Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”, ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Teksa pritej para godinës nga gazetarët, ish-bashkëshortja e presidentit të Partisë së Lirisë, shkëmbeu batuta me ta lidhur me reality shoën Big Brother, ku ajo është opinionist.

“Keni parë Big Brother apo jo…Vrenozi kishte ndjenjur gjithë natën pa gjumë se nulk flinte dot me burrë. Është shtuar shumë jo fjetja burrë me burrë por hajt mo…”, tha Kryemadhi.

Ish çifti, Meta dhe Kryemadhi, akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

Prokuroria e Posaçme i mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

The post Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë appeared first on Albeu.com.

Paneli i opinionistëve i kompletuar: rikthehet Arbër Hajdari, ndërsa Monika Kryemadhi debuton për herë të parë në BBVA



Arbër Hajdari është rikthyer sërish në rolin e opinionistit në Big Brother VIP Albania, këtë herë për edicionin e pestë të spektaklit më të ndjekur në vend.

Pas shumë vitesh në këtë pozicion, prania e tij në skenë u prit me duartrokitje dhe brohoritje të shumta nga publiku në sallë.

Gjatë hyrjes së tij, Hajdari u shpreh shkurt para publikut, duke deklaruar: “Kjo dëshmon se sa serioz jam”, një fjali që u komentua menjëherë në rrjetet sociale dhe nga ndjekësit e formatit.

BBVK/YouTube

Më pas, u prezantua edhe opinionistja tjetër e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, e cila i bashkohet për herë të parë Big Brother VIP Albania.

BBVK/YouTube

Ky rol shënon një hap të ri për Kryemadhin, e njohur më parë si politikane, duke sjellë një profil ndryshe në panelin e opinionistëve të këtij edicioni.

Rikthimi i Arbër Hajdarit dhe debutimi i Monika Kryemadhit pritet t’i japin një dinamikë të re diskutimeve dhe analizave brenda spektaklit. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com



Është zyrtare! Monika Kryemadhi surpriza e këtij Big Brother-i, opinioniste e “reality show-t” krahë “të pazëvendësueshmit” Arbër Hajdari

✇Albeu
By: M C

Mbrëmjen e sotme “Big Brother VIP Albania 5” ngre siparin, duke nisur prej orës 21:15 në “Top Channel”. Ndërkohë që janë zbuluar edhe opinionistët e këtij “reality-show”.

U përfol më parë për emrin e saj por tashmë është zyrtare, Monika Kryemadhi do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania! Lajmi është bërë i ditur nga vet Top Channel. Teksa ajo do të shoqërohet, nga Arbër Hajdari i cili prej 5 vitesh rresht tashmë mban këtë pozicion.

Kjo do të shënojë herën e parë që do e shohim Kryemadhin një një pozicion të tillë.

Edhe për këtë vit Ledion Liço do të vazhdojë të jetë moderator i Big Brother Vip.Pasditen e djeshme u zbulua zyrtarisht dhe nga Top Channel se një ndër banorët e këtij viti do të jetë Angelo Haruni, gazetar dhe moderatori i emisonit ekonomik “Top Talk”, në Top Channel.

“Fan Club” nga ana tjetër, që nis transmetimin një ditë pas “BBVA”, do të moderohet nga Kiara Tito dhe 2 opinionistët e konfirmuar do të jenë: Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

The post Është zyrtare! Monika Kryemadhi surpriza e këtij Big Brother-i, opinioniste e “reality show-t” krahë “të pazëvendësueshmit” Arbër Hajdari appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi bashkohet me Arbër Hajdarin si opinioniste në Big Brother VIP Albania 5



Një surprizë e madhe e pret këtë sezon të ri të Big Brother VIP Albania 5: Monika Kryemadhi do t’i bashkohet Arbër Hajdarit në rolin e opinionistes.

Hajdari do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion për të pestin edicion radhazi, duke ofruar analizat dhe komentet e tij për ngjarjet brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Sezoni i ri nis sot në orën 21:00 me një mbrëmje të gjatë, plot emocione dhe momente të papritura, ku ndriçimi i shtëpisë do të shoqërohet me dramat dhe surprizat që karakterizojnë reality show-n më të ndjekur në vend.

Moderimi i këtij edicioni mbetet në duart e Ledion Liços, ndërsa opinioni i dyshes Hajdari-Kryemadhi premton të sjellë analiza të thella dhe diskutime të gjalla për çdo lëvizje të banorëve.

Big Brother VIP Albania 5 vijon të mbajë miliona shqiptarë anë e mbanë botës të “mbërthyer” para ekranit, duke garantuar një sezon plot tension, humor dhe surpriza. /Telegrafi/



Monika Kryemadhi lë pas krahëve politikën, i dedikohet kinematografisë: New project

✇Albeu
By: V K

Duket se marrëdhënia me politikën për Monika Kryemadhin është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e PL-së po i dedikohet plotësisht kinematografisë.

Ka qenë Kryemadhi ajo që ka postuar një foto me skenaristin dhe regjisorin e njohur Charles Kipps, ndërsa paralajmëroi se do të sillte një projekt të ri me të.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

 

“New Project me Charles Kipps- Skenarist dhe producent televiziv: Laë & Order, Kojak, etj.
-Autor librash : “Conor Bard Mystery”, “Hell’s Kitchen Homicide” dhe “Times Square Tango”.
-Fitues i Emmy Aëard për punën e tij si producent/skenarist”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë se Kryemadhi është bërë pjesë e një filmi, ku jo vetëm ka qenë skenariste, por dhe aktore.

The post Monika Kryemadhi lë pas krahëve politikën, i dedikohet kinematografisë: New project appeared first on Albeu.com.

Meta: Nuk mbaj përgjegjësi ligjore për veprimet financiare të Monika Kryemadhit dhe të afërmve të saj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për “Syri. net” e quajti procesin e tij gjyqësos si kriminal dhe pengmarrje politike. Ai tregoi dhe cila është gjëja e parë që do të bëjë kur të dalë nga burgu. Meta tha më tej se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për çdo veprim financiar […]

The post Meta: Nuk mbaj përgjegjësi ligjore për veprimet financiare të Monika Kryemadhit dhe të afërmve të saj appeared first on BoldNews.al.

Monika Kryemadhi në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, batuta me gazetarët: Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, Monika Kryemadhi është paraqitur  në SPAK, për masën për detyrim paraqitje që GJKKO ka caktuar ndaj saj, si e akuzuar për dosjen “Meta”.

Ish-bashkëshortja e Ilir Metës, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërsa Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim.

Ish-Presidenti Ilir Meta, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

Monika Kryemadhi, pak para minutash ka lënë edhe ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo iu drejtua me batuta gazetarëve kur i pyeti; “Po ju edhe sot rrini këtu”? – duke iu referuar ditës së pushimit për shkak të festave të nëntorit.

Teksa dilte ajo shtoi më tej: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”!

The post Monika Kryemadhi në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, batuta me gazetarët: Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Monika Kryemadhi në ceremoninë mortore të Shpat Kasapit

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka marrë pjesë këtë të diel në ceremoninë mortore të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. Homazhet nisën paraditen e sotme në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua më pas në varrezat e qytetit. Të pranishëm ishin familjarë, kolegë, miq dhe figura të njohura nga arti e muzika, […]

The post VIDEO/ Monika Kryemadhi në ceremoninë mortore të Shpat Kasapit appeared first on BoldNews.al.

Monika Kryemadhi shfaqet në ceremoninë mortore të Shpat Kasapit



Ish-deputetja Monika Kryemadhi është parë pranë pjesëmarrësve në ceremoninë mortore të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.

Homazhet nisën paraditen e së dielës në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua më pas në varrezat e qytetit.

Të pranishëm ishin familjarë, kolegë, miq dhe figura të njohura nga arti e muzika.

Foto: Facebook

I njëjti vdiq të mërkurën nga sulmi në zemër, ndërkohë që ndodhej me familjen në Itali.

Fansat dhe kolegët e tij kanë ndarë kujtime nga më të ndryshmet, duke e mbajtur gjallë në zemrat e tyre talentin dhe personalitetin e Kasapit, i cili do të mbahet mend si një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Ai ishte vetëm 40-vjeç, ndonëse ka lënë pas një djalë të vogël të quajtur, Roel.

I ndjeri do të mbahet mend nga të gjithë për hitet që ka realizuar ndër vitesh. /Telegrafi/

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”

Monika Kryemadhi ka folur hapur për herë të parë lidhur me mundësinë e përfshirjes së saj në formatin “Big Brother VIP”, duke ndarë qartë se ku e sheh veten në atë spektakël dhe ku jo. E pyetur nga gazetarët nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar, Kryemadhi e refuzoi kategorikisht […]

The post Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5” appeared first on BoldNews.al.

Banore apo opinioniste në Big Brother Vip Albania, ku do e shohim Monika Kryemadhin? Ish-deputetja e zbulon njëherë e mirë

✇Albeu
By: M C

E teksa dhjetori po afron dhe të gjithë janë në dilemë sa i përket banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme të Big Brother Vip Albania, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë nga produksioni.

E pyetur nga gazetarët e “Andale” nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar në Shqipëri, Kryemadhi tha se tipi i saj nuk ja lejon që të qëndrojë e mbyllur.

Ndërsa, për opinioniste të këtij formati ajo pohoi se do t’i pëlqente! Duke marrë parasysh se si Monika Kryemadhi është, e drejtpërdrejtë dhe me deklarata “bombë” mendojmë se do të ishte e duhura për një format të tillë si Big Brother Vip Albania.

Por, a do të jetë apo jo dhe nëse kjo deklaratë e ish-deputetes ka shkuar në “veshin” e produksionit, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhjetorin!

Po në Big Brother Monika a do të shohim?

Kryemadhi: O jo nuk e përballoj dot. Big Brother është për njerëz introvert, që rrinë të mbyllur, unë nuk rri dot mbyllur.

-Po si opinioniste? Se ti je shumë e fortë në opinionet e tua

Kryemadhi: Opinioniste do ta bëja, mund të jem çik e drejtpërdrejtë për shkak se ndoshta mendoj që ka ikur koha e të qenurit me lajlelule, sepse njerëzit nuk kanë kohë për të humbur. Mendoj që është koha për të folur drejtpërdrejtë dhe ti fusësh njerëzit në temë. Ndoshta mund të jem interesante në Big Brother , por nuk e di sa produktive do jem për produksionin sepse mund të krijoj probleme.

The post Banore apo opinioniste në Big Brother Vip Albania, ku do e shohim Monika Kryemadhin? Ish-deputetja e zbulon njëherë e mirë appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta

Seanca paraprake e programuar për dosjen ku është i pandehur Ilir Meta ,kryetar i partisë së Lirisë u shty ditën e sotme në Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Shtyrja u vendos për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej i angazhuar në një proces gjyqësor në Lezhë. GJKKO ka caktuar si datë të re për seancën e ardhshme 27…

Source

Kryemadhi: Prokuroria nisi hetimet për minierat e floririt, por kemi ngel të heqja e mitrës time

Monika Kryemadhi deklaron se do të kërkojnë që dosja ndaj saj dhe Ilir Metës të kthehet në SPAK. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur hetimet për të vetmin shkak, sipas saj, ‘sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu’. Kryemadhi […]

The post Kryemadhi: Prokuroria nisi hetimet për minierat e floririt, por kemi ngel të heqja e mitrës time appeared first on BoldNews.al.

“I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

Monika Kryemadhi, ka deklaruar se nuk do të takojë kurrë Ilir Metën në burg, pavarësisht lidhjes së tyre familjare. Në një intervistë në News24, Kryemadhi u shpreh se ndonëse mund të takohet me Metën në raste të veçanta familjare, si martesa e fëmijëve, ajo nuk është ende gati për një përballje personale me të. “Do […]

The post “I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg appeared first on BoldNews.al.

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, ka komentuar hetimin për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministres “i ka dalë nami se është “bobe”  dhe […]

The post Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën appeared first on BoldNews.al.

Monika Kryemadhi: PL s’ka struktura, deputetët s’paguajnë as kuotën mujore. Ka një tavolinë veç me 4 fytyra!

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e ish-LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë, duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj. Për të keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe më gjerë të vetë strukturës partiake. “Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë.

Source

‘Në gojën e ujkut’: Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare

Tea Islamaj ishte vetëm 14 vjeç kur u angazhua për herë të parë në politikë me ambicie të mëdha. Ishte viti 2013, kohë kur Lëvizja Socialiste për Integrim sapo ishte rikonfirmuar në pushtet në koalicion me Partinë Socialiste dhe forumi i saj rinor shihej si një trampolinë e shpejtë për karrierë politike dhe administrative në […]

The post ‘Në gojën e ujkut’: Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare appeared first on Reporter.al.

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Më njoftuan të vij me vrap

Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fillimisht në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, e më pas Monika Kryemadhi. “Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi.

Source

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

Seanca paraprake për dosjen “Meta” e parashikuar për tu zhvilluar këtë të enjte është shtyrë për shkak të bojkotit të gjyqeve nga ana e avokatëve. Seanca e radhës është planifikuar të zhvillohet më 28 tetor, në orën 09:00. Në gjykatë ishte e pranishme ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, ndërsa vetë Meta nuk u […]

The post Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët appeared first on BoldNews.al.

❌