Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA
Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketĂ« rillogaritje tatimi. Kush del me tepricĂ« kreditore (tatim tĂ« mbipaguar) do tâi kthehet diferenca e lekĂ«ve tĂ« paguar pĂ«r tatim, por nĂ«se bĂ«n kĂ«rkesĂ« nĂ« tatimet rajonale.
Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.
Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt. Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.
Ligji âPĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhuratâ pĂ«rcakton qĂ« vlerat 48 mijĂ« lekĂ« apo 100 mijĂ« lekĂ« (sipas rasteve) do tĂ« ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do tĂ« llogaritet si rezultat i diferencĂ«s sĂ« tatimit tĂ« ri (pasi janĂ« bĂ«rĂ« zbritjet e shpenzimeve sipas shkallĂ«s tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« individĂ«ve) dhe tatimit qĂ« Ă«shtĂ« paguar nĂ« 2025.
Pra nĂ«se individi do tĂ« rezultojĂ« me tatim tĂ« mbipaguar, pasi tâi zbriten shpenzimet, shumĂ«n e tepricĂ«s do ta kĂ«rkojĂ« pĂ«r rimbursim nĂ«pĂ«rmjet njĂ« kĂ«rkesĂ« qĂ« do tâi bĂ«jĂ« drejtorive rajonale tĂ« tatimeve.
Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.
Shembull
Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç. Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.
NjĂ«ri nga çifti i prindĂ«rve qĂ« kanĂ« fĂ«mijĂ« nĂ«n 18-vjeç, pra ai qĂ« ka tĂ« ardhurat mĂ« tĂ« larta, do tâi zbriten 48 mijĂ« lekĂ«, nga tatimi e paguara mbi pagĂ«n gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« momentin kur do tĂ« plotĂ«sojnĂ« DeklaratĂ«n Individuale tĂ« tĂ« Ardhurave Personale.
Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.
Tatimi i paguar çdo muaj është:
Deri në 30,000 lekë- tatim 0
Pjesa 30,001â130,000 (130,000 â 30,000) Ă 13% = 100,000 Ă 13% = 13,000 lekĂ«
Pjesa mbi 130,000 â (150,000 â 130,000) Ă 23% = 20,000 Ă 23% = 4,600 lekĂ«
Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.
Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.
Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave. Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.
Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.
Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:
Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.
Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero
Pjesa 30,001 â 130,000 (130,000 â 30,000) Ă 13% = 100,000 Ă 13% = 13,000
Pjesa Mbi 130,000 (146,000 â 130,000) Ă 23% = 16,000 Ă 23% = 3,680
Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.
Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë
Gjendja kreditore â  211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekĂ«
Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.
Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.
Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin
Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.
Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.
Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.
Tatimi i paguar nĂ« çdo muaj Ă«shtĂ« (70,000 â 30,000)*13% = 5,200 lekĂ« dhe nĂ« vit 62,400 lekĂ«. Individi pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar zbritjet pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« dhe dorĂ«zojĂ« deklaratĂ«n e tĂ« arshurave personale deri nĂ« 31 mars 2026.
Shuma maksimale qĂ« zbritet pĂ«r arsim Ă«shtĂ« 100,000 lekĂ« pavarĂ«sisht nga numri i fĂ«mijĂ«ve nĂ« moshĂ« nĂ«n 18 vjecc. (840,000 â 100,000)/12 = 61,667 lekĂ«/muaj. Tatimi 4,117 lekĂ« (vjetor 49,400 lekĂ«).
Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).
Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.
Â
Â
The post Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA appeared first on Revista Monitor.






