❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier, ka pĂ«rfunduar hetimet dhe ka dĂ«rguar nĂ« gjyq punonjĂ«sit e AgjencisĂ« Rajonale Mjedisore Fier, VlorĂ«, GjirokastĂ«r pĂ«r veprĂ«n penale ‘ShpĂ«rdorimi detyre’.

Konkretisht bëhet fjalë për:

Arben Voja, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier, drejtor i spitalit rajonal;

B.F., specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

E.B. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

E.Z. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

E.B. specialiste për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

V.G., specialiste monitorimi në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; dhe

P.T., specialist finance në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve, u provua se, drejtori dhe specialistët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, duke vepruar e mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimeve të brendshme të kryera nga Ministria e Mjedisit:

KanĂ« miratuar dhe refuzuar leje mjedisore tĂ« tipit “C” nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin, pa kryer verifikime nĂ« terren dhe pa respektuar kriteret ligjore dhe nĂ«nligjore; disa leje mjedisore tĂ« tipit “C” ishin miratuar nĂ« mungesĂ« tĂ« dokumentacionit tĂ« detyrueshĂ«m qĂ« kĂ«rkohet nga ligji dhe aktet nĂ«nligjore; si dhe janĂ« konstatuar standarde tĂ« ndryshme vendimmarrjeje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar tĂ« tjera pa bazĂ« ligjore.

 

The post Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore appeared first on Albeu.com.

Ditët e fundit të 2025-ës, vajza e Silvinjos ndan fotot nga pushimet familjare në Brazil

✇Albeu
By: V K

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes,është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo updeton ndjekësit e saj me çdo gjë që ndodh rreth saj.

Së fundmi, ajo ka postuar foto nga pushimet që po kalon së bashku me familjarët e saj në një plazh në Brazil.

Të gjithë duken të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa po shijojnë ditët e fundit të 2025-ës.

 

The post Ditët e fundit të 2025-ës, vajza e Silvinjos ndan fotot nga pushimet familjare në Brazil appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Rama: Akuzat ndaj Karçanajt janë të hatashme, të presim me durim fjalën e drejtësisë

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Podkastin FLASIM lidhur me hetimin e SPAK mbi tenderat e dhëna nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe skandalin e fundit që lidhet me këtë institucion.

Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanain, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

Kryeministri nĂ«nvizoi se Karçanaj ndodhet aktualisht nĂ«n njĂ« masĂ« sigurie pĂ«r njĂ« akuzĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, por theksoi se e vĂ«rteta mund tĂ« dalĂ« vetĂ«m nga drejtĂ«sia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbĂ«s politike dhe mediatike”.

“AKSHI pĂ«rballet sot me njĂ« hetim nga SPAK pĂ«r pĂ«rdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai qĂ« udhĂ«hoqi jĂ«tĂ«simin e vizionit tonĂ« qeverisĂ«s transfomimin digjital tĂ« qeverisĂ« me dije me vullnet e pĂ«rkushtim tĂ« pĂ«rditshĂ«m pĂ«r 12 vite, gjendet nĂ«n njĂ« masĂ« sigurie me njĂ« akuzĂ« tĂ« hatashme pĂ«r tĂ« cilĂ«n duhet pritur me durim vetĂ«m nga drejtĂ«sia jo nga 700 tenxheret e çorbĂ«s politike dhe mediatike, qĂ« tĂ« dalĂ« e vĂ«rteta e saj. Por e di qĂ« falĂ« saj dhe SkuadrĂ«s sĂ« AKSHI, ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« njĂ« kapĂ«rcim tĂ« madh”, tha ai.

The post Dosja e AKSHI-t/ Rama: Akuzat ndaj Karçanajt janë të hatashme, të presim me durim fjalën e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat: Pjesëmarrja në dy orët e para

✇Albeu
By: V K

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00 ka arritur vetëm 2.61%.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, duke i dhënë mundësi qytetarëve të votojnë gjatë gjithë ditës.

Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

KQZ-ja ka pĂ«rgatitur 948 qendra votimi nĂ« vend dhe pikat e votimit nĂ« mbi 20 vende jashtĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« ambasada dhe konsullata, pĂ«r t’i lehtĂ«suar votuesit jashtĂ« vendit qasjen te procesi zgjedhor.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

The post Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat: Pjesëmarrja në dy orët e para appeared first on Albeu.com.

SPAK dhe BKH në aksion, ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që u janë kontrolluar banesat

✇Albeu
By: V K

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), kanë hyrë në një fazë të re dhe intensive hetimore, ku në fokus janë të gjithë biznesmenët dhe zyrtarët publikë që rezultojnë të lidhur, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ministren dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se nuk bëhet më fjalë për veprime sporadike, por për një strategji të plotë hetimore, e cila synon të zbërthejë të gjithë rrjetin administrativ dhe ekonomik që dyshohet se ka përfituar nga tendera të paracaktuar, kontrata publike të manipuluara dhe vendimmarrje klienteliste në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

54 kontrolle, dhjetëra persona nën lupë

Vetëm në dy ditët e fundit, më shumë se 40 oficerë të BKH-së kanë ushtruar 54 kontrolle në zyra dhe banesa të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, si dhe të biznesmenëve të njohur që kanë pasur marrëdhënie kontraktuale apo personale me rrethin e ngushtë të Ballukut.

Mes personave të kontrolluar mësohet se janë: Sindi Dushku, drejtoreshë e Kabinetit të Ballukut biznesmenë të njohur si Ram Geci, Sadik Ismailaj (Alb-Star), Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, Ilir Shtufi, Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj, si dhe të tjerë emra që po dalin nga verifikimet financiare dhe komunikimet elektronike. Për dy prej tyre fletë arresti gati në SPAK.

Por në listë janë edhe dy oligarkë të fuqishëm, të cilëve po kontrollohet çdo pasuri si dhe komunikimet mobile. Disa veprime të tyre u kanë nga hetimet dhe nga përgjimet.

Sekuestro masive dhe ekspertim digjital

Gjatë operacioneve janë sekuestruar dhjetëra telefona celularë, laptopë dhe pajisje elektronike, të cilat SPAK i ka vlerësuar me urgjencë si prova të ligjshme dhe i ka dërguar për ekspertim kompjuterik të thelluar.

Objekt i analizës janë:

komunikimet në aplikacione të koduara,

email-e zyrtare dhe private,

dokumente tenderash,

dhe gjurmë financiare që mund të provojnë koordinim të paligjshëm mes zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Në këtë kuadër, është kontrolluar për herë të dytë edhe Viola Haxhiademi, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), së cilës i është sekuestruar edhe aparati celular.

Sinjal i fortë politik dhe institucional

Fakti që SPAK dhe BKH po hetojnë çdo biznesmen dhe çdo zyrtar të lidhur me Ballukun, pa përjashtime, shihet si një sinjal i fortë se imuniteti politik nuk garanton më mbrojtje dhe se drejtësia e re po teston realisht kufijtë e saj.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja, përfshirë thirrje për marrje në pyetje, masa sigurie dhe zgjerim të akuzave.

Ndërkohë nën monitorim të fortë kanë dy oligarkët, të cilët dyshohet ndër të tjera, se kanë ndërhyrë për miq apo firma që fshihen pas tyre, që të fitojnë tenderimet në dhjetra e qindra milionë euro.

Po kështu BKH ka marrë urdhër nga prokurorët e SPAK, Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe shefi i ri i akuzës, Klodjan Braho që të mbikqyrin dy oligarkët në çdo lëvizje dhe të kontrollojnë në mënyrë të befasishme disa njerëz dhe firma që rrijnë pas tyre.

Burimet thonë se për njerin prej tyre, që ka fuqi të madhe, po pritet fletë arresti.

Me sa duket SPAK do jetë historia e re e Shqipërisë. Arben Kraja, është shefi i parë i SPAK që hodhi themelet e çelikta të institucionit, me pas Altin Dumani që e ktheu në fortesë të jashtëzakonshme në arrestime të politikanëve të lartë dhe në ndëshkime të krimit të organizuar.

Ndërsa tani Klodian Braho, ka misonin e madh që përveç atyre që janë arritur, të arrestojë edhe në botën e oligarkëve, të cilët përdorin politikën, mafien, median dhe çdo gjë tjetër për të vjedhur buxhetin e shtetit.

Viti 2026 do jetĂ« viti i “sketerrĂ«s” pĂ«r oligarkĂ«t qĂ« kanĂ« marrĂ« qindra milionĂ« euro si dhe nuk paguajnĂ« taksat.

Një skuadër financiare edhe me të huaj, specializuar nga FBI, po heton koncensionet, tenderimet, bankat, resortet turistike dhe kullat.

Një bankë e nivelit të dytë po kalohet në sitë për transaksionet financiare që ka kryer për llogari të krimit të organizuar dhe një oligarku.

The post SPAK dhe BKH në aksion, ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që u janë kontrolluar banesat appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë

✇Albeu
By: V K

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Sipas raportimeve paraprake, nga ngjarja tragjike kanë humbur jetën katër pasagjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje mbizotëroi kaosi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të ndihmuar të lënduarit.

Një numër i madh zjarrfikësish, efektivësh policie dhe ndihmës mjekësorë u angazhuan në operacionin e shpëtimit.

Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve më të afërta për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut

✇Albeu
By: V K

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.

Votimi kolektiv, është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.

Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut appeared first on Albeu.com.

Riintegrimi i vështirë/ Të diskriminuar dhe me shëndet të dobët mendor, emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

✇Albeu
By: V K

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret, për së dyti, shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia, kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijĂ« persona janĂ« rikthyer gjatĂ« 2012–2024. Pjesa mĂ« e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatĂ« 2020–2024.

NĂ« periudhat mĂ« tĂ« hershme, pesha e tĂ« kthyerve ka qenĂ« mĂ« e ulĂ«t, me vetĂ«m 10–19% tĂ« rikthyer nĂ« çdo interval pesĂ«vjeçar ndĂ«rmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë të rikthyerve dhe karakterizohen nga dominimi i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri. Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit, u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës, apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Anketa zbuloi se normat e punĂ«simit janĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r emigrantĂ«t e kthyer rishtazi. Ata qĂ« u kthyen gjatĂ« periudhĂ«s 2000–2004 kanĂ« normĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« punĂ«simit, nĂ« 93%.

Kjo normĂ« bie gradualisht pĂ«r grupet e mĂ«vonshme, nĂ« 60% pĂ«r periudhĂ«n 2005–2009, 65% pĂ«r 2010–2014 dhe 53% pĂ«r 2015–2019.

Norma mĂ« e ulĂ«t e punĂ«simit, 46%, vĂ«rehet tek emigrantĂ«t e kthyer nĂ« periudhĂ«n 2020–2024, duke treguar sfida mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r riintegrimin afatshkurtĂ«r nĂ« tregun e punĂ«s.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht tĂ« larta punĂ«simi (67%), mĂ« tĂ« larta se meshkujt jo-emigrantĂ« (59%), duke sugjeruar se pĂ«rvoja migratore mund t’u japĂ« atyre njĂ« avantazh tĂ« lehtĂ« nĂ« tregun e punĂ«s pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), ç`ka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata qĂ« janĂ« kthyer prej mĂ« pak se njĂ« viti kanĂ« 22 pikĂ« pĂ«rqindjeje mĂ« pak gjasa tĂ« jenĂ« tĂ« punĂ«suar, ndĂ«rsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punĂ«simit bĂ«het 7 pikĂ« pĂ«rqindjeje mĂ« i lartĂ« se te jo-emigrantĂ«t, duke sugjeruar se pĂ«rfitimet nga pĂ«rvoja migratore materializohen gradualisht.

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret për së dyti shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijĂ« persona janĂ« rikthyer gjatĂ« 2012–2024. Pjesa mĂ« e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatĂ« 2020–2024.

NĂ« periudhat mĂ« tĂ« hershme, pesha e tĂ« kthyerve ka qenĂ« mĂ« e ulĂ«t, me vetĂ«m 10–19% tĂ« rikthyer nĂ« çdo interval pesĂ«vjeçar ndĂ«rmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë rikthyerve dhe karakterizohen nga një dominim i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri.

Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi.

Ata qĂ« u kthyen gjatĂ« periudhĂ«s 2000–2004 kanĂ« normĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« punĂ«simit, nĂ« 93%. Kjo normĂ« bie gradualisht pĂ«r grupet e mĂ«vonshme, nĂ« 60% pĂ«r periudhĂ«n 2005–2009, 65% pĂ«r 2010–2014 dhe 53% pĂ«r 2015–2019.

Norma mĂ« e ulĂ«t e punĂ«simit, 46%, vĂ«rehet tek emigrantĂ«t e kthyer nĂ« periudhĂ«n 2020–2024, duke treguar sfida mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r riintegrimin afatshkurtĂ«r nĂ« tregun e punĂ«s.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht tĂ« larta punĂ«simi (67%), mĂ« tĂ« larta se meshkujt jo-emigrantĂ« (59%), duke sugjeruar se pĂ«rvoja migratore mund t’u japĂ« atyre njĂ« avantazh tĂ« lehtĂ« nĂ« tregun e punĂ«s pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), çka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër, emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata qĂ« janĂ« kthyer prej mĂ« pak se njĂ« viti kanĂ« 22 pikĂ« pĂ«rqindjeje mĂ« pak gjasa tĂ« jenĂ« tĂ« punĂ«suar, ndĂ«rsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punĂ«simit bĂ«het 7 pikĂ« pĂ«rqindjeje mĂ« i lartĂ« se te jo-emigrantĂ«t, duke sugjeruar se pĂ«rfitimet nga pĂ«rvoja migratore materializohen gradualisht.

Të rikthyer, tranzicion i fortë profesional

Emigrantët e kthyer shpesh përjetojnë ndryshime në profesion dhe sektor pas rikthimit në Shqipëri.

Ata që janë kthyer para kohe shfaqin luhatje më të theksuara. Këta të fundit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndërprerje në trajektoren e tyre profesionale, me përputhje më të dobët midis punës që kanë pasur jashtë vendit dhe asaj që gjejnë pas kthimit.

Ndër emigrantët që nuk janë kthyer para kohe, rreth 42% janë rikthyer për të punuar në një sektor të ndryshëm nga ai ku ishin të punësuar jashtë, ndërsa 43% kanë kaluar në një profesion tjetër, duke treguar tranzicione ose ndërprerje relativisht të shpeshta.

Vetëm 9% e emigrantëve që nuk u kthyen para kohe raportojnë se kanë pasur punë me nivel më të lartë aftësish jashtë sesa pas kthimit, ndërsa kjo përqindje bie në vetëm 2% tek ata që u kthyen para kohe.

Rreth 83% e meshkujve të kthyer dhe 76% e grave të kthyera raportojnë se kanë kontratë të shkruar, krahasuar me 83% të meshkujve dhe 86% të grave jo-emigrante.

Vetëpunësimi, zgjidhja fillestare

Pesha e emigrantëve të kthyer që janë të vetëpunësuar është rritur ndjeshëm deri në vitin 2014, qoftë si rezultat i rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse, qoftë për shkak të vështirësive në aksesin ndaj punësimit formal, por kjo prirje ka mbetur relativisht e qëndrueshme më pas.

Në përgjithësi, vetëpunësimi ka kaluar nga një strategji periferike riintegrimi në një element të rëndësishëm të përvojës së emigrantëve të kthyer, veçanërisht pas vitit 2010.

Pesha e tĂ« vetĂ«punĂ«suarve rritet nga vetĂ«m 7% e atyre qĂ« u kthyen nĂ« periudhĂ«n 2000–2004, nĂ« 22% pĂ«r 2005–2009, duke arritur kulmin nĂ« 34% pĂ«r grupin 2010–2014 dhe duke u stabilizuar rreth 29% pĂ«r kohortat mĂ« tĂ« fundit (2015–2024).

Kjo prirje sugjeron se emigrantët e kthyer më rishtazi po i drejtohen gjithnjë e më shumë vetëpunësimit si një rrugë për riintegrim ekonomik, si një mundësi, por edhe si domosdoshmëri.

Nga njĂ«ra anĂ«, emigrantĂ«t e rinj tĂ« kthyer mund tĂ« sjellin ide tĂ« reja, aftĂ«si tĂ« pĂ«rmirĂ«suara, kursime tĂ« akumuluara dhe rrjete mĂ« tĂ« gjera, duke forcuar potencialin sipĂ«rmarrĂ«s. ShumĂ« prej tyre pĂ«rballen me barriera pĂ«r t’u riintegruar nĂ« punĂ«sim tĂ« paguar formal dhe, pĂ«r rrjedhojĂ«, e shohin vetĂ«punĂ«simin si alternativĂ«n e vetme.

Të dhënat tregojnë se emigrantët e kthyer më së fundmi kanë më pak gjasa të jenë të punësuar në përgjithësi, por më shumë gjasa të jenë të vetëpunësuar krahasuar me ata që janë kthyer më herët.

Me kalimin e kohës, ky model përmbyset, pesha e vetëpunësimit bie dhe punësimi me pagë rritet, duke treguar një integrim gradual në tregun formal të punës.

Vetëpunësimi përbën një strategji të rëndësishme ekonomike, veçanërisht për emigrantët e kthyer para kohe dhe për gratë. Ndërsa normat e përgjithshme të punësimit shfaqin dallime të theksuara gjinore, diferencat midis burrave dhe grave në vetëpunësim janë shumë më të vogla.

Aktivitetet sipërmarrëse mund të ofrojnë një alternativë më të barabartë, duke reduktuar pabarazitë gjinore në tregun e punës për emigrantët e kthyer.

Ndër të gjithë emigrantët e kthyer të punësuar, 25% e meshkujve dhe 21% e grave janë të vetëpunësuar. Te emigrantët që u kthyen para kohe, hendeku gjinor përmbyset: 41% e grave janë të vetëpunësuara, krahasuar me 25% të meshkujve.

Evidenca e mëparshme ka treguar se gratë shqiptare të kthyera, veçanërisht ato me qëndrime më të shkurtra jashtë vendit, përballen me barriera të konsiderueshme në punësimin me pagë, ç`ka i shtyn drejt vetëpunësimit si një zgjedhje e detyruar.

Në të kundërt, te emigrantët që nuk u kthyen para kohe, vetëpunësimi është më i ulët (19% për meshkujt dhe 10% për gratë).

Jo-emigrantët shfaqin një normë pak më të lartë vetëpunësimi (28%) krahasuar me emigrantët e kthyer (24%).

Po ashtu, meshkujt jo-emigrantë kanë norma më të larta vetëpunësimi sesa meshkujt e kthyer, ndërsa për gratë, normat janë të ngjashme, duke treguar se vetëpunësimi është tashmë një strategji e përhapur edhe në popullsinë vendase.

Ndër emigrantët e kthyer të vetëpunësuar, shumica dërrmuese operojnë pa punonjës të paguar, duke kufizuar potencialin e krijimit të vendeve të reja të punës.

Vetëm një pjesë shumë e vogël e emigrantëve të kthyer raportojnë se janë punëdhënës me punonjës të paguar (7% dhe 9% përkatësisht), ndërsa puna familjare kontribuuese është pothuajse e papërfillshme.

Kjo tregon se vetëpunësimi i emigrantëve të kthyer ka shfaqur potencial të kufizuar për zgjerim të biznesit, ndoshta për shkak të mungesës së kapitalit, aksesit të kufizuar në kredi ose vështirësive në orientimin në mjedisin e biznesit pas kthimit.

Emigrantët e kthyer, të diskriminuar dhe shëndet të dobët mendor

Emigrantët e kthyer mund të përballen me barriera shtesë në procesin e riintegrimit në shoqërinë shqiptare, sipas rezultateve të anketës.

Disa prej tyre raportojnë ndjenja të përjashtimit dhe mospërputhje kulturore, të cilat prekin veçanërisht fëmijët.

Për disa grupe të emigrantëve të kthyer, sidomos ata që vijnë nga komunitete të margjinalizuara si pakicat rome dhe egjiptiane, stigma sociale dhe diskriminimi e vështirësojnë edhe më shumë përshtatjen me jetën në Shqipëri.

Diskutimet në grupe fokusi nxjerrin gjithashtu në pah shfaqjen e traumave psikologjike dhe problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht tek emigrantët që janë detyruar të kthehen pas dëbimeve të papritura. Këto sfida mbeten kryesisht të paadresuara, duke krijuar boshllëk kritik në mirëqenien e tyre.

Aktualisht, mbledhja sistematike e të dhënave administrative mbi nevojat dhe rezultatet e riintegrimit të emigrantëve të kthyer mbetet e kufizuar.

Korniza ligjore ekzistuese nuk parashikon të drejta të qarta dhe mbështetje të standardizuar për riintegrimin e të gjithë emigrantëve të kthyer.

Shërbimet që ofrohen janë shpesh të fragmentuara dhe janë evidentuar probleme të koordinimit ndërinstitucional.

Diskutimet në grupe fokusi theksojnë gjithashtu, përdorimin e kufizuar të shërbimeve nga emigrantët e kthyer.

Emigrantët më të cenueshëm kanë më shumë gjasa të përdorin shërbimet në dispozicion, si strehimi i përkohshëm, formimi profesional, mbështetja financiare ose ndihma emergjente nga qendrat komunitare.

Mbështetja psikologjike, kur është e disponueshme, ofrohet kryesisht nga organizata joqeveritare.

Aksesi nĂ« shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore cilĂ«sore mbetet njĂ« sfidĂ« pĂ«r emigrantĂ«t e kthyer dhe pĂ«rmendet nga disa anĂ«tarĂ« tĂ« diasporĂ«s, si njĂ« faktor qĂ« ndikon nĂ« hezitimin pĂ«r t’u rikthyer nĂ« ShqipĂ«ri.

Barriera strukturore, si mungesa e njohjes së dokumentacionit mjekësor të lëshuar jashtë vendit dhe kostot e përkthimit të dokumenteve, raportohen gjithashtu si pengesa të rëndësishme.

Disa emigrantĂ« tĂ« intervistuar shprehin perceptime negative mbi kapacitetet e institucioneve pĂ«r t’i mbĂ«shtetur nĂ« procesin e riintegrimit.

Të rikthyerit planifikojnë të emigrojnë më shumë se të tjerët

Synimet për riemigrim janë më të larta krahasuar me bashkëmoshatarët e të rikthyerve që nuk kanë emigruar.

Sipas anketës, rreth 13% e emigrantëve të kthyer shprehin plane për të jetuar sërish jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.

Ndër ata që planifikojnë të emigrojnë, emigrantët e kthyer raportojnë një nivel më të lartë të përgatitjeve konkrete (42%) sesa jo-emigrantët (35%).

Për emigrantët e kthyer, format më të shpeshta të përgatitjes përfshijnë kërkimin e punës (16%), kontaktimin e miqve ose të njohurve në vendin e destinacionit (11%), si dhe përgatitjen e dokumentacionit ligjor (16%).

Ndërkohë, jo-emigrantët raportojnë nivele të ngjashme përgatitjeje në kërkimin e punës (17%), por priren dukshëm të mbajnë kontakte me persona jashtë vendit (46%), e cila përbën edhe formën më të përhapur të përgatitjes në këtë grup.

Për më tepër, jo-emigrantët shfaqin norma pak më të larta në plotësimin e dokumenteve ligjore (12%) dhe në blerjen e biletave (10%), krahasuar me emigrantët e kthyer.

Emigracioni thellohet, ikin të rinjtë

Me rreth 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 2024 dhe 108,503 persona që janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit, migracioni formëson në mënyrë të thellë strukturën demografike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Më shumë se një e treta e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar që ka jetuar ose jeton aktualisht jashtë vendit, sipas rezultateve të anketës së emigracionit.

Migracioni shqiptar karakterizohet kryesisht nga punëtorë të rinj, meshkuj dhe me aftësi të mesme, që kërkojnë mundësi ekonomike jashtë vendit, me dallime të rëndësishme gjeografike brenda vendit.

EmigrantĂ«t aktualĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rqendruar kryesisht nĂ« grupmoshĂ«n 25–44 vjeç, duke reflektuar motivimet ekonomike qĂ« nxisin vendimet pĂ«r migrim.

Gati tre të katërtat e emigrantëve janë meshkuj, me pabarazi gjinore veçanërisht të theksuara në destinacionet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Gjermania.

Me më shumë se dy të tretat e emigrantëve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Përbërja arsimore ndryshon ndjeshëm sipas vendit të destinacionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë emigrantët më të arsimuar (gati një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa vetëm 5% e shqiptarëve në Greqi kanë përfunduar arsimin e lartë.

Përvojat dhe përgatitja para nisjes

Anketa e emigracionit ka evidentuar se para largimit, emigrantët zakonisht punojnë në profesione me aftësi më të ulëta krahasuar me jo-migrantët, duke fituar rreth 10% më pak.

Normat e punësimit të emigrantëve bien ndjeshëm ndërsa afrohet momenti i nisjes. Tre muaj para migrimit, tre nga katër emigrantë të ardhshëm në moshë pune janë të punësuar, por kjo shifër bie ndjeshëm në 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Krahasuar me jo-migrantët, emigrantët e ardhshëm kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në punë me aftësi të ulëta ose të mesme përpara migrimit.

Ata zakonisht janĂ« tĂ« angazhuar nĂ« “PunonjĂ«s ShĂ«rbimesh dhe Shitjesh” dhe “PunonjĂ«s tĂ« Zejeve dhe Profesioneve tĂ« Ngjashme”, ndĂ«rsa kanĂ« mĂ« pak gjasa tĂ« mbajnĂ« pozicione qĂ« kĂ«rkojnĂ« aftĂ«si si “MenaxherĂ«â€, “ProfesionistĂ«â€ dhe “TeknikĂ«â€.

Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë

Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD).

Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).

Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).

Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.

Largimi bëhet në informalitet

Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.

Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.

Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.

Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi.

EmigrantĂ«t e rinj tĂ« moshĂ«s 15–24 vjeç shfaqin normĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« marrĂ«veshjeve para nisjes (51%), megjithĂ«se kĂ«to norma bien me rritjen e moshĂ«s.

EmigrantĂ«t drejt FrancĂ«s, GjermanisĂ« dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar kanĂ« mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« sigurojnĂ« punĂ«sim para nisjes (41–44%), ndĂ«rsa ata qĂ« drejtohen drejt ItalisĂ«, Shteteve tĂ« Bashkuara dhe GreqisĂ« shfaqin norma mĂ« tĂ« ulĂ«ta (21–27%).

Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.

Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri.

Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.

Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.

Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara.

Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.

Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta.

Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.

Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%).

Kostot e emigracionit 1,100 euro për person, 15% marrin kredi

Duke emigruar, shqiptarët nxjerrin jashtë vendit edhe vlera monetare që u duhen për mbulimin e kostove të largimit.

Sipas të dhënave të anketës, emigrantët shqiptarë që jetojnë aktualisht jashtë vendit raportojnë kosto totale rreth 1,100 USD, që është e barabartë me dy muaj të një page mesatare.

Ndërkohë, kostot e kthimit në Shqipëri janë më të ulëta, rreth 370 USD.

Transporti mbetet shpenzimi më i madh, së bashku me kosto të tjera të rëndësishme, përfshirë tarifat e vizave, kontrollet mjekësore, sigurimet dhe, në disa raste, kurse orientimi.

Kursimet personale shërbejnë si burimi kryesor i financimit të emigrantëve, megjithëse disa mbështeten gjithashtu në ndihmë nga të afërm dhe miq (42 dhe 41% e emigrantëve aktualë).

Huamarrja pĂ«r tĂ« financuar migracionin prek rreth 15% tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« total, me norma mĂ« tĂ« larta ndĂ«r emigrantĂ«t mĂ« tĂ« rinj (25–29% pĂ«r individĂ«t e moshĂ«s 15–34 vjeç) dhe ata me arsim tĂ« lartĂ« (26%).

Shpenzimet mujore tĂ« larta jashtĂ« vendit (rreth 1,300–1,600 USD) e reduktojnĂ« mĂ« tej potencialin e kursimit, me mĂ« shumĂ« se 25% tĂ« emigrantĂ«ve tĂ« kthyer qĂ« nuk kanĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« kursejnĂ« asnjĂ« para deri nĂ« momentin e kthimit nĂ« ShqipĂ«ri./Monitor

 

The post Riintegrimi i vështirë/ Të diskriminuar dhe me shëndet të dobët mendor, emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban appeared first on Albeu.com.

Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, shpallet gjendje emergjence, anulohen mijëra fluturime

✇Albeu
By: V K

Një stuhi e fuqishme dimërore, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New Jersey.

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në transport, veçanërisht në trafikun ajror.

Sipas të dhënave nga FlightAware, më shumë se 1.600 fluturime janë anuluar, ndërsa mbi 7.400 të tjera janë vonuar në mbarë vendin.

Aeroportet më të prekura janë John F. Kennedy, Newark Liberty dhe LaGuardia, të cilat shërbejnë zonën metropolitane të Nju Jorkut.

Probleme të mëdha janë raportuar edhe në Boston, Chicago dhe Toronto.

Nga kompanitë ajrore, JetBlue, Delta Air Lines, American Airlines, United Airlines, Republic Airways dhe Southwest Airlines kanë anuluar qindra fluturime, për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ka kërkuar banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të udhëtojnë vetëm nëse është absolutisht e domosdoshme.

The post Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, shpallet gjendje emergjence, anulohen mijëra fluturime appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kryetari i KQZ voton i pari: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.

“Dje e kemi pas procesin e votimit nĂ« diasporĂ« dhe gjithçka ka shkuar qetĂ« sipas njoftimeve. Uroj qĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« ditĂ« e qetĂ« dhe e mbarĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« dhe procesi tĂ« mos ketĂ« asnjĂ« problem”, ka thĂ«nĂ« ai.

Radoniçi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

The post Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kryetari i KQZ voton i pari: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.5 lekë, në shitje me 82 lekë.

Euro, do të blihet me 95 lekë, do të shitet me 96.2 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102 lekë dhe shitet me 103 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 108.4 lekë dhe shitet me 110 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 58.5 lekë në blerje dhe me 60 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Fitorja e Juventusit, trajneri Spaleti vlerëson Zhegrovën: Rrezikuam me të sepse kishim


✇Albeu
By: V K

Juventusi e mposhti Pizën me rezultatin 2-0. Loja ndryshoi pas aktivizimit të Edon Zhegrovës në pjesën e dytë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit. Për këtë edhe trajneri Spaleti foli pas ndeshjes duke i dhënë merita.

“NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, kishim mĂ« shumĂ« cilĂ«si, ishim mĂ« krijues, Zhegrova dhe Dejvid bĂ«nĂ« mirĂ«, duke na dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« cilĂ«si nĂ« metrat e fundit. ArritĂ«m tĂ« shĂ«nonim dhe nĂ« atĂ« moment tĂ« lojĂ«s ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapĂ«sira nĂ« zonĂ«.

Zhegrova kishte grip dhe tri ditĂ« me temperaturĂ« tĂ« lartĂ«, prandaj kisha dyshime nĂ«se mund tĂ« pĂ«rballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vĂ«shtirĂ«si nĂ« krijimin e atyre hapĂ«sirave, dhe ai, siç e pamĂ«, Ă«shtĂ« dikush me ‘fitilin e ndezur’, di tĂ« kalojĂ« kundĂ«rshtarĂ«t dhe tĂ« bĂ«jĂ« zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spaleti.

The post Fitorja e Juventusit, trajneri Spaleti vlerëson Zhegrovën: Rrezikuam me të sepse kishim
 appeared first on Albeu.com.

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në Kosovë zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Rreth 2 milionë e 76 mijë e 290 votues qytetarë, kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, të cilat janë të dytat parlamentare që mbahen brenda një viti.

Në garë janë gjithsej 1.146 kandidatë nga 23 subjekte politike, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë.

Gara për postin e kryeministrit përfshin Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Ramush Haradinajn.

Një ditë më parë, të drejtën e votës e ushtroi diaspora, ku sipas të dhënave, pjesëmarrja arriti në 81%.

Sot ka votuar edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili e hodhi votën e tij në Pejë.

Pas votimit, Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

The post Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Dhjetor 2025, kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-4 ballĂ«.

The post Parashikimi i motit 28 Dhjetor 2025, kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja.

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« KavajĂ« arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin Eri Velecia, 42-vjeç, banues nĂ« KavajĂ«. GjatĂ« veprimeve procedurale, me cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale u sekuestruan njĂ« mjet prerĂ«s (thikĂ«) dhe njĂ« mjet prerĂ«s (sĂ«patĂ«)”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

The post EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Ëndrra e ShqipĂ«risĂ«, trajneri i pretendentĂ«ve nĂ« Angli: Ky sulmues mund t’i dĂ«rgojĂ« nĂ« BotĂ«ror, nuk do tĂ« mĂ« habisĂ«

✇Albeu
By: V K

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri boshnjak kishte punuar me Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa transferimi nuk u realizua për shkak se merkato e Hull Sitit u bllokua nga FIFA.

Tashmë që Hoxha është kthyer në titullar të rëndësishëm te Dinamo Zagreb, Jakiroviç ka folur sërish. Këtë herë duke treguar për besimin te anësori, që të çojë Shqipërinë në Botëror.

“Nuk Ă«shtĂ« sekret qĂ« e kam dashur ArbĂ«rin dhe se nga ana e tij kishte interes tĂ« madh pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« Angli. MegjithatĂ«, te Dinamo ai nuk ishte opsioni i parĂ« gjatĂ« verĂ«s dhe pĂ«rmendeshin edhe disa klube tĂ« tjera. Pastaj na goditi ai pezullimi i merkatos, ArbĂ«ri luftoi pĂ«r vendin e tij dhe gjithçka po shkon shumĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

PĂ«rndryshe, ai Ă«shtĂ« njĂ« karakter i madh dhe njĂ« djalĂ« i ri fisnik. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, pĂ«rveç cilĂ«sive tĂ« tij futbollistike qĂ« po dalin gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« pah, kam kĂ«mbĂ«ngulur aq shumĂ« nĂ« transferimin e tij. Ai mund tĂ« luajĂ« nĂ« liga tĂ« mĂ«dha dhe Ă«shtĂ« shtyllĂ« e pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« tij. Sinqerisht, nuk do tĂ« mĂ« habiste aspak nĂ«se ai e çon ShqipĂ«rinĂ« nĂ« BotĂ«rorin e AmerikĂ«s, pasi nĂ« play-off kanĂ« njĂ« short tĂ« favorshĂ«m pĂ«r njĂ« arritje tĂ« tillĂ«â€, u shpreh trajneri boshnjak qĂ« synon tĂ« ngjitet nĂ« Premier LigĂ« me Hull Sitin.

The post Ëndrra e ShqipĂ«risĂ«, trajneri i pretendentĂ«ve nĂ« Angli: Ky sulmues mund t’i dĂ«rgojĂ« nĂ« BotĂ«ror, nuk do tĂ« mĂ« habisĂ« appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

✇Albeu
By: V K

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.

Krahas fotove, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje në 11 procedura tenderuese, të cilat kapin vlerën e 1.1 mld eurosh, shkruan se ka kremtuar festën mes familjeve lushnjare

“GĂ«zimi i festave Ă«shtĂ« akoma mĂ« i madh kur ndahet me njerĂ«zit qĂ« duam. ZĂ«rat e gĂ«zuar tĂ« fĂ«mijĂ«ve, aroma e Ă«mbĂ«l e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme tĂ« miqve, krijojnĂ« njĂ« atmosferĂ« magjike.
E kalova ditĂ«n sot mes ngrohtĂ«sisĂ« sĂ« familjeve lushnjare, miq tĂ« mirĂ«, me zemĂ«r tĂ« bardhĂ« e mikpritĂ«s tĂ« rrallĂ«. GĂ«zuar kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« bekuar! Paqja, shĂ«ndeti e lumturia tĂ« ulen kĂ«mbĂ«kryq nĂ« vatrat tuaja!”, shkruan Balluku.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut, c`ka i hap rrugë procedurës së arrestimit të saj.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar appeared first on Albeu.com.

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

✇Albeu
By: V K

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt.

Atij i bashkohen Kilië Mbape dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë.

Xhud Bellingam (160 milionë euro) dhe Vinicius Zhunior (150 milionë euro), janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro).

Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave.

Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro.

Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:

Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro

Kilië Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro

Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro

Xhud Bellingam (Real Madrid): 160 milionë euro

Vinicius Zhunior (Real Madrid): 150 milionë euro

Pedri (Barcelona): 140 milionë euro

Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë

Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionĂ«

The post Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri appeared first on Albeu.com.

Publikohen tĂ« tjera biseda tĂ« Ballukut me Evis Berberin: KM mĂ« kĂ«rkoi tĂ« takoj RamĂ« Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugĂ«s sĂ« ‘Porto Romanos’ nĂ« DurrĂ«s

✇Albeu
By: V K

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.

KOMUNIKIMET:

NĂ« vijim tĂ« hetimit, nga kĂ«qyrja e tĂ« dhĂ«nave tĂ« aktit tĂ« ekspertimit nr. 195, datĂ« 26.09.2024, tĂ« aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, tĂ« sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datĂ«s 24.08.2021, nĂ« aplikacionin “Ëhatsapp”, ku nĂ« orĂ«n 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dĂ«rgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM mĂ« kĂ«rkoi tĂ« takoj Ram Gecin”.

Pas kĂ«tij mesazhi, nĂ« orĂ«n 13:51, shtetasi Evis Berberi i dĂ«rgon shtetases Belinda Balluku mesazhet nĂ« aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. TĂ« kaloj nga zyra se e takova para njĂ« ore nĂ« kantier, bĂ«ra njĂ« xhiro nĂ« gjithĂ« unazĂ«n”.

NĂ« orĂ«n 13:52, Belinda Balluku: “Jam nĂ« shpi peshk me pak fjalĂ«, me njĂ« virozĂ«â€.

NĂ« orĂ«n 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

NĂ« orĂ«n 13:52, Belinda Balluku: “NĂ« PR do e çojmĂ« kĂ«tĂ«, them unĂ«. Sa Ă«shtĂ« PR?”.

NĂ« orĂ«n 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardĂ« lekĂ«â€.

SPAK sqaron se nĂ« lidhje me bisedat e mĂ«sipĂ«rme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar nĂ« datĂ«n 15.09.2021 ka bĂ«rĂ« njoftimin pĂ«r procedurĂ«n e prokurimit me objekt “NdĂ«rtim rruga Porto Romano DurrĂ«s, Loti 3 (vazhdimi)”. NĂ« Buletinin nr. 167, datĂ« 22.11.2021, tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Prokurimit Publik, rezulton se pĂ«r kĂ«tĂ« procedurĂ« prokurimi Ă«shtĂ« publikuar njoftimi mbi vlerĂ«simin e ofertave tĂ« operatorĂ«ve ekonomikĂ«, ku ka rezultuar se Ă«shtĂ« kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqĂ«ria “Geci” sh.p.k.

 

 

Referuar tĂ« dhĂ«nave tĂ« sistemit elektronik tĂ« prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues tĂ« shoqĂ«risĂ« “Geci” sh.p.k., nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« prokurimi, Ă«shtĂ« lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqĂ«risĂ« “Geci” sh.p.k., me objekt “NdĂ«rtim rruga Porto Romano DurrĂ«s, Loti 3 (vazhdimi)”.
Nga hetimi rezulton se shoqĂ«ria “Geci” sh.p.k. ka si ortak tĂ« vetĂ«m dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

The post Publikohen tĂ« tjera biseda tĂ« Ballukut me Evis Berberin: KM mĂ« kĂ«rkoi tĂ« takoj RamĂ« Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugĂ«s sĂ« ‘Porto Romanos’ nĂ« DurrĂ«s appeared first on Albeu.com.

Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar


✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK.

Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar.

Nga bisedat e zbĂ«rthyera nga celulari “BlackBerry” i vartĂ«sit tĂ« saj Evis Berberi, janĂ« publikuar edhe komunikime qĂ« ministrja bĂ«nte pĂ«rmes aplikacionit Signal.

NĂ« kĂ«to mesazhe, Belinda Balluku, i shkruan Evis Berberit se kishte qenĂ« njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thĂ«nĂ« se “kjo Ă«shtĂ« sfida ime dhe e tij”.

NĂ« vijim, nĂ« komunikim pĂ«rmendet se “vinci pĂ«r trarĂ«t e urĂ«s vjen nesĂ«r ose pasnesĂ«r”, ndĂ«rsa Evis Berberi pĂ«rgjigjet se kishte shkuar drejt urĂ«s dhe po kthehej.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r mesazh, Balluku shprehet se po i bĂ«nte “nderin e jetĂ«s me ThumanĂ«-Kashar”, duke shtuar se do tĂ« flisnin mĂ« pas dhe se personi nĂ« fjalĂ« “mund tĂ« bĂ«het shumĂ« ushtar”, duke e pĂ«rshkruar si “tĂ« izoluar dhe tĂ« pashpresĂ«â€.

Sipas SPAK, komunikimi i mĂ«sipĂ«rm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqĂ«risĂ« “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese nĂ« procedurĂ«n koncesionare “PĂ«r dhĂ«nien me koncesion/PPP tĂ« ndĂ«rtimit dhe mirĂ«mbajtjes sĂ« rrugĂ«s Thumanë–FushĂ«-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit Ă«shtĂ« 245,750,755 euro.

Po sipas tĂ« dhĂ«nave hetimore, nĂ« datĂ«n 09.05.2022 Ă«shtĂ« lidhur kontrata e koncesionit ndĂ«rmjet MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, nĂ« cilĂ«sinĂ« e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqĂ«rive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqĂ«ria koncesionare), me objekt “PĂ«r dhĂ«nien me koncesion/PPP tĂ« ndĂ«rtimit dhe mirĂ«mbajtjes sĂ« rrugĂ«s Thumanë–FushĂ«-Krujë–Vorë–Kashar”.

Pjese nga dosja

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Evis  Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

The post Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar
 appeared first on Albeu.com.

❌