Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama komenton protesta: Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke deklaruar se e drejta për të protestuar është pjesë e rëndësishme e demokracisë, por duke kundërshtuar çdo formë dhune apo presioni.

Në një videomesazh, Rama tha se qeveria nuk paragjykon qytetarët që dalin në protesta paqësore për çështje që i shqetësojnë dhe se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen me seriozitet.

Sipas tij, protestat për një mjedis më të mirë, shëndetësi më cilësore, arsim më të avancuar apo shërbime më të mira publike janë pjesë e një debati normal në një shoqëri demokratike.

Megjithatë, kryeministri kritikoi atë që ai e cilësoi si përpjekje për të imponuar qëndrime përmes dhunës, kërcënimeve dhe sulmeve në rrjetet sociale. Ai tha se qeveria nuk do t’i nënshtrohet presioneve të tilla.

Rama theksoi se rritja e pritshmërive të qytetarëve është një pasojë e zhvillimit të vendit dhe se sfida e qeverisë është të ngushtojë dallimin mes arritjeve dhe kërkesave të njerëzve.

Ai bëri të ditur se po mblidhen shqetësimet e ngritura nga qytetarët dhe se qeveria do të analizojë mangësitë e saj për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

“Detyra jonë nuk është të ulim pritshmëritë e qytetarëve, por të punojmë për të përmbushur më shumë nga ato që ata presin”, u shpreh Rama gjatë mesazhit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama komenton protesta: Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin appeared first on Sinjali.

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Përmes një promoje paralajmëruese në platformën e saj Service95 Book Club, këngëtarja Dua Lipa ka ftuar autoren e njohur shqiptare Lea Ypi për të diskutuar mbi librin e saj “Free” (Të Lirë).

Biseda e tyre ka prekur edhe protestat që po ndodhin aktualisht në Shqipëri.

Në promon e publikuar, Dua për protestat shprehet: “Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur pak për Shqipërinë sot. Ajo që vërtet e gjej shqetësuese është parimi që qeveria mundet thjesht të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë lloj konsultimi publik.”

video:

🚨 Dua Lipa gets involved in #Albania's protests. She considers the Edi Rama Government's action to remove natural areas from legal protection without any consultation deeply concerning. She shared this stance during a conversation with writer Lea Ypi. #flamingorevolution 🇦🇱🦩 https://t.co/FwoNw9EMRo pic.twitter.com/raiqMmEUKT

— Tirana Report (@Tirana_Report) July 11, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike appeared first on Sinjali.

​Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 42-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.

Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.

Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim, ku u mbajtën fjalime nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm.

Me pankarta në duar dhe thirrje gjatë marshimit, protestuesit kërkuan largimin e asaj që e cilësuan si “kastë e vjetër politike”, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, raporton RTSH.

Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ​Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit appeared first on Sinjali.

Përfundon dita e 40-të e tubimit para Kryeministrisë, të shtunën protestë kombëtare

Prej 40 ditësh, protestuesit vijojnë tubimet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike.

Në protestën e 40-të, një nga çështjet e ngritura nga protestuesit ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me komentet negative të bëra në masë ndaj bizneseve shqiptare në platformat online.

Sipas protestuesve, policia ka identifikuar mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale që dyshohet se kanë bërë këto vlerësime negative ndaj bizneseve.

Nga podiumi u ngritën akuza edhe ndaj Policisë së Kamzës, e cila, sipas organizatorëve, ka ndaluar disa protestues.

Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e politikanëve, ndërsa njoftuan mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën.

Protesta e 40-të u mbyll me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku thirrjet për dorëheqje shoqëruan protestuesit deri rreth mesnatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon dita e 40-të e tubimit para Kryeministrisë, të shtunën protestë kombëtare appeared first on Sinjali.

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 39-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 39-të, me tubimin e radhës para Kryeministrisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.

Pas arritjes para godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre, të cilat pritet të zgjasin rreth dy orë.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vazhdojnë marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.

Kërkesa kryesore e kësaj proteste mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta në Tiranë hyn në ditën e 39-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës appeared first on Sinjali.

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e protestës në Tiranë.

Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit, ku disa qytetarë janë mbledhur përpara Kuvendit. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe përplasje me policinë.

Në orën 19:00, protestuesit janë rikthyer sërish në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, duke ndjekur itinerarin e zakonshëm të protestave.

Një prej nismëtarëve, Arben Kola, u është drejtuar qytetarëve të pranishëm, duke deklaruar: “Për ata që nuk ishin te parlamenti, e patë që ata kërkojnë dhunë. Tani e mbrapa të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. Ju me dhunë, dhe qytetarët me dhunë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend appeared first on Sinjali.

Protesta në Shqipëri, Rama: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk ndalet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj protestes per projektet e zhvillimit në Zvërnec dhe Sazan, duke i cilësuar protestat kundër tyre si të nxitura nga “tradhëtarë imagjinarë”, “projekte imagjinare” dhe pretendime të pabazuara për dëmtimin e natyrës.

Në postimin e tij, Rama kritikoi ashpër pjesëmarrësit në protestat e fundit, mes tyre blogerë, influencues dhe aktivistë, duke i akuzuar se po përdorin kauzën e mbrojtjes së mjedisit për interesa të tjera dhe për të fituar vëmendje në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë, ndërsa protestuesit flasin për mbrojtjen e natyrës dhe flamingove, ata përdorin një gjuhë fyese dhe denigruese ndaj qytetarëve që kanë mendime të ndryshme.

Rama publikoi gjithashtu disa komente që, sipas tij, janë drejtuar ndaj mbështetësve socialistë në Elbasan, duke argumentuar se ato tregojnë se protestat kanë humbur karakterin ambientalist që pretendojnë të kenë, shkruan Abcnews.al.

Kryeministri siguroi se projektet në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit do të vijojnë sipas planit dhe nuk do të ndalen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta në Shqipëri, Rama: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk ndalet appeared first on Sinjali.

“Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup

Një grup qytetarësh ka zhvilluar sot një protestë simbolike para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Protestuesit kanë vendosur pankarta me mesazhe kritike ndaj partisë dhe përfaqësuesve të saj politikë, në hyrje të objektit.

Në pankartat e shfaqura ishin shkruar slogane si: “Liria nuk shitet”, “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Ata ranë, ju përçani?”, “Amaneti tradhtohet?” dhe “Pushteti kalon, dëmi mbetet”.

Protestuesit akuzuan se interesat personale dhe përçarjet politike po vendosen mbi interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe veçanërisht të shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut.

Protesta vjen në një moment të ndjeshëm politik, vetëm pak orë para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur mbi përbërjen e ardhshme të institucioneve të Kosovës, ndërsa Vetëvendosje ka hapur zyrë elektorale edhe në Shkup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup appeared first on Sinjali.

Dasma milionëshe e Dua Lipës në Palermo ngjall protesta: Qyteti s’është pronë private

Dasma luksoze e këngëtares Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner në Palermo të Italisë ka shkaktuar reagime nga banorët vendas, për shkak të masave të shtuara të sigurisë dhe kufizimeve në disa zona të qytetit.

Sipas raportimeve, qindra të ftuar nga bota e showbiz-it kanë nisur të mbërrijnë në Siçili për ceremoninë tre-ditore, e cila po zhvillohet në disa prej lokacioneve më historike të Palermos, përfshirë Piazza Croce dei Vesperi dhe Palazzo Gangi. Zonat përreth janë rrethuar me barriera sigurie, kontrolle të rrepta dhe ekrane të mëdha për menaxhimin e turmave.

Megjithatë, organizimi i eventit ka shkaktuar pakënaqësi mes banorëve, të cilët kanë vendosur postera proteste në rrugët e qytetit. Në pankarta shkruhej, ndër të tjera: “Palermo nuk jepet me qira” dhe “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjes”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kufizimeve të vendosura për shkak të dasmës.

Raportohet gjithashtu se disa biznese lokale janë detyruar të mbyllen më herët, ndërsa banorëve pranë zonave të festimeve u është kërkuar të mbajnë të mbyllura dritaret dhe ballkonet që kanë pamje nga aktivitetet.

Në terren janë vendosur masa të shtuara sigurie, përfshirë zona ku ndalohet fluturimi i dronëve dhe mbi 50 truproja të angazhuar për eventin.

Pavarësisht kritikave, kryebashkiaku i Palermos ka mbrojtur organizimin e dasmës, duke theksuar se një event i tillë sjell promovim ndërkombëtar dhe përfitime ekonomike për qytetin, ndonëse ka pranuar se kufizimet mund të kenë sjellë shqetësime të përkohshme për banorët.

Dasma, e vlerësuar në rreth 1.5 milion euro, pritet të mbetet një nga ngjarjet më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dasma milionëshe e Dua Lipës në Palermo ngjall protesta: Qyteti s’është pronë private appeared first on Sinjali.

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri: Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit

Ozgur Ozel dukej i destinuar për një karrierë burokratike pa shumë shkëlqim, si kryetar i CHP-së në hijen e karizmatikut Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit dhe sfidantit më premtues të Erdoganit.

Por me arrestimin e kryebashkiakut dhe ofensivën e drejtësisë kundër opozitës, Ozel po shfaqet si një lider luftarak dhe origjinal, që mund të zëvendësojë edhe Imamoglun, të paktën derisa ai të mbetet në burg.

Dje, policia e Stambollit hyri me forcë në selinë qendrore të CHP-së, Partisë Republikane trashëgimtare të Qemal Ataturkut, themeluesit të Republikës Turke, dhe i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhunë dhe shtyrje.

Arsyeja ishte një vendim i debatueshëm i Gjykatës së Apelit në Stamboll, e cila anuloi kongresin e partisë të vitit 2023, kongres që solli zgjedhjen e Ozelit, dhe riktheu në krye ish-liderin Kemal Kilicdaroglu, i mundur më parë nga Erdogan dhe i lënë mënjanë nga vetë partia.

Presidenti turk nuk është zyrtarisht i përfshirë në vendimin e gjykatës, por opozita e konsideron atë një vendim politik të menaxhuar nga prokurorë dhe gjyqtarë pranë AKP-së, partisë në pushtet. Pas ndërhyrjes së policisë, Özel nuk u tërhoq: ai marshoi për disa kilometra drejt Parlamentit së bashku me anëtarë të tjerë të partisë, pa u shqetësuar nga shiu. I lagur plotësisht, por i pathyer, ai është kthyer tashmë në simbol për militantët e CHP-së.

“Që sot partia zhvendoset në sheshe”, deklaroi Ozel para turmës, duke akuzuar drejtpërdrejt Erdoganin: “Ai ka humbur arsyen, dëshiron të vendosë vetë se kush do të jenë rivalët e tij” për të “fituar zgjedhjet e ardhshme. Turqia ka pushuar së qeni një republikë moderne demokratike dhe është shndërruar në një regjim autoritar”.

Ironikisht, ishte vetë ish-“bashkëpunëtori” Kilicdaroglu ai që kërkoi ndërhyrjen me forcë, duke shpresuar të rikthehet në drejtimin e partisë që e kishte lënë në pakicë.

Kjo i ka dhënë Erdoganit mundësinë ta paraqesë krizën si një konflikt të brendshëm opozitar. “Mos u mashtroni”, thotë Murat Somer, profesor i shkencave politike në universitetin Ozyegin. “Nuk bëhet fjalë për luftë të brendshme: rreth 95% e votuesve të CHP-së mbështesin drejtimin aktual të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe 65% e opinionit publik kundërshton proceset politike ndaj CHP-së”.

Kilicdaroglu udhëhoqi partinë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, duke marrë një rezultat të mirë, por jo të mjaftueshëm për të rrëzuar Erdoganin. Që atëherë ai u la në hije nga popullariteti i Imamoglut, i cili sipas sondazheve do të fitonte në një përballje të drejtpërdrejtë me presidentin turk.

Por kryebashkiaku i Stambollit u arrestua më shumë se një vit më parë me akuza për korrupsion në një proces të drejtuar nga ish-kryeprokurori Akin Gurlek, i cili pak më parë ishte emëruar ministër i Drejtësisë nga Erdogan dhe kishte shërbyer më herët si zëvendësministër.

Kur Imamoglu u burgos, Ozel zuri selinë e bashkisë së bashku me funksionarë të tjerë, duke fjetur për disa net në një divan për të mbrojtur administratën e zgjedhur në mënyrë demokratike. “Demokracia turke është në koma”, tha ai gjatë asaj kohe.

Procesi kundër Imamoglut synonte ta eliminonte atë nga gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, por CHP-ja mbetej ende përpara AKP-së në sondazhe dhe kishte tashmë një lider të ri, më luftarak. Në muajt e fundit, shumë kryetarë bashkish dhe zyrtarë të opozitës janë arrestuar ose shkarkuar me vendime gjyqësore. Tani goditja ka arritur deri në majën e partisë.

Ka nga ata që besojnë se Erdogan dëshiron të shfrytëzojë momentin për të shpallur zgjedhje të parakohshme që në nëntorin e ardhshëm. Kilicdaroglu thotë se synon “pastrimin” e partisë nga korrupsioni, por shumëkush mendon se ai është bërë pjesë e një manovre ku fitues nuk del opozita.

Ekonomisti turk Atilla Yesilada e përmbledh situatën kështu: “Ose vuan nga demenca, ose ka hyrë në listën e pagesave të Erdoganit”./La Repubblica

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri: Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit appeared first on Sinjali.

“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën studentore në Shkup

Një valë e re protestash po ngrihet në Shkup, ku studentët shqiptarë paralajmërojnë një reagim masiv më 18 maj, pas refuzimit të vazhdueshëm për lejimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, çështje që ata e cilësojnë si shkelje të të drejtave gjuhësore dhe diskriminim institucional.

Protesta pritet të nisë në orën 16:30, para Urës së Gurit, dhe vjen pas marshimit të 6 prillit, kur qindra studentë nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti i Tetovës dolën në rrugë duke kërkuar zbatimin e Ligjit për Gjuhët dhe të drejtën për provime në gjuhën shqipe.

Studentët e konsiderojnë refuzimin e institucioneve si diskriminim institucional, duke argumentuar se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet të trajtohet si e tillë edhe në procedurat akademike dhe juridike.

Gjatë protestës së parë, ata marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë me pankarta si “Respekto ligjin për gjuhët”, “STOP diskriminimit institucional”, “Provimi në shqip, e drejtë e garantuar” dhe “Kur ligji hesht, ne flasim”.

Mbështetje për protestën kanë shprehur figura politike dhe organizata studentore nga Kosova dhe Shqipëria.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke deklaruar se “të studiosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht fyen inteligjencën më naive”.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski për konsultimin me Komisionin e Venecias lidhur me përdorimin e shqipes.

“Askush në Maqedoninë e Veriut nuk mund ta kthejë të ardhmen evropiane të shqiptarëve në të kaluarën e errët të Jugosllavisë”, ka shkruar Majko.

Mbështetje publike ka dhënë edhe kreu i PDK-së dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili tha se zëri i studentëve shqiptarë është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar.

“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar. Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij. Jemi me ju!”, ka shkruar Hamza.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se “gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese dhe themelore”.

“Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi”, ka thënë Rama, duke shtuar se “aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti”.

Edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke u bërë thirrje studentëve të bashkohen “për një të drejtë që duhet të garantohet”.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbrojë qëndrimin se maqedonishtja mbetet gjuha kryesore në procedurat juridike, pavarësisht kërkesave të studentëve shqiptarë.

Megjithatë, kryeministri Hristijan Mickoski kishte deklaruar më herët se nëse ekziston kërkesë për dhënien e provimit në shqip, kjo duhet të lejohet.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”, kishte thënë ai.

Në këtë mes, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut ka hapur një rast për të shqyrtuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe mënyrën se si është organizuar provimi i jurisprudencës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën studentore në Shkup appeared first on Sinjali.

Sali Berisha pas përfundimit të protestës: Edi Rama, fundi yt është i pashmangshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falënderuar protestuesit që morën pjesë në protestën e sotme në kryeqytet, pavarësisht shiut dhe pengesave të vendosura nga policia.

Në një deklaratë nga oborri i selisë blu Berisha e quajti protestën një betejë për liri dhe dinjitet kombëtar kundër asaj që ai e cilësoi si “narkoregjimin” e Edi Ramës.

Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve.

Për t’u përballur me narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot, regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin paqësor tonë. Bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton”, tha Berisha.

Ai akuzoi forcat e rendit se bllokuan marshimin paqësor të opozitës, duke theksuar se “regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë”. Berisha paralajmëroi se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi të plotë.

Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë, kurrë! Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion të gjerë, vjedhje të pasurive kombëtare dhe fondeve publike, duke thënë se kjo ka çuar në varfërimin dhe emigracionin masiv të shqiptarëve.

Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë, që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama që i ka dhënë pushtetit të sotëm moralin e etereve të tij xhelatë. Por ne jemi në këmbë. Edhe njëherë, kam një mirënjohje të pakufishme. Asgjë nuk u dekurajoi ju sot”, tha ai – raporton rtsh.

Kreu i demokratëve e cilësoi fundin e Ramës si “të pashmangshëm”, ndërsa falënderoi edhe një herë protestuesit që nuk u dekurajuan nga moti i keq.

As terrori i policisë së radhës së kaluar, as moti, as propaganda e turpshme e mafies mediatike që këndon, që mban në 24 orë ison e propagandës së Edi Ramës, vetëm e vetëm se si mamuthë, si shushunja pinë gjakun, paguhen me paratë tuaja për t’u mashtruar ju. Jo, jo, kjo kohë do marrë fund. Ja pse jemi ne në këmbë. Dhe në mënyrë absolute asgjë nuk na mposht. Edi Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm. Lubi Balluku, Lindat e shpifura të AKSHI-t dhe Surrelit, në burg tek Lubia do shkoni për vjedhjet që keni bërë”, përfundoi Berisha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sali Berisha pas përfundimit të protestës: Edi Rama, fundi yt është i pashmangshëm appeared first on Sinjali.

Shpërthejnë protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera iraniane

Turma të mëdha protestuesish kanë marshuar nëpër kryeqytetin e Iranit dhe qytete të tjera, në atë që thuhet të jetë shfaqja më e madhe e forcës nga kundërshtarët e establishmentit klerikal në vite, raporton BBC.

Demonstratat paqësore në Teheran dhe qytetin e dytë më të madh, Mashhad, të enjten në mbrëmje, të cilat nuk u shpërndanë nga forcat e sigurisë, mund të shihen në pamjet filmike të verifikuara nga BBC Persian.

Më vonë, një grup monitorimi raportoi një ndërprerje të internetit në të gjithë vendin.

Protestuesit mund të dëgjohen në pamjet filmike duke bërë thirrje për rrëzimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe kthimin e Reza Pahlavi, djalit të ish-shahut të ndjerë, i cili i kishte nxitur mbështetësit e tij të dilnin në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthejnë protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera iraniane appeared first on Sinjali.

❌