❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rreth 500 mijë qytetarë hyjnë në Kosovë gjatë festave të fundvitit



Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për rreth 500 mijë hyrje të qytetarëve të Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore. Ndërkohë një fluks i shtuar shihet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Integruar dhe raportimet nga rajonet përkatëse, gjatë javës së kaluar janë regjistruar rreth 500 mijë hyrje të qytetarëve të Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore.

Zyrtar pĂ«r informim nĂ« ANP ” Adem Jashari ” nĂ« PrishtinĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« ditur qĂ« festat e fund vitit janĂ« duke i sjellur shumĂ« bashkĂ«kombĂ«s tonĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« linjat tona me vende tjerĂ« tĂ« BE-Ă« janĂ« ato tĂ« cilat po krijohen qĂ« tĂ« ketĂ« qarkullim sa mĂ« tĂ« lirĂ« e tĂ« mundshĂ«m pĂ«r qytetar tĂ« vendit tonĂ«.

Kulmi i hyrjeve është shënuar gjatë fundjavës, ndërkohë krahasuar me vitin e kaluar është regjistruar një rritje prej 8 për qind në udhëtimet ajrore.

“QĂ« nga 1 dhjetori deri mĂ« tani kemi procesuar rreth 270 mijĂ« qytetarĂ«. NĂ«se marrim totalin e udhĂ«tarĂ«ve pĂ«r vitin 2025, shohim njĂ« trend tĂ« vazhdueshĂ«m rritjeje, me rreth 8% mĂ« shumĂ« udhĂ«tarĂ« krahasuar me vitin 2024”, tha Valentina Gara, zyrtare pĂ«r komunikim me publikun nĂ« ANP.

Aeroporti ka realizuar edhe avancime teknologjike për përmirësimin e shërbimeve.

“ShĂ«rbimet e reja, tĂ« mundĂ«suara nga digjitalizimi dhe avancimet teknologjike, i lejojnĂ« udhĂ«tarĂ«t tĂ« kryejnĂ« proceset e tyre, pĂ«rfshirĂ« regjistrimin e valixheve, pa pritur gjatĂ« nĂ« radhĂ«â€, tha Gara pĂ«r televizionin publik.

Investimet në teknologji bashkëkohore, shtimi i stafit dhe linjat e reja ndërkombëtare po mundësojnë kursimin e kohës dhe afrimin e bashkëkombësve me atdheun, duke mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ermal Sadiku kritikon stagnimin në digjitalizim dhe prezanton planin e tij për transformim



Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar ashpër mungesën e progresit në digjitalizimin e shërbimeve publike në vend, duke theksuar se deri më tani nuk ka avancim as në arsim, as në shëndetësi dhe as në administratë.

Sadiku ka thënë se, përtej llafeve dhe premtimeve për reforma, nuk ka as ide konkrete, as plan e as përpjekje reale për transformim digjital.

“Ne kemi vizionin dhe planin pĂ«r secilĂ«n fushĂ«. E njohim fuqinĂ« e teknologjisĂ«, dimĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e digjitalizimit dhe jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se si pĂ«rmes tyre lehtĂ«sohen shĂ«rbimet dhe fuqizohet qytetari,” ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka prezantuar në një video hapat konkretë që do të ndiqen për të avancuar digjitalizimin e institucioneve dhe për të lehtësuar shërbimet për qytetarët.

Sadiku ka bërë të ditur se ky plan është i qartë dhe nuk ka kohë për të humbur, duke e paraqitur atë si një prioritet kryesor të programit të tij për deputet.

Policia identifikon shoferin që e përplasi me veturë 13-vjeçarin dhe iku nga vendi i ngjarjes (Pamje)



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka identifikuar drejtuesin e automjetit qĂ« mĂ« 23 dhjetor 2025 goditi njĂ« fĂ«mijĂ« 13-vjeçar nĂ« rrugĂ«n “Ali Aliu Kelmendi” nĂ« PrishtinĂ« dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprime hetimore për të identifikuar personin e dyshuar.

Pas intervistimit, ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia ka theksuar se aksidenti përfshinte një automjet dhe një këmbësor dhe se drejtuesi i automjetit ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe përgjegjësive në trafik.


Jashari: Krahasimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës me regjimin e Millosheviqit është fyerje ndaj sakrificës kombëtare



Bekim Hamëz Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të disa individëve dhe politikanëve në Kosovë, të cilët, sipas tij, po përbuzin veprimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veri të vendit, duke i krahasuar ato me krimet e regjimit të Millosheviqit.

Në një reagim publik, Jashari ka theksuar se një krahasim i tillë nuk përbën as padije e as lapsus politik, por një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së popullit shqiptar.

Sipas tij, është e papranueshme që veprimet e një shteti sovran, i cili po shuan struktura paralele ilegale, po vendos rend dhe ligj dhe po garanton funksionimin e institucioneve në të gjithë territorin e Kosovës, të barazohen me sundimin dhe shtypjen e përgjakshme të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Jashari ka vlerësuar se deklarata të tilla i shërbejnë drejtpërdrejt narrativës së Serbisë, e cila, sipas tij, synon ta shohë Kosovën të përçarë, të zhytur në konflikte të brendshme dhe të larguar nga interesat e saj vitale shtetërore.

Ai ka shtuar se populli i Kosovës i njeh mirë figurat publike dhe veprimet e tyre ndër vite, veçanërisht në momentet më të vështira për vendin, duke theksuar se historia nuk mund të fshihet me deklarata ditore dhe as të rishkruhet për interesa politike afatshkurtra.

Në fund, Jashari ka bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi kombëtare, duke theksuar se politika duhet të shërbejë si mjet bashkimi rreth interesave strategjike të Kosovës, e jo si instrument për përçarje, relativizim të krimeve serbe dhe përfitime të ngushta partiake.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për lidership të përgjegjshëm dhe me dinjitet kombëtar, që i shërben shtetit dhe atdheut, e jo egos personale dhe kalkulimeve politike afatshkurtra./Telegrafi.

Pal Lekaj uron Krishtlindjet: Një mbrëmje e veçantë me familjen, larg fushatës



Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka ndarë një mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e familjes, dashurisë dhe vlerave që i bashkojnë njerëzit.

Lekaj ka bërë të ditur se ka marrë një shkëputje të shkurtër nga angazhimet e fushatës për të kaluar një mbrëmje të veçantë me familjen, duke e cilësuar këtë kohë si të çmuar dhe domethënëse.

Ai ka theksuar se Krishtlindjet janĂ« gjithmonĂ« njĂ« kujtesĂ« pĂ«r ngrohtĂ«sinĂ«, dashurinĂ« dhe solidaritetin, ndĂ«rsa ka shtuar se vajza e tij, Luna, mbetet “dhurata mĂ« e bukur e çdo feste” pĂ«r familjen e tij.

Në fund të mesazhit, Lekaj ka uruar të gjithë qytetarët për Krishtlindjet, duke iu dëshiruar paqe, shëndet dhe mirësi në tryezat familjare.

Arrestohet 21-vjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vjedhje të rënda nga automjetet



Një 21-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, i dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku nga tetë automjete të ndryshme janë vjedhur mjete pune dhe gjësende të tjera.

Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit, E.H., hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune dhe sende të vjedhura, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve të tyre.

Personi i dyshuar, mashkull 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.

Policia ka bërë të ditur se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve.

Abdixhiku: Kodra e Trimave dhe Prishtina po flasin qartë për LDK-në



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar mbështetjen e madhe të qytetarëve në Kodrën e Trimave dhe lagjen Vranjevc në Prishtinë, duke e cilësuar tubimin si dëshmi të qartë të përkrahjes për LDK-në në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

NĂ« njĂ« reagim publik, Abdixhiku theksoi se atmosfera dhe mobilizimi qytetar nĂ« Vranjevc “i lanĂ« tĂ« gjithĂ« pa fjalĂ«â€, duke shtuar se Kodra e Trimave dhe Prishtina po flasin qartĂ« pĂ«r orientimin e tyre politik.

Sipas tij, Dega I e LDK-së në Prishtinë po përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar, me përvojë institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm qytetar, veçanërisht në fushat e arsimit, qeverisjes lokale dhe jetës politike.

Në listën e LDK-së nga kjo degë përfshihen Ismet Beqiri me numër 37, Fadil Aliu me numër 50, Besë Prestreshi me numër 51 dhe Nafie Rusinovci me numër 108.

LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë takimet me qytetarë në të gjitha lagjet e kryeqytetit, duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sadiku: Vota nuk është mall, shteti nuk guxon të shndërrohet në bankomat elektoral



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar këtë si përpjekje për blerje të vullnetit qytetar në prag të zgjedhjeve.

Sadiku ka deklaruar se vullneti i qytetarëve nuk shitet dhe nuk blihet, ndërsa shteti nuk mund të përdoret për interesa të ngushta elektorale. Sipas tij, i njëjti pushtet që ka rritur çmimet e produkteve esenciale, ka shtrenjtuar energjinë elektrike dhe ka varfëruar qytetarët, po përpiqet të paraqitet si shpëtimtar vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se ndonĂ«se ndihma financiare Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r shumĂ« familje, qytetarĂ«t kanĂ« nevojĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r arsim dhe shĂ«ndetĂ«si cilĂ«sore, zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe trajtim dinjitoz, gjĂ«ra qĂ«, sipas tij, kjo qeveri nuk ka arritur t’i ofrojĂ« pĂ«r pesĂ« vite.

Sadiku ka shtuar se në vend të reformave dhe zhvillimit, qytetarëve u janë servirur bllokada dhe izolim, ndërsa zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të jenë momenti i përgjigjes qytetare.

“Stagnuesit dhe bllokuesit duhet ta marrin pĂ«rgjigjen. Duhet ta marrin JO-nĂ« e madhe pĂ«r papĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ndaj shtetit dhe pĂ«r transaksionet elektorale me taksat e qytetarĂ«ve”, ka theksuar Sadiku.

Pretendimet e Vuçiqit: SHBA-ja dhe Turqia po armatosin shqiptarët për të kërcënuar Serbinë



Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar ShqipĂ«rinĂ«, KroacinĂ« dhe KosovĂ«n se po krijojnĂ« njĂ« “aleancĂ« ushtarake” qĂ« synon rrezikimin e SerbisĂ«.

Deklarata u bë gjatë një fjalimi para ambasadorëve të huaj, ku Vuçiq vuri në pikëpyetje të drejtën e këtyre vendeve për të bashkëpunuar në fushën ushtarake.

Ai tha se tri vendet kanë zgjeruar marrëveshjet e tyre ushtarake edhe me Slloveninë dhe përpiqen të përfshijnë Bullgarinë në këto procese, duke theksuar se qëllimi është rrezikimi i integritetit territorial të Serbisë dhe sulme ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore.

“AmerikanĂ«t po i armatosin shqiptarĂ«t nĂ« KosovĂ«, ashtu si edhe Turqia. QĂ«llimi Ă«shtĂ« sulm ndaj SerbisĂ« dhe popullsisĂ« serbe,” deklaroi Vuçiq.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka shpenzuar 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë, që përbëjnë 2.6% të produktit të brendshëm bruto, duke qenë shteti me investimin më të madh ushtarak në rajon.

Incidenti më i rëndë i armatosur kohëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhi në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor. Tre sulmues mbetën të vrarë gjithashtu.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Vuçiq gjithashtu akuzoi Kosovën dhe fuqitë e mëdha se nuk po respektojnë asgjë nga ajo që është nënshkruar deri tani në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja e fundit u arrit pikërisht nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit 2023.

Zbatimi i asaj marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, nuk ka filluar kurrë.

NĂ« kundĂ«rshtim me marrĂ«veshjen e arritur atĂ«herĂ«, sipas sĂ« cilĂ«s Serbia do tĂ« ndĂ«rpriste fushatĂ«n pĂ«r çnjohjen e KosovĂ«s, Vuçiq paralajmĂ«roi se Serbia “do tĂ« duhet tĂ« vazhdojĂ« punĂ«n e vĂ«shtirĂ« dhe tĂ« lodhshme pĂ«r anulimin e njohjeve”.

Xhavit Haliti pritet me entuziazëm nga simpatizantët e PDK-së në Istog



Kandidati i PDK-së për deputet, Xhavit Haliti, po mirëpritet gjerësisht nëpër qytete të ndryshme të Kosovës nga simpatizantët e partisë.

Sonte, ai u prit me entuziazëm në Istog, ku u shpreh i lumtur për mikpritjen.

"NĂ« Istogun e njerĂ«zve tĂ« mirĂ«, punĂ«torĂ« e atdhetarĂ«, u pritĂ«m me zemĂ«r tĂ« hapur. Me PDK-nĂ«, bashkĂ« ecim drejt fitores.“

#PDK130 #BedriHamza1 #XhavitHaliti14.

Kurti: Fëmijët dhe pensionistët do të përfitojnë shtesa prej 100 eurosh për fundvit



Kryeministri në detyrë, dhe kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë vendim të ndajë shtesa për pensionistët dhe fëmijët.

Kjo tha Kurti do të ndodhë "pas fitores së bindshme më 28 dhjetor".

Në një deklaratë për Facebook, Kurti tha se edhe pse opozita nuk ka votuar buxhetin, qeveria në detyrë ka bërë të mundur që mbështetja e fundvitit të sigurohet dhe të procedohet para natës së Vitit të Ri.

"Me fitoren tonĂ«, Viti i Ri vjen mĂ« herĂ«t. Urime festat e fundvitit dhe t’i gĂ«zoni bashkĂ« me familjet tuaja“, u shpreh Kurti.

Rusia vazhdon të deklarojë rrejshëm për çështjen e Kosovës dhe statusin e saj



ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« RusisĂ«, Maria Zaharova, ka propaganduar tĂ« mĂ«rkurĂ«n duke thĂ«nĂ« se deklarata e PĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« LartĂ« tĂ« BE-sĂ« pĂ«r PolitikĂ«n e Jashtme, Kaja Kalas, mbi respektimin e sovranitetit tĂ« DanimarkĂ«s dhe GrenlandĂ«s pĂ«rbĂ«n "refuzim tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r tĂ« njohur pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s“.

Zaharova deklaroi se Rusia e konsideron deklaratën e Kalas mbi Grenlandën si një refuzim nga BE-ja për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo e shkroi këtë mesazh në platformën sociale Telegram.

"DeklaratĂ«n e konsiderojmĂ« si refuzim tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r tĂ« njohur pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s.“

Megjithatë, Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës në dokumentet zyrtare apo praktikën politike.

Përkundrazi, BE-ja trajton Kosovën si shtet dhe subjekt të veçantë ndërkombëtar, siç dëshmohet nga akte ligjore, procese politike dhe praktika institucionale.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (SSP) me Kosovën, BE-ja ka krijuar një marrëdhënie kontraktuale me Kosovën si subjekt të veçantë, gjë që nuk është bërë as me një territor autonom tjetër në Evropë.

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 2010 konfirmon se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje disa herë që pesë shtete të mbetura anëtare të BE-së të njohin Kosovën.

Strategjia e BE-së trajton Kosovën si partner të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian, ndërsa Këshilli i BE-së ka vendosur të mundësojë udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës, që është një dëshmi tjetër se BE-ja e sheh Kosovën si shtet.

Nga 27 shtete anëtare të BE-së, 22 njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Pra, pretendimi i Maria Zaharovës se BE-ja "refuzon njohjen e Kosovës" është i pavërtetë.

Abdixhiku nga Gjilani premton përfundimin e autostradës së Anamoravës



Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim në Gjilan, ku theksoi rëndësinë strategjike të Autostradës së Anamoravës për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Abdixhiku theksoi se autostrada nuk është një projekt luks apo periferik, por një çështje barazie territoriale dhe drejtësie zhvillimore, që do të lidhë Gjilanin me pjesën tjetër të Kosovës dhe do ta shndërrojë qytetin në një nyje ekonomike, tregtare dhe logjistike.

Ai premtoi se projekti do të realizohet me prioritet brenda dy viteve të para nëse LDK-ja udhëheq qeverinë.

Gjatë fjalimit, Abdixhiku prezantoi edhe listën e kandidatëve të LDK-së për Gjilanin dhe Anamoravën, të cilët sipas tij janë të përvojshëm, të besueshëm dhe plot përkushtim ndaj qytetit dhe vendit.

Ndër ta janë Lutfi Haziri (nr. 5), Arbër Ismajli (nr. 28), Valentina Bunjaku-Rexhepi (nr. 32), Rexhep Kadriu (nr. 52), Xhylije Ibrahimi (nr. 93), dr. Besim Guda (nr. 98), Afërdita Balaj-Ajdini (nr. 99) dhe Agim Kastrati (nr. 106).

Abdixhiku nënvizoi se Gjilani meriton zhvillim real, punë dhe rezultate konkrete, duke përfaqësuar qytetin dhe gjithë Anamoravën me dinjitet dhe përgjegjësi publike.

Kurti në Mitrovicë: Buxheti rekord prej 4 miliardë eurosh, një nga pesë vendimet e para të mandatit të ardhshëm



Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen qysh në mbledhjen e parë të qeverisë.

Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:

Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.

Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.

Heqja e kufizimit tĂ« punĂ«simit pĂ«r veteranĂ«t e UÇK-sĂ« qĂ« pĂ«rfitojnĂ« beneficione.

Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.

Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët që kursejnë energjinë elektrike.

Kurti e përshkroi këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe një fillim të fuqishëm për punën e qeverisë së re.

Ismaili: Këto janë masat konkrete për rritjen e mirëqenies në programin e Bedri Hamzës



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kyçe të programit zgjedhor të PDK-së.

Në videon e publikuar sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, synojnë rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët dhe familjet në Kosovë, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Programi i Bedri HamzĂ«s parasheh rritjen e pagave pĂ«r 50 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t e shĂ«rbimit publik. Po ashtu, do tĂ« ulen tatimet nĂ« paga, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura nĂ« fund tĂ« muajit, pĂ«rfshirĂ« edhe punĂ«torĂ«t e sektorit privat”, thotĂ« Ismaili.

Ai shtoi se programi parasheh edhe rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale. “Do t’i rrisim tĂ« gjitha pensionet dhe ndihmat sociale pĂ«r 50 pĂ«r qind, me pension minimal prej 250 eurosh, si dhe do tĂ« shtyjmĂ« pĂ«rpara politika qĂ« e ulin koston e jetĂ«s dhe çmimet”, thekson ai.

Në fund të videos, Ismaili u bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të mbështesin programin e PDK-së.

“MĂ« 28 dhjetor, filloni kapitullin e mirĂ«qenies pĂ«r ju dhe familjen tuaj. Votoni PDK 130, Bedri Hamza 1 dhe Uran Ismaili 2”, pĂ«rfundon ai.

Vodhi para nga arka e bamirësisë në një xhami në Ferizaj, arrestohet nga policia



Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar tĂ« DrejtorisĂ« Rajonale tĂ« PolicisĂ« nĂ« Ferizaj, i dyshuari F.A., 29 vjeç, dyshohet se mĂ« 9 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 18:30, ka depĂ«rtuar me forcĂ« nĂ« objektin fetar “Xhamia e VogĂ«l”, ku ka vjedhur njĂ« shumĂ« parash nga arka e bamirĂ«sisĂ«.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar dy palë atlete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson përkushtimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe garantimin e sigurisë për qytetarët dhe institucionet fetare.

AKU Tiranë bllokon 5 ton djathë  dhe 944 kg fileto pule



Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë të llojit Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule.

A2 CNN raporton se masat janë marrë për shkak të mungesës së kundra-etiketave në gjuhën shqipe, duke mos respektuar kërkesat ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.

Subjekti përgjegjës është penalizuar gjithashtu me një masë administrative gjobe për veprimet në kundërshtim me ligjin.

Kurti: Nga magjistralja e Dukagjinit do të përfitojë edhe Deçani



Kandidati për kryeministër nga LVV, Albi Kurti, mbajti një takim me qytetarë, mërgimtarë, studentë dhe punëtorë të komunës së Deçanit.

Gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt zhvillimin e kësaj komune.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Deçanit në rrugën drejt fitores së 28 dhjetorit.

NdĂ«r zotimet kyçe qĂ« do tĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rsĂ«drejti nĂ« infrastrukturĂ« dhe arsimi edhe pĂ«r qytetarĂ«t e kĂ«saj komune, janĂ« ndĂ«rtimi i magjistrales sĂ« Dukagjinit qĂ« do tĂ« kalojĂ« edhe nĂ«pĂ«r Deçan, si dhe zbatimi i programit tĂ« bursave “Mobiliteti pĂ«r studentĂ«â€, program ky i cili do tĂ« mbĂ«shtesĂ« financiarisht studentĂ«t nĂ« bazĂ« tĂ« distancĂ«s mes vendbanimit dhe universiteti ku do tĂ« studiojnĂ«.

Vritet në Cyrih një 71-vjeçare nga Kosova, arrestohen tre persona



Një grua 71-vjeçare nga Kosova është vrarë në qytetin Buchs, në kantonin e Cyrihut.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Kantonale e Cyrihut.

Sipas njoftimit zyrtar, qendra e operacioneve të policisë ka pranuar një raport për gjetjen e një personi të pajetë në një ndërtesë banimi. Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e gruas.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në lagje.

Banorë të zonës kanë deklaruar për mediat se në orët e mëngjesit të së mërkurëskanë vërejtur prani të shtuar të policisë.

“Jam i tronditur nga ajo qĂ« ndodhi nĂ« lagjen tonĂ« tĂ« qetĂ«,” ka thĂ«nĂ« njĂ« banor, duke shtuar se familja e viktimĂ«s nuk ishte shumĂ« e njohur nĂ« komunitet dhe se gruaja e ndjerĂ« vuante nga probleme shĂ«ndetĂ«sore.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar që ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes.

Të arrestuarit janë një grua dhe dy burra, të gjithë shtetas zviceranë, të moshës 27, 48 dhe 51 vjeç.

Motivi i krimit, rrjedha e saktë e ngjarjes dhe rrethanat e tjera mbeten ende të paqarta.

Hetimet po zhvillohen nga Policia Kantonale e Cyrihut në bashkëpunim me Prokurorinë Publike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë informacione do të publikohen pas përfundimit të hetimeve fillestare./Telegrafi.

Rusia sponsorizon turne futsalli në Serbi, pjesëmarrës edhe një ekip nga veriu i Mitrovicës



NĂ« QendrĂ«n Sportive Kovilovo nĂ« Serbi Ă«shtĂ« hapur tĂ« hĂ«nĂ«n e ashtuquajtura “Kupa NdĂ«rkombĂ«tare e MiqĂ«sisĂ« nĂ« Futsall”, njĂ« turne i mbĂ«shtetur nga institucionet ruse, nĂ« tĂ« cilin marrin pjesĂ« tetĂ« ekipe tĂ« reja nga Rusia, Serbia dhe Republika Srpska e BosnjĂ« dhe HercegovinĂ«s.

Turneu, i cili po organizohet për herë të katërt që nga viti 2023, sipas organizatorëve synon promovimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe miqësisë mes të rinjve përmes sportit.

Në këtë edicion po marrin pjesë ekipet Vojvodina, Guça, Mladost Apatin, Zajeçar, një ekip nga veriu i Kosovës (Mitrovica e Veriut), si dhe një ekip nga Republika Srpska. Ndërkohë, skuadra Shahtjor nga Donjecku po merr pjesë për herë të parë në një aktivitet sportiv të organizuar në Serbi.

Në ceremoninë e hapjes, anëtari i Këshillit të Federatës së Federatës Ruse, Aleksandar Voloƥin, deklaroi se e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet shteteve ndodhet në duart e brezave të rinj, duke i ftuar pjesëmarrësit që turneun ta shfrytëzojnë si platformë për ndërtimin e miqësive dhe forcimin e bashkëpunimit.

Ndërkaq, këshilltari-ministër i Ambasadës së Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Konanihin, vuri në pah lidhjet historike mes Serbisë dhe rajonit të Donbasit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe vlerave të përbashkëta.

Turneu organizohet nga fondi bamirĂ«s “ShenjtorĂ«t Apostuj tĂ« LartĂ« Pjetri dhe Pali”, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e Festivalit BotĂ«ror tĂ« RinisĂ«, me mbĂ«shtetjen e AgjencisĂ« Federale pĂ«r Çështjet e RinisĂ« “Rosmolodezh” dhe MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« FederatĂ«s Ruse.

Drejtori i fondit organizator, Miloƥ Tanaskoviq, tha se turneu ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga edicioni i parë, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet krijimi i miqësive mes të rinjve nga vende të ndryshme.

“KĂ«tu po luftojmĂ« pĂ«r shoqĂ«ri – le tĂ« fitojĂ« miqĂ«sia”, u shpreh Tanaskoviq.

Rajoni i Donbasit Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikt tĂ« armatosur qĂ« nga viti 2014, pas protestave nĂ« UkrainĂ« dhe aneksimit tĂ« KrimesĂ« nga Rusia, kur u shpallĂ«n tĂ« ashtuquajturat “Republika Popullore e Donjeckut” dhe “e Luhanskut”, tĂ« cilat nuk njihen ndĂ«rkombĂ«tarisht.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, Donbasi u shndërrua në një nga epicentrat kryesorë të luftës, me pasoja të rënda humanitare, shkatërrime masive dhe zhvendosje të popullsisë civile.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se kërkesat e Rusisë për tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesët e Donbasit që janë nën kontrollin e Kievit mbeten pengesë serioze për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

❌