Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Librazhd, makinat përfundojnë të përmbysura

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nga fotoja e shfaqur në ekran, shihen dy makinat të cilat kanë përfunduar të përmbysura në rrugë.Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

The post Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Librazhd, makinat përfundojnë të përmbysura appeared first on Albeu.com.

Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë

Avokati i Shteteve të Bashkuara, Pierre Richard Prosper ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar për deklaratat sa i përket dëshmitarëve ndërkombëtarë.

Përreth 15 minuta, ai para trupit gjykues ka thënë se është e pamundur qe të njëjtit të ishin kalimtarë në Kosovë.

“Këta persona kanë pasur komunikime personale. Prokuroria dëshiron qe ju besoni se këta persona kanë qenë kalimtarë në Kosovë. Kjo tregon injorancë, është mungesë respekti”, ka thënë ai.

Tutje ai tha dëshmitarët ndërkombëtare nuk kanë dëshmuar në cilësinë e personave privat, por si persona me role të rëndësishme në shtetet e tyre.

“Ky person [Hashim Thaçi] u hodhi hy syve atyre, sigurisht që jo. Prokuroria vjen këtu dhe përpiqet të shtrembërojë faktet. Ju lutem reflektoni”, ka thënë ai.

Ekipi mbrojtës po vazhdon deklaratën përmbyllëse, ku paraprakisht avokatja Nina Tavakolli tha se “ZPS nuk ka argumentuar se Thaçi kishte përdorur pushtetin e qeverisë së përkohshme për qëllimin e per adhket kriminal, tha Tavakolli. /Kp/

The post Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Diplomati amerikan takohet me kreun e SPAK dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë, ambasada: Të angazhuar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë vendet tona dhe cenojnë sigurinë kombëtare

✇Albeu
By: M C

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski zhvilloi këtë të mërkurë disa takime me figura të politikës dhe të drejtësisë.

Më konkretisht, ai u takua me presidentin Bajram Begaj, ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Albana Koçiu, kreun e SPAK, Klodian Braho, drejtuesin e GJKKO, gjyqtarin Erjon Bani si edhe figura të tjera të ligjit dhe drejtësisë.

Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë që ka ndarë disa fotografi nga takimet, ndërsa ka zbardhur edhe diskutimet mes tyre. Ambasada thotë se SHBA janë të fokusuara në bashkëpunimin “për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”

“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”, njofton ambasada.

The post Diplomati amerikan takohet me kreun e SPAK dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë, ambasada: Të angazhuar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë vendet tona dhe cenojnë sigurinë kombëtare appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për drejtimin e grupit të strukturuar kriminal në Shijak, GJKKO dënon Astrit Avdylin! Ja sa burg do vuajë

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot (11 shkurt) procesin dhe shpalli fajtor Astrit Avdylin, që mbante edhe mbiemrat Balliu dhe Sulejmani, duke e dënuar me burg sipas pretencës së SPAK.

I akuzuar si kreu i organizatës kriminale të narkotrafikut dhe veprave të tjera në zonën e Shijakut, Avdyli është dënuar përfundimisht me 12 vite burgim në bashkim dënimesh për tre vepra penle.

Vendimi u dha nga trupa gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.

Vendimi i GJKKO-së:

“1-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani)”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin 13, datë 11.02.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi parë, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 4. Në bashki
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 4. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli alias Sulejmani), përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), të fillojë nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 6. Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, në lidhje edhe me nenin 36, pika 1, shkronja “a” të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, arma pistoletë, me mbishkrimin ËALTER-P.P.Q-Made in Germany, me numër ****, të kalojë në favor të shtetit”.
Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale, shpenzimet hetimore gjatë fazës së hetimeve paraprake në raport me të bashkëpandehurit e tjerë, ndërsa ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar. Tiranë, më datë 11.02.2026.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

The post Akuzohet për drejtimin e grupit të strukturuar kriminal në Shijak, GJKKO dënon Astrit Avdylin! Ja sa burg do vuajë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Vokshi: Më morën flakë këpucët dhe pantallonat nga mjetet e policisë

✇Albeu
By: V K

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi në News24 ngjarjet e protestës së djeshme të opozitës, e cila përfundoi me tensione dhe me deputetin Bledion Nallbati të shtruar në spital.

Vokshi e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar nga policia ndaj përfaqësuesve të popullit.

“Nuk kishte asnjë arsye për ta goditur deputetin Nallbati në mënyrë kafshërore. Ai po shpëtonte nga duart e policisë një qytetar që ishte në punë të tij. U godit me mburojë dhe shkop gome, dhe më pas edhe me spraj me piper. E gjithë kjo togë policie duhet të mbajë përgjegjësi ligjore”, deklaroi Vokshi.

Deputetja theksoi se qëllimi i opozitës ishte të përmbante zemërimin e qytetarëve, duke bërë thirrje për qetësi dhe paqë: “Ne kemi qenë në një farë mënyre në mbrojtje të forcave të rendit. Asnjë deputet nuk ka shkaktuar incidente apo konflikte”-.

Vokshi gjithashtu, u ndal tek situata sociale e rënduar në vend, duke përmendur raportin e fundit të Eurostat që tregon se mbi 40% e qytetarëve janë të përjashtuar nga shërbimet sociale: “Qytetarët nuk arrijnë të ushqejnë fëmijët e tyre me tre vakte në ditë, nuk mund të përballojnë shpenzimet më minimale. Kjo është situata reale që po përballemi”.

Ajo shtoi se deputetët dhe qytetarët u sulmuan në mënyrë sistematike nga policia gjatë protestës, ndërsa theksoi se pantallonat dhe këpucët e saj u përfshinë po ashtu nga flakët, sipas saj, prej mjeteve të hedhura nga policia.

The post Protesta e opozitës/ Vokshi: Më morën flakë këpucët dhe pantallonat nga mjetet e policisë appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë në Lezhë, raportohet për disa të plagosur

✇Albeu
By: V K

Pasditen e kësaj të mërkure, një aksident i trefishtë ka ndodhur në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit.

Nga përplasja e tre automjeteve, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe për të normalizuar qarkullimin.

The post Aksident i trefishtë në Lezhë, raportohet për disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Naim Murseli borxh 100 mijë euro Behgjet Pacollit/ Zbardhet dëshmia në gjykatë: Ia kam shlyer në mënyra të tjera…

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në këtë seancë, është përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit, për një kontratë borxhi mes Naim Murselit dhe tij.

Murseli tha se me Pacollin ka ekzistuar një parakontratë borxhi, e se ishte shlyer në mënyra tjera.

“Po, kjo është kontratë borxhi. E vërtetë në mes meje dhe zotit Pacolli. Shuma 100 mijë euro dhe thotë këtu ka normë interesi vjetor prej 0%, dhe nuk tregon kur ka qenë afati i shlyerjes së borxhit. Borxhi ka ekzistuar por është shlyer në mënyra tjera Nuk është dokument i noterizuar por është parakontratë”-, ka deklaruar Murseli.

Në Gjykatë është përmendur edhe borxhi që Naim Murseli ka në një nga bankat e Kosovës, në vlerë 219 mijë e 296 euro.

“Siç e kam përmendur herën e kaluar unë dhe bashkëshortja ime, Liridona, kemi blerë një shtëpi përmes kredisë. Do të thotë ajo shumë është kredia e shtëpisë. Ka dallim, pasi shtëpia është në hipotekë. Nuk e paguan ta merr shtëpinë”, tha Murseli, ndërsa shtoi se shtëpia ishte hipotekë, kur u pyet nëse këtë ai e konsideronte borxh.

Në anën tjetër, në lidhje me këto para, Pacolli ka deklaruar në një intervistë se e kishte ndihmuar gjithmonë Murselin dhe se nuk kishte kërkuar t’ia kthente borxhin.

“I kam ndihmuar gjithmonë atij. S’e kam kërkuar atë borxh mbrapa hiç. Po më duket ka mbet një borxh prej kur e ka ble një lokal përpara atje në Suedi. Sa unë e di komplet këto janë praktikisht gjëra që janë publike, të njohura”, u shpreh ai.

The post Naim Murseli borxh 100 mijë euro Behgjet Pacollit/ Zbardhet dëshmia në gjykatë: Ia kam shlyer në mënyra të tjera… appeared first on Albeu.com.

Jesse Strang, 18-vjeçarja transgjinore, identifikohet si autore e sulmit të rëndë në Kanada!

Personi i dyshuar si autor i sulmit vdekjeprurës në Tumbler Ridge Secondary School, në British Columbia të Kanadasë, është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar xhaxhai i të dyshuarës, Russell G. Strang, gjatë një deklarate për mediat.

Sulmi i ndodhur ka shkaktuar vdekjen e 10 personave, përfshirë edhe vetë autoren e dyshuar, duke e renditur ngjarjen ndër sulmet më të rënda në historinë e shkollave kanadeze. Autoritetet kanë njoftuar se hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë tragjedi.

Sipas raporteve të mediave, në një llogari publike në YouTube që besohet të jetë e Jesse Strang, shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”. Këto detaje kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarës dhe ofrojnë një pasqyrë mbi identitetin e saj.

Policia kanadeze po punon intensivisht për të mbledhur dëshmi dhe për të siguruar që përgjegjësitë të sqarohet sa më shpejt. Autoritetet kanë apeluar për respektimin e privatësisë së familjarëve dhe për ruajtjen e sigurisë së komunitetit lokal, ndërsa hetimet vazhdojnë pa ndërprerje.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Tumbler Ridge dhe ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë dhe zyrtarë të provincës, të cilët kanë shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre. Qeveria e British Columbia ka siguruar mbështetje për të gjithë të prekurit dhe ka premtuar masa për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

The post Jesse Strang, 18-vjeçarja transgjinore, identifikohet si autore e sulmit të rëndë në Kanada! appeared first on Albeu.com.

Ndizet merkato për Ernest Muçin/ Dy klube angleze hedhin hapin e parë për futbollistin e Kombëtares shqiptare

✇Albeu
By: V K

Paraqitjet e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit, po bëjnë bujë jo vetëm në Turqi. Futbollisti i huazuar nga Beshiktashi, duket se ka siguruar transferimin përfundimtar në verë te ky klub falë paraqitjeve që ka dhuruar deri tani. Por, qëndrimi i tij te Trabzonspor nuk është edhe aq i sigurt.

Kjo, pasi klube nga kampionate më të rëndësishme po ndjekin me vëmendje futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Sipas informacioneve nga Turqia, janë dy klube angleze, të cilat kanë shfaqur interesin e tyre për futbollistin ndaj për këtë arsye, do të dërgojnë skautë për ta ndjekur në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat ndaj Fenerbahçes.

Kjo është një sfidë direkte për renditjen në kampionatin turk ndaj paraqitja e Muçit në një duel të tillë padyshim do të marrë më shumë rëndësi.

Pak kohë më parë, presidenti i Trabzonspor deklaroi se klubi kishte marrë oferta të rëndësishme për lojtarë që kishte në huazim dhe sipas mediave turke, i referohej pikërisht Muçit.

The post Ndizet merkato për Ernest Muçin/ Dy klube angleze hedhin hapin e parë për futbollistin e Kombëtares shqiptare appeared first on Albeu.com.

Reagon Luiz Ejlli pas tre ditëve në Big Brother VIP!

Pas tre ditësh të kaluara në shtëpinë e Big Brother VIP, fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka reaguar në rrjetet sociale për përvojën e tij të shkurtër në formatin e famshëm. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, ai falenderon fansat dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua,” shkruan Luiz Ejlli. Ai thekson gjithashtu se ishte i lumtur që arriti të dhurojë momente humori dhe buzëqeshje për publikun, duke përmendur se kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në fund të ditës.

Postimi i tij ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë falenderuar për energjinë dhe praninë e tij të veçantë në shtëpinë e Big Brother. Luizi ka përmendur edhe disa persona, duke u shprehur mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë qëndrimit të tij. Reagimi i fituesit të BB2 tregon anën e tij falënderuese dhe respektin ndaj publikut, duke rikthyer vëmendjen dhe dashamirësinë e fansave për prezencën e tij në program, edhe pse për një kohë të shkurtër.

The post Reagon Luiz Ejlli pas tre ditëve në Big Brother VIP! appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje

✇Albeu
By: V K

Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15- vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre në Porcari të Italisë, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Trupat e pajetë i janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali, ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre për në Shqipëri.

Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro.

Tragjedia ndodhi rreth orëve të darkës: vëllai i kryefamiljarit dhe karabinerët, në momentin që hynë në shtëpi, gjetën tryezën të shtruar.

Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët: sapo mbërritën në banesën trekatëshe, ai dhe efektivët trokitën disa herë, pa marrë asnjë përgjigje.

Në atë moment ata e thyen derën dhe, sapo hynë brenda, u përballën me një skenë dramatike, me katër trupa të pajetë të shtrirë në tokë.

Xhaxhai i dy fëmijëve të mitur, gjithashtu për shkak të monoksidit të karbonit, humbi ndjenjat para syve të karabinierëve, të cilët arritën të dilnin nga shtëpia përpara se të pësonin të njëjtin fat dhe të jepnin alarmin. Ai u dërgua në spitalin e Cisanello-s.

Banesa ku ndodhi tragjedia është pronë e Arti Kolës, i cili, sipas disa dëshmitarëve, e kishte blerë rreth 3 vite më parë, por vetëm kohët e fundit familja kishte filluar të jetonte aty. Shtëpia thuhet se ishte restauruar pjesërisht nga vetë ai, piktor me profesion, ndoshta së bashku me disa miq. Ndërkohë djali i tij, vetëm 22-vjeçar punonte si elektricist.

The post Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje appeared first on Albeu.com.

Balla uron Shkëlqim Hajdarin për detyrën e re: Jam i bindur se do të përmbushë me dinjitet këtë mision

✇Albeu
By: V K

Përmes një postim në rrjetet sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar për emërimin në detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdarin, duke e cilësuar një përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Balla theksoi se prefekti ka një rol kyç si përfaqësues i në nivel qarku dhe si garant i zbatimit të ligjshmërisë nga organet e pushtetit vendor.

Ai vlerësoi gjithashtu, rëndësinë e Tiranës si zemra administrative, politike dhe ekonomike e vendit, që sipas tij kërkon përkushtim, integritet dhe vendimmarrje të drejtë në zbatim të ligjit.

“Jam i bindur se me profesionalizëm dhe përgjegjësi Shkëlqim Hajdari do ta përmbushë me dinjitet këtë mision në shërbim të komunitetit”, u shpreh Balla, duke i uruar suksese në detyrën e re.

The post Balla uron Shkëlqim Hajdarin për detyrën e re: Jam i bindur se do të përmbushë me dinjitet këtë mision appeared first on Albeu.com.

I hyjnë pa leje në shtrat – Brikena irritohet dhe qan nga gjestet e Rogertit dhe Artanit

Pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 5, banorët kanë vazhduar me situatat e ngacmimet e tyre.

Veprimet e fundit të Rogert Sterkajt dhe Artan Kolës nuk i kanë pëlqyer Brikena Selmanit.

Derisa ishin përgatitur për të fjetur, dyshja i hyjnë në shtrat banores pa lejen e saj.

Kjo gjë e irritoi tejet mase modelen, derisa u ngrit nga vendi dhe filloi duke qarë.

Ajo më pas shkoi në tualet dhe qëndroi për një kohë, duke mos i pëlqyer aspak këto gjeste të tyre.

Videoja u shpërnda me të madhe në rrjete sociale dhe mori kritika të shumta.

Ata u gjykuan për këtë veprim dhe se një gjë e tillë nuk duhet bërë, për të cenuar hapësirën e privatësinë e saj.

The post I hyjnë pa leje në shtrat – Brikena irritohet dhe qan nga gjestet e Rogertit dhe Artanit appeared first on Albeu.com.

Rama kërkon përballje civile/ Berisha: Belind Këlliçin e akuzuan për nxitje të dhunës, por ai ishte në SHBA duke drekuar me kandidatin për në Kongresin Amerikan

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se ndaj deputetëve demokrate është ushtruar dhunë nga ana e policisë.

Sipas tij, kjo tregon se Rama kërkon përballje civile, duke e akuzuar atë se është një hakmarrës primitiv, që për të shpëtuar vetën dhe Ballukun është i gatshëm të bëjë çdo gjë.

“Dhuna ndaj deputeteve tregon se Rama kërkon përballje civile. Rama është hakmarrës primitive që për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë me Lubinë është i gatshëm për çdo veprim vetëm ti shpëtojë ligjit. E garantoj se është i pashpresë. Kryengritja paqësore fakton këtë që Rama është i pashpresë.

Ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara. Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij xhelat Sotir Koleka, i cili më 11 dhjetor 1990 bënte thirrje në plenumin e komitetit qendror t’i futen tanket studenteve, sepse ata janë …përdori atë fjalë që nuk dua ta them këtu, që Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi deri në darkë. Rama përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestueseve. Një popull të tërë e quajti me ato fjalë”, tha Berisha.

Teksa komentoi reagimin e policisë dhe procedimet për deputetët e PD, Berisha tha se Belind Këlliçi që është në SHBA ishte mes personave që sipas policisë nxiti dhunë.

“Policia njoftoi se ka dërguar për ndjekje penale Flamur Nokën, Ervin Minarollin, Kelvis Balliun që e kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur ta asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin, i cili në kohën kur po zhvillohej protesta po drekonte me një kandidat për në Kongres të SHBA, shqiptaro amerikan në Miçigan. Kuptoheni se çfarë mashtruesish ordinerë janë. Por këtë e kishin të parapërgatitur. Nuk morën asnjë informacion. Belindi ka nxitur dhunën në një kohë kur po drekonte në Miçigan”, u shpreh kreu i PD.

The post Rama kërkon përballje civile/ Berisha: Belind Këlliçin e akuzuan për nxitje të dhunës, por ai ishte në SHBA duke drekuar me kandidatin për në Kongresin Amerikan appeared first on Albeu.com.

14 vite pa Whitney Houston: Zëri që ndryshoi historinë e muzikës

Katërmbëdhjetë vjet pas vdekjes tragjike të Whitney Houston, zëri i saj i paharrueshëm dhe karriera e saj vazhdojnë të ndikojnë fuqishëm në industrinë e muzikës. Këngëtarja vdiq më 11 shkurt 2012, një ditë para ceremonisë së Grammy Awards, duke u mbytur aksidentalisht në një dhomë hoteli. Ajo la pas vajzën e saj, Bobbi Kristina Brown, e cila vdiq tre vite më vonë në moshën 22-vjeçare.

Raporti i koronerit konfirmoi se vdekja e Houston ishte mbytje aksidentale, ku faktorë kontribues ishin sëmundja e zemrës dhe përdorimi i kokainës. Testet toksikologjike treguan praninë e kokainës, marijuanës dhe disa ilaçeve të tjera, por vetëm kokaina kishte ndikim në shkakun e vdekjes. Houston u gjet e pa ndjenja në vaskën e dhomës së saj në Beverly Hilton në Beverly Hills, pasi kishte folur rreth 30 minuta më parë me nënën e saj. Përpjekjet për t’i dhënë ndihmë mjekësore nuk dhanë rezultat.

Në ditët pas vdekjes së saj, miqtë dhe kolegët e saj shprehën ngushëllime dhe respekt. Mariah Carey e cilësoi Whitney si “Zërin”, ndërsa Oprah Winfrey tha se çdo herë që Houston këndonte, dëgjohej një pjesë e Zotit. Funerali i saj u mbajt më 19 shkurt në Newark, N.J., me performanca të ndjera nga Alicia Keys dhe Stevie Wonder.

Houston mbetet një ikonë e muzikës, e njohur për fuqinë vokale dhe kontributin e saj të pakrahasueshëm, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë artistë dhe adhurues të muzikës në mbarë botën.

The post 14 vite pa Whitney Houston: Zëri që ndryshoi historinë e muzikës appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Ministrja Albana Koçiu u drejtohet qytetarëve: Do u dënoj maksimalisht sipas ligjit…

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, ministrja Albana Koçiu, po jep një konferencë për mediat në lidhje me protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita, protestë e karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes protestuesve të policisë.

Ajo theksoi se të miturit janë përdorur në protestë për të hedhur sende të forta ndaj efektivëve, ndërsa me një gjuhë të ashpër ka bërë me dije se autorët do të dënohen maksimalisht, sipas kritereve ligjore.

Koçiu ka deklaruar se protestat e PD janë braktisur nga qytetarët dhe në to marrin pjesë sipas saj, “militantë dhe elementë të paguar për të krijuar idenë e një revolte popullore”.

Ajo është treguar edhe më e ashpër kur e ka quajtur kreun e PD një dhunues përsëritës.

“Përpjekje e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet dhe duke përdorur të mitur për të hedhur molotov e dende të forta mbi punonjësit e policisë, për të mos u ndjekur penalisht autorët e vërtetë. Është akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Keqpërdorimi i të miturve për të kryer vepër penale është akt i dënueshëm. Protestat e PD janë braktisur nga qytetarët duke përfunduar nga një grusht militantësh apo elemente të paguar për të krijuar skenarin e një revolte popullore. E drejta për të protestuar nuk është një e drejtë për të dhunuar, apo tentuar gjymtimin e apo vrasjen e efektivëve të policisë. Ministria e Brendshme nuk do qëndrojë duarkryq, autorët do ndëshkohen, pas të cilave qëndrojnë urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit Kushtetues”, tha ajo.

Deklarata e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet, e për më tepër duke përdorur të miturit për të hedhur molotovë apo sende të forta mbi punonjësit e Policisë, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm.

Keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, por është gjithashtu një shkelje e rëndë morale. E këtu një rol të posaçëm mund dhe duhet të luajnë institucionet, shoqëria civile dhe vetë familja, për t’i mbrojtur këta ta mitur nga përdorimi dhe instrumentalizimi me qëllime të errëta të politikës kriminale.

Është pikërisht kjo arsyeja, përse protestat e Partisë Demokratike janë braktisur masivisht nga qytetarët. Duke përfunduar tek një grusht militantësh, apo elementë të paguar për të krijuar skenarë imagjinarë të një revolte popullore. Kjo është e papranueshme.

E drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë.

Ndaj, Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, t’i trajtojnë me përgjegjësinë maksimale dhe ligjore këto sulme barbare ndaj uniformës, pas të cilave qëndrojnë padyshim urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës; një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Personat përgjegjës, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbi kokën e tyre. Kush tenton të vrasë policin, kush tenton të djegë institucionet, nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, as mirënjohjen e partisë së tij, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e parashikuar nga ligji.

Sot, solidaritet maksimal për të gjithë punonjësit e policisë të plagosur, si dhe për të gjithë kolegët e tyre, që edhe një herë më shumë kryen me profesionalizëm detyrën, duke mos rënë pre e një strategjie të qartë terrori, përmes provokimit të përsëritur dhunës e të gjakderdhjes.

Vetëpërmbajtja e forcave të rendit, në kushtet më ekstreme, është një garanci e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e ndershëm, që pavarësisht bindjeve të tyre politike, janë të bashkuar në dëshirën për të mos parë dhunë e aq më pak, ripërsëritjen e ngjarjeve të mbrapshta përpara syve të tyre.

Nuk ka asnjë tërheqje përballë akteve kriminale, të një minorance të dhunshme me maska, që fshehin fytyrën, por nuk mbulojnë dot qëllimin e tyre.

Do të jemi përherë në krah të punonjësve me uniformë, gazetarëve dhe njerëzve të medias në krye të detyrës, dhe të gjithë atyre, që e ushtrojnë të drejtën kushtetuese të tubimit, në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike.

The post Protesta e opozitës/ Ministrja Albana Koçiu u drejtohet qytetarëve: Do u dënoj maksimalisht sipas ligjit… appeared first on Albeu.com.

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

Parlamenti Evropian ka miratuar të martën ndryshime të rëndësishme në sistemin evropian të azilit që përfshijnë krijimin e një liste të përbashkët të vendeve të origjinës të konsideruara si të sigurta, në të gjithë BE-në.

Midis shteteve të përfshira në këtë listë është edhe Kosova.

Sipas rregullave të reja, vendet si Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, Kosova, India, Maroku dhe Tunizia do të quhen vende të sigurta të origjinës për qytetarët e tyre kur aplikojnë për azil në vendet e BE‑s.

Në praktikë, kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës dhe vendeve të tjera që kërkojnë azil në BE mund të përjetojnë procedura të përshpejtuara.

Sipas rregullave të reja, barra e provës do të mbetet mbi aplikantin për të demonstruar se dispozita e vendit të sigurt nuk duhet të zbatohet në rastin e tij specifik, për shkak të një frike të bazuar mirë nga persekutimi ose rreziku i dëmtimit serioz nëse kthehet në vendin e tij të origjinës.

Vendet kandidate për në BE do të konsiderohen gjithashtu vende të sigurta origjine, përveç rasteve kur rrethanat përkatëse tregojnë ndryshe.

Rrethana të tilla përfshijnë dhunë pa dallim në kontekstin e një konflikti të armatosur, një shkallë të njohjes së azilit në të gjithë BE-në për shtetasit e tyre që tejkalon 20%, ose vendosjen e sanksioneve ekonomike në lidhje me veprimet që prekin të drejtat dhe liritë themelore.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi pas miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE‑së dhe pritet të fillojnë të zbatohen me ligj nga qershori 2026, në kuadër të reformave më të gjera të politikës së migracionit dhe azilit të BE‑së.

The post Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit appeared first on Albeu.com.

Për’puthen publikon videon: Dalin pamjet kur Laert Vasili puth konkurrenten!

Faqja zyrtare e “Për’puthen” ka publikuar pamjet e incidentit që çoi në largimin e Laert Vasilit nga programi. Videoja tregon momentin kur Vasili puth një nga konkurrentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio. Dalja e pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer ngjarjen në qendër të diskutimeve.

Ngjarja ndodhi gjatë regjistrimeve të formatit ku Vasili ishte pjesë e panelit si opinionist. Burimet bëjnë me dije se puthja nuk ishte pjesë e një marrëveshjeje ose marrëdhënie romantike, por një veprim i papritur dhe i papërshtatshëm, i cili ka krijuar një situatë të sikletshme për konkurrenten dhe stafin.

Pas këtij momenti, produksioni ndërhyri menjëherë dhe konsideroi veprimin në kundërshtim me rregullat dhe etikën e programit. Si pasojë, Laert Vasili u largua nga “Për’puthen”, një vendim që duket se është përfundimtar.

Deri tani, as Vasili dhe as produksioni nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në episodet e ardhshme. Ngjarja mbetet një nga temat më të komentuar të momentit, ndërsa publikimi i pamjeve ka dhënë mundësinë që secili të shohë me sy situatën që shkaktoi largimin e opinionistit nga formati.

The post Për’puthen publikon videon: Dalin pamjet kur Laert Vasili puth konkurrenten! appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj i tronditur nga sulmi në shkollën e British Columbia: Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez

✇Albeu
By: V K

Përmes një postimi në rrjetin social X, Presidenti i vendit Bajram Begaj, është shprehur i tronditur për sulmin me armë në shkollën e “British Columbia” në Kanada, ku kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur rreth 25 të tjerë.

Kreu i shtetit, u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe solidarizimin e Shqipërisë me popullin kanadezë kundër çdo akti dhune që merr jetë njerëzore.

“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, shkruan Begaj në “X”.

 

Shocked by the tragic school shooting in British Columbia.

My deepest condolences to the families of the victims and a swift recovery to the injured.

Albania stands in solidarity with the Canadian people and condemns any act of violence that takes human lives.

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 11, 2026

Sipas raportimeve nga mediat e huja, shtatë nga viktimat u zbuluan brenda shkollës së mesme në komunitetin Tumbler Ridge. Dy persona të tjerë u gjetën të pajetë në një banesë, ndërsa një tjetër viktimë humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Edhe personi që dyshohet se hapi zjarr u gjet gjithashtu i pajetë, ndërsa ekziston mundësia që ai/ajo të jetë vetëqëlluar. Ende nuk është i qartë motivi i sulmit, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorit dhe viktimave vijojnë.

The post Presidenti Begaj i tronditur nga sulmi në shkollën e British Columbia: Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli kërkon të flasë me fëmijët, i refuzohet komunikimi me Behgjet Pacollin

✇Albeu
By: V K

Në seancën e sotme të mbajtur për vrasjen e Liridona Ademajt, i dyshuari Naim Murseli, ka kërkuar që të komunikojë me djalin e gjithashtu edhe me Behgjet Pacollin.

Gjyqtarja Fatime Dermaku, tha se sa i përket kërkesës për komunikim me djalin janë në kontakt me autoritetet suedeze dhe janë në pritje të një përgjigjeje.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, ndërsa sa i përket kërkesës për të komunikuar me Behgjet Pacollin në numër të telefonit të Zvicrës dhe dhëndrin tuaj ajo është kërkesë që nuk lejohet, se është kategori e personave që nuk e lejon ligji”, tha ajo.

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli kërkon të flasë me fëmijët, i refuzohet komunikimi me Behgjet Pacollin appeared first on Albeu.com.

❌