Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon se ka sulmuar një hotel

✇Albeu
By: M C

Ushtria ukrainase tha më 2 janar se godet vetëm “caqe ushtarake”, një ditë pasi Rusia e akuzoi Kievin se ka sulmuar me dronë një hotel dhe një kafene në jugun e pushtuar të Ukrainës, duke vrarë 27 persona.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në rajonin e Hersonit, në jug të Ukrainës, thanë se të vrarët ishin duke festuar Vitin e Ri, ndërkaq në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, duke e përshkruar incidentin si “akt terrorist”.

Hoteli, që Moska thotë se ishte cak i sulmit, gjendet në Horli, një qytezë në Detin e Zi të cilën ushtria ruse e ka pushtuar që në fillim të vitit 2022.

Guvernatori rajonal, i instaluar nga Rusia, Vladimir Saldo, publikoi fotograi të enjten që dukej se tregonin brendësinë e djegur të një ndërtese, si dhe trupa të djegur.

Në komentet e tij për AFP, zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Lykhoviy, akuzoi Rusinë se përdor vazhdimisht “dezinormata dhe deklarata të rreme”.

“Forcat e mbrojtjes të Ukrainës respektojnë normat e së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe godasin ekskluzivisht objektivat ushtarake të armikut”, tha ai.

Më herët gjatë së premtes, shërbimi ukrainas i inteligjencës tha se Rusia po tenton të orkestrojë “një provokim në shkallë të gjerë me humbje njerëzore”, pa ofruar ndonjë dëshmi për këtë pretendim.

Akuzat vijnë në një moment të rëndësishëm të konfliktit gati katërvjeçar, më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Borërore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha një fjalimin e tij për Vitin e ri se një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, ishte “90 për qind” gati, megjithatë çështjet territoriale mbeten të pazgjidhura.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Që atëherë, Moska ka zaptuar pjesë të mëdha të Ukrainës lindore dhe jugore, teksa sulmon qytetet dhe fshatrat ukrainas çdo ditë me dronë dhe raketa, duke shkaktuar edhe vdekje të civilëve./ REL

The post Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon se ka sulmuar një hotel appeared first on Albeu.com.

Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria!

✇Albeu
By: M C

Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars, ku mundet të merret një biletë për në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, do të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator – 6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

The post Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria! appeared first on Albeu.com.

Tensione të forta në BBVA, Kristi lag krevatin e Senos

✇Albeu
By: M C

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, debatet nuk kanë të ndalur dita ditës.

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes banorëve Seno dhe Kristi, duke krijuar një situatë të tensionuar brenda shtëpisë.

Ngjarja ka nisur kur Kristi ka lagur krevatin e Senos me ujë, gjest që ka nxitur reagimin e tij.

Seno ka reaguar duke e shtyrë Kristin, e cila e ka përshkallëzuar edhe më tej tensionin mes tyre.

The post Tensione të forta në BBVA, Kristi lag krevatin e Senos appeared first on Albeu.com.

Moti i keq “paralizon” Shqipërinë, IGJEO del me njoftimin e rëndësishëm: Ja ku pritet të ketë përmbytje dhe reshje të dendura shiu

✇Albeu
By: M C

Teksa vendi është përfshirë nga moti i keq, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka ka paralajmëruar qytetarët për reshje intensive dhe situatë të vështirë në disa zona të vendit.

IGJEO bën me dije se sot pasdite (e premte, 2 janar) dhe nesër (e shtunë, 3 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen gjithashtu probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Parashikimi i IGJEO për periudhën 3–7 janar 2026 tregon se reshjet intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit, do të shkaktojnë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Ndërsa në njoftim theksohet se priten reshje intensive deri shumë intensive në Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare. Në zonat malore dhe Alpe priten reshje dëbore.

The post Moti i keq “paralizon” Shqipërinë, IGJEO del me njoftimin e rëndësishëm: Ja ku pritet të ketë përmbytje dhe reshje të dendura shiu appeared first on Albeu.com.

Momente gazmore në BBVK, Labinoti shpreh pëlqim për Albën

✇Albeu
By: M C

Momente interesante dhe plot humor janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë mbrëmjes, publiku iu drejtua banorëve të nominuar me disa pyetje interesante. Një prej tyre iu drejtuar Labinotit:

“Cila vajzë të pëlqen më së shumti në shtëpi dhe pse?”

Labinoti u përgjigj se pëlqimin e kishte për banoren Alba, duke sqaruar se e vlerëson si një vajzë energjike dhe me humor.

Deklarata e tij u prit me buzëqeshje nga Alba, e cila reagoi me batuta dhe humor, duke sjellë një atmosferë pozitive në shtëpi.

The post Momente gazmore në BBVK, Labinoti shpreh pëlqim për Albën appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë mundësi me shumice për ta gjetur personin ideal, mjafton qe te tregohen sa me te hapur. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Gjendja financiare jo vetëm qe do stabilizohet, por mund edhe te ketë përmirësime te ndjeshme.

Demi

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, gjate kësaj dite gjerat do fillojnë te normalizohen. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do mendoni mbi te ardhmen. Beqaret do realizojnë qe ne mëngjes një takim vendimtar, i cili do t’ua beje jetën me te bukur se kurrë. Urani do ju mbështesë ne planin financiar. Nuk pritet asnjë vështirësi sado e vogël.

Binjaket

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Do toleroni here pas here dhe do i respektoni mendimet e tjetrit. Beqaret edhe pse do ëndërrojnë gjithë kohës për një dashuri te madhe dhe romantike, nuk do mund ta gjejnë dot gjate kësaj dite. Për financat duhet te bëni kujdes. Gjendja mund te përkeqësohet nëse shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit ëndërruar me pare. Partneri madje mund t’iu beje surpriza qe do ju lënë pa fjale. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar do i zgjidhni problemet qe ju kishin dale dhe do ndiheni me te qete.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje, sot do funksiononi si një ekip i forte me atë qe keni ne krah. Do diskutoni gjere e gjate për disa tema dhe do merrni vendimet e duhura. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por serish nuk do arrijnë ta gjejnë dashurinë e madhe. Ne planin financiar tregohuni sa me realiste sepse përndryshe mund te keni vështirësi.

Virgjeresha

Do merreni vesh me se miri sot me personin qe keni ne krah dhe gjerat do ecin ashtu si i kishit imagjinuar. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i zgjidhin dhe do ndihen me te qete. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe t’iu japin një mundësi njohjeje personave qe do i joshin. Ne planin financiar është mire te bëni një riorganizim te situatës.

Peshorja

Do tregoheni shume te rezervuar me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ruani njëfarë distance me te. Kjo ne fakt do krijoje një boshllëk goxha te madh. Beqaret nuk do i kenë mundësitë për te gjetur princin e tyre te kaltër. Ne plani financiar fatmirësisht nuk do keni probleme apo vështirësi. Gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Akrepi

Ne planin sentimental do ju gjeni zgjidhje te gjitha problemeve gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do jene gati te fillojnë edhe aventura, mjafton qe te mos bëjnë një jete rutine. Ne planin financiar gjendja do jete me e stabilizuar se kurrë me pare.

Shigjetari

Nuk do merreni vesh shume mire sot me partnerin tuaj dhe do keni disa mosmarrëveshje te vogla me te. Beni kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet tuaja te nevojshme.

Bricjapi

Jeta ne çift nuk do ece aq mire sa ju e kishit menduar. Ne disa momente mund te ketë edhe mosmarrëveshje apo debate te mëdha. Beqaret do e bëjnë për vete personin e tyre te ëndrrave dhe do ndiheni përfundimisht te plotësuar. Financat duhen mbajtur me ne vëmendje. Gjendja mund te destabilizohet po shpenzuat pa u menduar.

Ujori

Tre planetë do ju japin energjinë e duhur gjate kësaj dite për te përballuar te gjitha sfidat qe do ju dalin para ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni shume me te qete. Beqaret do e gjejnë atë qe aq shume kane kërkuar dhe do ndiheni me ne fund te qete. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Do dashuroheni plot pasion gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te vërtetë si ne ëndërr. Secili do mendoje ta surprizoje tjetrin. Beqaret do kenë ende nevoje te qëndrojnë vetëm dhe te reflektojnë për ato qe duan te bëjnë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Do arrini te kryeni te gjitha transaksionet dhe investimet e duhura.

The post Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

✇Albeu
By: M C

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit të motit.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftimi i Autoritetit Portual të Vlorës:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 02-07.01.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 02-07.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 në drejtimin Jug-Jugperëndim në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju njoftojmë se :

1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 deri në datën 07.01.2026 në orën 06:00.

2.Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 07.01.2025.

The post Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit appeared first on Albeu.com.

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

✇Albeu
By: M C

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo erdhi një javë pasi autoritetet njoftuan lirimin e 99 të burgosurve të tjerë për shkak të Krishtlindjeve.

“Sot në mëngjes, më 1 janar, nënat dhe të afërmit raportuan lirimet e mëtejshme të të burgosurve politikë nga burgu i sigurisë maksimale të Tocoron”, në shtetin e Argua, rreth 134 kilometra nga Karakasi, njoftoi Komisioni për Lirinë e të Burgosurve Politikë (Clippve).

Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë të liruarit ishin arrestuar mes krizës politike të shkaktuar nga rizgjedhja, në korrik 2024, e Nicolás Maduros për një mandat të tretë në presidencë. Opozita kishte denoncuar mashtrimin në atë kohë. Pasi Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve, u organizuan protesta që çuan në arrestimin e rreth 2.400 personave, të cilët vetë presidenti i cilësoi si “terroristë”.

The post Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri appeared first on Albeu.com.

U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmë botës se e majta mund të qeverisë

✇Albeu
By: M C

Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t’i jepte shembull botës duke treguar se e majta mund të qeverisë, në fjalimin e tij kur mori detyrën.

“Shumë do të na shikojnë. Ata duan të dinë nëse e majta mund të qeverisë (…) Ata duan të dinë nëse sfidat me të cilat përballen mund të zgjidhen. Pra, të bashkuar, të nxitur nga vendosmëria jonë, ne do të bëjmë atë që njujorkezët bëjnë më mirë: do të japim një shembull për botën”, tha kryebashkiaku 34-vjeçar.

Duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur në të ftohtin jashtë bashkisë në Manhattan, kryebashkiaku i ri, anëtar i partisë së vogël Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA), u zotua të mos thyejë premtimet e tij të fushatës, të cilat u përqendruan në luftimin e kostos së lartë të jetesës.

“Ne do të qeverisim me gjerësi dhe guxim”

“Nga sot e tutje, ne do të qeverisim gjerësisht dhe me guxim. Ne mund të mos kemi gjithmonë sukses, por kurrë nuk mund të akuzohemi për mungesë guximi ose mospërpjekje”, tha ai.

Mediat e huaja shkruajnë se pas një betimi të parë të mërkurën në mbrëmje para Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, një armike e presidentit amerikan Donald Trump dhe një mbështetëse e vendosur e kryebashkiakut të ri, ishte pasdite e sotme që Mamdani u betua si kryebashkiak përballë Bernie Sanders, figurës kryesore të së majtës amerikane.

The post U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmë botës se e majta mund të qeverisë appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme?

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Arsenalit dhe Aston Villa-s.

Ylli i muzikës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave. Artisja ishte e ulur në zonën VIP të stadiumit, ku u shfaq në humor të mirë, duke bërë foto dhe duke shijuar atmosferën sportive.

Pranë këngëtares ishte edhe partneri i saj, aktori Callum Turner, çka e bëri paraqitjen edhe më të komentuar në rrjetet sociale.

Prania e Dua Lipës në Emirates ka ringjallur sërish diskutimet mbi skuadrën që ajo mbështet realisht.

Artistja është parë edhe më herët e veshur me fanella të Arsenalit dhe ka postuar fotografi që tregojnë simpatinë e saj për klubin londinez.

Megjithatë, vetë Dua ka pranuar publikisht se zemra e saj anon diku tjetër. Në një intervistë të vitit 2021, ajo zbuloi se skuadra e saj e preferuar është Liverpooli, edhe pse pjesa tjetër e familjes së saj janë tifozë të zjarrtë të Arsenalit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Arsenalit dhe Aston Villa-s.

Ylli i muzikës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave. Artisja ishte e ulur në zonën VIP të stadiumit, ku u shfaq në humor të mirë, duke bërë foto dhe duke shijuar atmosferën sportive.

Pranë këngëtares ishte edhe partneri i saj, aktori Callum Turner, çka e bëri paraqitjen edhe më të komentuar në rrjetet sociale.

Prania e Dua Lipës në Emirates ka ringjallur sërish diskutimet mbi skuadrën që ajo mbështet realisht.

Artistja është parë edhe më herët e veshur me fanella të Arsenalit dhe ka postuar fotografi që tregojnë simpatinë e saj për klubin londinez.

Megjithatë, vetë Dua ka pranuar publikisht se zemra e saj anon diku tjetër. Në një intervistë të vitit 2021, ajo zbuloi se skuadra e saj e preferuar është Liverpooli, edhe pse pjesa tjetër e familjes së saj janë tifozë të zjarrtë të Arsenalit

The post Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme? appeared first on Albeu.com.

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

✇Albeu
By: M C

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 81 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit.

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti 282.564 vota

Glauk Konjufca 219.773 vota

Albulena Haxhiu 115.659 vota

Hekuran Murati 114.262 vota

Donika Gërvalla 103.047 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 129.667 vota

Arian Tahiri 58.783 vota

Përparim Gruda 54.693 vota

Uran Ismaili 43.416 vota

Sala Jashari 40.212 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 63.738 vota

Hykmete Bajrami 39.939 vota

Ukë Rugova 35.131 vota

Avdullah Hoti 32.068 vota

Doarsa Kica Xhelili 30.968 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 21.303 vota

Igor Simiq 20.186 vota

Liljana Stefanoviq 19.539 vota

Millan Kostiq 16.351 vota

Nemanja Bishevac 16.114 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 33.174 vota

Daut Haradinaj 19.930 vota

Besnik Tahiri 19.631 vota

Bekë Berisha 14.294 vota

Agim Çeku 13.260 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL

The post Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Zjarri shkrumbon kullën e familjes Ndoj në Pukë, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur

✇Albeu
By: M C

Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku banesa ishte e pozicionuar, ka qenë e pamundur ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve.

Banesa, në pronësi të familjes Ndoj, është djegur plotësisht. Nuk raportohen viktima, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e zjarrit që përfshiu kullën e Zef dhe Pjetër Ndoj, pesë anëtarë të familjes kanë mbetur nën qiell të hapur. Shkak për zjarrin paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.

The post Zjarri shkrumbon kullën e familjes Ndoj në Pukë, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur appeared first on Albeu.com.

“Mendon se je kokrra e yllit?”, sherr mes vajzave në Big Brother, shkak… dushi: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile

✇Albeu
By: M C

Debatet në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania” kanë fillur të bëhen gjithmonë e më të ashpra mes banorëve.

Së fundmi një përplasje ka ndodhur mes dy vajzave, Armelës dhe Brikenës, të cilat prej ditësh kanë pasur “fërkime” mes njëra-tjetrës. Kësaj radhe shkak u bë koha e dushit e Brikenës.

Pjesë nga debati:

Armela: Të kam bërë kompliment. Pse mendon se kanë gocat xhelozi ndaj teje? Se mendon se je kokrra e yllit? Ke ardhur për Miss?

Brikena: Mos të lahesh je zhulse. Po të lahesh, thoni pse lahesh?

Armela: Lahu moj, s’ka asgjë të keqe. Ty të vjen inat se ta kam vënë në dukje se lahesh në mëngjes kastile?

Brikena: Unë kam qejf të lahem në mëngjes, ti ke qejf në mbrëmje. Çfarë ka të keqe këtu? Pse e përmend këtë gjë?

Armela: Ti lahu në mëngjes. Por ti nuk lahesh pas Prime-t që e ke trupin të lyer komplet. Ti e bën kastile. Ma ke bërë krevatin zhul me pudër këtu se nuk laheshe pas Prime-t. Të thash 100 herë lahu.

Brikena: Ok e dashur.

The post “Mendon se je kokrra e yllit?”, sherr mes vajzave në Big Brother, shkak… dushi: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile appeared first on Albeu.com.

Përmbysja e autobotit me gaz bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

✇Albeu
By: M C

Është hapur pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës në Korçë pasi ishte bllokuar prej dy ditësh. Mësohet se është zhbllokuar aksi Strugë-Qafë Thanë, ku ndodhi aksidenti i autobotit me gaz.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në aksin Strugë- Qafë Thanë, dhe pavarësisht përpjekjeve, autoboti është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.

Njoftimi i plote:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë

Nga kontakti i vazhdueshëm me autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, i cili ishte i bllokuar që në datën 30.12.2025, për shkak të një aksidenti rrugor, aktualisht është zhbllokuar.

Lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.

The post Përmbysja e autobotit me gaz bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës appeared first on Albeu.com.

U betua para Kuranit në stacionin e metrosë, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut

✇Albeu
By: M C

Zohran Mamdani, populisti me prirje të majta, u betua zyrtarisht si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut ditën e sotme, menjëherë pas ardhjes së vitit të ri 2026.

Ceremonia, e mbajtur nën tokë në një ekspozitë në një stacion metroje pranë Bashkisë, kurorëzon ngritjen njëvjeçare të zotit Mamdani nga ligjvënës i panjohur shtetëror në një figurë ndërkombëtare, duke mishëruar shpresat e njujorkezëve dhe amerikanëve në të gjithë vendin, të cilët u magjepsën nga udhëtimi i tij për t’u bërë myslimani i parë i qytetit dhe kryetari i parë i bashkisë nga Azia Jugore.

Katër minuta para mesnatës, Mamdani, gruaja e tij, Rama Duwaji dhe Letitia James, prokurorja e përgjithshme e shtetit, zbritën nga një tren nr. 6 në stacionin e metrosë ku dhe u mbajt ceremonia e betimit që nuk zgjati më shumë se 10 minuta.

Pas një numërimi mbrapsht të improvizuar deri në mesnatë dhe britmave “Gëzuar Vitin e Ri”, Mamdani vendosi dorën e majtë mbi dy Kuranë që mbante gruaja e tij, ngriti dorën e djathtë dhe recitoi betimin e detyrës (njëri Kuran i përkiste gjyshit të tij, tjetri Arturo Schomburg, historianit dhe shkrimtarit me ngjyrë). James bëri betimin e Mamdanit në praninë e një numri të vogël familjarësh e gazetarësh.

Një inaugurim publik do të zhvillohet sot në shkallët e Bashkisë, një aktivitet ku do të marrin pjesë dy nga kolegët më të fuqishëm të zotit Mamdani nga e majta: Senatori Bernie Sanders i Vermontit, i cili do të administrojë një betim ceremonial të detyrës dhe Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez, e cila do të mbajë fjalimet hapëse.

Mamdani, i cili, si ligjvënës shtetëror, ndihmoi në sjelljen e autobusëve falas në disa pjesë të qytetit, është njëkohësisht një kampion i patundur i transportit publik dhe jashtëzakonisht i aftë në optikën kinematografike të mesazheve politike. Shumë gjëra në lidhje me betimin ishin të mbushura me simbolikë, duke filluar me zgjedhjen e Letitia James, prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut dhe kundërshtares së betuar të Presidentit Trump, për të administruar betimin e detyrës.

Mamdani, një ish-anëtar i asamblesë shtetërore 34-vjeçare, erdhi në detyrë me një platformë për të trajtuar presionet e kostos së jetesës duke zbatuar ngrirjen e qirave dhe duke i bërë autobusët falas. Ai frymëzoi një pjesëmarrje rekord prej më shumë se 2 milionë votuesish, duke marrë 50% të votave, gati 10 pikë përpara ish-guvernatorit demokrat të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, i cili kandidonte si i pavarur, dhe shumë përpara republikanit Curtis Sliëa.

The post U betua para Kuranit në stacionin e metrosë, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut appeared first on Albeu.com.

Aktori i Portokallisë mik me dy të rinjtë qe humbën jetën sot në aksident: O zot, pse mi more? Nuk do t’iu harroj kurrë o vëllezër

✇Albeu
By: M C

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e njohur si “Bypass”.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, të cilët nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka prekur edhe aktorin Deivis Myslymi, mik i të ndjerëve, i cili ka ndarë një postim prekës në rrjetet sociale.

“Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?!

Pse m’i more, o Zot?!

Një “pse” që nuk merr përgjigje…

Ti e di, o Zot, pse.

Të lutem, m’i ruaj atje lart

Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezë,” shkruan Deivis në postim.

The post Aktori i Portokallisë mik me dy të rinjtë qe humbën jetën sot në aksident: O zot, pse mi more? Nuk do t’iu harroj kurrë o vëllezër appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Zvicër, rreth 47 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub luksoz skijimi, mbi 100 të plagosur rëndë! Flasin dëshmitarët që panë ‘ferrin’ me sy

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në një prej lokaleve të një resorti luksoz skijimi në Crans-Montana, Zvicër, ku të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Flakët përfshinë diskotekën “Le Costellation”, ku qindra të rinj po festonin ardhjen e Vitit të Ri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të vendosur në shishe shampanje, të cilët u ndezën shumë pranë tavanit të ulët prej druri.

Ende nuk janë zbuluar identitetet e të gjitha viktimave dhe nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në lokal në momentin e tragjedisë.

Sipas një dëshmie okulare të raportuar nga Daily Mail, zjarri duket se ka nisur kur një kamerier, i cili po kërcente mbi supet e një kolegu, mbante një fishekzjarr të ndezur, si ata që përdoren në tortat e ditëlindjes, shumë pranë tavanit.

“U afrua shumë pranë tavanit dhe brenda pak minutash gjithçka u përfshi nga flakët”, tha gruaja që ndodhej në vendngjarje, duke përshkruar momentet para shpërthimit.

Një tjetër grua që arriti të shpëtonte tregoi panikun që pasoi:

“Shkallët e daljes nga klubi i natës ishin jashtëzakonisht të ngushta. Njerëzit shtyheshin në turma. Ne arritëm të dilnim në minutën e fundit.”

Fakti që zjarri nisi në bodrumin e barit u konfirmua nga kreu i policisë lokale, Frederick Giesler, i cili theksoi se më pas u krijua një kaos i madh, ndërsa klientët përpiqeshin me dëshpërim të shpëtonin përmes shkallëve të vetme që çonin në katin përdhes dhe jashtë objektit.

Një tjetër dëshmitare okulare, Emma, tha se zjarri shpërtheu pasi njerëzit filluan të festonin duke mbajtur shishe shampanje me fishekzjarrë të ngulur brenda.

Ndërkohë, disa dëshmitarë pretendojnë se fillimisht u dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi të pazakontë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet reale të kësaj tragjedie të rëndë, që ka lënë dhjetëra viktima me kombësi të ndryshme.

The post Tragjedia në Zvicër, rreth 47 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub luksoz skijimi, mbi 100 të plagosur rëndë! Flasin dëshmitarët që panë ‘ferrin’ me sy appeared first on Albeu.com.

“Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar”/ Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri

✇Albeu
By: M C

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin.

Këngëtari filloi të ndiqte nga pas banorin e ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar dhe më pas e lagu me birrë.

Pjesë nga debati:

Kristi: Sa për ty, të ishe nga ata që dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrërinë time. Por kjo tregon më shumë për burrërinë tënde duke u marrë me burrërinë time. Ke ardhur gjithë kohës anës siç po të vij unë ty…

Keijsi: Si është ajo shprehja? ‘M**i pas këpucës’? Bravo, ashtu vjen ti.

Kristi: Ke ardhur duke mu fërkuar gjatë gjithë kohës ti mua. Po duhet të dish këtë gjë ti. Mua më fërkon, fërkon, fërkon dhe filloj dhe të derdhem unë pastaj. Filloj dhe të derdhem unë pastaj. Në rregull? Plehrë. Ti tregoj unë limitet ty ku i ke.

The post “Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar”/ Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri appeared first on Albeu.com.

Izraeli ndalon hyrjen në Gaza për 37 organizata humanitare

✇Albeu
By: M C

Izraeli konfirmoi sot se do të ndalojë aksesin në Rripi i Gazës në 37 organizata të mëdha humanitare ndërkombëtare që nuk u kanë përcjellë autoriteteve izraelite listën e emrave të punëtorëve të tyre, siç parashikohet në rregulloren e re.

Rregullat e reja ngrenë shqetësime për vonesat e mëtejshme në hyrjen e ndihmës humanitare në territorin palestinez, i cili është shkatërruar nga dy vjet luftë dhe ku shumica e banorëve kanë nevojë urgjente për strehim, kujdes dhe ushqim.

“Organizatat që nuk respektuan rregullat në lidhje me sigurinë dhe transparencën do të shohin licencat e tyre të pezulluara. Dobësia kryesore e identifikuar është refuzimi për të dhënë të dhëna të plota dhe të verifikueshme për punonjësit e tyre, një kërkesë jetike për të parandaluar terroristët të depërtojnë në strukturat humanitare”, shtoi ai.

Mediat e huaja shkruajnë se Izraeli është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar ditët e fundit pasi afati i fundit për organizatat joqeveritare ndërkombëtare për të respektuar rregulloren e re të shpallur për herë të parë në mars u afrua, të mërkurën në mesnatë.

Ndër OJQ-të që do të shohin lejet e tyre të pezulluara janë Médecins Sans Frontières (MSF), Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, Care, World Vision dhe Oxfam.

The post Izraeli ndalon hyrjen në Gaza për 37 organizata humanitare appeared first on Albeu.com.

“Paralizohet” aksi Milot-Lezhë, trafik i rënduar dhe vonesa në qarkullim

✇Albeu
By: M C

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë.

Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së lëvizjes së automjeteve.

Lëvizja masive e qytetarëve që po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore dhe drejt Malit të Zi ka shkaktuar vonesa dhe ngarkesë të madhe në qarkullim.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.

The post “Paralizohet” aksi Milot-Lezhë, trafik i rënduar dhe vonesa në qarkullim appeared first on Albeu.com.

❌