❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si kanë ndryshuar rezultatet e partive të mëdha krahasuar me zgjedhjet e kaluara?



Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të dhjetorit 2025 tregojnë ndryshime të dukshme në raportin e forcave politike, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato të shkurtit 2025.

Sipas të dhënave të paraqitura në grafik, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet subjekti politik më i votuar në vend, me rreth 50.28 për qind, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera, ndonëse me luhatje të lehta krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Në zgjedhjet e fundit, LVV kishte 42.3 për qind, ndërkaq në zgjedhjet e 28 dhjetorit e ka rikthyer ndjeshëm rezultatin e vitit 2021.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon rritje në zgjedhjet e dhjetorit 2025, duke arritur në rreth 21 për qind, krahasuar me 17.01 për qind në vitin 2021 dhe 20.95 për qind në zgjedhjet e shkurtit 2025, duke u konfirmuar si forca e dytë politike në vend.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon rënie të ndjeshme krahasuar me shkurtin 2025. Nga 18.27 për qind, ajo bie në rreth 13.57 për qind, megjithëse mbetet mbi rezultatin e vitit 2021, kur kishte marrë 12.73 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon trendin rënës, duke zbritur në rreth 5.68 për qind në dhjetor 2025, nga 7.06 për qind në shkurt dhe 7.12 për qind në zgjedhjet e vitit 2021.

Ndërkohë, Lista Serbe shënon një rritje të lehtë, me rreth 4.78 për qind, krahasuar me 4.26 për qind në shkurt 2025, por mbetet nën rezultatin e vitit 2021, kur kishte marrë 5.09 për qind.

Të dhënat pasqyrojnë një skenë politike ende të polarizuar, me Vetëvendosjen që ruan primatin, PDK-në që konsolidon rritjen dhe partitë tjera që përballen me sfida serioze për të rifituar mbështetjen e elektoratit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave./Telegrafi.

Sh\u00ebnim: N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs garoi n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Nism\u00ebn Socialdemokrate. *T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr zgjedhjet e dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti reflektojn\u00eb rezultatet me 99.65 p\u00ebr qind t\u00eb vendvotimeve t\u00eb procesuara. Grafika: Doruntina Baftiu | Radio Evropa e Lir\u00ebBurimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Shënim: Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garoi në një listë të përbashkët me Nismën Socialdemokrate.*Të dhënat për zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti reflektojnë rezultatet me 99.65 për qind të vendvotimeve të procesuara.Grafika: Doruntina Baftiu | Radio Evropa e LirëBurimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Garë e fortë në AAK pas numërimit të mbi 20 për qind të votave për deputetë



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Pas numërimit të mbi 20% të votave, kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po renditen kështu:

Garë e madhe mes kandidatit Bekë Berisha dhe Burim Ramadanit.

Ramush Haradinaj – 8,935 vota

Daut Haradinaj – 5,657 vota

Besnik Tahiri – 5,426 vota

Time Kadrijaj – 3,828 vota

BekĂ« Berisha – 3,686 vota

Burim Ramadani – 3,547 vota

Arber Tolaj – 3,389 vota

Agim Çeku – 3,336 vota

Arton Demhasaj – 2,445 vota

Albana Bytyqi – 2,269 vota

KQZ po vazhdon procesin e numërimit dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas përfundimit të të gjitha zonave zgjedhore.

AAK, partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, po ndjek me kujdes garën për deputetë, ndërsa konkurrenca në disa zona mbetet e ngushtë.

Numërohen mbi 20% të votave, ndryshohet renditja në PDK



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Sipas rezultateve të para, pas numërimit të mbi 20% të votave, kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po renditen kështu:

Bedri Hamza – 29,634 vota

Arian Tahiri – 13,944 vota

PĂ«rparim Gruda – 12,820 vota

Uran Ismaili – 10,319 vota

Sala Jashari – 9,300 vota

Vlora Çitaku – 8,318 vota

Arben Mustafa – 7,493 vota

Enver Hoxhaj – 7,043 vota

Eman Rrahmani – 5,435 vota

Rrahman Rama – 5,313 vota

KQZ po vazhdon numërimin e votave dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të procesit në të gjitha komunat.

PDK, një nga partitë kryesore në Kosovë, po ndjek me vëmendje rezultatet e kandidatëve të saj, ndërsa garat për deputetë mbeten të ngushta në disa zona./Telegrafi.

PZAP gjobit Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektin politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, me 45,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Vendimi është marrë pas ankesës së parashtruar nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, e cila u vlerësua si e bazuar nga PZAP.

Sipas vendimit, Lista Serbe është shpallur përgjegjëse për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se për këto shkelje Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në vlerë prej 45 mijë euro.

PZAP ka njoftuar gjithashtu se Lista Serbe është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, ndërsa PZAP ka trajtuar disa ankesa që lidhen me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore./Telegrafi.

E-Albania në kolaps total, prej ditësh bizneset dhe individët nuk kanë akses, procedurat u mbeten pa kryer



“ProvojmĂ« pĂ«r tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur njĂ« kod. Kemi rreth 10-15 minuta qĂ« tentojmĂ« dhe e pamundur”, Ă«shtĂ« shprehur Etleva Treska.

Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online.

“Duhet ta shikojmĂ« nĂ« dy kĂ«ndvĂ«shtrime ajo pĂ«rdoret kryesisht dhe nga individĂ«t. Dhe aplikimi i emigrantĂ«ve pĂ«r rinovim dokumentesh Ă«shtĂ« i pamundur. Me bizneset ka shumĂ« probleme. Sapo e kisha njĂ« klient nuk u loguam dot. Siç e shikojmĂ« faqja s’po reagon fare. Dhe nisur nga kjo mĂ« duhet tĂ« bĂ«j mbylljen e vitit deri nĂ« 31. Bizneset nĂ« momentin qĂ« hyn janari duhet tĂ« paguajĂ« taks bashkie, tĂ« bĂ«j deklarimet nĂ« tatime pĂ«r vitin dhe e ngarkon bizneset pa tĂ« drejtĂ«. Jemi gjithĂ« ditĂ«n duke punuar dhe s’kemi asnjĂ« rezultat pĂ«r punĂ«n tonĂ«â€, tha Treska.

Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj.

“Edhe ne si avokat ngremĂ« shqetĂ«simin nĂ« lidhje me e-Albania. Konkretisht unĂ« kam pasur kontakte me biznese tĂ« huaja dhe njĂ« rast tĂ« fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditĂ«t e fundit e pamundur tĂ« logohemi apo kryejmĂ« procedura”, Ă«shtĂ« shprehur avokati Franc Nuri.

Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania.

“Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Gjendjes Civile do tĂ« realizojĂ« operacione mirĂ«mbajtjeje dhe pĂ«rmirĂ«simi tĂ« sistemit elektronik tĂ« saj.

Ju informojmĂ« se gjatĂ« kĂ«tyre proceseve mund tĂ« ketĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme apo ngadalĂ«sime nĂ« marrjen e tĂ« dhĂ«nave pĂ«rmes ndĂ«rveprimit me Regjistrin KombĂ«tar tĂ« Gjendjes Civile. KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin tuaj pĂ«r çdo vĂ«shtirĂ«si tĂ« mundshme qĂ« mund tĂ« haset nĂ« pĂ«rdorimin e shĂ«rbimeve publike online” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e e-Albania.

Profesionistët e lirë paralajmërojë protesta nëse portali qeveritar e-Albania nuk bëhet funksional para vitit 2026.

“Nuk kam gjetur zgjidhje dhe qĂ« kam shkuar nĂ« zyrat fizike tĂ« QKB. Ajo qĂ« duhet bĂ«rĂ« duhet tĂ« ketĂ« alternativĂ«â€, tregon Treska.

Lushtaku: Nuk e uroj asnjëherë Albin Kurtin për fitoren, është e keqja më e madhe për Kosovën



Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

I ftuar nĂ« njĂ« lidhje direkte nĂ« emisionin “Frontal” nĂ« televizionin T7, Lushtaku u pyet nĂ«se do ta uronte Kurtin pĂ«r fitoren, ashtu siç bĂ«ri mĂ« herĂ«t gjatĂ« ditĂ«s kryetari i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Bedri Hamza.

“Jo, absolut jo. Ai ia ka vjedhĂ« votat edhe kandidatit tĂ« PDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«â€, deklaroi Lushtaku.

Ai theksoi se qëndrimi i tij është personal dhe i ndryshëm nga ai i kryetarit të partisë.

“Bedriu Ă«shtĂ« kryetar i partisĂ«, kurse unĂ« e kam mendimin tim personal. UnĂ« asnjĂ«herĂ« nuk ia uroj, as nuk ia uroj as nuk dĂ«shiroj qĂ« Albin Kurti tĂ« jetĂ« kryeministĂ«r i vendit”, u shpreh Lushtaku.

Sipas tij, qeverisja e Albin Kurtit përbën dëm të madh për vendin.

“UnĂ« konsideroj qĂ« kjo Ă«shtĂ« e keqja mĂ« e madhe e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ndonjĂ«herĂ«â€, tha ai.

Rezultatet e para nga numërimi, këta janë 10 më të votuarit në LDK



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Sipas KQZ-së, deri më tani është përpunuar mbi 9 për qind e votave, ndërsa nga të dhënat preliminare për Lidhjen Demokratike të Kosovës, më i votuari është kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Bazuar në këtë fazë të numërimit, renditja e kandidatëve më të votuar të LDK-së është si në vijim:

Lumir Abdixhiku – 6,875 vota

Hykmete Bajrami – 4,367 vota

UkĂ« Rugova – 3,727 vota

Doarsa Kica Xhelili – 3,427 vota

Avdullah Hoti – 3,379 vota

Kujtim Shala – 3,084 vota

Anton Quni – 2,323 vota

Armend Zemaj – 2,302 vota

Lutfi Haziri – 2,140 vota

Janina Ymeri – 1,713 vota

Nga KQZ është theksuar se procesi i numërimit është ende në vazhdim dhe se këto janë rezultate preliminare, të cilat mund të ndryshojnë me avancimin e mëtejmë të numërimit të votave.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen pas përfundimit të plotë të të gjitha procedurave zgjedhore, përfshirë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora./Telegrafi.

Bajrami reagon pas rezultatit zgjedhor të LDK-së



Pas publikimit të rezultateve zgjedhore, kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër duke kritikuar qeverisjen pesëvjeçare dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

NĂ« njĂ« reagim publik, Bajrami ka ironizuar fitoren e kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ«, duke theksuar se zgjedhjet janĂ« fituar, sipas saj, “pa asnjĂ« sukses pĂ«r pesĂ« vjet qeverisje”.

Ajo ka përmendur një sërë kritikash, përfshirë praninë e zyrtarëve nën aktakuza, korrupsionin, masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, përkeqësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe kapjen dhe nepotizmin në institucione.

Bajrami ka pĂ«rmendur gjithashtu shkelje tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« KushtetutĂ«s, inflacion dyshifror dhe atĂ« qĂ« e ka quajtur “mafi energjetike”, duke e cilĂ«suar gjithĂ« kĂ«tĂ« si njĂ« realitet shqetĂ«sues pĂ«r vendin.

Duke iu drejtuar elektoratit, ajo ka theksuar se tani është koha për përgjegjësi, si për ata që votojnë, ashtu edhe për ata që qeverisin. Bajrami ka shprehur edhe keqardhje ndaj votuesve dhe strukturave të LDK-së për, siç e quajti ajo, dëshpërimin pas rezultatit.

Megjithatë, deputetja e LDK-së ka shprehur mirënjohje për besimin dhe përkushtimin e mbështetësve të partisë, duke theksuar se ata janë arsyeja pse LDK-ja vazhdon të mbetet e gjallë dhe e fortë. Ajo ka theksuar se angazhimi i saj politik ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit.

NĂ« pĂ«rfundim, Bajrami ka theksuar se LDK nuk do tĂ« ndalet dhe se, sipas saj, partia “duhet dhe do tĂ« rikthehet e para”, pĂ«rmes punĂ«s, besimit dhe njĂ« ekipi tĂ« fortĂ«.

Numërohen mbi 8 % të votave, këta janë 10 më të votuarit në LVV



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve.

Sipas KQZ-së, deri më tani është përpunuar mbi 8 për qind e votave, ndërsa nga të dhënat preliminare për Lëvizjen Vetëvendosje, më i votuari është kryeministri aktual Albin Kurti.

Bazuar në këtë përqindje të numërimit, renditja e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes është si në vijim:

Albin Kurti – 27,258 vota

Glauk Konjufca – 21,353 vota

Hekuran Murati – 11,300 vota

Albulena Haxhiu – 11,097 vota

Donika GĂ«rvalla-Schwarz – 9,833 vota

Xhelal Sveçla – 9,031 vota

Hajrulla Çeku – 8,178 vota

Avni Dehari – 7,272 vota

Mimoza Kusari Lila – 6,835 vota

Ejup Maqedonci – 6,091 vota

Nga KQZ është theksuar se procesi i numërimit është ende në fazë fillestare dhe rezultatet mund të ndryshojnë me avancimin e tij në ditët në vijim.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen vetëm pas përfundimit të plotë të numërimit dhe verifikimit të të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora./Telegrafi.

Osmani paralajmëron kandidim për mandat të dytë presidencial



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit.

Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e saj.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik edhe në rast se nuk zgjidhet presidente për një mandat të dytë, duke nënvizuar se mbetet e përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe interesave të shtetit.

Në intervistë, presidentja ka komentuar edhe raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e presidentit Donald Trump, si dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka folur gjithashtu për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të tyre për stabilitetin rajonal dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 prej tyre tashmë të shqyrtuara



Lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, deri më tani janë parashtruar gjithsej 56 ankesa.

Kështu ka bërë të ditur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për Telegrafin.

Sipas PZAP-it, 49 nga këto ankesa tashmë janë shqyrtuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në proces të trajtimit.

NĂ« tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga PZAP lidhur me procesin zgjedhor tĂ« 28 dhjetorit 2025, bĂ«het e ditur se ankesat e paraqitura kanĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m subjektesh politike, me status “NĂ« progres” pĂ«r shumicĂ«n e rasteve.

Në regjistrin aktual të rasteve të publikuara, përfshihen ankesa që lidhen me shkelje të ndryshme të rregullave zgjedhore, përfshirë:

Shkelje të heshtjes zgjedhore, të paraqitura nga subjekte politike si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kundër Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe anasjelltas, për shkelje të rregullave të heshtjes zgjedhore në disa komuna;

Përdorim të pasurisë ose pozitës publike për përfitim votash, si ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me përdorimin e pasurive publike gjatë fushatës zgjedhore;

Vendosje të materialeve zgjedhore në hapësira publike, si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me fushatën zgjedhore./Telegrafi.

Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb



Kryetari i ListĂ«s Serbe, Zlatan Elek, gjatĂ« konferencĂ«s lidhur me zgjedhjet e jashtĂ«zakonshme parlamentare tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ« shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e tĂ« gjitha 10 mandateve tĂ« rezervuara pĂ«r komunitetin serb.

Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave për fitore, mbrëmë ndodhi diçka e çuditshme në selinë e tyre.

Mbrëmë ka munguar festimi tradicional para selisë qendrore të Listës Serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në rrugët e qytetit.

Atmosfera e qetë dhe e zymtë, ka nxitur perceptimin se kënaqësia me rezultatet nuk ka qenë e plotë, ndërsa procesi i numërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende po vazhdon.

E vetmja ‘festë’ qĂ« mbizotĂ«roi brenda LS. Ishte njĂ« konferencĂ« e zbehtĂ« dhe me fytyrat e ngrysura tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«saj partie.

Elek hodhi akuza ndaj Rashiqit, i cili sipas tij, ka marrë vota në qytete me popullsi minimale serbe, si Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Hani i Elezit, duke pretenduar se në këto zona Lista Serbe nuk kishte vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga përpunimi i rreth 99 për qind të vendvotimeve, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 4.601 vota.

"Ata që e luftojnë Serbinë...", Konjufca flet para simpatizantëve të LVV-së në kryeqytet



Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme.

Konjufca, në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjekt politik.

Sipas KonjufcĂ«s, “lufta” kundĂ«r SerbisĂ« dhe zhvillimi ekonomik kanĂ« qenĂ« ndĂ«r arsyet kryesore pĂ«r fitoren e VV-sĂ« nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Tash ku me u mundua me shpjeguar se çka ndodhi nĂ« kĂ«to zgjedhje, çka tregon ky rezultat i zgjedhjeve. Dua me i thĂ«nĂ« vetĂ«m dy fjalĂ«: ata qĂ« e luftojnĂ« SerbinĂ«, ata qĂ« zhvillojnĂ« ekonominĂ«, ata qĂ« e forcojnĂ« sigurinĂ«, ata qĂ« e sjellin begatinĂ«, kurkush s’mundet me i bllokuar. Ky Ă«shtĂ« rezultati i zgjedhjeve”, theksoi Glauk Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79 për qind, apo 421 mijë e 129 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.18 për qind, apo 179 mijë e 158 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77 për qind, apo 116 mijë e 502 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.74 për qind, apo 48 mijë e 551 vota./Telegrafi.

telegrafi.com


Kurti fton PDK-në, LDK-në e AAK-në për bashkëpunim në Kuvend, flet edhe për zgjedhjen e presidentit



Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si fitore të popullit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti theksoi se fitorja e LVV-së tregon qartë nevojën për të ecur përpara me formimin e institucioneve dhe për certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.

“Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerĂ«t, mĂ« 28 dhjetor 2025 fitoi populli i KosovĂ«s dhe Republika. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« historinĂ« e vendit. Tash na presin shumĂ« punĂ« pĂ«rpara dhe rezultati i sotĂ«m na ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se duhet tĂ« ecim pĂ«rpara pa vonesa. Sa mĂ« parĂ« qĂ« certifikohen rezultatet, aq mĂ« shpejt duhet t’i krijojmĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ«n dhe projektet e nevojshme”, tha Kurti.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LVV-ja ka marrë 49.74% të votave, pa përfshirë votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe ato nga diaspora.

Kurti ftoi partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në Kuvend për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve që shërbejnë interesin publik.

“Ftoj qĂ« partitĂ« opozitare tĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« Kuvend pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, ligjet e mira dhe interesin publik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kurti tha se fillimisht do të bisedojë me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, mandati i së cilës skadon në prill 2026, dhe më pas me partitë e tjera në Kuvend.

Ai nënvizoi se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, që kërkon votën e 80 deputetëve, do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin mes LVV-së dhe partive të tjera, duke ndikuar edhe në zgjedhjen e presidentit.

Kurti foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin shqiptar do të rritet.

“Ne bashkĂ«punojmĂ« me RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« me cilĂ«ndo qeveri qĂ« Ă«shtĂ« aty. I kemi 58 marrĂ«veshje tĂ« reja me kryeministrin Rama, dhe niveli i zbatimit tĂ« tyre Ă«shtĂ« mĂ« i madh se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Jemi tĂ« interesuar qĂ« afrimi dhe bashkĂ«punimi tĂ« rritet edhe mĂ« shumĂ«â€, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi.

Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 10-të në Kuvendin e Kosovës



Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Bazuar nĂ« kĂ«to rezultate, LVV ka marrĂ« 49.80 pĂ«r qind tĂ« votave dhe, sipas projeksioneve fillestare tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ulĂ«seve nĂ« Kuvend, pritet t’i ketĂ« 56 deputetĂ«.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka sipas projeksioneve i siguron 15 deputetë.

NdĂ«rkaq, Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) me 5.73 pĂ«r qind tĂ« votave pritet t’i ketĂ« 6 deputetĂ«.

ShpĂ«rndarja e ulĂ«seve bĂ«het sipas metodĂ«s D’Hondt, e cila Ă«shtĂ« metodologjia standarde e pĂ«rdorur nĂ« KosovĂ«.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.

Rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit priten të konfirmohen pas numërimit të plotë të votave, përfshirë ato nga diaspora.

KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV-ja fiton zgjedhjet



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për qind të votave të fituara.

Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.

Rezultatet e partive tĂ« tjera i gjeni KËTU.

Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.

“NumĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve [pĂ«r deputetĂ«] dhe konfirmimi i votave pĂ«r subjektet politike do tĂ« nisĂ« nesĂ«r nga ora 12:00, pasi i gjithĂ« materiali gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s do tĂ« pranohet nĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, dhe numĂ«rimi do tĂ« nisĂ« nesĂ«r dhe do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”, tha Radoniqi.

Nis festa e simpatizantëve të Vetëvendosjes në Prishtinë



Me fishekzjarre, tupanë, e këngë ka nisur festa e simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshet e kryeqytetit.

Numër i madh i qytetarëve të cilët po festojnë në Prishtinë, të cilët flasin për KosovaPress janë nga diaspora.

Një qytetar i cili ka mbështjellë veturën me flamur kombëtar, ka thënë se rezultati i sotëm ka qenë i pritur.

“Me fotografinĂ« e Albin babĂ«s... vijmĂ« nga diaspora, nga Gjermani dhe e kemi pritur qĂ« mbi 50 pĂ«r qind kemi pĂ«r tĂ« kaluar”, ka thĂ«nĂ« ai.

Nga festa në Prishtinë ka folur edhe Safet Haxheri, i cili ka udhëtuar nga Zvicra për në Kosovë.

“Ne presim qĂ« mĂ«rgata jonĂ« ta ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« investojĂ« dhe sigurinĂ«, sepse investitorĂ«t kĂ«rkojnĂ« siguri dhe strategjia globale po ndryshon, mĂ« nuk po duhet historia por gjendja aktuale nĂ« terrene, andaj ne edhe e kemi prioritetin e KosovĂ«s edhe integritetin”, ka thĂ«nĂ« ai.

Një qytetar tjetër, i cili ka ardhur nga Gjermania për të votuar në Kosovë, tha se ka pritur fitore edhe më të bindshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pritur edhe mĂ« bindshĂ«m por jemi tĂ« kĂ«naqur me kĂ«tĂ« rezultat, sepse kĂ«saj radhe po shkojmĂ«, siç ka thonĂ« princi jonĂ« Albin, princ unĂ« e quaj i kombit, qĂ« herĂ«n e parĂ« po shkojmĂ« cep mĂ« cep, por kĂ«saj radhe po shkojmĂ« krejt ku ka shqiptarĂ«, ku ka gjak shqiptari po shkojmĂ«. UnĂ« kam ardhur nga Gjermania, e falĂ«nderojĂ« familjen qĂ« ma plotĂ«suan dĂ«shirĂ«n me ardh se pata vdek, edhe qĂ« jam sĂ«murĂ«â€, tha ai.

Në festën në kryeqytet po marrin pjesë edhe qytetarë tjerë nga diaspora.

“Si tĂ« na thirr Albini kĂ«tu jemi. Normal... Presim vetĂ«m stabilitet, vetĂ«m tĂ« vazhdojĂ« kĂ«shtu, jemi tĂ« kĂ«naqur shumĂ« me kĂ«tĂ« qeveri”, tha njĂ« tjetĂ«r qytetar”, theksoi ai.

“E kemi pritur [kĂ«tĂ« rezultat] sepse populli Ă«shtĂ« vetĂ«dijesuar tash e dinĂ« pĂ«r kĂ« pĂ«r tĂ« votuar, shumica... Forcim tĂ« shtetit ushtarakisht edhe ekonomikisht, tĂ« dyjat s’ka nevojĂ« mĂ« shumĂ«. tĂ« tjerat i bĂ«nĂ« arsimi, rinia”, pĂ«rfundoi ai.

Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.92 për qind, PDK 21.15 për qind, LDK 13.81 për qind, ndërkaq AAK 5.80 për qind.

Sadiku me kĂ«ngĂ« tĂ« MedĂ«s pas rezultatit tĂ« LDK-sĂ«: Ma mirĂ« mos t’isha gjallĂ«...



Ermal Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të së dielës.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94.09 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 49.92 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15 për qind, ndërsa LDK-ja zë vendin e tretë me 13.81 për qind.

Në këtë kontekst, Sadiku ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda.

NĂ« sfond dĂ«gjohet fraza “Ma mirĂ« mos t’isha gjallĂ« tĂ« dielĂ«n mbrĂ«ma”, e cila Ă«shtĂ« interpretuar si njĂ« reagim ironik ndaj rezultatit zgjedhor tĂ« subjektit tĂ« tij politik.

Nga Thaçi te Kurti, sa vota i siguruan qeveritë e Kosovës në Kuvend që nga viti 2008



Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi.

Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.

Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.

Në dhjetor të vitit 2014, qeveria e Isa Mustafës u formua me 73 vota, ndërsa opozita numëroi 38 vota kundër. Ndërkohë, qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017 u votua me shumicën minimale prej 61 votash, duke reflektuar një situatë më të brishtë parlamentare.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria e parë e Albin Kurtit mori 66 vota pro, por ajo u rrëzua pas pak javësh. Pas saj, qeveria e Avdullah Hotit u formua në qershor të vitit 2020 me 61 vota, sërish me shumicë minimale.

Qeveria Kurti II, e dalë pas zgjedhjeve të vitit 2021, u votua me 67 vota pro, duke siguruar një shumicë më stabile krahasuar me disa nga qeveritë e mëparshme.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse Kushtetuta kërkon vetëm 61 vota për formimin e qeverisë, mbështetja parlamentare për ekzekutivin në Kosovë ka luhatur ndjeshëm ndër vite, duke reflektuar fragmentimin politik dhe koalicionet e ndryshme qeverisëse./Telegrafi.

GRAFIKA / REL

Numërohen mbi 55 për qind të votave, këto janë rezultatet e KQZ-së



E plotësuar: Sipas rezultateve të publikuara deri më 28.12.2025, ora 20:39, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson zgjedhjet me 49.67% të votave, duke grumbulluar 226,354 vota në nivel vendi.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.02% ose 91,217 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 14.12% të votave, përkatësisht 64,359 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.85% (31,206 vota).

Lista Serbe ka marrë 3.33% ose 15,186 vota.

Nisma Socialdemokrate renditet e fundit me 1.49% të votave, që përkthehen në 6,795 vota.

Sipas të dhënave, janë numëruar 469,898 vota, që përbëjnë rreth 23.50% të totalit të pritshëm apo mbi 55 për qind, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.

E përditësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 327,567 vota, apo mbi 41 për qind.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« pĂ«rditĂ«suara mĂ« 28.12.2025 nĂ« ora 20:29, LĂ«vizja VETËVENDOSJE! vazhdon tĂ« kryesojĂ« bindshĂ«m me 48.79 pĂ«r qind tĂ« votave, qĂ« pĂ«rkthehen nĂ« 154,826 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91 për qind apo 63,180 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13.85 për qind ose 43,952 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri më tani 7.37 për qind të votave (23,390 vota), ndërsa Lista Serbe figuron me 3.70 për qind apo 11,740 vota. NISMA Socialdemokrate mbetet nën prag me 1.65 për qind të votave (5,233 vota).

Sipas KQZ-së, janë përpunuar 1,049 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbëjnë 41.02 për qind të vendvotimeve në nivel vendi. Harta zgjedhore tregon dominim të Vetëvendosjes në shumicën e komunave të Kosovës.

Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa nga KQZ theksojnë se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar të tyre.

Me 21 për qind të votave të numëruara, LVV thellon epërsinë: Këto janë rezultatet e KQZ-së

E plotësuar: Rezultatet e përditësuara preliminare nga numërimi i votave tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhje.

Sipas të dhënave të fundit, VV ka marrë 47,12 për qind të votave, përkatësisht 72.737 vota, duke konfirmuar epërsinë ndaj subjekteve të tjera politike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19,33 për qind apo 29.842 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,68 për qind të votave, që përkthehen në 21.122 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7,70 për qind të votave ose 11.884 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4,59 për qind me 7.079 vota. Nisma Socialdemokrate renditet e fundit ndër subjektet kryesore me 1,82 për qind të votave, përkatësisht 2.806 vota.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë numëruar mbi 159 mijë vota, ndërsa procesi i numërimit vazhdon edhe në qendrat e tjera. Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit dhe certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje për qetësi dhe ka theksuar se transparenca dhe integriteti i procesit zgjedhor do të garantohet deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

KQZ nis numërimin e votave, këto janë rezultatet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara më 28 dhjetor 2025, në orën 19:54. Me 45,81 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani 13.325 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5.407 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12,94 për qind, që përkthehet në 3.765 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8,31 për qind të votave ose 2.417 vota.

Lista Serbe renditet pas saj me 3,93 për qind, përkatësisht 1.143 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka siguruar 2,61 për qind apo 760 vota.

Sipas të njëjtave të dhëna, deri në këtë fazë janë numëruar 30.367 vota nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 1,52 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim, ndërsa këto shifra konsiderohen ende paraprake./Telegrafi.

❌