dhe të hershme të jetës së çiftit.

Fotografia rikujton se pavarësisht famës dhe rrjeteve sociale, Iliriana dhe Adri kanë mbajtur një lidhje të qëndrueshme dhe të mbushur me histori të veçanta.

Të njëjtit kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin e kaluar, 2024. /Telegrafi/

Ditën e fundit të 2025-ës - banorët e nisin me plot disponim



Banorët e shtëpisë më të madhe në vend kanë nisur ditën e fundit të vitit 2025 me shumë humor dhe disponim të lartë.

Edhe pse larg rrethit të tyre familjar, konkurrentët po e përjetojnë këtë moment të veçantë duke e mirëpritur Vitin e Ri me 'familjen' e re të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Banorët kanë hyrë brenda shtëpisë më 17 nëntor, duke kaluar tashmë më shumë se një muaj e gjysmë të mbushur me lojë, sfida dhe momente argëtuese.

Foto: YouTube

Pavarësisht kohës së gjatë larg familjes dhe miqve të jashtëm, atmosfera brenda shtëpisë është mbushur me energji pozitive, lojëra dhe biseda që kanë bërë që ditët e fundit të vitit të jenë më të veçanta.

Për të festuar këtë fundvit, banorët kanë planifikuar edhe një festë të madhe brenda shtëpisë, ku do të shijojnë muzikë, ushqim dhe argëtim në një atmosferë festive.

Foto: YouTube

Kjo është një mundësi për ta përforcuar lidhjen mes tyre dhe për të hyrë në vitin 2026 me buzëqeshje dhe energji pozitive, duke shijuar momentet e fundit të vitit në një ambient unik dhe të mbushur me emocion.

Mbetet për t'u parë se çfarë saktësisht kanë përgatitur për këtë festë, cili do të jetë programi i tyre. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBVA: Nuk e doja më jetën



Juela Nikolli ka bërë një rrëfim tronditës në Big Brother VIP Albania 5 për vrasjen e partnerit dhe motrës së tij.

Në lot, ajo ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka qenë momenti tronditës që i ka dhënë goditje të fortë në jetë.

Konkurrentja deklaroi se nuk e ka dashur më jetën pas vrasjes së njerëzve të saj të dashur, teksa ka shtuar se familjarët e kanë ruajtur gjatë gjithë kohës për të mos e lejuar t’i bëjë keq vetes.

Foto: YouTube

Rrëfimi i plotë i Juelës:

“Besoj që ia kam dalë në jetë pavarësisht vështirësive që kam kaluar në jetë.

Jam e bindur që jeta do të më përplasë përsëri, gjëra të bukura gjëra të vështira.

Familja ime jeton në Milano, kemi 21 vite atje.

Kam tre motra të mrekullueshme, me dy prindër që lanë jetën e tyre për të na dhënë shkollimin e duhur neve.

Babi është një burrë shumë i fortë, ai është rritur edhe jetim, mbase dashuria e madhe që ka për femrën si një figurë që duhet mbrojtur.

Dua vërtetë të bëj krenare familjen time, me gjithë shpirt.Dashuria me Ledin ishte që ne kuptoheshim pa folur. Dashuria zgjati tre vite e gjysmë deri në vitin 2020. Kishte një merak për motrën së bashku me tre vajzat e saj.

Ai erdhi në Shqipëri, për të rregulluar situatën.

Ledi e donte motrën dhe donte t’i mundësonte një jetë më të mirë në Itali pas ndarjes nga burri, e po përpiqej t’i bënte letrat.

Një ditë motra e Ledit kishte mbyllur turnin dhe ai po e priste për tu kthyer në shtëpi, por ishte hera e parë që pasi më shkroi nuk më hapi më telefonin.

Kam marrë mamin e Ledit në telefon dhe ma ka hapur telefonin vajza e madhe e motrës së Ledit, më tha nëna po ulëret në oborr, kanë vrarë dajën dhe mamin. Kam nisur të ulëras.

Një vëlla dhe një motër të vrarë në Rrëshen, i dyshuar ish-burri i motrës.

M'u duk jeta e copëtuar në 1 mijë copa, akoma s’më besohej.

Do martoheshim në verën e viti 2020.Nuk e kam besuar nëse kjo është e vërtetë.

Nuk doja të bërtisja. Nuk do të doja që Ledi të më shihte të shkatërruar edhe në ditën e vdekjes së tij.

Nuk e kisha menduar që do të vishesha me të zezë.

Ishte e tmerrshme që të shihja një vëlla dhe një motër që po varroseshin në një vend, në të njëjtën ditë.

Për një vit rresht mami më ruante në dush dhe motra flinte me mua.

Kam thënë gjatë gjithë kohës që nuk e dua jetën, nuk e imagjinoja jetën time ma Ledin”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Problemet e shumta me ish-partneren, Fero: Tani kam kontakt me vajzën, është gjithçka në rregull



Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, në një intervistë për “Ora Shtatë” ka folur për suksesin, jetën dhe familjen e tij.

Derisa tha se 2026-ta e pret me më shumë projekte, ai ndau pjesë të vështira nga jeta e tij.

Fero u shpreh se Vitin e Ri e pret në gjumë, ndonëse është zgjedhje e tij personale.

Foto: YouTube

Ndërkaq, i pyetur se mos kjo dëshirë vjen edhe nga mungesa e pranisë së vajzës së tij, artisti e pranoi që kjo është ndër arsyet kryesore.

“Po normal, por tani unë flas me vajzën”, u shpreh në vazhdim.

"Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë".

Njoftoi për fansat po ashtu se këngën e re do të lansojë në janar. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Ndërron jetë aktori Isiah Whitlock Jr.



Isiah Whitlock Jr., aktori më i njohur për rolin e tij si Clay Davis në serialin "The Wire" dhe për bashkëpunimet e tij të shpeshta me regjisorin Spike Lee, ka ndërruar jetë.

Ai ishte 71 vjeçar.Vdekja e aktorit u konfirmua nga menaxheri i tij Brian Liebman, i cili e njoftoi lajmin në Instagram.

I njëjti shpjegoi për mediat se aktori ndërroi jetë në paqe në New York pas një sëmundjeje të shkurtër.

"Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që patën kënaqësinë të punonin me të ose ta njihnin. Do të na mungojë shumë", tha tutje.

"Kujtimi i tij qoftë përgjithmonë një bekim. Zemrat tona janë të thyera. Do të na mungojë shumë".

- YouTube www.youtube.com

Whitlock Jr. lindi në South Bend dhe e filloi karrierën si aktor në San Francisko. Ai mori rolin e tij të parë të shquar në vitin 1987 në serialin "Cagney & Lacey".

Gjatë gati katër dekadave, ai është shfaqur në seriale të shumta, duke përfshirë "Law & Order", "Veep", "Your Honor" dhe së fundmi në serialin e Netflix "The Residence". /Telegrafi/

Isiah Whitlock Jr.

Pesë banorët më të preferuar nga publiku në Big Brother VIP Albania 5



Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania ka nisur vetëm pak ditë më parë, por tashmë ka filluar të dalë në pah preferenca e publikut për banorët.

Nga një televotim i zhvilluar, janë përzgjedhur pesë banorët më të pëlqyer deri tani: Armir Shahini, Brikena Selmani, Ilir Vrenozi, Stine dhe Kristi Lamaj.

Këta emra janë të cilët kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut me personalitetin e tyre, sjelljen në shtëpi dhe momentet më të veçanta gjatë ditëve të para të edicionit.

Foto: YouTube

Banorët e përzgjedhur janë ata që kanë krijuar lidhje të veçanta me shikuesit, duke kombinuar argëtimin, strategjinë dhe spontanitetin.

Shtëpia e Big Brother VIP vazhdon të mbetet një arenë ku emocioni, konkurrenca dhe surprizat nuk mungojnë, ndërsa fansat presin me padurim çdo lëvizje të banorëve të tyre të preferuar.

Foto: YouTube

Ky edicion premton të jetë një nga më dinamiket, duke sjellë situata të papritura, rivalitete dhe miqësi që do të jenë në qendër të vëmendjes së publikut deri në finale.

Publiku mbetet vendimtar për fatin e banorëve, duke e bërë televotimin një nga elementët më të rëndësishëm të këtij reality shou. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Foto: YouTube

Foto: YouTube


❌