Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 12 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Do kemi reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta.

Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, Instituti i Gjeoshkencavce thote se ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius.

Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë.

Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -10 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore pritet të jetë mesatare deri e fortë.

The post Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 12 Janar 2026/ Ja si do influencojë hëna në jetën sentimentale të beqarëve, zbuloni surprizat e yjeve

✇Albeu
By: V K

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.

Binjaket

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjate. Gjithçka ka për te ndryshuar sot për ta. Ne plani financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e stabilizuar.

Gaforrja

Nëse doni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbute do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencoje negativisht tej jeta sentimentale e beqareve dhe ata do mbeten serish vetëm. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Dëgjojeni zemrën tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume mire. Emocionet sa do vijnë e do shtohen kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sot sesa te fillojnë një lidhje e cila mund t’i beje te vuajnë se tepërmi. Financat do jene mjaft delikate kështu qe duhet te tregoheni shume te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Nëse jeni beqaret mos u ndalni, por njihuni me sa me shume persona qe te mundeni. Ne këtë mënyrë do keni mundësi te bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë aq para sa te kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.

Peshorja

Gjate kësaj dite do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit tuaj. Ai do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje ta dashuroni me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot, por duhet te marrin vendime nëse ju pëlqen shume dikush. Ne planin financiar do i gjykoni gjerat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Jeta sentimentale e te dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni qe te mbizotërojë ne çdo moment harmonia. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shume te organizuar sot ne planin financiar dhe gjerat do ecin sipas planeve qe keni bere.

Shigjetari

Do e luftoni me sa te keni mundësi sot rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu qe do e keni pak te vështirë te bëni zgjedhje. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.

Bricjapi

Mos ëndërroni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do vuani tej mase. Ata qe janë ende vetëm, nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e personit qe aq shume dashuroni. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përputhet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te domosdoshme ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Peshqit

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund te keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqare te dëshpëruar ne kërkim te shpirtit binjak, nuk duhet te nxitoheni dhe te hidheni ne krahët e te parit qe do iu propozoje. Financat do jene katastrofike, kështu qe mos bëni gjera te nxituara për te cilat te pendoheni.

The post Horoskopi 12 Janar 2026/ Ja si do influencojë hëna në jetën sentimentale të beqarëve, zbuloni surprizat e yjeve appeared first on Albeu.com.

I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai

Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club dhe gjatë diskutimit në studio, ajo deklaroi se Brikena ka pasur një lidhje me ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’, Atdheun.

Pas kësaj deklarate në një lidhje telefonike, Atdheu ka reaguar duke thënë që mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie dashurie dhe se ajo është një gocë e çiltër dhe e pastër.
“Është gocë e çiltër, e pastër, nuk është intrigante. Jam duke bërë tifo për të, nuk dua të gozhdohet në rrjet prandaj desha të reagoj që nuk ka pasur gjë” u shpreh Atdheu.

The post I lidhur me Brikenën?! Atdheu reagon direkt në Fan Club, ja çfarë thotë ai appeared first on Albeu.com.

Termometri zbret në -35 gradë Celsius në Lapland/ Mijëra turistë të bllokuar, shkak pezullimi i fluturimeve nga i ftohti ekstrem

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finlandës, pasi një valë e pazakontë të ftohti ekstrem ka çuar në pezullimin e fluturimeve nga aeroporti i Kittilës.

Temperaturat kanë zbritur deri në -35 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të anulojnë të gjitha nisjet e planifikuara ditën e diel.
Fluturimet nga Kittila, që do të transportonin turistët drejt destinacioneve si Londra, Mançesteri, Bristoli, Parisi dhe Amsterdami, u anuluan për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Situata pritet të vijojë edhe të hënën, pasi agjencia meteorologjike finlandeze parashikon temperatura deri në -39 gradë Celsius, ndërsa fluturimi i parë i ditës është anuluar tashmë.

Sipas operatorit të aeroporteve Finavia, i ftohti ekstrem po e bën të pamundur shkrirjen e akullit nga avionët, ndërsa pajisjet e furnizimit me karburant dhe mirëmbajtjes në tokë rrezikojnë të ngrijnë. Lagështia e lartë në ajër po e përkeqëson më tej situatën, duke krijuar ngrica të rrëshqitshme.
Edhe pse Laplanda njihet për dimra të ashpër, temperaturat aktuale janë shumë më të ulëta se mesatarja sezonale, e cila zakonisht është rreth -14 gradë Celsius, me rënie sporadike deri në -30 gradë. Aeroporti i Kittilës shërben kryesisht turistët që vizitojnë vendpushimet e skive dhe Dritat Veriore, ndërsa aeroporti i Rovaniemit, më në jug, është një tjetër pikë e rëndësishme turistike. Edhe aty është raportuar anulimi i të paktën një fluturimi.
Fluturimet nga dhe drejt Kittilës janë anuluar edhe të premten dhe të shtunën, ndërsa moti i acartë ka rritur ndjeshëm rrezikun në rrugë. Autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme akulli në rajon.
Ndërkohë, i ftohti ekstrem në Lapland vjen në një kohë kur një stuhi e fuqishme ka përfshirë Evropën Veriore, duke shkaktuar ndërprerje udhëtimesh dhe probleme serioze edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Në Angli raportohet për një viktimë nga rrëzimi i një peme, ndërsa rreth 100 mijë banesa mbetën pa energji elektrike në Francë

The post Termometri zbret në -35 gradë Celsius në Lapland/ Mijëra turistë të bllokuar, shkak pezullimi i fluturimeve nga i ftohti ekstrem appeared first on Albeu.com.

Protestat e dhunshme në Iran, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin lindor të Mashhadit.

Gjenerali i brigadës Javad Keshavarz, përgjegjës për forcën kundër narkotikëve, humbi jetën në një sulm nga protestues të armatosur rreth orës 21:30 sipas orës lokale, sipas raportimeve.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë përleshje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë gjatë natës.

Ngjarja ndodh ndërsa valët e protestave antiqeveritare në Iran vazhdojnë të përhapen në vend.

The post Protestat e dhunshme në Iran, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se braktisi fëmijët e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nëna: Nuk është vërtetë. Punoj për të paguar qiranë dhe për t’i ushqyer

Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë e divorcuar prej pesë vitesh dhe përballjen me denoncimin e ish-vjehrrës.

“Nuk i braktisa. Isha në punë. Punoj si banakiere në një lokal dhe i lë të tre fëmijët bashkë kur shkoj në punë. Paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë e shtëpisë. Nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk mund të jem gjithmonë pranë tyre“, ka deklaruar ajo.
Blerina shpreh shqetësimin e saj për denoncimin nga ish-vjehrra, të cilin e quan një “kurth”.

“Si mund ta braktis fëmijët, kur unë vetë punoj për ta? Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk është e tolerueshme që të vijë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici”, shton ajo.
Ajo shpjegon se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur fëmijët. “Babai i tyre ka qenë në burg në Itali për pesë vjet dhe ka paguar vetëm 180 mijë lekë të vjetra për fëmijët. Si mund t’i ushqej fëmijët me kaq pak? Unë nuk i braktis kurrë, jam nënë. Djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për trajtim të gjatë. Tani është më mirë, dhe nuk do t’i lë kurrë fëmijët.”
Edhe faktin që nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë kohët e fundit është sepse njëri prej tyre ka pasur një sëmundje ngjitëse, por tani është mirë.
Blerina në një komunikim telefonik tregon gjithashtu shqetësimin e saj për hetimet ndaj saj. “Më morën në pyetje në polici dhe dëgjova se mund të më marrin fëmijët. Por unë nuk do t’i lejoj kurrë të shkojnë në jetimore.”

The post Dyshohet se braktisi fëmijët e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nëna: Nuk është vërtetë. Punoj për të paguar qiranë dhe për t’i ushqyer appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Barcelona fiton Superkupën e Spanjës në një ndeshje spektakolare

Barcelona e ka fituar sërish Superkupën e Spanjës, duke mposhtur në finale rivalin e përbetuar, Real Madrid.

“El Clasico” si gjithnjë ishte tepër e zjarrtë, me të dy skuadrat që rrezikuan nga fillimi – ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 3-2.

Barcelona fillimisht dominoi në posedim për të krijuar rastet më të rrezikshme, mirëpo që dështonin t’i konkretizonin.

Ishte Raphinha që e zhbllokoi epërsinë me një supergol pas asistimit të Fermin Lopez (36’).

Sidoqoftë, Reali u kthye në lojë falë Vinicius Jr që shënoi një gol të bukur solo (45+2’).

Barcelona megjithatë riktheu shpejtë epërsinë përmes Robert Lewandowskit, që shënoi me një parabolë të bukur pas asistimit të Pedrit (45+4’).

Por, Reali arriti të shënojë prapë. Në aksionin e fundit, Gonzalo Garcia shënoi pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore (45+6’).

Heroi i Barcelonës rezultoi të jetë Raphinha, i cili realizoi një tjetër supergol – ku këtë herë goditja e fuqishme iu devijua nga Asencio dhe përfundoi brenda rrjetës (73’).

Barcelona në kohë shtesë edhe mbeti me një lojtar më pak si pasojë e një ndërhyrje të rëndë të De Jong te Mbappe (90+1’).

Sidoqoftë, Reali nuk i shfrytëzoi dy raste të arta në kohën shtesë – ku si Asencio edhe Carreas dështuan nga afërsia.

Kësisoj, Hansi Flick e mban rekordin e mrekullueshëm si të pamposhtur në finale./Telegrafi/

GOLAT:

73’ GOOOL BARCELONA! Rafinja gjuan në hyrje të zonës, sfera devijohet pak nga Asencio, aq sa për të nxjerrë jashtë loje Kurtua i cili sheh sferën në rrjetë. (VIDEO)

45’+4’ GOOOL BARCELONA! Pedri gjen Levandovskin me një asist perfekt, sulmuesi mposht Kurtua me një prekje për të kaluar përsëri ekipin në avantazh. (VIDEO)

45’+2’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius merr topin nga e majta, driblon këdo që i del para dhe pastaj mposht portierin e katalanasve me një diagonale. (VIDEO)

36’ GOOOL BARCELONA! Zbritje e shpejtë e katalanasve me Rafinjan nga e majta, gjuajtja e brazilianit mposht Kurtua. (VIDEO)

The post VIDEO/ Barcelona fiton Superkupën e Spanjës në një ndeshje spektakolare appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Gol dhe asist, Brajan Gruda eliminon Mançester Junajtid nga FA Cup

Në një përballje emocionuese të fazës së 1/32-ve të FA Cup, Brajton ka arritur të eliminojë Mançester Junajtid me rezultat 2-1, duke treguar një performancë të shkëlqyer falë lojtarit me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.

Ylli i ndeshjes ishte padyshim Gruda, i cili luajti një rol vendimtar në të dy golat e Brajton. Ai hapi rezultatin në minutën e 12-të duke shfrytëzuar një konfuzion para portës së Junajtid dhe më pas asistoi për Dani Uellbek, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 64-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Për Junajtid, Benjamin Sheshko shënoi një gol me kokë në minutën e 85-të pas një krosimi nga këndi, por kjo nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin nga eliminimi.

Pas kësaj fitores, Brajton kalon në raundin tjetër të FA Cup, ndërsa Junajtid largohet nga kompeticioni.

Kjo ndeshje konfirmon edhe një herë se Gruda është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Brajton, dhe performanca e tij mund të jetë vendimtare për suksesin e skuadrës gjatë këtij sezoni.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

The post VIDEO/ Gol dhe asist, Brajan Gruda eliminon Mançester Junajtid nga FA Cup appeared first on Albeu.com.

“Mos ma thuaj më emrin”/ Keijsi debaton me Stelinën: Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, midis Kejsit dhe Stelinës.

Dy banorët e Big Brother VIP 5 u konfliktuan pasi në ‘prime-n’ e djeshëm u fut Ina.
Gjatë spektaklit, Stelinës iu dha Kutia e Pandorës, të cilën ajo vendosi ta hapë dhe, për herë të parë, pa një video të Kejsit duke u puthur me një vajzë, e cila ishte Ina.

Kujtojmë se të tre banorët kanë qenë konkurrentë në Për’puthen, ku Kejsi dhe Stelina ishin çift, ndërsa Ina gjatë programit u bë shoqe me Kejsin.
Pjesë nga debati:
Keijsi: Di edhe shumë gjëra të tjera, po unë e mbaj gojën mbyllur, nuk jam si ti.
Stelina: Nuk ke nevojë ta mbash gojën mbyllur, thuaje. Do më flliqësh ti mua? O Keijsi, ti je i fëlliqur.
Keijsi: Me mua mbarove punë sot, sepse bëra një super gjest dje dhe ti nuk di ta vlerësosh.
Stelina: Ti je i fëlliqur.
Keijsi: Ti e ndjen vetë brenda vetes çfarë gabimesh ke bërë, prandaj reagon kështu, prandaj bëhesh agresive.
Stelina: Unë agresive?
Keijsi: Ti në lojë bëj çfarë të duash, por të mashtrosh, të përbaltësh mua, një gocë tjetër apo këdo që ka të bëjë lidhje me mua, nuk ta lejoj.
Stelina: Ju jeni të përbaltur vetë.
Keijsi: E përbaltur je ti që këtej thoje dashuria për Kejsin te “E Diell” edhe këtej shkoje edhe putheshe me Kristin.
Stelina: Unë nuk jam puthur me Kristin.
Keijsi: Gabimi më i madh që unë bëj është që lash prapë ndjenjat e mia para egos time, prapë gabim.
Stelina: Pse, unë ça bëra?
Keijsi: Ça bëre? Asnjë gjë nuk bëre, thjesht tregon veten sa herë të jep besim, ti e ke përdor edhe e ke keqpërdor.
Stelina: Mos ma ngri zërin mua!
Keijsi: Mos ma përmend më emrin!
Stelina: Nuk jam tu të lujt fare.
Keijsi: Je tu bo skema, u fute pas meje gënjeve për Mirin.
Stelina: Pse nuk i thua asaj gocës që po bën super skema, po vjen ma thua mua? Ajo na ka parë të dyve këtu.
Keijsi: Ça i them asaj, i them asaj. Ty s’ka ç’të duhet.
Stelina: Po normale, se e ke shoqe atë.
Keijsi: Po normale e kam shoqe, nuk më ka shitur ndonjëherë.
Stelina: Vazhdo, merru me shoqet.
Keijsi: Po me shoqen do merrem, se shoqja të respekton, jo si ty. Ti ke mungesë të theksuar të vetëbesimit. Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat, qaj andej.
Stelina: Unë nuk flas nëpër cepa.
Keijsi: Nga sot ti me mua nuk flet më përballë

The post “Mos ma thuaj më emrin”/ Keijsi debaton me Stelinën: Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat appeared first on Albeu.com.

Evropa solidarizohet me Iranin, zhvillohen protesta në Londër, Paris dhe Berlin

Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë në kryeqytetet evropiane këtë fundjavë në solidaritet me protestuesit në Iran. Në Londër, protestuesit u mblodhën pranë Downing Street, rezidencës zyrtare të kryeministrit të Britanisë, Keir Starmer.

Disa valëvitnin flamuj iranianë të periudhës para-revolucionare, ndërsa të tjerë valëvitnin flamuj që mbanin logon e Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit.

Shumë njerëz mbanin pankarta me fotografi të Reza Pahlavi-t , djalit të shahut të fundit të Iranit.

“Populli iranian nuk e ka ndaluar protestën e tij. Ata dolën në rrugë dhe protesta është bërë edhe më e fortë”, tha për Reuters në protestë Leila Jazayeri, kryetare e Shoqatës së Grave Anglo-Iraniane në Mbretërinë e Bashkuar.

Një protestuese tjetër, e cila dha emrin Azadeh, tha se beson që ndryshimi demokratik duhet të vijë nga brenda Iranit.

“Populli iranian është ngritur përsëri në këmbë. Qeveritë perëndimore duhet të shprehin mbështetjen e tyre për popullin iranian dhe për protestat që ata po zhvillojnë në të gjithë vendin. Populli iranian duhet ta shohë vërtet këtë mbështetje përpara se të mobilizohet”, tha ajo.

Në Paris, njerëzit marshuan në një rrugë duke kënduar, duke luajtur muzikë dhe duke valëvitur flamurin e pararevolucionit të Iranit, i cili përmban një simbol luani. Disa valëvitnin edhe flamuj izraelitë.

Njerëzit dolën gjithashtu në rrugët e Berlinit në solidaritet me ata që protestojnë në Iran. Një person u pa duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Gratë, Liria e Jetës”, një referencë për lëvizjen protestuese të vitit 2022.

The post Evropa solidarizohet me Iranin, zhvillohen protesta në Londër, Paris dhe Berlin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë

Pas ditësh të tëra me mot të keq, reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, kjo e diel me diell ka tërhequr mijëra qytetarë drejt Malit të Dajtit.

Bora që ka zbardhur malin është kthyer në magnet për familje, të rinj dhe turistë, duke e shndërruar zonën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.

Megjithatë, fluksi i jashtëzakonshëm i vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar rrugor.

Aksesi drejt Dajtit është paralizuar pothuajse plotësisht, me radhë të gjata automjetesh që kanë krijuar trafik kilometrik.

Sipas pamjeve me dron, autokolonat shtriheshin deri në rreth 25 kilometra, duke e bërë udhëtimin drejt malit një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Jo vetëm ngjitja, por edhe kthimi nga Dajti është shoqëruar me vonesa të gjata dhe lodhje për vizitorët, të cilët janë përballur me orë të tëra pritjeje në trafik.

Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të shijuar borën, ajrin e pastër dhe panoramën dimërore që ofron mali më i afërt me Tiranën.

The post VIDEO/ 25 kilometra trafik, qytetarët “vërshojnë” në Dajtin e zbardhur nga bora, bllokohen për orë të tëra në rrugë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita

Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, kanë mungesë të energjisë elektrike.

Kjo shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme.

Ata thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të bërë të mundur rilidhjen e telave të këputur.

Sipas banorëve të këtij fshati, kërkojnë të shqetësuar një zgjidhje nga autoritetet përkatëse për rikthimin e energjisë elektrike.

The post Moti i keq në Prrenjas, fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita appeared first on Albeu.com.

ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë qarkullohen vetëm me zinxhirë, -6 gradë Celcius

Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë aktualisht të hapura edhe pse janë të mbuluara nga dëbora.

Ekipet e Autoritetit Rrugor dhe Emergjencave Civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Megjithatë, gjatë natës pritet që temperatura të bjerë deri në -6°C, duke sjellë rrezik të lartë për ngrica.

Akset Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Zavalinë kanë probleme dhe qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet dhe strukturat për shkak të ngricave.

The post ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë qarkullohen vetëm me zinxhirë, -6 gradë Celcius appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.

Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.
Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

The post VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli appeared first on Albeu.com.

Protestat ‘e përgjakshme’ në Iran/ Rëndohet bilanci, rreth 500 të vdekur dhe mbi 10,000 arrestime

Mediat shtetërore në Iran raportojnë se dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave të shkaktuara nga kriza ekonomike, ndërsa kryetari i Parlamentit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin me kundërpërgjigje në rast të një sulmi ndaj vendit.

Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur të dielën se 30 policë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën në provincën Isfahan, ndërsa edhe gjashtë të tjerë janë vrarë në Kermanshah, në perëndim të vendit, gjatë trazirave të fundit.

Nga ana tjetër, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se numri i përgjithshëm i forcave të sigurisë të vrara në mbarë vendin ka shkuar në 109 që nga nisja e protestave.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit njoftoi gjithashtu se një punonjës i saj ka humbur jetën gjatë një sulmi ndaj një ndërtese të ndihmës humanitare në qytetin Gorgan, kryeqendra e provincës Golestan.

Sipas mediave shtetërore, një xhami është djegur në qytetin Mashhad, në lindje të Iranit, mbrëmjen e së shtunës, duke shtuar më tej tensionet në vend.

Këto shifra viktimash vijnë në një kohë kur autoritetet iraniane po intensifikojnë përpjekjet për të shuar protestat më të mëdha të viteve të fundit. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, të revoltuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve, inflacioni dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

Ministria e Brendshme deklaroi se “trazirat” po vijnë gradualisht drejt shuarjes, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm paralajmëroi se personat e përfshirë në dhunë mund të përballen edhe me dënimin me vdekje.

Të shtunën, Ali Larijani, një zyrtar i lartë i sigurisë, akuzoi disa protestues për akte ekstreme dhune, duke i krahasuar me veprimet e grupit terrorist ISIS, duke thënë se ata “kanë vrarë njerëz dhe i kanë djegur, njësoj siç vepron ISIS”.

Ndërkohë, profesori Hassan Ahmadian nga Universiteti i Teheranit, në një intervistë për Al Jazeera, deklaroi se protestat që nisën dy javë më parë u përshkallëzuan në dhunë të hapur të enjten, duke e cilësuar atë si “një nga ditët më të frikshme në Iran, përfshirë edhe Teheranin”.

The post Protestat ‘e përgjakshme’ në Iran/ Rëndohet bilanci, rreth 500 të vdekur dhe mbi 10,000 arrestime appeared first on Albeu.com.

Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë

Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur për disa orë brenda minierës si pasojë e problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka konfirmuar se punëtorët kanë qëndruar rreth 8–9 orë në vendet e tyre të punës, deri në stabilizimin e situatës.

“Janë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, ka deklaruar Jonuzi.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas Jonuzit, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë.

The post Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Pse i bëre like?, emigranti 46-vjeçar dhe babai i tij rrihet nga fqinji në Fier. Polici e dhunoi për komentin në facebook në profilin e motrës (EMRAT)

Një emigrant nga Gjermania, i kthyer në vendlindje, në Vjosë të Fierit, ka denoncuar dhunën ndaj tij, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00.

Altin Meçaj, 46-vjeç, në një deklaratë për mediat u shpreh se personi që e ka goditur është një bashkëfshatar i tij, Fredi Lamaj, efektiv i policisë së Fierit.

Arsyeja e dhunës, ka sqaruar emigranti, është një koment që Altin Meçaj i ka bërë në rrjetin social në facebook, motrës së dhunuesit, Fredi Lamaj.

Altin Meçaj është shtruar në urgjencën e Fierit së bashku me të atin e tij, i cili ka të çara në kokë nga goditjet e dhunshme.

Altini sqaron se përpara se të dhunohej në pragun e shtëpisë, ka marrë një mesazh kërcënues nga Fredi Lamaj, me tekst “Nuk e di me kë je mpleksur”, gjatë kohës që ishte në lokalin e fshatit.

Pasi ka ardhur në shtëpi, janë fikur dritat dhe në këtë moment ka dëgjuar ta thërrasin nga jashtë. Kur ka dalë ai është goditur brutalisht deri sa ka rënë pa ndjenja.

Sipas tij është hedhur i ati për ta shpëtuar, por edhe atë e kanë goditur.

“Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur ë shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në facebook. Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi diçka e tillë me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në facebook.

Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë.

Mesazhi thonte ‘nuk e di me kë je mpleksur’. Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona.

Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken ë facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim.

Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.

Më ka thënë të njëjtat gjëra si në mesazh ‘nuk e di me kë je mpleksur’ dhe diçka tjetër që nuk mund ta them. Unë kërkoj që kjo mos të përsëritet dhe dua të drejtën time. Më është shkelur prona. Këtë person e kam dalluar vetëm nga zëri kur kam dalë jashtë. Unë i thashë që motra jote është e madhe nuk është e vogël, mund të më thotë ‘Altin boll se po më bezdis’. Komenti ka qenë ‘je bërë shumë e bukur’, një kompliment”, deklaroi 46-vjeçari Altin Meçaj.

Babai i tij, 76-vjeçari Ylli Meçaj tha se djali i kishte ardhur për pushime dhe se kjo ndodhi i kishte shokuar të gjithë. Me lot në sy ai kërkon drejtësi dhe siguri për familjarët pas kësaj ngjarje të rëndë.

“Nuk kam pasur asnjëherë ngatërresa në fshat. Djali ka qenë emigrant që në vitin 1997. Djali shkonte çdo darkë të i vëllai në një lokal tek shkolla. Erdhi rreth orës 11:00 të darkës. Në këtë kohë u fikën dritat. Në këtë kohë dëgjoj zëra.

Kur u ngrita e pashë djalin të shtrirë pa ndenja fare dhe e godisnin me shqelma nga këmba dhe i kishin hipur mbi trup. Por nuk i pashë sesa persona ishin. I rashë djalit përsipër dhe bërtita. Në këtë kohë më qëllojnë dhe mua u lava në gjak.

Doja të lëvizja djalin nuk e lëvizja dot. Gruaja ulërinte. Erdhi djali i madh duke ulëritur. Sikur mos të kisha dalë unë, djali nuk do të ishte gjallë sot. Nuk njoha asnjë njeri. Kam dëmtime në kokë. Kërkojmë drejtësi se po më shuhet gjithë familja. Janë gjithë njerëzit e shokuar në shtëpi”, tha Ylli Meçaj.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, ndërsa raportohet se rasti i ka kaluar për hetim Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore (AMP), për shkak se i denoncuari është pjesë e strukturave të policisë.

The post VIDEO/ “Pse i bëre like?, emigranti 46-vjeçar dhe babai i tij rrihet nga fqinji në Fier. Polici e dhunoi për komentin në facebook në profilin e motrës (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

“Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare”, Berisha: Dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, shprehet entuziast për zhvillimet në Iran, ku opozita iraniane po shkon sipas tij drejt fitores.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit.

Postimi i plotë

Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.

Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!

Vdekje Ajetullahëve!

The post “Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare”, Berisha: Dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Zbulohet “shtëpia e barit” në Sarandë/ Bie në pranga një person për kultivimin e 250 rrënjë k*nabisi

Një apartament ku kultivohej kanabis është zbuluar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.

Mësohet se rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në qytetin bregdetar.

Një person ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji.

Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

The post Zbulohet “shtëpia e barit” në Sarandë/ Bie në pranga një person për kultivimin e 250 rrënjë k*nabisi appeared first on Albeu.com.

❌