Në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, aktualisht, janë rreth 2 mijë pacientë në pritje për koronarografi dhe vendosjen e stentave.
Gjatë viteve të fundit, janë realizuar investime në QKUK, përfshirë rinovime, shtretër të rinj dhe aparatura të avancuara, por ato duket se nuk kanë ulur ndjeshëm listat e pritjes.
Problemet thuhet se nuk burojnë vetëm nga mungesa e resurseve, por kryesisht nga menaxhimi joefikas i kapaciteteve ekzistuese.
Dy ditĂ« nĂ« javĂ«, korridoret e KlinikĂ«s sĂ« KardiologjisĂ« nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s (QKUK) mbushen me dhjetĂ«ra pacientĂ« qĂ« presin njĂ« vendim mjekĂ«sor me rĂ«ndĂ«si jetike pĂ«r ta â nĂ«se do tâu kryhet koronarografia apo do tâu vendoset stenti.
Përpara tyre është një komision i përbërë nga mjekë dhe infermierë, i cili shqyrton dokumentacionin mjekësor, analizat dhe, kur është e nevojshme, kërkon ekzaminime shtesë, para se pacientët të përfshihen në listat e pritjes.
Koronarografia shërben për të identifikuar ngushtimet ose bllokimet në arteriet që furnizojnë zemrën me gjak, ndërsa stenti është një tub i vogël metalik që vendoset për të mbajtur arteriet e hapura dhe për të rikthyer qarkullimin normal të gjakut.
Sipas stafit të Klinikës së Kardiologjisë, aktualisht janë rreth 2 mijë pacientë që presin për këto shërbime, përfshirë edhe raste të regjistruara në muajt e parë të vitit 2024.
Një nga arsyet kryesore të këtij grumbullimi, sipas mjekëve dhe infermierëve me të cilët bisedoi REL-i, është mosfunksionimi i disa aparaturave për së paku dy muaj gjatë këtij viti.
Ngarkesën e ka shtuar edhe fluksi i madh i pacientëve nga komunat e Kosovës, përfshirë ato ku më herët janë kryer ekzaminime të tilla, si dhe numri i madh i referimeve nga klinikat e tjera brenda QKUK-së.
Stafi, megjithatë, siguron se rastet urgjente trajtohen menjëherë dhe nuk mbeten në listat e pritjes.
Pacientët duke pritur në një nga korridoret e ndërtesës së klinikave interne në QKUK.
âKam mĂ« shumĂ« se njĂ« vit qĂ« presâ
R. Shala nga Mitrovica e Jugut ishte më 18 dhjetor në mesin e pacientëve që prisnin në korridoret e Kardiologjisë për një termin për vendosjen e stentit.
âI kam vendosur 12 stenta â njĂ«herĂ« katĂ«r, njĂ«herĂ« gjashtĂ« dhe njĂ«herĂ« dy. KatĂ«r i kam vendosur nĂ« spital privat, tĂ« tjerat kĂ«tu, nĂ« QKUK. Terminin pĂ«r koronarografi e kam bĂ«rĂ« para mĂ« shumĂ« se njĂ« viti dhe ende nuk mĂ« kanĂ« thirrur. Erdha tĂ« interesohem, sepse kam probleme dhe nuk jam mirĂ«â, tha Shala pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, teksa mbante njĂ« grumbull dokumentesh nĂ« duar.
Edhe pacientë të tjerë thanë se nuk kishin marrë një datë të saktë për procedurën.
âJo, nuk mĂ« caktuan datĂ«. VetĂ«m mĂ« thanĂ« se do tĂ« mĂ« thĂ«rrasin nĂ« telefonâ, tha njĂ« burrĂ« nĂ« tĂ« 40-at.
Në Klinikën e Kardiologjisë punojnë rreth 40 kardiologë, prej të cilëve afërsisht 12 janë kardiologë invazivë.
Ata kryejnë ekzaminime për identifikimin e ngushtimeve dhe bllokimeve në arteriet e zemrës, ndërhyrje për hapjen e arterieve të bllokuara, si dhe vendosjen e stentave.
Sipas të dhënave të klinikës, çdo ditë realizohen 10 deri në 13 koronarografi.
Këto procedura kryhen edhe në disa spitale private në Kosovë, por janë ndjeshëm më të kushtueshme krahasuar me sektorin publik.
Investime pa efekt në zvogëlimin e listave të pritjes
Gjatë viteve të fundit, në QKUK janë realizuar investime në disa klinika, përmes fondeve qeveritare dhe donacioneve.
Për shembull, në Klinikën e Kardiokirurgjisë, për renovim, shtretër dhe hapësira të reja janë investuar vitin e kaluar 750 mijë euro, ndërsa në Klinikën Emergjente rreth 800 mijë euro.
Janë siguruar edhe aparatura të reja, përfshirë skanerin PET/CT për herë të parë, për diagnostikimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit dhe disa sëmundjeve të tjera.
Në Klinikën e Kardiologjisë, sipas mjekëve, investimet kanë qenë kryesisht infrastrukturore, pa blerje të pajisjeve të reja.
MegjithatĂ«, ata thonĂ« se materialet dhe barnat janĂ« tĂ« mjaftueshme dhe se pacientĂ«t nuk kanĂ« nevojĂ« tâi sigurojnĂ« vetĂ«.
Pritje të gjata edhe në klinika të tjera
Problemi i listave të pritjes nuk kufizohet vetëm në Kardiologji.
Në Klinikën e Ortopedisë, pavarësisht ndërtimit të një objekti të ri dhe renovimeve, pritja për një protezë gjuri mund të zgjasë mbi tre vjet.
Pacientët, ndërkohë, detyrohen të blejnë shumicën e barnave dhe implanteve.
âNuk kemi asnjĂ« nga protezat e nevojshme, prandaj kemi numĂ«r tĂ« madh pacientĂ«sh. Aktualisht, ky numĂ«r shkon mbi njĂ« mijĂ«â, tha njĂ« ortoped pĂ«r REL-in, nĂ« kushte anonimiteti.
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pritja për trajtimin e problemeve me venat tejkalon dy vjet e gjysmë, për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe vendeve për hospitalizim, ndonëse gjatë vitit janë kryer rreth 500 ndërhyrje.
Në maj të këtij viti është përuruar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen pacientët me lloje të ndryshme të kancerit, por me vetëm 60 shtretër, edhe aty ka shpesh pritje të gjata, ose mjekim të pacientëve në salla të improvizuara.
Në Klinikën e Oftalmologjisë, pritja për ndërhyrje kirurgjikale mund të zgjasë deri në nëntë muaj, varësisht nga lloji i operacionit.
Haki Hoti nga Gjilani, që kreu një operacion për katarakt më 18 dhjetor, i tha REL-it se kishte pritur rreth pesë muaj për këtë intervenim.
Kritika dhe kërkesa për llogaridhënie
Në fillim të këtij muaji, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) kërkoi një raport të detajuar për listat e pritjes.
Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, tha se tashmë ekzistojnë kushte, aparatura dhe medikamente për trajtimin e rasteve dhe se është caktuar një zyrë e veçantë për përpilimin e këtij raporti.
PĂ«r Bujar VitinĂ«, kryeredaktor i gazetĂ«s âShnetaâ, qĂ« mbulon shĂ«ndetĂ«sinĂ« nĂ« KosovĂ«, situata mbetet shqetĂ«suese.
âInvestimet milionĂ«she nuk i kanĂ« ulur listat e pritjes. Duhet identifikim i pengesave reale dhe shpĂ«rndarje mĂ« e mirĂ« e stafit, pĂ«rfshirĂ« orĂ«t shtesĂ« tĂ« anesteziologĂ«veâ, tha ai pĂ«r REL-in.
Sipas raportit të Zyrës së Auditorit Kombëtar, vitin e kaluar, QKUK-ja ka qenë e mbingarkuar me rreth 10 mijë pacientë në lista pritjeje, ndërsa pritja mesatare e tyre ka arritur në gati tre vjet.
Auditorët kanë vlerësuar se situatës i ka kontribuar mungesa kritike e personelit mjekësor, sidomos e anesteziologëve, që ka çuar në shtyrjen e operacioneve.
Një problem kronik i sistemit shëndetësor
Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, mbi 100 mjekë largohen nga Kosova çdo vit, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë, e pyetur nga Radio Evropa e Lirë për listat e pritjes në QKUK, tha se menaxhimi i tyre është në kompetencë të SHSKUK-së.
Ndërkohë, tollovitë në QKUK nuk shkaktohen vetëm nga pacientët, por edhe nga shoqëruesit e tyre, të cilët shpesh, në mungesë të infermierëve, kryejnë edhe punë që nuk u takojnë.
NĂ« disa reparte, mungesa e furnizimeve bazike â si sapunĂ«t apo çarçafĂ«t â mbetet gjithashtu e dukshme, duke nxjerrĂ« nĂ« pah boshllĂ«qe elementare nĂ« organizimin dhe mirĂ«mbajtjen e shĂ«rbimeve.
E, këto probleme nuk janë të reja. Ato e shoqërojnë sistemin shëndetësor të Kosovës që nga paslufta, pavarësisht investimeve të herëpashershme, ndërrimit të qeverive dhe premtimeve të vazhdueshme për reforma.
Në vlerësimin e shumë profesionistëve të shëndetësisë, kjo nuk buron vetëm nga mungesa e resurseve, por edhe nga menaxhimi joefikas i kapaciteteve ekzistuese dhe planifikimi i dobët i shërbimeve.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe appeared first on Sinjali.