❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

670 të rinj të mbështetur nga programi i vetëpunësimit

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ VetĂ«punĂ«simi po konsolidohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si njĂ« rrugĂ« reale pĂ«r ndĂ«rtimin e karrierĂ«s sĂ« tĂ« rinjve nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa interesimi pĂ«r programet mbĂ«shtetĂ«se ka arritur nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« ndĂ«r vite.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të Programit të Vetëpunësimit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi historitë konkrete të të rinjve që kanë zgjedhur të kthejnë një ide të thjeshtë në një aktivitet të qëndrueshëm ekonomik. Ajo theksoi se zgjedhja për të ndërtuar një biznes, kërkon guxim dhe përkushtim, veçanërisht në fazën fillestare, ku ideja duhet të strukturohet dhe të kthehet në punë të përditshme.

Sipas të dhënave të bëra publike, këtë vit Programi i Vetëpunësimit ka regjistruar interesin më të lartë që nga nisja e tij, me 233 aplikantë të shpallur përfitues. Ndërkohë, në total, që nga fillimi i programit, mbështetje kanë përfituar 670 persona. Ministrja theksoi se pas këtyre shifrave qëndrojnë histori personale, përpjekje konkrete dhe angazhim i vazhdueshëm.

Garancia Rinore vijon të luajë një rol kyç, duke mbështetur vetëpunësimin për të dytin vit radhazi. Për tre vitet e ardhshme, mbi 500 të rinj pritet të përfitojnë mbështetje të dedikuar.

Ibrahimaj nënvizoi se politikat publike nuk do të ndalen vetëm në fazën e nisjes së aktivitetit, por do të shtrihen edhe gjatë rritjes dhe zgjerimit të tij, duke u përmirësuar mbi bazën e përvojës reale të vetë të rinjve.

Ministrja u shpreh se ndarja e historive personale të suksesit është një nga mënyrat më të forta për të nxitur të tjerë të ndërmarrin hapin e parë drejt sipërmarrjes.

Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, si pjesë e politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë. /j.p/

1 nga 5

The post 670 të rinj të mbështetur nga programi i vetëpunësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ NdĂ«rsa shkonte drejt pĂ«rfundimit, protesta kombĂ«tare e thirrur nga Partia Demokratike u tensionua ndĂ«rsa dhjetĂ«ra koktejle molotov janĂ« hedhur nĂ« drejtim tĂ« KryeministrisĂ«, duke shpĂ«rthyer nĂ« flakĂ«.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha. Ndërsa ai së bashku me drejtuesit e tjerë demokratë u larguan, nisi hedhja e molotovëve që kanë rrezikuar forcat e rendit që ishin mbledhur kordon në ruajtje të institucionit.

Po ashtu, edhe protestuesit rrezikuan nga hedhja e molotovëve ndërsa njëri prej tyre u përfshi nga flakët për disa momente.

Po ashtu protestuesit u përplasen me forcat e Policisë së Shtetit, pasi hoqën një pjesë të gardhit rrethues të vendosur provizorisht pranë godinës së qeverisë dhe vendosën foto të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Pas këtyre momenteve tensionesh, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në bulevard drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Tiranës duke iu drejtuar Kuvendit dhe duke e përfunduar në selinë e PD-së.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. Protesta e opozitës u thirr pas padisë së ngritur nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. /j.p/

Protestuesit hedhin molotovë ndaj Kryeministrisë, foto: Andrin Hoxha
1 nga 7

The post Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ TĂ« ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore kanĂ« vijuar rritjen gjatĂ« vitit 2025, duke forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare tĂ« skemĂ«s dhe garantimin e pensioneve dinjitoze pĂ«r qytetarĂ«t.

Për periudhën 11-mujore të vitit 2025, të ardhurat e mbledhura nga kontributet arritën në rreth 158 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë arkëtuar 15,6 miliardë lekë më shumë, ndërsa realizimi ka tejkaluar planin për këtë periudhë me rreth 500 milionë lekë.

Rritja e të ardhurave është mbështetur kryesisht nga rritja e pagave në administratën publike, e shoqëruar me zgjerimin e fondit të pagave në sektorin privat, si dhe nga masat e ndërmarra në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit për vitin 2025, me fokus përmirësimin e administrimit tatimor.

Sipas listëpagesave të deklaruara në Administratën Tatimore për 9-mujorin e vitit 2025, rezultojnë rreth 751520 tatimpagues në listëpagesë, si dhe 12616 kontribues më shumë, ose 1,7% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, numri i vendeve të punës arriti në rreth 761362, me 12457 vende pune më shumë, ose 1,7% rritje vjetore.

Në vijim, për vitin 2026 parashikohet që të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore të arrijnë në rreth 196,9 miliardë lekë. Ky parashikim përfaqëson një rritje prej rreth 20,2 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat sipas Aktit Normativ, ose rreth 11,4% më shumë.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 bazohet në parashikimet makroekonomike, si rritja e ekonomisë, si dhe në analizën e faktorëve që ndikojnë në zgjerimin e bazës së kontributeve. /j.p/

The post Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktori Xhenan Sylavej tregon rrugëtimin e tij mes skenës shqiptare dhe asaj turke

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Aktori Xhenan Sylavej ndau rrugĂ«timin e tij artistik dhe pĂ«rvojĂ«n profesionale mes ShqipĂ«risĂ« dhe TurqisĂ«, gjatĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Ai u diplomua për aktrim në Universitetin e Arteve, nën drejtimin e regjisorit dhe pedagogut të njohur Zhevded Ferri.

Sylavej rrĂ«feu se Ă«ndrra pĂ«r t’u bĂ«rĂ« aktor ka lindur qĂ« nĂ« moshĂ«n 5-vjeçare, ndĂ«rsa ndikim tĂ« veçantĂ« kanĂ« pasur edhe serialet turke dhe teknikat e interpretimit tĂ« aktorĂ«ve, tĂ« cilat e shtynĂ« tĂ« mendojĂ« pĂ«r specializim nĂ« Turqi.

Pas përfundimit të Universitetit të Arteve, ai mori iniciativën për të vënë në skenë një shfaqje, por si aktor i ri ndjeu nevojën për më shumë përvojë dhe për këtë arsye vendosi të vijonte specializimin edhe për dy vite të tjera në Stamboll, me mbështetjen e familjes.

GjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« Turqi, ai mori pĂ«rsipĂ«r njĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij, organizimin dhe realizimin e shfaqjes “Romeo dhe Zhuljeta”, nĂ« bashkĂ«punim me regjisorin e njohur turk Sakur GĂŒlxĂŒmah. “Ishte njĂ« rrugĂ« e re, pa garanci, pa shtigje tĂ« hapura, por e mbushur me sakrifica, emocione dhe mĂ«sime tĂ« vlefshme”, u shpreh ai.

Sylavej u rikthye nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r arsye familjare, por edhe me njĂ« vizion mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r artin dhe kulturĂ«n. Sipas tij, shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta” u soll nĂ« ShqipĂ«ri falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s, duke shĂ«nuar njĂ« tjetĂ«r hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« angazhimin e tij artistik.

Aktualisht, ai ka nisur njĂ« projekt tĂ« ri, tĂ« cilin e ka dorĂ«zuar pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, me titull “Viti kalendarik shekspirian”, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« pĂ«rfshijĂ« institucione tĂ« ndryshme kulturore nĂ« aktivitete kushtuar veprĂ«s sĂ« William Shakespeare. /j.p/

The post Aktori Xhenan Sylavej tregon rrugëtimin e tij mes skenës shqiptare dhe asaj turke appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjisorja e re Evi Gjoni rrëfen rrugëtimin në kinematografi

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ RrugĂ«timi i regjisores sĂ« re Evi Gjoni nĂ« kinematografi Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi pasionin e hershĂ«m pĂ«r rrĂ«fimin vizual. Me dy filma tĂ« shkurtĂ«r tĂ« pĂ«rzgjedhur nĂ« festivale jashtĂ« vendit dhe me vlerĂ«sime kombĂ«tare e ndĂ«rkombĂ«tare, ajo po afirmohet si njĂ« nga zĂ«rat e rinj tĂ« kinemasĂ« shqiptare.

NĂ« podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, regjisorja Gjoni tregoi se filmi pĂ«r tĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa profesion, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« shprehur identitetin dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ura komunikimi pĂ«rmes artit.

“Filmi pĂ«r mua Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se profesion”, u shpreh ajo.

Bijë e Valter Gjonit, i njohur si një figurë emblematike e protokollit në Bashkinë e Tiranës, Evi Gjoni tregoi se lidhja me krijimtarinë ka nisur herët. Gjatë adoleshencës, ajo filloi të shkruante jo në formën e një ditari, por si skenarë me skena të shkurtra, shpesh të ndërthurura me pasionin për fotografinë, për të krijuar imazhe që pasqyronin botën e saj të brendshme dhe realitetin përreth.

Rrugëtimi profesional i saj u formësua nga bashkëpunimi dhe mësimi pranë emrave të njohur të kinemasë shqiptare, si Kristaq Mitro dhe Artan Minarolli, si dhe nga përgatitja në master me Mevlan Shanaj. Një moment i veçantë, sipas saj, ishte takimi me regjisorin Gjergj Xhuvani, pas përfundimit të maturës, i cili e orientoi në përgatitjen për konkursin e Akademisë së Arteve, konkurs që ajo e fitoi.

Gjoni rrëfeu gjithashtu pse Shqipëria mbetet vendi ku ajo synon të vijojë ndërtimin e karrierës së saj, pa pasur në plan largimin jashtë vendit. Ajo theksoi se, ndonëse problematikat profesionale janë të ngjashme kudo, ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri për shkak të vlerave morale dhe kulturore që, sipas saj, ruhen ende fort në vend. Ajo vlerësoi rolin e komunitetit dhe të familjes, duke i cilësuar si faktorë të rëndësishëm shoqërorë.

“Kam kuptuar se, edhe nĂ« raport me kolegĂ«t e mi qĂ« kam njohur nĂ« trajnime, festivale filmi apo aktivitete tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, ne jetojmĂ« pothuajse njĂ«soj. Kemi tĂ« njĂ«jtat problematika dhe na gĂ«zojnĂ« tĂ« njĂ«jtat gjĂ«ra. MegjithatĂ«, njĂ« arsye pse mĂ« pĂ«lqen ShqipĂ«ria dhe pse kam zgjedhur tĂ« mos largohem Ă«shtĂ« fakti se ne nuk i kemi humbur disa vlera morale dhe kulturore, tĂ« cilat kolegĂ«t e mi qĂ« jetojnĂ« nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« EuropĂ«s i kanĂ« humbur. Jo vetĂ«m ne, por edhe pjesa e Ballkanit dhe e EuropĂ«s Lindore ruan ende disa vlera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Shoh se ende bĂ«jmĂ« gjĂ«ra pĂ«r komunitetin dhe pĂ«r njĂ«ri-tjetrin, si dhe i kushtojmĂ« njĂ« fokus shumĂ« tĂ« fortĂ« familjes. KĂ«to janĂ« gjĂ«ra qĂ« mĂ« pĂ«lqejnĂ« dhe ndoshta lidhen edhe me mĂ«nyrĂ«n se si jam rritur”, u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi gjithashtu se perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit po ndryshon dhe se ekziston interes i madh për historitë shqiptare. Sipas saj, Shqipëria vlerësohet tashmë shumë më tepër ndërkombëtarisht, duke i atribuar një meritë të veçantë edhe kryeministrit Rama.

“Pata fatin tĂ« realizoj dy filma tĂ« shkurtĂ«r dhe tĂ« kem mundĂ«sinĂ« ta pĂ«rfaqĂ«soj ShqipĂ«rinĂ« edhe jashtĂ« vendit. Aty kam kuptuar se imazhi pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« ndryshe kudo qĂ« ne shkojmĂ« dhe se, me kalimin e kohĂ«s, ky perceptim ka ndryshuar. Kjo besoj edhe falĂ« punĂ«s suaj, kryeministĂ«r. Shoh se ka interes tĂ« madh pĂ«r historinĂ« shqiptare dhe pĂ«r vendin tonĂ«, kudo ku shkojmĂ«. NĂ« çdo moment qĂ« marr pjesĂ« nĂ« njĂ« trajnim apo festival, nuk jam vetĂ«m Evi, por jam Evi Gjoni nga ShqipĂ«ria dhe, dashje pa dashje, bĂ«hesh ambasadore e vendit tĂ«nd. Kjo Ă«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e madhe”, tha ajo.

Regjisorja u shpreh optimiste për të ardhmen e sektorit të kinemasë në Shqipëri, duke përmendur nismat institucionale në fushën e kulturës dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ardhjen e një grupi profesionistësh që punojnë në Hollywood, të cilat po krijojnë mundësi të reja për artistët e rinj dhe po e bëjnë vendin një hapësirë gjithnjë e më tërheqëse për krijimtarinë filmike.

NĂ« fund Gjoni i dhuroi kryeministrit rama librin e shkruar nga i ati, Valteri “QytetarĂ«t e nderit tĂ« TiranĂ«s”. /j.p/

The post Regjisorja e re Evi Gjoni rrëfen rrugëtimin në kinematografi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur pasioni bëhet profesion, historia e Aeda Durishtit në art dhe modë

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Aeda Durishti, 20 vjeçe, aktualisht studente nĂ« Universitetin e Arteve nĂ« degĂ«n pikturë–tekstil–modĂ«, ndau historinĂ« e saj tĂ« rrugĂ«timit nĂ« art, si njĂ« shembull frymĂ«zues pĂ«r tĂ« rinjtĂ« qĂ« synojnĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« tĂ« ardhmen e tyre nĂ« ShqipĂ«ri.

E ftuar nĂ« podkastin “Flasim” tĂ« kryeministrit Edi Rama, Aeda tregoi se kontaktin e parĂ« me botĂ«n e modĂ«s e pati qĂ« nĂ« moshĂ«n 11-vjeçare.

Sot, ajo zotëron një atelie veshjesh, punon si moderatore në televizion dhe jep mësim pikture, duke e shndërruar pasionin në profesion.

Sipas saj, prindërit luajtën një rol kyç në këtë rrugëtim, pasi vunë re herët prirjet e saj për pikturën dhe e mbështetën duke e regjistruar në një kurs arti.

“Punova shumĂ« dhe, hap pas hapi, pa e kuptuar, e gjeta veten nĂ« liceun artistik”, rrĂ«feu Aeda, duke theksuar se kjo shkollĂ« i dha jo vetĂ«m formim artistik.

Ajo pranoi se ka qenë e dyzuar për zgjedhjen mes pikturës dhe dizajnit të modës, sidomos për shkak të paragjykimit se piktura nuk ofron siguri ekonomike.

Megjithatë, realiteti, sipas saj, ka qenë i kundërt. Edhe pse zgjodhi fashion design si degë studimi, të ardhurat kryesore i ka siguruar nga piktura.

Për këtë arsye, ajo apeloi prindërit që të mbështesin ëndrrat dhe talentet e fëmijëve të tyre, duke besuar se pasioni, kur shoqërohet me punë dhe përkushtim, mund të kthehet në një rrugë të qëndrueshme profesionale. /j.p/

The post Kur pasioni bëhet profesion, historia e Aeda Durishtit në art dhe modë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« festave tĂ« fundvitit, sistemi shĂ«ndetĂ«sor parĂ«sor nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin do tĂ« vijojĂ« punĂ«n pa ndĂ«rprerje, me qĂ«llim garantimin e shĂ«rbimeve tĂ« menjĂ«hershme dhe cilĂ«sore pĂ«r qytetarĂ«t.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), ku u diskutuan masat organizative dhe koordinuese për përballimin e fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit festiv.

Në fokus të takimit ishte forcimi i gatishmërisë së strukturave shëndetësore, sigurimi i vijimësisë së shërbimeve dhe rritja e vëmendjes ndaj emergjencave shëndetësore që mund të shfaqen gjatë festave.

OSHKSH administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, i përbërë nga katër drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe 362 qendra shëndetësore, duke luajtur një rol kyç në funksionimin e sistemit shëndetësor parësor në vend.

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore sigurojnĂ« se tĂ« gjitha strukturat do tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r t’u ofruar qytetarĂ«ve kujdes shĂ«ndetĂ«sor tĂ« vazhdueshĂ«m dhe tĂ« sigurt gjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s sĂ« festave tĂ« fundvitit. /j.p/

The post Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolonat zanore të kinemasë shqiptare në një koncert homazh

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Teatri Metropol hapi dyert pĂ«r dy net me radhĂ« nĂ« koncertin kushtuar muzikĂ«s sĂ« filmit shqiptar, duke sjellĂ« nĂ« skenĂ« tingujt qĂ« kanĂ« shoqĂ«ruar disa prej veprave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kinemasĂ« sonĂ«.

Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe me interpretimin e orkestrës simfonike SinfoArt, publiku u përfshi në një atmosferë emocionesh, kujtimesh dhe nostalgjie.

Gjatë koncertit u interpretuan kolonat zanore që kanë bërë histori, duke rikthyer në vëmendje vepra të kompozitorëve të shquar shqiptarë.

Para njĂ« publiku tĂ« gjerĂ« u interpretuan krijime tĂ« Çesk Zadeja nga “SkĂ«nderbeu – Suite”, muzika prekĂ«se e AleksandĂ«r Lalo pĂ«r filmin “Dimri i fundit”, si dhe kompozimet e Robert RadojĂ«s nĂ« “MĂ«ngjese lufte”.

Publiku dĂ«gjoi gjithashtu veprat emblemĂ« tĂ« AleksandĂ«r Peçit pĂ«r “Gjeneral Gramafoni”, meloditĂ« e paharrueshme tĂ« Limoz Dizdarit nga “RrugĂ« tĂ« bardha” dhe “MĂ«suesja”, kompozimet plot ndjeshmĂ«ri tĂ« Hajg Zaharian nga “Besa e kuqe” dhe “Dora e ngrohtĂ«â€, si dhe kolona zanore e dashur e Agim KrajkĂ«s nga “Zonja nga qyteti”.

NjĂ« vend tĂ« veçantĂ« nĂ« program zunĂ« edhe veprat e Kujtim Laros nga filmat “Liri a vdekje”, “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “LulĂ«kuqe mbi mure”, tĂ« cilat u pritĂ«n me duartrokitje nga publiku.

Koncerti u shndërrua në një mbrëmje homazh për muzikën e filmit shqiptar, duke i dhënë tingujve të njohur një frymëmarrje të re përmes interpretimit simfonik dhe duke dëshmuar vlerën e tyre të qëndrueshme në kujtesën kulturore shqiptare.

Momente nga koncerti i muzikës së filmit shqiptar- Foto: Andrin Hoxha
1 nga 11
Momente nga koncerti i muzikës së filmit shqiptar- Foto: Andrin Hoxha

/a.f/r.e/

The post Kolonat zanore të kinemasë shqiptare në një koncert homazh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave tĂ« fundvitit me gazetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« medieve.

Kreu i Shtetit u uroi profesionistëve të medias një vit të ri plot suksese, duke theksuar se ky takim shkon përtej karakterit festiv dhe përfaqëson një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e gazetarisë si një profesion me sfida të mëdha dhe me përgjegjësi të lartë publike.

“GjithmonĂ« kam menduar se profesioni i mjekut Ă«shtĂ« mĂ« i bukuri nĂ« botĂ«. NĂ« fakt jam gabuar, sepse, siç e thotĂ« edhe shkrimtari kolumbian Gabriel GarcĂ­a MĂĄrquez, gazetaria Ă«shtĂ« profesioni mĂ« i bukur nĂ« botĂ«. ËshtĂ« njĂ« profesion i vĂ«shtirĂ«, me shumĂ« sfida, por me njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si edhe mĂ« tĂ« madhe. MjekĂ«t e kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ndaj individit, ndĂ«rsa ju keni pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ndaj interesit publik. Ju keni qenĂ« tĂ« pranishĂ«m kudo, duke u pĂ«rkushtuar dhe angazhuar gjithmonĂ«â€, u shpreh Begaj.

Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në çdo situatë, Presidenti u shpreh se përkushtimi dhe prania e tyre janë thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për forcimin e besimit të publikut.

Begaj falënderoi përfaqësuesit e medieve për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit, duke nënvizuar se përgjegjësia për informimin e saktë dhe të vërtetë është ajo që e bën gazetarinë një profesion për të qenë krenar.

Presidenti Begaj pritje me gazetaret per festat e fundvitit
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“KĂ«rcim pa kufij”, koncerti i Ansamblit Folklorik tĂ« UkrainĂ«s nĂ« TiranĂ«

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Ansambli Folklorik i UkrainĂ«s, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 28 artistĂ« tĂ« kĂ«ngĂ«s dhe valleve tradicionale shqiptare, bij e bija tĂ« diasporĂ«s, tĂ« lindur dhe rritur larg atdheut, por me rrĂ«njĂ« tĂ« thella nĂ« kulturĂ«n, kujtesĂ«n dhe shpirtin shqiptar, iu bashkua Ansamblit KombĂ«tar tĂ« KĂ«ngĂ«ve dhe Valleve Popullore tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« koncertin “KĂ«rcim pa Kufij”, i zhvilluar nĂ« Teatrin KombĂ«tar tĂ« Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

NĂ« skenĂ«, ansambli shqiptar i kĂ«ngĂ«ve dhe valleve “Colorit” dhe grupi i valleve “Ilyria” nga fshati Karakurt, tĂ« cilĂ«t pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« diasporĂ«n shqiptare nĂ« UkrainĂ«, solli elementĂ« tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore shqiptare, tĂ« ruajtur dhe zhvilluar gjatĂ« shekujve nĂ« UkrainĂ«, duke krijuar njĂ« bashkim tĂ« fuqishĂ«m midis traditave tĂ« brendshme dhe diasporĂ«s.

Çdo kĂ«rcim, çdo tingull dhe çdo kostum i ngjyrosur shprehnin lidhjen e thellĂ« me atdheun dhe identitetin shqiptar.

Sonte, përmes ritmit, kostumit dhe këngës, kufijtë gjeografikë u tretën. Foli shpirti që nuk njeh kufij.

Koncerti tregoi se kultura dhe arti mund të bashkojnë njerëzit edhe në kohë sfidash dhe se rrënjët kulturore nuk harrohen kurrë.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post “KĂ«rcim pa kufij”, koncerti i Ansamblit Folklorik tĂ« UkrainĂ«s nĂ« TiranĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezĂ«n e dytĂ« konsultative me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« biznesit, dhomave tĂ« tregtisĂ« dhe aktorĂ«ve tĂ« tjerĂ« ekonomikĂ«, pĂ«r tĂ« diskutuar draftin e Kodit tĂ« Ri Penal.

Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e konsultimeve të hapura me biznesin për të ndërtuar një kuadër ligjor të qartë, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri juridike dhe mbështet zhvillimin ekonomik.

“Kodi i ri Penal parashikon komponentĂ« qĂ« lidhen me tatimet, doganat, konkurrencĂ«n, marrĂ«dhĂ«niet e punĂ«s, proceset e falimentit dhe parandalimin e pastrimit tĂ« parave. QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« Kodi tĂ« tregojĂ« transparencĂ«, tĂ« lĂ«rĂ« mĂ« pak hapĂ«sirĂ« pĂ«r interpretim dhe tĂ« krijojĂ« drejtĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, tha ministrja Ibrahimaj.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, nënvizoi se parandalimi i abuzimit, lufta ndaj ekonomisë informale dhe garantimi i konkurrencës së ndershme janë prioritetet kryesore në dispozitat që lidhen me sipërmarrjen.

Sipas Lamallarit, procesi i konsultimeve përfshin gjithsej 23 tryeza dhe synon të sigurojë që Kodi i Ri Penal të jetë i balancuar, funksional dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Tryezat e konsultimit nuk janĂ« thjesht njĂ« formalitet institucional, por njĂ« hap konkret drejt njĂ« procesi transparent dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, ku zĂ«ri i tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« interesuara e grupeve tĂ« interesit, pĂ«rfshi pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« sipĂ«rmarrjes, profesionistĂ«ve dhe aktorĂ«ve ekonomikĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« kuadĂ«r penal tĂ« drejtĂ«, tĂ« balancuar dhe funksional. Parandalimi i abuzimit, lufta ndaj ekonomisĂ« informale, parashikueshmĂ«ria dhe garantimi i konkurrencĂ«s sĂ« ndershme nĂ« treg janĂ« prioriteti ynĂ« kryesor kur Ă«shtĂ« fjala pĂ«r dispozitat qĂ« lidhen direkt me sipĂ«rmarrjen”, tha ai.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Central i ri fotovoltaik me fuqi 49,96 MW në Finiq

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi vendimin pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« centrali fotovoltaik me kapacitet 49,96 MW nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Mesopotam, BistricĂ«, bashkia Finiq, projekt i cili do tĂ« realizohet nga kompania shqiptare “GREENSOL”, sh.p.k.

Sipas vendimit, ndërtimi dhe pajisja me leje do të përfundojnë brenda 36 muajve, ndërsa impianti do të operojë për 49 vjet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të kryejnë mbikëqyrje të rregullt çdo tre muaj për të monitoruar ecurinë, cilësinë dhe përputhshmërinë me projektin.

Kompania “GREENSOL” do tĂ« raportojĂ« periodikisht progresin e ndĂ«rtimit, do tĂ« respektojĂ« tĂ« gjitha lejet mjedisore dhe do tĂ« sigurojĂ« njĂ« kontratĂ« investimi prej tĂ« paktĂ«n 5% tĂ« vlerĂ«s totale.

PĂ«rveç kĂ«saj, 2% e energjisĂ« sĂ« prodhuar do t’i jepet MinistrisĂ« sĂ« EnergjisĂ« falas ose do tĂ« konvertohet nĂ« vlerĂ« monetare pĂ«r buxhetin e shtetit, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« e prodhimit mund t’i shitet furnizuesit publik sipas legjislacionit.

/r.e/a.f/

The post Central i ri fotovoltaik me fuqi 49,96 MW në Finiq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi, mbi 1,25 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Shijak, Kurbin dhe Kamëz

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot njĂ« seri vendimesh pĂ«r pĂ«rdorimin e fondeve tĂ« rindĂ«rtimit tĂ« vitit 2025, pĂ«r tĂ« financuar rindĂ«rtimin e banesave dhe infrastrukturĂ«s nĂ« zonat e prekura nga tĂ«rmeti i nĂ«ntorit 2019, duke siguruar kĂ«shtu pĂ«rshpejtimin e rikuperimit tĂ« zonave tĂ« prekura.

Bashkia Durrës do të përfitojë 169,85 milionë lekë për rikonstruksionin e njësive individuale të banimit të dëmtuara lehtë ose rëndë nga tërmeti, duke përfshirë punime riparimi dhe rikonstruksioni të objekteve që nuk duhet rindërtuar nga e para.

Bashkia Shijak do të marrë mbi 78,24 milionë lekë. Nga këto, 5,31 milionë lekë për riforcimin e banesave me dëmtime të rënda (DS4) dhe 72,93 milionë lekë për punime rikonstruksioni të banesave individuale.

Bashkia Kurbin është një nga përfituesit më të mëdha, me rreth 518,97 milionë lekë të caktuara për rindërtimin e njësive të banimit në pallate dhe truall ekzistues. Nga këto, 104,05 milionë lekë për njësitë që duhet ndërtuar nga e para, 124,04 milionë lekë për njësitë në pallate dhe 130,18 milionë lekë për njësitë e tjera banimi në truall ekzistues.

Për rikonstruksionin e objektit të Komisariatit të Policisë nr. 5 në Kamzë janë caktuar 3,69 milionë lekë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të marrë 185,85 milionë lekë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në zonat e reja të zhvillimit, duke përfshirë bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Nga këto, 167,26 milionë lekë do të përdoren për programet e zhvillimit dhe ndërtimit të infrastrukturës në zonat prioritare.

Të gjitha këto fonde do të transferohen në formë të pakushtëzuar për bashkitë përkatëse, duke garantuar realizimin e punimeve të nevojshme, përmirësimin e sigurisë së banesave dhe infrastrukturës, si dhe përshpejtimin e rikuperimit të zonave të prekura.

/r.e/a.f/

The post Rindërtimi, mbi 1,25 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Shijak, Kurbin dhe Kamëz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Po pengohet shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, po pengohet nĂ« Komisionin e Mandateve shqyrtimi i kĂ«rkesĂ«s pĂ«r heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se kryetari i Komisionit të Mandateve nuk u ka vënë në dispozicion deputetëve anëtarë të komisionit materialet e prokurorisë që, sipas tij, lidhen me çështjen në shqyrtim.

Ai shtoi se mbledhja e komisionit u ndërpre pas 6 orësh diskutime, pa u marrë një vendim për kërkesën e paraqitur.

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se opozita e konsideron këtë situatë si pengesë për funksionimin normal të institucioneve dhe për vijimin e procesit ligjor.

“Partia Demokratike dĂ«non me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe aktin antikushtetues tĂ« fshehjes sĂ« provave tĂ« krimit dhe bllokimin e drejtĂ«sisĂ« nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotĂ« Edi RamĂ«s dhe Ballukut se asgjĂ« nĂ« botĂ« nuk ju shpĂ«ton ju nga ndĂ«shkimi ligjor i merituar pĂ«r vjedhjet tuaja”, deklaroi ai.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Po pengohet shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Financave emeton për herë të parë obligacione 2,5-vjeçare

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministria e Financave do tĂ« pĂ«rdorĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« obligacione 2,5-vjeçare pĂ«r huamarrjen e brendshme gjatĂ« vitit 2026. Ankandi i parĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« instrument Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« zhvillohet nĂ« janar, ndĂ«rsa dy rihapje tĂ« tjera do tĂ« realizohen nĂ« muajt shkurt dhe mars.

Për tremujorin e parë të vitit 2026 parashikohet emetimi i një borxhi të ri prej 134 miliardë lekësh. Në total, gjatë vitit 2026 vlera e emetimeve të bonove dhe obligacioneve në tregun e brendshëm pritet të arrijë në 380,1 miliardë lekë, ndërsa huamarrja neto do të jetë rreth 45 miliardë lekë, më e ulët se në vitin 2025, kur huamarrja neto llogaritet 50 miliardë lekë.

Tregu i titujve të borxhit qeveritar ka shënuar rënie të yield-eve gjatë dy viteve të fundit, si pasojë e kërkesës më të moderuar të qeverisë dhe përmirësimit të vlerësimit të riskut sovran, çka ka nxitur interesin e investitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Borxhi publik bruto pritet të vijojë trajektoren rënëse, duke zbritur në rreth 54,1 për qind të PBB-së në vitin 2025 dhe në rreth 53,6 për qind në vitin 2026, me projeksione që e çojnë në rreth 46,4 për qind në vitin 2031.

Gjatë periudhës janar-shtator 2025 huamarrja bruto arriti në 365.8 miliardë lekë, në përputhje me buxhetin dhe planin vjetor të huamarrjes.

Rreth 78,7% e financimit u sigurua nga tregu i brendshëm dhe 21,3% nga burime të huaja.

Në tregun vendas u emetuan 288 miliardë lekë tituj shtetërorë, me një orientim më të madh drejt instrumenteve afatgjata, ndërsa kërkesa në ankande tejkaloi ofertën pothuajse në të gjitha rastet.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Ministria e Financave emeton për herë të parë obligacione 2,5-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Turqia vijon tĂ« mbetet partner i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i ShqipĂ«risĂ« nĂ« tregtinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-nëntor sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 7,3% të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë njohën rritje në 11 muajt e këtij viti, duke arritur në 82,3 miliardë lekë.

Referuar të dhënave për periudhën janar-nëntor eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 4,8 miliardë lekë, nga 4,7 miliardë lekë që ishin 11-mujorin e 2024, ndërsa importet për periudhën 11-mujore llogariten 77,5 miliardë lekë.

Nga Turqia, në periudhën janar-nëntor janë importuar 25,4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 9,3 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet 10,7 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në vitin 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. /j.p/r.e/

The post Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kuvendi miratoi sot nĂ« seancĂ« plenare, me 75 vota pro, emĂ«rimin e Lantona Sados nĂ« detyrĂ«n e Drejtores sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Institutit tĂ« Statistikave (INSTAT).

Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon Shahinin.

Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Sado prezantoi vizionin e saj për drejtimin e institucionit.

Në fjalën e saj, ajo theksoi rolin strategjik të INSTAT-it, veçanërisht në një kohë kur prodhimi, analiza dhe komunikimi i informacionit statistikor kërkojnë standarde gjithnjë e më të larta.

Sipas saj, statistikat zyrtare zhvillohen në një kontekst ku kërkohet rritje e transparencës, përdorim i inovacionit në produktet statistikore dhe forcim i mëtejshëm i besueshmërisë së të dhënave.

“Roli i INSTAT-it Ă«shtĂ« strategjik nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« kritereve pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh Sado, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rmirĂ«simit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« statistikave zyrtare nĂ« rrugĂ«n e re qĂ« ShqipĂ«ria synon tĂ« ndjekĂ« drejt integrimit europian. /j.p/

The post Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët

TIRANË, 17 dhjstor/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit tĂ« Nivelit tĂ« LartĂ« WSIS+20, qĂ« u mbajt nĂ« Nju-Jork, ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadĂ«s sĂ« ardhshme nuk Ă«shtĂ« mĂ« rĂ«ndĂ«sia e transformimit digjital, por mĂ«nyra se si ai qeveriset dhe se kush pĂ«rfiton prej tij.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj nënvizoi se ndonëse progresi në lidhshmëri dhe akses është i pamohueshëm, pabarazitë digjitale vazhdojnë të ekzistojnë, duke u shfaqur sot në forma më komplekse, të lidhura me aftësitë, përballueshmërinë, sigurinë, besimin dhe kapacitetet institucionale.

“PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, kĂ«to nuk janĂ« çështje teorike. GjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit kemi ndĂ«rmarrĂ« njĂ« transformim tĂ« shpejtĂ« digjital, i cili ka pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m efikasitetin, transparencĂ«n dhe aksesin nĂ« shĂ«rbimet publike. Por kjo pĂ«rvojĂ« ka treguar gjithashtu se aksesi i vetĂ«m nuk mjafton”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj theksoi se rezultati i WSIS+20 duhet të udhëhiqet nga tre parime themelore;  vendosja e njeriut dhe të drejtave të tij në qendër të transformimit digjital; trajtimi i përfshirjes digjitale si objektiv zhvillimi përmes investimit në aftësi, arsim dhe kapacitete; forcimi i bashkëpunimit shumëpalësh dhe shumëaktorësh për të adresuar sfidat globale digjitale

Duke iu referuar zhvillimeve të shpejta teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale, Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, privatësisë së të dhënave dhe vlerave demokratike, si themel për ndërtimin e besimit publik në shërbimet digjitale.

“WSIS Plus 20 nuk duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ« me njĂ« deklaratĂ« formale, por tĂ« ofrojĂ« drejtim tĂ« qartĂ« strategjik, tĂ« lidhur ngushtĂ« me zbatimin e Paktit Digjital Global dhe proceset e ardhshme digjitale tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara”, theksoi ajo.

Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë, në rolin e bashkëlehtësuesit, për të kontribuar në një rezultat gjithëpërfshirës, ambicioz dhe të bazuar në përgjegjësi të përbashkët. /j.p/

The post Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategjia Minerare, 19,47 miliardë lekë investime deri në vitin 2040

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjinĂ« nxori pĂ«r konsultim publik StrategjinĂ« KombĂ«tare Minerare 2026-2040, e cila, krahas objektivave pĂ«r zhvillimin e njĂ« sektori minerar konkurrues dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, parashikon edhe njĂ« paketĂ« tĂ« konsiderueshme investimesh publike dhe private pĂ«r modernizimin e industrisĂ« minerare nĂ« 15 vitet e ardhshme.

Strategjia synon ta zhvendosë sektorin nga eksporti i lëndëve të para të papërpunuara drejt rritjes së përpunimit dhe vlerës së shtuar brenda vendit, duke e pozicionuar Shqipërinë si furnizues të besueshëm të lëndëve të para kritike për tregun evropian, si kromi, nikeli, bakri, boksiti, titani, fosforiti dhe mangani. Objektivat kryesore përfshijnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve minerare, integrimin në zinxhirët e furnizimit të BE-së, rritjen e sigurisë mjedisore dhe në punë, si dhe nxitjen e inovacionit dhe digjitalizimit në aktivitetet minerare.

Strategjia parashikon një rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare për sektorin minerar, veçanërisht në fazën e parë 2026-2030, e lidhur me procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent. Sipas vlerësimeve, për periudhën 2026-2040 nevojiten investime totale nga 12,35 miliardë lekë deri në 19,47 miliardë lekë, ose nga rreth 115 milionë euro deri në 181 milionë euro, në varësi të skenarit të zgjedhur për ritmin e zgjerimit të investimeve.

Vetëm në fazën 2025-2030, parashikohet një financim prej rreth 5,9 miliardë lekësh, ekuivalente me afro 55 milionë euro, ose mesatarisht rreth 11 milionë euro në vit, pothuajse dyfish më i lartë se buxheti mesatar historik vjetor i sektorit, i cili ka qenë rreth 5,1 milionë euro. Këto fonde do të orientohen kryesisht drejt modernizimit teknologjik, digjitalizimit të monitorimit minerar, kërkim-zbulimit gjeologjik, si dhe standardizimit të burimeve sipas klasifikimit ndërkombëtar UNFC.

Në fazën e dytë, për periudhën 2031-2040, buxheti vjetor për sektorin parashikohet të rritet me rreth 3% në vit, me qëllim ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe vijueshmërinë e investimeve, veçanërisht në infrastrukturën minerare, riciklimin dhe zhvillimin e zinxhirit të plotë të vlerës për lëndët e para kritike dhe strategjike.

Financimi i strategjisë do të mbështetet në një kombinim burimesh, ku 40-50% e kostove pritet të mbulohen nga buxheti i shtetit, 25-35% nga fondet e Bashkimit Evropian dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa 15-25% nga investimet private, sidomos në përpunim, riciklim dhe projekte strategjike të lëndëve të para kritike. Ky angazhim financiar synon ta çojë sektorin minerar nga një industri kryesisht nxjerrëse drejt një sektori me vlerë të shtuar, më të sigurt për punonjësit dhe më të qëndrueshëm për mjedisin, duke konsoliduar rolin e tij në ekonominë kombëtare deri në vitin 2040.

Dokumenti parashikon forcimin e kërkimit gjeologjik, rritjen e kapaciteteve për përpunim dhe riciklim, bashkimin gradual të njësive të vogla prodhuese dhe ndërprerjen e aktivitetit në lejet minerare pa rezerva ose me rrezik të lartë për sigurinë. Strategjia synon gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe kërkimore, përmes bashkëpunimit mes universiteteve, institucioneve shkencore dhe industrisë, me qëllim krijimin e një sektori minerar modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm deri në vitin 2040.

Sipas dokumentit, sektori minerar vijon të ketë një peshë të rëndësishme në ekonomi, duke kontribuar mesatarisht 1,4-1,6% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe 9,7-14,5% në eksportet totale të vendit.

Aktualisht, në Shqipëri janë aktive 579 licenca minerare, ndërsa në vitin 2024 investimet në makineri dhe teknologji në sektor arritën mbi 5,3 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2,8%.

Prodhimi i mineraleve metalore arriti në 1,83 milionë tonë, ose 21,6% më shumë se një vit më parë, me rritje të ndjeshme të prodhimit të bakrit dhe kromit, duke reflektuar interesin në rritje të tregjeve ndërkombëtare për këto lëndë të para.

The post Strategjia Minerare, 19,47 miliardë lekë investime deri në vitin 2040 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Aktiviteti tregtar nĂ« vend u ngadalĂ«sua gjatĂ« periudhĂ«s janar-nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për tregtinë e jashtme eksportet e mallrave gjatë 11-mujorit arritën 319 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 7%, ndërsa importet u ulën me 1%, duke arritur 807 miliardë lekë.

Deficiti tregtar për periudhën janar-nëntor ishte 488 miliardë lekë, duke u rritur me 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndikimin kryesor në uljen e eksporteve e dha grupi i materialeve të ndërtimit dhe metale me 5%, pasuar nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 1,6, ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet ushqime, pije, duhan me 0,8% dhe makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi me 0,6.

Gjatë njëmbëdhjetëmujorit, importet nga Italia u ulën me 1,8%, nga Turqia me 12,5% dhe Gjermania me 6,2%, ndërsa rritje shënuan importet nga Kina me 22,6%, Greqia me 3,5% dhe Kosova me 2,2%. /j.p/r.e/

The post Eksportet, rënie me 7% gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌