Reading view

“Doja të harkoja, topi fluturoi për në rrjetë”: Goli i Berishës i rastësishëm, por shumë i dobishëm

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka befasuar me deklaratën e tij pas eurogolit të realizuar në fitoren e Zurichut ndaj Servette, duke pranuar se gjuajtja nuk ishte tentativë për gol.

Berisha shënoi me një goditje spektakolare nga një goditje e lirë, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar, ndërsa topi përfundoi në këndin e portës.

Megjithatë, pas ndeshjes, ai tha për mediat zvicerane se synimi i tij ishte krejt tjetër.

“Kjo është pyetja e ditës, apo jo? Jo, thjesht doja të harkoja dhe pastaj topi fluturoi për në rrjetë. Sigurisht jam shumë i lumtur, por më i lumtur me këtë fitore të luftuar”, u shpreh Berisha.

Mesfushori kosovar foli edhe për rolin e tij te Zurichu, duke thënë se ndihet mirë me përgjegjësitë që ka marrë në skuadër.

“Gjithnjë më ka pëlqyer të drejtoj dhe të marrë përgjegjësi. Jemi në rrugën e duhur, por ende mund të përmirësohemi”, shtoi ai.

Pas ndeshjes foli edhe kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, i cili e cilësoi fitoren shumë të rëndësishme për moralin e ekipit.

“Pas paraqitjes ndaj St. Gallen, mendoj se e meritonim këtë. Dhamë gjithçka. Fitore tepër e rëndësishme për moralin tonë. Kur merr tre pikë, atëherë i meriton”, deklaroi Kamberi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Doja të harkoja, topi fluturoi për në rrjetë”: Goli i Berishës i rastësishëm, por shumë i dobishëm appeared first on Sinjali.

  •  

“Megja” e Italisë nën kontroll – udhëtarët nga Spanja përballen me verifikime

Italia ka nisur zbatimin e kontrolleve të përkohshme kufitare për personat që mbërrijnë nga Spanja, pas krizës së migrantëve në Ceuta.

Kontrollet po kryhen në aeroportet dhe portet italiane, ku autoritetet po verifikojnë dokumentet e udhëtarëve, veçanërisht të shtetasve jashtë Bashkimit Evropian, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Për qytetarët e BE-së kërkohet vetëm dokument identifikimi, ndërsa shtetasit nga vendet jashtë BE-së duhet të paraqesin edhe leje qëndrimi ose vizë të vlefshme.

Masa është vendosur si një përjashtim brenda rregullave të zonës Schengen dhe synon, sipas autoriteteve italiane, të monitorojë lëvizjen e migrantëve të parregullt brenda hapësirës së lirë të qarkullimit.

Ndërkohë, udhëtarët që largohen nga Italia drejt Spanjës nuk përballen me ndryshime dhe mund të vazhdojnë lëvizjen pa kontrolle shtesë.

Kriza në Ceuta ka shkaktuar përplasje politike mes Romës dhe Madridit, ndërsa disa vende të BE-së po kërkojnë masa më të forta për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe luftimin e migracionit ilegal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Megja” e Italisë nën kontroll – udhëtarët nga Spanja përballen me verifikime appeared first on Sinjali.

  •  

Nafta shtrenjtohet sërish, benzina lirohet – këto janë çmimet e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, nafta është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.78 euro për litër.

Në anën tjetër, benzina është liruar për 1 cent dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet 0.60 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se këto janë çmimet maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve në Kosovë dhe vlejnë nga ora 10:00 e sotme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nafta shtrenjtohet sërish, benzina lirohet – këto janë çmimet e reja appeared first on Sinjali.

  •  

Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Edhe një person është arrestuar si i dyshuar për krime lufte në komunën e Zubin Potokut.

Të dyshuarit me inicialet J.R. prangat iu vendosen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Aty tutje bëhet e ditur se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë, ndërsa do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të cilat u tha se për to publiku do të njoftohet me kohë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok appeared first on Sinjali.

  •  

Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 108 aksidente trafiku, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor.

Sipas të dhënave zyrtare, 34 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 74 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në kuadër të angazhimeve në komunikacion ka shqiptuar 1 mijë e 809 tiketa trafiku.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, ndërsa 12 persona janë ndaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend appeared first on Sinjali.

  •  

Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona

Të gjithë 13 personat që ndodheshin në një avion të vogël turistik kanë humbur jetën pasi mjeti u rrëzua të shtunën gjatë një fluturimi mbi zonën e famshme arkeologjike Nazca Lines në jug të Perusë.

Sipas autoriteteve peruane dhe mediave lokale, në bordin e avionit tip Cessna Caravan C-208 ndodheshin 11 turistë dhe dy pilotë.

Mes viktimave janë shtatë turistë italianë, dy gjermanë dhe dy spanjollë. Shkaku i rrëzimit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Për shkak të përmasave të aksidentit, nuk ka të mbijetuar. Deri më tani janë nxjerrë katër trupa”, deklaroi zyrtari i Policisë, Jorge Andrade, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 sipas kohës lokale, në rajonin Pueblo Viejo, pak pasi avioni ishte nisur nga aeroporti i Piskos për një fluturim turistik mbi vijat e Nazcas.

Pamjet e publikuara nga agjencia Reuters tregojnë zjarrfikësit duke shuar flakët në vendin e rrëzimit, ndërsa tymi ngrihej nga mbetjet e avionit.

Autoritetet lokale në Nazca shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa konfirmuan se avioni i përkiste kompanisë peruane Aerodiana. Kompania njoftoi se do të rishikojë oraret e fluturimeve në përputhje me udhëzimet e autoriteteve.

Nazca Lines, një nga atraksionet turistike më të njohura të Perusë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tërheq mijëra vizitorë çdo vit. Turistët zakonisht i shohin vizatimet gjigante në shkretëtirë përmes fluturimeve me avionë të vegjël.

Ky nuk është aksidenti i parë në këtë zonë. Në vitin 2022, një tjetër avion turistik u rrëzua mbi Nazca Lines, duke lënë shtatë viktima, ndërsa në vitin 2010 një aksident i ngjashëm mori jetën e gjashtë personave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona appeared first on Sinjali.

  •  

Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Javën e ardhshme do të dihet gjithçka

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet për të shfrytëzuar ditët e mbetura para nisjes së seancës konstituive, me synim që të jenë sa më të përgatitur për formimin e institucioneve të reja.

I pyetur nëse do t’i vazhdojë bisedimet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve, Kurti tha se ende nuk mund të parashikohet rezultati, por theksoi se nuk do të mungojnë përpjekjet.

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, deklaroi Kurti në një përgjigje për EO-në, përcjell Sinjali.

Këto komente ai i bëri pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë për mërgimtarët.

Procesi i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të mbetet në fokus të zhvillimeve politike, ndërsa pritet që gjatë javës së ardhshme të bëhet më e qartë nëse do të arrihet një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Javën e ardhshme do të dihet gjithçka appeared first on Sinjali.

  •  

Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses aksioni i shpëtimit

Aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës ka përfunduar me sukses.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se motoristët janë lokalizuar dhe janë nxjerrë në një vend të sigurt nga ekipet e Departamentit të Motoristëve të kësaj shoqate.

Ekipet kanë ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit të kërkimit, ndërsa pas lokalizimit të tyre është bërë tërheqja dhe sigurimi i motoristëve.

Sipas njoftimit, të dy personat tashmë ndodhen jashtë rrezikut dhe aksioni është përmbyllur me sukses.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses aksioni i shpëtimit appeared first on Sinjali.

  •  

Mërzia pas Botërorit “mori fund” – Messi rikthehet te Inter Miami

Lionel Messi është rikthyer në skuadrën e Inter Miami CF pas një pauze dyjavore, duke u përfshirë në listën e lojtarëve për përballjen ndaj Columbus Crew në MLS.

Ylli argjentinas kishte munguar në ndeshjet e fundit të klubit nga Florida pas zhgënjimit të Argjentinës në finalen e Botërorit më 19 korrik. Pas pushimit të marrë për të rikuperuar energjitë, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” është rikthyer në stërvitje dhe tashmë është sërish pranë fushës.

Megjithatë, rikthimi i tij do të jetë gradual. Messi nuk do ta nisë sfidën nga minuta e parë, por do ta presë mundësinë nga stoli për të bërë paraqitjen e parë pas pauzës.

Ndërkohë, një tjetër kampion bote me Argjentinën, Rodrigo De Paul, është rikthyer menjëherë në formacionin titullar të Inter Miamit. Mesfushori ishte një nga figurat kryesore të kombëtares argjentinase gjatë turneut dhe një nga lojtarët që luajti në finalen e madhe.

De Paul do të ketë përkrah tij edhe brazilianin Casemiro, i cili la përshtypje të mira në debutimin e tij në MLS ndaj Montrealit.

Në sulm, vëmendja mbetet te Luis Suárez, i cili po kalon një periudhë fantastike. Veterani uruguaian ka realizuar gjashtë gola në tri ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe penalltinë vendimtare në fitoren ndaj Montrealit.

Me rikthimin e Messit dhe formën e mirë të Suárezit, Inter Miami duket gati për një tjetër kapitull në sezonin e MLS-së, me synimin për të qenë sërish një nga skuadrat më të frikshme të kampionatit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mërzia pas Botërorit “mori fund” – Messi rikthehet te Inter Miami appeared first on Sinjali.

  •  

Trumpi anulon sulmin ndaj Iranit: SHBA-ja ka fuqi të paparë, por pranova marrëveshjen për të mirën e botës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ka pezulluar një sulm të planifikuar ushtarak ndaj Iranit, pasi, sipas tij, Teherani dhe disa vende të Lindjes së Mesme kanë kërkuar kohë për të finalizuar një marrëveshje që do të shmangte përshkallëzimin e konfliktit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trumpi tha se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të gatshme për veprim ushtarak dhe se kapaciteti i ushtrisë amerikane është në një nivel “që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Ai bëri të ditur se ka pranuar kërkesën për pezullimin e sulmit, pasi, sipas tij, tashmë janë arritur dakordimet fillestare për parametrat e një marrëveshjeje.

Sipas Trumpit, marrëveshja do të përfshinte hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare më të rëndësishme për transportin global të naftës, si dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor nga Irani.

“Kam rënë dakord ta anuloj sulmin, për të mirën e botës dhe për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, me kusht që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se edhe Izraeli i është bashkuar këtij angazhimi, duke mbështetur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me negociatat apo afatin e mundshëm për finalizimin e marrëveshjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi anulon sulmin ndaj Iranit: SHBA-ja ka fuqi të paparë, por pranova marrëveshjen për të mirën e botës appeared first on Sinjali.

  •  

Mëngjes me pritje në kufi – në Dheun e Bardhë deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 400 metra.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje nga kjo pikë pritjet janë vetëm pesë minuta, pa kolona.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje janë dukshëm më të shkurtra. Në Merdar dhe Muçibabë zgjasin nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare variojnë nga 2 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, për kamionët nuk janë raportuar pritje apo kolona në asnjërën nga pikat kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mëngjes me pritje në kufi – në Dheun e Bardhë deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë appeared first on Sinjali.

  •  

Kamionët mbi 20 tonë nuk lejohen edhe sot të qarkullojnë në autoudhë

Sot ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë në 36 gradë Celsius .

Për këtë ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka bërë të ditur se kufizimi vlen vetëm në autoudhë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamionët mbi 20 tonë nuk lejohen edhe sot të qarkullojnë në autoudhë appeared first on Sinjali.

  •  

Temperaturat sot deri në 36 gradë Celsius

Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 32 dhe 36 gradë Celsius.

IHMK bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Për shkak të indeksit të lartë UV, instituti u rekomandon qytetarëve të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Temperaturat sot deri në 36 gradë Celsius appeared first on Sinjali.

  •  

Buzukja hyn me flamurin shqiptar në Beograd, tifozët shpërthejnë: “Vrisni, vrisni shqiptarët”

Atmosfera në UFC Beograd ishte e tensionuar jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, para përballjes mes luftëtarit shqiptaro-amerikan Dennis Buzukja dhe Bogdan Gradit.

Buzukja hyri në arenë duke mbajtur flamurin shqiptar, veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut vendas.

Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve reagoi me thirrje fyese dhe antishqiptare ndaj tij, duke krijuar tension para nisjes së duelit.

“Vrisni, vrisni shqiptarët”, raportohet se brohoriti një pjesë e turmës në momentin kur Buzukja u shfaq me flamurin kuqezi.

Përballja u zhvillua në kategorinë featherweight, ndërsa fitorja iu dha Bogdan Gradit pas një ndërprerjeje kontroverse në rundin e dytë. Buzukja protestoi menjëherë ndaj vendimit të gjyqtarit, duke pretenduar se lëvizja e tij nuk ishte dorëzim.

Pas përfundimit të duelit, publiku serb festoi fitoren e Gradit, ndërsa hyrja e Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimet nga tribunat u bënë ndër momentet më të komentuara të mbrëmjes.

@24chasa.mk

ТЕНЗИЧНО НА УФЦ ВО БЕЛГРАД: Ечеше „Уби, уби Шиптара“ – Бузукја во салата влезе со албанско знаме УФЦ вечерта во Белград донесе жестока атмосфера и во октагонот и на трибините. Американскиот борец со албанско потекло Денис Бузукја во арената влезе со албанско знаме, по што дел од публиката скандираше „Уби, уби Шиптара“. Екипата на 24часа ексклузивно обезбеди видео од моментите кои предизвикаа големо внимание во арената. По неизвесната борба во перолесна категорија, домашниот миленик Богдан Град беше прогласен за победник. Публиката бурно го прослави неговиот триумф, а атмосферата во белградската Арена остана вжештена до самиот крај на мечот. #fyp #skopje #viral #goviral #ufc

♬ Heart Racing – David Chappell

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Buzukja hyn me flamurin shqiptar në Beograd, tifozët shpërthejnë: “Vrisni, vrisni shqiptarët” appeared first on Sinjali.

  •  

Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak.

Përmes dekretit, Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.

Marrëveshja lidhet me një hua direkte ndërmjet Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi marrëveshjen më 27 korrik 2026 me 74 vota pro. Seanca u bojkotua nga opozita, ndërsa marrëveshja mori mbështetjen vetëm të deputetëve të Partisë Socialiste.

Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të përfitojë një hua në vlerë totale prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në appeared first on Sinjali.

  •  

Greqia në flakë, mbi 100 banesa të dëmtuara dhe mijëra banorë nën urdhër evakuimi

Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë disa zona të Greqisë, ndërsa situata më e rëndë paraqitet në Porto Germeno, në Atikën Perëndimore, ku flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e disa zonave të banuara.

Zjarri ka arritur në malin Kithaironas dhe po lëviz drejt zonës së Venizës. Për shkak të përmasave të mëdha të tij, autoritetet kanë aktivizuar numrin emergjent 112, duke kërkuar largimin e banorëve nga Alepochori, Psatha, Veniza, Loumpa dhe Zachouli drejt Megarës.

Autoritetet greke e kanë përshkruar situatën si një nga vatrat më të vështira të ditës, ndërsa erërat e forta kanë penguar ndjeshëm ndërhyrjen e mjeteve ajrore.

Sipas zëdhënësit të Zjarrfikëses greke, Janis Artopios, gjatë ditës janë angazhuar rreth 30 mjete ajrore, por në shumë raste ato nuk kanë mundur të operojnë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

“Asgjë nuk ka përfunduar ende. Do të kemi një natë të vështirë dhe të gjitha forcat do të qëndrojnë në gatishmëri”, deklaroi Artopios, duke u bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit në Porto Germeno janë angazhuar më shumë se 450 zjarrfikës, 126 mjete zjarrfikëse, si dhe ekipe të përforcuara nga Franca dhe Rumania.

Sipas autoriteteve lokale, dëmet janë të konsiderueshme. Nënkryetari i bashkisë Mandra-Eidyllias, Dimitris Pagonis, ka bërë të ditur se më shumë se 100 banesa janë djegur ose kanë pësuar dëmtime.

Banorët e zonave Agia Paraskevi, Mytikas, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios janë urdhëruar të largohen për arsye sigurie.

Vatra të tjera aktive janë regjistruar edhe në Fokidë, Beoti dhe Aigialeia. Në Beoti, dy zjarrfikës janë dërguar në spital gjatë operacioneve, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar probleme kardiake.

Ndërkohë, situata është përmirësuar në Rethymno të Kretës dhe në Aigialeia, ku ekipet po përpiqen të vënë nën kontroll vatrat e mbetura.

Sipas Mbrojtjes Civile greke, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 59 zjarre në zona bujqësore dhe pyjore. Prej tyre, 45 janë vënë nën kontroll në fazat e para, ndërsa në vatrat e tjera operacionet po vazhdojnë.

Autoritetet kanë ngritur alarmin për kushtet ekstreme meteorologjike dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Greqia në flakë, mbi 100 banesa të dëmtuara dhe mijëra banorë nën urdhër evakuimi appeared first on Sinjali.

  •  

Drejt një marrëveshjeje, por pa garanci për formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për një marrëveshje që do të çonte drejt formimit të institucioneve të reja. Por, vëzhguesit mbeten skeptikë se një marrëveshje e tillë do të ofronte zgjidhje, duke përmendur përçarjet brenda partisë që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë kuvendit partiak të mbajtur më 30 korrik, është arritur pajtimi që ky subjekt të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve.

“Në parim ne jemi pajtuar. Është konfirmuar edhe nga kuvendi që LDK-ja do të marrë pjesë në procesin e bashkëpunimit për ndërtimin e institucioneve, duke dhënë kontribut në përballimin dhe largimin e një mundësie për zgjedhje tjera në Kosovë”, thekson Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Bisedimet e LDK-së me LVV-në për një marrëveshje të mundshme u pezulluan më 15 korrik, për shkak të kërkesës së një pjese të zyrtarëve të LDK-së për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas pakënaqësive për rezultatin zgjedhor.

Abdixhiku i mbijetoi mocionit për shkarkim, por dallimet dhe mospajtimet brenda LDK-së, të cilat janë shpërfaqur përmes votimit për dhe kundër tij, mbeten të qarta, vlerësojnë zyrtarë të lartë të LDK-së, por edhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Krijimi i unitetit në LDK rreth një vendimi të përbashkët të 18 deputetëve të saj lidhur me një marrëveshje eventuale me LVV-në, mbetet sfidë. Në mesin e tyre ka edhe persona që votuan për largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të premten, në një konferencë për media e cilësoi lajm të mirë paralajmërimin e Abdixhikut për heqjen e pezullimit për bisedimet për krijimin e institucioneve.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të përmbyllet konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

“Pra, ato [takimet] të thirren dhe të mbahen dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu.

Por, një marrëveshje e mundshme ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, ende nuk duket në horizont, ndonëse kanë mbetur më pak se një javë deri në seancën konstituive të Kosovës, të caktuar më 6 gusht.

Me konstituimin e Kuvendit, nis rrjedhja e afateve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, por edhe zgjedhjen e presidentit. Për këtë të fundit, deputetët e legjislaturës së re do të kenë kohë 60 ditë nga data e konstituimit të Kuvendit që ta votojnë kreun e ri të shtetit.

Haziri: Për 24 orë, LDK-ja i mbyllë të gjitha çështjet parimore
Kuvendi i LDK-së, ku delegatët i dhanë besimin Abdixhikut që të vazhdojë në krye të partisë, shpërfaqi qartë dallimet përbrenda kësaj partie.

Për vazhdimin e mandatit të kryetarit Lumir Abdixhiku votuan 170 delegatë, 152 ishin kundër dhe 5 abstenuan.

Haziri thekson se me gjithë dallimet e dukshme përbrenda LDK-së, ajo tash gjendet përballë ofertës nga partia e parë fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, për bashkëpunim.

Parimet, të cilat LDK i ka shprehur si parakushte për një marrëveshje tëmundshme me LVV-në janë: marrëveshje për të gjitha (institucionet; Kuvend, Qeveri, Presidencë) ose asnjë; agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i vendit si dhe ndarja e përgjegjësive.

“Këto tri parime neve na bashkojnë si Grup Parlamentar. Kuvendi [i LDK-së] ka kërkuar që kjo e drejtë të ushtrohet deri në fund. Se si do të përmbyllet kjo kërkesë, tani është çështje e negociatave [me LVV-në]”, thekson Haziri.

Ai shton se që nga bisedimet e para formale, të zhvilluara mes Kurtit, Abdixhikut dhe ish-presidentes Vjosa Osmani më 10 korrik, LVV-ja është njoftuar për parimet mbi të cilat LDK-ja e sheh një marrëveshje të mundshme.

Sipas tij, tani i takon LVV-së, që në bisedimet e ardhshme, të tregojë nëse i respekton dhe pajtohet me këto parime.

Haziri thotë se në rast se arrihet pajtimi, uniteti i Grupit parlamentar të LDK-së mund të sigurohet përmes bashkëpunimit të brendshëm.

“Këto nuk janë çështje të thjeshta, por nëse ka vullnet politik dhe ka gatishmëri [nga LVV-ja], atëherë LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore. Neve [në LDK] nuk na ndan asgjë, ndërkaq ndarja e përgjegjësive është krejt e fundit”, thekson Haziri.

Ai shprehu besimin në pjekurinë politike të Grupit Parlamentar të LDK-së, për një unitet rreth vendimeve të kreut të partisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejt një marrëveshjeje, por pa garanci për formimin e institucioneve appeared first on Sinjali.

  •  

Rritet fluksi në kufi, pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë pritjet dhe kolonat e automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit, situata më e ngarkuar paraqitet në Muçibabë, ku pritjet janë deri në 60 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat arrijnë deri në 1.000 metra në të dy drejtimet.

Në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje zgjasin nga 60 deri në 70 minuta, me kolonë deri në 500 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 30 deri në 40 minuta, me kolonë rreth 300 metra.

Pritje më të shkurtra raportohen edhe në Jarinjë, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta për hyrje, si dhe në Hanin e Elezit dhe Stançiq, ku pritjet janë rreth 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, ndërsa për automjetet e rënda nuk raportohet për pritje apo kolona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet fluksi në kufi, pritje të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë appeared first on Sinjali.

  •  

Edhe nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme do të zbatohen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i kamionëve do të lejohet pa kufizime.

Ministria bën të ditur se nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe nesër kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë appeared first on Sinjali.

  •  

Rubio paralajmëron Iranin: Nuk jeni përballur kurrë me një president si Trump

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po përballet me një president ndryshe nga paraardhësit e tij, duke e cilësuar Donald Trumpin si një lider që ndërmerr veprime dhe nuk toleron shkeljet e regjimit iranian.

“Nuk mendoj se regjimi iranian është përballur ndonjëherë me një president si presidenti Trump, i cili është dikush që ndërmerr veprime”, tha Rubio.

Në një intervistë për Fox News, ai deklaroi se autoritetet iraniane janë mësuar prej dekadash t’i shmangen përgjegjësisë për gënjeshtra, shkelje të marrëveshjeve dhe mashtrime në negociata, por shtoi se kjo qasje nuk funksionon me administratën Trump.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Rubio tha se gjatë javëve të ardhshme priten përpjekje për rifillimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Megjithatë, sipas tij, të dyja palët vazhdojnë të kenë “vija të kuqe”, të cilat e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje.

Rubio komentoi edhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke paralajmëruar se çdo konflikt, qoftë ekonomik apo ushtarak, do të ishte katastrofik për të dyja vendet dhe për mbarë botën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rubio paralajmëron Iranin: Nuk jeni përballur kurrë me një president si Trump appeared first on Sinjali.

  •  
❌