Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fle në mbledhjet e kabinetit? Trump: E keni gabim, jam i mërzitur

Donald Trump, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, i mbyll sytë gjatë mbledhjeve të kabinetit jo sepse fle, por sepse është i mërzitur, të paktën keshtu thotë ai.

“Njerëzit thonë, ‘Mbyllni sytë!’ Dëgjoni, ishte mjaft e mërzitshme, për të qenë i sinqertë”, tha presidenti 79-vjeçar, duke iu referuar mbledhjes së kabinetit të gushtit të kaluar, e cila zgjati më shumë se tre orë dhe gjatë së cilës ai u pa me qepallat e mbyllura.

“Ishte paksa e mërzitshme”, përsëriti ai për këtë takim maratonë, gjatë të cilit ministrat e tij, njëri pas tjetrit, e lavdëruan dhe më pas ai iu përgjigj shumë pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Kundërshtarët e tij politikë siguruan menjëherë se ai bënte një sy gjumë herë pas here.

Sot, Trump mblodhi kabinetin e tij për herë të dhjetë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, por takimi, i cili u transmetua drejtpërdrejt, zgjati vetëm një orë. Këtë herë, presidenti i nxori gazetarët pa iu përgjigjur asnjërës prej pyetjeve të tyre. Ndër ministrat që heshtën sot ishte Kristi Noem, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, të cilës demokratët po i kërkojnë dorëheqjen pas vdekjes së dy protestuesve nga agjentët federalë në Minneapolis.

Për Trumpin, çështja e gëzimit të tij është shumë e ndjeshme, duke pasur parasysh se ai e paraqet veten si e kundërta e saktë e paraardhësit të tij demokrat, Joe Biden, të cilin e përshkroi si një “plak të dobët”. Megjithatë, pyetjet në lidhje me shëndetin e tij vazhdojnë dhe shumohen, siç janë mavijosjet që janë vërejtur shumë herë në dorën e tij të djathtë dhe të paktën një herë në të majtën.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Wall Street Journal, Trump pohoi se këto mavijosje janë për shkak të marrjes ditore të aspirinës, doza e së cilës u konsiderua e lartë nga mjekët të cilët sugjeruan që ta zvogëlonte atë. “Ata thonë se aspirina hollon gjakun dhe unë nuk dua që zemra ime të pompojë gjak të trashë”, tha ai në atë intervistë.

The post Fle në mbledhjet e kabinetit? Trump: E keni gabim, jam i mërzitur appeared first on iconstyle.al.

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku ka folur ne lidhje me një tatuazh që kishte realizuar gjatë lidhjes së tij me ish-partneren, Egli Takon, duke pranuar se sot ndihet i penduar për të. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’, të moderuar nga Arbana Osmani, Olsi foli hapur për vendimin që ka marrë për ta ndryshuar tatuazhin, i cili dikur kishte një domethënie sentimentale.

“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren, e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli. Kam bërë një maskë të aktrimit,” tha Olsi gjatë intervistës, ku ishte i ftuar se bashku me aktorin e njohur Nik Xhelilaj.

Ky tatuazh kishte qenë pjesë e një simbolike çiftore, për të cilën kishte folur më herët edhe vetë Egli, në një intervistë të dhënë në vitin 2023. Ajo kishte shpjeguar se, pavarësisht se fillimisht ishte një “couple tattoo”, e sheh atë si diçka personale dhe me kuptim për veten.

“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën.”

The post Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon! appeared first on iconstyle.al.

“Bleona Mata është gjallë, babai bashkëpunëtor në krim”/ Trondit avokati i familjes

Rasti i zhdukjes së Bleona Matës, një nga plagët më të rënda të pazbardhura të shoqërisë shqiptare, ka marrë një kthesë tronditëse. Avokati Idajet Beqiri ka hedhur akuza të forta, duke deklaruar publikisht se babai i vajzës mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e saj dhe se Bleona është gjallë.

Gjatë një interviste, Beqiri u shpreh se qëndrimi i të atit ndër vite ka qenë i ftohtë dhe indiferent, duke ngritur dyshime serioze për rolin e tij në këtë ngjarje të errët. Sipas avokatit, mungesa e interesit dhe e reagimit për fatin e vajzës e bën figurën e babait problematike në gjithë këtë histori.

“Fjalët e mia shkojnë edhe për të atin. S’ka treguar kurrë interes për këtë. Për fat të keq, ai është pjesë e lojës. Këtë jua them me bindje. Hetimet do vazhdojnë dhe jam i bindur se shumë shpejt do shkojmë te foleja e grerëzave. Problemi është që babai del keq shumë në këtë lojë”, deklaroi Beqiri.

Avokati theksoi se përjashton plotësisht mundësinë që Bleona të ketë ndërruar jetë, duke renditur disa skenarë pse ajo nuk ka reaguar për 15 vite me radhë. Ai foli për trauma të rënda psikologjike, frikë ekstreme dhe madje edhe përdorim të medikamenteve që mund të fshijnë kujtesën.

“Për mua është gjallë. Por çdo gjë ndodh në këtë vend. Kemi parë edhe filma. Tani vajza është 21 vjeçe. Si ka mundësi të mos i dërgojë asnjë fjalë nënës së saj. Në atë moshë që ka qenë, trysnia dhe frika që ka përjetuar mund t’i kenë eliminuar një pjesë të kujtesës. Mos të harrojmë edhe përdorimin e medikamenteve që heqin kujtesën. Kjo është një enigmë në kuptimin e parë të fjalës. Nuk ka shpjegim që ajo të mos reagonte. Duhet të reagonte patjetër”, u shpreh ai.

Beqiri hodhi poshtë çdo version tjetër që sipas tij është shpërndarë për të mjegulluar të vërtetën, duke i quajtur përralla pretendimet se vajza mund të jetë vrarë nga kafshë apo se trupi i saj nuk do të gjendej kurrë. Ai shtoi se Bleona mendohet të ketë jetuar në Greqi dhe më pas të jetë zhvendosur në Gjermani, ndërsa nënvizoi se SPAK do ta çojë hetimin deri në fund.

Në anën tjetër, dhimbja e nënës së Bleona Matës, Bukurisë, shpërtheu sërish publikisht. Ajo deklaroi se 15 vite pa drejtësi po e vrasin çdo ditë dhe se personat që sipas saj kanë rrëmbyer vajzën duhet të jenë pas hekurave.

“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do ta përqafoj me mall. Mendoj që një ditë do t’ia dëgjoj zërin”, u shpreh ajo mes lotësh.

Bukuria foli edhe për dëshmi të fshehura dhe frikë kolektive në fshat, duke përmendur një makinë me targa Vlore që është parë ditën e zhdukjes së Bleonës dhe heshtjen e gjatë të drejtësisë. Sipas saj, nëse institucionet do të kishin vepruar siç duhet, kjo histori nuk do të zvarritej për 15 vite.

Nëna e Bleonës hodhi akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj babait të vajzës, duke theksuar se ai nuk e ka denoncuar kurrë zhdukjen e saj.

“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza dhe ai hesht. Unë denoncoj, ai tërhiqet. Nuk e di çfarë babai është ai, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet”, deklaroi ajo.

Rasti i Bleona Matës mbetet një enigmë e errët, një plagë e hapur që vijon të rëndojë mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare, ndërsa akuzat e reja e bëjnë historinë edhe më tronditëse dhe dramatike.

The post “Bleona Mata është gjallë, babai bashkëpunëtor në krim”/ Trondit avokati i familjes appeared first on iconstyle.al.

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.

Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria, u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e vret çdo ditë dhe se hallat e saj duhet të jenë në burg për rrëmbimin që kanë bërë.

“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do e përqafoj me mall. Mendoj që njëherë do t’ia dëgjoj zërin. Ai dinte shumë gjëra ai zotëria, e falënderoj. Kur ka qenë tek ‘Njerëzit e Humbur’, gjithë fshatarët e mbajtën të fshehtë këtë para policisë se kishin frikë.

Atë ditë është parë një makinë me targa Vlorë. Përse vonoi kaq drejtësia, e përjetojmë këtë dhimbje. Ai zotëria ka thënë: jam moshë e vjetër, e kam ditur këtë informacion por nuk më ka lënë familja. Nuk dua të vdes me këtë brengë, ka thënë. Po të ishte drejtësia e mirëfilltë, nuk do ishin bërë 15 vite dhe 5 vajzat të rrinë të lira. Ato të ndëshkohen me burg derisa të flasin të vërtetën. Ato e dinë pse e kanë tregtuar vajzën. Ato duhet të futen atje ku e meritojnë”.

Ajo hodhi akuza edhe mbi babanë e Bleonës, që nuk e ka denoncuar kurrë humbjen e vajzës.

“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza, gjithmonë kishin presion nga vëllezërit. Duke marrë presion mos të nxirrte motrën në TV. Unë denonco, ai tërhiq. Nuk e di çfarë babai është, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet” – u shpreh nëna e Bleonës./TopChannel

The post Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg appeared first on iconstyle.al.

Kush është trashëgimtarja e familjes së famshme Swarovski që do të prezantojë Eurovisionin e këtij viti?

Emrat e dy prezantuesve të Eurovision 2026 janë njoftuar zyrtarisht nga transmetuesi publik i Austrisë. Konkursi i madh muzikor do të prezantohet këtë vit nga Viktoria Swarovski dhe Michael Ostrovsky , me interesin që tashmë është kthyer fuqishëm drejt Swarovskit, një nga fytyrat më të njohura të televizionit austriak dhe anëtare e familjes së famshme botërore Swarovski.

Viktoria Swarovski ka lindur në Innsbruck, Tirol, dhe ka ndërtuar një karrierë të larmishme si prezantuese, biznesmene, modele, stiliste dhe këngëtare. Edhe pse vjen nga familja Swarovski, e cila e ka identifikuar emrin e saj me botën e bizhuterive dhe dizajnit në nivel ndërkombëtar, ajo zgjodhi të ndiqte një rrugë profesionale të pavarur nga biznesi familjar shumë herët.

Në moshën vetëm 16 vjeç, ajo nënshkroi kontratën e saj të parë diskografike me Sony Music, duke publikuar disa këngë të vogla, dhe në moshën 18 vjeç, u zhvendos në Los Angeles. Atje, ajo bashkëpunoi me krijues kryesorë në skenën ndërkombëtare muzikore, përfshirë kompozitoren fituese të çmimit Grammy, Diane Warren, duke fituar përvojë të vlefshme në një mjedis shumë konkurrues.

Menjëherë pas kësaj, Swarovski bëri histori si gjyqtarja më e re që ka marrë pjesë ndonjëherë në Das Supertalent, ndërsa që nga viti 2018 ajo është anëtare e përhershme e ekipit prezantues të Let’s Dance, një nga programet televizive më të suksesshme në botën gjermanofolëse.

Rezymeja e saj televizive përfshin gjithashtu prezantime të rëndësishme, të tilla si 100 Years Disney Show dhe Bambi Awards, një nga institucionet më prestigjioze të argëtimit në Evropë. Në të njëjtën kohë, ajo ka zhvilluar një aktivitet të dendur biznesi, duke themeluar markën e bukurisë ORIMEI në vitin 2020.

Si modele, Victoria Swarovski ka zbukuruar kopertinat e revistave kryesore ndërkombëtare si Glamour, ELLE, L’Officiel, Gala Style dhe Forbes, ndërsa si stiliste ka nënshkruar koleksione kostumesh dhe aksesorësh tradicionalë. Në fillim të vitit 2026, ajo përmbushi edhe një ëndërr personale të jetës duke marrë pjesë në Dakar Rally, një nga garat më të kërkuara të sporteve motorike në botë.

Lidhur me Eurovisionin, drejtoresha e programit Stephanie Grois-Horowitz tha për dy prezantuesit: “Victoria dhe Michael janë një dyshe e freskët, siç nuk e kemi parë kurrë më parë .” Siç shpjegoi ajo, të dy kanë një pasion të madh për Konkursin e Këngës dhe janë “ambasadorë të shkëlqyer të kauzës, prezantimi i të cilëve do të jetë i paharrueshëm për një kohë të gjatë”.

The post Kush është trashëgimtarja e familjes së famshme Swarovski që do të prezantojë Eurovisionin e këtij viti? appeared first on iconstyle.al.

“Je i pashpirt!”/ DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetjes për vdekjen e vëllait të Gjestit

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania” VIP Albania, Rogert, pas një pyetjeje publike që ky i fundit i drejtoi për ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të Gjestit.

Gjithçka nisi kur Rogerti, gjatë një bisede, ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke shkaktuar reagim të fortë në rrjet. DJ Gimbo reagoi publikisht me tone të ashpra, duke e quajtur pyetjen të papranueshme dhe të pashpirt, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë 15-vjeçar dhe për dhimbjen e një familjeje që ka humbur njeriun e saj.

Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt dhe ta kthesh në temë diskutimi para kamerave,” – shprehet ai, duke theksuar se ka kufij që nuk duhen kaluar, pavarësisht lojës mediatike apo kërkimit për vëmendje.

Rogert: Si ndodhi situata, fatkeqësia e Gjestit? Du me e ditë, se nuk e kam lexu

Dj Gimbo: Mendon që unë për atë histori foli para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O i pafytyrë! O psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësi të dikujt. Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?

Reagimi i DJ Gimbo-s ka gjetur mbështetje të gjerë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës kanë theksuar se tema të tilla kërkojnë ndjeshmëri, respekt dhe heshtje, jo spekulim publik.

The post “Je i pashpirt!”/ DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetjes për vdekjen e vëllait të Gjestit appeared first on iconstyle.al.

Pas katër vitesh mungesë, Justin Bieber do rikthehet në këtë skenë muzikore

Justin Bieber ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në skenën e Çmimeve Grammy, të cilat do të zhvillohen të dielën, më 1 shkurt, me Trevor Noah në rolin e prezantuesit. Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e këngëtarit, i cili pritet të performojë pas publikimit të albumit të tij më të ri, të titulluar “Swag”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Bieber në Grammy që nga viti 2022, kur ai interpretoi hitin “Peaches” së bashku me Giveon dhe Daniel Caesar, një performancë që u prit mjaft pozitivisht nga publiku dhe kritika. Rikthimi i tij në këtë event prestigjioz vjen në një periudhë shumë të suksesshme artistike, pasi albumi “Swag” ka marrë vlerësime të larta dhe e ka rikthyer këngëtarin në qendër të vëmendjes muzikore globale.

Përveç performancës, Justin Bieber pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, pasi do të marrë katër çmime Grammy këtë vit. Ai është shpallur fitues në kategoritë Albumi i Vitit dhe Albumi më i Mirë Vokal Pop për “Swag”, si dhe Performanca më e Mirë Solo Pop për këngën “Daisies” dhe Performanca më e Mirë R&B për “Yukon”.

Në total, Bieber numëron 23 nominime për çmimet Grammy gjatë karrierës së tij dhe deri më tani ka fituar dy çmime. I pari erdhi në vitin 2016 për Regjistrimin më të Mirë Dance me këngën “Where Are Ü Now”, ndërsa i dyti në vitin 2021 për Performancën më të Mirë Country nga një Duo ose Grup me hitin “10,000 Hours”.

Rikthimi i tij në Grammy konsiderohet nga fansat si një tjetër dëshmi e ndikimit të vazhdueshëm të Justin Bieber në industrinë muzikore dhe e pozicionon atë sërish në majën e skenës ndërkombëtare.

The post Pas katër vitesh mungesë, Justin Bieber do rikthehet në këtë skenë muzikore appeared first on iconstyle.al.

Një javë larg çeljes së Olimpiadës dimërore, Lara Colturi përfundon në spital

Rreth një javë nga ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore, Milano-Cortina, Lara Colturi, me origjine shqiptare, në mbyllje jo ashut si duhej në dy gara e fundit të Kupës së Botës, në Kronplatz e 20-ta dhe e skualifikuar në Spindleruv Mlyn, tregoi një gjendje jo optimale shëndetësore.

Temperatura e lartë në garën e Italisë, rreth një javë e gjysmë më parë, që e renditi të 20-të në në Kronplatz me sa duket ka vazhduar dhe është rënduar pasi brenda pak ditëve ju desh të udhëtojë nga Italia në

Republikën Çeke, ku sërish nuk ja doli. Më pas një nga sponsorat e saj kryesorë e ka marrë dhe transportuar më pas në një spital të specializuar për analiza të mëtejshme. Por burime për gazetarin Endi Tufa të Top Channel, konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, por për një ftohje dhe disa kontrolle shtesë për të qenë në formën e sajë optimale për garën e datës 15 shkurt.

Ndërkohë që ky kontroll mjekësorë në Austri, do ta pengojë Larën që të jetë në ceremoninë e së premtes të dorëzimit të flamurit përfaqësues që do të zhvillohet në ambientin e Pallatit të Brigadave në praninë e presidentit të Republikës, Bajram Begaj./TopChannel

The post Një javë larg çeljes së Olimpiadës dimërore, Lara Colturi përfundon në spital appeared first on iconstyle.al.

Kim Kardashian zbulon momentin në ‘Kardashians’ që Kris Jenner donte ta censuronte që të mos bëhej publik

Kardashianët janë një nga familjet më të njohura në botë. Viraliteti i tyre tejkalon mediat sociale dhe gjithmonë kanë zënë një vend në emisionet më të mira televizive, dy prej të cilave spikasin teksa flasin për jetën e tyre: ‘Keeping Up with the Kardashians’, i njohur si ‘The Kardashians’, i cili më vonë do të bëhej një emision që transmetohet në internet.

Kohët e fundit u zbulua, për shkak të një interviste në podkastin ‘Khloe In Wonderland’, një nga episodet që nëna e Kardashian, Kris Jenner, u përpoq ta censuronte në mënyrë që të mos shfaqej në shfaqje. Kjo u zbulua nga vetë Kim.

Ishte një sherr mes dy motrave, Kourtney dhe Kim, gjatë premierës së sezonit të 18-të të reality show-t. E gjitha ndodhi ndërsa episodi po xhirohej, në një moment që ata e quajtën “sherrja me shuplaka” dhe ku kamerat kapën se si Kim i sulmon Kourtney-t. Më pas, fillon një sherr mes të dyjave, duke i kapur duart dhe duke lëshuar disa goditje drejt trupit të tjetrës që u përplas.

Përveç asaj sherri, Kim kujtoi një tjetër debat të nxehtë midis dy motrave për shkak të dasmave të tyre në Itali. Kim u martua me Kanye West atje në vitin 2014 dhe Kourtney e përsëriti destinacionin me Travis Barker në vitin 2022, gjë që shkaktoi gjithashtu tensione dhe komente që kamerat i kapën.

Kim Kardashian zbuloi në podcast se cili ishte reagimi i nënës së saj: “Mamaja tha, ‘Kjo nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit'”. Në intervistë, personazhi i famshëm reflektoi se sa nga këto momente janë censuruar dhe nuk janë ndarë kurrë me publikun përmes serialit të saj.

The post Kim Kardashian zbulon momentin në ‘Kardashians’ që Kris Jenner donte ta censuronte që të mos bëhej publik appeared first on iconstyle.al.

Ish-ylli i NBA-së Lamar Odom drejt rehabilitimit pas problemeve me ligjin

Ish-ylli i NBA-së, Lamar Odom, është shtruar në një qendër rehabilitimi, pas arrestimit të tij në muajin janar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Lajmi u konfirmua nga menaxherja e tij, Gina Rodriguez, përmes një deklarate publike të lëshuar të mërkurën, më 28 janar.

Sipas saj, Odom, 46 vjeç, ka vendosur vullnetarisht të hyjë në një program trajtimi 30-ditor në një qendër rehabilitimi në Los Angeles, me qëllim që të “rivendoset dhe të përqendrohet plotësisht në shëndetin dhe mirëqenien e tij”. Ky vendim vjen pas një tjetër momenti të vështirë në jetën e ish-basketbollistit, i cili prej vitesh ka qenë i hapur për betejat e tij me varësinë dhe shëndetin mendor.

“Pas një incidenti të kohëve të fundit, Lamar bëri një hap prapa për të reflektuar dhe për t’iu përgjigjur shkaktarëve që ndikojnë tek ai,” u shpreh Rodriguez, duke theksuar se Odom “merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe ka zgjedhur të jetë proaktiv në lidhje me mirëqenien personale”.

Në përfundim të deklaratës, menaxherja theksoi se Odom është mirënjohës për mbështetjen që po merr nga familja, miqtë dhe fansat, duke shtuar se ai është i vendosur të ecë përpara “në një mënyrë të shëndetshme dhe pozitive”.

Lamar Odom u arrestua më 17 janar, pasi autoritetet dyshohet se e ndaluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ndërrim të pahijshëm të korsisë. Ai u lirua me kusht, ndërsa pritet të paraqitet në gjykatë të martën, më 17 mars.

Ish-lojtari i Los Angeles Lakers, i njohur edhe për lidhjen e tij të mëparshme me Khloe Kardashian, ka kaluar më parë periudha të vështira shëndetësore, përfshirë edhe shtrime të tjera në qendra rehabilitimi. Vendimi i fundit shihet si një përpjekje serioze për të rikthyer stabilitetin në jetën e tij personale dhe profesionale.

The post Ish-ylli i NBA-së Lamar Odom drejt rehabilitimit pas problemeve me ligjin appeared first on iconstyle.al.

Pas shkarkimit të padrejtë nga puna, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj RTSH-së

Moderatori i njohur Florian Agalliu ka shënuar një fitore të rëndësishme në betejën ligjore ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Ai kishte ngritur padi ndaj institucionit publik për shkelje të të drejtave dhe moszbatim të detyrimeve kontraktuale. Pas shqyrtimit nga gjykata kompetente, vendimi përfundimtar u shpall më 28 janar, duke i dhënë të drejtë Agalliut.

Në përfundim të procesit gjyqësor, RTSH u shpall përgjegjës për shkeljet e konstatuara ndaj moderatorit dhe u detyrua të shlyejë plotësisht detyrimin financiar të përcaktuar nga gjykata.

Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe procedurash ligjore, duke e kthyer çështjen në një precedent të rëndësishëm për marrëdhëniet kontraktuale në sektorin mediatik shqiptar. Florian Agalliu, e cilësoi vendimin si një konfirmim të rëndësisë së mbrojtjes së të drejtave të profesionistëve të medias.

Radiotelevizioni Shqiptar po përballet me akuza të forta për keqmenaxhim fondesh, teksa gazetarë dhe moderatorë denoncojnë vonesa mujore në pagesa. Pas reagimeve publike nga Kozeta Kurti dhe Florian Agalliu, dokumentet tregojnë shpenzime luksi për garderobë, me kostume deri në 1 mijë euro dhe këmisha 250 euro, pa kontrata të rregullta justifikuese. Kontrasti mes këtyre shpenzimeve dhe mungesës së pagesave ka shkaktuar indinjatë, ndërsa drejtoresha Eni Vasili deklaron se menaxhmenti i ri ka trashëguar një situatë të rëndë borxhesh nga e kaluara.

The post Pas shkarkimit të padrejtë nga puna, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj RTSH-së appeared first on iconstyle.al.

Lorna shpërthen pas daljes nga BBVA: Hija ime ende është aty

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Lorna, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, disa ditë pasi ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke sqaruar disa aludime dhe komente që kanë qarkulluar për të.

Ajo shprehet se, megjithëse kanë kaluar ditë nga largimi i saj nga gara, “hija” e saj vazhdon ende të jetë prezente në diskutimet brenda dhe jashtë shtëpisë, çka sipas saj tregon se emri i saj vazhdon të jetë pjesë e bisedave të banorëve.

“Nuk e kam përmendur kurrë fjalën ‘sugardaddy’ askund”, shkruan Lorna, duke mohuar kategorikisht akuzat dhe interpretimet që janë bërë në publik, si dhe duke theksuar se disa prej deklaratave i janë atribuar gabimisht.

Në mesazhin e saj, ajo i drejtohet drejtpërdrejt edhe disa prej banorëve aktualë, si Selin, Stelina, Kristi, Miri dhe Rogert, duke nënvizuar se, pavarësisht se ajo nuk është më pjesë e lojës, emri i saj vazhdon të përmendet.

“Jam jashtë, por me sa duket jo për ju”, shprehet Lorna, duke lënë të kuptohet se ende mbetet një temë diskutimi dhe se prania e saj ndihet edhe pas daljes nga shtëpia.

Ky reagim ka ngjallur menjëherë interes të madh dhe komente të shumta nga ndjekësit e “Big Brother Albania”.

 

The post Lorna shpërthen pas daljes nga BBVA: Hija ime ende është aty appeared first on iconstyle.al.

“Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas”- Naim Murseli rrëfen në gjyq: Betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë

I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vjet më parë, i pandehuri Naim Murseli ka rrëfyer versionin e tij në seancën e sotme në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit.

Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona Ademaj, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg”, tha ai.

Më tej Murseli shprehu pafajësinë e tij, duke mohuar konfliktet në çift.

“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kam pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, ka thënë ai.

The post “Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas”- Naim Murseli rrëfen në gjyq: Betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë appeared first on iconstyle.al.

Pas dhunës barbare, personazhin provokativ Elton Tozaj e kërcënojnë për jetën, i lyejnë shtëpinë me benzinë/ Ku është policia?

Një ngjarje tejet e rëndë dhe alarmuese ka përfshirë Elton Tozajn, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tij dhe për një përshkallëzim të hapur të dhunës. Banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, një akt i qartë intimidimi që shihet si kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e tij dhe një sinjal i rrezikshëm se situata ka dalë jashtë çdo kontrolli.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas një episodi tjetër tronditës, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Dy ngjarjet, të lidhura qartë mes tyre, krijojnë një panoramë presioni dhe frike, duke shtuar dyshimet për një skenar kriminal që po përshkallëzohet hapur.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se lyerja e banesës me benzinë shihet si një mesazh i hapur kërcënues, me simbolikë të rëndë dhe pasoja potencialisht fatale. Akti ka shkaktuar tronditje dhe frikë, jo vetëm për vetë Tozajn, por edhe për familjarët e tij, duke ngritur alarmin për një rrezik real dhe të menjëhershëm.

Elton Tozaj njihet si një personazh provokativ, i cili shpesh bën deklarata të forta publike, veçanërisht lidhur me jetën personale të personave të njohur. Për shkak të këtyre qëndrimeve, ai ka marrë vazhdimisht kërcënime ndër vite, një fakt që e bën edhe më shqetësuese përshkallëzimin e fundit të ngjarjeve dhe kalimin nga fjalët në dhunë fizike dhe akte të rënda intimidimi.

Ajo që rëndon edhe më shumë situatën është fakti se, edhe pas dhunimit barbar, reagimi institucional ka qenë minimal. Policia nuk ka marrë masa të dukshme për garantimin e sigurisë së tij dhe as nuk ka dhënë sinjale se rasti po trajtohet me seriozitetin e duhur. Kjo mungesë veprimi ka krijuar një klimë mosndëshkueshmërie, ku situata kriminale përsëriten lehtësisht dhe ndodhin hapur, pa frikë nga pasojat.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga episodi i fundit, por tensioni mbetet i lartë. Autoritetet pritet të nisin verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa Policia do të duhet të hetojë nëse dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës janë pjesë e të njëjtit zinxhir ngjarjesh dhe nëse pas tyre fshihen të njëjtët autorë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të fortë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë, përgjegjësinë institucionale dhe rrezikun real që këto akte të rënda kriminale të përshkallëzohen edhe më tej.

The post Pas dhunës barbare, personazhin provokativ Elton Tozaj e kërcënojnë për jetën, i lyejnë shtëpinë me benzinë/ Ku është policia? appeared first on iconstyle.al.

Pse ndodhin Tumori dhe Hemorragjia Cerebrale tek fëmijët e vegjël? Shpjegon neurokirurgu

Shefi i Neurokirurgjisë dhe Neurokirurgu i Fëmijëve, Dr. Artur Xhumari, rrëfeu gjerë e gjatë në “Inspire podClass” të Alketa Vejsiut shkaqet e tumorit, hemorragjisë cerebrale tek të vegjëlit si edhe dha ca këshilla të vlefshme për nënat.

Xhumari: Një fëmijë i cili lihet aty te cepi, me atë ekranin dhe ndërkohë nuk dëgjon asnjë fjalë nga prindi dhe asnjë ndërveprim nga prindi, është një fëmijë që nuk ka për t’u rritur mirë nga ana mendore.

Alketa: Pse tumori tek fëmijë të vegjël fare?

Xhumari: Është pjesë e jetës. Tumori është një gjë që ndodh. Janë sëmundje si në moshë fëminore, ashtu edhe në moshë të rritur. Ndryshon lloji i tumorit te fëmija nga lloji i tumorit tek i rrituri. Janë, nuk mund të thuash “pse?”.

Alketa: Kemi më shumë raste suksesi sesa raste që nuk përfundojnë mirë, kur bëhet fjalë për tumorin në trurin e fëmijëve të vegjël?

Xhumari: Fëmijët kanë një ndryshim nga i rrituri, se tek i rrituri shumica e tumoreve janë të këqinj, ndërkohë që tek fëmija janë gati gjysmë për gjysmë. Gjysma mund të jenë të mirë, që kirurgjia i shëron. Hemorragjia ndodh në një moment. Kur ndodh tek i rrituri, shohim që nuk lëviz një dorë, një këmbë, pa pritur dhe pa kujtuar.

Ndërkohë tek fëmija zakonisht shohim zakonisht sikur është më i irritueshëm, më i ngacmueshëm, qan më shumë. Nganjëherë shohim që ka dhe një rritje të perimetrit të kokës, koka bëhet më e madhe. Nuk është që lind gjatë shtatzënisë, ndodh në një moment.

Zakonisht është një keqfunksionim i mëlçisë që prodhon ato faktorët e mpiksjes së gjakut, që ne mundohemi ta prandalojmë duke i dhënë vitaminën K, por që asnjëherë mjekësia nuk është 100% e sigurt, e aftë të parandalojë gjëra. Kuptohet, kur nuk ja jep vitaminën K, rreziku është më i madh.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

The post Pse ndodhin Tumori dhe Hemorragjia Cerebrale tek fëmijët e vegjël? Shpjegon neurokirurgu appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi: 29 Janar 2026

🌒 Energjia e sotme është më dinamike dhe konkrete. 29 janari sjell lëvizje, vendime të vogla por të rëndësishme, dhe sinjale që kërkojnë vëmendje. Është ditë për të lexuar shenjat, jo për t’i injoruar.

♈ Dashi

Sot kërkohet maturi në reagime, sidomos në ambientin profesional. Një situatë mund t’ju testojë durimin, por përgjigjja e zgjuar do ju vendosë në avantazh.

🔥 Motivim: Forca nuk është të shpërthesh, por të dish kur të ndalesh.

♉ Demi

Çështjet financiare ose praktike dalin në plan të parë. Është ditë e mirë për të rregulluar, sistemuar dhe bërë llogari reale. Shmangni shpenzimet impulsive.

💰 Motivim: Stabiliteti ndërtohet me zgjedhje të mençura, jo të shpejta.

♊ Binjakët

Një lajm, mesazh apo takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës. Qëndroni fleksibël dhe mos i mbyllni dyert para mundësive të reja.

💬 Motivim: Kur je i hapur, jeta flet më qartë.

♋ Gaforrja

Sot mund të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht, por kjo ju ndihmon të kuptoni më mirë të tjerët. Mos e merrni gjithçka personale.

🤍 Motivim: Ndjeshmëria është inteligjencë emocionale, jo dobësi.

♌ Luani

Një sfidë e vogël në punë ose në rrethin shoqëror ju shtyn të tregoni autoritet pa arrogancë. Sot fiton ai që di të udhëheqë me shembull.

👑 Motivim: Udhëheqja e vërtetë nuk ka nevojë për zë të lartë.

♍ Virgjëresha

Detajet bëjnë diferencën sot. Një gabim i vogël mund të shmanget nëse jeni të përqendruar. Dita favorizon analizën dhe rregullin.

🧩 Motivim: Perfeksioni arrihet duke u kujdesur për të voglat.

♎ Peshorja

Një vendim personal nuk mund të shtyhet më. Balanca sot nuk vjen duke kënaqur të tjerët, por duke qenë i sinqertë me veten.

⚖ Motivim: Qetësia fillon kur zgjedh veten pa faj.

♏ Akrepi

Energjia e ditës ju shtyn të mbyllni një kapitull. Mund të jetë emocional, profesional apo personal. Largimi nga e vjetra sjell lehtësim.

🦂 Motivim: Çdo fund i qartë është një fillim i fortë.

♐ Shigjetari

Rutina sot mund t’ju lodhë, por një ndryshim i vogël në mënyrën e të menduarit e bën ditën më të lehtë. Mos kërkoni larg, shikoni ndryshe.

🏹 Motivim: Liria fillon nga mënyra si e sheh ditën.

♑ Bricjapi

Një përgjegjësi shtesë mund t’ju ngarkohet, por edhe t’ju rrisë vlerën. Sot është ditë për të treguar seriozitet dhe besueshmëri.

⛰ Motivim: Besimi fitohet duke qëndruar i palëkundur.

♒ Ujori

Idetë tuaja sot mund të duken ndryshe, por pikërisht aty qëndron forca juaj. Mos u vetëcensuroni për t’u përshtatur me të tjerët.

💡 Motivim: Originaliteti është avantazh, jo rrezik.

♓ Peshqit

Intuita ju paralajmëron për një situatë që kërkon kujdes. Ndiqni ndjesinë e parë dhe mos e injoroni atë që ndjeni.

🌊 Motivim: Zëri i brendshëm di më shumë se sa mendoni.

The post Horoskopi: 29 Janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Pas eliminimit nga ‘BBVA’, Keijsi zbulon nëse ka ende ndjenja për Inën

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara e “Big Brother VIP Albania 5” pas hapjes së Zarfit të Zi, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend. Gjatë intervistës, ish-banori foli hapur për eksperiencën e tij në lojë, marrëdhëniet me banorët dhe veçanërisht për raportin me Inën, i cili ka qenë ndër më të komentuarit nga publiku.

Teksa po diskutohej situata e debatit, ku Ina u cilësua si nxitëse e sherrit, Keijsi u shpreh se reagimi i tij kishte ardhur natyrshëm, duke theksuar se sipas tij, asnjë mashkull nuk do ta pranonte një situatë të tillë kur bëhet fjalë për partneren.

Moderatorja e pyeti drejtpërdrejt nëse lidhja e tij me Inën ishte vërtet aq e afërt dhe e fortë sa ishte perceptuar nga publiku. Në përgjigjen e tij, Keijsi nuk la vend për dyshime:

“Përderisa ishim shtrirë dhe po krijonim diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt.”

Më pas, pyetja më e drejtpërdrejtë erdhi në lidhje me ndjenjat: a është vërtet i dashuruar me Inën? Ish-banori zgjodhi një përgjigje të shkurtër:

“Kam një shprehje të bukur për këtë: I’m too in with Ina.”

The post Pas eliminimit nga ‘BBVA’, Keijsi zbulon nëse ka ende ndjenja për Inën appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Kolumbi: Avioni me 15 persona rrëzohet në zonë malore, nuk ka të mbijetuar, mes viktimave një kongresmen

Një tragjedi ajrore ka tronditur Kolumbinë, pasi një avion me 15 persona në bord u rrëzua të mërkurën në një zonë malore në veri të vendit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar. Lajmi u konfirmua nga Agjencia Kolumbiane e Aviacionit Civil, e cila bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë një fluturimi të brendshëm.

Avioni i tipit Beechcraft 1900D i përkiste linjës ajrore private Searca, e lidhur me kompaninë shtetërore Satena, dhe po kryente fluturimin me numër NSE 8849 nga qyteti Cucuta, pranë kufirit me Venezuelën, drejt Ocana-s. Ai u ngrit rreth orës 11:42 me orën lokale dhe pritej të mbërrinte në destinacion në orën 12:05.

Sipas autoriteteve, kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me avionin rreth 10 minuta para mbërritjes së planifikuar. Kontakti i fundit me kullën e kontrollit u regjistrua në orën 11:54, ndërsa më pas mjeti ajror u zhduk nga radarët.

Pas një operacioni kërkimi, mbetjet e avionit u gjetën në një zonë të thepisur malore pranë qytetit La Playa de Belén. Ekipet e shpëtimit konfirmuan se të gjithë personat në bord kishin humbur jetën.

Mes viktimave ndodhen edhe figura të njohura të politikës kolumbiane, përfshirë kongresmenin Diogenes Quintero dhe Carlos Salcedo, kandidat për Kongres në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në muajin mars. Prania e tyre në avion e ka bërë ngjarjen edhe më tronditëse për opinionin publik.

The post Tragjedi në Kolumbi: Avioni me 15 persona rrëzohet në zonë malore, nuk ka të mbijetuar, mes viktimave një kongresmen appeared first on iconstyle.al.

“E di që kam dalë e keqja jashtë…”/ Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Brikena ka folur hapur në dhomën e rrëfimit për raportin e saj me Mateon, duke zbuluar ndjenjat dhe dilemat që po përjeton brenda shtëpisë.

Banorja u shpreh se, pavarësisht afrimit dhe kohës që kanë kaluar bashkë, nga ana e saj nuk ka lindur ende asnjë “shkëndijë”, pra nuk ekziston një pëlqim i vërtetë në aspektin sentimental. Ajo theksoi se kjo situatë e vë në një pozitë të vështirë, pasi ka frikë se do të perceptohet negativisht nga publiku dhe banorët e tjerë, sidomos duke ditur se Mateo ka shfaqur interes për të.

Sipas Brikenës, në raste të tilla, personi që nuk ndjen të njëjtën gjë zakonisht shihet si “fajtori”, ndërsa ai që ka pëlqim del i lënduar emocionalisht. Kjo e bën atë të ndihet në siklet dhe e shqetësuar për mënyrën se si do të gjykohet jashtë shtëpisë.

“Ndjej që në këtë gjë, në raportin me Mateon, kam për t’u perceptuar shumë keq. Fakti që unë nuk kam pëlqim për të dhe fakti që ai që ka pëlqim gjithmonë del më i lënduar, bën që unë në këtë situatë të dukem e keqe. Nuk ka shkëndija… nuk e di… të shohim,”- u shpreh ajo.

The post “E di që kam dalë e keqja jashtë…”/ Brikena flet pas sqarimit me Mateon appeared first on iconstyle.al.

Fansat sulmojnë Harry Styles për biletat e turneut: Je lakmitar dhe i shkëputur nga realiteti

Fansat e Harry Styles kanë shpërthyer në kritika ndaj këngëtarit, duke e quajtur “të babëzitur” dhe “jashtë realitetit”, pasi u publikuan çmimet tepër të larta të biletave për turneun e tij të ri “Together Together”.

Artisti 31-vjeçar pritet të mbajë gjithsej 58 koncerte, mes tyre edhe 10 shfaqje madhore në stadiumin Wembley në Londër. Megjithatë, entuziazmi i adhuruesve u shua shpejt sapo nisën para-shitjet, kur u përballën me kosto shumë më të larta se ato të turneut të mëparshëm “Love On Tour”, i cili u mbyll në vitin 2023.

Në Londër, çmimet e biletave në tribunë variojnë nga rreth 44 deri në 642 dollarë, ndërsa vendet në këmbë kushtojnë nga 199 deri në 385 dollarë. Paketat VIP shkojnë edhe më lart, duke filluar nga 646 dollarë e deri në rreth 1,000 dollarë.

Edhe në Shtetet e Bashkuara situata nuk është më ndryshe. Fansave që prisnin online për biletat e koncerteve në Madison Square Garden të Nju Jorkut iu njoftua se çmimet paraprake varionin nga 50 deri në 1,182.40 dollarë, përfshirë tarifat e shërbimit. Sipas raportimeve, paketa më e shtrenjtë VIP në Nju Jork arrin në 1,667 dollarë. Ndërkohë, në Amsterdam, biletat shiten nga 74.05 euro deri në 828.62 euro.

Krahasuar me vitin 2022, diferenca është e dukshme: atëherë, koncerti i Styles në Madison Square Garden kushtonte nga 39.50 deri në 199.50 dollarë, ndërsa shfaqjet e tij të shitura në Wembley varionin nga 45 deri në 99 paund. Rritja e ndjeshme e çmimeve ka shkaktuar zemërim të madh mes fansave, të cilët e akuzojnë këngëtarin se po e bën muzikën “të paarritshme” për publikun e ri. Rrjeti social X u mbush me komente kritike.

“Kjo është përvoja më e keqe e para-shitjes që kam pasur ndonjëherë. Mendova se kisha një shans ta shihja Harry-n, isha i 20 mijëti në radhë, por biletat u shitën për 30 minuta”, shkruan një përdorues. Një tjetër shton: “Jam pa fjalë sa të shkëputur nga realiteti jeni bërë ti dhe ekipi yt. Muzika duhet të jetë e arritshme për të gjithë.”

Komente të tjera e cilësojnë artistin si “lakmitar”, duke theksuar se edhe pse e duan dhe e mbështesin, çmimet e tilla po e largojnë një pjesë të madhe të fansave nga koncertet.

The post Fansat sulmojnë Harry Styles për biletat e turneut: Je lakmitar dhe i shkëputur nga realiteti appeared first on iconstyle.al.

❌