❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

13:00 Kaos me pronën publike, Shqipëria 12 vite pa inventar asetesh

Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimin e një regjistri në formën e një inventari për asetet fizike pronë publike.

Donatorët dhe Banka e Botërore e kanë asistuar Ministrinë e Financave prej vitesh për të krijuar një regjistër bashkëkohor të pronës publike, por Ministria e Financave po dështon viti pa viti.

Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë ( shiko linkun https://financa.gov.al/pasqyrat-financiare/). Mirëpo që nga ajo kohë miliarda euro janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e pronës publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.

Ministria e Financave në një raport monitorim për Strategjinë e Menaxhimit të Financave në 2025 referoi se, inventari i pronave nuk po krijohet për shkak të vonesave në mbledhjen e të dhënave dhe verifikimin e inventarit, veçanërisht në institucionet me kapacitete të kufizuara administrative.

“LlogaritĂ« KombĂ«tare tĂ« QeverisĂ« po pĂ«rballen me sfida tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, si mbĂ«shtetja e kufizuar buxhetore, vonesat nĂ« mbledhjen dhe strukturimin e tĂ« dhĂ«nave, si dhe mungesa e sistemeve tĂ« integruara pĂ«r shkĂ«mbimin ndĂ«rinstitucional tĂ« informacionit. PĂ«r tĂ« pĂ«rparuar, kĂ«rkohet sigurimi i financimit pĂ«r infrastrukturĂ«n e Web Service, zbatimi i mekanizmave tĂ« raportimit nĂ« pĂ«rputhje me SNKSP dhe forcimi i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r PPP-tĂ« dhe koncesionet, pĂ«rmes bashkĂ«punimit mĂ« tĂ« ngushtĂ« me ATRAKO-n dhe institucionet pĂ«rkatĂ«se” argumenton Ministria e Financave.

Por ndërkohë që buxheti në dy vitet e fundit është mbyllur me suficit dhe miliona euro hidhen në projekte që nuk ekzistojnë (inceneratorët) krijimi i regjistrit të pronave publike ka vështirësi në financim.

Regjistri i aseteve është jetik për transparencën e qeverisë, pasi pa këtë inventar shteti nuk di realisht çfarë zotëron, ku ndodhen asetet, sa vlejnë dhe si përdoren.

Regjistri u jep institucioneve mbikëqyrëse, Kuvendit, KLSH-së dhe publikut mundësinë të verifikojnë ekzistencën, vlerën dhe përdorimin e pronave publike dhe kjo ul hapësirat për abuzime dhe keq-menaxhim.

Mungesa këtij regjistrit krijon rrezik për humbje, përdorim pa autorizim ose transferime informale të pasurisë publike, ndërkohë që regjistri vepron si mekanizëm kontrolli.

Në mungesë të regjistrit qytetarët nuk kanë mundësi të dinë se çfarë zotëron qeveria, si menaxhohet kjo pasuri dhe nëse ajo përdoret në interes publik.

Asetet që nuk janë të regjistruara dhe të publik janë më të ekspozuara ndaj humbjes, përdorimit pa transparencë, dhënies me koncesion ose transferimeve joformale, shpesh pa një vlerësim të qartë të kostos dhe përfitimit për publikun.

Praktikat kanë treguar se pa një pasqyrë të saktë të aseteve, qeveria mund të investojë në mënyrë joefikase, të ndërtojë infrastrukturë të panevojshme, ose të shesë pasuri publike nën vlerë, duke transferuar kosto te taksapaguesit.

Mungesa e regjistrit ka bërë që qytetarët jo vetëm të humbasin kontrollin mbi pasuritë publike, por edhe një informacion formal për pronat publike të vendit ku jetojnë./ Monitor/kb

12:45 Ftesa e Trump/ Spiropali për deklaratat e opozitës: Sulmuan opinionin publik me fantazi

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat lidhur me ftesĂ«n e presidentit amerikan, Donald Trump qĂ« ShqipĂ«ria t’i bashkohet “Bordit tĂ« Paqes” pĂ«r GazĂ«n.

Spiropali tha se ndërsa Shqipëria mori këtë ftesë nga aleati i saj më i madh, opinioni publik u sulmua nga brenda me ato që ajo i quajti fantazi të opozitës.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« ShqipĂ«ria ftohet si njĂ« bashkĂ«ndĂ«rtuese e njĂ« mekanizmi tĂ« ri ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« synon paqen e qĂ«ndrueshme nĂ« botĂ«, opinion publik shqiptar sulmohet nga brenda mĂ« fantazi tĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« kĂ«saj qeverie. Periferia e skenĂ«s tonĂ« politike ndizet a thua se ShqipĂ«ria u pĂ«rjashtua me turp, jo se u ftua me nder. AftĂ«sia pĂ«r ti kontribuar paqes dhe sigurisĂ«, çka ShqipĂ«risĂ« ja çmojnĂ« prej vitesh, nĂ« TiranĂ« plas marazi e marrin dhenĂ« lloj lloj tregimesh qĂ« do paguakemi pĂ«r bordin, me palestinezĂ« qĂ« do sillkemi nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« kĂ«mbim tĂ« prezencĂ«s nĂ« Bordin e Paqes. Tamam kur kjo ftesĂ« e Trump pĂ«r kryeministrin konfirmon besimin e ndĂ«rsjellĂ« nĂ« partneritetin strategjik SHBA-ShqipĂ«ri, nĂ« TiranĂ« pasqyrat mediatike mbushen me shĂ«mbĂ«lltyrat e dĂ«shpĂ«rimit a thua sĂ« nĂ« tryezĂ« do tĂ« ulet ShqipĂ«ria e njĂ« partie dhe jo ShqipĂ«ria e gjithĂ« shqiptarĂ«ve. ShqipĂ«ria po vlerĂ«sohet si njĂ« aleate e çmuar nga aleati i saj i madh, SHBA. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« pa asnjĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«ri publike u turrĂ«n tĂ« helmojnĂ« publikun, e morĂ«n pĂ«rgjigjen direkt nga presidenti Trump, i cili ka nĂ«nshkruar se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« partner i mrekullueshĂ«m dhe Edi Rama Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«s i respektuar botĂ«risht”, u shpreh Spiropali. /Kb

12:30 Histori/ 19 janar 2007 – Kur vritet fjala, rekuiem pĂ«r gazetarin Hrant Dink

Përgatiti: Leonard Veizi

MĂ« 19 janar 2007, Stambolli u zgjua nĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« ftohtĂ« dimri, qĂ« pak orĂ« mĂ« pas do tĂ« nxehej nga tri tĂ« shtĂ«na arme. NĂ« trotuarin e rrugĂ«s “Halaskargazi”, pĂ«rpara redaksisĂ« sĂ« gazetĂ«s “Agos”, u shtri pĂ«r tokĂ« njĂ« njeri mbi supet e tĂ« cilit rĂ«ndonte pesha e dy historive tĂ« pĂ«rgjakura dhe njĂ« shprese tĂ« brishtĂ« pajtimi. Me Hrant Dinkun u vra jo vetĂ«m njĂ« gazetar, por u qĂ«llua fjala e lirĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« qytetit.

Ai ishte një njeri që guxonte të fliste aty ku të tjerët zgjidhnin heshtjen. Një zë i qetë, por i palëkundur, që kërkonte dialog në një hapësirë të helmuar nga frika, nacionalizmi dhe mohimi. Dhe pikërisht për këtë arsye, fjala e tij u konsiderua rrezik.

NjĂ« pasdite e pĂ«rgjakur nĂ« ƞißli

MesditĂ«n e asaj tĂ« premteje, njĂ« i ri 17-vjeçar, OgĂŒn Samast, i ushqyer me propagandĂ« ultra-nacionaliste dhe urrejtje tĂ« kultivuar, i doli pas shpine dhe e qĂ«lloi pĂ«r vdekje. Trupi i Dinkut mbeti i shtrirĂ« nĂ« asfalt, me kĂ«pucĂ«t e vjetruara tĂ« drejtuara nga qielli i hirtĂ« i Stambollit, ndĂ«rsa mbi tĂ« u hodh njĂ« çarçaf i bardhĂ« – njĂ« simbol i menjĂ«hershĂ«m i pafajĂ«sisĂ« sĂ« vrarĂ«.

Dëshmitarët mbetën të mpirë. Por ajo që u shtri në tokë nuk ishte vetëm një trup. Aty u rrëzuan iluzionet për një Turqi që kishte mbyllur hesapet me demonët e saj dhe themelet e një lirie shprehjeje që ekzistonte më shumë në letër sesa në realitet.

“PĂ«llumbi” qĂ« e ndiente rrezikun

VetĂ«m pak ditĂ« para se tĂ« vritej, Hrant Dink kishte shkruar njĂ« nga tekstet mĂ« profetike dhe mĂ« tĂ« dhimbshme tĂ« gazetarisĂ« turke. Ai fliste pĂ«r frikĂ«n e pĂ«rditshme, pĂ«r kĂ«rcĂ«nimet dhe izolimin, por edhe pĂ«r besimin e tij naiv – ose fisnik – se fjala mund tĂ« mbijetojĂ«:

“Po, e ndiej veten me shqetĂ«simin e njĂ« pĂ«llumbi. Por e di se nĂ« kĂ«tĂ« vend njerĂ«zit nuk i prekin pĂ«llumbat. Ata jetojnĂ« mes nesh, pak tĂ« frikĂ«suar, por tĂ« lirĂ«.”

Më 19 janar 2007, u vërtetua se edhe pëllumbat mund të bëhen shënjestër, kur klima politike ushqehet me urrejtje dhe shteti zgjedh të mos dëgjojë paralajmërimet.

Ura që nuk u lejua të qëndronte

Misioni i Hrant Dink ishte i rrallë dhe i rrezikshëm: ai kërkonte të ishte urë, jo flamur. Ai nuk fliste për hakmarrje, por për njohje dhe përgjegjësi. Ai besonte se turqit dhe armenët nuk mund të shërojnë plagët e së shkuarës duke i mohuar, por vetëm duke i parë në sy.

Ai foli hapur për gjenocidin armen, duke thyer tabu që në Turqi kushtonin burg, ndjekje penale dhe demonizim publik. Por Dink nuk ishte zë vetëm i armenëve. Ai u bë mbrojtës i çdo pakice, i çdo qytetari që besonte se demokracia nuk ndërtohet mbi heshtje të detyruar.

Për këtë arsye, ai u shndërrua në shënjestër të një sistemi që toleron nacionalizmin agresiv, por ndëshkon mendimin kritik.

“TĂ« gjithĂ« jemi Hrant Dink”

Vrasësit dhe frymëzuesit e tyre gabuan rëndë në një pikë thelbësore: ata menduan se fjala vdes bashkë me trupin. Por reagimi i shoqërisë ishte i papritur dhe tronditës.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit në funeralin e tij, në një marshim të heshtur që u kthye në një britmë morale. Parullat që u ngritën atë ditë hynë në histori:

“Hepimiz Hrant’ız, hepimiz Ermeniyiz”
Të gjithë jemi Hrant, të gjithë jemi armenë.

Ishte një moment i rrallë kur shoqëria turke e sfidoi veten, duke pranuar se problemi nuk ishte një vrasës i vetëm, por klima që e prodhoi atë.

Trashëgimia e një fjale që nuk u vra

Hrant Dink la pas njĂ« trashĂ«gimi qĂ« nuk matet me artikuj apo editorialĂ«, por me guximin pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n nĂ« njĂ« ambient armiqĂ«sor. Ai dĂ«shmoi se patriotizmi nuk Ă«shtĂ« mbrojtje e krimeve, por pĂ«rpjekje pĂ«r t’i pranuar ato, qĂ« tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten.

Ai na kujtoi se demokracia nuk vritet me grushte shteti, por me plumba kundër fjalës së lirë. Dhe se një shoqëri matet jo nga mënyra si trajton shumicën, por nga mënyra si mbron zërat që e shqetësojnë.

Kur vritet fjala, rrezikohet shpirti i një vendi.
Me Hrant Dinkun u tentua tĂ« vritej fjala. Por ajo vazhdon tĂ« jetojĂ« – si kujtesĂ«, si akuzĂ« dhe si detyrim moral qĂ« ende pret drejtĂ«si.

12:30 Ryanair refuzon WI-FI nga Starlink/ Musk paralajmëron se do të blejë linjën për të pushuar CEO-n e saj

Vendimi i Ryanair pĂ«r tĂ« anashkaluar WiFi-n e Starlink Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« sherr tĂ« madh publik mes Elon Musk dhe drejtorit ekzekutiv tĂ« Ryanair, Michael O’Leary.

PĂ«rplasja shpĂ«rtheu nĂ« publik pasi O’Leary e hodhi poshtĂ« Musk dhe biznesin e tij tĂ« internetit satelitor nĂ« njĂ« intervistĂ« radiofonike nĂ« “Newstalk tĂ« IrlandĂ«s”.

Duke iu pĂ«rgjigjur Musk-ut qĂ« e quajti atĂ« “tĂ« keqinformuar” pĂ«r refuzimin e Ryanair pĂ«r tĂ« instaluar Starlink Wi-Fi, O’Leary u tha dĂ«gjuesve se nuk do t’i kushtonte aspak vĂ«mendje Elon Musk.

“Ai Ă«shtĂ« njĂ« idiot shumĂ« i pasur, por prapĂ«seprapĂ« njĂ« idiot”, tha O’Leary. Ai gjithashtu e pĂ«rshkroi platformĂ«n e mediave sociale X tĂ« Musk si njĂ« pus uji.

Musk iu kundĂ«rpĂ«rgjigj X, duke shkruar: “CEO i Ryanair Ă«shtĂ« njĂ« idiot i madh. Pushojeni nga puna kĂ«tĂ« budalla”

Ryanair nĂ« platformĂ«n X u bashkua gjithashtu nĂ« kĂ«tĂ« debat, duke tallur Musk gjatĂ« njĂ« ndĂ«rprerjeje tĂ« raportuar nĂ« platformĂ«n e tij, duke u pĂ«rgjigjur: “ndoshta ke nevojĂ« pĂ«r Wi-Fi?”

Pas fyerjeve qëndron një mosmarrëveshje thelbësore në lidhje me kostot dhe performancën e avionëve. Ryanair ka përjashtuar publikisht instalimin e Starlink në më shumë se 600 Boeing 737 të saj, duke argumentuar se antenat e jashtme do të rrisnin rezistencën ndaj ajrit dhe konsumin e karburantit.

O’Leary ka thĂ«nĂ« se teknologjia do tĂ« impononte njĂ« gjobĂ« prej rreth 2 pĂ«rqind pĂ«r karburantin dhe mund t’i kushtonte linjĂ«s ajrore qindra miliona dollarĂ« nĂ« vit, njĂ« kompromis qĂ« ai thotĂ« se nuk ka shumĂ« kuptim nĂ« fluturimet me distanca tĂ« shkurtra ku pasagjerĂ«t nuk ka gjasa tĂ« paguajnĂ« pĂ«r lidhje.

Musk i kundërshton këto shifra, duke iu referuar linjave ajrore që tashmë fluturojnë me avionë të pajisur me Starlink dhe duke argumentuar se interneti i shpejtë do të formësojë gjithnjë e më shumë zgjedhjen e pasagjerëve.

Teksa pĂ«rplasjet vijonin nĂ« platformĂ«n X njĂ« pĂ«rdorues sugjeroi qĂ« Musk thjesht tĂ« blinte Ryanair dhe tĂ« pushonte nga puna CEO, ndĂ«rsa Musk u pĂ«rgjigj: “Ide e mirĂ«â€. /Kb

12:15 E pazakontĂ« nĂ« SarandĂ«! Çifti i moshuar plagos me thikĂ« tĂ« miturit. Djali i tyre


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë një të mitur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës. Po ashtu ka nisur procedimi për djalin e tyre 37-vjeçar.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« SarandĂ« arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkĂ«shortĂ«, banues nĂ« SarandĂ«, pasi dyshohen se pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta, kanĂ« dĂ«mtuar me mjet prerĂ«s (thikĂ«), nĂ« pjesĂ«n e dorĂ«s, njĂ« shtetas tĂ« mitur, si dhe nuk janĂ« bindur urdhrit tĂ« punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« pĂ«r shoqĂ«rim. NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij rasti Ă«shtĂ« proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit tĂ« bashkĂ«shortĂ«ve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu tĂ« miturin me mjet prerĂ«s”, sqaron policia./kb

12:12 Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Asnjë nga projektligjet e opozitës nuk ka datë për shqyrtim, nuk e lejon qeveria

Last Updated on 19/01/2026 by Kesjana

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën se asnjë nga projektligjet e propozuara nga opozita nuk janë marrë parasysh për shqyrtim.

Sipas deputetes, është qeveria ajo që e pëngon këtë.

“Duhet tĂ« kesh guxim tĂ« tepruar dhe pafytyrĂ«si tĂ« thuash qĂ« sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhĂ«nie hapĂ«sire pĂ«r deputetĂ«t e opozitĂ«s. Treguesi kohor qĂ« citon Balla, ku opozita ka folur 48 orĂ« dhe mazhoranca 40 orĂ«, tregon qĂ« paskeni folur shumĂ«. Sepse Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarĂ« pa personalitet, teksa ju tha: ju mos diskutoni, por vetĂ«m miratoni projektligje. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« porosi, ku askush nga ju s’e kundĂ«rshtoi, ju ftoj qĂ« kĂ«tĂ« sesion tĂ« flisni 4 orĂ« gjithsej, sepse atĂ« rol ua kanĂ« dhĂ«nĂ«: si kartona.

Opozita kĂ«rkon mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve sipas rregullores, ju e shkelni. Opozita kĂ«rkon mocion me debat pĂ«r problemet e shqiptarĂ«ve, ju e mohoni. Opozita kĂ«rkon interpelanca me kryeministrin, ju s’i lejoni. PĂ«r çfarĂ« flisni atĂ«herĂ«?

Mjafton të shikosh edhe këtë projekt-kalendar: asnjë nga projektligjet e deputetëve të opozitës nuk ka një datë për shqyrtim. Zero, asnjë, sa për sy e faqe. Data kanë vetëm projektligjet e qeverisë dhe ato të deputetëve tuaj, që nuk i kanë bërë as vetë, por i sjellin të qeverisë për të shmangur procesin e konsultimit public

S’keni as guxim t’i fusni dhe t’i rrĂ«zoni, sepse nuk thoni dot publikisht qĂ« kundĂ«rshtoni interesin qytetar. Rri nĂ« sirtar projektligji im pĂ«r pagat e mĂ«suesve, heqja e 5-mijĂ« lekĂ«shit tĂ« kategorisĂ«. Nuk e fusni, sepse nuk e rrĂ«zoni dot, por as nuk e miratoni, sepse s’ju lĂ« qeveria. Ky Ă«shtĂ« realiteti i njĂ« parlamenti qĂ« nuk respekton asgjĂ« dhe nuk ka asnjĂ« rol pĂ«rtej dĂ«shirave dhe vullnetit tĂ« Edi RamĂ«s”, tha ajo./kb

12:11 Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Balla-opozitës: Do ta vazhdojmë punën për reformat edhe pa ju

Last Updated on 19/01/2026 by Kesjana

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ndërsa janë zbardhur edhe diskutime nga brenda takimit.

Lidhur me bojkotin e opozitës në komisionet e posaçme për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ata nuk mund të bllokojnë punën.

Duke iu drejtuar opozitës, Balla ka paralajmëruar se punimet për reformat do të vazhdojë pa ata, nëse do të zgjedhin të tërhiqen nga komisionet.

“Mos humbisni kohĂ« kot me thirrje dhe pĂ«rbetime revolucionesh qĂ« nuk kanĂ« pĂ«r tĂ« ndodhur. Mos humbisni kohĂ« kot as me “shtrimin e tapetit” tĂ« alibisĂ« pĂ«r humbjen e radhĂ«s. Jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me ju plotĂ«sisht pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« njĂ« Kod tĂ« ri Zgjedhor sipas standardeve mĂ« tĂ« mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetĂ«r.

Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund të bllokoni reformat. Kemi bërë një marrëveshje në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve. Nese ju sot thoni tërhiqeni nga komisionet kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë te njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën edhe pa ju.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE, partitë votohen, partitë numërojnë.

Gjithashtu të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.

Fakti është se qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027. Reforma zgjedhore sa i përket Kodit Zgjedhor kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë.

DĂ«gjova zotin Gjekmarkaj se opozitĂ«s i Ă«shtĂ« mohuar e drejta e fjalĂ«s. Ka njĂ« indikator shumĂ« domethĂ«nĂ«s nga sesioni i kaluar. Koha e diskutimeve. Opozita ka marrĂ« 48 orĂ« diskutime, shumica bashkĂ« me QeverinĂ« 40 orĂ« diskutime nĂ« seancĂ« plenare”, Ă«shtĂ« shprehur Balla. /Kb

12:00 Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Nga Fatos Çoçoli

Ftesa e Presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e Bordit të Paqes së Gazës nuk është thjesht një akt protokollar. Ajo përfaqëson një fitore diplomatike për Shqipërinë dhe përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë strategjike për vendin tonë.

Dhe jo vetĂ«m pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet ShqipĂ«ri–SHBA, por edhe pĂ«r pozicionimin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« vendit, nĂ« njĂ« nga çështjet mĂ« delikate tĂ« sigurisĂ« globale. Ka disa arsye pse kemi dalĂ« tĂ« fituar. SĂ« pari, kjo ftesĂ« Ă«shtĂ« njĂ« njohje e drejtpĂ«rdrejtĂ« e rolit dhe besueshmĂ«risĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« si njĂ« aktor i pĂ«rgjegjshĂ«m nĂ« politikĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. NjĂ« vend i vogĂ«l nĂ« pĂ«rmasa, por i qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« orientimin e tij euroatlantik, ShqipĂ«ria shihet si palĂ« qĂ« kontribuon nĂ« paqe, dialog dhe stabilitet.

Përfshirja e Kryeministrit Rama në një strukturë që synon paqen në Gaza tregon se Tirana zyrtare konsiderohet një zë i moderuar dhe konstruktiv në arenën globale. Së dyti, ftesa e Presidentit Trump thekson marrëdhënien strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historikisht, Shqipëria ka qenë një nga aleatët më të besueshëm të SHBA-së në Ballkan, duke mbështetur iniciativat amerikane në NATO, në luftën kundër terrorizmit dhe në misionet ndërkombëtare të paqes.

Ky hap konfirmon vazhdimësinë e këtij partneriteti dhe besimin politik që Uashingtoni ka ndaj udhëheqjes shqiptare. Së treti, përfshirja e Kryeministrit Rama në bordin e Paqes së Gazës rrit profilin diplomatik të Shqipërisë përtej rajonit të Ballkanit. Gaza dhe konflikti izraelito-palestinez janë çështje me ndikim global, ku përfshihen interesa të mëdha gjeopolitike. Prania e një përfaqësuesi shqiptar në këtë tryezë e vendos vendin tonë në një nivel më të lartë të diplomacisë shumëpalëshe dhe e bën Shqipërinë pjesë të diskutimeve, ku merren vendime me rezonancë ndërkombëtare.

Ftesa nuk ka asnjë detyrim financiar për buxhetin e Shtetit tonë, as edhe nuk kushtëzohet me kontribute financiare, pasi dihen kufizimet dhe mundësitë financiare të Shqipërisë. Së katërti, kjo ftesë ka edhe një dimension simbolik dhe moral. Vendi ynë njihet ndërkombëtarisht për traditën e tij të tolerancës fetare dhe bashkëjetesës paqësore. Ky model shoqëror përbën një vlerë të shtuar në çdo nismë që synon paqen në zona konfliktesh të thella, si Gaza. Ftesa e Trump mund të shihet edhe si një përpjekje për të sjellë në tryezë këtë përvojë unike shqiptare. Në fund, ftesa e Presidentit Trump për Kryeministrin Rama nuk është vetëm një ngjarje protokollare, por një sinjal i qartë politik.

Ajo dëshmon se Shqipëria po fiton hapësirë dhe peshë në diplomacinë ndërkombëtare dhe se lidershipi i saj po perceptohet si pjesë e zgjidhjeve, jo e problemeve. Në një botë të trazuar nga konflikte dhe tensione, ky është një kapital politik dhe diplomatik që i shërben interesave afatgjata të vendit. Së pesti, vendi ynë nuk paraqitet thjesht si përfitues i sigurisë ndërkombëtare, por si kontribuues aktiv. Anëtarësimi në Bordin e Paqes së Gazës e shfaq vendin si faktor dialogu, ndërmjetësimi dhe zëri i moderuar në konflikte të ndërlikuara, duke ndërtuar një imazh pozitiv dhe afatgjatë. Angazhimi në misione paqeruajtëse dhe forume ndërkombëtare rrit kredibilitetin e Shqipërisë edhe në sytë e Bashkimit Europian. Kontributi për stabilitet global është një element i rëndësishëm politik që forcon argumentin se Shqipëria është gati të marrë përgjegjësi si vend anëtar i ardhshëm i BE-së.

Së gjashti, pjesëmarrja në këtë bord krijon mundësi për kontakte të reja diplomatike, bashkëpunim shumëpalësh dhe rol më aktiv në iniciativat ndërkombëtare për rindërtim, ndihmë humanitare dhe zhvillim ekonomik në rajone konflikti. Së shtati, ftesa e Presidentit Trump për Shqipërinë është gjithashtu një mesazh për Ballkanin: vendet që mbështesin paqen, stabilitetin dhe aleancat perëndimore shpërblehen me rol dhe besim. Kjo e veçon Shqipërinë pozitivisht nga vendet që ndjekin politika të paqarta dhe që pjellin tension. Ftesa rrit peshën ndërkombëtare të vendit, forcon aleancën me SHBA-të dhe e pozicionon Shqipërinë si një aktor të përgjegjshëm në skenën globale të paqes dhe të sigurisë. Në një botë të trazuar, Shqipëria fiton zë, rol dhe respekt./kb

11:45 Vendimi i GJK për arrestin shtëpiak/ Berisha: I turpshëm, ajo gjykatë është një seksion i PS-së

Në deklaratën për mediat pas daljes nga SPAK-u, kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e tij për arrestin shtëpiak.

Berisha akuzoi GjykatĂ«n si “njĂ« seksion tĂ« PartisĂ« Socialiste”, ndĂ«rsa shtoi se ajo çështje u trajtua me shumĂ« vonesĂ«. Sipas tij, gjykata shpalli jokushtetues vendimin, por nuk e shfuqizoi. Ai theksoi se ai vendim ishte i turpshĂ«m.

“Gjykata Kushtetuese Ă«shtĂ« njĂ« seksion i PartisĂ« Socialiste. AtĂ« çështje Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajsh paraqitje, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« rastin e zyrtarĂ«ve duhet trajtuar pas dy ose tri javĂ«sh. Gjykata shpalli jokushtetues vendimin ndaj meje, por nuk e shfuqizoi. Ai vendim ka pasoja edhe sot. Nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« fuqi, por janĂ« nĂ« fuqi pasojat e tij. Vendimi Ă«shtĂ« i turpshĂ«m”, tha Berisha. /Kb

11:30 “Operacioni nĂ« ‘call center’ u dekonspirua”/ Berisha akuza policisĂ«: MorĂ«n para qĂ« tĂ« mbyllin sytĂ«

Kreu i PD-sĂ«, Sali Berisha, ka folur pĂ«r operacionin nĂ« “call center” duke hedhur akuza ndaj policisĂ« se kanĂ« marrĂ« para pĂ«r tĂ« mbyllur sytĂ« para njĂ« veprimtarie tĂ« tillĂ« qĂ« ka vjedhur dhe mashtruar qytetarĂ«t e vendeve tĂ« huaja. Ai shtoi se operacioni u dekonspirua.

“Dekonspiruan operacionin dyvjeçar tĂ« njĂ« grupi gazetarĂ«sh hetimorĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« shkĂ«lyqerit nĂ« EuropĂ«. Ky treg Ă«shtĂ« njĂ« nga tregjet mĂ« kriminale nĂ« Ballkan, EuropĂ« dhe botĂ«.

MashtrojnĂ« qytetarĂ«t dhe ‘call center’-i i cili u kontrollua sipas hetimit qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« me agjentĂ«t e vet vidhte nĂ« muaj tĂ« paktĂ«n 30 milionĂ« euro me mashtrim. Kjo veprimtari kriminale Ă«shtĂ« e tĂ«ra nĂ« mbikĂ«qyrjen e narkopolicisĂ«.

NjĂ«lloj si dikur pĂ«r çdo rrĂ«njĂ« kanabis paguhej tarifa 300 euro kur ishin tĂ« shĂ«ndetshĂ«m, çdo qendĂ«r pĂ«r çdo kompjuter u paguan tarifa zyrtarĂ«ve tĂ« policisĂ« qĂ« mbyllin sytĂ« para njĂ« veprimtarie tĂ« tillĂ«. NĂ« kĂ«to qendra ushtrohet njĂ« mashtrim masiv i qytetarĂ«ve fatkĂ«qij”, tha Berisha./Kb

10:50 Rociedad trondit Barçën, fut Realin në garë për titull, Flick: Jam i zhgënjyer (VIDEO)

Në Anoeta, Barça bie përballë Real Sociedad, në një sfidë spektakolare, ku protagonist absolut ishte gjyqtari i takimit dhe sistemi VAR, ku vetëm në pjesën e parë u anuluan 4 gola. Ekipi i Hansi Flick pësoi një humbje 2-1 që më shumë u festuan në Madrid, kjo pasi Reali arrin të ngushtojë diferencën me 1 pikë.

Pas vetëm një minute lojë, Sociedad dërgoi topin në rrjetë, i anuluar nga gjyqtari i takimit për pozicion jashtë loje, por ky ishte një mesazh i fortë për Barçën. Blaugranët reaguan fuqishëm me ekipin e Hansi Flick që gjeti dy herë rrugës, por në të dy rastet si me Fermin Lopez ashtu edhe me Yamal, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Më në fund, pas disa tentative, Real Sociedad gjeti golin e avantazh, me Oyarzabal që tundi rrjetën me një goditje fluturimthi brenda në zonë.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fraksionin e dytë historia ishte e njëjtë. Yamal fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Në minutën e 70-të ishte Rashford që konvertoi me gol një asist të Lamine Yamal duke barazuar shifrat në 1-1. Festa nuk zgjati shumë pasi një minutë më vonë, Guedes realizoi për Sociedad duke rikthyer festën në Anoeta, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.

 

I zhgĂ«njyer pĂ«r kĂ«tĂ« rezultat, u shfaq trajneri Hansi Flick: “LuajtĂ«m njĂ« ndeshje tĂ« shkĂ«lqyer, krijuan shumĂ« raste, por nĂ« fund rezultati nuk pasqyron atĂ« qĂ« dhamĂ« nĂ« fushĂ«, jam i zhgĂ«njyer pĂ«r kĂ«tĂ«, por kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra se si ne duam tĂ« luajmĂ« futboll”, u shpreh Hansi Flick.

Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Atletico Madrid, me ekipin e Simeones që triumfoi 1-0 përballë Aleves. Golin trepikësh e realizoi Sorloth në minutën e 48-të. Falë këtij suksesi, Atletico renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 41 pikëve./K.M

10:40 “Populli mĂ« thirri pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr”/ Djali i shahut tĂ« rrĂ«zuar paralajmĂ«ron kthimin nĂ« Iran

Reza Pahlavi, djali i shahut tĂ« rrĂ«zuar nĂ« Revolucionin Islamik tĂ« vitit 1979, ka deklaruar se do tĂ« kthehet nĂ« Iran nga mĂ«rgimi nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. 65-vjeçari Pahlavi nuk dha njĂ« datĂ« ekzakte pĂ«r kthimin e tij, ndĂ«rsa mbetet e paqartĂ« nĂ«se do t’i lejohet tĂ« hyjĂ« në Iran dhe me çfarĂ« pasojash do tĂ« pĂ«rballet si politikan i opozitĂ«s.

Protestat shpĂ«rthyen nĂ« tĂ« gjithĂ« Iranin nĂ« fund tĂ« dhjetorit pĂ«r shkak tĂ« njĂ« krize tĂ« thellĂ« ekonomike dhe inflacionit nĂ« rritje, tĂ« cilat shpejt u pĂ«rshkallĂ«zuan në demonstrata mĂ« tĂ« gjera kundĂ«r sistemit autoritar tĂ« RepublikĂ«s Islamike. Pahlavi tha nĂ« njĂ« videomesazh tĂ« postuar nĂ« “X” se populli iranian po kĂ«rkon njĂ« rrugĂ« tĂ« re tĂ« besueshme pĂ«rpara.

“Beteja nĂ« Iran sot Ă«shtĂ« midis pushtimit dhe çlirimit. Populli iranian mĂ« ka thirrur tĂ« udhĂ«heq. UnĂ« do tĂ« kthehem nĂ« Iran”, shtoi ai.

Ai tha se iranianĂ«t po ndĂ«rmarrin veprime nĂ« terren dhe Ă«shtĂ« koha qĂ« bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare t’u bashkohet atyre.

“Do tĂ« kthehem nĂ« Iran. Populli i Iranit Ă«shtĂ« ngritur pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar kthimin e vendit tĂ« tij. Historia do t’i nderojĂ« ata qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pranĂ« tij”, Ă«shtĂ« shprehur ai.

Pahlavi, i cili u emĂ«rua princ kurorĂ« nga babai i tij, ish-Shah, ka jetuar nĂ« mĂ«rgim nĂ« Shtetet e Bashkuara pĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra. Protestat mund tĂ« kenĂ« vrarë 16,500 deri nĂ« 18,000 njerĂ«z, sipas shifrave nga personeli mjekĂ«sor tĂ« botuara nĂ« gazetĂ«n britanike “Sunday Times” tĂ« dielĂ«n, megjithĂ«se numri i viktimave nuk mund tĂ« konfirmohet saktĂ«sisht.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, pranoi për herë të parë të shtunën se mijëra njerëz janë vrarë në trazirat në të gjithë vendin. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha se kishte konfirmuar 3,308 vdekje deri më tani dhe po shqyrtonte 4,382 të tjera.

Shifrat nuk mund të konfirmohen sepse informacioni mbi viktimat nuk është publikuar që kur autoritetet iraniane vendosën një mbyllje të internetit në të gjithë vendin më 8 janar./K.M

10:35 “Danimarka nuk e largoi dot kĂ«rcĂ«nimin rus”, Trump intensifikon deklaratat pĂ«r marrjen e GroenlandĂ«s

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar kĂ«rcĂ«nimet e tij pĂ«r marrjen e GroenlandĂ«s. NĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n “Truth Social”, Trump Ă«shtĂ« shprehur se NATO prej 20 vjetĂ«sh ka paralajmĂ«ruar DanimarkĂ«n qĂ« tĂ« largojĂ« kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda.

Sipas tij, Danimarka nuk e ka bërë këtë, por tani është momenti që ta bëjnë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“NATO i ka thĂ«nĂ« DanimarkĂ«s, pĂ«r 20 vjet, se ‘duhet ta largoni kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda’. FatkeqĂ«sisht, Danimarka nuk ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ« nĂ« lidhje me kĂ«tĂ«. Tani Ă«shtĂ« koha, dhe do tĂ« bĂ«het!!!”, thuhet nĂ« reagimin e Trump-it.

Prej javësh, Trump ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën e pasur me minerale. Ndërkohë, vendet europiane, që janë anëtare të NATO-s, ditëve të fundit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Danimarkën dhe Groenlandën, pas kërcënimeve në rritje nga Trump, përfshirë edhe duke dërguar trupa në këtë territor strategjik. /Kb

10:34 QËNDRIM I KASH MBI PROJEKTLIGJIN PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË PËRCJELLË NGA MEPJ NË KUVEND

Last Updated on 19/01/2026 by Kesjana

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) mëson se projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, i përpiluar rreth dy vite më parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), i është përcjellë për të disatën herë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim në komisionet përkatëse dhe për miratim të mëpasshëm në seancë plenare.

Mesa mësohet, këtij projektligji nuk i është bërë asnjë ndryshim nga varianti i parë i para dy viteve, duke mos marrë në konsideratë asnjë nga sugjerimet e propozuara nga KASH dhe nga aktorë të tjerë gjatë procesit të konsultimit publik. Projektligji mbetet në formën e propozuar nga politika dhe nuk ka asgjë të përbashkët me karrierën profesionale në diplomaci.

Në qëndrimet e saj publike, KASH është shprehur që në gusht 2024 se një projektligj i tillë është antikushtetues, anti-administrativ dhe shkatërron nga themelet karrierën diplomatike, të ndërtuar me mund dhe sakrifica për më shumë se një çerek shekulli.

NĂ« letrĂ«n drejtuar Ministrit pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, KASH jo vetĂ«m e konsideron tĂ« dĂ«mshĂ«m kĂ«tĂ« projektligj pĂ«r karrierĂ«n diplomatike, por ka paraqitur edhe njĂ« sĂ«rĂ« sugjerimesh dhe amendimesh konkrete, nĂ« germĂ« dhe nĂ« frymĂ«, pĂ«r t’i shĂ«rbyer diplomacisĂ« shqiptare dhe politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« vendit. AsnjĂ« prej kĂ«tyre sugjerimeve nuk Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« konsideratĂ« nga MEPJ.

Për të shprehur qëndrimin e saj mos-pajtues, KASH i ka kërkuar Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë organizimin e një seance dëgjimore me KASH dhe aktorë të tjerë të interesuar, përpara marrjes së çdo vendimi për kalimin e projektligjit në seancë plenare.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i përmbahet qëndrimit se diplomacia shqiptare ka nevojë për një ligj që forcon karrierën profesionale, pas dëmit të shkaktuar nga Ligji nr. 23/2015, por kurrsesi nga projektligji aktual, i cili e varros përfundimisht diplomacinë e karrierës duke e lënë atë në duart e ndërhyrjeve politike dhe partiake.

KASH mendon se sistemi i karrierës diplomatike nuk duhet të përcaktohet nga politika e radhës, por nga vetë diplomacia e karrierës, përmes komisioneve profesionale, të drejtuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, si nëpunësi më i lartë civil. Duhet të forcohen procedurat e vlerësimit në punë, kompetencat drejtuese, sistemi i gradave diplomatike dhe përgjegjshmëria profesionale.

Në përfundim, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të mos e miratojë këtë projektligj dhe ta rikthejë atë për një përmirësim thelbësor, ku KASH është i gatshëm të kontribuojë, në mbrojtje të diplomacisë së karrierës dhe interesave kombëtare të vendit./kb

10:32 Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar se Evropa nuk do të shantazhohet nga kërcënimet e Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave lidhur me Groenlandën.

Frederiksen, sĂ« bashku me udhĂ«heqĂ«s tĂ« tjerĂ« evropianĂ«, lĂ«shoi tĂ« dielĂ«n njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t ku paralajmĂ«ruan se njĂ« plan i tillĂ« rrezikon tĂ« krijojĂ« njĂ« “spirale tĂ« rrezikshme pĂ«rkeqĂ«simi” tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve me Shtetet e Bashkuara.

MĂ«ngjesin e sĂ« hĂ«nĂ«s, Trump deklaroi se NATO i ka thĂ«nĂ« DanimarkĂ«s prej 20 vitesh se “duhet tĂ« largojĂ« kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda”, duke shtuar se “tani Ă«shtĂ« koha dhe kjo do tĂ« bĂ«het”. Ai ka paralajmĂ«ruar vendosjen e taksave tĂ« reja ndaj tetĂ« aleatĂ«ve tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« muajin shkurt, nĂ«se ata kundĂ«rshtojnĂ« propozimin e tij pĂ«r marrjen e territorit autonom danez.

Presidenti amerikan këmbëngul se Groenlanda është kritike për sigurinë e SHBA-së dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së saj me forcë, një qëndrim që ka shkaktuar kritika të gjera ndërkombëtare.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social, Trump pĂ«rsĂ«riti se NATO i ka kĂ«rkuar DanimarkĂ«s “tĂ« largojĂ« kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda” pĂ«r dy dekada, duke shtuar se Kopenhaga “nuk ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€.

Tarifat e reja, sipas Trump, do të vendosen ndaj Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

NĂ« deklaratĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, tetĂ« vendet theksuan se “kĂ«rcĂ«nimet me tarifa dĂ«mtojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet transatlantike” dhe riafirmuan se “qĂ«ndrojnĂ« nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me MbretĂ«rinĂ« e DanimarkĂ«s dhe popullin e GroenlandĂ«s”. Ato nĂ«nvizuan gjithashtu pĂ«rkushtimin pĂ«r forcimin e sigurisĂ« sĂ« Arktikut si njĂ« interes i pĂ«rbashkĂ«t transatlantik, nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s.

“Ne jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« angazhohemi nĂ« dialog, tĂ« bazuar nĂ« parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, tĂ« cilat i mbĂ«shtesim fuqimisht”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

NĂ« njĂ« postim tĂ« veçantĂ« nĂ« Facebook, Frederiksen shkroi se Danimarka dĂ«shiron bashkĂ«punim dhe jo konflikt, duke shtuar se mesazhet nga pjesa tjetĂ«r e kontinentit janĂ« tĂ« qarta: “Evropa nuk do tĂ« shantazhohet”. Ajo theksoi se Ă«shtĂ« edhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« vendet evropiane tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« vendosura nĂ« vlerat themelore mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar komuniteti evropian.

Ndërkohë, kryeministri britanik Sir Keir Starmer bëri të ditur se të dielën ka zhvilluar biseda telefonike me Frederiksen, me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përpara se të fliste me Presidentin Trump./kb

10:30 Aksidenti hekurudhor në Spanjë, kompania: Tepër herët për të përcaktuar shkaqet, trenat po udhëtonin me shpejtësi të ulët

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« Ă«shtĂ« ende “shumĂ« herĂ«t” pĂ«r tĂ« ditur se çfarĂ« e shkaktoi daljen nga shinat, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« Alvaro Fernandez Heredia, presidenti i kompanisĂ« hekurudhore kombĂ«tare tĂ« SpanjĂ«s, Renfe.

Duke folur për televizionin shtetëror spanjoll, ai tha se aksidenti ishte veçanërisht i pazakontë sepse ndodhi në një segment të drejtë të linjës hekurudhore, me sisteme sigurie aktive.

“Ne tashmĂ« e dimĂ« nga regjistrimet e shpejtĂ«sisĂ« se trenat po udhĂ«tonin me njĂ« shpejtĂ«si mĂ« tĂ« ulĂ«t se ajo e caktuar pĂ«r kĂ«tĂ« segment,” tha ai. Ai shtoi se shkaku mund tĂ« lidhet “me ndonjĂ« problem tĂ« trenit ose tĂ« infrastrukturĂ«s”.

Linja e prekur pritet të mbetet e mbyllur për disa ditë, por kompania po përgatitet të ofrojë rrugë alternative transporti.

Fernandez Heredia tha se ky ishte “njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« vĂ«shtira” tĂ« jetĂ«s sĂ« tij, pasi kaloi natĂ«n nĂ« vendin e aksidentit./K.M

10:20 E veshur transparente, duke kërcyer twerk, Britney Spears ndez Instagramin. Shkakton stuhi reagimesh në rrjet

Këngëtarja Britney Spears ka shkaktuar sërish reagime të forta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje të re në llogarinë e saj në Instagram. Videoja, me nota tejet sensuale, ka ngjallur entuziazëm te fansat e saj besnikë, por edhe shqetësim te një pjesë e publikut.

NĂ« pamje, “princesha e popit” shfaqet duke kĂ«rcyer e veshur thuajse e zhveshur, me njĂ« bady tĂ« zi, ku pjesa e sipĂ«rme Ă«shtĂ« transparente, duke lĂ«nĂ« shumĂ« pak vend pĂ«r imagjinatĂ«n. LĂ«vizjet provokuese dhe twerk-u i saj kanĂ« rikthyer debatin rreth gjendjes dhe zgjedhjeve tĂ« artistes.

MĂ« herĂ«t, Spears kishte njoftuar se planifikon tĂ« tĂ«rhiqet nga turnetĂ« brenda vendit pĂ«r “arsye jashtĂ«zakonisht tĂ« ndjeshme”. MegjithatĂ«, ajo ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se synon tĂ« udhĂ«tojĂ« jashtĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara “shumĂ« shpejt”, sĂ« bashku me tĂ« paktĂ«n njĂ«rin nga djemtĂ« e saj.

Postimi i fundit dëshmon edhe një herë se Britney Spears vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, duke ndarë opinionin mes admirimit dhe shqetësimit./K.M

10:18 Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi

Dy ditë më parë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, komentoi deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Abu Dhabi, të cilat shkaktuan polemika në Greqi për origjinën e grekëve.

“E njoh shumĂ« mirĂ« zotin Rama, ka njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« tĂ« shprehurit dhe shpesh i shpĂ«tojnĂ« gjĂ«ra qĂ« nuk duhej t’i thoshte. KĂ«tĂ« herĂ« tha njĂ« tĂ« gabuar dhe e kuptoi gabimin e tij. Mbaj nĂ« konsideratĂ« korrigjimin; ishte njĂ« deklaratĂ« e pafat, mĂ« mirĂ« ta lĂ«mĂ« pas”, u shpreh Mitsotakis.

Reagimi vjen pas kritikave në mediat greke lidhur me komentin e Edi Ramës ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi, duke u përfshirë në një debat historik dhe kulturor mes të dy vendeve.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinĂ« dhe jeni trashĂ«gimtarĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, Ă«shtĂ« kjo deklarata e shkĂ«putur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim dhe mĂ« pas Rama reagoi duke thĂ«nĂ« se tonet e tij nuk kanĂ« qenĂ« aspak tendencioze, por vetĂ«m humor miqĂ«sor.

Por sot në këtë polemikë ndërhyn edhe avokati Spartak Ngjela, duke mbrojtur idenë se grekët nuk ishin pasardhësit as të Platonit, as të Aristotelit, por se erdhën nga Anadolli në Greqi dhe aty gjetën shqiptarët.

Reagimi i Ngjelës:

Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi në shekullin e VIII, aty gjetën shqiptarët që quheshin arbanë ose arbanitas; me lagjen e tyre kryesote në Athinë poshtë Aktopolit, që quhej e që quhet ende sot Plaka.

Kot po lodhen kĂ«ta injorantĂ« shekullorĂ«, sepse shqiptatĂ«t dhe gjuhĂ«n shqipe nuk e ka mposhtur dot askush nĂ« historinĂ« tonĂ«: Iliri- ArbĂ«ri – ShqipĂ«ri – Dardani (KosovĂ«)

Dhe mbajeni mend: Edhe Greqia arvanitase ka qenë, është e do të jetë, se edhe ata i ka mbajtur dhe mbrujtur në histori formimi shqiptar që nga Teuta e Madhe e deri sot.

Autoktonë në Greqi janë arvanitasit, kryesorët në formimin e Eladhës, të cilët edhe sot jetojnë në lagjen Plaka në Athinë, të tjetër janë të ardhur shumë vonë, dhe kuptohet se nuk janë racë e bardhë, sepse këta i ka sjellë nga Mesdheu mbreti i parë i Greqisë së pavarur: gernani Otto, sepse ashtu quhej ai.

Askush nuk e ka mposhtur dhe nuk e mposht dot shqiptarinë, sepse tani është e provuar në Oxford e në Kembrige, edhe në Harvard që, gjuha shqipe, është gjuha e parë e Evropës.

Dhe këtu mbaron çdo diskutim, por ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vuajtur nga makinacionet shekullore të Serbisë dhe të Greqisë, sepse të dy këta shtete janë ngritur mbi shtypjen barbare të shqiptarisë, e cila ka qenë autoktone në trojete veta.

Por koha erdhi te historia reale nĂ« vitin 2008 me pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s. Kurse koha sot po thĂ«rret sĂ«rish pĂ«r ÇamĂ«rinĂ«. Dhe thirrja e kohĂ«s gjithmonĂ« ka krijuar histori tĂ« re pĂ«r popullin, tĂ« cilit ajo i Ă«shtĂ« drejtuar./kb

10:10 Dosja “Partizani”, Berisha paraqitet sot nĂ« GJKKO pĂ«r masĂ«n e sigurisĂ«

Ish-kryeministri Sali Berisha do tĂ« paraqitet sot nĂ« GJKKO nĂ« kuadĂ«r tĂ« respektimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« ‘detyrim paraqitje’. Teksa kjo Ă«shtĂ« e hĂ«na e tretĂ« e muajit, Berisha duhet tĂ« paraqitet siç e pĂ«rcakton procedura, ndĂ«rsa ndaj tij po hetohet pĂ«r çështjen e privatizimit tĂ« ish-kompleksit Partizani./K.M

10:02 Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

NĂ« intervistĂ«n e saj pĂ«r emisionin “AromĂ« gruaje” nĂ« RTSH, Linda Rama ka bĂ«rĂ« njĂ« skaner tĂ« hollĂ«sishĂ«m tĂ« jetĂ«s publike nĂ« ShqipĂ«ri, duke analizuar raportin delikat mes politikĂ«s, filozofisĂ« dhe medias.

Zonja Rama bëri një ndarje të qartë mes filozofisë, që kërkon kohë dhe jep ligjshmëri, dhe politikës, që është arti i të përditshmes dhe veprimit.

“Dinamika e politikĂ«s Ă«shtĂ« tjetĂ«r nga ajo filozofike. Aq i larmishĂ«m sa Ă«shtĂ« realiteti, aq tĂ« larmishme janĂ« edhe vendimmarrjet apo mĂ«nyrat qĂ« politika gjen. ËshtĂ« kollaj tĂ« kritikosh nga jashtĂ«. Jeta pranĂ« Edit mĂ« ka mĂ«suar gradualisht se vĂ«rtet nuk i di tĂ« gjitha. NjĂ« njeri duhet t’i japĂ« mundĂ«si vetes qĂ« tĂ« mos e çojĂ« gjykimin deri nĂ« ekstrem. Thjesht e kam mĂ«suar: ti nuk i di tĂ« gjitha. Tani e kam bĂ«rĂ« timen. Gjykimi i padrejtĂ« Ă«shtĂ« ngarkesĂ« negative.“, tha ajo.

Sipas saj, kalimi nga bota e ideve në atë të vendimmarrjes shpesh shoqërohet me kompromise të dhimbshme për integritetin e mendimtarit.

“Kam parĂ« filozofĂ« qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« politikĂ«, por qĂ« janĂ« zhveshur si filozofĂ«. Ata pranojnĂ« deformimin pĂ«r hir tĂ« politikĂ«s,” tha ajo, duke shtuar se personalisht nuk e justifikon kĂ«tĂ« qasje as “pĂ«r njĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« madhe”.

Pushteti, OJQ-të dhe Media

NĂ« analizĂ«n e saj pĂ«r aktorĂ«t shoqĂ«rorĂ«, Linda Rama e cilĂ«soi pushtetin si tĂ« dominuar nga egoja, ndĂ«rsa shoqĂ«rinĂ« civile si “ndjeshmĂ«ri e shtuar” dhe njĂ«Â â€œzile” qĂ« pushteti duhet ta dĂ«gjojĂ«. Ndryshe nga shoqĂ«ria civile, pĂ«r median ajo u shpreh:

“ShoqĂ«ria civile ka nevojĂ« pĂ«r pushtetin, sepse ajo Ă«shtĂ« ndjeshmĂ«ri e shtuar. Kurse pushteti Ă«shtĂ« i pushtuar nga egoja. ShoqĂ«ria civile Ă«shtĂ« njĂ« zile qĂ« duhet ta dĂ«gjojĂ« pushteti. Ata mund tĂ« bashkĂ«jetojnĂ« duke u dĂ«gjuar njĂ«ri me tjetrin. Nuk mund ta them kĂ«tĂ« pĂ«r median. Media, si pushtet, nuk Ă«shtĂ« e zhveshur nga egoja. Media e ka raportin me tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Por janĂ« edhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«, si kodi nĂ« raport me ligjin, mjedisin, lirinĂ«; dhe nĂ«se ti i ke plotĂ«suar kĂ«to, liria ka kuptim”, tha zonja Rama./kb

❌