Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë

✇Albeu
By: M C

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshitjes së dherave nga shpati të nxitura nga reshjet e dendura të shiut.

Rrëshqitje ka pasur dhe gjatë ditës së sotme, duke evidentuar këtu dhe një rast ku sasi inertesh ranë mbi një automjet ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Këto rrëshqitje bllokuan njërën korsi, por lëvizja nuk u bllokua plotësisht.

Nga rrëshqitja e fundit, janë bllokuar të dy krahët e lëvizjes dhe aktualisht aksi është i paaksesueshëm nga automjetet, ndërsa shoferët janë orientuar për të përdorur rrugën e vjetër. Sakaq, në terren ndodhen grupet e punës ku po punohet për pastrimin e aksit dhe rihapjen sa më parë të qarkullimit.

The post Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Albeu.com.

“Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale

✇Albeu
By: M C

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten e tij, Selvijen, dhe djalin e tyre.

Pas ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja e Shpatit u përball me komente dhe sulme të shumta në rrjetet sociale, gjë që solli edhe reagimin e nënës së këngëtarit. Ajo theksoi raportin e mirë që kishte me Selvijen dhe kërkoi ndalimin e gjykimeve të pabaza.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Living Day”, ishte halla e këngëtarit, Flora Kasapi, e cila deklaroi se ndaj Selvijes është bërë një padrejtësi e madhe, duke reaguar ashpër ndaj kritikave publike.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

The post “Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Jemi puthur, flisnim me”/ Mateo nuk e mbyll kapitullin me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe

✇Albeu
By: M C

Mateo duket se nuk e ka mbyllur ende kapitullin me Brikenën. Ai ka folur sërish hapur në lidhje me raportin e tij me banoren, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt dyshimeve të ngritura nga Kristi.

Gjatë bisedës së tyre, Mateo u shpreh se lidhja e tij me Brikenën nuk ka qenë aq sipërfaqësore sa është prenteduar. Ai ka mohuar se gjithçka ka mbetur vetëm në disa mesazhe.

Sipas banorit, komunikimi mes tij dhe Brikenës ka qenë i vazhdueshëm dhe në disa forma. Ai theksoi se mes tyre ka pasur më shumë se kaq, madje edhe takime fizike dhe afrimitet.

“Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam treguar versionin tim nga fillimi deri në fund”, tha Mateo, i cili më pas nënvizoi se nuk dëshiron të flasë në emër të Brikenës apo ta vendosë atë në një pozitë të vështirë.

Banori theksoi se nuk synon të duket mashtrues dhe as ta nxjerrë atë keq para publikut.

“Nuk flas dot unë për të. Nuk dua as të dal keq vetë, as ta nxjerr keq atë, por thjesht nuk më ka pëlqyer”, vijoi Mateo, i cili pa dhënë shumë detaje, pranoi se mes tyre ka pasur një marrëdhënie të vëretë.

“Ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur, por nuk ka rëndësi ta them unë këtë, sidomos në Prime”, shtoi banori, i cili në fund theksoi se nuk bëhet fjalë për diçka për t’u fshehur, por as për t’u ekspozuar publikisht.

The post “Jemi puthur, flisnim me”/ Mateo nuk e mbyll kapitullin me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe appeared first on Albeu.com.

Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë

Emri Luana Lopes Lara mund të mos ju thotë shumë, por gruaja e re nga Brazili është aktualisht miliarderja më e re femër në botë që ka fituar vetë pasurine. Në moshën 29-vjeçare, kompania e saj u vlerësua në 11 miliardë dollarë, një zhvillim që e vendosi në krye të një liste që deri vonë përfshinte Lucy Guo të Scale AI dhe Taylor Swift.

Megjithatë, udhëtimi i saj filloi larg botës së teknologjisë dhe investimeve. Duke u rritur në Brazil, ajo u stërvit intensivisht në balet, duke ndjekur Shkollën e Teatrit Bolshoi. Siç raporton Forbes, vitet e adoleshencës ishin më të vështirat e jetës së saj : mësime akademike nga ora 7 e mëngjesit deri në mesditë dhe prova baleti deri vonë natën, në një mjedis jashtëzakonisht konkurrues. Sjellja e trajnerëve dhe atletëve të tjerë ishte e papranueshme – mësuesit do të digjnin cigare në kofshët e saj për të testuar qëndrueshmërinë e saj, ndërsa bashkëmoshatarët e saj do t’i vinin syze në këpucë për ta sabotuar, por ajo nuk u dorëzua.

Në të njëjtën kohë, interesi i saj për shkencën ishte i madh. Vajza e një matematikani dhe inxhinieri elektrik, ajo shkëlqeu në garat kombëtare akademike në Brazil dhe, pasi mbaroi shkollën e mesme, punoi për nëntë muaj si balerinë profesioniste në Austri. Menjëherë pas kësaj, ajo mori vendimin ta linte baletin përgjithmonë dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara për të studiuar shkenca kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Në MIT, ajo takoi Tarek Mansour, me të cilin ndante një rreth të përbashkët miqsh dhe interesash akademike. Të dy u afruan më shumë përmes kurseve dhe, më vonë, përmes stazheve në sektorin financiar. Gjatë studimeve të saj, ajo punoi gjatë verës në firma të tilla si Bridgewater Associates e Ray Dalio dhe Citadel Securities e Ken Griffin.

Pika e kthesës erdhi në vitin 2018, kur ai dhe Tarek Mansour u takuan në Five Rings Capital në New York. Atje lindi ideja për një platformë tregjesh parashikimi , ku përdoruesit mund të parashikonin rezultatin e ngjarjeve të ardhshme, nga zgjedhjet dhe ndeshjet sportive deri te ngjarjet kulturore.

Një vit më vonë, ideja e tyre u pranua në programin Y Combinator, dhe në vitin 2020, Kalshi, siç e quajtën ata idenë e tyre, siguroi miratimin nga Komisioni i Tregtimit të Kontratave të Ardhshme të Mallrave, duke e bërë atë platformën e parë të tregjeve të parashikimit të rregulluara federalisht në SHBA. Sipas Fortune, në vetëm gjashtë vjet, kompania ka arritur të rritet në një gjigant, duke mbledhur së fundmi 1 miliard dollarë fonde dhe duke e rritur vlerësimin e saj në 11 miliardë dollarë.

Karriera e Luana Lopes Lara shpesh lidhet me qëndrueshmërinë fizike dhe mendore që ajo zhvilloi përmes vallëzimit. Hulumtimet tregojnë se disiplina atletike është e lidhur me rritjen e shanseve për sukses profesional, veçanërisht për gratë . Nuk është rastësi që, sipas të dhënave të EY, shumica dërrmuese e grave në pozicione drejtuese kanë një sfond sportiv.

Vetë Luana Lopes Lara është një shembull kryesor se si këmbëngulja, rezistenca ndaj dështimit dhe disiplina mund të transferohen nga skena e baletit në botën e sipërmarrjes. Sot, Kalshi vazhdon të zgjerohet, me vëllime transaksionesh në rritje dhe partneritete të reja, ndërsa Luana Lopes Lara mbetet një nga fytyrat më interesante në skenën globale të teknologjisë.

The post Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë appeared first on Albeu.com.

Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët

✇Albeu
By: M C

Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua të mërkurën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duke folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë.

Ai u pyet nëse qeveria amerikane ishte e përgatitur të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje me Groenlandën, por Rubio shmangu komentimin mbi thelbin, duke deklaruar se kjo nuk ishte koha e duhur për një diskutim të tillë.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo për ndërhyrjen ushtarake. Do të takohem me ta javën tjetër. Do t’i zhvillojmë këto diskutime atëherë. Në këtë kohë, nuk kam asgjë më shumë për të shtuar,” tha ai.

Megjithatë, Rubio iu referua interesit të hershëm të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë, duke theksuar se kjo nuk është një ide e re. Siç tha ai, çështja ishte ngritur në të kaluarën nga Donald Trump , gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

“Interesi i Donald Trump për blerjen e Groenlandës nuk është i ri. Ai e kishte përmendur atë në mandatin e tij të parë dhe ai nuk është presidenti i parë i SHBA-së që shqyrton ose studion se si vendi ynë mund ta fitojë Groenlandën. Ka interes “, tha ai.

The post Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët appeared first on Albeu.com.

Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet

✇Albeu
By: M C

Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përballur me një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qyteteve.

Pasditja e sotme ka pasur shtim të reshjeve të shiut, të cilat kanë sjellë, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana.

Raportohet se lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati, teksa zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja.

Kjo zonë shpesh herë më parë është përmbytur disa herë, por nuk ka pasur dëme materiale.

Ndërsa vijon të jetë rrezik i lartë përmbytjesh në qytetet e tjera.

The post Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Stenaldo flet për ish të dashurën: Ishte libaneze, 6 vite më e madhe se unë

Stenaldo dhe Juela kanë ‘hapur zemrën’ dhe kanë folur për ish-marrëdhëniet e tyre. Banori ka rrëfyer për lidhjen e tij të fundit, me një vajzë 6 vite më të madhe se ai. Stenaldo flet me fjalë shumë të mira për të, duke e cilësuar si një nga njerëzit më të shkëlqyer që ka njohur në jetë.

Pjesë nga biseda:

Stenaldo: Lidhja e fundit ka qenë me një vajzë 6 vite më të madhe se unë. Një nga njerëzit më të shkëlqyer që kam njohur në jetë

Juela: Ça thua?

Stenaldo: Po, absolutisht

Juela: Ke raport të mirë?

Stenaldo: Kemi ngelur miq tani

Juela: Pse mbaroi?

Stenaldo: Unë isha në një moment që nuk e dija nëse do rrija apo do ikja.

Juela: Shqiptare apo gjermane?

Stenaldo: Me origjinë libaneze por e rritur atje

Juela: Libaneze?

Stenaldo: Po

Juela: Janë si ne

Stenaldo: Shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ishte marrëdhënie shumë e shtruar nga gjërat e tjera që kam përjetuar. Ti ke qenë shumë e re kur ke njohur atë djalin

Juela: Po, 22 vjeç

Stenaldo: Unë që mendoja që i njihja të gjitha, mosha e saj më bënte të mendoja se prit se kjo vajzë di, ka bërë gjërat e saj në jetë.

The post Stenaldo flet për ish të dashurën: Ishte libaneze, 6 vite më e madhe se unë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës

✇Albeu
By: M C

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, Shkodra nuk po has probleme të mëdha nga vërshimi i ujërave.

Në Obot raportohen me qindra hektarë toke të përmbytura por asnjë banesë me prezencë uji. Në rrugën kryesore evidentohet prani uji rreth 30–40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta ndërsa forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët për qarkullimin.

Për shkak të rreshqitjes së rrugës vazhdon të jetë i bllokuar aksi nga Prekali në drejtim të Dukagjinit. Në Njësinë Administrative Bushat, në Vau të Dejës, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, është raportuar se rreth 15 familje janë të bllokuara nga prania e ujit, por në ndihmë u kanë shkuar strukturat e emergjencës civile. Në Bashkinë Malësi e Madhe, sipas Shtabit të Emergjencave, situata paraqitet e qetë.

Në fshatin Kamicë, përroi i thatë është tërhequr nga rruga, duke lejuar qarkullimin normal të automjeteve.Në Bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz raportohet vetëm për probleme me gurët në rrugë, si pasojë e reshjeve dhe erës.
Në hidrocentralet mbi lumin Drin, prurjet vazhdojnë të jenë të shumta.

Nga Fierzë nuk po shkarkohet ujë, ndërsa në Koman po shkarkohet me 1200 m³/s dhe në Vau të Dejës me 1600 m³/s.

The post Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

✇Albeu
By: M C

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor në hyrje dhe dalje të Tiranës, si edhe brenda qytetit.

Raportohet se dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë është bllokuar pothuajse totalisht për shkak të trafikut të rënduar dhe prezencës së ujit në disa akse. Ndërkohë, situata paraqitet edhe më problematike në rrugët urbane të kryeqytetit.

Vonesa të mëdha dhe autokolona të gjata janë regjistruar në Rrugën e Laprakës, te zona e “21 Dhjetorit”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, si edhe përgjatë Rrugës së Kavajës dhe Bulevardit “Bajram Curri”.

Probleme në qarkullim janë raportuar gjithashtu në zonën e Ali Demit, në Rrugën e Dibrës, në rrugën “Xhanfize Keko”, si edhe në aksin që të çon drejt Tufinës, ku mjetet lëvizin me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar.

The post Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës appeared first on Albeu.com.

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja

✇Albeu
By: M C

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike.

The post Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji

✇Albeu
By: M C

Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë përmbytur qindra hektarë tokë, në qarkun e Shkodrës. Në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj. Ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile, po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji.

Në fshatin Reze e Vështit ka prezëncë uji, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj raportohet prezencë uji në një banesë.

Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë me intensitet të lartë dhe si rezultat, kanë shkaktuar përkeqësim të situatës në disa rrugë rurale. Në njësitë administrative Iballe, Fierzë, Blerim dhe Qafë Mali, si pasojë e vërshimit të ujërave në rrugë, kanë shkaktuar dëmtimin e tyre.

Lumenjtë Drin, Buna, Kir, Gjadër, si dhe përrenjtë Glinë dhe Përroi i Thatë, kanë rënie të prurjeve dhe të nivelit të ujit. Ndërsa, Diga e Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqet rrezik dëmtimi apo përmbytjeje. Hidrovoret e Velipojës, në Vilun dhe Cas, janë në gatishmëri dhe funksionojnë me kapacitet të plotë

The post Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji appeared first on Albeu.com.

Vajza e ish-banorit të BBV 5 shfaqet në studio: Nuk dua të futet më brenda

Armiri është banori që mbrëmë la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” ku foli per eksperiencen e tij.

Ish-banori kishte një surprizë për publikun, pasi u shfaq në ekran së bashku me vajzën e tij, Aura. E vogla u shpreh se e kishte marrë malli për babain dhe se kishte thënë ‘që të mos futej më brenda’.

Armir shtoi se e bija nuk e kishte ndjekur shumë, pasi ishte xheloze, ajo donte që ai të ishte jashtë, ose të hynte vetë ajo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Sidorela: Aura, si je?

Aura: Mirë

Sidorela: Je rehat këtu në studio?

Aura: Po

Sidorela: Pse erdhe sot me babin? Ça meraku kishe?

Armir: Ça më the të shtëpia ‘s’dua të të lë të futesh më brenda’

Aura: Nuk dua që ta lë të futet më brenda

Sidorela: Pse të mori malli?

Aura: Po

Sidorela: E ke parë babin në “Big Brother”?

Aura: Po

Sidorela: Më the që të ka parë pak

Armir: Po se ishte xheloze, donte të dilja unë ose të vinte ajo aty brenda

Sidorela: Si tu duk babi në Big?

Aura: Mirë.

The post Vajza e ish-banorit të BBV 5 shfaqet në studio: Nuk dua të futet më brenda appeared first on Albeu.com.

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez: Djali që ajo e urrente dhe e krahasonte me një tumor gjithashtu i bëri homazhe asaj

Aktorja franceze Brigitte Bardot është varrosur në Saint-Tropez, ku jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga bota e kinemasë në kulmin e famës së saj.

Ceremonia mortore filloi me këngën “Ave Maria” nga Maria Callas në kishën e Notre-Dame-de-l’Assomption në prani të bashkëshortit të saj Bernard d’Ormale, djalit Nicolas-Jacques Charrieri, nipërve dhe mbesave dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me të birin. Ajo kurrë nuk donte të bëhej nënë dhe e krahasonte shtatzëninë me një tumor. Ajo ia besoi rritjen e të birit ish-bashkëshortit të saj, Jacques Charrier, me të cilin ishte e martuar nga viti 1959 deri në vitin 1963.

Megjithatë, Nicolas-Jacques Charrier mbërriti në funeralin e saj dhe vendosi lule me mbishkrimin “Për Nënën”, i cili ishte një moment veçanërisht emocionues për të gjithë të pranishmit.

Qindra fansa të saj u mblodhën në qytetin e vogël për të ndjekur lamtumirën e saj në ekranet LED të vendosura në port dhe në sheshe.

Në funeral morën pjesë shumë figura të famshme, përfshirë themeluesen e partisë franceze të krahut të djathtë, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen.

Brigitte Bardot ndërroi jetë më 28 dhjetor 2025, në moshën 91 vjeç. Burri i saj, Bernard d’Ormale, tha në një intervistë me Paris Match se ajo vdiq nga kanceri. Ai tha se lufta për mbrojtjen e kafshëve ishte në mendjen e saj deri në frymën e fundit

The post Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez: Djali që ajo e urrente dhe e krahasonte me një tumor gjithashtu i bëri homazhe asaj appeared first on Albeu.com.

Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë

✇Albeu
By: M C

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier ka bërë me dije se, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore. Si dhe për shkak të presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga kjo situatë.

Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke nisur nga ora 16:00, deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

The post Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë appeared first on Albeu.com.

“Dhelpër dinake”, Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn

Largimi i papritur i Sasa Hodës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 të premten ka habitur publikun.

Siç është tashmë zakon, ajo u shfaq të nesërmen në emisionin “Big Talk”, ku foli hapur për përvojën dhe vendimin e saj për t’u tërhequr nga gara.

Megjithatë, ajo që ndezi debat në rrjetet sociale nuk ishte arsyeja e largimit, por një deklaratë e bërë gjatë intervistës.

Në bisedë, Sasa e përshkroi konkurrenten Elijona si “dhelpër dinake”, duke iu referuar mënyrës së saj të lojës.

Komenti u shkëput nga konteksti dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një kritikë personale ndaj saj.

Përballë reagimeve të shumta, Sasa reagoi përmes një sqarimi publik në InstaStory, ku theksoi se fjalët e saj ishin keqkuptuar.

Ajo nënvizoi se epiteti kishte të bënte vetëm me strategjinë e Elijonës në lojë dhe aspak me karakterin e saj si person.

“Kam marrë disa mesazhe lidhur me Elijonën. Është keqinterpretuar shprehja ‘dhelpër dinake’ – ajo i referohej lojës së saj, ashtu siç e kam përmendur edhe brenda shtëpisë”.

Madje, vlerësoi hapur zgjuarsinë e Elijonës dhe i shprehu mbështetje të plotë për vazhdimin e rrugëtimit në format.

“Për moshën që ka, është jashtëzakonisht e zgjuar dhe shpresoj sinqerisht ta shoh në finale. Elijona e di sa shumë e dua”, shtoi mes tjerash.

The post “Dhelpër dinake”, Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

✇Albeu
By: M C

Aksi nacional Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjetetve të vështirsohet. Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e shumë fshatrave. Në këto rrugë ka patur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

The post Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh qeverinë të premten/ Fokusi i mbledhjes, objektivat për vitin 2026

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë të premten (më 9 janar), në Tiranë. Bëhet me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026.

Takimi do të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 10:00 dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.

The post Rama mbledh qeverinë të premten/ Fokusi i mbledhjes, objektivat për vitin 2026 appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim

✇Albeu
By: M C

FSHF ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratat me stafin e ekipit Kombëtar, më saktësisht me trajnerin Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Dorival dhe Zabaleta. Por nuk bëhet fjalë për një rinovim afatgjatë, vetëm një që zgjat deri në korrikun e këtij vitit, siç parashikohej edhe klauzola në marrëveshjen mes palëve nëse ekipi do të kalonte grupin kualifikues të Botërorit 2026.

Klauzola në fjalë parashikon që Silvinjo dhe stafi i tij do të vazhdojnë punën deri në korrik 2026, me shpresën që të kalojë play-off dhe të shkojë në Botëror, e më pas do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo jo bashkëpunimi mes palëve për një tjetër edicion.

NJOFTIMI I FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

The post ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim appeared first on Albeu.com.

Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh

✇Albeu
By: M C

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik–Elbasan.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa drejtuesit e mjeteve bëjnë me dije se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.

Kjo situatë përsëritet prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe lodhje për qytetarët që detyrohen të qëndrojnë gjatë në trafik.

Aksi u përfshi nga fluksi i lartë i automjeteve edhe në prag të ndërrimit të viteve, ku mijëra qytetarë pritën për orë të tëra në trafik, pavarësisht temperaturave nën zero.

The post Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Londrimi-Bias: Njerëzit s’e shohin si art punën tënde

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një nga temat që ka zgjuar debat mes konkurrentëve ka qenë profesioni i Bias.

Gjatë një bisede të qetë, Londrimi shprehu hapur mendimin e tij rreth mënyrës se si perceptohet puna e saj jashtë shtëpisë. Ai theksoi se, ndonëse Bia e konsideron profesionin e saj si formë arti, jo të gjithë në publik e shohin në këtë mënyrë.

“Ti e sheh si art, por të tjerët jo”, u shpreh Londrimi.

Bia nuk kundërshtoi, përkundrazi, u pajtua se shpesh përballet me paragjykime dhe se mënyra se si vlerësohet puna e saj mbetet e ndryshme nga personi në person.

Kjo bisedë hapi diskutime më të gjera brenda shtëpisë për respektin ndaj profesioneve dhe mënyrën se si publiku i categorizon ato, duke sjellë sërish në vëmendje faktin se fama dhe ekspozimi shpesh nuk shkojnë paralel me mirëkuptimin shoqëror.

Debati pritet të jetë temë komentimesh edhe jashtë shtëpisë, teksa publiku vazhdon të ndjekë nga afër dinamikat mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.

The post Londrimi-Bias: Njerëzit s’e shohin si art punën tënde appeared first on Albeu.com.

❌