Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

✇Albeu
By: M C

Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera.

Ai u transferua te Sunderland rreth gjashtë muaj më parë dhe me skuadrën e sapongjitur në elitë, po bën jehonë të madhe në futbollin britanik. Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, 33-vjeçari ka folur për transferimin, futbollin dhe jetën e tij.

“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në mënyrë të ngjashme: punëtorë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka”.

“Prindërit e mi dikur shkuan në Basel dhe jemi me prejardhje shqiptare, nuk dinte asnjë pjestarë gjuhën, nuk kishim miq, as të afërm”.

Xhaka rrëfen më pas për ambientin ku është rritur.

“Lagjja jonë kishte arkitektë dhe këshilltarë tatimorë, por edhe alkoolistë dhe përdorues droge. Gjithçka mund të kishte shkuar në çdo drejtim për mua. Kam përfituar nga edukimi i prindërve të mi dhe nga vëllai im i madh, Taulanti”.

Sa i përket transferimit te Sunderland, mesfushori ka qenë shumë i hapur.

“Disa vendime kërkojnë kohë, por këtë e mora menjëherë”.

Xhaka ka zbuluar se pronari e telefonoi diku në muajin qershor, rreth orës 23:00.

“Në Shqipëri thonë se një telefonatë në atë orë do të thotë ose diçka e keqe, ose diçka shumë e madhe. Në fillim mendova se ishte shaka dhe nuk besoja se ishte pronari”.

“Çelësi ishte se presidenti nuk më kishte kontaktuar personalisht në asnjë nga transferimet e mia të mëparshme. Kjo më bëri shumë përshtypje”.

Kyril Louis-Dreyfus, në moshën 28-vjeçare presidenti më i ri i ligës, ishte i vendosur ta merrte Xhakën tek Sunderland.

“Unë jam një lojtar që kam nevojë të nidhem i vlerësuar dhe ai ma dha këtë ndjenjë”.

Që nga kalimi tek Sunderland, Granit Xhaka ka qenë një sukses i madh. Ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të ligës, është boshti i skuadrës dhe një nga arsyet kryesore për sezonin fantastik që po zhvillon ekipi deri më tani.

“Para së gjithash, duam të sigurojmë qëndrimin në ligë; gjithçka tjetër është bonus. Deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë renditjen në dhomat e zhveshjes. E di nga përvoja se gjysma e dytë e sezonit mund të jetë më e vështirë. Kemi potencial dhe duhet të vazhdojmë të besojmë tek vetja, atëherë mund të kemi një sezon të suksesshëm. Për sa kohë jam i shëndetshëm, në formë dhe i uritur. Shumë trajnerë më kanë këshilluar: luaj sa më gjatë të jetë e mundur. Gjithçka tjetër mund të bëhet më vonë”.

Sa i përket së ardhmes pas futbollit, gjithçka mbetet e hapur, por Xhaka ka zbuluar se po investon seriozisht edhe në një karrierë të mundshme si trajner.

“Katër ose pesë vjet më parë, kur isha te Arsenali, fillova të punoja për licencën e trajnerit. Tani e kam licencën A. Kjo më ndihmon, bashkë me moshën dhe përvojën, ta shoh futbollin nga një këndvështrim tjetër. Tani dua t’i bëj lojtarët e tjerë më të mirë: përmes paraqitjeve, motivimit dhe lidershipit”.

The post Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën appeared first on Albeu.com.

Janar i “ëmbël”, sulmuesi i Vllaznisë e nis vitin me celebrimin e dashurisë

✇Albeu
By: M C

Sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të ëmbël të mundshme. Kjo pasi futbollisti i cili luan për ekipin e Shkodrës, surprizoi ndjekësit me foton e postuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Në foton e hedhur futbollisti ka në krah partneren e tij Sara Hajrullahu, duke treguar disa nga momentet e bukura të celebrimit të tyre. Dyshja mjaft simpatike duken shumë të lumtur krahë njëri tjetrit ku Lirimi ishte i veshur me një kostum mjaft elegant dhe Sara e cila ishte e veshur me të bardha dhe ka një buqetë shumë të bukur me trëndafila të kuq.

Ndërsa sulmuesi e ka shoqëruar postimin dhe me shkrimin: Zoti dhe Zonjusha Kastrati!

The post Janar i “ëmbël”, sulmuesi i Vllaznisë e nis vitin me celebrimin e dashurisë appeared first on Albeu.com.

21:28 Fenerbahçe ofron 25 milionë euro për Nkunku, Milani e refuzon, por oferta rritet

E ardhmja e Christopher Nkunku vazhdon të jetë temë diskutimi në median italiane dhe atë turke. I ardhur te Milani vetëm në castet e fundit të merkatos, francezi e ka pasur të vështirë të imponohet duke e gjetur rrugën e rrjetës në kampionat vetëm përpara 5 ditësh përpara se të pësonte një tjetër dëmtim.

Por pavarësisht se Nkunku nuk i realizoi pritshmëritë, cilësitë e tij nuk janë harruar nga trajneri i Fenerbahçe, Domenico Tedesco i cili ka punuar me francezin kur ishin pjesë e Leipzigut. Ndërkaq nga Turqia dhe më konkretisht nga e përditshmja ‘Fanatik’ vjen oferta e Fenerbahçe për sulmuesin prej 25 milionë eurosh, një propozim që Milani e refuzoi me kuqezinjtë që kanë si objektiv të rikuperojnë të paktën 37 milionë eurot që u investuan në verë.

Por ky refuzim nuk i ka demoralizuar turqit që duket se janë gati të rrisin ofertën e tyre në 30 milionë euro vetëm të mbyllin këtë operacion. Por edhe kjo shifër nuk është e mjaftueshme për Milanin, një situatë që mund të ndruyshojë vetëm nëse vetë futbollisti do të kërkojë me ngulm largimin e tij. Në këtë moment, gjithçka të bën të mendosh se Nkunku dëshiron të qëndrojë në Milano. Francezi e ndjen se duhet të tregojë aftësitë e tij dhe dëshiron të luajë të gjitha kartat që ka në dispozicion për të justifikuar investimin e bërë nga Milani për të dhe për të ndjekur ëndrrën Botërori 2026 duke luajtur në një nga kampionatet më të rëndësishëm evropianë./mxh

21:17 U largua nga Tirana, futbollisti 27-vjeçar prezantohet te skuadra pretendente në Greqi!

Lojtari Viktor Fernandez mbylli bashkëpunimin me Tiranën, teksa nuk ka humbur kohë, për të nisur një aventurë të re, duke u prezantuar te skuadra greke e Niki Volos.

Ky ekip militon në Super Ligën 2 dhe ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit helen.

Në 15 ndeshje, skuadra e Niki Volos, ka siguruar 32 pikë, duke u renditur në vendin e tretë me diferencën 5 pikë nga kryesuesit e Iraklis 1908.

Me fanellën e Tiranës, anësori spanjoll regjistroi 15 paraqitje, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Ka qenë faqja zyrtare e klubit grek që ka prezantuar futbollistin 27-vjeçar./mxh

Guardiola thyen heshtjen: Ja çfarë thotë për largimin nga Man City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar spekulimet për largimin e tij nga klubi, duke theksuar se nuk ka asnjë paqartësi rreth së ardhmes së tij në “Etihad”.

Tekniku spanjoll ka rikujtuar se ka kontratë të vlefshme me kampionët e Anglisë dhe se ndihet i vlerësuar nga drejtuesit e klubit.

“Do të jem trajner i Cityt sezonin e ardhshëm? Oh Zoti im… kam kontratë. E kam thënë një milion herë”, ka deklaruar Guardiola.

Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm për zërat dhe lodhjen e disa njerëzve pas një dekade në krye të skuadrës, por ka theksuar se aktualisht ndihet i lumtur në klub.

“E di që shumë njerëz janë lodhur nga unë pas 10 vitesh këtu. Një ditë do të largohem, e premtoj. Por tani jam i lumtur, dua të luftoj me ekipin tim dhe klubi më respekton – kjo u dëshmua sezonin e kaluar”.

Guardiola ka veçuar mbështetjen e drejtuesve të klubit edhe gjatë periudhës më të vështirë të sezonit.

“Ne nuk fituam asnjë ndeshje për tre muaj dhe ata më qëndruan pranë. Çfarë më shumë mund të kërkoj?”, është shprehur ai.

Në fund, trajneri katalanas ka konfirmuar se ka edhe një vit kontratë dhe se dëshiron të vazhdojë punën në krye të Manchester Cityt.

“Kam edhe një vit kontratë. Do të doja të isha këtu, pastaj do të shohim”.

Këto deklarata vijnë pas raportimeve të shumta se ky mund të jetë viti i fundit i Guardiolës me Cityn, si dhe pas zërave se klubi anglez ka shprehur interesim për trajnerin e sapo shkarkuar nga Chelsea, Enzo Maresca.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guardiola thyen heshtjen: Ja çfarë thotë për largimin nga Man City appeared first on Sinjali.

Kupa e Botës/ Emanuela Rusta, gjyqtarja shqiptare përzgjidhet nga FIFA për të marrë pjesë në semiraret ndërkombëtare në Zvicër

Emanuela Rusta, gjyqtarja e Superiores tani është gati për një hap tjetër vendimtar dhe të jashtëzakonshëm për karrierën e saj.

Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të zhvilluar një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër, ku të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të testojnë njohuritë e tyre si pjesë e një procesi përzgjedhjeje për Kupën e Botës.

Ky seminar do të vlerësojë njohuritë taktike, aftësinë për të punuar me VAR dhe syrin e tyre të mprehtë për detaje, gjendjen fizike apo edhe vendimmarrjen me presion.

Ata që shkëlqejnë mund ta gjejnë veten së shpejti në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria!

✇Albeu
By: M C

Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars, ku mundet të merret një biletë për në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, do të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator – 6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

The post Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria! appeared first on Albeu.com.

Shoferi i Anthony Joshuas akuzohet për aksidentin në Nigeri që la të vdekur dy persona

Shoferi i Anthony Joshuas është akuzuar pasi një aksident trafiku në Nigeri la të plagosur boksierin dhe shkaktoi vdekjen e dy anëtarëve të ekipit të tij, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Adeniyi Mobolaji Kayode, 46 vjeç, u paraqit të premten para Gjykatës së Magjistratit në Sagamu. Burime policore i thanë BBC-së se akuzat ndaj tij përfshijnë shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit.

Trajneri personal i Joshuas, Latif Ayodele, dhe trajneri i forcës fizike, Sina Ghami, humbën jetën të hënën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion të parkuar në një autostradë në shtetin Ogun, pranë Lagos-it, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Ish-kampioni i peshave të rënda u dërgua në spital me lëndime pas aksidentit dhe u lirua të mërkurën. Prokuroria ngriti katër akuza ndaj Kayode: shkaktim vdekjeje nga drejtimi i rrezikshëm, drejtim i pakujdesshëm dhe neglizhent, drejtim pa kujdes të duhur dhe drejtim i automjetit pa patentë valide, kanë bërë të ditur burime policore për BBC-në.

I pandehuri u la i lirë me kusht, me një garanci prej 5,000,000 nairash (rreth 2,578 paundë), ndërsa u ndalua deri në përmbushjen e kushteve të lirimit me kusht.

Seanca e radhës është caktuar për 20 janar.

Joshua, 36 vjeç, ishte pasagjer në një veturë Lexus SUV që u përplas me një kamion të parkuar në autostradën e ngarkuar Lagos–Ibadan, në jugperëndim të Nigerisë, të hënën.

Ghami dhe Ayodele u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa Joshua u pa në fotografi duke u ndihmuar të largohej nga rrënojat e automjetit. Zyrtarë nga shtetet Ogun dhe Lagos thanë në një deklaratë se boksieri britanik ishte “me zemër të rënduar” për vdekjen e dy burrave, të cilët ishin miq shumë të afërt të tij.

Pas lirimit nga spitali, Joshua vizitoi shtëpinë funerale ku trupat e tyre “po përgatiteshin për riatdhesim”, thuhet në deklaratë.

Vetëm disa orë para aksidentit, Joshua kishte publikuar në Instagram një video ku luante pingpong me Ayodele.

Të mërkurën, Eddie Hearn, promotori i Joshuas prej më shumë se një dekade, u shpreh me fjalë ngushëllimi për anëtarët e ekipit.

“Pushoftë në paqe Latz dhe Sina,” shkroi Hearn në Instagram.

“Energjia dhe besnikëria juaj, mes shumë cilësive të tjera të shkëlqyera, do të na mungojnë thellësisht. Lutem për forcë dhe udhëzim për familjet e tyre, miqtë dhe sigurisht për AJ-në në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.”

Joshua, i lindur në Watford, ka rrënjë familjare në Sagamu – një qytet në shtetin Ogun, pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Në momentin e aksidentit, ai ishte duke udhëtuar për të vizituar familjarët për festimet e Vitit të Ri, ka thënë një anëtar i familjes për BBC-në.

Boksieri kishte kaluar kohë në Nigeri pas fitores së tij të fundit ndaj YouTuberit amerikan të kthyer në boksier, Jake Paul, më 19 dhjetor.

Paul reagoi në platformën X pas aksidentit duke thënë: “Jeta është shumë më e rëndësishme se boksi. Po lutem për jetët e humbura, për AJ-në dhe për të gjithë ata që janë prekur nga ky aksident fatkeq.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoferi i Anthony Joshuas akuzohet për aksidentin në Nigeri që la të vdekur dy persona appeared first on Sinjali.

E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te…

✇Albeu
By: V K

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.

Sipas medias turke “yenisafak.com”, lushnjari ka dërguar sinjale te Sivaspori përmes menaxherit të tij.

Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë.

Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC.

Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola.

Vlen të theksohet fakti se për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sharjah pagoi 2 milionë euro.

The post E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te… appeared first on Albeu.com.

Shënojnë Asani dhe Mehmeti/ Ylli kuqezi realizon golin e njëmbëdhjetë sezonal në Iran

U treguan të shkëlqyer.

Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.

Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti.

Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.

Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.

Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull.

Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit.

U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.

Futbollisti ofensiv i krahut që luan në kategorinë e dytë angleze, ishte protagonist në festivalin e golave që Bristol Siti mbajti ndaj Portsmuthit në fushën e vet.

Fitorja ishte 5-0 dhe Mehmeti realizoi golin e dytë në 24’.

Ylli shqiptar që ka mbi dy vjet e gjysmë që nuk thirret në kombëtare, ka 8 gola në Championship në 25 ndeshje, duke qenë shënuesi më I mirë I ekipit.

Bristol gjithsesi ka shumë punë për të pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse Mehmeti këtë mund ta sigurojë pavarësisht fatit të ekipit.

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Vëmendja e madhe e Kombëtares shqiptare dhe e të gjitha skuadrave të tjera është në “Play Off”-in e Botërorit dhe më pas në eventin madhor që do të luhet në qershor dhe korrik. Megjithatë, UEFA paralelisht është duke vazhduar programin e saj për përgatitjen e Ligës së Kombeve të këtij viti.

Shorti do të hidhet më 12 shkurt, ku Kombëtarja bën pjesë në Ligën C pasi nuk ia doli dot të qëndronte në Ligën B pas Europianit.

Për herë të parë, ky kompeticion do të ketë një kalendar ndryshe. UEFA ka menduar që ndeshjet e para të grupeve të luhen të gjitha afër njëra-tjetrës. Pra, nga 26 shtatori deri më 6 tetor, Shqipëria, ashtu si gjitha shtetet e tjera, do të luajë 4 ndeshje.

Futbollistët do të qëndrojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin, në një grumbullim të gjatë. Kjo gjë është bërë për t’u ardhur në ndihmë trajnerëve të Kombëtareve për të punuar më shumë me njëri-tjetrin, por edhe skuadrave evropiane që lojtarët e tyre të mos shkëputen disa herë nga kampionatet.

Dy ndeshjet e fundit në grupin e Ligës së Kombeve do të luhen në nëntor.

16:51 Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

Shtetet e Bashkuara do të jenë organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. Por ja pse ky kampionat do të jetë i ndryshëm.

1.Tre vende si organizatorë të përbashkët

Zakonisht, Kupa e Botës në futboll është një ngjarje e organizuar nga një komb i vetëm, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kupa e Botës 2002 hapi një rrugë të re kur Japonia dhe Koreja e Jugut, dy kombe që nuk kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të lehtë, u bashkuan për të organizuar turneun. Kupa e Botës 2026 shkon edhe më tej, me tre vende, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Ndërsa këto vende zakonisht kanë gëzuar marrëdhënie të mira, lidhjet e SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën janë tendosur që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.

2.Më shumë ekipe, më shumë ndeshje

E doni apo e urreni, lëvizja për të zgjeruar Kupën e Botës nga 32 ekipe të mëparshme në 48 ishte një veprim i guximshëm nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Më shumë ekipe do të thotë shumë më tepër ndeshje, gjithsej 104 krahasuar me 64 në Kupën e Botës 2022 në Katar. Kjo gjithashtu do të thotë se do të ketë 12 grupe me nga katër ekipe, krahasuar me tetë katër vjet më parë.

Një raund shtesë eliminator – Raundi i 32 ekipeve – është futur gjithashtu për të ndihmuar në uljen e numrit të ekipeve në rrugën drejt finales në New Jersey më 19 korrik. Kjo do të luhet në ditën e 39-të të turneut – 10 më shumë sesa u deshën për të përfunduar Kupën e Botës 2022.

3.Pjesëmarrës të rinj

Ndërsa kritikët do të argumentojnë se rritja e numrit të ekipeve mund të ulë cilësinë e përgjithshme të lojës, kjo i ka ndihmuar disa vende të kualifikohen për një Kupë Bote për herë të parë në histori. Kepi i Gjelbër, Curacao, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë në skenën më të madhe të futbollit. Nga këto, Curacao janë më të dobëtit, duke ardhur nga një vend me një popullsi nën 160,000 banorë dhe i renditur i 82-ti në botë.

Disa të tjerë që marrin pjesë për herë të parë kanë mundësinë të bashkohen nëpërmjet eliminatoreve kualifikuese në mars – duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe madje edhe Kaledoninë e Re.

4.Më shumë udhëtime

Kjo nuk është hera e parë që një Kupë Bote do të mbahet në një zonë të madhe gjeografike, por distancat që ekipet dhe tifozët duhet të kalojnë në vitin 2026 do të jenë një tronditje për sistemin pas Katarit, i cili është më i vogël se Connecticut – shteti i tretë më i vogël në Shtetet e Bashkuara.

Më larg nga njëri-tjetri midis vendeve janë Vancouver dhe Miami – 4,507 kilometra (2,800 milje). Gjermania pritet të kalojë 2,619 kilometra vetëm për të udhëtuar nga Houston në Toronto e në New Jersey për ndeshjet e tyre të fazës së grupeve – pa llogaritur udhëtimin për dhe nga kampi i tyre bazë, vendndodhja e të cilit ende nuk është njoftuar.

Ndërsa pushimet për marrje të pijeve nuk janë të reja në futboll, FIFA ka njoftuar se të gjitha ndeshjet në Kupën e Botës 2026 do të kenë dy pushime të planifikuara – pavarësisht nga kushtet e motit.

Gjyqtarët do të jenë nën udhëzime për të ndërprerë ndeshjet 22 minuta në secilën pjesë në mënyrë që lojtarët të mund të marrin pije, tha FIFA në një deklaratë. Më parë, gjyqtarët duhej të bënin pushime freskuese 30 minuta pas fillimit të secilës pjesë të ndeshjes, kur temperatura në fillim të ndeshjes tejkalonte 31 gradë Celsius. Ndryshimi vjen mes shqetësimeve për temperaturat e larta që priten në disa nga qytetet pritëse – siç ishte rasti në Kupën e Botës për Klube të verës së kaluar. FIFA ka thënë se e mori këtë parasysh kur përcaktoi kohën e fillimit të ndeshjes.

6.Jo të gjithë tifozët janë të mirëpritur

Dy vende që janë kualifikuar për Kupën e Botës, Irani dhe Haiti, janë nën një ndalim udhëtimi të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Trump qershorin e kaluar. Kjo do të thotë se shikuar nga gjendja e tanishme, tifozët e tyre nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA për të mbështetur ekipet e tyre. Megjithatë, vetë ekipet nuk duhet të kenë probleme për të hyrë në SHBA, pasi urdhri ekzekutiv i Trump bën përjashtime për “çdo atlet ose anëtar të një ekipi, duke përfshirë trajnerët, personat që kryejnë një rol mbështetës të nevojshëm dhe të afërmit e ngushtë, që udhëtojnë për Kupën e Botës, Lojërat Olimpike ose ndonjë ngjarje tjetër të madhe sportive siç përcaktohet nga sekretari i shtetit”.

Se ku do të luhen ndeshjet në të vërtetë ende nuk dihet, pasi Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do t’i zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve të drejtuara nga demokratët për arsye “sigurie”. Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, Infantino nuk ofroi asnjë përgjigje. “Siguria dhe mbrojtja janë përparësia numër 1 për një Kupë Bote të suksesshme”, tha ai./DW

Xhaka lavdëron energjinë e Sunderlandit pas barazimit ndaj Man Cityt

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka vlerësuar energjinë pozitive të skuadrës pas barazimit 0-0 me Man Cityn në Ligën Premier. Sunderland u përball me shumë presion nga ekipi i Pep Guardiolas, por arriti të siguronte një pikë të rëndësishme në ‘Stadium of Light’.

Xhaka, i cili ka qenë një nga arsyet kryesore pse Sunderland po performon kaq mirë këtë sezon, ishte përsëri i shkëlqyer. Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, ish-mesfushori i Arsenalit lavdëroi “energjinë e mirë” të skuadrës së tij.

“Në fund, sigurisht që dëshiron të fitosh ndeshjet, por duhet të shohim realitetin gjithashtu. Sapo u ngjitëm në Ligën Premier pas kaq shumë vitesh dhe kemi pasur disa ndryshime në ekip”, tha Xhaka.

“Afro 15-16 lojtarë të rinj dhe nuk është gjithmonë e lehtë të përshtatesh kaq shpejt me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

“Është thjesht energjia, dhoma jonë e zhveshjes është kaq pozitive. Kemi një energji të madhe me stafin dhe me lojtarët”, vazhdoi Xhaka.

“Në fund, rezultatet flasin vetë sepse po japim shumë përpjekje ditë pas dite, javë pas jave”, theksoi ai.

“Mendoj se për momentin mund të jemi shumë të kënaqur pas kësaj pjese të parë të sezonit”, përfundoi kapiteni i Sunderlandit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka lavdëron energjinë e Sunderlandit pas barazimit ndaj Man Cityt appeared first on Sinjali.

Dani Alves drejt një aventure të re, blen 50% të aksioneve të një klubi portugez

Ish-futbollisti i FC Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Dani Alves, ka bërë një investim të rëndësishëm në një klub portugez të ligës së tretë, njoftoi klubi të enjten mbrëma.

Në një deklaratë në Facebook, klubi shkruan: “Në një moment që do të mbetet i gdhendur në historinë e klubit, njoftojmë zyrtarisht ardhjen e Dani Alves si bashkëpronar i shoqërisë sportive (SAD) të Sporting Clube São João de Ver.

Klubi, i themeluar në vitin 1929 në komunën Santa Maria da Feira (veri i Portugalisë), thekson se braziliani 42-vjeçar ka blerë 50 për qind të kapitalit të strukturës ligjore, e cila përdoret nga shumica e klubeve profesioniste portugeze, dhe pritet të blejë edhe 50 për qind të mbetur deri në fund të sezonit. Alves po konsideron gjithashtu mundësinë të tërhiqet nga futbolli aktiv dhe të luajë për São João de Ver për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës nuk ka luajtur që nga janari i vitit 2023, kur u largua nga klubi meksikan Pumas për shkak të një çështjeje ligjore që çoi në një dënim për përdhunim, i cili më pas u anulua.

Dani Alves u akuzua për përdhunim të një vajze të re gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022 në zonën VIP të një diskoteke në Barcelonë. Ai ka mohuar gjithmonë akuzat, duke pretenduar se ishte një marrëdhënie seksuale me pëlqim, edhe pse ka ndryshuar disa herë versionin e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dani Alves drejt një aventure të re, blen 50% të aksioneve të një klubi portugez appeared first on Sinjali.

Tragjedia në Zvicër, talenti i golfit Emanuele Galeppini humb jetën mes zjarrit

Golfi italian është në zi pas humbjes tragjike të një prej talenteve më të rinj, Emanuele Galeppini, i cili humbi jetën në një nga zjarret shkatërrues që shpërtheu natën e Vitit të Ri në klubin “Constellation” në Crans-Montana, Zvicër. I lindur në Xhenova dhe i rritur në Dubai, 16-vjeçari ishte një yll në ngritje në botën e golfit, dhe humbja e tij ka tronditur jo vetëm komunitetin sportiv italian, por edhe gjithë adhuruesit e këtij sporti në mbarë botën.

Federata Italiane e Golfit konfirmoi lajmin e tragjedisë, duke shpërndarë një mesazh ngushëllimi në mediat sociale. “Ne vajtojmë ndarjen nga jeta të Emanuele-s, një atlet i ri që mishëronte pasionin dhe vlerat autentike. Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona,” shkruhet në mesazhin e Federatës, që ka shprehur dhe dhimbjen e thellë për humbjen e një prej talenteve më të shpresuar.

Tragjedia e babait të Emanuele, i cili kaloi orë të pafundme në kërkim të djalit të tij, ka shtuar dhimbjen e kësaj ngjarje. Ai kishte komunikuar për herë të fundit me të në mesnatë, dhe kaloi orë të gjata duke kërkuar në rrënojat e klubit dhe në spitalet lokale. Më pas erdhi lajmi tragjik që shkatërroi çdo shpresë.

Emanuele Galeppini do të kujtohet gjithmonë si një premtim i madh për golfin italian dhe si një djalë që kishte përpara një karrierë të ndritur. Tragjedia e tij do të lërë një boshllëk të madh, por pasioni dhe angazhimi i tij për sport do të mbeten të gjalla në kujtimet e të gjithëve që e njohën.

The post Tragjedia në Zvicër, talenti i golfit Emanuele Galeppini humb jetën mes zjarrit appeared first on iconstyle.al.

Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026

✇Albeu
By: V K

Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars për një biletë në këtë aktivitet.

Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kjo do të thotë që dritarja e ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator-6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027, pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

 

 

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve, merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

The post Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026 appeared first on Albeu.com.

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedia në një bar të një resorti luksoz në Alpet e Zvicrës ka prekur vendin, por jo vetëm. Viktimat janë të moshave të reja, madje disa edhe adoleshentë, duke e bërë situatën tepër dramatike.

Në mesin e të plagosurve është edhe futbollisti francez i Metz, 19-vjeçari Tahirys Dos Santos. Ai është transportuar me helikopter në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor, pas djegieve të rënda që pësoi gjatë zjarrit në bar.

Klubi i tij, FC Metz, i cili ndodhet në veri-lindje të Francës, konfirmoi se Dos Santos u plagos rëndë dhe është duke marrë kujdes të specializuar në spital. Sipas klubit, situata e tij është kritike, por nuk dihet nëse rrezikon jetën, ndërsa klubi premton të ofrojë përditësime për gjendjen e tij, nëse do të ketë ndryshime të rëndësishme.

Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv francez dhe fansat e klubit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe sigurinë në lokal.

FC Metz ka shprehur mbështetjen e plotë për familjen dhe futbollistin, duke e cilësuar këtë incident si një tragjedi që prek të gjithë klubin.

Nga zjarri në një bar në Alpet e Zvicrës, 47 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Shumica e viktimave janë në moshë të re.7

10:00 Cancelo i hapur për rikthimin te Interi, marrëveshja shumë afër, Al Hilal kontrobuon për pagën

Joao Cancelo mund të jetë futbollisti i parë që kalon te Interi në merkaton e janarit. Negociatat mes klubit italian dhe Al Hilal janë në fazë të avancuar, dhe është raportuar se Interi ka shprehur interes të fortë për të sjellë mbrojtësin portugez, i cili është larguar nga skuadra saudite pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Simone Inzaghi dhe stafin e klubit.

Pavarësisht se Barcelona dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar, Cancelo duket se po e preferon kalimin te Interi, pasi ai kërkon një mundësi për të luajtur si titullar dhe për të qenë në formë të mirë para Kupës së Botës 2026. Pjesërisht falë ndikimit të agjentit të tij, Jorge Mendes, negociatat me Milanin janë përparuar, dhe Interi është në pozita të mira për ta siguruar.

Cancelo ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Al Hilal, por pasi nuk është pjesë e ekipit, ai po kërkon një transferim, mundësisht me huazim gjashtëmujor. Interi po diskuton për mundësinë e një marrëveshjeje huazimi, me Al Hilal që mund të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij prej 15 milionë eurosh në vit. Ky transferim do të sillte një pagë vjetore prej rreth 6 milionë eurosh për 31-vjeçarin portugez.

Lajme të tjera priten në ditët në vijim, ndërsa Interi po synon të mbyllë marrëveshjen para ndeshjes me Napolin më 11 janar, për të përforcuar skuadrën dhe për të pasur Cancelo në dispozicion për garën e Scudettos./K.M

09:50 Pas dështimit në Kupën e Afrikës, Gaboni pezullon ekipin kombëtar dhe përjashton sulmuesin e dëmtuar

Qeveria e Gabonit ka marrë masa drastike pas eliminimit të ekipit kombëtar nga Kupa e Kombeve të Afrikës, duke pezulluar skuadrën, përjashtuar sulmuesin e njohur Pierre-Emerick Aubameyang si dhe shkarkuar trajnerin Thierry Mouyouma.

Vendimi u shpall nga ministri i Sportit, Simplice-Desire Mamboula, pas humbjes 3-2 ndaj Bregut të Fildishtë më 31 dhjetor. Siç shkruan BBC Gaboni e mbylli grupin në vendin e fundit në Marok, pas humbjeve ndaj Kamerunit dhe Mozambikut, rezultate që Mamboula i cilësoi si “të turpshme”.

“Duke marrë parasysh performancën e turpshme të Panterave, qeveria ka vendosur të shpërndajë stafin teknik, të pezullojë ekipin kombëtar deri në një njoftim të ri dhe të përjashtojë lojtarët Bruno Ecuele Manga dhe Pierre-Emerick Aubameyang,” tha ministri, sipas BBC Sport.

Gaboni kishte siguruar eliminimin nga turneu para ndeshjes me Bregun e Fildishtë, ku humbi një epërsi prej dy golash në Marrakech. Aubameyang, ish-sulmues i klubeve si Arsenal dhe Chelsea, nuk luajti në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai u shpreh se “problemet e ekipit janë shumë më të thella sesa individi që jam unë”.

Trajneri Mouyouma ishte në drejtim për më shumë se dy vite. Dikur ishte e zakonshme që qeveritë afrikane të shpërndanin ekipet kombëtare pas rezultateve zhgënjyese, por kjo praktikë është bërë më e rrallë që kur FIFA ka forcuar rregullat kundër ndërhyrjes së qeverive në futboll./K.M

❌