Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Specialitet i Jasir Asanit, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën nga distanca dhe nuk u beson syve më pas

Jasir Asani realizoi një supergol për Esteghlal nga distanca, por nuk u besoi syve pasi goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Sfida e sotme u luajt kundër Al Husein dhe ishte e vlefshme për fazën 1/8 të Champions-it 2 aziatik. Al Husein ishte me fat në ndeshjen e parë duke fituar 0 me 1.

Asani përshëndeti rrjetën në minutën e 53-të. Një goditje nga distanca që është parë shpesh prej tij të shkojë në rrjetë. Gjyqtari anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje dhe VAR e konfirmoi se Asani ishte më i avancuar kur topi u krosua drejt tij.

Fati nuk ishte aspak në anën e Esteghlal, që vetëm dhjetë minuta më vonë iu anulua një tjetër gol për pozicion jashtë loje. Al Husein përfitoi më pas për të kaluar në avantazh.

Asani qëndroi për 89 minuta në fushë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 shkurt në Jordani. Aty ku do të vendoset për ekipin që kalon në çerekfinale.

Goli i anuluar i Jasir Asanit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Specialitet i Jasir Asanit, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën nga distanca dhe nuk u beson syve më pas appeared first on Albeu.com.

“Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë”/ Berisha: Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit

✇Albeu
By: M C

Kryetari i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët janë mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Gjatë fjalës së tij, para qytetarëve në protestën kombëtare të opozitës, Berisha tha “Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë”.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë dhe demokrate, opozitarë dhe opozitare përshendetjet më të përzemërta për ju misionarë dhe misionare të pamposhtura. Zhvillimet e ditëve të fundit, bëjnë që ne të mblidhemi në ketë shesh në kushte ndër më alarmante. Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Më duhet ta nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë.

The post “Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë”/ Berisha: Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

“Janë larguar 1.6 milionë shqiptarë”, Alimehmeti nga protesta e opozitës: Nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhet kësaj qeverie, sesa shpopullimi i vendit

✇Albeu
By: M C

Ish-kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme, ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka abuzuar me fondet publike.

Alimehmeti tha se qeveria po ndjek politika që çojnë në shpopullimin e vendit dhe për këtë, përgjegjës është kryeministri Edi Rama.

“Është fakt që 1.6 milionë janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që një në pesë persona po mendon largimin, dhe kjo është falë politikave që ndjek Rilindja me Edi Ramën. Politika që bazohen në shpopullim dhe në abuzim me paratë publike. Kujdes, këto abuzime që janë, nuk janë thjesht në lekë, por kanë pasoja kolosale. Çojnë në shkolla pa fëmijë, çojnë spitali pa mjekë dhe pa ilaçe, janë abuzime që çojnë pronar pa prona, janë abuzime që çojnë ekonomi pa të ardhme. Dhe për të gjitha këto, ka vetëm një emër dhe përgjegjësi, Edi Rama”, tha Alimehmeti.

Më tej kandidati për deputet theksoi në fjalën e tij, se nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhen qeverisë sesa boshatisja e vendit.

“Një orë e më parë ne duhet t’i themi këtij personi që nuk ka më fajtorë, nuk ka njeri më që i ha dardha pas shpine. Kur ke gjithë pushtetin ke gjithë përgjegjësinë. Ne sot mund të flasim për dështimet e qeverisë, por nuk ka akuzë më të madhe historike, sesa populli kur ikën. Kur populli të ikën rrugëve të botës, kjo është akuza më e madhe, boshatisja e vendit.”, vijoi ai.

Po ashtu ai hodhi akuza se po ndiqen politika kundër familjes dhe shoqërisë.

“Mos harroni kur kemi qenë. Kemi pasur dy fjalë, nënë dhe baba, tani kemi prindi 1 dhe prindi 2. Kujtoj një vend që kishim dy gjini, mashkull edhe femër, sot kemi dhjetëra e dhjetëra gjini që na flet kjo qeveri.”, tha ai.

The post “Janë larguar 1.6 milionë shqiptarë”, Alimehmeti nga protesta e opozitës: Nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhet kësaj qeverie, sesa shpopullimi i vendit appeared first on Albeu.com.

“Shëndeti mbi gjithçka”/ Demi Lovato ndalon koncertet

Demi Lovato ka bërë një ndryshim në planet e saj në një përpjekje për të mbrojtur shëndetin e saj. Këngëtarja 33-vjeçare shpjegoi në një postim në Instagram se e teproi me planifikimin fillestar të turneut të saj të ri dhe se e ka kaluar vijën.

Lovato iu drejtua fansave të saj, duke vënë fillimisht në dukje se është “shumë e emocionuar që do të rikthehet në skenë këtë vit dhe do të vizitojë sa më shumë qytete të jetë e mundur”. Megjithatë, ajo theksoi se disa koncerte në fund të fundit nuk do të zhvillohen.
“Ndërsa fillova të përgatitesha për turneun, kuptova se e kam kaluar vijën e asaj që është e mundur”, shkroi ajo në Instagram. “Për të mbrojtur shëndetin tim dhe për të siguruar që mund të jap më të mirën time në çdo koncert, duhet të përfshij më shumë kohë për pushim dhe prova dhe, në fund të fundit, të përshtatem me një orar me më shumë pushime për të përballuar të gjithë turneun”, shtoi ajo.

Artistja e nominuar për çmimin Grammy njoftoi se shfaqjet në Karolinën e Veriut, Atlanta, Nashville, Denver dhe Las Vegas po anulohen. “Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në këtë turne dhe u kërkoj sinqerisht ndjesë atyre që kishin planifikuar të ishin atje”, tha ajo.

Duke mbyllur mesazhin e saj, ajo tha: “Jam shumë e emocionuar për këtë turne dhe mezi pres të shoh kaq shumë nga fytyrat tuaja duke kënduar me mua. Faleminderit gjithmonë për mbështetjen tuaj. Ju dua dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti.”

The post “Shëndeti mbi gjithçka”/ Demi Lovato ndalon koncertet appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

✇Albeu
By: M C

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit.

Salianji është shfaqur në protestë së bashku me disa nga mbështetësit e tij në rrugëtimin e tij për një ndryshim në PD.

Ndërkohë ai ka takuar dhe disa prej protestuesve demokratë në shesh.

The post Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria appeared first on Albeu.com.

Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve

✇Albeu
By: M C

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe është nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar mijëra protestuesve që kanë mbërritur sot në Tiranë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Lideri i të djathtëve është shoqëruar nga dhjetëra demokratë mes brohoritjeve dhe thirrjeve: “O Sali, o hero”. Ai shoqërohet nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Gjatë kësaj proteste pritet të marrë fjalën, Agron Gjekmarkaj, Ilir Alimehmeti dhe dy të rinj, njëri prej tyre Xhonatan Pano, ku dhe më pas fjalën përmbyllëse do e marrë Berisha.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e zhvilluar nga opozita, pas tubimit të mbajtur më 24 janar. Demonstrata po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në kuadër të mbarëvajtjes së situatës, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie për të shmangur incidente të mundshme. Porta hyrëse e Kryeministrisë është blinduar me struktura metalike. Rreth 1350 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e perimetrit të godinës.

Në një kohë kur vetë lideri i të djathtëve ka paralajmëruar se dhe kjo protestë do të jetë paqësore, demokratët kanë deklaruar vetë se “fati” është në duart e qytetarëve dhe do të jenë ata që do të vendosin sa i përket vijimësisë dhe mënyrës së si do të zhvillohet më tej protesta.

Por ashtu sikurse dhe raportuam dhe më herët para nisjes së protestës disa të mitur qëlluan me gurë efektivët. Lidhur me këto zhvillime nuk ka një reagim zyrtar nga policia, por burime për mediat bëjnë me dije se efektivët janë duke hetuar për të zbardhur identitetin e tyre dhe personat që mund t’i kenë shtyrë drejt një akti të tillë.

The post Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve appeared first on Albeu.com.

Protestuesi e nis herët protestën, përplas gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe debaton me efektivët e policisë

✇Albeu
By: M C

Pritet të nisë protesta e opozitës përpara kryeministrisë. Lideri i PD-së Sali Berisha nuk ka dalë ende nga selia e partisë për tu drejtuar përpara kryeministrisë.

Megjithatë aty protestuesit kanë filluar grumbullimin. Një prej tyre ka qenë duke përplasur gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe duke debatuar me efektivët e policisë.

Ai ka ftuar dhe të tjerë protestues të bashkohen që të përplasen me forcat e policisë.

The post Protestuesi e nis herët protestën, përplas gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe debaton me efektivët e policisë appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

✇Albeu
By: M C

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare. Berisha ka takuar simpatizantët e shumtë para se të futej në ambientet e brendshme të selisë së partisë.

Ndërkohë, pritet që pas pak momentesh Berisha së bashku me drejtues të tjerë të partisë dhe protestues të tjerë t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë.

The post Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do appeared first on Albeu.com.

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

Një ngjarje e pazakontë ka sjellë largimin e Laert Vasilit nga formati “Për’puthen”, ku ai ishte pjesë e panelit si opinionist. Sipas burimeve për Revista Class, vendimi është marrë nga produksioni pas një situate të ndodhur gjatë regjistrimeve në studio, e cila ka krijuar tension dhe reagime të menjëhershme.

Mësohet se gjatë xhirimeve, Vasili ka puthur në buzë një prej vajzave konkurrente. Burimet theksojnë se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie romantike apo për një moment të dakordësuar mes palëve, por për një veprim të papritur, i cili ka befasuar të pranishmit në studio. Situata ka qenë e sikletshme dhe ka lënë të shtangur jo vetëm stafin, por edhe vetë vajzën e përfshirë në ngjarje.
Pas këtij momenti, produksioni ka ndërhyrë duke e konsideruar veprimin si të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me etikën dhe rregullat e formatit. Si pasojë, është marrë vendimi për largimin e Laert Vasilit nga programi, vendim që duket se është përfundimtar.

Deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar publik nga vetë Vasili, ndërsa as produksioni nuk ka dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në transmetimet e ardhshme. Mbetet për t’u parë nëse incidenti do të përmendet apo do të sqarohet më tej në episodet në vijim të “Për’puthen”.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta dhe diskutime në rrjet, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit.

The post SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente appeared first on Albeu.com.

GJKKO shpall fajtorë dhe dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin! Ja sa vite burg do të vuajnë

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar dy persona, të akuzuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilëve u janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë, 10 mijë tableta ekstazi, armë, karta bankare, etj.

Sipas vendimit të gjykatës, Gëzim Bakalli u deklarua fajtor për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, si dhe për disa vepra të falsifikimit të dokumenteve.

Në vendim thuhet se pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 12 vjet dhe 8 muaj burgim.

Ndërkohë, Erjon Loci u shpall fajtor për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes. Gjykata vendosi ndaj tij një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burgim.

Të dy personat do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

The post GJKKO shpall fajtorë dhe dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin! Ja sa vite burg do të vuajnë appeared first on Albeu.com.

Jutta Leerdam, kush është kampionia seksi olimpike që u kthye në figurën më të komentuar të Milano-Cortina 2026

Jutta Leerdam është një nga figurat më të spikatura të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke dominuar jo vetëm në pistë, por edhe në vëmendjen globale mediatike.

Në garën e 1000 metrave në patinazh të shpejtë, sportistja holandeze fitoi medaljen e artë duke vendosur edhe rekord olimpik me kohën 1 minutë, 12 sekonda e 31 të qindtat. Një performancë autoritare që e konfirmoi si një nga sportistet më të forta të këtij specialiteti në botë, pas medaljes së argjendtë të fituar katër vite më parë në Pekin 2022.
E lindur më 30 dhjetor 1998 në ’s-Gravenzande, Holandë, Jutta e nisi sportin si lojtare hokeji në akull gjatë fëmijërisë, përpara se të kalonte te patinazhi i shpejtë në moshën 11 vjeç. Rrugëtimi i saj përfshin gjashtë tituj botërorë, duke e bërë një nga emrat më të suksesshëm të brezit të saj.

Përtej sportit, Leerdam është kthyer në një fenomen digjital me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe bashkëpunime me marka të njohura ndërkombëtare si Nike dhe Skims.

Në jetën personale, Jutta Leerdam është e fejuar me boksierin dhe influencuesin amerikan Jake Paul. Çifti e bëri publike lidhjen në vitin 2023, ndërsa në vitin 2025 sportistja mori propozimin për martesë, një moment që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Jake Paul ishte i pranishëm dhe i emocionuar gjatë triumfit olimpik të Leerdam në Milano Cortina.

Sot, Jutta Leerdam përfaqëson profilin e ri të kampiones moderne, një sportiste që fiton medalje, thyen rekorde dhe njëkohësisht dominon hapësirën digjitale globale.

The post Jutta Leerdam, kush është kampionia seksi olimpike që u kthye në figurën më të komentuar të Milano-Cortina 2026 appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës kundër korrupsionit qeveritar, të angazhuar mbi 1300 efektivë policie, në gatishmëri edhe autobotet me ujë

✇Albeu
By: M C

Mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë.

Sipas gazetares Xhensila Kodra në gatishmëri janë edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme.

Një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë, ndërsa nëse do të jetë skenari i protestës së kaluar, policia do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit.

Nga ora 23:45 e ditës së djeshme është bllokuar lëvizja dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

Nga ora 15:00 e dites se sotme deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

The post Protesta e opozitës kundër korrupsionit qeveritar, të angazhuar mbi 1300 efektivë policie, në gatishmëri edhe autobotet me ujë appeared first on Albeu.com.

“Fëmijë i keq, do më lësh fëmijët jetimë”, Labi në përplasje të fortë me Elijonën

Debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt ka vazhduar edhe të martën.

Banori i tha Elijonës se është ‘fëmijë i keq’ dhe se ai do të dalë fitues më 27 shkurt kur edhe do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

“Marre po më vjen edhe me folë me ty”, tha Labi tutje, me Elijonën që mbante qetësinë.

“Do e shohësh çfarë vota kam, do t’iu dërgoj në shtëpi. Ose unë ose ky bosi, me Ludo”, theksoi tutje.

“Ti do më lësh jetimë fëmijët e mi a, ke thënë se do të më marrësh shpirtin”, i tha tutje këngëtari.

Elijona e ruajti qetësinë dhe i uroi vetëm suksese, duke e injoruar tërësisht atë.

Tashmë është hapur televotimi edhe për finalistin e parë të këtij edicioni.

The post “Fëmijë i keq, do më lësh fëmijët jetimë”, Labi në përplasje të fortë me Elijonën appeared first on Albeu.com.

Katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në Itali, të mërkurën trupat e tyre nisen drejt Shqipërisë! Bashkia Porcari e shpall ditë zie

✇Albeu
By: M C

Katër anëtarët e familjes shqiptare Kola që humbën jetën në Itali, ditën e nesërme do të nisen për në Shqipëri, ku do të prehen përgjithmonë në zonën e tyre të lindjes në Peqin.

Sipas mediave italiane, nga analizat toksikologjike rezultoi se ata humbën jetën nga helmimi i gazit që kishte rrjedhur nga kaldaja. Zyra e Prokurorit të Luccës ka miratuar riatdhesimin e tyre.

Ndërkohë, nesër do të jetë ditë zie në Porcari, siç ka njoftuar kryebashkiaku Leonardo Fornaciari. Nuk do të ketë ceremoni, por arkivolet me trupat do të bëjnë një ndalesë të shkurtër në Piazza Felice Orsi në orën 9:00 të mëngjesit përpara se të nisen për në Shqipëri.

“Nesër, të mërkurën, më 11 shkurt, në orën 9:00 të mëngjesit, kushdo që dëshiron t’i përshëndesë do të mund ta bëjë këtë në Piazza Felice Orsi, ku do të ketë një ndalesë të shkurtër përpara se të niset për një udhëtim të gjatë”, shkroi kryebashkiaku.

Arti e Jonida Kola dhe dy fëmijët e tyre Hajdar 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç humben jetën në mënyrë tragjike në banesën e tyre në Itali më 5 shkurt. Ata u gjetën të pajetë nga forcat e policisë dhe emergjencave, pasi ishin helmuar nga monoksidi i karbonit.

The post Katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në Itali, të mërkurën trupat e tyre nisen drejt Shqipërisë! Bashkia Porcari e shpall ditë zie appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Blushi: Sot dita e revoltës dhe përballjes pa kthim, durimi ka marrë fund, zëri i Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë, dita për ta tronditur nga themelet

✇Albeu
By: V K

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë në Tiranë, një mesazh për mbështetësit dhe qytetarët ka dhënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Deputeti tha se sot është dita e përballjes pa kthim dhe rrëzimit të regjimit me revoltë qytetare, për ta tronditur atë nga themelet.

“Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve. Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin”, shprehet ai mes të tjerash me një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i Tedi Blushit:

“Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.

Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.

Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.

Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.

Sot është dita për të qenë aty! Sot është dita për të mos munguar! Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin!”.

The post Protesta e opozitës/ Blushi: Sot dita e revoltës dhe përballjes pa kthim, durimi ka marrë fund, zëri i Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë, dita për ta tronditur nga themelet appeared first on Albeu.com.

Indrit Sefa: Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni, ja kur mund të lirohet Erion Veliaj

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, juristi Indrit Sefa, ka komentuar çështjen e Erion Veliajt, duke u shprehur se procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë, por thelbësore është që të garantohet një gjykim i drejtë për të gjitha palët.

Sipas Sefës, gjykimi në Shkallën e Parë mund të përfundojë në vitet 2027–2028, ndërsa seancat gjyqësore mund të zhvillohen edhe një herë në javë, në varësi të rrethanave dhe ecurisë së procesit.

Ai theksoi se ndaj Veliajt janë ngritur akuza për korrupsion pasiv në nëntë raste, si edhe akuza të tjera shtesë.

Sipas tij, në fazat e para të hetimit, Veliaj ka pasur një qasje të gabuar, pasi ka krijuar dyshime se në rast të një mase tjetër sigurie mund të prishte prova apo të ushtronte presion ndaj dëshmitarëve.

Gjithashtu, Sefa shtoi se këto janë elementë që merren parasysh në vlerësimin e masave të sigurisë, por theksoi se paraburgimi nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe çdo procedurë ka afatet e saj ligjore.

Në këtë kuadër, ai tha se pas nisjes së procesit gjyqësor ekziston mundësia që ndaj Veliajt të vendoset një masë sigurie më e lehtë.

“Çështja Veliaj do të zgjasë, por me rëndësi është që të ketë një gjykim të drejtë për të gjitha palët. Gjykimi në Shkallën e parë mund të mbarojnë në 2027-2028. Seancat mund të bëhen dhe 1 herë në javë, por si dihet. Në rastin e zotit Veliaj, akuzat që i janë ngritur janë; korrupsion pasiv, në 9 raste, ka dhe akuza të tjera. Zoti Veliaj pati qasje të gabuar në fillesat e para. Ai tregoi se nëse ka një masë tjetër sigurie, mund të prishte provat dhe mund të kërcënonte dëshmitarët. personi që po hetohet, do t’i bëjë këto gjëra dhe në rëndë. Por çdo gjë ka afatet e veta se nuk mund të rrish tërë kohësh në paraburgim. Pasi të ketë nisur procesi gjyqësor, mund të merret dhe një masë më e lehtë për zotin Veliaj. Me shumë gjasa po”, tha ai për News24.

Përsa i përket çështjes që lidhet me deputeten Belinda Balluku, Sefa u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund ta dërgojë më çështjen e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese dhe se kjo mund të bëhet vetëm individualisht nga vetë deputetja.

“Ka një vendimmarrje unifikuese në këtë pikë. Teoritë se nuk ka vendim janë të pavërteta”, deklaroi ai.

Sipas Sefës, presioni publik rreth kësaj çështjeje u ngrit në mënyrë artificiale nga faktorë të jashtëm, duke e kthyer atë në temën më të diskutuar politike.

Ai shtoi se Rama gaboi që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe se tentativa për ndryshime ligjore pas masave të dhëna nga SPAK dhe GJKKO tregon, sipas tij, se këto institucione kanë pasur të drejtë.

Përfaqësuesi i PD-së akuzoi kryeministrin se synon të rikthejë dispozita ligjore të hequra në vitin 2012 për të siguruar më shumë mbrojtje për veten, ministrat dhe presidentin, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për t’i dhënë vetes imunitet.

“Kjo është një goditje ndaj integrimit europian”, u shpreh Sefa.

Ai theksoi se Rama ka dalë hapur kundër institucioneve të reja të drejtësisë dhe se, sipas tij, nuk mund të fshihet pas kryetarit të Grupit Parlamentar, Niko Peleshi, të cilin e akuzoi për moszbatim të Rregullores së Kuvendit.

Sefa kërkoi mbledhjen e seancës plenare, duke theksuar se Rama mund të votojë kundër, pasi i ka votat, por jo të shmangë përgjegjësinë përmes procedurave.

Sipas tij, nëse Këshilli i Mandateve nuk mblidhet brenda tre muajve, kërkesa konsiderohet e rënë, por hetimet e SPAK do të vijojnë. Kjo, sipas Sefës, do të thotë se Balluku nuk do të hetohet me masa sigurie si “arrest me burg” apo “arrest shtëpie”, por do të kemi një zv.kryeministre të pezulluar me bllokim pasaporte.

Në përfundim, Sefa iu referua deklaratave të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për reformën në drejtësi, duke u shprehur se “peshqit e mëdhenj” ende nuk janë kapur dhe duke e cilësuar kryeministrin Rama si “peshkaqenin e vetëm të mbetur”.

The post Indrit Sefa: Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni, ja kur mund të lirohet Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Personi që shihni në foto, është oficeri i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, që humbi jetën pas një arresti kardiak, teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 45-vjeçari, ka pësuar arrest kardiak gjatë lëvizjes me mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas raportimeve, Biba ishte me origjinë nga Kodër Rrësheni dhe shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës. Ai jetonte prej disa kohësh në Durrës me familjen e tij.

“Në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia e Shtetit.

The post Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Luizi përlotet kur dëgjon këngën e Shpat Kasapit në Big Brother

Luiz Ejlli është futur të shtunën në Big Brother VIP Albania 5 për të qëndruar vetëm pak ditë në këtë edicion.

Kjo si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, ndonëse banorët nuk janë në dijeni akoma.

Në ditën e sotme (e hënë) ata kanë për të kënduar së bashku, karaoke, nga një zarf që iu erdhi në shtëpi.

Derisa u lëshua kënga e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”, Luizi u pa i përlotur.

Duket se artisti u bë nostalgjik pasi i njëjti ka ndërruar jetë në fund të nëntorit.

Shpati vdiq si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali me familjen.

Ai ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë e komuniteti artistik.

The post Luizi përlotet kur dëgjon këngën e Shpat Kasapit në Big Brother appeared first on Albeu.com.

Pas Haxhi Shalës, lirohen me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu

Pas lirimit me kusht të Haxhi Shalës, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur lirimin me kusht edhe të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut.

Sipas njoftimit zyrtar, më 10 shkurt 2026, Smakaj dhe Fazliu u liruan me kusht dhe u kthyen në Kosovë, pas rishikimit të fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm në çështjen gjyqësore të Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e njohur si “Çështja gjyqësore 12”.

Në vendimet e marra më 3 shkurt 2026, gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se vazhdimi i mbajtjes së tyre në paraburgim nuk ishte më i arsyeshëm dhe proporcional.

Edhe pse u vlerësua se ende ekziston një rrezik i kufizuar për pengim të procesit gjyqësor, gjykatësi arriti në përfundimin se e drejta themelore për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

Si faktorë shtesë, u mor parasysh se koha e kaluar në paraburgim nga Smakaj dhe Fazliu tejkalon dënimin minimal që do të mund të shqiptohej në rast të shpalljes së fajësisë.

Po ashtu, gjykata theksoi se faza e paraqitjes së provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë ka përfunduar, duke vlerësuar se çdo tentativë eventuale për pengim të procesit do të ishte e zbulueshme.

Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ekziston rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar nga të akuzuarit, e cila do të konfiskohej në rast shkeljeje të kushteve të lirimit.

Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe lirimi i tyre me kusht shoqërohet me një sërë masash dhe kufizimesh. Versionet e redaktuara publike të vendimeve janë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Nga DHSK-ja u rikujtua se, në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe Kushtetutën e Kosovës, paraburgimi para shpalljes së fajësisë lejohet vetëm kur ekzistojnë rreziqe konkrete dhe se këto rreziqe rishikohen çdo dy muaj nga gjykata.

The post Pas Haxhi Shalës, lirohen me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu appeared first on Albeu.com.

“Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

✇Albeu
By: V K

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”.

Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”– ”,- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”,- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit./BIRN

The post “Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

❌