❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vapa përvëluese, IKSHPK me apel për qytetarët: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e qytetarëve.

Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë rregullisht dhe të shmangin pijet me sheqer dhe alkool. Po ashtu, këshillohet që të kufizohen daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, si dhe të qëndrohet në ambiente me hije ose të freskëta.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të veshin rroba të lehta, prej pambuku dhe me ngjyra të hapura, ndërsa kërkon kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët konsiderohen më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Njëkohësisht, IKSHPK rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen as për pak minuta brenda automjeteve, pasi temperatura në veturë rritet shumë shpejt dhe mund të paraqesë rrezik serioz për jetën.

Instituti gjithashtu rekomandon hidratim të vazhdueshëm, përdorimin e kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, mbrojtjen e syve dhe kokës me kapelë ose syze, si dhe vëmendje ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia, si lodhja, marramendja dhe dhimbja e kokës.

Në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, qytetarët këshillohen të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vapa përvëluese, IKSHPK me apel për qytetarët: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta appeared first on Sinjali.

Dy konvikte do të jenë gati në shtator, vitin tjetër nisin projektet për Lojërat Mesdhetare

Qendra e Studentëve në Prishtinë është duke zhvilluar punime për renovimin e dy konvikteve, me synimin që ato të jenë gati për pranimin e studentëve në muajin shtator.

Drejtori i QendrĂ«s sĂ« StudentĂ«ve, Ekrem Rudari, tha se fillimi i akomodimit do tĂ« varet nga afatet e regjistrimit qĂ« do t’i pĂ«rcaktojĂ« Rektorati i Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s.

“Jemi nĂ« proces tĂ« renovimit tĂ« dy konvikteve, ku po bĂ«hen punime si gĂ«lqerosja dhe rregullime tĂ« tjera. BesojmĂ« se gjithçka do tĂ« pĂ«rfundojĂ« deri nĂ« shtator. Synimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« mĂ« 15 shtator tĂ« fillojĂ« akomodimi i studentĂ«ve, por kjo varet nga afati i dytĂ« i regjistrimit qĂ« cakton Rektorati”, tha Rudari pĂ«r EO, pĂ«rcjell Sinjali.

Ai kujtoi se vitin e kaluar procesi i akomodimit ishte shtyrë për të mos dëmtuar studentët që aplikuan në afatin e dytë të regjistrimit.

Sa u përket investimeve, Rudari bëri të ditur se gjatë këtij viti nuk janë planifikuar projekte të reja, përveç renovimeve në objektet ekzistuese.

Sipas tij, investimet më të mëdha pritet të nisin vitin e ardhshëm në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare. Ato përfshijnë ndërtimin e tre konvikteve të reja, mbulimin e pishinës gjysmë olimpike dhe renovimin e të gjitha objekteve të Qendrës së Studentëve.

Aktualisht, Qendra e Studentëve ka kapacitet për rreth 4 mijë studentë, ndërsa pas realizimit të investimeve të reja pritet të arrijë në rreth 5 mijë vende.

Megjithatë, sipas Rudarit, kërkesa vazhdon të jetë më e madhe se kapaciteti në dispozicion.

“Zakonisht kemi rreth 6 mijĂ« aplikues, qĂ« do tĂ« thotĂ« se rreth 2 mijĂ« studentĂ« mbesin çdo vit pa u akomoduar nĂ« konvikte”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy konvikte do të jenë gati në shtator, vitin tjetër nisin projektet për Lojërat Mesdhetare appeared first on Sinjali.

Përmbytje të menjëhershme në Vietnam, të paktën katër të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar pasi një përmbytje e menjëhershme, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, përfshiu një fshat malor në provincën veriore Lai Chau të Vietnamit.

Sipas mediave shtetërore vietnameze, nga kjo fatkeqësi natyrore raportohet se edhe të paktën katër persona rezultojnë të zhdukur.

Përmbytja e fuqishme goditi fshatin Muong Than, ku shkatërroi 13 shtëpi, ndërsa rreth 100 banesa të tjera në zonën e prekur mbeten nën rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur banorët e bllokuar. Në zonë shihen shtëpi të dëmtuara rëndë dhe gurë të mëdhenj të shpërndarë pas vërshimeve.

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi, infrastrukturën rrugore dhe sistemet e furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa po vlerësohen dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytje të menjëhershme në Vietnam, të paktën katër të vdekur dhe disa të zhdukur appeared first on Sinjali.

Messi për fotografinë me Yamalin: Jeta të surprizon

Lionel Messi ka folur për një nga rastet më të veçanta të karrierës së tij, pasi një fotografi e realizuar 19 vite më parë e ka lidhur emrin e tij me yllin e ri të Spanjës, Lamine Yamal. Kapiteni i Argjentinës tha se është e pabesueshme që sot ata do të jenë përballë njëri-tjetrit në finalen e Kupës së Botës.

“ËshtĂ« diçka e pabesueshme. Jeta tĂ« surprizon. Kam bĂ«rĂ« njĂ« foto me tĂ« kur ishte vetĂ«m njĂ« foshnjĂ« dhe tani do tĂ« luajmĂ« kundĂ«r njĂ«ri-tjetrit nĂ« finalen e BotĂ«rorit”, deklaroi Messi gjatĂ« njĂ« aktiviteti tĂ« organizuar nga FIFA nĂ« “Fan Fest”.

Ylli argjentinas e vlerësoi maksimalisht Yamalin, duke thënë se 19-vjeçari tashmë është një nga futbollistët më të rëndësishëm në botë.

“Lamine Ă«shtĂ« njĂ« futbollist i jashtĂ«zakonshĂ«m. E kam ndjekur nga afĂ«r, sepse luan nĂ« njĂ« klub qĂ« e dua shumĂ«. Edhe pse Ă«shtĂ« vetĂ«m 19 vjeç, ai tashmĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga lojtarĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« futbollin botĂ«ror. Ka gjithĂ« karrierĂ«n pĂ«rpara dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« shkruar histori”, u shpreh Messi.

Megjithatë, kapiteni i Argjentinës theksoi se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për ta ndalur talentin spanjoll në ndeshjen finale.

“Ne do tĂ« pĂ«rpiqemi qĂ« kjo tĂ« mos ndodhĂ« kĂ«tĂ« herĂ«â€, tha Messi me buzĂ«qeshje.

Ai shtoi se fotografia e vjetër me Yamalin është një shembull i mënyrës sesi futbolli mund të krijojë histori të jashtëzakonshme.

“ËshtĂ« njĂ« nga mĂ« tĂ« mirĂ«t nĂ« botĂ« nĂ« kĂ«tĂ« moment. I uroj shumĂ« suksese, sepse suksesi i tij Ă«shtĂ« edhe suksesi i BarcelonĂ«s. Por ne do tĂ« bĂ«jmĂ« maksimumin qĂ« ai tĂ« mos ketĂ« ditĂ«n e tij mĂ« tĂ« mirĂ«â€, pĂ«rfundoi Messi.

Pavarësisht lavdërimeve për Yamalin, Messi kujtoi se forca e Spanjës nuk qëndron vetëm te ylli i Barcelonës, pasi skuadra iberike ka shumë futbollistë të tjerë të nivelit të lartë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi për fotografinë me Yamalin: Jeta të surprizon appeared first on Sinjali.

Ukraina godet objektiva në thellësi të Rusisë, Zelensky: Shënjestruam depo për prodhimin e dronëve

Ukraina ka kryer sulme në shkallë të gjerë gjatë natës në pjesën qendrore të Rusisë, duke goditur disa depo logjistike dhe një objekt nafte, sipas autoriteteve ukrainase dhe atyre ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të shtunën se forcat ukrainase goditën dy objekte të mëdha logjistike në rajonet e Moskës dhe Tambovit, në kuadër të strategjisë së Kievit për sulme me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës ruse.

“Sulmuesi i pĂ«rdorte kĂ«to objekte pĂ«r furnizimin me komponentĂ« tĂ« sanksionuar pĂ«r prodhimin e dronĂ«ve dhe pajisjeve tĂ« navigimit”, shkroi Zelensky nĂ« rrjetet sociale, duke shtuar se u godit edhe njĂ« objekt i industrisĂ« sĂ« naftĂ«s.

Nga ana tjetër, kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin, njoftoi se drejt rajonit të Moskës u lëshuan 370 dronë ukrainas. Sipas tij, mbrojtja ajrore ruse neutralizoi shumicën e tyre, ndërsa 64 u rrëzuan. Këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë një zjarr të madh në një nga vendet e goditura, i raportuar si një depo e kompanisë ruse të tregtisë online Wildberries.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjatë natës 90 dronë sulmues dhe shtatë raketa ndaj territorit ukrainas, me rajonin e Odesës si një nga objektivat kryesore. Sipas Kievit, mbrojtja ajrore arriti të rrëzojë një raketë dhe 69 dronë.

Po ashtu, një sulm me dron në Kherson plagosi të paktën nëntë persona të shtunën në mëngjes, sipas administratës ushtarake rajonale, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Muajt e fundit, Ukraina ka shtuar sulmet me rreze të gjatë ndaj objekteve industriale dhe energjetike në Rusi, veçanërisht rafinerive dhe depove të karburantit. Sipas Kievit, këto operacione kanë shkaktuar mungesa karburanti dhe rritje çmimesh në disa rajone ruse, duke e detyruar Kremlinin të kufizojë eksportet e naftës dhe të vendosë masa të racionalizimit të karburantit në disa zona.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina godet objektiva në thellësi të Rusisë, Zelensky: Shënjestruam depo për prodhimin e dronëve appeared first on Sinjali.

Irani kĂ«rcĂ«non me “ofensivĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«â€ nĂ«se SHBA vazhdon sulmet

Mohsen Rezaei, zyrtar i lartĂ« i Korpusit tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike (IRGC) dhe kĂ«shilltar ushtarak i udhĂ«heqĂ«sit suprem Mojtaba Khamenei, ka paralajmĂ«ruar Shtetet e Bashkuara pĂ«r njĂ« “ofensivĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«â€ nĂ«se vazhdojnĂ« sulmet ushtarake kundĂ«r Iranit.

“NĂ«se sulmet e SHBA-sĂ« vazhdojnĂ« pĂ«r dy ose tre ditĂ« tĂ« tjera, ne do tĂ« hyjmĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« operacionesh ofensive nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Rezaei nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r televizionin shtetĂ«ror tĂ« Iranit (IRIB).

Deklarata e tij vjen ndërsa SHBA-ja ka përfunduar ditën e shtatë radhazi të sulmeve ndaj Iranit, ndërsa Teherani ka vijuar me hakmarrjen ndaj aleatëve arabë të SHBA-së.

“AsnjĂ« kufi politik nuk do tĂ« jetĂ« i sigurt kundĂ«r forcave ofensive tĂ« Iranit”, ka shtuar Rezaei, duke theksuar se SHBA-sĂ« duhet t’i kĂ«rkohet tĂ« paguajĂ« dĂ«mshpĂ«rblime financiare pĂ«r ato qĂ« zyrtarĂ«t iranianĂ« i kanĂ« cilĂ«suar si sulme ndaj infrastrukturĂ«s civile, pretendime qĂ« SHBA-ja i ka mohuar.

KĂ«rcĂ«nimet e Rezaeit pasqyrojnĂ« kryesisht deklaratat e fundit tĂ« presidentit amerikan Donald Trump, i cili e kishte shpallur armĂ«pushimin dhe memorandumin e mirĂ«kuptimit SHBA-Iran, tashmĂ« tĂ« brishtĂ«, si “tĂ« pĂ«rfunduar”, ndĂ«rsa SHBA-ja nisi sulme tĂ« reja nĂ« territorin iranian.

Irani është kundërpërgjigjur duke goditur baza amerikane brenda territorit të disa prej aleatëve arabë të Uashingtonit, përfshirë Katarin, Kuvajtin dhe Bahrejnin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani kĂ«rcĂ«non me “ofensivĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«â€ nĂ«se SHBA vazhdon sulmet appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy automjeteve nĂ« autostradĂ«n “ArbĂ«r Xhaferi”, dy persona kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore

Dy persona kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore si pasojĂ« e njĂ« aksidenti trafiku qĂ« ka ndodhur sot nĂ« autostradĂ«n “ArbĂ«r Xhaferi”, nĂ« fshatin Babush.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur në orën 08:40, ndërsa në të janë përfshirë dy automjete.

“NĂ« ora 8:40, policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« aksident trafiku. NjĂ«sia e trafikut e autostradĂ«s, njofton nga vendi i ngjarjes (fshati Babush, autostrada ‘ArbĂ«r Xhaferi’), se nĂ« aksident janĂ« pĂ«rfshirĂ« dy automjete. Si pasojĂ« e aksidentit dy persona kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore. Policia Ă«shtĂ« duke u marrĂ« me procedurat nĂ« vend ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy automjeteve nĂ« autostradĂ«n “ArbĂ«r Xhaferi”, dy persona kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore appeared first on Sinjali.

Haziri: Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit brenda kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se stabiliteti dhe normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së, duke theksuar se kjo parti ia ka borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.

Haziri ka thĂ«nĂ« se i kupton aktivistĂ«t dhe militantĂ«t e LDK-sĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« partia tĂ« jetĂ« e para, por ka kritikuar ata qĂ«, sipas tij, fillimisht e kanĂ« lartĂ«suar partinĂ« dhe mĂ« pas kanĂ« shkruar “nekrologji” pĂ«r tĂ«.

Sipas Hazirit, LDK mund të përballet me sfidat e vendit përmes debatit të brendshëm, marrëveshjeve politike dhe demokracisë së brendshme.

Postimi i plotë:

I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata qĂ« merren me LDK-nĂ« duke na kĂ«shillu e mĂ«su se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet tĂ« bĂ«jmĂ«. Bile edhe ata qĂ« shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrĂ«n’ e çka jo tjetĂ«r. E di saktĂ« pĂ«r kend e bĂ«jnĂ« e pĂ«r çfarĂ« agjendash. PunĂ« pĂ«rvoje, po get. Po bahen 38 vjet nĂ« politikĂ«.

I kuptoj më së shumti aktivistat e militantët që vuajnë me zemër e me bindje dhe e duan LDK-në me qenë e para. Pa dalë e para, asnjë kryetar nuk e lënë rehat, duke ia kërku dorëheqjen.

Ama nuk i kuptoj ata që në fillim na lartësonin deri në qiell dhe më pas shkuan aq larg sa shkruan nekrologji për LDK-në. Mos u lodhni shumë, se LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve.

LDK din e mundet me u përball me agjendën e Republikës, duke përballu kërkesat e saj me debat të brendshëm, marrëveshje politike apo demokraci të brendshme.

Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje.

Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.

Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme.

LDK ishte parti ringritëse në një kohë të pakohë, sepse kur krejt ishin rrëzu e dorëzu, LDK nisi ringritjen tonë, si shoqni e organizume.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haziri: Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së appeared first on Sinjali.

Mbi 100 milionë euro për Rogersin? Arsenali shtyn përpara negociatat

Arsenali e ka vendosur Morgan Rogers si objektivin kryesor për krahun e majtë të sulmit.

Sipas mediave britanike, “TopçinjtĂ«â€ janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« intensifikojnĂ« bisedimet me Aston Villan pĂ«r transferimin e futbollistit anglez, por marrĂ«veshja pritet tĂ« kushtojĂ« mbi 100 milionĂ« euro.

Rogers, 23 vjeç, shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me Aston Villan, duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime në 55 paraqitje në të gjitha garat. Ai konsiderohet një nga talentet më premtues anglezë dhe është një nga prioritetet e Arsenalit për përforcimin e repartit ofensiv.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 100 milionë euro për Rogersin? Arsenali shtyn përpara negociatat appeared first on Sinjali.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës dhe benzinës në Kosovë

Çmimi tavan i naftĂ«s, i vendosur nga Ministria e IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ«, TregtisĂ« dhe Inovacionit (MINT), ka shĂ«nuar sĂ«rish rritje nĂ« KosovĂ« krahasuar me njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Të shtunën, një litër naftë mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.63 euro, nga 1.60 euro sa ishte të premten. Ndërsa të hënën, çmimi për një litër ishte 1.56 euro.

Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, i cili është rritur për 2 centë. Një litër benzinë të shtunën do të mund të tregtohet me çmim maksimal prej 1.45 euro.

Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim. Një litër gaz vazhdon të shitet me 0.60 euro.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon rritja e çmimit të naftës dhe benzinës në Kosovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Zhduket 13-vjeçarja nga njĂ« strehimore nĂ« PrishtinĂ« – dyshohet se doli nga dera me defekt

Një 13-vjeçare është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga një strehimore në Prishtinë, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e saj, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një të mitur rreth 13-vjeçare, identiteti i së cilës nuk publikohet për shkak të moshës.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 17 korrik, rreth orës 18:00, në rrugën ( për shkak të ndjeshmërisë së lokacionit, Sinjali nuk e publikon) në Prishtinë.

Burimet thonë se përgjegjësja e strehimores ka deklaruar se rreth orës 15:30 e mitura kishte dalë në oborrin e qendrës, ndërsa rreth 20 minuta më vonë ishte vërejtur se nuk ndodhej më në objekt.

Dyshohet se vajza është larguar përmes derës kryesore të hyrje-daljes, e cila, sipas përgjegjëses së qendrës, kishte pasur probleme teknike dhe mund të ketë mbetur e hapur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe nëna e të miturës, e cila ka deklaruar se vajza nuk është kthyer në shtëpi.

Me udhĂ«zim tĂ« Prokurorit pĂ«r tĂ« Mitur, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Person i zhdukur”, ndĂ«rsa Policia po vazhdon kĂ«rkimet pĂ«r gjetjen e 13-vjeçares.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Zhduket 13-vjeçarja nga njĂ« strehimore nĂ« PrishtinĂ« – dyshohet se doli nga dera me defekt appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I drejtoi armën policit gjatë ndjekjes në Pejë, arrestohet 19-vjeçari

NjĂ« ndjekje dramatike nĂ« rrugĂ«t e PejĂ«s ka pĂ«rfunduar me arrestimin e njĂ« 19-vjeçari, i cili dyshohet se i drejtoi armĂ«n njĂ« zyrtari policor teksa tentonte t’i ikte PolicisĂ«, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Argjend Afrim Osdautaj rreth 19-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjithçka nisi pas një njoftimi të një qytetari se një veturë Mercedes A-Class, me ngjyrë të zezë, po kryente manovra të rrezikshme në trafik.

NjĂ« patrullĂ« policore u vu nĂ« ndjekje tĂ« automjetit, ndĂ«rsa nĂ« zonĂ«n e fidanishteve, pranĂ« rrugĂ«s “TifozĂ«t Kuq e Zi”, i dyshuari braktisi veturĂ«n dhe tentoi tĂ« largohej nĂ« kĂ«mbĂ«, duke mbajtur njĂ« çantĂ« krahu.

Sipas Policisë, në momentin kur zyrtarët iu afruan për ta arrestuar, 19-vjeçari nxori një pistoletë dhe e drejtoi në drejtim të një polici, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

PolicĂ«t arritĂ«n ta neutralizonin dhe t’ia merrnin armĂ«n, ndĂ«rsa gjatĂ« arrestimit njĂ« zyrtar policor pĂ«soi lĂ«ndime tĂ« lehta (gĂ«rvishtje) nĂ« tricepsin e dorĂ«s sĂ« majtĂ«.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, krimteknika e stacionit policor dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë sekuestruar provat materiale.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, ndaj Argjend Afrim Osdautajt Ă«shtĂ« iniciuar hetim pĂ«r veprat penale “PĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«m” dhe “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Pas intervistimit, Prokurori ka caktuar ndaj tij masën e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I drejtoi armën policit gjatë ndjekjes në Pejë, arrestohet 19-vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E shndërroi kodrinën në poligon qitjeje, 20-vjeçari përfundon nën hetim në Prishtinë

Një 20-vjeçar ka përfunduar nën hetim pasi dyshohet se kishte organizuar qitje me armë zjarri në një kodër në lagjen Sofali të Prishtinës, ku kishte vendosur edhe një shishe uji si shënjestër, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Aldon Latifi rreth 20-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka pranuar më 17 korrik, rreth orës 18:45, një njoftim se në lagjen Sofali ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa një qytetar kishte hasur disa gëzhoja.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur pesë gëzhoja, prej tyre tre të shkrepura dhe dy fishekë të pashkrepur. Teksa po siguronte perimetrin në pritje të hetuesve dhe forenzikës, Policia ka dëgjuar sërish disa të shtëna që vinin nga ana tjetër e kodrinës.

Duke ndjekur zhurmën, zyrtarët policorë kanë hasur rreth 20 metra larg një person me armë zjarri në dorë.

Nga vendi i ngjarjes janĂ« sekuestruar njĂ« pistoletĂ« “Zastava”, 34 fishekĂ« tĂ« kalibrit 7.65 mm dhe 9 gĂ«zhoja, tĂ« cilat dyshohet se i pĂ«rkasin tĂ« njĂ«jtĂ«s armĂ«.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari kishte vendosur një shishe uji në tokë dhe po qëllonte në drejtim të saj, duke e përdorur si shënjestër. Sipas Policisë, vendi ku ndodhi ngjarja ishte një hapësirë e pabanuar.

Pas intervistimit tĂ« tĂ« dyshuarit dhe dĂ«shmitares, Prokurori i Shtetit ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit pĂ«r veprat penale “PĂ«rdorimi i armĂ«s sĂ« zjarrit apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«m” dhe “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E shndërroi kodrinën në poligon qitjeje, 20-vjeçari përfundon nën hetim në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Predhë e dyshimtë gjendet mbi tavolinën e një punëtorie në Vushtrri, Policia nis hetimet

Një rast i pazakontë është raportuar në Vushtrri, ku pronari i një punëtorie ka gjetur një predhë të dyshimtë mbi tavolinën e punës, duke alarmuar Policinë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se ankues është M.I, rreth 43-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 19:55, në fshatin Begaj të Vushtrrisë.

Ankuesi ka deklaruar se, sapo kishte shkuar në punëtorinë e tij, kishte vërejtur një predhë të vendosur mbi tavolinën e punës. Ai ka thënë para Policisë se nuk e di se kush mund ta ketë lënë aty dhe se nuk ka konflikte apo probleme me askënd.

Fatmirësisht, nga rasti nuk ka persona të lënduar, pasi sipas ankuesit, në punëtori nuk kishte qëndruar askush për një kohë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat materiale.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Shkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”.

Deri në këtë fazë, autori nuk është identifikuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Predhë e dyshimtë gjendet mbi tavolinën e një punëtorie në Vushtrri, Policia nis hetimet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I vodhĂ«n armĂ«n me gaz, por pĂ«rfundoi nĂ«n hetim edhe pronari – 19-vjeçari nuk kishte leje

Një rast i pazakontë është zbuluar gjatë hetimeve për një vjedhje në Pejë, ku viktima e rastit ka përfunduar vetë nën hetim pasi rezultoi se posedonte pa leje një armë me gaz, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Adem Mavrajn, rreth 19-vjeçar..

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë hetimeve për një rast të mëhershëm të vjedhjes së rëndë në Bjeshkët e Jabllanicës së Vogël, krimteknikët kishin gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të një arme me gaz.

I intervistuar fillimisht në cilësinë e dëshmitarit dhe viktimës së vjedhjes, 19-vjeçari ka deklaruar se nuk e kishte raportuar vjedhjen e armës, pasi nuk i ishte kujtuar se ajo ishte marrë, duke qenë se e mbante të fshehur nën jastëk.

Ai ka deklaruar para hetuesve se armën me gaz e përdorte për të frikësuar kafshët e egra në bjeshkë, ndërsa nuk kishte qenë në dijeni se për posedimin e saj kërkohej leje.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij Ă«shtĂ« iniciuar hetim penal pĂ«r veprĂ«n “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, Adem Mavraj është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I vodhĂ«n armĂ«n me gaz, por pĂ«rfundoi nĂ«n hetim edhe pronari – 19-vjeçari nuk kishte leje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dasma nĂ« Shtime pĂ«rfundon me ndĂ«rhyrjen e PolicisĂ« – pronari dorĂ«zon pistoletĂ«n pas tĂ« shtĂ«nave

Të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar kanë aktivizuar Policinë në Shtime, ku pas ndërhyrjes është sekuestruar një pistoletë dhe është proceduar penalisht pronari i dasmës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Jup Ademaj, rreth 63-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 22:10, në fshatin Petrovë të Shtimes, pasi Policia kishte pranuar informacion se në një dasmë po dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pasi kanë lokalizuar ahengun, kanë vëzhguar situatën. Vetëm pak minuta më vonë, zyrtarët policorë kanë dëgjuar sërish të shtëna me armë.

Pas ndërhyrjes, Policia ka kontaktuar me Jup Ademajn, pronarin e dasmës, i cili pas komunikimit me zyrtarët policorë ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë të kalibrit 9 mm (PAK).

I dyshuari Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« stacion policor dhe Ă«shtĂ« intervistuar, ndĂ«rsa me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit ndaj tij Ă«shtĂ« iniciuar rasti pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll apo posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Pas përfundimit të procedurave, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dasma nĂ« Shtime pĂ«rfundon me ndĂ«rhyrjen e PolicisĂ« – pronari dorĂ«zon pistoletĂ«n pas tĂ« shtĂ«nave appeared first on Sinjali.

14-vjeçarja dyshohet se ushtroi dhunĂ« ndaj motrĂ«s e vĂ«llait tĂ« mitur nĂ« PejĂ« – largohet nga shtĂ«pia

Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe vëllait të saj të mitur, ndërsa më pas është larguar nga shtëpia, raporton Sinjali.

Sipas burimeve tĂ« Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mĂ« 17 korrik, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« rrugĂ«n “Motrat Qiriazi” nĂ« PejĂ«.

Rastin e ka denoncuar babai i fĂ«mijĂ«ve, i cili Ă«shtĂ« intervistuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e pĂ«rfaqĂ«suesit ligjor tĂ« viktimave – djalit 8-vjeçar dhe vajzĂ«s 6-vjeçare.

Ai ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve më të vegjël dhe, pas incidentit, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Pas marrjes sĂ« deklaratĂ«s sĂ« ankuesit, Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e hetimeve pĂ«r veprĂ«n penale “DhunĂ« nĂ« familje”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia është duke zhvilluar veprime për lokalizimin e 14-vjeçares, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14-vjeçarja dyshohet se ushtroi dhunĂ« ndaj motrĂ«s e vĂ«llait tĂ« mitur nĂ« PejĂ« – largohet nga shtĂ«pia appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | KĂ«ta janĂ« tĂ« arrestuarit pĂ«r tĂ« shtĂ«nat nĂ« LlapnasellĂ« – njĂ«ri posedonte armĂ« me leje pĂ«r mbajtje dhe bartje

Katër persona kanë përfunduar në Polici pas të shtënave me armë zjarri që tronditën mbrëmjen e së premtes fshatin Llapnasellë në Graçanicë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të shoqëruarit janë Xhevat Krasniqi, 57-vjeçar, Besim Krasniqi rreth 59-vjeçar, Boban Stevanoviq  rreth 39-vjeçar dhe Milos Djekiq rreth 36-vjeçar.

Sipas burimeve tĂ« Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 20:00, para lokalit “Firma”, ku dyshohet se Boban Stevanoviq ka shtĂ«nĂ« me armĂ« zjarri, pasi paraprakisht kishte qenĂ« ulur nĂ« tavolinĂ« me Xhevat dhe Besim Krasniqin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

GjatĂ« kontrollit, te Xhevat Krasniqi Ă«shtĂ« gjetur njĂ« pistoletĂ« “Arex Delta M” me njĂ« karikator pa municion. Burimet e Sinjalit bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se ai posedonte leje tĂ« vlefshme pĂ«r mbajtjen dhe bartjen e armĂ«s, megjithatĂ« arma Ă«shtĂ« sekuestruar pĂ«r nevojat e hetimit.

Ndërkohë, Milos Djekiq, punëtor në lokalin ku ndodhi incidenti, dyshohet se ka tentuar të largojë gëzhojat nga vendi i ngjarjes, duke ndërhyrë në provat materiale.

Të katër personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë dhe janë testuar për alkool. Sipas Policisë, Xhevat Krasniqi rezultoi me 0.81 promil, Besim Krasniqi me 1.16 promil, ndërsa Boban Stevanoviq me 1.23 promil alkool në gjak.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, ndaj tyre janĂ« iniciuar procedura pĂ«r veprat penale “PĂ«rdorimi i armĂ«s sĂ« zjarrit”, “Mbajtja e armĂ«s pa leje” dhe “Manipulimi me prova”. Pas intervistimit, tĂ« gjithĂ« janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt, ndĂ«rsa hetimet pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« ngjarjes janĂ« nĂ« vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | KĂ«ta janĂ« tĂ« arrestuarit pĂ«r tĂ« shtĂ«nat nĂ« LlapnasellĂ« – njĂ«ri posedonte armĂ« me leje pĂ«r mbajtje dhe bartje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« para lokalit nĂ« LlapnasellĂ« – dy serbĂ« e dy shqiptarĂ« nĂ«n hetim, njĂ«ri tentoi tĂ« fshehĂ« provat

Një incident me armë zjarri ka alarmuar mbrëmjen e së premtes banorët e Llapnasellës në Graçanicë, ku pas të shtënave para një lokali, Policia ka shoqëruar katër persona dhe ka sekuestruar një pistoletë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se në këtë rast janë përfshirë Xh.K, rreth 57-vjeçar, B.K, rreth 59-vjeçar, B.S, rreth 39-vjeçar dhe M.D, rreth 36-vjeçar.

Sipas burimeve tĂ« Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mĂ« 17 korrik, rreth orĂ«s 20:00, para lokalit “Firma” nĂ« Llapna SellĂ«, ku dyshohet se Boban Stevanoviq ka shtĂ«nĂ« me armĂ« zjarri, pasi paraprakisht ishte ulur nĂ« tavolinĂ« me Xhevat dhe Besim Krasniqin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

GjatĂ« kontrollit, te Xhevat Krasniqi Ă«shtĂ« gjetur njĂ« pistoletĂ« “Arex Delta M”, me njĂ« karikator pa municion. Sipas PolicisĂ«, ai posedonte leje tĂ« vlefshme pĂ«r mbajtjen dhe bartjen e armĂ«s, megjithatĂ« arma Ă«shtĂ« sekuestruar pĂ«r nevojat e hetimit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se punëtori i lokalit, M.D, dyshohet se ka tentuar të largojë gëzhojat nga vendi i ngjarjes, duke ndërhyrë në provat materiale.

Të katër personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë testuar edhe për alkool. Rezultatet kanë treguar se Xh.Kkishte 0.81 promil, B.K 1.16 promil, ndërsa B.S 1.23 promil alkool në gjak.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, ndaj tyre janĂ« iniciuar procedura pĂ«r veprat penale “PĂ«rdorimi i armĂ«s sĂ« zjarrit”, “Mbajtja e armĂ«s pa leje” dhe “Manipulimi me prova”. Pas intervistimit, tĂ« gjithĂ« janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt, ndĂ«rsa hetimet vazhdojnĂ«.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« para lokalit nĂ« LlapnasellĂ« – dy serbĂ« e dy shqiptarĂ« nĂ«n hetim, njĂ«ri tentoi tĂ« fshehĂ« provat appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hajnat s’kanĂ« tĂ« ndalur nĂ« Deçan – futen nĂ« shtĂ«pi dhe vjedhin armĂ«n me leje e 300 euro

Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë ka alarmuar banorët e Deçanit, ku hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një armë zjarri me leje dhe para të gatshme, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se pronar i shtëpisë është A. Ll rreth 67-vjeça, ndërsa arma e vjedhur është në pronësi të djalit të tij, A. Ll, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 21:45, në fshatin Dubravë të Deçanit.

Kur u kthye në shtëpi, A. Ll, vërejti se dritarja e katit të parë ishte hapur me forcë. Pas kontrollit të brendshëm, ai konstatoi se nga dhoma e djalit ishin vjedhur një armë zjarri me leje valide dhe 300 euro para të gatshme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

Deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e armës së vjedhur.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hajnat s’kanĂ« tĂ« ndalur nĂ« Deçan – futen nĂ« shtĂ«pi dhe vjedhin armĂ«n me leje e 300 euro appeared first on Sinjali.

❌