Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shtyhet seanca për Evis Berberin, zbulohet data kur do të dalë sërish përballë GJKKO

✇Albeu
By: V K

Seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin, është shtyrë për në datën 9 shkurt. Evis Berberi, një nga vartësit e zv/kryeministre Belinda Balluku, u arrestua më 14 mars 2024, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Po ashtu, edhe Balluku është e akuzuar nga SPAK, ndërsa prokuroria ka kërkuar edhe pezullimin e saj nga detyra dhe më pas arrestimin e saj.

Sipas SPAK, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e miliona eurove.

The post Shtyhet seanca për Evis Berberin, zbulohet data kur do të dalë sërish përballë GJKKO appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga rasti i rëndë në Gjirokastër, 12-vjeçarja dhe nëna…

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, opinioni publik u trondit pas publikimit të një rasti të rëndë abuzimi seksual me të mitur. Sipas raportimeve, një 12-vjeçare në Gjirokastër ka denoncuar partnerin e të ëmës për abuzim seksual, që sipas saj ka ndodhur në dy vitet e fundit.

Gazetarja Entjola Budo, raportoi në “Shqipëria Live” se vajza e ka denoncuar rastin me nënën, e cila është shprehur se nuk kishte patur dijeni deri më tani.

Rastin e rëndon më shumë fakti që autori i dyshuar i abuzimit, Klemend Krusa po ashtu dyshohet se ka vrarë babain e vajzës, Artur Lleshi, 8 vite më parë.

“Vajza u paraqit në komisariat së bashku me të ëmën dhe denoncoi partnerin e saj për abuzim seksual. Familja nuk është nga Gjirokastra por kanë ardhur nga Bulqiza. Vajza ka qenë normale si gjithë fëmijët e tjerë, fëmijë i qetë dhe shumë i dashur dhe asnjëherë nuk ka patur probleme me shokët apo me mësuesit në shkollë. Nuk ka patur mungesa në shkollë, përveç se dje.

Policia ka arrestuar Klemend Krusën, ai është lënë në ‘arrest shtëpie’, pasi vajza ka thënë se është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht për dy vite resht. Gjithsesi akuzat mbeten për t’u vërtetuar nga ekspertiza. Fqinjët nuk dinë shumë gjëra pasi thonë se familja lëviz shpesh, ndërsa dinë vetëm që vajza shkonte çdo ditë në shkollë”,- tha gazetarja.

The post Zbardhen detaje nga rasti i rëndë në Gjirokastër, 12-vjeçarja dhe nëna… appeared first on Albeu.com.

Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i Madh merr masa

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është anuluar televotimi i së martës.

E në nominim kanë qenë gjithsej 10 banorë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mali, Miri dhe Mateo.

Duket se ‘Vëllai i Madh’ ka marrë masa për ndonjë nga banorët që ka thyer rregullat.
“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”, thuhet në njoftim.

E shumë kanë aluduar në Rogertin dhe Keijsin pasi kanë qenë dy që kanë përdorur fjalor të papërshtatshëm.

Rogerti gjithashtu ka pasur një situatë me Mal Retkocerin, gjë që ka bërë të ketë reagim edhe nga familja e këtij të fundit.

Familja kërkoi që Rogerti të përjashtohet nga programi për shkak të gjuhës fyese e bullizimit ndaj Malit.

The post Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i Madh merr masa appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit

✇Albeu
By: V K

Këtë të martë, Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD, e cila u zhvilluar të shtunën.

Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”.

Arrestimi i tyre erdhi pas incidenteve të regjistruara, ku gjatë protestës u hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë.

Më pas, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia. Protestuesit më pas u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të rendit.

The post Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Rasti i Ballukut, “dhimbje koke” për Ramën/ New York Times: Diella u gjenerua për të luftuar korrupsionin, por ata që e krijuan përballen me paradoksin e korrupsionit

✇Albeu
By: V K

Gazeta amerikane, New York Times, i ka kushtuar një shkrim Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale “Diella”, e prezantuar nga qeveria shqiptare si ministrja e parë në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila synon të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa vendi përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas NYT, Diella është kthyer në simbol të përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për transparencë dhe reformë në prokurimet publike, por projekti po përballet me një paradoks serioz. $

Drejtuesit e agjencisë shtetërore që zhvilloi sistemin janë vënë nën hetim për manipulim të kontratave publike.

New York Times, thekson se korrupsioni në Shqipëri mbetet i përhapur, pavarësisht disa përparimeve të raportuara nga Bashkimi Evropian.

Hetimi përfshin Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, institucionin që administron edhe platformën digjitale ku funksionon Diella.

Dy zyrtare të larta janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa ende nuk ka akuza formale.

“Muajin e kaluar, prokurorët njoftuan se drejtuesja e agjencisë dhe zëvendësja e saj u vendosën në arrest shtëpie, të dyshuara për lidhje me një organizatë kriminale që manipulonte tenderët përmes intimidimit. Ende nuk janë ngritur akuza formale dhe kryeministri Rama ka deklaruar se do të presë zhvillimet”, shkruan gazeta.

Më tej në shkrimin e saj, “NYT” i referohet edhe rastit të Belinda Ballukut, e cila akuzohet për keqpërdorim të fondeve shtetërore në projekte të mëdha infrastrukturore.

Sipas gazetës amerikane kjo “është bërë një dhimbje koke e veçantë politike për Ramën, i cili po përballet me kërkesa që asaj t’i hiqet imuniteti që i jepet si anëtare e Parlamentit, në mënyrë që akuzat kundër saj të mund të vazhdojnë”.

Gazeta ka kontaktuar me kryeministrin, por sqaron se; “Rama nuk pranoi të komentonte, kur u pyet nëse e mbështeste heqjen e imunitetit të saj. As nuk pranoi të diskutonte kundërshtimin politik që është rritur me akuzat në rritje për korrupsion që nxitën protestuesit me bomba shpërthyese të bënin thirrje qeverisë së tij të jepte dorëheqjen”.

Ndërkohë ekspertë të cituar nga NYT, vlerësojnë se ndikimi real i Diellës në uljen e korrupsionit është i vështirë të matet, por fakti që hetimi ndaj institucionit zhvillues po vijon pa ndërhyrje politike shihet si një sinjal pozitiv.

 

The post Rasti i Ballukut, “dhimbje koke” për Ramën/ New York Times: Diella u gjenerua për të luftuar korrupsionin, por ata që e krijuan përballen me paradoksin e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

SHBA ME TARIFA TË REJA / Trump rrit presionin tregtar ndaj Koresë së Jugut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për importet nga Koreja e Jugut në 25 për qind, duke akuzuar Seulin se nuk po i përmbahet një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se tarifat do të rriten nga 15% në 25% për një gamë të gjerë produktesh, përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe mallra të tjera.

Sipas tij, parlamenti i Koresë së Jugut ka vonuar miratimin e marrëveshjes, ndërsa SHBA-të, siç u shpreh ai, kanë vepruar shpejt për të respektuar angazhimet e tyre.
Nga ana tjetër, autoritetet në Seul thanë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar për vendimin dhe kërkojnë bisedime urgjente me Uashingtonin. Ministri i Industrisë i Koresë së Jugut pritet të udhëtojë drejt SHBA-së për takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Ndërkohë, tregjet financiare reaguan menjëherë. Indeksi kryesor i aksioneve në Korenë e Jugut, Kospi, ra në orët e para të tregtimit, përpara se të rimëkëmbej pjesërisht më vonë gjatë ditës.

Koreja e Jugut është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe eksportet e saj, veçanërisht automjetet dhe pajisjet elektronike, rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm.

Presidenti donald Trump ka përdorur shpesh tarifat si mjet presioni politik dhe diplomatik, duke hapur një tjetër kapitull tensionesh në marrëdhëniet tregtare globale.

The post SHBA ME TARIFA TË REJA / Trump rrit presionin tregtar ndaj Koresë së Jugut appeared first on Albeu.com.

Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip fuoristradë, ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë,  për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes.

 

 

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme dhe njëkohësisht po disiplinon trafikun.

Raportohen dëme materiale dhe personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.

The post Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë?

Princesha Charlotte, e cila është vetëm 10 vjeç, ka shumë mundësi që të bëhet një ditë pjesë e trashëgimisë mbretërore të familjes, duke pasur mundësinë të veshë një nga tiarët e famshme të monarkisë britanike.

Sidoqoftë, shumë ekspertë mendojnë se ajo mund të jetë ende disa vjet larg debutimit të saj me një tiarë, pasi zakonisht ato janë veshur nga gratë mbretërore që kanë mbushur moshën e të rriturve.

Për të krahasuar, Princesha Kate bëri debutimin e saj me një tiarë në moshën 29 vjeçare, kur u martua me Princi William në prill të vitit 2011, dhe e kishte një tiarë të huazuar nga Mbretëresha Elizabeth, Cartier Halo Tiara. Edhe Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Diana veshën për herë të parë tiarën në ditët e dasmës së tyre, duke qenë një traditë e rëndësishme për gratë mbretërore.

Megjithatë, disa gra të tjera nga familja mbretërore kanë veshur tiarë për herë të parë para martese, duke mundësuar që Princesha Charlotte të mund ta bëjë këtë më herët se sa në moshën e të rriturve. Një shembull është Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës, e cila vesh një tiarë në moshën 18 vjeçare për një ngjarje të madhe shtetërore në vitin 1948. Po ashtu, Princesha Anne, e bija e Mbretëreshës Elizabeth, debutoi me tiarë në moshën 17 vjeçare në hapjen solemne të Parlamentit në vitin 1967.

Nëse Princesha Charlotte do të ketë një rol aktiv si mbretëreshë në të ardhmen, ka mundësi që ajo të bëjë debutimin e saj me një tiarë më herët se sa pritet.

The post Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë? appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët mblidhen për t’i hequr imunitetin, çfarë vendimi pritet të japë “Kushtetuesja’

✇Albeu
By: V K

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut. Të mërkurën në orën 12:00, mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve për të vendosur për kërkesën e SPAK për leje për të arrestuar zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e së mërkurës, ku SPAK do të paraqesë prova të reja të siguruara nga kontrollet e kryera së fundmi, Gjykata Kushtetuese ndodhet përpara provës së zjarrit për të vendosur lidhur me kërkesën e kryeministrit për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën vetëm pak minuta këtë të martë, për të diskutuar lidhur me këtë çështje, por nuk dolën me një vendim.

Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Data dhe ora e mbledhjes së radhës nuk është bërë ende me dije, por me shumë mundësi vendimi do të merret javën e ardhshme, përderisa te enjten disa nga gjyqtarët kushtetues udhëtojnë jashtë vendit për vizitë zyrtare.

Gjatë seancës plenare publike, qeveria Kuvendi dhe Presidenti kërkuan të shfuqizohet si antikushtetues vendimi i GJKKO, ndërsa SPAK tha se pezullimi mbetet në fuqi.

Belinda Balluku është e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndërsa është nën hetim për procedura të tjera tenderuese të Unazës së Madhe dhe koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët mblidhen për t’i hequr imunitetin, çfarë vendimi pritet të japë “Kushtetuesja’ appeared first on Albeu.com.

Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë!

Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të fortë, ku duket se tensionet mes tyre kanë arritur kulmin. Klodi, i cili duket se ka humbur durimin, ka reaguar me fjalë të ashpra ndaj Elijonës, duke i bërë të qartë se nuk e ka më të lehtë të vazhdojë këtë marrëdhënie.

Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj.”

Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona.”

Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod.”

Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur.”

Elijona: “Prej kujt?”

Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua. Është shumë pa lidhje, edhe në dhomën e gjumit të kam thënë: ‘Elijona, pse je duke e pasur këtë bisedë?’”

Elijona: “Unë dashuri, në radhë të parë për askënd këtu s’kam, edhe e kam thënë shumë shpesh.”

Klodi: “Por reagimet që je duke i pasur nuk përputhen me një pëlqim, Elijona.”

Elijona: “Nëse mendon kështu, realisht ke nevojë të mendosh dhe të reflektosh pak.”

Ky debat ka nxjerrë në pah disa tensione të thella mes tyre, duke lënë të kuptohet se ndonëse ndodhen në një situatë të ngarkuar, ndjenjat mes tyre janë të pasqaruara. Diskutimi ka lënë hapësirë për dyshime dhe pyetje rreth marrëdhënies së tyre, që mund të bëhet një nga temat e nxehta në ditët në vazhdim.

The post Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë! appeared first on Albeu.com.

Ministrja Koçiu thyen heshtjen për shoqërimin e të miturit gjatë protestës: Po qëllonte efektivët me gurë, u trajtua sipas ligjit

✇Albeu
By: V K

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u shoqërua në komisariat një i mitur 14-vjeçar.

Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se 11 policë u lënduan.

“Akti normativ është i rëndësishëm edhe për ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të bëjmë të mundur të kemi më shumë mbështetje për të gjitha institucionet e ministrisë së Brendshme, Policia apo Garda. Garda do të vazhdojë të marrë mbështetje dhe do të vijojë mbështetja edhe për punonjësit e policisë.

Me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e policisë së shtetit në këtë protestë. Diskutimi këtu përballi punonjësit e policisë së shtetit. Kam detyrimin moral për të garantuar qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri. Nuk u ushtrua dhunë ndaj protestuesve, por policia u përball me dhunë, u sulmuan me Molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke u lënduar 11 prej tyre.

Policia ka vepruar sipas rregullave, ka bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e qetësisë, kur këto u shpërfillën, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës sipas rregullores. Akuzat janë të pavërteta dhe të pabazuara. Çdo veprim është kryer sipas ligjit. E drejta për protestë është kushtetuese, por dhuna nuk është një e drejtë.

Dua të ndalem te rasti i diskutuar për të përdorur opinionin publik dhe manipulimin politik. Rasti i shoqërimit të një të mituri, gjatë veprimeve të policisë së shtetit, u konstatua i mituri duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta drejt policëve. Për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturit, ai u mor për verifikim. Bëhej fjalë për një 14-vjeçar, në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore. Ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm në përputhje me standardet për mbrojtjen e të miturve. Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të përdorë fëmijët për të justifikuar dhunën”,-u shpreh Koçiu.

The post Ministrja Koçiu thyen heshtjen për shoqërimin e të miturit gjatë protestës: Po qëllonte efektivët me gurë, u trajtua sipas ligjit appeared first on Albeu.com.

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

✇Albeu
By: V K

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Në një debat tjetër, kryedemokrati Sali Berisha, kritikoi ashpër raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve.

Ai u shpreh se, në Shqipëri, në kopshte dhe shkolla fillore, po përdoren materiale mësimore që synojnë manipulimin e fëmijëve drejt ndryshimit të gjinisë, duke e lidhur këtë me atë që e quajti propagandë e ekstremit të majtë dhe ndikim të Xhorxh Sorosit.

Sipas kryetarit të PD-së Sali Berisha, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

Gjithashtu, ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve.

FJALA E PLOTE:

Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.

Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.
Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.

Po kështu, tek rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.

Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca. Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.

Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.

Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë. Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie.

The post Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës appeared first on Albeu.com.

Si i shpëtoi Besim Sherifi arrestimit për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut

Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar sot 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.

Ai fshihej prej kohësh në kryeqytet duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Ai u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, transmeton Albeu.com.

Fillimisht, në nëntor 2025, policia e Tiranës kishte marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar, transmeton Albeu.com.

Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.

Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.

Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm. /albeu.com/

The post Si i shpëtoi Besim Sherifi arrestimit për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike

Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”. Ata kanë dërguar një letër publike zyrtare në produksionin e emisionit, ku e cilësojnë sjelljen e Sterkajt si një formë dhune psikologjike, që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe identitetin dhe traumat personale të Malit.

Në letrën e dërguar, familja thekson se këto sulme verbale nuk janë pjesë e lojës apo debatit televiziv, por kanë kaluar kufijtë e respektit dhe kanë shkaktuar dëme emocionale të konsiderueshme. Ata kërkojnë që produksioni të marrë përgjegjësitë dhe të krijojë një ambient pa dhunë, duke kërkuar përjashtimin e Rogert Sterkajt nga shtëpia.

Letra e plotë e familjes së Mal Retkocerit drejtuar produksionit të Big Brother VIP Albania 5:
“Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.

Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.

Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.

Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.

Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.

Me respekt, familja e Mal Retkocerit”.

The post Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike appeared first on Albeu.com.

Arrestimi pas dy dekadash i Besim Sherifit, si ndodhi rasti tragjik me tre të vrarë në Kopanicë të Shkupit?

Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.

Ai fshihej prej kohësh në kryeqytet duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Ai u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, transmeton Albeu.com.

Nga verifikimet rezultoi se Sherifi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”, e cila parashikon dënim maksimal burgim të përjetshëm.

Por si ndodhi rasti tragjik me tre të vrarë në Kopanicë të Shkupit më 5 tetor 2007?

Vrasja katërfishe ndodhi pas një konflikti të ashpër mes dy familjeve, i cili kishte nisur pasi një vajzë nga familja Jusufi ishte larguar dhe ishte strehuar tek familja Sherifi. Tensionet kulmuan me përplasje të armatosur pranë varrezave të fshatit, ku fillimisht u vra Zija Jusufi (32), ndërsa më pas, gjatë sulmit në një shtëpi, humbën jetën edhe dy persona të tjerë, shkruan Albeu.com.

Për këtë ngjarje, më herët ishin dënuar me burgim të përjetshëm Sabri Sherifi dhe babai i tij Mitat Sherifi, ndërsa Fatmir Sherifi ishte dënuar me 10 vjet burg. Emri i Besim Sherifit kishte qarkulluar gjatë gjithë hetimeve, por ai nuk ishte përfshirë në aktakuzat për shkak të arratisë dhe pamundësisë për t’u arrestuar.

52-vjeçari Besim Sherifi bu arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa materialet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Shkupin, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij.

Si iu zbulua?

Fillimisht, dy muaj më parë, forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar. Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.

Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.
Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm. /albeu.com/

The post Arrestimi pas dy dekadash i Besim Sherifit, si ndodhi rasti tragjik me tre të vrarë në Kopanicë të Shkupit? appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 5, datë 24.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ankimimi u bë ndaj vendimit të GJKKO në prill të vitit 2025, ku u konsfiskua apartamenti në pronësi të Dedjas.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe urdhëroi kthimin e çështjes për rigjykim me një trup tjetër gjykues.

SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO-së e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK, Bashkim Dedja, ka fshehur apartamentin në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vettingun.

Ish-anëtari i Kushtetueses, u shkarkua nga Vettingu për mosjustifikim e një apartamenti ne Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja appeared first on Albeu.com.

Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime

Cristiano Ronaldo ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike. Ylli i futbollit ka publikuar në Instagram një foto të bukur të çiftit, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime! ❤️”. Ky mesazh ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të fortë dhe momente të bukura familjare, ka ndarë shumë momente me fansat e tyre, përfshirë fotot me fëmijët e tyre. Ky urim për ditëlindjen e Georginës vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi ata pritet të bëhen edhe më të lidhur në vitin 2026, pasi është konfirmuar se do të martohen gjatë këtij viti.

Megjithatë, një pyetje e madhe që mbetet është se kur do të ndodhë kjo martesë. Deri tani, nuk ka një datë të caktuar për ngjarjen e madhe, por me siguri kjo është një prej momenteve më të pritura nga fansat e çiftit. Pasuria e dashurisë dhe e suksesit të Ronaldos dhe Georginës është një frymëzim për shumë të tjerë, dhe ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në botë.

The post Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime appeared first on Albeu.com.

Bujqësia mori goditje të konsiderueshme/ Erion Braçe kritika ministrit Pirro Vengu: Tha se paratë për t’i shlyer kanë kaluar, por në buxhet nuk janë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, për dëmshpërblimet nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë.

Socialisti tha se në buxhet nuk janë pagesat për zonat Gramshit dhe të Delvinës, të cilat u goditën dy herë në nëntor dhe janar, nga përmbytjet dhe ngricat.

Sipas Braçes, Vengu tha se paratë kanë kaluar, por në të vërtetë nuk janë në buxhet, as në relacion dhe as në seancën e zhvilluar në komision.

“Më vjen mirë që paratë janë shtuar në bujqësi dhe fondi është realizuar thuajse 100%. Ajo që me shqetëson është që kanë ndodhur fatkeqësi te mëdhaja dhe bujqësia ka marrë një goditje të konsiderueshme. Në verë goditja për bujqësinë erdhi në dy zona, Gramshi dhe Delvina. Duhet të paguajnë për to.

Më habiti ministri i Mbrojtjes kur tha që janë kaluar paratë për të shlyer këto dëme të shkaktuara për bagëtitë, por edhe për frutikulturën sepse në buxhet unë nuk i gjej, as në relacion dhe as në seancën që zhvilluam në komision nuk ishin. Përmbytjet e kombinuara me ngrica në nëntor dhe janar, kanë goditur zonën më prodhuese të vendit”, tha Braçe.

Braçe më tej tha se në krahun e shpenzimeve publike “vazhdojmë të kemi mos realizime”.

“Në 4 vite 1.2 mln euro mos realizime që janë një buxhet i plotë i investimeve publike. Janë shumë para që nuk realizohen”, tha deputeti i PS.

 

The post Bujqësia mori goditje të konsiderueshme/ Erion Braçe kritika ministrit Pirro Vengu: Tha se paratë për t’i shlyer kanë kaluar, por në buxhet nuk janë appeared first on Albeu.com.

Kthesë e papritur për Botërorin e ardhshëm, presidenti i Spanjës konfirmon finalen

Botërori i ardhshëm i vitit 2030, që tani është kthyer në temë diskutimi. Kjo pasi do të pritet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja, ndërsa mbetet për t’u vendosur zyrtarisht se cili prej shteteve do të marrë ekskluzivitetin e ndeshjes finale.

Fillimisht u mendua se do të jetë Maroku, megjithatë së fundmi erdhi një kthesë e papritur. Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Rafael Luzan, u shpreh se do të jetë vendi i tij që do e presë ndeshjen më të rëndësishme.

“Botërori do të jetë në Spanjë dhe finalja do të luhet këtu” u shpreh presidenti Luzan për “AS”. Mbetet për t’u vendosur stadiumi, që me shumë gjasa do të jetë “Santiago Bernabeu” i Madridit.

The post Kthesë e papritur për Botërorin e ardhshëm, presidenti i Spanjës konfirmon finalen appeared first on Albeu.com.

Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani

Zgjerohet fronti që kërkon të braktisë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Çështja ka përfshirë politikën, ndërsa në anën tjetër është linja e fortë e Washington-it mbi emigrimin, që u mohon pjesërisht tifozëve hyrjen në SHBA.

Botërori nuk ka qenë kurrë më parë kaq në rrezik. Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e ndonjë ekipit të madh, problemi është politik. Gjithmonë e më shumë vende europiane po mendojnë ta bojkotojnë eventin e verës, pas zhvillimeve të fundit në raportet me SHBA-të.

Në krye të protestës është natyrisht Danimarka. Tentativat e Trump për të marrë Groenlandën (territor që i përket kurorës daneze) kanë irrituar opinionin publik. Në një sondazh të fundit të portalit “BT”, 90% e danezëve u shprehën pro bojkotit të Botërorit.

Çështja ka prekur edhe Suedinë, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzon të blejë mallra “Made in Usa”, si një përgjigje për qartësinë e munguar të pozicionit të Trump për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Diskutime të forta mbi Botërorin amerikan ka edhe në Gjermani. Zëvendëspresidenti i Federatës, Oke Göttlich, president i St.Pauli, klub i lagjes punëtore të Hamburgut, ka dalë hapur kundër. Ai gjithmonë ka qenë kundër modelit futboll-biznes.

Për “Hamburger Morgenpost”, Göttlich ka thënë se ka ardhur momenti për veprime konkrete të forta. Ky qëndrim është në linjë me kërkesat e tifozëve të St.Pauli, që së fundi i kanë bërë apel FIFA-s për të njohur Federatën e Futbollit të Groenlandës. Një gjest simbolik, që mund të përfaqësojë një “levë diplomatike” ndaj pretendimeve amerikane.

Iniciativa është mbështetur nga disa politikanë të Cdu, por është ndalur nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili kishte përkrahur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut.

Në mes janë edhe problemet që lidhen me faktorin e sigurisë. Sidomos pas imazheve të ditëve të fundit të Minneapolis, me 3 mijë agjentë të Ice të mobilizuar për operacionin anti-emigrim të kërkuar nga Trump. Nuk është ende e qartë se si qeveria amerikane do të administrojë fluksin e tifozëve nga shumë vende të botës që do të ndjekin Botërorin.

Muajt e fundit Washington-i ka pezulluar apo ndaluar vizat turistike për qytetarët e disa vendeve, mes tyre edhe të vendeve të kualiafikuara për në Botëror. Është rasti i Iranit. Po ashtu, nuk është e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet “Fifa pass” i propozuar nga Infantino për të lehtësuar hyrjen e tifozëve të çdo pasaporte.

Klima e rënduar ndërkombëtare, tensioni në rritje në SHBA dhe paqartësia në lidhje me vizat turistike rrezikojnë seriozisht të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që ka qenë gjithmonë baza e Botërorëve. Ideja e kojkotit nga java në javë po fiton kuota.

The post Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani appeared first on Albeu.com.

❌