Reading view

YouTube: Bebe Rexha shkruan histori në Belgjikë, bëhet artistja e parë amerikane e popit që performon në Tomorrowland

Bebe Rexha vazhdon të shënojë suksese në skenën ndërkombëtare, teksa kësaj radhe ka marrë një vlerësim të veçantë nga vetë gjiganti i videove, YouTube.

Platforma ka publikuar një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke ia dedikuar artistes shqiptaro-amerikane debutimin e saj në Tomorrowland, një prej festivaleve më të mëdha dhe më prestigjioze të muzikës elektronike në botë, që mbahet çdo vit në Belgjikë.

Në mbishkrimin e fotografisë, YouTube thekson se Rexha po shkruan histori si artistja e parë amerikane e muzikës pop që ngjitet për herë të parë në skenën e këtij festivali.

“Duke bërë histori në Belgjikë 🇧🇪. Bebe Rexha bëhet ylli i parë amerikan i muzikës pop që debuton në Tomorrowland. Ndiqni premierën botërore LIVE në transmetimin e Freedom Stage në orën 19:00 (BST)”, shkruhet në postimin e llogarisë zyrtare të YouTube në Instagram.

Ky vlerësim vjen edhe si dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes YouTube dhe artistes, pasi kanali zyrtar i Bebe Rexhës në këtë platformë është ndër më të ndjekurit në mesin e artistëve shqiptaro-amerikanë, duke grumbulluar miliarda shikime me projektet e saj muzikore ndër vite.

Bebe Rexha pritet të ngjitet në skenën e Tomorrowland në orën 20:00, ku do të performojë përpara mijëra adhuruesve të muzikës elektronike nga e gjithë bota.

Artistja po kalon një periudhë mjaft të suksesshme edhe në karrierën e saj si artiste e pavarur. Vetëm një muaj më parë ajo publikoi albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili shënon projektin e parë të realizuar pa një shtëpi diskografike, pas përfundimit të bashkëpunimit me Warner Records vitin e kaluar.

Me albumin e ri dhe tashmë edhe debutimin në Tomorrowland, Bebe Rexha po dëshmon se vazhdon të mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop në arenën ndërkombëtare.

The post YouTube: Bebe Rexha shkruan histori në Belgjikë, bëhet artistja e parë amerikane e popit që performon në Tomorrowland appeared first on Albeu.com.

  •  

Meghan dhe Harry zbulojnë pushimet familjare në Evropë, nga Portugalia te shtëpia e Princeshës Diana

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë momente nga pushimet e tyre verore në Evropë, ndërsa një raport i revistës amerikane People zbulon se çifti ka qëndruar në Althorp, shtëpinë e fëmijërisë së Princeshës Diana, së bashku me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Në fotografitë e publikuara nga Meghan në Instagram, Lilibet shihet duke ecur në rrugën e famshme me pemë të pronës Althorp në Northamptonshire, pranë ishullit privat në një liqen ku është varrosur Diana.

Përpara saj ndodhen Harry dhe Archie, të cilët mbajnë buqeta me lule për t’i vendosur te varri i Princeshës Diana dhe memoriali aty pranë, shkruan DailyMail.
Në një tjetër imazh, Meghan shihet duke pushuar në një shezlong pranë Earl Spencer dhe bashkëshortes së tij, Dr. Cat Jarman, ndërsa përkëdhel qenin e saj të shpëtuar, Mamma Mia, i cili duket se ka udhëtuar me familjen gjatë pushimeve.

Sipas People, e cila konsiderohet si një nga publikimet më të afërta me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it në SHBA, vizita u dha Archie-t dhe Lilibet-it mundësinë të kalonin kohë në një vend me lidhje të veçantë me gjyshen e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997.

Fotot e publikuara nga Meghan, të shoqëruara me përshkrimin “Pushime Verore”, tregojnë gjithashtu momente nga Portugalia, ku çifti thuhet se kaloi kohë përpara udhëtimit të Harry-t në Britani. Në to shfaqen plazhe, momente pranë pishinës dhe një darkë në një restorant lokal peshku.

Një tjetër fotografi e peizazhit ka ngritur dyshime se familja mund të ketë vizituar edhe Skocinë, pasi pamja duket se përkon me liqenin Glascarnoch në Malësitë e Ulëta.

Megjithatë, nuk janë publikuar fotografi nga një takim i mundshëm i tyre me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Highgrove.

Harry kishte dëshiruar që Meghan dhe fëmijët t’i bashkoheshin gjatë udhëtimit të tij pesëditor në Britani, i cili ishte i fokusuar te angazhimet me Invictus Games dhe organizatat e tij bamirëse.


Por ai udhëtoi i vetëm, ndërsa Meghan dhe fëmijët mbërritën më vonë, duke qëndruar larg vëmendjes publike për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë.

Një mik i çiftit tha se Meghan ishte ndjerë e “poshtëruar” dhe kishte përjetuar “trishtim” për mënyrën se si kishte kaluar java, pas zhvillimeve që përfshinë edhe anulimin e një ftese për të qëndruar në Pallatin Buckingham.

The post Meghan dhe Harry zbulojnë pushimet familjare në Evropë, nga Portugalia te shtëpia e Princeshës Diana appeared first on Albeu.com.

  •  

Sara Gjordeni dhe Bardhi marrin një vendim të rëndësishëm për vajzën e tyre

Sara Gjordeni ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj, Bardhi, kanë vendosur që vajza e tyre, Nea, të mos e nisë ende çerdhen.

Përmes një postimi në InstaStory, Sara shpjegoi se nuk kanë besim të plotë që në këtë fazë ta lënë vajzën në kujdesin e institucionit, pa qenë më parë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm.

“Për të gjithë që më pyesin a shkon Nea në çerdhe: përgjigjja është jo”, shkroi ajo, duke shtuar se do të ndihen më të sigurt kur Nea të jetë në gjendje të shprehë qartë nëse diçka nuk shkon mirë me edukatorët apo me fëmijët e tjerë.

Sara tregoi gjithashtu se, për momentin, ajo dhe Bardhi janë të përkushtuar ta edukojnë Nean në shtëpi. Sipas saj, vogëlushja po mëson të numërojë, të dallojë ngjyrat, pjesët e trupit, ushqimet dhe format gjeometrike, si dhe po zhvillon njohuritë në gjuhën shqipe dhe angleze, duke mësuar edhe shkronjat dhe emrat e kafshëve në të dyja gjuhët.

The post Sara Gjordeni dhe Bardhi marrin një vendim të rëndësishëm për vajzën e tyre appeared first on Albeu.com.

  •  

Aktorja Kaylee Hottle, ylli i filmave “Godzilla vs. Kong”, vdes në moshën 18 vjeçare

Aktorja amerikane Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jija në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”, vdiq në një aksident me makinë në Maryland.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua për TMZ nga babai i saj, Joshua Hottle, i cili tha se vajza e tij vdiq në një aksident me makinë herët të martën. Ai tha gjithashtu se iu desh të udhëtonte nga Teksasi për të marrë trupin e saj.

Sipas tij, Kaylee ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe autoritetet e informuan menjëherë pas informacionit të parë se zemra e saj kishte ndaluar rrugës për në spital. Detajet e rrethanave të aksidentit nuk janë bërë të ditura.

Kaylee Hottle ka lindur në Atlanta dhe u shfaq për herë të parë para kamerës në moshën nëntëvjeçare, në reklama.

Ajo fitoi njohje më të gjerë në vitin 2021 në filmin “Godzilla vs. Kong”, ku luajti Jija-n, një vajzë adoleshente që komunikon me King Kong në gjuhën e shenjave dhe jeton në Skull Island me personazhin e Dr. Ilena Andrews, të luajtur nga Rebecca Hall. Ajo e përsëriti të njëjtin rol në filmin “Godzilla x Kong: The New Empire” të vitit 2024.
Ajo u vu re gjithashtu në serialin e ribërë “Magnum PI”, në të cilin luajti një personazh të quajtur Joon në një episod të sezonit të katërt.

The post Aktorja Kaylee Hottle, ylli i filmave “Godzilla vs. Kong”, vdes në moshën 18 vjeçare appeared first on Albeu.com.

  •  

Bashkëshortja e Messit pas humbjes së Argjentinës në Botëror: Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët

Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, duke i dërguar mesazhe mbështetjeje bashkëshortit të saj.

Në Instagram, ajo publikoi disa fotografi të Messit dhe shkroi fjalë plot krenari për të, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë më i miri jo vetëm për talentin e tij, por edhe për përkushtimin dhe forcën që ka treguar gjatë gjithë karrierës.

Antonela vlerësoi faktin që Messi nuk është dorëzuar kurrë dhe se gjithmonë ka luftuar deri në sekondën e fundit, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur.

Ajo shtoi se Messi është një shembull për fëmijët e tyre dhe një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, ndërsa u shpreh krenare që ndan jetën me të.

“Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët dhe ndihem jashtëzakonisht krenare që ecim së bashku në këtë jetë”, shkroi ajo në mesazh.

Në finalen e Botërorit, Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas vazhdimeve, duke fituar për herë të dytë titullin e kampionit të botës.

Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo janë të martuar që nga viti 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.

The post Bashkëshortja e Messit pas humbjes së Argjentinës në Botëror: Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët appeared first on Albeu.com.

  •  

“A ka dashur ndonjë vajzë më shumë se Brikena?” Mateo surprizon me përgjigjen…

Dy ditë më parë, Brikena Selmani kishte të ftuarin më të veçantë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin. Ky i fundit është vënë përballë pyetjeve pikante dhe nuk ka ngurruar që të tregojë detaje nga historia e tyre e dashurisë.

I pyetur se kush është me xhelozi, Mateo u shpreh se ai e ka pranuar që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se është xheloz dhe e ndryshon dot. Ai shtoi se mund ta zbusë, por jo ta eliminojë.

Ndërkohë duke e përshkruar partneren e tij, Borri tha ‘e bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët’.

Pyetja më pikante që i bëri Brikena ishte nëse ka dashur ndonjë vajzë më shumë se atë dhe Mateo u përgjigj që ‘jo’.

Brikena: Kush është më shumë xheloz prej ne të dyve dhe pse ti?

Mateo: Unë mbahem për person i drejtpërdrejtë, ashtu si dhe për xheloz, këtë e kam thënë edhe në Big. Për një njeri që dua, do bëhem xheloz dhe këtë gjë nuk e ndryshoj dot kurrë në karakterin tim. Mund ta zbus, mund ta përmbaj veten, por jo ta eliminoj. Po mos të isha xheloz, nuk të dua.

Brikena: Si do më përshkruaje mua me 5 fjalë?

Mateo: E bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët, u bënë gjashtë.

Brikena: Unë mendoj se ti je një nga meshkujt më ideal për çdo vajzë dhe unë jam shumë e lumtur që të kam gjetur ty, se për mua je mashkulli im ideal.

Mateo: A vdeksha, ta ha zemrën.

Brikena: A ke dashur ndonjëherë ndonjë vajzë më shumë se mua?

Mateo: Siç thonë dashuritë janë të ndryshme, sa i përket familjes dhe partneres. Jo, nuk kam dashur asnjë femër sa ty dhe këtë e kam kuptuar në momentin që kam shkelur shumë gjëra të vetes sime që nuk kam menduar se do i shkelja kurrë për një partnere. Dhe ajo e vetmja je ti, sikur më ke bërë magji.

Brikena: Magji të zezë.

The post “A ka dashur ndonjë vajzë më shumë se Brikena?” Mateo surprizon me përgjigjen… appeared first on Albeu.com.

  •  

Gjesti human i Labit për djalin e Shpat Kasapit – do të ndajë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore për Roelin

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë një deklaratë emocionuese përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur dashurinë dhe respektin për mikun dhe kolegun e tij të ndjerë, Shpat Kasapi.

Tahiri ka bërë të ditur se ka vendosur të ndajë një pjesë të të ardhurave të tij nga mbrëmjet muzikore dhe dasmat për djalin e Shpatit, Roelin, duke theksuar se ky është një premtim që e ka mbajtur në zemër prej kohësh.

Në postimin e tij, Labi shprehet se ndihma nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por të shndërrohet në vepra konkrete për familjen e artistit që vazhdon të jetojë në kujtimet e publikut.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Për djalin e artistit që jeton përgjithmonë në zemrat tona, edhe pse sot nuk është më mes nesh, Shpat Kasapit.

Shpatin e kam pasur shok e koleg, si shumë artistë të tjerë.

Djalit të tij i kam ndihmuar edhe privatisht, por sot kam vendosur diçka që do ta bëj me zemër.

Nga ky sezon e tutje, dhe për sa kohë Zoti ma jep mundësinë të punoj, nga çdo mbrëmje vjetore -muzikore dhe dasmë do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin e tij dhe për ditët e jetës së tij.

Numri i mbremjeve te mia është i madh me shumë se 50 ne kete sezone , e si ne Kosove dhe në evrope e Amerike dhe numrin e dasmave dhe te mbremjeve e dimë ne si ekip, organizatoret e po ashtu edhe ATK-ja e Kosovës, sepse çdo gjë e deklaroj me rregull.

Të hollat do t’i dërgohen zonjës Selvie, nënës së Roelit, e cila kujdeset për të me gjithë shpirt, bashkë me Zotin dhe njerëzit zemërmirë.

Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm.

Këtë fjalë ia pata dhënë mikes sime, motrës sonë Big Mama, dhe shokut të Shpatit, Xenit, se një ditë do ta merrja këtë vendim. Sot po e mbaj atë premtim.

Kolegë e kolege, e di që të gjithë e kemi dashur Shpatin.

Ende ia këndojmë këngët, e kujtojmë me mall dhe flasim për të nëpër intervista, koncerte e mbrëmje.

Por, përveç fjalëve, ta tregojmë dashurinë edhe me vepra.

Ta ndihmojmë familjen e tij sa herë të kemi mundësi. Besoj se kjo është dhurata më e bukur që mund t’ia bëjmë kujtimit të Shpatit.

E di që familjen e Shpatit për djalin Roelin do ta ndihmojnë edhe shumë artistë siq e kanë ndihmuar Ermal Fejzullahu, Big Mama, Burak Vehapi, Pandora, Labi Gashi i cili e ka perkah tere jeten Shpatin dhe shumë te tjere, se bashku me mergimtarë të cilët me kanë shenuar edhe privatisht.

Ju falënderoj të gjithëve.Me dashuri për Roelin dhe familjen e po ashtu edhe për secilin nga ju,

Labi, Kosovë e Shqipërisë”.

The post Gjesti human i Labit për djalin e Shpat Kasapit – do të ndajë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore për Roelin appeared first on Albeu.com.

  •  

Zbulohet e dashura e Rez Veleshnjës/ Dalin FOTOT e çiftit

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, prej disa kohësh ka ngacmuar vazhdimisht ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke sjellë pamje të pjesshme, si një dorë apo flokët e partneres së tij, të cilës ia ka mbajtur identitetin tërësisht misterioz.

Kjo lojë e tij e vogël ka bërë që kureshtja e publikut dhe mediave rozë të rritet për të zbuluar se kush është vajza që i ka vjedhur zemrën. Por kjo fshehtësi nuk ka mundur të zgjasë pafundësisht, të paktën jo për ne.
U eliminuan nga kampionët, trajneri i Belgjikës largohet nga detyra: “Po lë një ekip mes 8 më të mirëve në botë!”
Burime për “Prive” zbulojnë partneren e tij që qëndron krah aktorit të njohur dhe identiteti i saj tashmë nuk është një sekret. Ajo vjen nga e njëjta fushë si Rezarti dhe është gjithashtu aktore.

Pamjet që i kemi siguruar flasin vetë dhe dëshmojnë për një raport mjaft të afërt dhe të konsoliduar mes tyre. Mbetet për t’u parë se kur ata do të vendosin ta bëjnë këtë lidhje tërësisht publike dhe të dalin hapur, pa fshehur asgjë.

The post Zbulohet e dashura e Rez Veleshnjës/ Dalin FOTOT e çiftit appeared first on Albeu.com.

  •  

“Ai nuk është kriminel”/ Mbi 20 vite në SHBA, deportohet nga Amerika berberi shqiptar. Mesazhi i xhaxhait të tij: U bë viktimë e kriminelëve, nuk kishte faj që viza…

Për gati dy dekada, Besnik “Nik” Shembitrasi ndërtoi jetën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai punoi si berber në zonën e Çikagos, u martua me një shtetase amerikane, krijoi familje dhe rriti një vajzë.
Por në maj të vitit 2026, ai u arrestua nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) pranë banesës së tij në Illinois dhe më pas u deportua në Shqipëri, duke i dhënë fund jetës së tij 20-vjeçare në SHBA.

Rasti i tij ka ngjallur reagime në komunitetin shqiptar dhe amerikan. Xhaxhai i tij, Frank Shemitraku, pronar i disa berberhaneve në Illinois, tha se Niku ishte mashtruar kur kërkoi të emigronte në SHBA.
“Ata premtojnë: ‘Unë të marr vizë’. Kishte shumë djem të tillë. Por viza ishte false. Nuk ishte faji i tij. Ai pagoi paratë për të ardhur në SHBA”, u shpreh xhaxhai i tij.
Sipas tij, shumë shqiptarë në vitet pas rënies së komunizmit ranë pre e personave që premtonin dokumente të rregullta emigrimi.
“Ai punoi shumë dhe i pagoi paratë. Ai u bë viktimë e kriminelëve”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, ICE deklaroi se Shembitrasi kishte hyrë në SHBA në vitin 2005 me një pasaportë italiane të falsifikuar dhe se në vitin 2008 kishte marrë një urdhër përfundimtar dëbimi, të cilin nuk e kishte zbatuar. Agjencia e cilësoi atë si një “të huaj të paligjshëm kriminal”.
Historia mori jehonë edhe më të madhe pasi shkrimtari amerikan Bill Ward publikoi një ese kushtuar berberit shqiptar, të cilit i kishte prerë flokët për shtatë vjet. Ai e përshkroi Nikun si një njeri punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes, duke pranuar se kishte shkelur ligjin e emigracionit, por duke theksuar se ekziston një dallim mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e drejtë.
Eseja përfundon me fjalët:
“Ky nuk është, në asnjë mënyrë kuptimplotë, një ‘kriminel’. Ky është Niku Berberi. Shqiptar nga lindja, amerikan në shpirt.”

The post “Ai nuk është kriminel”/ Mbi 20 vite në SHBA, deportohet nga Amerika berberi shqiptar. Mesazhi i xhaxhait të tij: U bë viktimë e kriminelëve, nuk kishte faj që viza… appeared first on Albeu.com.

  •  

Eljona konfirmon lidhjen me Klodin në ‘Top Arena’/ Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me një tjetër figurë të njohur në rrjetet sociale, Klodian Mihaj.

Eljona pranoi zyrtarisht lidhjen e saj me Klodin, ndërsa nuk nguroi të ngacmonte Brikenën për marrëdhënien e saj me Mateon.
Pjesë nga intervista:

Brikena: Shoh që në dorë ke një unazë. A është ajo një ‘promise ring’?
Eljona: Kjo në dorë është një promise ring, po e jotja ku është, Briki?
Brikena: Unë kam parë edhe një puthje mes teje dhe Klodit. A është e vërtetë që jeni në një lidhje?
Eljona: Ku e ke parë atë puthje, moj Briki?
Brikena: Në rrjet.
Eljona: Po unë dhe Klodi jemi në lidhje, por unë dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk bën t’i flasësh gjithmonë. Diçka që më pëlqen shumë te Klodi është që më mbështet shumë. Jam falënderuese, se është e rrallë të gjesh meshkuj të tillë. Një gjë që nuk më pëlqen është që bën drama. Unë mendoj që Klodi është më xheloz se unë, por të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël.

The post Eljona konfirmon lidhjen me Klodin në ‘Top Arena’/ Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën? appeared first on Albeu.com.

  •  

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi

Orët e kësaj dite do ti dedikohen punëve rutinë. Gjatë kësaj kohe ju duhet të ktheni personalitetin tuaj në qendër të vëmendjes, por duhet të menaxhoni edhe projektet tuaja kreative. Në orët e mbrëmjes do të çliroheni nga punët e mërzitshme dhe do të ndiheni më të lirë, por edhe disi të çuditshëm.

Demi

Planet dhe llogritjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës, por në orët e mbrëmjes gjërat do të ndalojnë duke u përqendruar në realitet. Në fund të ditës një ngjarje e papritur, mund të ndryshojë normalitetin e ditës. Gjatë kësaj kohe do të përfitoni nga ndryshimi i atmosferës dhe do e ktheni vëmendjen në gjëra më interesante dhe premtuese.

Binjakët

Në gjysmën e parë të ditës do t’iu duhet të ndiheni të kënaqur me fitoret e vogla, ndaj mos u përhumbni në ëndërrime të mëdha. Shumë prej jush do të mërziten me njerëzit që i rrethojnë. Ka shumë mundësi që të përfundoni disa detyra të shtëpisë, por edhe disa përgjegjësi të mërzitshme.

Gaforrja

Gjatë mëngjesit merruni me disa punë të vogla, në mënyrë që të ruani energjinë për pjesën tjetër të ditës. Në fund të së mërkurës do të përballeni me një surprizë të këndshme. Mos planifikoni asgjë, pasi gjërat mund të ndryshojnë krejt papritur.

Luani

Në fillim të ditës dotë tregoheni tejet të aftë në çështje tregtie, të përpiktë dhe të kompletuar. Ndërsa në mbrëmje do të merreni me detaje të vogla dhe të bezdisshme, duke u fokusuar në diçka krejt të ndryshme nga prioriteti juaj.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite cilësitë më të spikatura tuajat do të jenë spontaniteti dhe natyraliteti. Megjithatë nëse jeni të lodhur apo të inatosur, mundohuni të përmbaheni në mënyrë që të mos tregoni anët negative të karakterit tuaj. Përqendrohuni në kënaqjen e nevojave tuaja personale.

Peshorja

Nuk këshillohet që ta nisni punën qysh në mëngjes. Mund të mos keni frymëzimin e duhur, ose atmosfera që iu rrethon mund t’u pengojë për përfundimin e një projekti. Në fund të ditës do të keni energji të mjaftueshme për të bërë veprime spontane.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të jetë e dobishme që ti merrni gjërat me zell dhe të organizoni sa më mirë rezultatet e punës së kryer. Do të kaloni një kohë të mirë duke u marrë me pastrim, duke monitoruar ambientin përreth dhe duke inspektuar gabimet e vogla.

Shigjetari

Më 21 janar do të jeni të varur nga njerëzit dhe rrethanat. Në gjysmën e parë të ditës do t’iu duhet të merreni me kryerjen e detyrave tuaja profesionale, ndaj mos injoroni hierarkinë e tyre. Nëse keni njerëz që iu mbikëqyrin, bëjini sytë katër.

Bricjapi

Një mëngjes i paqtë do të konfirmojë pozicionin tuaj aktual. Megjithatë jo çdo gjë varet nga ju. Mbrëmja premton një kthesë të papritur të ngjarjeve dhe do t’iu duhet kohë të përshtateni. Ndoshta, ju do të duhet të rishikoni prioritetet tuaja, të ndryshoni peisazhin apo imazhin tuaj.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndjeheni sikur i keni duart e lidhura. Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni të thyeni rrethin vicioz të problemeve të vogla, yjet nuk do t’iu lejojnë të bëni një gjë të tillë. Në fund të ditës do të keni lirinë e dëshiruar. Ky do të jetë një moment i mrekullueshëm për një shpërblim të sigurtë, sidomos për meshkujt.

Peshqit

Është koha që peshqit të ndalojnë së qeni të varur nga mendimet e rastit. Në mbrëmje një partner i mirë dhe i besueshëm do të jetë i një rëndësie të veçantë për ju. Gjatë kësaj kohe ju mund të tregoni interes në rriitje për përparimin tuaj dhe ndjenjat.

The post HOROSKOPI I SË HËNËS/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja appeared first on Albeu.com.

  •  

Fedez bëhet baba për herë të tretë, partnerja sjell në jetë djalin e tyre

Reperi i njohur italian Fedez është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Julia Honegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi nga materniteti, duke shfaqur momentet e para me të porsalindurin dhe partneren e tij.

“Shumë gëzim”, shkroi Fedez krahas fotove, ku çifti shfaqet i emocionuar pranë foshnjës.

Fedez dhe Julia Honegger janë në një lidhje prej verës së vitit 2025 dhe në muajin prill konfirmuan se do të bëheshin prindër.

Për reperin italian, ky është fëmija i tretë. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve nga martesa e mëparshme me influencuesen Chiara Ferragni, me të cilën u nda në vitin 2024.

The post Fedez bëhet baba për herë të tretë, partnerja sjell në jetë djalin e tyre appeared first on Albeu.com.

  •  

Bora Zemani mahnit me paraqitjen verore, publikon poza atraktive nga deti

Bora Zemani ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa fotografi të reja nga pushimet e saj verore.

Moderatorja është shfaqur mes shkëmbinjve buzë detit, e veshur me bikini në nuanca të errëta, duke reflektuar atmosferën e qetë dhe relaksuese të bregdetit.

Në imazhet e publikuara, Bora shfaqet me një stil natyral, pa ekzagjerime, ndërsa zgjedhja e ambientit dhe drita e perëndimit i japin fotografive një pamje artistike.

Deti i kristaltë dhe peizazhi shkëmbor kompletojnë atmosferën verore që ajo ka ndarë me ndjekësit.

Paraqitja e saj nuk ka kaluar pa u komentuar, me shumë fansa që kanë vlerësuar elegancën, format fizike dhe stilin minimalist që moderatorja përcjell edhe gjatë pushimeve.

Bora Zemani mbetet një nga figurat më të ndjekura të ekranit shqiptar, ndërsa çdo postim i saj në rrjetet sociale zgjon interes të madh te ndjekësit.

The post Bora Zemani mahnit me paraqitjen verore, publikon poza atraktive nga deti appeared first on Albeu.com.

  •  

Brandi, heroi me katër putra i tërmetit të 26 nëntorit, përfundoi në ankand pas 9 vitesh shërbim në polici dhe e çuan në strehën e qenve endacakë

Në Shqipërinë e gjunjëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, vrapi dhe nuhatja e Brandit, qenit shpëtues që kërkonte mes gërmadhave, u kthye në një dritë shprese për këdo që me zemër të ngrirë priste një shenjë fryme nga rrënojat.

Brandi nuk e di se çfarë janë dekoratat pas asaj pune humane që po bën së bashku me punonjësin e policisë, një partner besnik që nuk i ndahet në çdo sekondë. Kur gjithçka mbaroi, ai u quajt publikisht “heroi me katër putra”.
Status i Policisë së Shtetit, datë 5 Dhjetor:“B randi – heroi me 4 putra i policisë, zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës”.

Në fund të misionit, mënyra si i trajtojmë tregon shumë. Se si heronjtë që nuk flasin bien në harresë. Se si pas një jete në vijën e parë dhe në shërbim me besnikëri, në kapitullin e fundit nuk u jepet e njëjta besnikëri. Është momenti kur dalin në pension dhe stema nga qafa u hiqet. Për ta mbeten vetëm partnerët me uniformë përballë një ligji që ua lidh duart për t’i mbajtur.
Exclusive, me Anila Hoxhën, mëson se Brandi, qeni i misioneve K9 në Policinë e Shtetit, nuk e pati daljen nga policia ashtu siç e meritonte, si një hero që punoi në polici dhe që duhej duartrokitur. Partneri i tij, që ishte me të në çdo shërbim, nuk hesht duke i qëndruar besnik.
“Brandi ka qenë i stërvitur për kërkim-shpëtim dhe për kufoma, për njerëz të vdekur. U përfol shumë në media, në të gjitha. Është dorëzuar te qendra e bashkisë dhe të drejtën duhet ta kishim ne që ta merrnim, personi që e ka stërvitur, por nuk janë procedurat, janë rregullat me ligj që e merr i zoti. Kam shkuar, kam dashur ta marr me lekë si gjithë qytetarët e tjerë, jo se më duhej qen, por kam një lidhje shpirtërore me të. Të bënte një vdekje të lumtur, siç na kanë stërvitur amerikanët. Brandi bënte mrekullira, gjente numra. Ai te kënetat shpëtoi familjen Lala, ku reagoi Brandi”, thotë punonjësi i policisë.
E vërteta është se Brandi, polici katërputrosh që mori pjesë në qindra aksione kërkimi, në krye të 9 viteve karrierë u nxor në ankand. Askush nuk e bleu.
Ligji nuk lejon që kontributi i tyre në zbulimin e ngarkesave me drogë, shpëtimin e njerëzve, arrestimin e të kërkuarve, nuhatjen e armëve dhe parave të fshehura të vlerësohet, duke iu garantuar një falenderim njerëzor që do të thoshte të jetojë me policin me të cilin kreu shërbimet.
Efektivi i policisë, Enver Hoxha thotë: “U interesova te qendra për të gjetur personin që po e mban. Ata thonë nuk e dimë, se kanë hall mos krijohen konflikte, se mos e kërkon dikush. Unë i gëzohem asaj që të mos ketë marrë ndonjë injeksion dhe të ketë shkuar në Sharrë”.
Si Brandi, dhjetëra qen të tjerë që konsiderohen pronë e Policisë së Shtetit, i nënshtrohen të njëjtës procedurë, një procedurë që përjashton shoqëruesin e tij, pra punonjësin e policisë, ta blejë dhe të kujdeset për të.
Një fund që ngre pikëpyetje mbi mënyrën si kujdesemi për ata që i kanë shërbyer vendit.

The post Brandi, heroi me katër putra i tërmetit të 26 nëntorit, përfundoi në ankand pas 9 vitesh shërbim në polici dhe e çuan në strehën e qenve endacakë appeared first on Albeu.com.

  •  

Nga vizita në Paris te mbyllja e tre kapitujve të negociatave në Bruksel, Rama ndan fotoalbumin e javës

Kryeministri Edi Rama, ndau sot fotoalbumin e javës, ku evidentoi disa nga takimet më të rëndësishme gjatë javës që lamë pas.

Kryeministri Rama mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku u diskutua koordinimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë zyrtare të Festës Kombëtare të Francës, duke riafirmuar partneritetin e ngushtë me aleatët euroatlantikë.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte edhe zhvillimi në Bruksel i Konferencës së IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku u mbyllën provizorisht negociatat për tre kapituj: Kërkimi Shkencor, Arsimi dhe Kultura dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Po ashtu, kreu i qeverisë ndau foto nga nisja e zbatimi i projektit Smart City, që në fazën e parë përfshin 20 shkolla në Tiranë. Projekti përdor inteligjencën artificiale dhe monitorimin inteligjent për të parandaluar rreziqet dhe për të rritur sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike.

Në mbështetje të zhvillimit ekonomik, u prezantua programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, iniciativa më e re e qeverisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila bëri bashkë përfaqësues të institucioneve shtetërore, Bankës së Shqipërisë, sistemit bankar, partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit të cilët diskutuan mbi mekanizmat e financimit të sipërmarrjes dhe forcimin e partneritetit publik–privat.

Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në një nga panelet, theksoi se programi është rezultat i një procesi bashkëpunimi ndërinstitucional mes qeverisë, Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synimin për të krijuar një mekanizëm të ri dhe të qëndrueshëm financimi për sipërmarrjen.

The post Nga vizita në Paris te mbyllja e tre kapitujve të negociatave në Bruksel, Rama ndan fotoalbumin e javës appeared first on Albeu.com.

  •  

Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë

Të ardhurat nga kripto asetet pritet të kontrollohen nga administrata tatimore.

Në Shqipëri është hartuar një kuadër i posacëm ligjor për tregun e kripto aseteve, që synon identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal.
Gjithashtu ka në fokus shkëmbimin automatik të këtij informacioni ndërmjet autoriteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Me projektligjin e nxjerr për konsultim publik të përgatitur nga Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikohet krijimi i një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë nga buxheti i shtetit. Efektet e këtij ligji specifikohet që fillojnë në ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përcaktohet si autoritet kompetent për administrimin e sistemit për raportimin, mbledhjen, shkëmbimin automatik të informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregjeve të kripto-aseteve. Ndërsa me rëndësi shihet edhe bashkëpunimi institucional, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkohet ti përcjellë Tatimeve brenda 10 ditëve çdo autorizim, pezullim apo revokim të licencave të operatorëve të kriptomonedhave, si dhe listën e plotë të tyre çdo fund viti.
Ofruesit e shërbimeve duhet të pajisen me një numër unik identifikimi nga tatimet dhe të dhënat për cdo transaksion do të arkivohen për një periudhë jo më të shkurtër se se 7 vjecare. Në rast se përdoruesi nuk bashkëpunon, platforma e kriptomonedhave bllokon transaksionin pas dy njoftimeve brenda dy muajve.
Në projektligj parashikohen edhe gjoba nga 100 mijë deri në 1 milion nga titullari i drejtorisë së tatimeve, kur nuk regjistrohen, nëse nuk kryhet raportimi brenda afateve apo në rastet kur jepet informacion i pasaktë. Megjithatë në draft njihet procedura dhe detyrimet konsiderohen të përmbushura nëse është zbatuar në një shtet tjetër anëtar, për të mos pasur raportim të dyfishtë.

The post Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë appeared first on Albeu.com.

  •  

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan arrestohen në Miami për akuza të reja për pornografi ekstreme me fëmijë dhe përdhunim

Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan Tate, janë arrestuar në Miami nga autoritetet amerikane në bazë të një kërkese për ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS), dy vëllezërit përballen me gjithsej 59 akuza të reja që lidhen me ngjarje të dyshuara mes viteve 2010 dhe 2017, përfshirë përdhunim, trafikim për shfrytëzim seksual, si edhe vepra që lidhen me materiale të abuzimit seksual ndaj të miturve dhe pornografi ekstreme.

Sipas autoriteteve britanike, Andrew Tate, 39 vjeç, akuzohet për shtatë raste përdhunimi, tre akuza për organizim ose lehtësim të trafikimit për shfrytëzim seksual, tre akuza për sulm që shkakton lëndime trupore, si dhe 19 akuza që lidhen me materiale të paligjshme të abuzimit seksual ndaj fëmijëve dhe pornografi ekstreme.

Ndërkohë, Tristan Tate, 37 vjeç, përballet me akuza për sulm seksual, dy raste përdhunimi dhe tre akuza për trafikim për shfrytëzim seksual.

Vëllezërit Tate i kanë mohuar të gjitha akuzat. Avokati i tyre, Joseph McBride, deklaroi se klientët e tij janë të pafajshëm dhe e cilësoi arrestimin si të motivuar politikisht.

Ai shprehu bindjen se një gjykatë amerikane do të refuzojë kërkesën për ekstradim pasi të shqyrtojë provat.

Çështja pritet të shqyrtohet në një gjykatë federale në Miami, ndërsa Departamenti Amerikan i Drejtësisë pritet të publikojë detajet e aktakuzës.

Andrew dhe Tristan Tate vijojnë gjithashtu të përballen me procese të ndara gjyqësore edhe në Rumani, ku ndaj tyre rëndojnë akuza të tjera, të cilat ata gjithashtu i kanë mohuar vazhdimisht.

The post Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan arrestohen në Miami për akuza të reja për pornografi ekstreme me fëmijë dhe përdhunim appeared first on Albeu.com.

  •  

Kim Kardashian kritikohet pasi publikoi foto duke pirë tekila një ditë pasi i vdiq gjyshja

Kim Kardashian është përballur me kritika në rrjetet sociale, pasi publikoi disa fotografi me bikini në Instagram vetëm pak orë pasi u bë publik lajmi për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, Mary Jo “MJ” Campbell.

Mes fotografive të publikuara ishte edhe një ku ylli i reality show-t shfaqej duke pirë tekila, gjë që shumë ndjekës e konsideruan të papërshtatshme duke pasur parasysh momentin e dhimbshëm për familjen Kardashian-Jenner.


Megjithatë, Kim sqaroi më vonë se postimet nuk kishin lidhje me ngjarjet e fundit, pasi ishin planifikuar dhe përgatitur disa ditë përpara vdekjes së gjyshes.

Reagimet nisën menjëherë pasi Kardashian ndau fotografitë, të cilat përfshinin edhe promovimin e një marke tekile. Kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur pjesëtarët e tjerë të familjes Kardashian-Jenner po publikonin mesazhe prekëse lamtumire për MJ.

“Dikush komentoi: ‘A nuk të vdiq sapo gjyshja? A nuk mund të priste ky postim deri në fundjavë?’, ndërsa një tjetër shkroi: ‘Kim… gjyshja jote sapo ndërroi jetë…’

Nga ana tjetër, pati edhe ndjekës që e mbrojtën, duke theksuar se bëhej fjalë për një postim promocional të planifikuar paraprakisht.

“Çfarë rastësie e pafat për një postim të programuar, sidomos pasi pamë postimin emocional të Kris Jenner në të njëjtën kohë”, shkroi një ndjekës.

Debati u zgjerua edhe më tej, duke ngritur pyetjen nëse personazhet publikë duhet të ndalojnë publikimin e përmbajtjeve të programuara në rast të tragjedive familjare.

Pas valës së komenteve, Kim ndryshoi përshkrimin e një prej postimeve dhe sqaroi se ai ishte planifikuar shumë përpara humbjes së gjyshes.

“Ky postim ishte planifikuar disa ditë më parë, përpara se ta humbnim MJ-në, ndaj publikimi i tij u përkoi me ndarjen e saj nga jeta”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se gjithë javën e kishte kaluar pranë nënës së saj, Kris Jenner, dhe pjesës tjetër të familjes, ndërsa tani dëshiron të përqendrohet te kujtimet për gjyshen dhe festimi i jetës së saj.

Megjithëse një pjesë e ndjekësve e pranuan këtë shpjegim, të tjerë u shprehën se postimi mund të ishte fshirë sapo u bë e qartë se ishte publikuar në një moment kaq të ndjeshëm.

Pas sqarimit, Kim publikoi edhe një dedikim emocional për MJ, të cilën e quajti “shoqen time më të mirë”, “partneren time të thashethemeve” dhe “binjaken time të përjetshme”.

Ajo kujtoi ndikimin e madh që gjyshja kishte pasur në jetën dhe karrierën e saj, duke treguar se ishte pikërisht MJ ajo që i kishte mësuar rëndësinë e familjes dhe punës.

The post Kim Kardashian kritikohet pasi publikoi foto duke pirë tekila një ditë pasi i vdiq gjyshja appeared first on Albeu.com.

  •  

Alvisa Qarri mirëpret fëmijën e saj të parë, zbulon emrin domethënës të së bijës

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj, përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Krahas një fotografie prekëse, Alvisa ka shkruar:
“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi, Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”

Me këtë mesazh, ajo zbuloi edhe emrin e veçantë të vogëlushes, Reina, që do të thotë “Mbretëreshë”.

Urime Alvisës dhe familjes së saj për këtë kapitull të ri, ndërsa vogëlushes i urojmë një jetë të gjatë, të lumtur dhe plot shëndet.

The post Alvisa Qarri mirëpret fëmijën e saj të parë, zbulon emrin domethënës të së bijës appeared first on Albeu.com.

  •  

Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës

Një eksperiencë e pazakontë e turistes, Kennie Anne Alindogan, në Shkup, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo përfundoi rastësisht pjesë e kolonës së automjeteve të një dasme shqiptare.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, turistja tregoi se vetëm pak minuta pasi zbriti nga autobusi, u gjend mes atmosferës festive të një dasme shqiptare.

“Zbrita nga autobusi në Maqedoninë e Veriut… dhe pesë minuta më vonë, pa e kuptuar, u bëra pjesë e kolonës së automjeteve të një dasme shqiptare”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Turistja tregoi se nuk njihte askënd nga të pranishmit, por vendosi të pranonte ftesën për t’iu bashkuar festës.

Ajo shkroi: “Nuk e kisha fare idenë se kush ishin ata njerëz, por kur më thanë të hipja në makinë, mendimi im i vetëm ishte: ‘Epo… ose kjo do të jetë fillimi i një historie fantastike, ose i një dokumentari të Netflix-it’”.

Në fund, ajo tha se përjetoi një kujtim të paharrueshëm dhe shprehu vlerësimin për mikpritjen shqiptare.

“Fatmirësisht, doli të ishte e para. Shqiptarët janë shumë të mrekullueshëm! Ju dua shumë”, tha ajo.

Përmes postimit, Alindogan u bëri thirrje edhe ndjekësve të saj që ta ndihmojnë të gjejë dy shqiptarët që e ftuan në kolonën e automjeteve të dasmës.

“Internet, bëje magjinë tënde dhe më ndihmo t’i gjej këta dy shqiptarë. Dua t’i falënderoj siç duhet për këtë kujtim kaq të bukur!”, u shpreh ajo.

The post Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës appeared first on Albeu.com.

  •  
❌